» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Avni Rrustemi, Atentati ndaj Esat Pashė Toptanit dhe disa nga Enigmat e Tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Avni Rrustemi, Atentati ndaj Esat Pashė Toptanit dhe disa nga Enigmat e Tij

Mesazh nga Naki prej Mon 11 May 2015, 23:43

Avni Rrustemi, atentati ndaj Esat pashė Toptanit dhe disa nga enigmat e tij (3)
Vėshtrim historik rreth kėsaj vepre tė lartė atdhetare tė kėtij heroi, qė mė 13 qershor tė vitit 1920 fshiu nga faqja e dheut Esat pashė Toptanin, nėn dritėn e opinioneve tė Eqrem bej Vlorės, Mustafa Krujės, Sejfulla Malėshovės, Reshat Kėlliēit, Esat Dishnicės dhe studiuesit Jusuf Alibali
Nga Skifter Kėlliēi
Ėshtė pėr tė ardhur keq se si Eqrem Vlora, personalitet i madh, “pinjolli i njė prej familjeve mė tė mėdha tė Shqipėrisė e tė Perandorisė Osmane, kushėri i afėrt i Ismalil Qemalit, dėshmitar-protagonist i disa dekadave tepėr tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė, njė nga njerėzit mė tė kulturuar tė kohės”, siē shkruan publicisti i njohur Pirro Misha nė parathėnien e librit “Kujtime” tė bėjė njė gabim kaq tė rėndė kur nėnvizon fjalėn manipulim tė ligjit nga drejtėsia franceze”. 
Por edhe mė dėrmuese ndaj pohimeve shumė tė gabuara tė Eqrem bej Vlorės ėshtė njė dorėshkrim qė ruhet nė Arkivin Qendror Historik tė Shqipėrisė, ku nėnvizohet:
“Verdikti i pafajėsisė qė u dha ėshtė dėshmi e drejtėsisė qė i bėhet ēėshtjes shqiptare, tė njohur keq deri tani si dhe njė pėrgjigje e mirė e thirrjes sė njė populli qė lufton me dėshpėrim pėr lirinė dhe pavarėsinė e vet”. AQSH, Fondi “Avni Rustemi”, Dosja 19, faqe 2-4. )
Nė qoftė se edhe nga argumentet e paraqitura nė kėtė artikull studimor nuk mund tė vėrtetohet ende se kush e porositi Avniun tė shkonte nė Paris dhe tė vriste Esat pashė Toptanin, qeveria e Tiranės ose njė grup atdhetarėsh, sepse nga goja e tij kurrė nuk doli njė pohim i tillė, nė qoftė se nuk dimė me saktėsi se kush ia dha shumėn e madhe tė parave qė i shėrbyen pėr tė udhėtuar nga Tirana nė Paris dhe pėr tė qėndruar dy javėsh atje, deri sa nė emėr tė popullit t’i qėronte njė herė e mirė hesapet me Esat pashė Toptanin njė nga pjellat mė tė neveritshme tė tradhtisė, askush nuk ka drejtė qė tė vėrė nė dyshim kėtė akt tė lartė qė e vė Avni Rustemin nė piedestalin mė tė lartė tė trimave shqiptarė. 
Siē e pamė mė sipėr, Mustafa Kruja shkruan: “Avniu duke shkue nė Paris, e kishte damė me vet veti, por ishte i pa pasun e s’kishte pare a shpenzime rruge, as pėr banim etj, deri sa tė vinte ora e gjestit qė kishte damė me krye. Dhe i kishin dhėnė 400 franga franceze”. 
Pėr saktėsi, vė nė dukje se Avniu kur arriti nė Paris pas udhėtimit nga Tirana nė Romė, kishte me vete njė shumė prej 8500 frangash franceze, tepėr e madhe pėr njė student. (AQSH, Fondi “Avni Rustemi”, dosje nr. 2, proces-verbali hetimor pas atentatit mbajtur nė zyrat e hetuesisė sė burgut “Santé” nė Paris, tė cilit do t’i referohemi herė pas here). 
Lind pyetja: Tė jetė i vėrtetė ky pohim i Mustafa Krujės? Po edhe jo. Po, sepse si ministėr i Brendshėm i qeverisė sė Tiranės, e para qeveri shqiptare pas qeverisė sė krijuar nga Ismail Qemali mė 28 nėntor 1912, Ahmet Zogu, siē ėshtė theksuar mė sipėr, ishte i interesuar qė Esat pasha tė vritej, sepse kėshtu i hapej rruga, ashtu siē ndodhi nė tė vėrtetė, qė tė bėhej ai i parė nė Shqipėri, pavarėsisht se Esat pashėn e kishte dajė. Por, nga ana tjetėr, dihet se nė luftėn parlamentare qė shpėrtheu nė Shqipėri pas vitit 1920 ishte Zogu dhe pėrfaqėsues tė tjerė qė iu kundėrvunė forcave demokratike kundėrfeudale qė pėrfaqėsohej nga Fan Noli Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, midis tė cilėve vend nderi zinte edhe Avni Rustemi tė cilin Zogu do ta vriste nė prill tė vitit 1924 me njė plumba pas shpine tė shtėna nga vegla e tij, Isuf Reēi. 
Ēėshtjen e shumės sė madhe tė tė hollave qė kishte nė pėrdorim, - shkruan Jusuf Alibali nė artikullin e tij “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze, (“Studime historike”, nr 2, 1964, tė cilėn akuza e pėrdorte si element fajėsie, ai e shpjegon kėshtu: “Me rastin e nisjes pėr studime dhe duke marrė parasysh vėshtirėsitė e transportit dhe vonesat e postės, ai ka mundur tė merrej vesh me qeverinė qė bursa t’i jepej pėr gjashtė muaj menjėherė… Pjesėn tjetėr tė tė hollave, – thotė Avniu, - e ka marrė nga vėllai, Fejzoja, i cili qe kthyer nga Amerika nė mars tė vitit 1920. Avniu ka vajtur nė Napoli pėr tė takuar dhe kėrkuar ta ndihmonte pėr udhėtimin e tij nė Paris. Hetuesit francezė, tė cilėt shikonin edhe nė shumėn e tij ‘njė corpus delicti’, ishin tė shtrėnguar tė ngrinin supet” (po aty). 
Atėherė lind mė tė drejtė pyetja: Kush ia dha Avniut kėtė shumė tė madhe qė i shėrbeu gjatė atyre dy javėve tė qėndrimit tė Paris, deri mė 13 qershor tė vitit 1920 kur vrau Esat pashėn?
Jo vetėm mė 1956, kur shkėmbente mendime me Sejfulla Malėshovėn, por edhe mė pas kur xhaxhai im, Reshati, po shkruante librin me kujtime “Me djemtė e Bashkimit”, ku ka pėrshirė edhe kujtime pėr Avni Rustemin, ai mė pohonte sė ndoshta kjo shumė mund t’i ishte dhėnė edhe nga qeveria e Tiranės, e cila ishte e shumė e interesuar pėr arsyet e shpjeguara mė lart qė Esat pasha tė zhdukej fizikisht. 
Nga bashkėkohės tė tjerė ėshtė hedhur mendimi se mbase edhe qarqet italiane synonin qė Esat pasha, i lidhur me interesat serbe, tė vritej, qė kėshtu mė pas tė hapej rruga qė ndikimi italian tė rritej nė Shqipėri, kur Vlora mbetej ende e pushtuar nga Italia. 
Po tė kthehemi pėrsėri te letra e Mustafa Krujės drejtuar at Paulin Markgjokajt. “Me kėto pare niset Avniu prej Tirane nė Romė ku ndalet pak ditė dhe ku i bien nė erė punės edhe 3-4 nacionalistė mandej ēan nė Paris…”.
Por Esat Dishnica, siē pėrmenda mė sipėr gjatė takimit qė kam pasur me tė mė pati pohuar tė kundėrtėn:“Ne, studentėt nė Romė, kur morėn vesh bėmėn e Aviut, tė cilėn e pėrshkruan tėrė gazetat franceze dhe italiane, mbetėm tė habitur. Ndaj, kur ai pas gjashtė muajve tė kaluara nė burgun “Sante” tė Parisit, ku i rrinte mbi kokė aktakuza pėr vrasje me paramendim, qė do tė thoshte se do t’i pritej koka nė gijotinė, u kthye nė Romė e qė andej nė Tiranė, ne e pyetėm: ”Mirė qė ti, Avni, nuk na the as edhe njė llaf se ē’akt do tė kryeje nė Paris, por edhe neve nuk na shkoi ndėrmend se pėr ēfarė po pėrgatiteshe. ”
Po kėshtu, siē kujtonin Sejfulla Malėshova dhe Reshat Kėlliēi, e kishin pyetur edhe ata Avniun kur ishin takuar me tė nė Tiranė. 
“Nė njė nga bisedat tona, – mė thoshte xhaxhai, kur po pėrfundonte librin e tij “Me djemtė e “Bashkimit”, sė bashku mė Sejfullain e kemi takuar shpesh Avniun. Jemi njohur me tė nė bangat e Kolegjit italo-arbėresh tė Shėn Mitėr Koronės nė Kalabri, ku kemi kaluar katėr vjet sė bashku mė shokė tė tjerė. Ai kurrė nuk ka folur me hollėsi rreth kėtij atentati dhe as pėr gjashtė muajt e kaluar nė burg…”
Ja si e pėrshkruan Mustafa Kruja atentatin e Avni Rustemit kundėr Esat pashė Toptanit:
“I avitet Esatit me anė tė sekretarit tė tij Stavri s’dij kushit prej Kavaje, kinse pėr njė bursė studimi n’atė kryeqytet, kėshtu nxuni banimin e viktimės sė tij, (hotel “Ritz” nė mos gabofsha) dhe vojt e e priti poshtė nė holl e kur Esat pasha duel jashtė tue iu hudhė automobilit, e ndoq prapa e briti: ’Ndal, tradhtar i atdheut!” atėherė edhe qiti mbi tė nuk dij sa herė revolverin, a pistolėn qė kishte pas ble, nuk dij nė Romė, apo nė Paris. Kto janė fakte qė nė di mbi vrasės tė Esat pashė Toptanit. ”
Le tė shohim se si e pėrshkruan vetė Avni Rustemi aktin e tij gjatė procesit hetimor tė mbajtur fill pas atentatit, e diel, nė 13 qershor 1920:
“Kalova njė dy herė para portės sė Hotelit nė rrugėn “Kastilione”, kur pashė se po dilte Esat pasha, qė e njihja mirė, pasi e isha takuar shpesh nė Shqipėri dhe pikėrisht nė Durrės. Esat pasha ecte ndadalė dhe tėrė krenari. Me ta parė atė, tėrė historia e Shqipėrisė m’u ngjall nė shpirtin tim. Njė turbullirė e madje mė pushtoi. Atėherė unė nxora nga xhepi i djathtė revolen me gjashtė fishekė qė mbaja me vete dhe qėllova shumė pa ditur sa herė mbi Esat pashėn qė ishte dy hapa larg meje. Esat pasha ra menjėherė dhe unė hodha armėn time pėr tokė. Unė pohoj se veprimi im ka qenė krejt spontan dhe nuk e kam paramenduar. ” (Arkivi ASH, Fondi “Avni Rustemi”, dosja 2, faqe 73). 
Nuk po zgjatem nė hollėsi tė tjera tė kėtij atentati, sepse pėr tė ėshtė shkruar gjatė. Por njė fakt ka rėndėsi: Avni Rustemi i pėrmbahet tezės sė vrasjes pa paramendim, tė kryer nga ai vetė pa asnjė shtytje tjetėr, sepse nuk donte nė asnjė mėnyrė qė autoritetet hetimore e pastaj gjyqėsore franceze tė dyshonin sė mos ai ka qenė i shtyre dhe financuar prej qeverisė sė Tiranės, fakt i cili mund tė jetė i vėrtetė po t’i referohemi letrės sė Mustafa Krujės ku siē e pamė ai shkruan se paratė pėr tė shkuar nė Paris ia ka dhėnė Ahmet Zogu, pra ministri i Brendshėm i qeverisė sė Tiranės qė kishte dalė nga Kongresi i Lushnjės, nė janar tė vitit 1920, pra gjashtė muaj para veprės heroike tė Avni Rustemit. 
Tjetėr gjė pastaj se njė vit mė pas, kur Avniu ishte tashmė deputet i Parlamentit Shqiptar ai u rreshtua pėrkrah Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, Stavro Vinjaut, Hasan Prishtinės, hoxhė Kadriut etj. , tė cilėt iu kundėrvunė Ahmet Zogut dhe synimeve tė tij qė njė ditė ai tė bėhej i parė nė Shqipėri, siē ndodhi nė tė vėrtetė. 
(Siē dihet kjo luftė politike solli si pasojė qė mė 23 dhjetor tė viti 1923 Zogut t’i bėhej atentati i njohur nė hyrje tė sallės sė Parlamentit, nga i cili ai vetėm plagos lehtė. Atentatori ishte Beqir Valteri, njė i ri opozitar, i cili gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare u bashkua me forcat gjermane dhe pėrfundoi i vrarė nga partizanėt, ashtu si dhe Isuf Reēi, vrasėsi i Avni Rustemit). 
Dihet se Avni Rustemi u akuzua nga organet hetimore dhe gjyqėsore franceze pėr vrasje me paramendim dhe si pasojė prokurori Blosh Larok nė emėr tė akuzės kėrkoi qė i pandehuri, bazuar nė nenet pėrkatėse tė Kodit Penal francez, tė dėnohej me vdekje. Por ishte juria qė, siē dihet pėrbėhej nga njerėz tė profesioneve tė ndryshme, tė cilėt e gjykuan aktin e Avni Rustemit si shprehje tė dėshirės dhe vullnetit tė shqiptarėve tė mbėshtetur nė dhjetėra e dhjetėra telegrame, drejtuar Ministrisė sė Drejtėsisė dhe qeverisė franceze, si dhe opinionet e njė sėrė personaliteteve franceze dhe evropiane, e cila vendosi qė Avni Rustemi tė lihej i lirė dhe tė kthehej ngadhėnjyes nė atdhe, ku u prit me madhėshti nga shqiptarėt. 
Nėse Avniu e mbrojti veten me tezėn se e vrau rastėsisht Esat pashėn, siē argumentohet nė kėtė shkrim, pra, pa paramendim, kėtė natyrisht e bėri, pse jo, qė t’i shpėtonte dėnimit me vdekje. Dhe bėri mirė, aq me tepėr qė e mbrojti veten me dinjitetin e njė trimi tė rrallė. Heroizmin e tij e pėrforcon edhe fakti se ai ishte i ndėrgjegjshėm se sado qė tė mbrohej me kėtė tezė, vėshtirė t’i shpėtonte dėnimit me vdekje. Dhe, siē e pamė, kėshtu ndodhi. Atentatorėt politikė qė ka njohur historia, vėrtet kanė kryer akte tė tilla ndaj personave kundėrshtarė, por qoftė vetėm ose me ndihmėn e tė tjerėve kanė arritur tė humbasin gjurmėt, ose janė kapur mė pas. Avni Rustemi nuk pati nė ndihmė askėnd, qėlloi, vrau njė tradhtar dhe qėndroi, i bindur qė edhe do tė vritej. Kėtė mund ta bėje vetėm njė njeri qė nuk njeh vdekjen. Sidoqoftė, disa nga enigmat, pėr tė cilat u shkrua mė sipėr, mbeten, sidomos enigma mė e madhe:
Kush e mbėshteti Avni Rustemin tė shkonte nė Paris pėr tė vrarė Esat pashė Toptanin dhe cili, ose cilėt qenė ata qė i dhanė shumėn e parave qė do t’i duhej pėr tė qėndruar nė Paris, deri ditėn qė do tė kryente kėtė vepėr tė madhe atdhetare?…. 
Si i kaloi Avni Rustemi gjashtė muajt e burgimit, sidomos pas datės 10 shtator 1920, kur atij iu dorėzua nė qeli aktakuza e vrasjes sė Esat pashės prej tij me paramendim? Cilėt ishin shqiptarėt qė morėn pjesė nė procesin gjyqėsor kundėr Avni Rustemit, nė ditėt fundit tė nėntorit dhe fillimit tė dhjetorit tė vitit 1920? A u takua Avniu me shqiptarė, pasi u lirua nga burgu? A u shoqėrua me ta ato ditė?
Ēfarė itinerari zgjodhi ai pėr t’u kthyer nga Parisi nė Shqipėri? Udhėtoi vetėm, apo me ndonjė shok? Ku pėrfundoi revolveri “Smith&Uesėn”, qė pėrdori Avni Rustemi pėr tė vrarė Esat pashė Toptanin dhe qė shėrbeu si “corpus delicti” gjatė procesit gjyqėsor?
Thuhet se e ka poseduar nipi i avokatit dė Monzi qė mbrojti Avni Rustemin nė kėtė proces? A janė bėrė pėrpjekje nga ish-punonjėsit e ambasadės sonė nė Paris qė nga viti 1945, pėr ta gjetur atė?
A mund tė bėhen sot pėrpjekje nga ambasada jonė nė Paris qė kjo armė tė gjendet, tė sillet nė Shqipėri dhe tė vendoset nė njė stendė tė Muzeut Historik Kombėtar?
Sa shumė enigma e mbėshtjellin atentatin e Avni Rustemit mė 13 qershor tė vitit 1920, pra 95 vjet mė parė! (FUND. Marrė nga “Tirana Observer”)

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17503
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi