» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

12 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 12 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Nait Hasani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nait Hasani

Mesazh nga Dardania prej Wed 08 Jul 2015, 16:02



Nait Hasani (15 janar 1965, nė fshatin Randobravė) ėshtė njė aktivisė shqiptar.

Biografia

Baca Adem ju tregon; Une e di veten se ne burgjet e ish jug. kam qendrue per ti pergjue tjeret qe a jan kundra serbise. Por dua tju them se edhe Nait Hasani e din mire se ku gjindet Ukshini.Pak me vonese por ma mire dikur se kurr hiq. Nait Hasani lindi mė 15 janar tė vitit 1965 nė fshatin Randobravė, komuna e Prizrenit, nga prindėrit: babė Xhemaliu dhe nėnė Fahria (mbiemri i vajzėrisė Hoti nga Samadraxha). Naiti ka tė kryer Fakultetin Filologjik nė Universitetin e Prishtinės. Veprimtaria e tij ishte e hershme, qe nga shkolla e mesme e pastaj ne Unionin Studentor. Prandaj qysh herėt filloj tė pėrndjeket nga policia.

Herėn e parė ėshtė dėnuar nė Gjykatėn e Qarkut tė Prizrenit, me 3 vite e gjysmė, nga kryetari i Gjykatės sė Qarkut tė asaj kohe, Orhan Rekathati. Dėnimin e ka vuajtur deri nė ditėn e fundit dhe ka qėndruar nė shumė burgje nėpėr Kosovė (Prizren, Gjilan, Dubravė). Ėshtė liruar mė 2 qershor tė vitit 1987 nga burgu i Mitrovicės.

Pėr herė tė dytė u dėnua mė 27 shtator tė vitit 1988, nga e njejta Gjykatė me 6 vite e gjysmė burg. Kėsaj radhe i vuan vetėm 19 muaj burg, meqė bėhet amnestia pėr tė gjithė tė burgosurit politik. Nga burgu lirohet me 23 prill tė vitit 1990.

Pėr herė tė tretė arrestohet nė nėntor tė vitit 1992 dhe mbahet 40 ditė nė burg.

Herėn e fundit(tė katėrtėn) arrestohet mė 28 janar tė vitit 1997. Kėsaj here Naiti kindapohet dhe pėr njė muaj nuk ėshtė ditur asgjė pėr fatin e tij. Pas dy ditėsh ai ishte dėrguar nė spitalin e Prishtinės nė gjendje tė pavetėdijshme me lėndime tė rėnda nė kokė, nė stomak dhe krahrorė (i kishte dy brinjėt e thyera). Nė spital ishte i evidencuar si personi N.N. Nga spitali nxirret nė gjendje tė pavetėdijshme dhe vetėm pas njė muaji kuptohet se ai ishte mbajtur nė njė bazė tė fshehtė tė sigurimit sekrtet shtetėror nė Ajvali. Gjatė tėrė kėsaj kohe ndaj ti ishin pėrdorur torturat mė ēnjerėzore. Pas gjashtė muajsh i ngritet aktakuza, kurse pas nėntė muajsh fillon gjykimi, i cili zgjat njė muaj e njėzet ditė.

Vuajtja nė Burgjet Serbe

I vetmi njeri i burgosur qe ka patur te drejte te shetisi neper korideret e burgjeve dhe me dal ne qytet kur te doje ka qen Nahit Hasani.Po t'kishte qen aq trim serbet nuk e kishin len ne jete kete shetites.

Naiti gjatė seancės kryesore, nė fjalėn e mbrojtjes, dhe fjalėn pėrfundimtare, do tė paraqes pikėpamjet e tij politike, do tė njoftoj opinionin e brendshėm dhe atė ndėrkombėtar se kush po bėn terror nė Kosovė, si dhe do tė parashikoj se ēka do tė ndodhė nė tė ardhmėn e afėrt. Ai nė gjyq tha: "Kosova do tė fitoj nė qoftė se jo me dialog atėherė do tė fitoj me luftė". Naiti nuk frikohej nga dėnimi qė do ti shqiptohej sepse ishte i sigurtė se populli i tij nuk po e dėnonte, atė po e dėnonte gjyqi i okupatorit, por brengosej se nė kohėn kur mė sė shumti kishte nevojė populli pėr ndihmėn e tij, ai nuk mund ti ndihmonte. Ai tha: "Edhe 101 vite po tė mė dėnoni nuk do tė brengosem, por brengosem se nuk po mund t’i ndihmoj popullit tim". Nė kėtė gjykim Naiti dėnohet me 48 vite burg. Por me qenė se sipas ligjit penal te Jugosllavisė dėnimi maksimal ishte 20 vjet, atėherė Naiti dėnohet me 20 vjet burg tė rėndė. Gjatė gjitė kohės sė mbajtjes sė tij nė burg, ai do tė maltretohet fizikisht dhe psiqikisht nga organet e burgut, por do tė qėndroj gjithnjė stoik dhe i papėrkulur.

Pasi qė lufta kishte filluar nė Kosovė, nė qershor tė 1998, nė qelinė e burgut nė Prishtinė, vjen pėr ta vizituar ministri serb i drejtėsisė dhe e pyet:"Se ēfarė mendon tė bėj pas njėzet vjet burgimi?", Naiti i pėrgjigjet: " Jo pas njėzet viteve, por pas njė kohe shumė tė shkurtėr, unė do tė jem i lirė, kurse ju do tė jeni tė burgosur". Me 16 qershor tė vitit 1998 sė bashku me disa shokė tė tjerė e dėrgojnė nė burgun famėkeq tė Mitrovicės sė Sremit. Nė kėtė burg ai do tė mbahet shumė kohė nė vetmi dhe do tė maltretohet fizikisht dhe psiqikisht pandėrprerė pėr njė kohė tė gjatė. Gjatė qėndrimit nė kėtė burg, drejtori i kėtij burgu, ia kishte sjellur nė qeli pėrveē delegacioneve tė tjera edhe kriminelin Arkan pėr ta frikėsuar. Por, Naiti si gjithnjė, ishte sypatrembur dhe ky provokim fare nuk bėnte pėrshtypje tek ai. Pas qėndrimit mbi dhjetė muaj nė kėtė burg tė tmerrshėm, bashkė me shokė e kėthejnė nė burgun e Nishit, ku e pret kordoni i gardianėve pėr ta torturuar atė dhe shokėt e tjerė. Derisa njė tė burgosur qė ishte para tij e kishin goditur me njė mjet tė fortė dhe ai ishte alivanosur, kurse gardianėt vazhdonin ta godisnin, Naiti arrin ta mbuloj tė lėnduarin dhe tė njejtėn kohė e bartė pėr nė dhome, kurse goditjet dhe shfryerja e mllefit shoven tė gardianėve vazhdonte nė trupin e Naitit. Pas tri ditėve tė qėndrimit nė Nish (26-29 prill 1999) e transferojnė nė burgun e Dubravės. Naiti ishte i sigurtė se grumbullimi i tė gjithė tė burgosurve shqiptarė nė burgun e Dubravės bėhej me qėllime tė caktuara dhe e dinte se pėrfundimi do tė ishte tragjik, ashtu edhe ndodhi. Pas bombardimit tė burgut nga aeroplanėt e NATO-s, ku vriten 23 tė burgosur dhe plagosen shumė tė tjerė nė mesin e tė cilėve ishte edhe Naiti, 22 dhe 23 maj gardianėt, policėt, ushtarėt dhe paramilitarėt si dhe tė burgosurit serb, do tė vrasin edhe mbi 150 tė burgosur tė tjerė si dhe do tė mbesin shumė tė plagosur (mbi 200). Naiti edhe pse i plagosur rėndė nė krahėror, ai kurrė nuk do tė ndalet nė organizimin dhe dhėnien e ndihmės sė parė tė plagosurve. Nė ato ditė tė tmerrit, kur kriminelėt serb vrisnin tė burgosurit shqiptarė me gjakftohėsinė mė tė madhe dhe pandėrprerė, tė burgosurit e nė veēanti tė plagosurit, mbėshtetjen mė tė fuqishme e shihnin pikėrisht te Naiti, i cili me vullnetin dhe moralin e tij, arrinte tė mbillte optimizmin tek tė burgosurit.

Naiti edhe nė momentin (23 maj 1999) kur ishte e sigurtė se tė gjithė tė burgosurit shkonim drejt vdekjes arrin tė gjej forcė dhe ju drejtohet atyre duke ju thėnė: "Ne sot po vritemi por ky gjak i yni do tė siguroj lirinė e Kosovės, tė cilėn e dua mė shumė se veten time". Pas kėtyre fjalėve tė gjithė tė burgosurit u pėrshėndetėn e u pėrqafuan dhe u nisėn drejt vdekjes pa u frikėsuar. Pra, ishin fjalėt e Naitit tė cilat atyre u dhanė motiv dhe guxim. Fatbardhėsisht, kėsaj radhe, nuk ndodhi ajo qė kishte ndodhur vetėm njė ditė mė parė kur pas njė rreshtimi qė u kishin bėrė tė burgosurve, i kishin gjuajtur ata prej tė gjitha anėve dhe me gjithė arsenalin ushtarak qė kishin pasur.

Me 24 maj Naitin e dėrgojnė nė burgun e Lypjanit ku pas 17 ditė qėndrimi nė kėtė burg, me 10 qershor 1999 e dėrgojnė nė burgun e Pozharevcit, dhe ashtu tė plagosur e maltretojnė fizikisht deri nė alivanosje. Pas qėndrimit afėr katėr muajsh nė kėtė burg e dėrgojnė pėrsėri nė burgun e Mitrovicės sė Sremit, ku do tė mbahet deri nė rrebelimin e tė burgosurve serb. Pas kėtij rrebelimi, Naiti transferohet nė Burgun Qendror tė Beogradit, burg nė tė cilin kushtet janė shumė tė kėqija. Por Naiti edhe pse ende me predhė nė krahėror dhe gjendje shėndetėsore jo tė mirė qėndron burrėrisht dhe i papėrkulur, ashtu siē qėndrojnė edhe shumė shokė tė tjerė. Naiti me shokė qėndrojnė dhe e mbajnė kokėn lart, por vallė si qėndron dhe si ndihet bashkėsia ndėrkombėtare kur lejon pushtetin serb t’i mbaj ende nėpėr burgje shqiptarėt qė deshėn tė jetojnė edhe ata tė lirė sikur edhe popujt tjerė?! Pushteti serb i di vlerat qė i ka Naiti, prandaj edhe nuk e liron. Po si lejon bashkėsia ndėrkombėtare sjelljet kaq cinike tė pushtetit serb?

Lirimi i Naitit me shokė do tė sjellte energji tė re nė Kosovė. Ata do tė sjellin stabilitet nė Kosovė, sepse pa lirimin e tyre nuk do tė ketė qetėsi nė Kosovė.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10679
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi