» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Si te ndihmojme nje adoleshent ne krize!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si te ndihmojme nje adoleshent ne krize!

Mesazh nga Vizitor prej Wed 12 Dec 2007, 14:20

Adoleshenca eshte konsideruar nga psikologet si “moshe e veshtire” e njeriut ne rritje, shume delikate dhe jashtezakonisht e veshtire, problematike per prinderit, shoqerine dhe per vete adoleshentet. Moshe e paqartesive, konfuzionit, dilemave personale, moshe interbrezore, me nje kembe ne femijeri dhe tjetren ne rini.

Adoleshenca eshte moshe kritike, apo thene ndryshe e “krizes se identitetit” te njeriut, ku shfaqen hapur kontradikta te thella te personalitetit ne krize, ne zhvillim, ne formim apo edhe ne deformim dhe si e tille eshte mosha e veshtire e negativizmit, e kundershtimit, e mendjemadhesise boshe, e dukjes, e ekzibicionit, e ndjenjave te vrullshme e energjive te teperta qe duhen konsumuar.

Ne kete periudhe moshore te rinjte jane te vrullshem, te papermbajtur, te padisiplinuar, agresive, kokeforte, egoiste, me konsume te hallakatura energjish.

Eshte periudha me e veshtire e komunikimit me ta, e marreveshjes dhe e konsensualitetit e per pasoje mund te konsiderohet si “koha e arte” e moshes, kur atyre iu pelqen vetja, duken te bukur, deshirojne te jene atraktive, ne qender te vemendjes. Si pasoje e shume faktoreve psikologjike por mbi te gjitha fisziologjike qe ndikojne ne kalimin e kesaj etape rritjeje adoleshentet nuk pranojne mendimet e te tjereve, veēanerisht moralizimet e “merzitshme” te prinderve. “Dine” gjithēka dhe diskutojne me “kompetence per ēdo gje”, madje kane krizat e tyre moshore, dilemat, pavendosmerite, qe lidhen me perspektiven e tyre dhe mbi te gjitha preferojne te vrasin kohen me diskutime dhe veprime boshe, qe mund te kthehen ne nje kercenim me pas per ta.
E per pasoje nga ēdo prind qe ka adoleshente ne shtepi fare lehte mund te degjosh ankesa e shqetesime qe kane te bejne me komunikimet interpersonale me ta. Do te degjosh se nuk jane te bindur, se nuk te degjojne, se jane te mbyllur, te pakomunikueshem, se u pelqen vetja, se kane filluar dashurite, se qendrojne naten vone ne PUB-e, se kane filluar te pine cigare, alkool, ndoshta disa edhe droge.

Te gjithe ankohen per nje periudhe te veshtire krize, ne marredheniet e prinderve me adoleshentet. Prinderit shpesh habiten dhe nuk jane ne gjendje te kuptojne ndryshimin qe po ndodh, i cili nuk eshte vetem moshor dhe fizik, por dhe mental, konceptual e emocional.

Sipas ketyre te fundit frika e ketij revolucioni moshor qe keta te rinj ne rritje perjetojne shpesh perception nga vete prinderit duke u bere shkaktare te konfliktualitetit me adoleshentet, pasi habiten dhe nuk kuptojne ate qe ndodh pikerisht ne “kufirin kohor” te kalimit, nga mosha e femijerise ne adoleshence.

Cila eshte rruga qe duhet ndjekur dhe keshillat e duhura?

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te ndihmojme nje adoleshent ne krize!

Mesazh nga Merimanga prej Wed 12 Dec 2007, 19:40

Idealja do ishte qe prinderit te mos harronin qe dikur kane qene adoleshente (edhe pse koeht kane ndryshuar) dhe qe femijet te mendojne se edhe ata do behen nje dite prinder.
Por kjo eshte ideale, si rrjedhim-e paarritshme. Ne realitet te gjitheve na ka ndodhur te mendojme me veten tone sikur nje here te vetme "une nuk do veproj si prinderit e mi". Nga ana tjeter, prinderit nuk e kane te thjeshte te pranojne ndryshimet gjeneracionale e mendojne "ne moshen e tij/saj une ato gjera as qe enderroja t'i beja". E keshtu lindin konfliktet, dhe veshtiresia per te ruajtur nje linje te qendrueshme rritet.
Nuk ka nje formule te shkruar, gjithsesi une mendoj se do ishte mire qe femija tek prindi te shohe dhe nje mik. E per kete duhet shume pune nga ana e prindit. Do te duhej te krijohej nje relacion i tille ku femija te mos ndihet ne siklet per t'iu hapur prindit te vet. Mbase disa sekrete nuk do tregohen kurre, por nuk ka gje me te bukur sesa besimi reciprok dhe mirekuptimi.

Merimanga

Postime : 11
Kyējet nė forum : 9864
Regjistruar mė : 09/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te ndihmojme nje adoleshent ne krize!

Mesazh nga visitor prej Wed 12 Dec 2007, 21:11

Merimanga shkruajti:Nuk ka nje formule te shkruar, gjithsesi une mendoj se do ishte mire qe femija tek prindi te shohe dhe nje mik. E per kete duhet shume pune nga ana e prindit. Do te duhej te krijohej nje relacion i tille ku femija te mos ndihet ne siklet per t'iu hapur prindit te vet. Mbase disa sekrete nuk do tregohen kurre, por nuk ka gje me te bukur sesa besimi reciprok dhe mirekuptimi.
Te umte dora per kete shkrim qe ke bere. Ska koment cenke vertet mbretresh edhe pse nuk te njof.(nese je nene jam e sigurt se femiju yt sdo kete edukate te munguar).
Me kete projekt Naki eshte duke punuar shume sidomos me femijet bonjak me ka ra ta vizitoj gjate ligjeratave dhe kujdesit qe ben ai dhe pikerisht ai e ben me kujdestaret e tyre pikerisht kete qe tha merimanga.

visitor

Shteti : Rreth e Rrotull
Postime : 943
Kyējet nė forum : 9884
Regjistruar mė : 21/11/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si te ndihmojme nje adoleshent ne krize!

Mesazh nga Sponsored content Today at 01:00


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi