» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Vuajtja....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vuajtja....

Mesazh nga Dardania prej Sun 14 Jun 2015, 00:30

Vuajtja ėshtė dhimbje thellė shpirtėrore apo fizike pėr njė kohė tė gjatė. Nė tė kaluarėn, vuajtja shpirtėrore shpjegohej si futje e sė ligės apo ndiejna e nderit tė lėnduar ndėrsa nė kohėn moderne ndjena shpirtėrore e dhimbjes dhe e mėrzisė. Si vuajtje fizike merren dhimbjet e trupit dhe sėmundjet e llojeve tė ndryshme qė zgjasin pėr njė kohė tė gjatė. Vuajtja ėshtė dukuri plotėsisht shpirtėrore edhe pse ka anime pėr tė treguar se nisma e vuajtjes ėshtė dhimbja, ajo fizike. Sėmundjet dhe dhimbja janė vetėm njė nga pikėnisjet e shumta por ata nuk janė as nga larg element kryesor sepse nė kėtė moment, me farmakologjinė e sotshme, ėshtė lehtė tė ndalet dhimbja dhe me kėtė edhe vuajtja. Pra dhimbja nuk ėshtė primare nė krijimin e njė gjendje shpirtėrore tė quajtur vuajtje, aq mė tepėr kurrė ajo mund tė jetė edhe burim hareje dhe lumturie. As dergja e gjatė nuk ėshtė ndonjė element kyq i vuajtjes. Dijmė se numri mė i madh i tė handikapuarėve fizik nuk ndjenė as prej sė largu vuajtje permantente. Pjesa dėrmuese thonė se janė tė lumtur me mundėsitė qė kanė dhe janė tė kėnaqur me jetėn e tyre. Pėrpos kėsaj dhimbjet kohėshkurta si ajo e nėnės qė lind foshnjen ; sportisti qė lėndohet nė ēastin kurr arrin njė rezultat tė lartė, rekordmenėt e ndryshėm qė kalojnė etapa tė mbushura me peripeci fizike ; tė gjithė kėta i harrojnė dhimbjet sepse rrėnjėsorja ėshtė lumturia, hareja dhe gėzime tė tjera tė shumta shpirtėrore. Burimet dhe plagėt e vuajtjes, plagėt shpirtėrore, dobėsitė dhe zbritja e vetvetes nė mohim, zia qė ndez shpirtin, e kaluara qė ndjek me akuza ose ndjenja e lėshimeve tė rasteve e mundėsive tė pakėthyeshme janė burimi thelbėsor i dhimbjes sė quajtur vuajtje. Mirėpo a ėshtė kjo e gjitha? Natyrisht se ky kapitull nuk mundet tė mbyllet me kėtė pasiqė kjo gjendje shpirtėrore varet dhe formohet nga shumė pėrbėrje e pėrjetime tė tjera jetėsore dhe si pėrfundim krijon personalitetin, ego-nė. Nuk sjell dobi tė madhe as dėfrimi (film, teatėr, muzikė, humor), as zhytja nė doza tė forta dehėse (alkool, drogė), e as dhėnia pas lojėrave tė fatit. Vuajtja ritet dhe shkrihet nė identitetin e subjektit i cili kėrkon vetėm tė paraqitet nė format mė tė rėnda tė fatkeqit dhe kėshtu sė paku, tėrhjek vemendjen mbi tė dhe pėr njė ēast, gjindet nė epiqendėr tė interesit.

Nyja qėndron e rėndė edhe nga shkaku se lehtėsisht themi dhe kemi bindjen se njeriu e dėshiron lumturinė dhe jo vuajtjen e vetvetiu ėshtė i prirur tė jetė i lumtur. Thėnia ėshtė e lehtė por bindja nė kėtė ėshtė vetėm sipėrfaqėsore. Njeriu ėshtė nė marrėdhėnie tė gjithėherėshme me vuajtjen nė mėnyre aq tė ngatėruar dhe vetėm njė luftė e rregullt dhe e arsyeshme krijon mbrojtje nga lėvrimet e pandėrprera tė vuajtjes. Kėsaj i shtohet edhe pyetja e krijimit tė personalitetit pra tė mundėsisė sė ekzistencės tė njė vuajtjeje tė lindur qė vetėm zhvillohet nė forma tė ndryshme te personė tė ndryshėm. Mandej parashtrohet edhe pyetja (ndoshta mė kompleksja) se mos njeriu ia mbjellė vetes vuajtjen, duke qenė i ndėrgjegjshėm ose jo pėr kėtė tolerim, me njė fjalė, ai e lejon depėrtimin e saj ose e lufton, e ndjell ose e flakron ?

Shprehjet gjuhėsore janė pasqyrė e vėrtetė e shprehjes sė ndjenjave njerėzore nė tė gjitha gjendjet e saja duke u nisur nga mė banalet gjer nė ata mė tė skajshmet. Nė shumė gjuhė, pėrderisa tregohet ose pėrshkruhet njė dhėmbje, anohet nga pėrdorimi i foljes kam kurse pėr tė kallzuar gjendje shpirtėrore, preferohet folja jam. Nė shqip janė disa formulime « kohore » qė dallojnė gjatė njė paraqitje tė gjendjes fizike dhe asaj shpirtėrore. Thuhet « kam qenė i sėmurė », por shumė rrallė dėgjohet « kam qenė i vuajtur ». Shprehja mė e shpeshtė ėshtė « kam vuajtur ». Enkas pėr vuajtjen qėndron edhe njė dallim nė kohėn e tashme. Pėrderisa jemi gati tė detyruar tė themi « jam i sėmurė » pėr sėmundje tė rendit fizik, pėr vuajtjen themi : « vuaj » pasiqė renditja « jam i vuajtur » merr krejt njė dimension tjetėr. Dallim thelbėsor pėr tė treguar njė dhėmbje fizike nga ajo shpirtėrore ėshtė edhe lokalizimi i gjendjes, kėshtu pra thuhet « mė dhemb dora…, koka… », kurse pėr shpirtėroren shprehjet kanė kuptim total tė qenies pasiqė nuk ka asnjė mundėsi gjuhėsore e logjike tė thuhet « mė vuan kėmba » ose « mė lumturon kėmba » derisa pėr gjendje shpirtėrore thuhet « shpirti me vuan nga… » si dhe « vuaj shpirtėrisht » … Mandej shprehjet : « jetoj nė tmerr », « jetoj nė zi », janė dhimbje e pėrgjithshme qė pėrjetohet si vuajtje nė totalitetin e tyre psikofizik dhe andaj, kjo ka njė peshė tė veēantė nė jetėn e njeriut.

Vuajtja pėr dallim nga dhimbja ose pra nga sėmundjet e lokalizuara nė trup, ėshtė njė pėrjetim shpirtėror nė qenien e njeriut. Ajo pėrbėn dhe ndėrton egon, ėshtė pra vet pjesė e personalitetit dhe pėrjetohet nė brendi si UN e jo si diēka e ardhur tė cilėn e luftojmė pasiqė ėshtė duale me lumturinė e ska tė bėjė me rastin e dhimbjeve trupore. Dhimbjen e pėrjetojmė por dhe ėshtė diēka e ardhur, e pėsuar dhe kėrkohet me ngulm shėrimi pėr tė jetuar nė kėnaqėsi. Dihet se ēdo gjė nė palė nuk mund tė flakrohet totalisht sepse dhimbja dhe kėnaqsia nuk mund tė ndahen plotėsisht. Ata janė palė dhe i bartim tėrė jetės si tė tilla. Ndėrron rasti me vuajtjen. Ajo ėshtė nė palė kundėrshtuese me lumturinė por qė tė dyja janė pjesė e egos dhe pėr tė mbisunduar njėra ndaj tjetrės kėrkohet njė rregull dhe kuptim i drejt i jetės pėr tė ju shmangur vuajtjeve tė panevojshme dhe pėr t’u qėndruar e pranuar nė mėnyrė poashtu tė drejtė vuajtjet nėpėr tė cilat kalon njeriu. Vuajtja pra ėshtė pėrjetim intim jetėsor i individit dhe nisur nga kjo, duhet mėsuar shtjellimi i pėrjetimeve tė tilla shpirtėrore dhe kėshtu zvogėlohet humnera dhe krijohet vend, tė them pjellor, pėr lumturinė. Nė rast tė kundėrt i lirohen krejtėsisht jelat dhėmbjes sė brendshme qė kalon nė ndjenjė e gjendje tė pėrkeqėsimit tė vazhdueshėm.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9727
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi