» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Aty ku kishte tokė shqiptare, aty shfaqej Isa Boletini

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Aty ku kishte tokė shqiptare, aty shfaqej Isa Boletini

Mesazh nga Albanian_Girl prej Sun 20 Dec 2015, 23:57

Isa Boletini ishte ndėr tė parėt drejtues tė Lėvizjes Kryengritėse qė u bind se premtimet e turqve tė rinj, qė u ishin dhėnė shqiptarėve para se tė vitin nė pushtet kishin qenė farsė. Kjo bindje dėshmohet edhe nga studiuesja E. Durham, qė e vizitoi atė kohė Shqipėrinė, e cila e thotė se “shqiptarėt qė kėrkuan Kushtetutėn e Abdylmexhidit, ishin mashtruar” (Durham Twenty Years, fq.191-2). Pėr mė tepėr tė gjithė ata shqiptarė qė shfaqėn aspirata tė qarta kombėtare pas ngadhėnjimit tė Revolucionit, u sanksionuan nga regjimi i dalė prej tij. Dervish Hima u dėnua me burg vetėm pse brohoriti publikisht nė Shkodėr “Rroftė Shqipėria” (K. Prifti, Dervish Hima)
Prof.dr.Ramiz ABDYLI
Isa Boletini, njėri nga figurat kryesore tė Lėvizjes Kryengritėse Shqiptare, doli fuqishėm nė skenėn politike nė fillim tė shekullit tė kaluar, atėherė kur u kėrcėnuan trojet tona lindore nga synimet ekspansioniste serbomėdha e bullgaromėdha, prapa tė cilave qėndronte Rusia. Ky projekt nxori krye kur Perandoria Osmane u detyrua nga Fuqitė e Mėdha tė pranonte hapjen konsullatės ruse nė Mitrovicė (mė 1902).
Projekti u konkretizua me Marrėveshjen e Myrcshtegut (23 tetor 1903), u nėnshkrua nga Rusia dhe Austro-Hungaria, qė mė pas u mbėshtet edhe nga Fuqitė e Mėdha. Rusia dhe Austro-Hungaria deklaruan se Marrėveshja lidhej pėr tė ruajtur status quonė nė pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane. Nė kėtė kuadėr parashihej tė zbatoheshin “reformat” nė “tri vilajete maqedone” (Vilajeti i Selanikut, i Manastirit dhe i Kosovės), pėr tė mbrojtur “popullsinė e krishterė” (sllave).
Por nga reforma anashkaloheshin shqiptarėt e dy vilajeteve (i Kosovės dhe i Manastirit), qė banoheshin me shumicė shqiptare. Rusia, Franca e ndonjė fuqi tjetėr u zotuan se do tė ndėrrohej struktura e popullsisė sė dy vilajeteve shqiptare nė favor tė popullsisė sllave, qė u argumentua edhe me statistika tė rreme tė pėrbėrjes etnike tė popullsisė sė kėtyre vilajeteve. Nė kėtė funksion u vunė nė veprim edhe demografė serbė e bullgarė, si J. Cvijiqi, V. Kenēevi etj., qė plotėsuan kėtė kuadėr me shifra tė rreme.
Projekti sllavomadh u demaskua fund e krye nga drejtuesit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare para opinionit tė brendshėm dhe tė huaj, ndėrsa lajmi pėr hapjen e konsullatės ruse nė Mitrovicė shkaktoi vargun e kryengritjeve shqiptare nė krye me Isa Boletinin. Nga kjo kohė ka fillin dosja e Isa Boletinit, e pėrbėrė nga njė varg dokumentesh tė Shėrbimit Sekret tė Portės sė Lartė, qė gjendet nė Arkivin e Kryeministrisė sė Republikės sė Turqisė nė Stamboll.
Nga dokumentet e kėsaj dosjeje mėsohet se Isa Boletini ishte kundėrshtar i pėrbetuar i “reformave”, sidomos kundėr hapjes sė konsullatės ruse nė Mitrovicė. Pėr kėtė ai e shprehu mllefin me veprime tė armatosura kundėr autoriteteve vendore tė zonė sė Mitrovicės e mė gjerė. Porta e Lartė ndėrmori njė varg masash pėr t’i penguar veprimet e tij kundėr kėsaj konsullate, sepse kishte marrė obligim nga Rusia dhe Franca.
Kjo vėrehet nė telegramin e Inspektoratit tė “Vilajeteve Perandorake”, qė urdhėronte komandantin e Divizionit tė Mitrovicės, Shemsi Pashėn qė tė ndėrmerrte masa pėr tė “penguar rebelimin nė Arnautlluk”, ku protagonist kryesor ishte pikėrisht Isa Boletini [T. C. Başbakanlik Arşiv Genel Müdülüĝü, Istanbul, F.Dh, Mui, 9-2,46, Telegram i Inspektorit tė Rumelisė, Hysen Hilmi Pashės,2 şeval 1319 (12 janar 1902)].
Pėr tė evituar Lėvizjen Kryengritėse, valiu i Kosovės, Reshat Pasha, kėrkonte nga Porta e Lartė tė miratonte propozimin e tij pėr arrestimin e Isa Boletinit, si “bartės kryesor i trazirave nė Mitrovicė e nė zonėn pėr rreth”. Mirėpo, ai tėrhiqte vėrejtjen se arrestimi i kėtij drejtuesi tė shquar tė Lėvizjes Kryengritėse nuk ishte punė e lehtė, sepse ishte i pasuar nga qindra luftėtarė.
Mė tej zyrtari i lartė osman tėrhiqte vėrejtjen se pėr kapjen e tij pėrbėnte vėshtirėsi edhe fakti se ai zotėronte “pozitėn strategjike” nė Boletin, dhe se kulla e tij vlerėsohej “kėshtjellė”. Prandaj pėr mposhtjen e forcave tė tij e tė kullės kėrkohej nga Stambolli tė “vihej nė pėrdorim artileria e rėndė”. Njėherėsh, pėr njė veprim tė tillė, kėrkohej paraprakisht nga Kryeministria, pėrsėritja e urdhėresės pėr arrestimin e tij (qė lė tė kuptohej se njė urdhėresė e tillė ishte lėshuar mė parė nga Ministria e Brendshme).
Urdhėresa ishte e nevojshme, sipas tij, ta bėnte tė njohur, sidomos pėr qarqet diplomatike dhe opinionin e huaj, dėrgimin e forcave tė reja nė Mitrovicė. Kėrkohej njėkohėsisht dėrgimi i “njė numri tė konsiderueshėm ushtarėsh, sė bashku me njė sasi topash”, kundėr, siē shprehej, “prijėsit misterioz”. Valiu radhiste katėr arsyet pėr organizimin e ekspeditės se re kundėr Isa Boletinit.
E para, sepse insistimi i tij mbėshtetej edhe nga komandanti i forcave osmane tė Rumelisė (lexo: pjesa evropiane e Perandorisė); e dyta, se ky ishte insistim edhe i konsujve tė Fuqive tė Mėdha nė Manastir e nė Shkup, e treta, se ekspedita duhej tė organizoj edhe pėr shkak tė “ankesave tė tė krishterėve”, qė nėnkuptonte minoritetin serb nė veri tė Mitrovicės, qė gjithnjė manipulohej nga Beogradi e nga Moska. Nė fund: valiu vinte nė dukje faktin se “Isa Boletini kishte udhėhequr kryengritjen nė Kosovėn Veriore”, dhe vepronte nė trevėn e Mitrovicės po thuaj sikur tė ishte qeveri” (Telegram i valiut tė Kosovės, 7 korrik, 1902).
Lėvizja kundėr konsullatės ruse mori karakter tė kryengritjes sė pėrgjithshme pas fillimit tė punės sė saj me 7 maj 1902. Fillimi i punės sė saj u shoqėrua me kryengritje tė njėpasnjėshme, gjithnjė nėn udhėheqjen e Isa Boletinit. Kryengritėsit ia dolėn tė depėrtonin deri nė periferi tė Mitrovicės. Ata do ta shtinin nė dorė qytetin, sikur tė mos pengoheshin nga artileria e rėndė osmane.
Konsulli rus, Grigorije Stepanoviē Sēerbin thuhej se u “tmerrua nga mundėsia e depėrtimit tė rebelėve” nė zyrėn e tij. Kjo qe arsyeja qė ky konsull u detyrua ta braktiste qytetin dhe tė kalonte nė konsullatėn e vendit tė tij nė Shkup. Atje ai sajoi njė varg raportesh tė rrejshme mbi “dhunėn e shqiptarėve” nė Kosovė (“Prepiska o Arbanaskim nasiljima u Staroj Srbiji”), qė makineria dir4plomatike ua shpėrndau fuqive tė tjera.
Rusia dhe Franca detyruan Perandorinė Osmane ta largonte Isa Boletinin nga Mitrovica. Largimi i Isa Boletinit nga Mitrovica, sipas dokumenteve vijuese tė dosjes qe “punė e vėshtirė”, sepse kishte mbėshtetjen e “mijėra rebelėve”. Qeveritarėt osmanė, nė tetor tė vitit 1902, patėn disa takime me Isa Boletinin. Nė to u diskutua si variant mė i “pėrshtatshėm” kalimi i tij “pėr njė kohė nė Stamboll”.
Sė fundi kuptohet se nė bisedėn qė pati Isa Boletini me sekretarin e pallatit perandorak nė Mitrovicė, ishte bindur tė shkonte atje “bashkė me njerėzit e tij, me armatim”. Atij i garantohej se “nuk do t’i ndodhte asnjė e keqe” atje (Telegram i valiut tė Kosovės, 15 tetor 1902). Megjithatė, Isa Boletini hezitoi pėr njė kohė ta braktiste Mitrovicėn. Kjo provohet me njė dokument tė mėvonshėm, nė tė cilin kėrkohej tė ndėrmerreshin “tė gjitha masat pėr tė ruajtur konsullin rus nė Mitrovicė” (Telegram Shtabit tė Truparmatės sė Tretė nė Selanik,10/23 tetor,1902).
Nė dokumentin vijues provohet se Isa Boletini pranoi tė shkonte nė Stamboll, pas bisedės qė kishte pasur me Shemsi Pashėn nė Mitrovicė (Raport nga selia e Shtabit tė Divizionit nė Mitrovicė, 24 tetor 1902). Nuk thuhet nė dokumente si u bind Isa Boletini tė shkonte nė Stamboll. Duket se ai pranoi tė bėnte kėtė meqė kishte pasur dorėzanė Beqir beun e Bihorit, njeri i oborrit perandorak.
Me gjithė largimin e Isa Boletinit nga Mitrovica, kthimin e konsullit rus nė Mitrovicė e kundėrshtuan me forcėn e armėve pasuesit e tij, qė ishin me mijėra. Qindra prej tyre u vranė nga gjylet e topave osmanė nė periferi tė qytetit. Atėherė u vra edhe konsulli rus nga njė ushtar shqiptar. Kjo ndodhi nė kohėn kur Shēerbini po i komandonte topēinjtė osmanė qė duhej tė qėllonin nė pozicionet e luftėtarėve shqiptarė. Pėr vrasjen e konsullit flitet nė njė dokument tė dosjes se Isa Boletinit.
Nė tė vihet nė dukje se ky udhėheqės i shquar e Lėvizjes Kryengritėse kishte pasur ndikimi tė madh jo vetėm te kryengritėsit, por edhe nė radhėt e ushtarėve shqiptarė tė ushtrisė osmane. I raportohej Stambollit se autor i atentatit ishte Ibrahimi (Halit Ibrahim Popofci, shqiptar nga fshati Sukė i Gjilanit), qė ishte dhjetar i togės sė Taborit tė Katėrt tė Regjimentit 17 tė ushtrisė sė rregullt osmane.
Thuhej se Shēerbini ishte qėlluar nga Ibrahimi me pushkė tė tipit mauzer. Pas atentatit eprorėt e Ibrahimit urdhėruan ushtarėt e togės sė tij tė qėllonin mbi tė. Ibrahimii mori plagė tė rėnda, u arrestua dhe mė pas vdiq nė burgun ushtarak tė Shkupit (Telegram i shifruar nga Shkupi, dėrguar zyrės kryesore pėr korrespodenca nė Stamboll, 31 mars 1903). Konsulli rus pak para se tė vdiste kishte deklaruar se ishte “viktima e parė nė historinė e re serbe, pėr ēlirimin e Serbisė se Vjetėr”.
Pėr qėndrimin katėrvjeēar tė Isa Boletinit nė Stamboll (1902-6), flitet vetėm nė njė dokument tė dosjes sė tij, i dalė nga kėshilltari i Vezirit tė Madh, nė fund tė dhjetorit tė vitit 1905. Sipas kėtij dokumenti, Isa Boletinit iu dha vendimi nga Ministria e Pyjeve, Xeheve dhe e Bujqėsisė, bashkė me njė ferman (urdhėr) perandorak, me leje pėr tė filluar punimet Fabrika e Gurėve tė Mullinjve nė Boletin, si dhe iu akordua titulli bej. Nė fund tė dokumentit thuhet se Isa Boletini kishte blerė edhe ēifligun nga Ali Hasani (kėshilltari i Vezirit tė Madh, Jakupi, 21 dhjetor 1905).
Ndonjė studiues, duke u mbėshtetur nė fermanin e sulltan Abdyl Hamidit II, ka hedhur tezėn se Isa Boletini mbėshteste sulltanin dhe politikėn e tij. Dihet se titulli beut nė Perandorinė Osmane jepej mbi bazėn e njė prone tė caktuar, ose i jepej ushtarakėve dhe administratorėve tė lartė. Pėrpjekjet pėr ta paraqitur Isa Boletinin si i pėrkėdheluri i sulltanit nuk u bėjnė ballė argumenteve.
Isa Boletini u kthye nė vendlindje pas izolimit 4-vjeēar, mė 1906. Nė dokumentin e parė tė kėsaj kohe nuk vihet nė dukje data e saktė e kthimit, por bėhet e ditur se Isa Boletini “i shoqėruar nga njerėz tė tij” kishte “udhėtuar nė Novi Pazar” (Njohtim i valiut tė Kosovės, dt 3 mars 1906). Nuk thuhej se cili ishte synimi i shkuarjes sė tij nė atė qytet. Nga dokumente tė proveniencave tė tjera ėshtė provuar se Sanxhaku i Jeni Pazarit ishte pjesė pėrbėrėse e Lėvizjes Kryengritėse tė Isa Boletinit, ku ai kishte lidhur prej kohesh miqėsi me disa atdhetarė tė asaj krahine.
Nga fillimi i gushtit 1908 Isa Boletini rishfaqet nė dokumentet e dosjes sė tij me njė veprimtari tė ngjeshur. Sipas informacioneve tė mbledhura nė terren tė njerėzve tė mytesarifit tė Prishtinės, provohet se ai ishte vėrejtur me disa bashkėveprimtarė tė tij, “duke lėvizur fshehurazi” nė viset e kazasė sė Vushtrrisė dhe nė kazanė e Shkupit, ku po bėnte “veprime antiligjore kundėr shpalljes sė Kushtetutės” (Raport shtesė, dt. 8 gusht 1908).
Pretendimi pėr ta paraqitur Isa Boletinin “luftėtar kundėr Kushtetutės” bie ndesh me njė dokument tjetėr tė dosjes sė tij. Rrjedhimisht, nė raportin e Hysni Hilmi Pashės thuhet se mijėra kryengritės shqiptarė tė armatosur bashkė me udhėheqėsit e tyre ishin afruar dy orė larg Shkupit dhe qėllim i tyre ishte tė hynin nė kryeqytetin e Vilajetit tė Kosovės pėr tė marrė pjesė nė manifestimin e shpalljes sė Kushtetutės, ku do tė “shtronin disa kėrkesa, dhe nė krye tė tyre ishte “rebeli Isa Boletini”.
Qeveritarėt rinj osmanė qė kishin ardhur nė pushtet edhe me mbėshtetjen fuqishme tė shqiptarėve, nuk lejuan masėn e madhe tė shqiptarėve tė merrte pjesė nė atė manifestim. U lejuan vetėm 60 pėrfaqėsues tė tyre (Telegram i Inspektorit tė Rumelisė Dėrguar Portės sė Lartė, dt. 25 korrik 1908). Isa Boletini nuk pranoi tė ndahej nga pasuesit e tij.
Nga dokumente tė huaja dihet se Isa Boletini, ishte nė radhėt e drejtuesve tė Kuvendit tė Ferizajt (5-23 korrik 1908) dhe mbėshteti telegramin qė iu dėrgua sulltanit nga ky kuvend pėr ta detyruar atė tė shpallte Kushtetutėn (22 korrik 1908). Konsulli austro-hungarez nė Mitrovicė e cilėsonte Isa Boletinin si “figurėn kryesore tė ngjarjeve tė korrikut 1908”. Kjo provohet edhe nga dokumente tė tjera.
Isa Boletini ishte ndėr tė parėt drejtues tė Lėvizjes Kryengritėse qė u bind se premtimet e turqve tė rinj, qė u ishin dhėnė shqiptarėve para se tė vitin nė pushtet kishin qenė farsė. Kjo bindje dėshmohet edhe nga studiuesja E. Durham, qė e vizitoi atė kohė Shqipėrinė, e cila e thotė se “shqiptarėt qė kėrkuan Kushtetutėn e Abdylmexhidit, ishin mashtruar” (Durham Twenty Years, fq.191-2). Pėr mė tepėr tė gjithė ata shqiptarė qė shfaqėn aspirata tė qarta kombėtare pas ngadhėnjimit tė Revolucionit, u sanksionuan nga regjimi i dalė prej tij. Dervish Hima u dėnua me burg vetėm pse brohoriti publikisht nė Shkodėr “Rroftė Shqipėria” (K. Prifti, Dervish Hima).
Isa Boletini iu kundėrvu me forcėn e armėve edhe regjimit tė turqve tė rinj nga fillimi i gushtit 1908 (Raport i dt. 6 gusht 1908). Pas pėrleshjeve tė para me ushtrinė osmane (nė gjysmėn e dytė te shtatorit 1908 (Telegram, 24 shtator 1908), Isa Boletini u shpall “reaksionar” dhe kundėr tij u ndėrmorėn masa ushtarake (Raport i Truparmatės sė tretė, 30 shtator 1908), por ai shoqėrohej me njerėz tė armatosur. Nė njoftimin e kajmekamit tė Mitrovicės, Hajdar beut, qė ia drejtonte Komandės sė Truparmatės sė Tretė, bėhej e ditur se “Isa Boletini ėshtė vėrejtur nė rrethinat e Pejės dhe tė Mitrovicės nė takime tė fshehta pėr organizimin e kryengritjes sė armatosur” (Telegram. dt. 17 tetor 1908).
Komanda e Truparmatės sė pėrmendur njoftonte Ministrinė e Brendshme se Isa Boletini po bėnte pėrgatitje pėr “aktivitete tė armatosura ushtarake” (Shkresė e Truparmatės sė Tretė, dt. 17 tetor 1908). Nė fakt Isa Boletini me drejtues tė tjerė tė kryengritjeve organizoi njė mbledhje tė fshehtė “pėr rezistencė tė re kundėr rendit tė ri” dhe “po zhvillonte aktivitete tė armatosura ushtarake (Raport,17 tetor 1908).
avatar
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 11360
Regjistruar mė : 23/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi