» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Masonėria e Lirė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masonėria e Lirė

Mesazh nga Dardania prej Sat 09 May 2015, 00:17


Masonėria e Lirė, e pėrhapur nė gjithė botėn ka pasur ndikim tė madh nė historinė e njerėzimit. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonėrinė nė qendėr tė vėmendjes sė mediave dhe gazetarėve nė pėrpjekje pėr tė zbardhur diēka nga organizata mė sekrete e planetit. Duke qenė se pjesė e Masonerisė kanė qenė shumė figura tė shquara tė politikės, artit, muzikės, sportit, biznesit, etj. organizata ėshtė bėrė pjesė e akuzave tė shkrimtarėve tė ndryshėm se ajo ka si qėllim krijimin e Rendit tė Ri Botėror. Pėr gjatė shekujve Masoneria ka pasur si armik kryesor tė sajin, Kishėn Katolike tė Vatikanit, e cila ua ka ndaluar besimtarėve tė saj hyrjen nė kėtė organizatė.

Historia

Masonėria e Lirė ėshtė njė vėllazėri (ndalohet hyrja e femrave, pasi sipas masonėve ato nuk mund tė ruajnė sekretin) ndėrkombėtare, origjina e tė cilės vjen sipas disave nga shekujt 16-17 kurse disa tė tjerė mendojnė se origjina e masonėve vjen nga vitet 3000, para Krishtit, nė kohėn e Mbretit Solomon. Vetė masonėt deklarojnė se origjina e tyre vjen nga Tempulli i Solomonit, e mė saktė nga dita e vrasjes sė arkitektit tė kėtij tempulli, Hirami Abifit nga njė grup prej 3 personash. Mesa duket Hirami, arkitekt me famė, kishte kirjuar njė sistem tė pėrēimit tė dijes mbi kėtė profesion duke krijuar 3 kategori :1)Fillestari, 2)Nxėnėsi artizan dhe 3)Mjeshtri i Madh. Njė grup prej 15 nxėnėsish konspiruan pėr ta detyruar Hiramin tiu tregonte sekretin, por ndėrsa 12 prej tyre e braktisėn planin ogurzi, 3 tė tjerė e vazhduan atė. Hirami nuk ua tregoi sekretin dhe ata e vranė. Mason do tė thotė ndėrtues, dhe prandaj shumė studiues mendojnė se vėllazėria u krijua nga ndėrtuesit mesjetarė me qėllim ruajtjen e zanatit tė tyre. Kur organizata e u gjend nė vėshtirėsi aty nga shek.15, ndėrtuesit pranuan tė fusin nė vėllazėri edhe njerėz qė nuk kishin lidhje me kėtė zanat, dhe prandaj vėllazėria filloi tė njihej si Masonėri Spekulative. Masonėria e Lirė sot ekziston nė disa forma nė tė gjithė botėn, me njė anėtarėsi prej afro 6 milionė anėtarėsh. Vėllazėria ėshtė e ndarė nė Lozha tė Mėdha (tempujt e masonėve, ku ata mblidhen maksimumi 1 herė nė vit) qė udhėhiqet nga Mjeshtri i Madh, por ato nuk kanė njė kryetar tė pėrbashkėt, siē kanė pėr shembull kishat katolike, Papėn e Vatikanit. Lozhat masone kanė ekzistuar nė Skoci qė nė shek. 16. Lozha e Parė e Madhe, Lozha e Madhe e Anglisė (Modernėt) u krijua mė 24 Qershor 1717, nga bashkimi i 4 lozhave tė vogla tė Londrės. Megjithatė disa lozha tė tjera, krijuan njė lozhė tė madhe rivale e cila u quajt Lozha e Madhe e Lashtė e Anglisė (Tė Lashtėt). Kėto dy lozha luftuan mes tyre pėr supremaci derisa u bashkuan mė 25 Nėntor 1813, duke formuar kėshtu Lozhėn e Madhe tė Bashkuar tė Anglisė (LMBA). Masonėria nė Amerikė filloi nė vitet 1730', dhe aty u ruajt ndarja midis Modernėve dhe Tė Lashtėve. Qė nga ajo kohė pjesė e Masonėrisė kanė qenė burrat mė tė shquar tė Amerikės, duke filluar me George Washingtonin, Heroi i Luftės pėr Pavarėsi dhe Presidenti i Parė i SHBA, Benjamin Franklin, Graham Bell, Bill Gates, Neil Armstrong, Abraham Linkoln etj. Sigurisht Masonėria amerikane ka edhe anėt e saj negative, pasi ajo mendohet se ėshtė frymėzuesja e organizatės famėkeqe raciste Ku Kluks Klanit. Nė Angli mendohet se Xhek Kasapi, njeriu qė terrorizoi Londrėn me vrasjet makabre, ishte mason. Nė Europėn kontinentale, autoriteti mason mė i vjetėr ėshtė Orienti i Madh i Francės (OMF) qė u krijua nė vitin 1728. Megjithatė pjesa mė e madhe e masonėve anglofonė i kanė prerė marrėdhėniet me OMF, pasi nė vitin 1877, ajo hoqi nga Statuti nenin qė thoshte se nė Masonėri, pranohen vetėm ata qė besojnė tek Zoti, duke bėrė qė nė organizatė tė pranohen edhe ateistėt. Lozha e Madhe Kombėtare e Francės (LMKF) ėshtė aktualisht e vetmja lozhė franceze qė ka marrėdhėnie tė rregullta me LMBA. Pėr shkak tė kėsaj ndarjeje Masonėria e Lirė thuhet shpesh se pėrbėhet nga 2 degė : LMBA (Lozhat e Mėdha) dhe OMF (Orientat e Mėdhenj). OMF-ja mbizotėron kryesisht nė vendet Latine (Francė, Itali, Spanjė, Portugali, Zvicėr, Amerikė e Jugut), kurse pjesa tjetėr e botės mundohet qė tė ndjekė rrugėn e LMBA-sė.

Struktura Organizative
Masonėt bėjnė pjesė nė Lozha, qė mbajnė lidhje mes tyre, por qė nuk kanė njė udhėheqės tė pėrbashkėt. Masonėt betohen tė mos ia tregojnė se ēfarė ndodh brenda lozhave askujt, as edhe familjeve tė tyre, pėrndryshe dėnime mizore i presin. Lozhat janė vendet e takimit tė masonėve, tempujt e tyre. Lozhat veprojnė si organizatat e zakonshme, publikojnė datat e mbledhjeve, kujdesen pėr financat dhe pronat e tyre, paguajnė taksat, dhe kanė filluar tė hapin edhe faqe interneti. Masonėt udhėhiqen nga Kushtetutat e James Andersonit, njė seri nenesh qė i kanė dhėnė vėllazėrisė fytyrėn e saj tė sotme. Masonėria ndahet nė dy rite : Riti i Jorkut dhe Riti Skocez. Kėto dy rite kanė tė pėrbashkėt mėes tyre 3 shkallėt e para, pastaj numri ndryshon. Riti i Jorkut nuk njė ndarje standarte, prandaj ai ndryshon sipas lozhave. Riti Skocez ėshtė i pandryshueshėm nė asnjė vend, me 33 shkallė, ku shkalla e fundit ėshtė shkalla e Mjeshtrit tė Madh. Njė anėtar mason, mund tė zgjedhė tė qėndrojė nė Lozhėn Blu (3 shkallėt e para) ose tė avancojė mė tej, ku nė ēdo shkallė qė kalojnė atyre iu tregohet diēka nga sekreti qė ruan vėllazėria derisa sekreti i madh tregohet nė shkallėn 33. Megjithatė shumica zgjedhin tė qėndrojnė nė Lozhėn Blu. Janė tė paktė ata qė kalojnė nė shkallėn 4, dhe shumė mė tė paktė ata qė shkojnė nė shkallėn 33. Studiues tė shumtė kanė shprehur dyshimin se Masonėt i kanė humbur dijet e trashėgura nga Lashtėsia, nga kohėrat e Egjiptit dhe Greqisė sė Lashtė, dhe mendojnė se vėllazėria nė kėto 3 shekujt e fundit ėshtė pėrpjekur dėshpėrimisht tė rigjejė pjesėt e humbura tė historisė sė tyre. Riti Skocez pėrbėhet nga : Lozha Blu:

I-Fillestar
II-Vėlla Kraft
III-Mjeshtėr Mason
Lozha e Perfeksionit :

IV-Mjeshtėr Sekret
V-Mjeshtėr Absolut
VI-Sekretar i Brendshėm
VII-Gjyqtar dhe Dekan
VIII-Intendent i Ndėrtesės
IX-I Zgjedhuri i tė Nėntės
X-I Zgjedhuri i tė Pesėmbėdhjetės
XI-I Zgjedhuri i tė Dymbėdhjetės
XII-Mjeshtėr i Madh Arkitekt
XIII-Harku Mbretėror i Solomonit
XIV-Zgjedhjet e Pėrkryera dhe Sublime
Kreu i Trėndafilit tė Kuq :

XV-Kalorėsi i Lindjes ose i Shpatės
XVI-Princi i Jerusalemit
XVII-Kalorėsi i Lindjes dhe Perėndimit
XVIII-Kalorėsi i Trėndafilit tė Kuq
Kėshilli Papal :

XIX-Peshkopi i Madh
XX-Mjeshtri Ad Vitam
XXI-Patriarku Noachite
XXII-Princi i Libanusit
XXIII-Pėrgjegjėsi i Faltores
XXIV-Princi i Faltores
XXV-Kalorėsi i Gjarprit tė Ashpėr
XXVI-Princi i Mėshirės
XXVII-Komandati i Tempullit
XXVIII-Kalorėsi i Diellit
XXIX-Kalorėsi i Shėn Endruit
XXX-Kalorėsi Kadosh
XXXI-Inspektori i Komandantit Inkuizitor
XXXII-Princi Sublim i Mbretėrisė sė Fshehtė
XXXIII-Inspektori i Madh Suprem

Parimet dhe Aktivitetet
Simboli i masonėve ėshtė njė kompas i mbivendosur mbi njė vizore. Nė mes tyre zakonisht vendoset shkronja G, qė mendohet se nėnkupton fjalėn GEOMETRY (Gjeometri), pasi masonėt mendojnė se universi ėshtė krijuar nė bazė tė rregullave tė pėrkryera tė matematikės. Arkitekura ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ta. Masoneria nuk eshte fe edhe nuk ka lidhje me fete.Prandaj ne Llozhat masone nuk perdoret nje emer i vecant per Zotin. Te gjitha Llozhat Masonet Zotin e personifikojne duke perdorur termin "Qenia Supreme" ose "Krijuesi i Gjithesise". Masonėt gjatė takimeve tė tyre e sidomos gjatė pranimit tė anėtarėve tė rinj, kryejnė njė sėrė ritualesh, por ato ndryshojnė nė varėsi tė lozhės. Megjithatė ato kanė tė pėrbashkėta. P.sh. tė gjithė ritualet masonike pėrdorin simbolizmin e arkitekturės mesjetare. Qėllimi i Masonėrisė ėshtė "tė ndryshojė njeriun dhe t'a afrojė me Zotin, duke e dėrguar nga njė gjendje e ulėt mendore dhe shpirtėrore drejt njė gjendje mė tė lartė nė shėrbim tė njerėzimit". Masonėria beson tek Zoti, tė cilin e quan Arkitekti Suprem i Universit. LMBA iu kėrkon anėtarėve tė saj tė besojnė patjetėr tek njė zot, kurse pėr OMF, nuk ėshtė problem nėse njė anėtar i ri i saj ėshtė ateist i deklaruar. Masonėt pėrdorin gjeste dhe shenja pėr tė dalluar njėri-tjetrin. Kjo ka ngritur shumė akuza ndaj tyre, pasi nė institucone tė ndryshme masonėt favorizojnė njėri-tjetrin duke u njohur nga shenjat. Masoni mund tė deklarojė publikisht anėtarėsinė e tij nė organizatė, por nuk mud tė bėjė tė ditur emrat e "vėllezėrve" tė tij. Gjithashtu ai nuk mund tė tregojė se ēfarė ndodh apo ēfarė bisedohet brenda nė lozhė. Masonėria nuk rekruton anėtarė tė rinj. Ēdo njeri qė mendon se ka kapacitete pėr tė qenė njė mason, mund tė kėrkojė tė anėtarėsohet. Ai duhet tė vijė me dėshirėn e tij nė vėllazėri, tė moral dhe reputacion tė mirė, tė besojė nė Qėnien Supreme (ZOTI), tė jetė mbi 18 deri nė 25 vjeē, nė varėsi tė lozhės. Njerėzit e tė gjitha besimeve dhe racave pranohen nė organizatė. Nė lozha ndalohen bisedat mbi politikėn. Masonėria nuk i pranon gratė, por ka krijuar organizata ndihmėse qė kanė vetėm anėtare gra, ku mė i njohuri ėshtė Ylli Lindor. Masonėria kryen edhe shumė aktivitete bamirėsie, sidomos pėr fėmijėt nė nevojė.

Opozita Anti-Masone
Masonėt janė parė gjithmonė me frikė nga njerėzit e thjeshtė, pasi propaganda ndaj kėsaj organizate ka qenė gjithmonė e shfrenuar. Armiku kryesor i masonėve, Kisha Katolike e Vatikanit, ua ka ndaluar besimtarėve tė saj hyrjen nė kėtė vėllazėri. Ajo i ka akuzuar masonėt se adhurojnė djallin dhe duan tė shkatėrrojnė njerėzimin. Teoricienė konspiracioni kanė deklaruar se masonėt janė tė pėrfshirė nė ēdo institucion tė rėndėsishėm botėror, me qėllim krijimin e njė Rendi tė Ri Botėror (RRB), ku do tė vendoset njė qeveri dhe ushtri globale. Tė tjerė i lidhin masonėt me Hebret dhe familjet e fuqishme hebrehe. Gjatė regjimeve komuniste dhe naziste shumė masonė u burgosėn ose u vranė, kurse Masonėria u shpall e paligjshme. Pėrgjatė historisė amerikane disa valė anti-masonike e kanė goditur vėllazėrinė, ku pėr pak sa organizata nuk u zhduk plotėsisht. Edhe besimet e tjera fetare, e nė veēanti islami e luftojnė Masonėrinė. Nė tė gjitha vendet arabe, me pėrjashtim tė Libanit dhe Marokut, vėllazėria ėshtė e paligjshme.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9730
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi