» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

8 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 8 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kėnga e Parė (Cubat)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kėnga e Parė (Cubat)

Mesazh nga Dardania prej Tue 12 May 2015, 01:51

Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit. Turqija nisė tė ligėshtohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarėt zgjohen: mendojnė edhe ata tė fitojnė lirinė. Ndeshen me nji anmik tjetėr. Knjaz Nikolla i Malit tė Zi synon tė shtijė nė dorė pjesėn veriore tė Shqipnisė, i nxitun dhe i mėsuem nga Cari i Rusisė. Ky i shkruen nji letėr tanė dredhģ e pėrkėdhelje Krajl Nikollės: i premton bukė e fishekė, mjaft qė mos ta ląjė Turkun tė qetė. Letrėn ia ep lajmėtarit (kasnecit) tė vet, i cili mbas nji udhėtimi tė gjatė, kapet nė Cetinė, ku edhe dorėzon shkresėn. Knjazi e kėndon me vėmendje. Menjiherė ēon e thėrret serdarin e Vasoviē-it, Vulo Radoviē-in. Mbasi e merr me tė mirė e ngarkon tė formojė nji ēetė cubash dhe me ta tė biejė nė Vraninė, pėr me plaēkitė e pėr me vrą.

C U B A T
Ndihmņ, Zot, si m'kč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t'mjerėn nė gjak, (5)

frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, (10)

me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n'lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: (15)

e tue dhanė kryq e tėrthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue (20)

s'din' me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:
por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta (25)

mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją (30)

E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, (35)

zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, (40)

krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, (45)

si fletė Engj'lli t'Perėndisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: (50)

gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit (55)

der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' "trobojnicėn",
do' m' ia vu Shkodrės "kapicėn":
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! (60)

Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! (65)

Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ
-si ata e zeza m'i pastė mb'lue!-
pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnģ,
si m'ia lėshue n'dorė Malit t'Zģ. (70)

M'kambė Shqiptarėt atėherė t'janė ēue.
Sa mirė n'armė na janė shtėrngue!
T'fortė kanė lidhė nji besė tė Zotit,
si tė Parėt ua lidhshin motit
n'ato kohė t'Gjergj Kastriotit: (75)

me 'i kambė mbathė e tjetrėn zbathė,
gjanė e gjallė pa grazhd mbyllė n'vathė,
diku ngranė, diku pa ngranė,
harrue grue, motėr e nanė,
sy'n agzot, zemrėn barot, (80)

e si ai plajmi me furģ,
t'kanė rrą ndesh Malit tė Zģ,
pėr t'gjatė t'Cemit n'atė kufģ,
ku edhe trimat t'janė pėrlą:
t'janė pėrlą Shqiptarė e Shkją, (85)

ballė pėr ballė ata tu'u vrą,
fyt-a-fyt, ofshč! tu' u prč:
tue mbetė shakull pėrmbi dhč,
mish pėr shpez e kaēubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, (90)

gjithku kjenė sokola malit,
pa kją m'ta as nanat e shkreta.
Veē se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanė thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanė thye, (95)

bąjnė kuvend Shqiptarėt n'mjet vetit
e 'i fjalė t'madhe ēuekan Mbretit:
se jo veē qi Knjaz Nikollės
nuk i lajnė kurr pagė e t'dheta,
porsč as Mbretit tė Stambollės (100)

s'duen me i bą mą tungjatjeta,
e se dore duen me i dalė:
se Shqipninė nuk po e kisht' falė
Perėndia pėr ēerkez,
Turq, manovė, likurazez; (105)

por pėr do sokola mali,
qi "Shqiptarė" bota po i quete,
pėr ta gėzue kėta djalė mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalėn e ka ndģ': (110)

se ē'asht mbushė ai me mėnģ!
Se edhe lėshue ē'ka mbi Shqipnģ,
gjallė Shqiptarėt ai me i pėrpģ!
Por Shqiptari gjallė s'pėrpihej,
e as me u shkelė, besą, s'po lihej, (115)

kur po i mbushej mendja e vet,
pėr Shqipnģ me bą gajret,
n' dashtė ta mėsyjnė Krajl edhe Mbret.
Edhe kėshtu t'janė kapėrthye
grykė pėr grykė Turq e Shqiptarė, (120)

pa dhimbė krenash tue u thye
si me thye kunguj npėr arė.
T'iu dha zjarm atėherė Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herė shkėputė dore s' Sulltanit, (125)

mą s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangėr ia kisht' palla:
merr e mėsynė m'Turk fulikare,
e si derrat me ēakalla
t'janė mbėrthye, t'janė kapėrthye: (130)

haju, ngaju, ēaju, vraju,
m' pushkė e m'top gjueju batare,
gjaku rrėmbč npėr rrahe e qare,
e npėr fusha e npėr gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atė zhumhłr, (135)

zgjedhė s' Turkut pėshtoi Shqipnia
e duel m'veti si dikłr:
si premtue kisht'Perėndija;
por si dashtė, besą, lum vėllau,
s'do t'kisht' pasė as Turku, as Shkjau. (140)

Se s'ka dashtė Turku lirģ,
ma merr mendja; veē un s'dij
Knjaz Nikollės kah gjith kjo zemėr
ardhė i paska, qi nėn themėr
rob Shqiptarėt po don me i shtrue, (145)

edhe atė tokė ai me pushtue,
pėr tė cilėn vetoi motit
shpata rr'fč e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnģ dhe Karadak (150)

krejt me atė punė po i ląte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bč t'madhe po e kisht' bą:
m' e ndie plak e kalamą: (155)

se ai natė t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarė as krushk s'do t'shkote:
gostė as darsėm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)

pėr pa i hi Stambollės pėrmbrendit,
pėr pa kėcye mbi post tė Mbretit,
me u bą zot i tokės e i detit;
edhe Europės tregun m'ia prč,
mos m'e lanė me shitė, me blč, (165)

mos m'e lanė me ēilė kund punė;
por me bą qi ajo pėrdhunė,
pėr me ēue 'i grimė bukė te shpija,
rob tė ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, (170)

mėsue gjithmonė n'gją t'huej me gėrrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetėr,
si pėr fjalė ashtu pėr letėr,
mos m'iu gjetė kund nji shoq tjetėr,
ai po e dite mirė e hollė, (175)

se isht' do punė me hi n'Stambollė:
se isht'do punė Turkun me e thye,
pa sharrue vetė mbrendė me krye.
Prandej xčn ai me trillue,
m'shpinė Shkjeninė Turkut m'ia lėshue: (180)

m'ia lėshue m' shpinė Shkjetė e Ballkanit,
qi me i qitė kėta punė Sulltanit;
me i qitė punė kėta 'i herė mą para
me trazime e punė t'pambara,
e mandej vetė prej Rusiet, (185)

si harusha prej pusiet,
me i rą Turkut fulikare,
m'zhbģ n'vend, m' e qitun fare;
pėr pa bą me mend pleqnģ,
se me atė punė botėn unjģ (190)

mujte ndoshta, m' e pėshtjellė n'zģ
Kur ketė punė e ka pleqnue,
ka marrė trimi e n'odė ka shkue,
ka ndejė n'tryezė e asht vu me shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, (195)

kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhė besėn shkaf asht Shkją,
mbi Budin, m'ēanak-kalą,
edhe tok kėta ndėrmjet vetit
mos m'ia dą tė keqen Mbretit; (200)

por m'e nxitė, por m'e mėrzitė,
m'iu vardisė si 'i ditė pėr ditė,
herė pėr shtek, herė pėr kufģ,
tash me peng tash me pleqnģ,
por gjithmonė, po, pa kanu, (205)

veē si t'mujnė n'teposhtė m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinės,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinės,
merr e 'i letėr, ia angllatisė,
me dredhģ tue ia qindisė: (210)

Ti, qi jč qaj Knjaz Nikolla,
falmėshėndet Cari i Rusisė,
se zą t'madh pėr ty kam ndie
qi jč trim e gėrxhelģ,
qi jč burrė e kuvendtąr, (215)

me ta drashtė hijen anmiku,
por, me gjasė, kjo fjalė s'isht' gją;
pse qe ti m'atė rrasė Cetine
mė kč ndejė me 'i gjysmė opinge,
e jč bą, po, gazi i dheut, (220)

tue mėrzitė miq e kumbarė,
veē e pėr bukė thatė nė gojė.
Mje sa Turku, pėrbri tejet,
dredhun ēallmėn m'vetull t'synit,
derdhė shallvarėt ai pala-pala, (225)

rrin e ban kokrrėn e pallės,
e as m'e pą ti s'mund ta shofish
pėrmbas kodrės sė pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitė jč ndoshta n'rrogė, (230)

jo se hi kč bulk n' e huejėn,
qi s'po ndihesh kund pėr s'gjalli?
Mo', bre burrė, se nuk ka hije
Urtė me ndejė Cubi i Cetinės,
edhe n'shpģ me e shkuem ai motin, (235)

tue u ndeshė npėr furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushė synin Shqipnia,
me ato male tė madhnueshme,
me ato fusha tė blerueshme,
qi kurrkund s'jč kah orvate, (240)

me ia shkye 'i skundillė pėr veti?..
M' tč, krah-thatė, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtė ti kambė e dorė,
s't' ndihmon Zot as i Shėn Nikollė:
Por ti luej, nafaka luej, (245)

ka pasė thanė ai burri i huej;
sa pėr bukė e pėr fyshekė,
piqu n'mue, se t'i qes vetė;
edhe kėsulėn včne n'sy,
se tė nget Mbreti i Stambollės: (250)

nuk ta lą me t'prekė me pupėl -
Letrėn kėshtu Cari e ka shkrue,
edhe mirė e ka palue,
e e ka mbyllė me dyllė tė zi;
ia ka dhanė kasnecit t'rģ, (255)

me ia ēue Knjazit n'Mal t'Zģ.
Letrėn n'gjģ ka qitė kasneci,
ka thekė kambėt ai sa mund heci:
ka lanė mbrapa fushė e zalle
kapėrcye ka bjeshkė e male, (260)

edhe dalė ka lum e shč:
ka shtegtue pėr ujė e dhč,
der'qi'i ditė, tue marrun dielli,
nė Cetinė ka behė ai filli:
shtjerrė opangat, grisun setrėn; (265)

Knjazit n'dorė ku ka dhanė letrėn,
me dyllė Cari si e kisht' mbshilė.
Ka marrė Knjazi edh' e ka ēilė,
e ka ēilė edh' e ka kėndue,
tri herė rresht ai e ka kėndue, (220)

tri dit rresht edh' e ąsht mendue;
mbasandej ai fjalė ka ēue
njatij Vulo Radoviēit,
kėrkserdarit t'Vasoviēit,
qi me dalė me rą n'Cetinė, (225)

pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė:
me flut'rue si gjeraqinė,
pėr me u pjekė me "Gospodarin".
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasė kenė nji trim i ēartun: (280)

m'e pasė randė toka m'e bartun.
Pa tč prč kund s'ishte marrė,
pa fjalė t'tij ngarkue s'ishte marrė,
pague s'ishte varrė as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, (285)

as s'isht' dą gjyqė a pleqnģ.
Pse edhe Turku i Malit t'Zģ
po e kisht' pasė shqipe mbi kry',
mos m'e lanė me pą me sy.
-Se edhe 'i punė, ky zogu i Shkinės, (290)

po e kisht' bą m'atė udhė t'Cetinės.
Paska marrė e shi nė rrugė
Pėr tėrthuer shtrika nji stugė,
edhe i ēueka fjalė tėrthores,
qi shka ąsht Turk i Cernagores, (295)

mos me mujtė m'e shkapėrcye,
pėr pa lą 'i dukat pėr krye -
Bre! kish' kenė edhe 'i farė burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fėtyra e tij porsi duhia, (300)

syni i tij, tanė zjarm e shkėndia;
vet'llat trashė ngčrthye kuląr,
porsi lesh derrit bugąr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhė pėr lakut; (305)

edhe i mbrrijte kryet nė trą:
burrė i atillė me sy me u pą.
Veshė e mbathė e m'armė shtėrngue,
kishe thanė se ąsht lč drangue.
Se kėtč Knjazi fort e dote, (310)

fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtė ai kishte ndodhė,
me ia prč mendja fort hollė.
Prandej Knjazi i ēueka fjalė
Nė Cetinė pėr ngut me dalė. (315)

Edhe Vulja bjen n'Cetinė,
pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė,
tue flut'rue si gjeraēinė.
N'atė Cetinė kur Vulja zbriti,
atč Knjazi mirė e priti, (320)

mirė e priti e n'odė e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kėshtu t'bajė llafe: -
Ku jč, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banč, (325)

ke s'po duke kah Cetina,
ku kč miq e probatina,
qi s'tė ndėrrojnė me sy tė ballit?
Po, a kč mujtė? a kč farė hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330)

Pėr jetė tande ! si do' Zoti,
merr e i thotė Vulo Serdari;
pse sivjet, lum "Gospodari",
nuk ka pasė toka valigė,
e ka ardhė nji kohė e ligė, (335)

sa nuk dij si ka m'iu bą,
pėr me pėshtue do rob e gją,
pse edhe buka asht tue na ląnė.
Hajt, eh qč'! Knjazi i ka thanė.
Se s'po gjenė cubi me ngranė. (340)

Se s'po gjenė skyfteri mish.
Se ti e nxjerrė korėn dy fish!.
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prč,
se po e ban me lopė e qč,
sa me mbajtė njerztė e kujrisė, (345)

jo se mą gjindėn e shpisė.
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotė ty "Gospodari":
pėshtilli bashkė nja disa cuba:
t' idhtė si gjarpni ndėr kaēuba, (350)

t'lehtė e t'shpejtė si gjeraēina:
edhe lėshoj ti kah Vranina,
pėr me vrą ata e pėr me prč,
pėr me djegun gur e dhč,
mbrendė tue vjedhė e tue plaēkitė, (355)

tue grabitė e tue robitė,
n'daē me natė e n'daē me ditė;
se un prandej tė kam ēue fjalė,
der' n'Cetinė nji herė me dalė,
pse dishka mue tash m'ka kėcye, (360)

prap me Turk me u kapėrthye:
prap me Turk, po, na me u vrą.
Pse edhe as hije, thom, nuk ką,
urtė ma ndejun Turk e Shkją.
E kėshtu, tue ligjėrue, (365)

krye mė krye tue bisedue,
hollė e gjatė e ka qortue,
si me u sjellė e si me u mprue,
pėr m'e lą Vraninėn n'gjak.
E si vesht janė marrė me fjalė, (370)

Knjazi n'bukė atč e ka ndalė,
edhe falė i ka do pare;
e i ka falė nji "xheverdare",
krejt n'argjand kondakun ngrģ,
mos m'e gjetė shoqja n'Mal t'Zi: (375)

m'e drashtė vjerrun nė sėrgjģ,
jo mą n'krah tė nji luftarit,
jo mą n'krah t'Vulo Serdarit,
qi isht' me brč hekur me dhambė!
Atėherė Vulja ąsht ēue nė kambė: (380)

ka bą Knjazit "tungjatjeta",
edh' ąsht nisė malit pėrpjeta,
udhės me mend ai tue pėrblue,
si Vraninėn me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385)

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10673
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi