» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kryengritjet e Malėsoreve shek. XVII

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kryengritjet e Malėsoreve shek. XVII

Mesazh nga Dardania prej Tue 12 May 2015, 01:17

Duke pėrfituar nga disfata qė pėsuan turqit nė dyert e Vjenės, Republika e Venedikut, nė pranverėn e vitit 1684, i shpalli luftė Turqisė. Luftimet u zhvilluan kryesisht nė More (Lufta e Moresė ) tė cilėn venedikasit e pushtuan mė 1686. Nė veri lufta pėrkohėsisht u zhvillua nė favor tė Austrisė.
Mė 1686 sulltani ngarkoi sanxhakbeun e Shkodrės, Sulejman Pashėn, tė grumbullonte ushtritė e sanxhaqeve tė Shqipėrisė dhe tė sulmonte venedikasit nė qytetin e Budues, nė veri tė Tivarit.
Por rruga e Budues u ndėrpre nga malazezėt qė filluan kryengritjen kundėr turqve. Atėhere Sulejman Pasha me ushtritė e veta u pėrpoq tė kalonte pėrmes Malsisė sė Madhe. Por edhe kėtu ushtritė turke ndeshėn nė qėndresėn e malsorėve shqiptarė. Ekspedita dėshtoi dhe Sulejman Pasha u detyrua tė kthehej nė Shkodėr. Nė tė njėjtėn kohė midis malsorėve shqiptarė dhe malazezė u bė lidhja pėr njė luftė tė pėrbashkėt kundėr turqve. Kjo lidhje i shkaktoi Turqisė njė telash tė papritur, pasi ajo ngriti nė kėmbė njė ushtri kryengritėsish prej 10 mijė shqiptarėsh e malazezėsh. Pas orvatjeve tė kota qė bėri Sulejman Pasha edhe mė 1687, nė pranverėn e vitit 1688 Sulltani urdhėroi tė gjithė sanxhakbejlerėt e Shqipėrisė, Bosnjes dhe Hercegovinės, tė ndihmonin me ushtritė e tyre sanxhakbeun e Shkodrės. Por edhe kjo ekspeditė pėrfundoi me shkatėrrimin e ushtrive turke nė kalanė e Medunit, kalaja u ēlirua nga malsorėt por venedikasit shpejtuan dhe vunė dorė mbi tė.
Po atė vit Sulejman Pasha u pėrgatit pėr njė ekspeditė tė re. Pėr tė organizuar rezistencėn, shqiptarėt bashkė me malazezėt bėnė nė muajin maj 1688 njė kuvend tė pėrbashkėt nė Gradac, ku lidhėn besėn pėr luftė kundėr sundimtarėve turq. Ekspedita turke prej 10 mijė ushtarėsh filloi nė tė hyrė tė verės. Kėtė radhe turqit gjetėn qėndresė tė madhe nė Kuē. Pas disa veprimesh, malsorėt dijtėn ta tėrhiqnin ushtrinė turke deri nė Osriniq, dhe aty me njė sulm tė furishėm qė bėnė kundėr armiqve tė futur nė kurth, korrėn njė fitore tė shkėlqyer. Pas kėsaj disfate, turqit i ndėrprenė ekspeditat kundėr Malsisė sė Madhe pėr 3 vjet.
Mė 1690, kryengritja filloi nė jug tė Shqipėrisė, nė krahinėn e Himarės. Himariotėt sė bashku me njė repart venedikasish qė kishin zbarkuar nė Ujė tė Ftohtė, nė jug tė Vlorės, sulmuan turqit dhe u morėn atyre kėshtjellėn e Kaninės dhe qytetin e Vlorės. Ushtritė e sanxhakbeut tė Vlorės, tė ndihmuara edhe nga ushtritė e sanxhakbeut tė Shkodrės, u bėnė njė rrethim tė fortė Kaninės dhe Vlorės dhe vetėm pas 6 muaj luftimesh, nė pranverėn e vitit 1691, tė dy qytetet ranė nė duart e tyre. Venedikasit, para se tė dorėzonin Vlorėn, i vunė zjarrin qytetit.
Po atė vit, popujt e shtypur tė Ballkanit, duke marrė shkas nga pėrparimi i ushtrive austriake, filluan kryengritjet nė masė. Kėto kryengritje lehtėsuan pėrparimin e shpejtė tė ushtrive austriake, tė cilat arritėn deri nė Shkup, Prizren dhe Lumė. Me afrimin e ushtrive austriake, kryengritjet e shqiptarėve nė veri morėn pėrsėri hov. Kryepeshkopi Pjetėr Bogdani, shkrimtari njohur shqiptar, hartoi njė projekt pėr ēlirimin e vendit dhe u pėrpoq tė hynte nė bisedime me austriakėt pėr realizimin e tij. Por ushtritė austriake nuk i mbajtėn pozitat e pėrparuara nė Ballkan dhe mė 1691 u detyruan tė tėrhiqeshin nė kufijtė e Hungarisė.
Duke pėrfituar nga hutimi qė shkaktoi nė popujt ballkanikė tėrheqja e ushtrive austriake, sanxhakbeu i Shkodrės, Sulejman Pasha, kreu po atė vit dy eksipedita kundėr malsorėve, por pėrsėri orvatjet e tij dėshtuan. Vetėm nė vjeshtėn e vitit 1692 ai mundi tė hynte nė Malin e Zi dhe tė pushtonte Zhabiakun e Cetinėn qė ndodheshin nė duart e malazezėve. Duke u kthyer nga Cetina, ai provoi tė nėnshtronte edhe Malsinė e Madhe, por pėrsėri nuk pati rezultat.
Pas vitit 1692 ushtritė e kualicionit (Austri, Venedik, Poloni) me vėshtirėsi po i bėnin ballė sulmeve turke. Me nėnshkrimin e "Aleancės sė Shenjtė", nė tetor 1696 edhe Rusia hyri nė luftė kundėr Turqisė. Me hyrjen e saj nė luftė ushtritė e koalicionit filluan tė korrnin fitore mbi turqit. Pėr tė ndaluar shkatėrrimin e Perandorisė Otomane, Anglia me Hollandėn ndėrhynė pranė Turqisė dhe Austrisė pėr t'i dhėnė fund luftės. Bisedimet pėr paqe filluan mė 1698. Me gjithė kundėrshtimin e Rusisė e tė Polonisė, tė cilat shikonin te kėto bisedime intrigat e Anglisė e tė Hollandės, perandori i Austrisė i kėrkoi paqė Sulltanit. Kėshtu, mė 1699 u nėnshkruan traktatet e Karlovacit.
Me traktatet e Karlovacit Austria i zgjeroi kufitė deri nė lumejtė Save e Danub, duke arritur nė portat e Ballkanit. Veē kėsaj ajo shkėputi nga Perandoria Otomane tė drejtėn tė kishte nėn mbrojtje banorėt katolikė tė Ballkanit, duke pėrfshirė edhe popullsinė katolike tė Shqipėrisė. Me kėtė Austrisė i krijoheshin mundėsitė qė tė ndėrhynte nė ēėshtjet e Shqipėrisė sė Veriut. Nga ana tjetėr Rusia me paqen qė nėnshkroi nė Stamboll mė 1700 doli si njė fuqi e madhe evropiane. Prestigji i saj u rrit nė popullsitė orthodokse tė Shqipėrisė, tė cilat shikonin nė Rusinė, pėr arsye tė luftrave tė saj kundėr Turqisė, njė aleate dhe mike qė u premtonte ēlirimin nga robėria otomane. Pas traktateve tė Karlovacit ndikimi i Venedikut nė Shqipėri filloi tė binte gjithnjė e mė shumė.
Lėvizjet fshatare nė pjesėn e parė tė shek. XVIII
Presioni i sanxhakbejlerėve turq pėr tė zhdukur vatrat e fundit tė rezistencės nė malėsitė e Mbishkodrės, Mirditės, Himarės etj. dhe pėr t'i detyruar malėsorėt tė paguanin taksat e detyrimet vazhdoi edhe nė shek.XVIII, dhe u bė shkak pėr shpėrthimin e kryengritjeve tė reja. Edhe kėto kryengritje, ndonse mė tė kufizuara nga ato tė shek. XVII, u lidhėn me ngjarjet e mėdha ndėrkombėtare qė ndodhėn nė kėtė kohė nė Evropėn juglindore me luftat e shteteve tė ndryshme evropiane kundėr Turqisė. Njė rol veēanėrisht tė rėndėsishėm filloi tė lozte nė shek. X VIII shteti rus, i cili me luftat e tij kundėr Turqisė qė i mbylli rrugėn e daljes nė Detin e Zi, u bė faktor i jashtėm i rėndėsishėm pėr rėnjen e Turqisė dhe pėr ēėshtjen e ēlirimit tė popujve ballkanike. Nė luftė kundėr Turqisė u krijuan kėshtu, sikurse nė tė gjithė Ballkanin, lidhje tė drejtpėrdrejta midis krahinave kryengritėse tė Shqipėrisė dhe Rusisė.
Por shpesh herė presioni i sanxhakbejlerėve kundrejt malsorėve kryhej pėr t'u shėrbyer interesave personale tė vetė feudalėve-sanxhakbejlerė. Kėshtu veproi, p.sh. mytesarifi i Shkodrės, Hydaverdi Pasha, i cili shpėrnguli me forcė mė 1700 nga Kelmendi 274 familje dhe i vendosi nė tokat e Peshterit afėr Novi-Pazarit (Sėrbi) qė ishin kthyer nė ēifligje prej familjes sė tij. Nė vitet e para tė shek. XVIII shpėrthyen njė varg kryengritjesh tė armatosura tė cilat pushtuan pjesėn mė tė madhe tė vendit, qė nga Kurveleshi deri nė malėsitė e Shkodrės. Kėto kryengritje qė vazhduan qė nga viti 1701 deri mė 1704, ishin drejtuar kundėr pagimit tė taksave shtetėrore. Mė 1707 pjesa mė e madhe e familjeve kelmendase qė u vendosėn nė Peshter (174 familje me 1362 vete), braktisėn ēifliqet, dhe pasi kryen disa luftime kundėr forcave turke u kthyen pėrsėri nė Kelmend duke shpėtuar kėshtu nga zgjedha feudale-ēifligare. Njė kryengritje tjetėr shpėrtheu mė 1708 nė viset e ulta tė Shqipėrisė sė Mesme e cila vazhdoi 3 vjet.
Mė 1711 nė pragun e luftės kundėr Turqisė cari rus Pjetri i I e drejtoi vėmendjen ndaj popujve tė Ballkanit qė ndodheshin nė kryengritje, si aleate tė tij kundėr Turqisė. Me njė manifest Pjetri i ftonte popullsitė e kėtyre vendeve tė bashkoheshin me ushtrinė e tij dhe tė luftonin kundėr armikut tė pėrbashkėt pėr pavarėsinė e tyre. Malsorėt shqiptarė dhe malazez i shtuan atehere sulmet kundėr tunqve duke ndihmuar kėshtu, ushtrine ruse qė kishte hyrė ne Moldavi. Konsujt venedikas e franceze tė Durrėsit dėshmojne nė raportet e tyre pėr jehonėn e gjėrė qė gjeti ky manifest edhe nė viset eShqipėrisė sė jugut , me gjithė masat shtypėse qė morėn sundimtaret turq. Por ushtria ruse u detyrua tė ndalte pėrparimin e saj pas disa fitoreve fillestare. Nga ana tjetėr Venediku dhe peshkopi katolik i Tivarit, Viskė Zmajeviqi, ndėrhynė pėr tė ndarė aleancėn e formuar midis, malsorėve katolikė shqiptare dhe malazezėve orthodoksė nėn hijen e Rusisė, qė vinte nė rrezik ndikimin e tyre. Kėshtu ushtritė turke patėn mundėsi tė shtypnin kėtė kryengritje. Nė njė letėr tė drejtuar mė 1715 Pjetri i I u shprehte malsorėve mirėnjohjen pėr ndihmėn e dhėnė.
Lufta e re e Austrisė dhe Venedikut kundėr Turqisė mė 1716, rethimi i Korfuzit nga ana e turqve dhe mė nė fund lėvizjet e ushtrisė austriake drejt Sėrbisė dhanė rast pėr kryengritje e reja nė Shqipėri. Veēanėrisht tė gjalla qenė kėto lėvizje nė Himarė, banorėt e sė cilės dhanė ndihmė nė mbrojtjen e Korfuzit. me tė cilin kishin lidhje tė vjetra. Pas dėshtimit tė sulmit kundėr Korfuzit bejlerbeu i Rumelisė, Osman Pasha, drejtoi mė 1713 njė ekspeditė ndėshkimore tė veēantė kundėr Himarės, por pėsoi njė disfatė tė rėndė. Me marrjen fund tė luftės sė Turqi dhe me nėnshkrimin e paqes sė Pazharovacit (1739) kryengritjet nė Shqipėri pėrsėri ranė pėrkohėsisht.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10673
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi