» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

12 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 12 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga jam_buli prej Mon 31 Dec 2007, 14:56

Agim Ramadani “KATANA” multidimensional
1964 - 1999

Poet, piktor, artist, strateg dhe legjendė e shqiptarizmit lindi nė fshatin Zhegėr tė komunės sė Gjilanit, me 3 maj tė vitit 1964. Shkollimin filor e kreu nė vendlindje, tė mesmin nė Gjilan, ndėrsa Akademinė ushtarake-drejtimi i komunikacionit nė Zagreb tė Kroacisė.
S’ka dyshim se atdheu ynė pėrherė kishte njerėz fisnikė, bujarė, atdhedashės qė i kontribuan vendit nė tė gjitha format qe ishte e mundur, atė qiell e mal qė i rriti, ata gurė e drunjė qė e rrethuan, atė djep tė pėrkundur me ujvara eposesh tė kahershėm, e kanė mbrojtur me pushkė edhe tė parėt e tij. Ata janė thirrur nė luftė dhe kanė dhėnė jetėn pėrmes krismash lirie. Pas-ardhesit e kesaj treve qe po lindnin e kanė dashur atdheun e tyre pėrmes imazheve tė fuqishme tė artit, pėrmes magjisė sė tingujve apo ngjyrave e duke mos munguar as vargu i shkruar i poetit qė ne njė tė ardhme shumė tė shkurter te gjitha aktivitetet e shenuara do behen realitet e asj qe e percolli plot at jete te kolosit te Zhegrės sė Gjilanit. Edhe kjo ėshtė dashuri. Se dashuria e atdheut nuk matet me kut por me shpirt dhe shpirti dhėmb kurdoherė kur dhėmb zemra e kombit dhe,pashmangshmėrisht, si prej njė force kozmike edhe pushka edhe penda nisen njėherėsh pėr nė rrugėtimin e lodhshėm pėr tė shuajnė brengat e Atdhuet.
Tek biri i kombit Agim Ramadani,pergjatė tėrė jetės sė tij ndonese deri nė ēastin e fundit tė jetės sė tij jetuan sė bashku edhe poeti edhe luftėtari, edhe piktori i madh edhe patrioti i flaktė, por mbi tė gjitha edhe shpirti i guximtarit. Inspirimin pėr artin ja ka falur natyra e bukur e Kosovės kreshnike, ai reliev i thyer dhe i blatur dhimbjesh tė mėdha. Ai e ka ndjerė brengėn e madhe tė atdheut qoftė edhe kur merrte nė duar penelin,qoftė edhe kur merrte penėn tė shkruante, qoftė edhe kur mė pas, rroki armėn pėr t’i bėre realitet veprat e shkruara dhe pikturat qė jetojnė bashkė me lirine e atdheut tė tij.
Sikur tė marrim parasush karakterin e legjendės Agim Ramadani, padyshim se ne brendinė e tij janė ndėrthurur si tek rrallė-kush prej nesh, qetėsia dhe mendimi pėrpara fletės sė bardhė apo tablos, me vrullin dhe dinamizmin e pa pėrmbajtur nė beteja, atėherė kur ishte fjala pėr tė mbrojtur nėnėn e babėn,motrėn e vėllanė, pyllin dhe malin, votrėn dhe livadhin, pėrfundimisht tokėn qė e rriti – Atdheun qė e ndrroj me njė jetė vetem e vetem pasardhesit dhe njė popull i tij tė jenė tė lirė.
Lindi nė bjeshkė tė Kosovės martire, Agim Ramadani do tė dallohej qysh nė fėmijėri pėr ndjenjat e holla prej artisti, mė pas duke lexuar nė gjuhėn e bukur shqipe, duke ngarendur nė malet dhe kodrat e Karadakut kreshnik, vetėdija e kėtij kolosi duket se u trondit prej njė tė vėrtete tė madhe. Mbi supe malesh e kodrash tė Gjilanit, sikundėr nė supe malesh tė krejt Kosovės martire, mė shumė se rebeshe shirash, mė shumė se mjegullnaja, vareshin epose kreshnikėsh. Shpirti i Agimit, nuk mund tė mos ndjente kėto epose qė vinin prej larg, pėr tė shkuar sėrish larg. Kumti i tyre do ftonte Agimin dhe krejt gjeneratėn e vet t’i sendėrtonte kėto epose, t’i pėrcillte ata me po atė heroizėm qė etnitė e lashta arbėrore i patėn lindur.
Demonstratėn e ditėve tė para tė prillit 1981, Agim Ramadani e pėrjetoi si njė rizgjim i madh. Njė paralele e ēuditshme! Rizgjimi i natyrės, ai riciklim i njėmendė i natyrėsh do tė zgjonte nė shpirtėrat e gjeneratės studentore tė Kosovės, shpresėn e lirisė. Agim Ramadani ishte piktor.Ai mund tė merrte telajon,penelat, bojėrat dhe mund tė ngjitej livadheve pėr tė ngatjetuar pranverėn. Agim Ramadani ishte poet. Ai mund tė rrėmbente fletoren dhe lapsin duke medituar pranė lumenjėve a pėrrenjėve qė i gėzoheshin shkrirjes sė dėborėrave.Agim ramadani ishte luftėtar. Dijet emarra nė shkollėn ushtarake nė Zagreb e shtynin tė ishte nė radhėt e para tė barikadave studentore. Ai nuk vonoi, ē’prej atij momenti Agim Ramadani do tė ngarendėte nė krejt viset e Kosovės kreshnike, do tė fliste aq bukur, do tė ēonte peshė zemrat e gjeneratės sė vet, do tė organizonte, do tė drejtonte luftėn guerile qė toka e qielli i Kosovės tė ishin tė lirė, qė atdheu tė mos frigohej prej kurtheve, planeve makabėr dhe dhunės etnike tė kalkuluar nė qendrėn e shovenizmit sllav, Beograd.
Kėshtu pėr tė ardhur nė pranverė tė vitit 1999. Evropa (e pandėrgjegjshme deri mė atėherė) dhe krejt qytetėrimi i saj, po pėrballeshin nė shkurt-marsin e kėtij viti me njė nga shfaqjet mė shnjerzore, mė tė shėmtuara, mė primitive, tė gjenocidit tė egėr shoven serbosllav ndaj racės sė pastėr shqiptare. Kryekrmineli i racės sllave, tashmė nė gjygjin e Hagės, e shfrytėzoi periudhėn tri javore, midis dy takimeve tė Rambujes duke shpėrndarė urgjnetisht forcat qė do tė realizonin spastrimin masiv ndaj shqiptarėve. Mbi 40 mijė trupa ushtarake pushtuese tė rregullta, me dhjetra mijėra paramilitarė kriminele, 1 mijė tanke dhe 700 graka artilerie do tė lėshoheshin si lukuni ujqish, ndaj popullsisė sė pambrojtur shqiptare. Njė zyrtar i lartė i OKB-sė, Stefan di Nistoura, do tė deklaronte; “Ajo qė po ndodh sot nė Kosovė ėshtė tragjedia humanitare mė cinike, me e kalkuluar dhe planifikuar me njė logjikė tė akullt, tė cilėt unė, nuk e kam parė nė asnjė rast, gjatė 29 vjetėve qė punoj pėr Kombet e Bashkuara” (Gazeta “Ushtria”-Tiranė,12.03.1999).
Agim Ramadani sė bashku me Rustem Berishėn, Bislim Zyrapin, Sali Ēekun, Naim Malokun, Ramush Haradinajn e dhjetra prijės tė tjerė, patėn organizuar dhjetra beteja, duke mos dashur tė lėnė nismėn ushtarake nė duart tė pushtuesve shoven serbosllav. Fjalėpak por trim e patriot, Agimi do tė jepte nė kėto luftime shembullin e vyer tė njė kuadri, i cili do tė pėrballej vetė me armikun, nė pozicionin mė tė vėshtirė, duke dashur tė ruaj nė ēdo moment jetėt e bashkėluftėtarėve tė vet. Nė Dukagjin a Drenicė, nė disa prej aksioneve tė kryera prej trimave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė binte nė sy dėshira e Agim Ramadanit pėr tė fituar me ēdo kusht, pėr tė shporrur saora bandat kriminele serbosllave nga toka arbėrore. Shpirti i njė luftėtari dhe artisti, nė kėtė rast dhemb dyfish.
Nė marsin e vitit 1999, gjeografia e spastrimit etnik serbosllav kish pėrfshirė zona tė tilla si: nė Veri: Podujevė-Mitrovicė-Drenicė; nė Perėndim: Pejė-Gjakovė-Deēan; nė Jug: Malishevė-Suharekė-Prizėren. Ndėr objektivat kryesore tė beogradit shoven ishte egzodusi i dhunshėm i shqiptarėve etnik nga trojet e veta, pėr tė afruar deri diku njė ballancė banorėsh me pakicat serbe etj. nė Kosovė, ku mė pas lehtėsisht do tė bėhej njė referendum pėr shkrirjen e Kosovės nė territorin serb. Ndaj gjatė egzodusit tė paparė ndonjėherė, shqiptarėve u merreshin dokumentat e indentifikimit dhe hidheshin nė zjarr me qėllim qė kėta mos tė identifikoheshin si banorė tė atyre viseve. Marria e pushtuesve serb ka kaluar gjdo kufi. ”Aktualisht rreth 80 pėr qind e fshatrave tė Kosovės janė mbėshtjellė me tym e flakė. Ky zjarr i ėshtė vėnė Kosovės nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe me urdhėr tė Millosheviqit dhe me vendim tė parlamentit tė atij shteti. Politika e “tokės sė djegur” nuk po zbatohet pėr herė tė parė nė Kosovė nga pushtuesi serb. Unė e njoh mirė historinė e popullit tim, atė e kam mėsuar qysh nė fėmijėri, nė kėngėt e djepit kur gjyshja mė thoshte: U bėfsh trim pėr Kosovėn !” (“Burrat e Kosovės e kanė vendin nė UĒK” intervistė e Kolonel Bislim Zyrapit.

Gazeta “Ushtria” Tiranė mė 8 mars 1999 ).
Agim Ramadani, nė ditėt e para tė marsit 1999, gjendet nė shtetin amė. Ndonėse nuk dinte gjė pėr fatin e prindėrve tė vet, ndonėse ndiqte me dėshprim eksodin biblik tė bashkėkombasve tė vet pėrmes zjarreve dhe krismave, ai me mprehtėsinė e njė ushtaraku tė vėrtetė, do tė bashkohej rreth idesė sė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė pėr njė operacion mėsymės nė shkallė tė gjėrė kundėr makinės ushtarake pushtuese serbosllave. Ai do tė organizonte luftėtarėt e Brigadės 138, nė rrethina tė Kukėsit dhe ndėrkaq do tė influenconte tek eprorėt mė tė lartė tė tij pėr fillimin e menjėhershėm tė mėsymjes, pasi kjo mėsymje do tė krijonte parakushte tė favorshme pėr futjen e forcave tė NATO-s nė vise tė Kosovės. Pikėrisht nė kėto momente, falė guximit tė Agim Ramadanit dhe qindra prijėsve tė tjerė tė UĒK-sė, Shtabi i Pėrgjithshėm hartoi planin pėr ēlirimin e Kosovės, duke patur si bazė nisjeje, tokėn kufitare ndėrshqiptare. Ky plan mori emrin e koduar “Shigjeta” dhe pėrfshinte brezin e mėsymjes: mali i Kallabakut – mali i Markofēes, Ferizaj-Prishtinė me dy drejtime operative. Drejtimi i parė; Padesh-Kosharė-Junik-Klinė. Drejtimi i Dytė; Helshan-Pashtrik-Rahovec-Malishevė-Prishtinė. Sipas tė dhėnave qė ndodhen aktualisht nė arkivin e ministrisė sė Mbrojtjes, nė Tiranė, operacioni nė fjalė do tė zhvillohej nė tri faza.

Faza e parė, do tė ishte lufta nė Koshare, e cila do tė fillonte me futjen nė luftim tė trupave tė pėrqėndruara nė Papaj.
Faza e dytė kish tė bėnte me kalimin nė mėsymje nė drejtimet e Pashtrikut ndėrsa faza e tretė do tė ishte thellimi i mėsymjes drejt Koritnikut dhe Kallabakut.
avatar
jam_buli

Shteti : afer atdheut dhe ne sherbim te tij
Postime : 42
Kyējet nė forum : 10764
Regjistruar mė : 25/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga jam_buli prej Mon 31 Dec 2007, 15:08

Nė operacionin “Shigjeta” (po sipas tė dhėnave nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Tiranė) parashikohej njė bashkėveprim i ngushtė i forcave tė UĒK-sė qė mėsynin pėrballė, me ato qė vepronin nė shpinė tė armikut, nė mėnyrė tė veēantė nė zonėn e Pashtrikut dhe Dukagjinit. Pėr drejtimin e operacionit, nė frontin e vėshtirė tė Koshares dėrgohet Brigada 138 e komanduar prej Rustem Berishės dhe Agim ramadanit. Ndėrsa pėrfaqsues pranė kėtij formacioni luftarak, nga ana e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė u dėrgua Nasim Haradinaj. Nė memoaret e luftės shėnohet; ”Forcat e drejtimit tė parė operativ, nėn komandėn e Rustem Berishės, me shef shtabi Agim Ramadanin, nė mirėkuptim tė plotė me pėrfaqsuesin e shtabit tė Pėrgjithshėm Nasim Haradinaj, morėn detyrėn luftarake nga SH.P.UĒK-sė me kėtė pėrmabjtje, pasi tė shpėrthenin kufirin Shqipėri-Kosovė, tė kapnin pikėn strategjike Rasėn e koshares dhe tė hapnin korridorin e furnizimit, duke u lidhur me zonėn e Dukagjinit, nėn komandėn e Ramush Haradinajt. Nė tė pastajmen, me krahmarrjen nga e majta, tė rrethonin dhe asgjėsonin forcat armike nė qytetin e Gjakovės e rrethina dhe tė vazhdonin mėsymjen nė drejtim tė Klinės” (H.Katana “Tri dimensionet e luftės ēlirimtare tė Kosovės” Tiranė 2002 , faqe 69-70 ).
Nė muzgun e ftohtė tė 8 prillit 1999, Agim Ramadani do tė shkonte pothuajse pozicion nė pozicion ku rrinin tė gatshėm bashkėluftėtarėt, vėllezėrit e tij. Ndonėse e dinte realisht ēdo tė ndodhte tė nesėrmen, ndonėse pati biseduar me komandant Rustemin pėr rreziqet qė duhej tė kalonin, pėrsėri nė sytė e tij i ngazzėllente njė dritė e ēuditshme. Prej asaj drite buronin shpresė e besim qė pėrcilleshin tė tilla, tek luftėtarėt nė llogoret e Papajt. Prej asaj drite, 320 djemtė trima tė UĒK-sė, do tė merrnin zemėr e do tė shndrroheshin nė 320 shqiponja nė mbrojtje tė viseve arbėrore. Ato biseda miqėsore gati nėn zė, ato rrahje shpatullash vėllezėrore, ajo heshtje qė jo rrallė, flet sa mijėra fjalė sė bashku, do tė ishin ndėrkaq parathėnie e njė lirie qė vinte mundimshėm tok me pėrrenjtė e gjakut.
Tė nesėrmen, ende pa zbardhur mirė, gurėt dhe drurėt e Koshares do tė jetonin krismat e papara ndonjėherė tė armėve tė UĒK-sė. Vonė, nė mbrėmjen e asaj dite, Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė do tė njoftonte nė Tiranė e ma gjėrė se; ” Nė orėn 03:30, datė 9 prill 1999, forcat e UĒK-sė, qė veprojnė nė rajonin e Junikut ndėrmorrėn njė sulm tė befasishėm kundėr forcave serbe qė ishin tė stacionuara nė fshatin Koshare dhe ato tė Karakollit, 100 metėr nė perėndim tė Kashares. Fillimisht u goditėn forcat e karakollit, ku u vranė rreth 38 ushtarė serb dhe u rrethuan forcat serbe tė strehuara nė shtėpitė e fshatit Koshare. Nė agim tė ditės, forcave serbe u vinė nė ndihmė forca tė tjera nga fshati Batush, por tanket u goditėn nga forcat tona dhe u asgjėsua 1 tank, 1 transportues i blinduar dhe dy makina me ushtarė. Atėherė forcat serbe u tėrhoqėn nė fshatin Batush dhe goditėn me artileri forcat tona qė kishin rrethuar fshatin Koshare tė banuar nga ushtarėt serb.
Djemtė e Kosovės po luftojnė me kasapėt e Serbisė qė janė tė veshur me blind dhe po fitojnė mbi kėtė pėrbindsh me fytyrė njeriu. Fitojnė djemtė e Kosovės se luftojnė pėr lirinė e atdheut tė tyre, ndėrsa ushtarėt serb u ngujuan nė bodrumin e Karakollit dhe dridhen nga frika. Nė kėtė luftim prej disa orėsh, na kanė rėnė nė fushėn e nderit luftėtarėt Bashkim Jashari, Agush Logu, Ramiz Krasniqi, Rifat Qehaj dhe na kanė plagosur Bujar Maloku e Smajl Trofaj. Forcat tona kanė bėrė dy rrethime dhe njė vijė mbrojtėse, pėr tė mos mundėsuar ardhjen e forcave serbe nga Batusha... Luftimet vazhdojnė” ( Gazeta “Ushtra “ mė 10 prill 1999 ).
Nė luftimet e egra tė 9 prillit, Agim ramadani do tė udhėhiqte grupin e tij tė luftėtarėve, pikėrisht nė frontin mė tė rrezikshėm, aty ku makina ushtarake serbe mbrohej me tė gjitha llojet e armėve. Luftėtari dhe artisti i madh, ndonėse e shihte se marrja e Koshares ishte tejet e vėshtirė, nuk u lėkund pėr asnjė ēast edhe atėherė kur vrapoi pėr tė mbyllur sytė e puthur nė ballė bashkėluftėtarėt e vet tė rėnė nė fushė nderi, tė rėnė nga breshėrit e armikut.
Njė ditė mė pas, atėherė kur Beogradi shoven, e ndjeu se po i rrėshiqiste toka nėn kėmbė, u hodh nė sulm me gjithė arsenalin e vet tė forcave dhe mjeteve luftarake. Sėrisht djemtė e Brigadės 138, bashkuan gjokset dhe supet duke u shndrruar nė karakolle tė pėrjetshėm lavdie dhe heroizmi pėr kombin e tyre. Por nė kėtė qėndresė emblematike, do tė binte i pėrgjakur predhash, kryeqėndrestari, Agim Ramadani. Ai qė e donte aq shumė jetėn e kombit, falte tani jetėn e vet, blatonte shpresėn e madhe tė artistit tek e nesėrmja e atdheut. Fronti i ēarė i koshares pati pėrparsitė e veta nė ngjarjet qė rrodhėn mė pas. Jehona e epopesė sė Koshares u pėrcuall tejembanė viseve etnike shqiptare, madje kudo nė ēdo ēip tė globit ku shqiptarėt ndiqnin me ankth nė shpirt fatin e vėllezėrve tė tyre tė UĒK-sė.
Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresės sė popullit shqiptar, e sidomos atij tė shpėrngulur nga trojet arbėrore tė Kosovės, i cili tashmė shpresonte nė kthimin e tij nė vatrat e veta dhe bashkimit tė trojeve etnike shqiptare. Luftėtarėt e frontit tė Koshares ishin tė parėt qė dhuruan jo vetėm gjakun por edhe shpresėn e madhe pėr popullin e Kosovės, nė ato ditė tė shpėrnguljes masive: Kėshtu, ndėrsa eksodi biblik i shqiptarėve ndalej, kortezhi pambarim i njerėzve i drejtohej qytetit tė Bajram Curit me trupat pa jetė tė trimave nė krahė.
E dhimbshme ajo ditė e 12 prillit 1999. E dhimbshme tė mbaje nė shpatulla trupin e burit tė Karadakut. Qysh mund ta nxinte atė zemėr tė madhe, ay arkivol? Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit nuk ka heshtur. Ajo rreh diku si dikur, nė faqe tė flamurit tė lirisė sė Kosovės. Pėrjetėsia e burrit fitoi ardhmėrinė sublime. Brigada 138 mori emrin Agim Ramadani.
avatar
jam_buli

Shteti : afer atdheut dhe ne sherbim te tij
Postime : 42
Kyējet nė forum : 10764
Regjistruar mė : 25/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga jam_buli prej Mon 31 Dec 2007, 15:21

Brigada 138 Agim Ramadani me deshmoret e saj;

Agim Hysni Ramadani nga Zhegra-Gjilan ........O3.O5.1963 - 11.04.1999
Sali Beqir Cekaj nga broliqi - Peje................... 22.O6.1956 - 19.04.1999
Abedin Hysen Murtezi nga Mollopolci-Shtimje
Abaz Isuf Thaqi nga Osdrini - Skenderaj
Abush Liman Loku nga Kutlini- Kaqanik
Adem Bajram Selmanaj nga Tropoja - Shqiperi
Afrim Mehmet Krasniqi nga Terpeza - Malisheve
Afrim Ahmet Stojaku nga Arbana- Prizren
Afrim Bislim Selmanaj nga Savrova - Therande
Afrim Xhafer Gashi nga Hajvalia- Prishtine
Ali Miftar Hasi nga Cermjani - Gjakove
Ali Daut Ivaja nga Cernilla - Ferizaj
Ali Sadik Fejzullahu nga Bajgora - Mitrovice
Arben Skender Jusufi nga Cernica - Gjilan
Arsim Rexhep Rexhepi nga Sazli-Ferizaj
Abdyl Ali Jasiqi nga Jasiqi - Deqan
Aziz Bajram Gashi nga Balinca - Malisheve
Bashkim Ramadan Jasiqi nga Jasiqi - Deqan
Bashkim Mustafe Idrizi nga Gjakova
Bejte Azem Kajdomqaj nga Dedaj - Prizren
Bekim Lutfi Thaqi nga Arbana Prizren
Besim Saqip Rexhepi nga Ferizaj
Besim Ismajl Nuka nga Mitrovica
Besnik Sali Jasiqi nga Jasiqi - Deqan
Bujar Sali Jasiqi nga Jasiqi - Deqan
Bexhet Ajet shabani nga Skenderaj
Burim Ajet Grajqevci nga Prishtina
Bylbyl Hazir Breqani nga Markaj- Bajram Curri - Shqipėri
Driton Gani Veliu nga Polaci - Skenderaj
Dugagjin Ruzhdi Vula nga Gjakova
Emin Ruzhdi Kryeziu nga Rogana - Dardane ish Kamenice
Zekiri Musli Dardhishta nga Korbaliq - Kaqanik
Imri Pajazit Curri nga Hani i Elezit
Ernes Nazmi Zariqi nga Prishtina
Fadil Halil Maloku nga Gjocaj - Deqan
Faik Beqir Qabrati nga Planej - Prizren
Fatmir Haki Kerqeli nga Ferizaj
Fatos Muhamet Ademaj nga Katundi i Ri - Peje
Fatos Shefqet Limani nga Prishtina
Fetah Sylajman Sylajmani nga Opoja- Dragash
Fisnik Bajram Salihu nga Morina - Gjakove
Fisnik Aledin Ibrahimi nga Beogradi
Fitush Rrustem Kukaj nga Prishtina
Florim Baki Maliqi nga Ferizaj
Francesko Guiseppe Bider nga Biella - Itali
Gazment Zenel Berisha nga Peja
Genc Mustafe Bytyqi nga Gjakova
Gezim Haxhi Morina nga Orllati - Gllogovc
Gezim Sahit Sahiti nga Pojatishta - Ferizaj
Gezim Rasim Berisha nga Gllogovci
Halil Mehmet Bajraktari nga Gllogovci
Hamdi Brahim Sheremeti nga Shipoli - Mitrovice
Hamez Ali Thaqi nga Xerxa - Rahovec
Harum Nebih Beka nga Mitrovica - Gushavc
Hasan Salih Qerkini nga Zastoku - Ferizaj
Hasan Latifi nga Kumanova
Hafiz Rasim Tolaj nga Potoqani - Rahovec
Hysni Syle Temaj nga Kuzhnini - Prizren
Ilir Ahmet Hoxha nga Arbana - Prizren
Ilmi Ismajl Bahtjari nga Blaq - Dragash
Imer Isak Kryeziu nga Pagarusha - Malisheve
Ismet Esat Mustafa nga Qerkezi - Kumanova
Izet Ali Beqiraj nga Baballoqi - Deqan
Izet Islam Morina nga Ostrozubi - Malisheve
Januz Mehmet Krasniqi nga Arbana - Prizren
Januz Qazim Zejnullahu nga Gjylekari i Vitise
Jusuf Ibush Hoxha nga Komorani i Drenasit
Kasim Ibish Uka nga Ponosheci i Gjakoves
Korab Masar Binxhia nga Gjakova
Kreshnik Avdi Ademaj nga Peja
Leonard Dede Palucaj nga Klina
Liman Aziz Rekaj nga Prelezi i Ferizajt
Luan Ruzhdi Gashi nga Hoqa e vogel- Rahovec
Lulzim Nail Veselaj nga Reqani i Therandes
Lutfi Avdush Musiqi nga Vushtria
Mejdi Avdullah Korrani nga Pozherani i Vitise
Mentor Isa Humolli nga Lupqi i Besianes
Milazim Sadri Mavraj nga Istogu
Milazim Qazim Shala nga Baballoqi i Deqanit
Muharrem Fadil Mehmeti nga Pakashtica e Besianes
Mujedin Qerim Aliu nga Poroja - Tetove
Murad Muhamed Ali nga Algjeria
Naim Shefket Orllati nga Brestovci i Rahovecit
Nazim Misin Buduri nga Hoqa- Prizren
Nazim Mon Lushaj nga Arbana - Prizren
Nikolle Mhill Dodaj nga Dujaka - Gjakove
Njazi Ramiz Rexhepi nga Sllatina e eperme - Viti
Paillard Arnaud Piere nga Franca
Ramadan Gani Salihu nga Zastoku i Ferizajt
Ramiz Binak Krasniqi nga Denja e Rahovecit
Ramush Ilaz Shatrolli nga Pleshina e Ferizajt
Remzi Danush Xhaferi nga Daniqeva e Shkupit
Rifat Sokol Qelaj nga Leqina- Skenderaj
Rifat Xhelil Kastrati nga Polluzhani i Gllogovcit
Rifat Xhafer Goxhuli nga Koliqi i Prishtines
Rrahman Jetullah Tafa nga Carraleva - Shtimje
Safet Ymer Gjinovci nga Makermali - Skenderaj
Safet Qemajl Rexhepi nga Zhitia- Viti
Selver Bajram Kryeziu nga Rogana - Dardane
Shaban Fetah Hajzeraj nga Veriqi i Istogut
Shabi Faik Kajolli nga Shkupi
Shefqet Fazli Mustafa nga Gllogjani - Deqan
Shpetim Idriz Bojku nga Peja
Sinan Sahit Thaqi nga Prizreni - Zojz
Sylejman Adem Shala nga Vidishiqi i Mitrovices
Urim Gani Mehmeti nga Cernica e Gjilanit
Xhafer Rexhe Thaqi nga Gjakova
Xhemajl Mete Fetahaj nga Raushiqi - Peje
Xhemshir Haziz Islami nga Mikushnica- Skenderaj
Xhevat Qaush Nitaj nga Vokshi - Deqan
Tafil Veli Osmanaj nga Kqiqi - Mitrovice
Xhafer Haxhi Lipveci nga Gjakova
Xhevdet Rrustem Loshaj nga CArrabregu i Deqanit
Zeki xhevat Shulemaja nga Prishtina
te respektosh deshmoret, ke respektuar dhe ndertuar historinė e kombit tend!
jam_buli
L A V D I tė gjithe deshmoreve te UCK
avatar
jam_buli

Shteti : afer atdheut dhe ne sherbim te tij
Postime : 42
Kyējet nė forum : 10764
Regjistruar mė : 25/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga jam_buli prej Mon 31 Dec 2007, 15:45

Poezi nga Agim Ramadani
A mjafton pritja

A mjafton
Tė presim vetėm
E tė shikojmė
Duke larguar perdėn
Pėr tė parė si na vjen liria
Qentė lehin nė diell
Vdekja pėrgjon nė korridor
Para murit tė djersitur
Korbi numronte pikat e gjakut
Era thyente trandofile
Njė nėnė ia fshin lotėt
Korridorit tė zi njeriu i blertė
E qentė lehin nė diell
Diēka e nehmur para bjeshkėve
Le tė shkrihet terri kur marshojmė drejtė majės
Duke hapur shtigje nė bjeshkė e nė shpirt
Pranvera e djegur zgjohet nė vargun e Nėntorit tė tretė
Me plumb filluam nokturno tė shkruajmė
Pėr gjymtyrėt e mbetura nė fushėbeteja me ujin e ashtit tonė
Pėr kohėn e Skenderbeut e shuajmė etjen
Trimėria nė kulnin e ėndrrave hėna u flakron
Lartėsia e mendimit tejkalon breshėrit e plumbave
Kokrrat e mėdyshjės kaherė u bluan
Ndėrmjetė shtėpive tė kallura tė Dugagjinit fusha tė minuara
Nė kurriz fėmije brrylat e kohės thyhen
Dridhet gėzhoja e lėbyrur e mendimit
Para bjeshkėve tė bekuara diēka e nemur po fshihej.

Kur tė kthehem

Kur tė kthehem
Asgjė nuk do tė jetė
Siē ishte mė parė
Kur tė kthehem
Sa do tė jem i vetės
Nuk e di
Qentė e lagjes
Nė mua do vėrsulen
S’ do tė mė njohė askushė
Njerėz tjerė do tė jenė
Njerėz tė gjakut tim
Kur tė kthehem
Edhe Unė do tė jem ndoshta
Njė jetė tjetėr.

Ftesė pėr ekspozitė

Unė i robėruari
Ju ftoj
Nė ekspozitėn time
Tė pavarur!

Zhgėnjimi

Askund nuk isha
Po kthehem
Me buzėqeshje tė humbur
Binarve tė largimit
Andej nga tė kėrkova
Nuk ishe
Nė stacionin e fundit
Tė zhgėnjimit
Zbres
avatar
jam_buli

Shteti : afer atdheut dhe ne sherbim te tij
Postime : 42
Kyējet nė forum : 10764
Regjistruar mė : 25/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga jam_buli prej Mon 31 Dec 2007, 16:09

PER TY U DERDH SHUM GJAK
O ATDHEU YNĖ I DASHUR
POR PRAP MBETE I NDAR
DHE I COPTUAR !


Lufta ēlirimtare qė nė pėrmasat kombėtare kishte futur ndjenjėn e sigurisė dhe tė vitalitetit pėr tė qenė oponencė nė mbrojtjen e qenjės shpirtėrore dhe fizike mė pastaj asaj kombėtare nė raport me vullgaritetin Serb dhe hegjemonin e saj kishte bėrė qė djalėria Kosovare e nė veēanti ata tė cilėt nė shpirt kishin mishėruar idetė pėrparimtare tė kohės tė hidhen nė drejtim tė saj pėr tė kryer njė pjesė tė obligimit kombėtar.
Kėsaj plejade padyshim se i pėrket ushtaraku nga Karaduku i Idriz Seferit Agim Ramadani me nofkėn Katana. Qysh prej moshės sė re njohja pėr artin ushtarak ishte njėra ndėr preferencat e tij tė cilėn arriti ta kurorėzoj mė vonė me studimet e mbaruara nė kėtė drejtim. Agim Rmadani kishte shėrbyer nė Ushtrinė Jugosllave, mirėpo ndjenja pėr tė qenė i lirė dhe sovran nė tokat e tij asnjėherė nuk kishte pushuar. Ndryshimet qė ndodhėn pas viteve tė 90-ta nė Kosovė dhe vrazhdėsinė qė pėrdorte pushteti serb ndaj gjithė shqiptarėve e po ashtu edhe ndaj eprorėve ushtarak e Agim Ramadanin e detyruan qė tė merrte rrugėn e kurbetit. Mirėpo ai edhe nė shtetet e perėndimit nė forma tė ndryshme u mundua qė tė krijoj kushte pėr njė organizim luftarak kundėr regjimit policor e ushtarak nė Kosovė. Nė kohėn kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės doli hapur nė mbrojtje tė ekzistencės Kosovare Agim Ramadani filloi pėrgatitjet pėr tė organizuar dhe ushtruar formacione ushtarake pėr futjen nė Kosovė nė luftė kundėr ushtrisė serbe.
Zhvillimi i ngjarjeve nė Kosovė dhe sidomos vala e luftės Agim Ramadanin e gjen nė Shqipėri nė stėrvitjet e ushtarėve pėr nė vijat e frontit
Vėrtetė edhe nga shumė bashkėluftėtarė tė tij dėshmohet pėr aftėsitė profesionale nė artin luftarak dhe pėr guximin qė tregonte Agimi gjatė pėrgatitjes ,stėrvitjeve dhe planeve qė bėheshin pėr tė marrė lufta njė mobilizim tė pėrmasave kosovare.
Edhe nga punimet e shumė autorėve shihet qartė se Agim Ramadani ishte i pėrgatitur pėr luftė dhe kėtė luftė e shihte krejt nė suaza tė proceseve qė zhvilloheshin nė relacion me kohėn dhe momentin. Dhe njohurit e fituara nė Akademinė Ushtarake - drejtimi i komunikacionit i thelloi nė praktik duke treguar strategjinė dhe formėn e veprimin si njė strateg i luftės qė nuk njeh tjetėr pėrheq nocionit kohė dhe angazhimit direkt nė luftėn ēlirimtare. Shikuar nga koncepti i ndėrtimit tė njė uniteti ,dhe punėn e pėrditshme nė sensibilizimin e luftės ēlirimtare Agim Ramadani krijoi njė koncept krejt tė qartė nė vitet e luftės kur ai pėrgatiste ushtar pėr nė zonat e luftės. Nuk njohu dallime a ngjyrime si politike a ideologjike ,sepse bindja e tij kalonte suazat individuale nė momentet kur Kosova digjej.
Nė promovimin e librit tė Agim Ramadanit ‘Njė jetė tjetėr”, Ismajl Syla ndėr tė tjera shprehet ”Vetėm aktet e larta tė sakrificės botėn e gjerė e mbushin me kryevepra qė nuk janė tė shumta mbi kėtė botė. Njė urtėsi e lashtė thotė se tė gjitha veprat e mėdha ngrihen mbi gjak,mbi djersė dhe mbi vetminė. Vepra e parė ėshtė e kryengritėsit luftėtarit,rebelit, revolucionarit,vepra e dytė ėshtė e punėtorit, ndėrsa vepra e tretė ėshtė e filozofit,e dijetarit, e njeriut tė penės sė mprehtė dhe tė mendimit tė thellė”. Vėrtete tėrė krijimtaria si nė poezi ashtu edhe nė artin e pikturės paraqet brumin dhe kulturėn e gjerė tė Agim Ramadanit. Pjesa mė e rėndėsishme dhe kapitale ishte qasja e drejtė e Agim Ramadanit pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serb,qasje kjo qė i jep ngjyrė filozofisė sė tij drejtė njė Kosove tė lirė.
E pashmangshme gjatė tėrė jetės sė tij ėshtė aspekti kombėtar ,ku edhe vetė akti i flijimit paraqet kurorėn e pėrpjekjeve tė tij drejt thyerjes sė kufirit Kosovė Shqipėri. Agim Ramadani natyrshėm u kushton poezi figurave tė mėdha kombėtare si Idriz Seferit, Azem Bejtės, Bajram Currit dhe nė kėtė mėnyrė mishėrohet me idealet e tyre duke spikatur si nė piramidė madhėshtinė e tyre .
Nė poezinė e tij ” Patjetėr do tė vij ‘ ndėr tė tjera shkruan

”nėse nuk shihemi
dhe na ndanė vdekja
jetoje jetėn Nėnė
Patjetėr do tė vij”.

Agim jo rastėsisht ishte futur nė luftėn ēlirimtare edhe pse e dinte se mund tė vritej,ku edhe nė kėtė poezi shihet qartė se megjithatė njė ditė do tė vij nė Kosovė . Ai kishte parandjenjėn ,por atdheu ishte mbi tė gjitha dhe Kosharja ishte sinonimi jetės sė tij, pėr shekuj.

veni re!
"nese ne postimet me larte mungojnė fotografi te deshmorit, dua t'ju njoh se ai me teper shikonte drejt armikut se sa drejt aparateve apo kamerave". per ata qe deshirojne me teper fotografi nga Kosharja legjendare, e vizitoni faqen adekuate me emrin e koshares ne google dhe ka ca foto qe perkujtojne historine e lavdijshme te luftes per clirim nga hordhitė serbo-cetnike-sllave.

me shume respekt
jam_buli
avatar
jam_buli

Shteti : afer atdheut dhe ne sherbim te tij
Postime : 42
Kyējet nė forum : 10764
Regjistruar mė : 25/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga Kron Kazani prej Fri 14 Nov 2008, 08:32

Agim Gashi

MOJ KOSHARE E ALBULENĖS

(Kushtuar luftės sė Kosharės)

Korba t“zi po bijnė prej qiellit
E kanė zanė rrezen e diellit,
Korba t“zi tash njiqind vjet
Mėsy Kosovėn pėr me djegė.

Po vjen rrfija prej Serbisė
Me ia pre rritėn fėmisė,
Me ia k“put gjinin e nanės
N“hije t“natės pėr dritė t“hanės.

Pėr me shky fusha t“bleru“me
Pėr me tha gurra t“lumnu“me,
Pėr me djegė lisa, shtėpia
Vijnė bajlozat nga Sebia.

II.

Ēpo trazohet keq Beligradi
Ma ka shkelė fytin Prekazi,
Njiqind vjet dridhet krajlica
S“po ma ndal pushkėn Drenica.

As Drenica as Karadaku
Asht ēudi s“ju dhimbset gjaku,
Njiqind vjet mbi djep fėmije
Rrinė tuj knue kangė trimnie.

Klysht e krajlit janė nėrsye,
Drejt Kosovės ia kanė mėsye,
Po i bijnė me ag tė ditės
Me ngulfatė zanin e shqipes.

III.

Po ngadalė more derzi
S“asht kollaj n“Kosovė me hy,
S“asht kollaj me shkel kėtė tokė
Qe tash prit flak e barot.

Se Kosova ka djem pėr pushkė
Qė t“i ngul plumbat nė gushė,
Pushkėt tona janė t“hjekne keq
Janė untue me shpraz fyshek.

Se nga vorr i Skėnderbeut
Amanetet po na vijnė,
Me u ēu djemt e me i rrokė armėt
Arbėnia lshon kushtrim.

IV.

Mos u tremb botė mos u tut
Se n“Kosovė po bahet luftė,
E ban luftėn shqiptaria
Shumė e shtrenjtė na ashtė liria.

Dalin shqipet n“kufi t“Atdheut
Qė ashtė ba midis Shqipnisė,
Presin zemrat e plagosuna
N“sofra t“shtrueme t“bujarisė.

Eni vllazen eni motra
Se nuk jeni Ju tė huej,
Bukė e kryp e zemėr t“bardhė
Qet Tropoja n“sofren tuej.

Ah Tropojė, Tropojė e vjetėr
Prite, prite gjakun tim,
Ē“po mė pret me atė fllad bjeshke
Mi merr plagėt n“pėrqafim.

Vij pushoj nė prehnin tand
Pak cigares ia dredh tymin,
I ngjesh armėt marshoj malit
Krah i bahem Dukagjinit.

Me atė frymė tė Mic Sokolit
Me atė za tė Smajl Hysenit
Mė jep gjak me ujė t“Valbonės
Mė jep forcė me gur t“Shkelzenit.

V.

Asht nji trim nga Karadaku
Qė si bani dot syni bam,
Gurt e ndamjes e gurt e helmit
Seē i hjek e ku po i qon?

Tha s“durojnė trojet e mija
As tradhėti e jo as puēe,
Kėta gur qė ndanė nji zemėr
E kan vendin tek Molla e Kuqe!

O Agim gur i praruem
N“at Koshare, nė kufi,
Pėr liri ti trupin shtrive
Pėr me ba Shqipnin-SHQIPNI!

Janė shumė trima kosovarė
Qė Agimi n“ball u prinė,
I kan lanė do fmijė te votra
Me u rritė nė tokė tė lirė.

Janė kta trimat e Koshares
Me Salihun e shumė tė tjerė,
Ata trima- zjarr Kosove
Sot na vijnė si fllad pėrherė.

Düren, 2004.04.14
avatar
Kron Kazani

Shteti : Gjermani
Postime : 33
Kyējet nė forum : 9827
Regjistruar mė : 04/11/2008
Profesioni : Kėngėtar dhe gazetar

http://h qiptare.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga Voglushja prej Thu 18 Dec 2008, 11:52


firma.................................................................................................................................................................................
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 11602
Regjistruar mė : 02/11/2008
Profesioni : Studente

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga Voglushja prej Thu 18 Dec 2008, 11:52

Kosovėn e DUA mbi tė gjitha!
Lufta e Koshares ishte njė nga betejat e rendsishme nė historinė e shqiptarėve. Ajo hynė nė radhėn e betejave mė tė veqanta tė historisė sonė, jo vetem lidhur me pėrmasat qė ka pasur, por edhe me mėnyren e organizimit, me sukseset e arritura dhe me vetė synimet e saja. Meritat pėr suksesin e asaj beteje bein mbi tė gjithė eprorėt dhe ushtarėt qė muren pjesė dhe dhanė kontributin e tyre. Kjo betej shquhet ndėr tė tjerat edhe pėr atė qė njėsia kishte komandėn profesionaliste me Akademi ushtareke tė kryera, si Rrustem Berisha, Musa Gjakova, Fadil Hadergjonaj, Skender Rexhahmetaj, Skender Hasangjekaj, Hysen Berisha etj.

firma.................................................................................................................................................................................
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 11602
Regjistruar mė : 02/11/2008
Profesioni : Studente

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga Voglushja prej Thu 18 Dec 2008, 11:54

C ka kosharja qe renkon?
> C ka dielli qe u fsheh
> C ka Kosova qe loton?
> E vertet?
> Askush sbeson!
> Humbi trimin
> Me flete vatani
> U vra komandant
> Agim Ramadani
> Oshtima e zerit tije
> Malet e botes tundi
> Shkjaun trembi
> Zhduku...mundi
> Shpartalloi kufine
> Nje e beri Shqiperine!
> O piktor! O poet !
> O trim me flet!
> Nga syri yt
> Force mori djaleria
> Ne shpirt te ruan Kosova
> Ne zemer historia!

firma.................................................................................................................................................................................
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 11602
Regjistruar mė : 02/11/2008
Profesioni : Studente

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga MiTi prej Thu 18 Dec 2008, 16:50

Kangė pėr Agim Ramadanin



Puthe djemt tė fundit here
Nanė e Babė t’a dhanė bekimin
Dole bjeshkės nė pranverė
Andrra jote ish’ ēlirimi

Ishe trim me palcė Kosove!
Pėr Liri jetėn e fale!
Ti kufinin e bashkove
Komandanti nė Koshare!

Mbete Agim Ramadani
Nė Koshare si Bajrak!
Djali i Zhegrės nga Gjilani
Epopenė shkrove me gjak!

Ti je Bir i Poezisė
Je nė vargjet e ēdo kange!
Luftėtari i Lirisė!
Trim i Fjalės Atdhetare!

Ti je AGIM SHQIPTARIJA!
Ēdo pranverė je midis nesh.
Ti jeton tek Ardhmėrija
Agon dita – na buzėqesh!
avatar
MiTi

Shteti : Ne Boten e Qudirave
Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9870
Regjistruar mė : 02/11/2008
Profesioni : Student

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga MiTi prej Thu 18 Dec 2008, 16:52

LUFTĖTARIT
TĖ LIRISĖ AGIM RAMADANI


Shirat e vjeshtės dhe psherėtimat
Mė sjellin pranė shokun e shtrenjtė
Atė qė shkrepte si vetėtimat
Dhe tokėn nėnė e kish tė shenjtė.

Malli pėr ty mė dogji xhanin
I pyes zogjt mos tė kanė parė
Pyes dhe erėn qė fryn Gjilanit
Bjeshkė e Koshares mė thotė ėshtė gjallė!
avatar
MiTi

Shteti : Ne Boten e Qudirave
Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9870
Regjistruar mė : 02/11/2008
Profesioni : Student

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga Kron Kazani prej Tue 23 Dec 2008, 01:10

KENGE PER AGIM RAMADANIN

N“rranza t“Karadakut
Pranė Idriz Seferit
Rriti “i djal Kosova
Me Sy tė Skyfterit.

Rriti “i djal Kosova
Qė ia mban flamurin
Del n“Koshare serbit
M“kufi ia shkul gurin.

Ngjiten pėrmbi male
Zhegra e Gjilani:
Tė lumt dora pushka
Agim Ramadani.

II

E shkul gurin trimi
E shkul bukur flet,
Gur i toks sime
Do tė bahem vet.

Ku po i qan pritat
Ku po e qet dorėn,
Me bij tė shqiponjės
Malit ia shkun borėn.

Ngjiten pėrmbi male
Zhegra e Gjilani:
Tė lumt dora pushka
Agim Ramadani.

III
N“rranza tė Shkėlzenit
Skuq do kroje bore,
Si rjedh i kuq Drini
Pėr luiri Kosove.

Drejt Isė Boletinit
Bacė Idriz Seferit,
Me flamur nė dorė
Shkon nga fusha e nderit.

Ngjiten pėrmbi male
Zhegra e Gjilani:
Tė lumt dora pushka
Agim Ramadani.
avatar
Kron Kazani

Shteti : Gjermani
Postime : 33
Kyējet nė forum : 9827
Regjistruar mė : 04/11/2008
Profesioni : Kėngėtar dhe gazetar

http://h qiptare.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi