nga Naki prej Thu 19 Jul 2007, 7:38 pm
4.Shpella e Gadimes
gjendet nė fshatin Gadime nė afėrsi tė Lipjanit, Kosovė ajo ėshtė e gjatė 1500 metra. Mirėpo pėr turistėt e shpellės ėshtė i mundshem shikimi i vetėm 800 metrave tė para tė shpellės, pasi qė pėr pjesėn tjetėr tė shpellės ende nuk janė tė mundshme kalimet. Gjatė verės temperatura nė brendi tė shpellės ėshtė 8-11 gradė celsius dhe gjatė dimrit 11-13 gradė.
Shėnimet e para tė shkruara pėr ekzistimin e shpellės duket se janė marruar nga njė fshatar i cili nė oborrin e shtė//ė sė vet gjatė punimit (thyerjes) sė gurėve kishte hasur nė njė gropė tė vogėl nga e cila vinin reflektime tė dritės. Pasi qė fshatari kishte shikuar me vėmendje ai ishte magjepsur nga bukuria dhe shkėlqimi i kristaleve stalagmite. Pėr datėn nė tė cilėn janė futur nė aktet zyrtare kėto shėnime nuk dihet. Por nė fshat flitet se fshatarit fatlumė pėr lajmėrimin qė kishte bėrė i janė dhuruar katėr shtėpi mesatare tė asaj kohe.
Personat e angazhuar pėr matjen e gjatėsisė sė shpellės kanė vėrtetuar pohimin e gojėdhėnės sė fshatarėve e cila thotė se:
njė lepur dhe qenė (zagar) kanė hyrė nė gryken e shpellės nė Gadime dhe pas disa ditėsh kanė dalurė nė sipėrfaqe nė Janjevė. Dhe mė tė vėrtet largėsia ajrore nė mes tė kėtyre dy fshatrave ėshtė 12 km.
Personat tė interesuar pėr brendinė e shpellės dhe qė si duket kanė provuar tė hynė aty, kanė lajmėruar se edhe brendia e saj ėshtė po aq e bukur sikurse ajo qė shohin turistėt dhe ndoshta edhe mė e bukur. Nė shpellė si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siē ėshtė liqeni madhėsia e tė cilit ende nuk ėshtė matur. Fshatarėt e kėtyre viseve tregojnė pėr disa gjėra pėr tė cilat ata thonė se i kanė mbajtur pasi qė janė frikėsuar qė ato do tė keqpėrdoreshin nga sistemet shtetėrore qė sundonin nė Kosovė. Se sa janė tė vėrteta kėto pohime i mbetet kohės dhe personave tė specializuar pėr vėrtetimin e gjėrave tė tilla.
Shpella e Mermert - Gadime e Ulet, Lipjan Eshte zbuluar rastesisht nga Ahmet Diti, duke punuar ne meremetimin e shtepise se tij, ne vitin 1969.
Pastaj eshte hulumtuar nga ekipet e ndryshme speleologjike nga ish-Jugosllavia, por me se shumti nga speleo-klubet vojvodinase, dhe ate nga Prof. Jovan Petrovic, gjate viteve te 70-ta.
Kjo eshte shpella e vetme turistike ne Kosove, dhe eshte hape per turizem ne vitin 1976, pas shume punimeve qe jane bere per heqjen e dheut dhe zhavorit, per t`i hapur kanalet apo korridoret e saja. Eshte hulumtu ne nje gjatesi prej 1260m, por pjesa me e madhe e saj eshte ende e pahulumtuar per shkak se eshte e bllokuar nga materialet e ndryshme qe i ka sjell lumi i aferte. Hulumtimet e metejme speleologjike te hapesirave te supozuara, jane te mundshme dhe ate ne katin perdhese dhe te siperm. Ka tri hyrje natyrale dhe ato gjinden ne nje lartesi mbidetare prej 576-584m, dhe 6-10m mbi nivelin e lumit. Temperatura brenda ne shpelle sillet prej 9.6-16 grade celzius, varesisht nga stina e vitit dhe galleria.
Pjesa turistike eshte e gjate diku reth 500m, dhe shiqimi i shpelles behet ne menyre te organizuar, dhe ate gjdo dy ore. Shpella gjindet afer fshatit Gadime e Ulet,ne kodren e Murturit,ne shtratin e lumit Klysyre, 20km nga kryeqyteti i Prishtines, ne afersi te magjistrales per Shkup.
Kjo shpelle eshte e zhvilluar ne nje thjerrez te gelqeroreve te mermerizuar me dimensione te vogla hapesinore e nderfutur ne rreshpet permotriasike.
Eshte formuar nga lumi nentokesore i cili kalonte neper kodren e Myrtyrit, para se ky lume te formonte shtratin e tij, ku mepastaj eshte mbushur me balte gjate kohes kurre tere fushen e Kosoves e mbulonte liqeni.
Karakteristike per kete shpelle jane formacionet e aragonitit, por edhe pembajtja e shkembinjeve te mermert prej nga e merr edhe emrin, dhe eshte mjafte e dekoruar me dekorime te mineraleve nga me te ndryshmet.