» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Bedri Dedja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bedri Dedja

Mesazh nga Dardania prej Wed 08 Jul 2015, 14:49


Bedri Dedja lindi nė vitin 1930 nė Korēė, studioi nė Moskė psikologjinė dhe pedagogjinė e letėrsisė pėr fėmijė, ėshtė shkrimtar shqiptar. U nda nga jeta nė 13 prill tė vitit 2004.

Biografia

Bedri Dedja, Akademik dhe profesor nė fushėn e pedagogjisė dhe psikologjisė,ka qenė njė personalitet shumėplanėsh nė krijimtarinė letrare shqiptare pėr tė vegjėlit dhe atė shkencore pėr tė rriturit: poet e prozator, pėrrallėtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, pėrkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisė, pedagogjisė e historisė sė arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisė sė letėrsisė shqiptare pėr fėmijė. Fitues i shumė ēmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtės i "Ēmimit tė Republikės", "Urdhėrit Naim Frashėri" dhe titullit "Mjeshtėr i Madh", Bedri Deja ėshtė vlerėsuar gjithashtu nga Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh, duke zėnė vend nė Vėllimin e XVI tė biografive si autor i shquar i shekullit XX. Bedri Dedja ka lindur nė Korēė mė 20.11.1930. Shkollėn fillore e kreu nė Shkodėr ndėrsa gjimnazin e pėrfundoi nė qytetin e Durrėsit. Mė pas studioi nė Universitetin e Moskės dhe u diplomua shkelqyeshėm nė vitin 1953 nė disiplinat e pedagogjisė, psikologjisė dhe njėkohėsisht tė letėrsisė pėr fėmijė. Pas pėrfundimit tė studimeve universitare, pėr 40 vjet ka qenė lektor dhe Profesor titullar i lendeve tė psikologjise dhe pedagogjisė nė Universitetin e Tiranės dhe pėr njė periudhė 5 vjeēare (1975-1980) edhe nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Elbasanit. Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta mė 13 prill 2004, ka qenė Anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė. Paralelisht me veprimtarinė pedagogjike, deri nė vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit tė Lartė Pedagogjik Tiranė, Kryeredaktor i Revistės "Fatosi" dhe Gazetės "Mėsuesi", Drejtor i Drejtorisė sė Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit tė Studimeve Pedagogjike nė Ministrinė e Arsimit, Zėvendėsministėr i Arsimit dhe Kulturės si dhe Sekretar i Pėrgjithshėm Shk
encor i Akademisė sė Shkencave. Bedri Dedja ka qenė pėr shumė vjet anėtar i Shoqatės Botėrore tė Psikologėve, Kryetar i Shoqatė Kombėtare tė Psikologėve si dhe Kryetar i Shoqatės Shqiptare tė Shkrimtarėve pėr fėmijė. Bedri Dedja gjithashtu ka qenė anėtar i Redaksisė sė pėrgjithshme pėr hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkėautor dhe redaktor pėrgjegjės i botimit tė Akademisė sė Shkencave dhe Ministrisė sė Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra tė tij janė pėrkthyer e botuar jashtė Shqipėrisė si nė Maqedoni, Kosovė, Greqi, Rumani, Kinė e Zvicėr.

Burimet : Kjo biografi dhe tė dhėnat janė bazuar nė Tekstin Historia e Letėrsisė Shqiptare pėr Fėmijė tė Dr. Astrit Bishqemi, Universiteti "A.Xhuvani" Elbasan, Botimet Sejko - 2001, fq. 287-289 duke u plotėsuar vetėm me tė dhėnat e reja dhe botimet pas vitit 2001

Tituj tė veprave
Bedri Dedja, ka botuar:

Novela:

Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit (1954)
Njė udhėtim i rrezikshėm (1961)
Kercėnimi i thonjve kozmikė(1976)
Pėrrallėmadhja (1998)
Vėllime me tregime e pėrralla :

Pėrralla popullore mbi kafshėt (1957)
Pėrralla e tre vėllezėrve (1958)
Kallėzimet e gjyshe pastėrtores (1960)
Kapiteni i shtėrngatės (1970)
Pėrralla e shpatave tė arta (1976)
Pėrralla e lepurit dhe e breshkės (1976)
Bariu i vogėl nė mal tė thatė (1979)
Pėrralla njėmbėdhjetėkatėshe (1996)
Pėrralla tė zgjedhura (1997)
Pėrrallat e Zvicrės (2002)
Vjersha dhe poema:

Numrat (1959)
Shkolla e pyllit (1967)
Artan Borizani dhe ēeta e tij (1970)
Garda partizane (1972)
Patoku nė plazh (1975)
Poezi tė zgjedhura pėr fėmijė (1975)
Beni shkon nė malėsi me familje dhe shtėpi (1976)
Gjashtė poema pėr kalamaj (1976)
Vera, Genti e Driloni (1985)
Romane:

Shoku i braktisur (1957)
Kalamajtė e pallatit tim Vol.I (1972), Vol.II (1979)
Republika e 1100 ēudirave (1975)
Nėpėr korridoret e thella tė Jonit (1976)
Met partizani (1981)
Si u rrit njė komisar (1986)
Alarmet e qytetit Sdikuisht (1989)
Kacamicri rreth globit (1993)
Si katėr fėmijė u bėnė biznesmenė (1996)
Qyteti me tri kėshtjella (1998)
Sikuriada (2002)
Presidenti i Planetit tė Kuq (2006, botuar post mortum)
Pjesė teatrale :

Gjyqi i Maēokut (1962)
Kryengritje nė pallat (1972)
Publicistikė :

Biseda me pionierėt (1986)
Nėpėr ravat e jetės - Kujtime (2001)
Duke ecur kontinenteve - Pėrshtypje udhėtimesh (2004) ;
Pėrkthime nga gjuha ruse :

L. Tolstoi - Tregime dhe pėrralla pėr fėmijė (1954) ; Robi i Kaukazit (1959)
V.Majakovski - Pėr fėmijėt (1954) ; Lexo, shėtit e fluturo (1958) ; Ē'ėshtė mirė e ē'ėshtė keq (1966)
N.Nosov - Tregime (1954) ; Aventurat e Dinpakut dhe shokėve tė tij (1957) ;
M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955)
A.S.Pushkin - Pėrralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956) ;
H.K.Andersen - Pėrralla (1956) ;
M.Gorki - Jashka,Samovari (1957) ;
Sh.Péro - Maēoku me ēizme (1958) ; Pėrralla ruse (1998, pėrshtatje e shqipėrime nga 18 autorė) ;
Studime dhe vepra shkencore :

Edukimi i marrdhėnieve tė drejta midis djemve dhe vajzave nė familje (1956) ;
Psikologjia pėr shkollat e mesme (1959) ;
Letėrsia pėr fėmijė (1961, 1964, 1966, 1975, 1983) ;
Psikologjia pėr shkollat e larta (bashkėautor 1965, 1985, 1987) ;
Mbi rrugėt e perfeksionimit tė sistemit tė sotėm tė edukatės familjare (1966) ;
Politika dhe Pedagogjia (1967) ;
Tradita dhe probleme tė letėrsisė shqipe pėr fėmijė (1971) ;
Shėnime mbi historinė e mendimit pedagogjik shqiptar (1972) ;
Burimet e letėrsisė shqipe pėr fėmijė (1978) ;
Shkrime mbi letėrsinė pėr fėmijė (1978) ;
Studime mbi problemin e metodave tė tė mėsuarit nė shkollė (1978) ;
Didaktika (bashkėautor 1986) ;
Drejt enigmave tė psikikės sė njeriut (1989) ;
Psikologjia Sociale (1990) ;
Sekreti i talentit (1998).

Mirėnjohje
Profesor
Anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė
Laureat i Ēmimit tė Republikės
Laureat i Urdhėrit "Naim Frashėri"
"Qytetar Nderi" i Qarkut te Beratit
Laureat i Titullit "Mjeshter i Madh"

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10844
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi