» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Plaku dhe Plaka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Plaku dhe Plaka

Mesazh nga Dardania prej Fri 08 May 2015, 01:38


Na ishte njė herė plaku me plakėn, dhe na zihen njėri me tjetrin…
Dhe, vendosėn tė ndaheshin.
Por, na duhej tė ndanin edhe mallin, gjithė gjė e katandi, nė mėnyrė tė barabartė…

Edhe ndanė:
- plaku mori kaposhin
= plaka mori macen
- plaku mori sheqerin
= plaka mori kripėn
- plaku mori mashėn
= plaka mori kacin

Edhe u nisėn secili mėnjanė…

Kalon njė farė kohe...
Plaka e lau kripėn dhe e nxori nė diell pėr ta tharė.
Mirpo kripa i humbi. Dhe ngeli plaka pa kripėėėė...
Dhe nuk kishte mė me se tė gatuante plaka, dhe na ngeli pa ngrėnė plaka.
Ashtuuuu...


Ndėrsa plaku kishte sheqer dhe hante sheqerin.
Kėshtuuuu...

Kur vente plaka te trazojė zjarrin i digjeshin duart. Ashtuuu...
Ndėrsa plaku kishte mashėn edhe nuk digjesh. Kėshtuuu...

Njė ditė prej ditėsh, ngelėn tė dy pa ushqim edhe pa lekė.

- C'tė bėj, unė i ziu, c'tė bėj? i thotė plaku kaposhit.
- O kaposh !
- Urdhėro, i thotė kaposhi.
- Kemi ngelur pa lekė, o kaposh, po dil e na gjej ndonjė gjė se nuk kemi me se tė blejmė bukė.
- E mirė, i thotė kaposhi.

Edhe niset kaposhi e merr rrugėn pėr tė gjetur lekė pėr plakun...
Ec e ec, ec e ec...
Nė mes tė rrugės i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

- Ku po vete o kaposh?
- Ja, i thotė kaposhi, kam dal tė gjej ca lekė se s’kemi me se tė hamė bukė. Kemi mbetur pa ngrėnė unė edhe plaku.
- Obobo more kaposh, po me vjen shumė keq, i thotė ujku. A tė vij edhe unė me ty?
- Jo, jo, s'ka gjė, i thotė kaposhi, se ėshtė rrugė e gjatė edhe lodhesh.
- Jo ore jo, i thotė ujku, se nuk lodhem. Do tė vij dhe unė me ty dhe do gjejme lekė pėr plakun.
- Epo mirė, si tė duash, i thotė kaposhi. Hajde atėherė.
Edhe nisen tė dy bashkė.

Ec e ec, ec e ec, ec e ec tė dy, kaposhi edhe ujku.
Kur erdhi njė kohė dhe ujku u lodh.
I thot ujku kaposhit, - O kaposh u lodha unė, si t’ja bėjmė tani?
- Tė thashė unė, i thotė kaposhi. Po nuk mė dėgjove mua. Hajde tani, futu te krahu im.
Edhe e merr kaposhi ujkun dhe e fut tek sqetulla, e mbulon me pupla. Edhe nisen prapė, kaposhi nė kėmbė, dhe ujku nė krah.

Ec e ec, ec e ec, ec e ec ...

Dhe kaposhi mban nė krah dhelprėn, lumin, ariun...

Ec e ec, ec e ec, ec e ec ...

Arriti kaposhi te pallati i mbretit.
Kur arriti te mbreti kaposhi, hipi nė njė gardh edhe ja nisi kėngės.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.

E dėgjon mbreti.
- Heu, thotė mbreti, kush ėshtė ky qerrata qė dashka cupėn time pėr grua?
- Kapeni shpejt, u thotė ushtarėve mbreti, dhe futeni tek kuajt e egėr ta shkelin me kėmbė qė tė ngordhi.
E kapin ushtarėt e mbretit kaposhin edhe e hedhin te kuajt e egėr.
Kaposhi thėrret ujkun:
-Hajde or ujk dil, se erdhi rradha jote.
Ujku lėshohet dhe i tremb kuajt e egėr e ata nuk ditėn nga vanė...

Kaposhi, hipi prapė te gardhi edhe ja nisi kėngės.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.

E dėgjon mbreti.
- Heu, c'ėshtė kjo pune? Kapeni shpejt, u thotė ushtarėve, dhe futeni tek lepujt e egėr ta hanė.
E kapin ushtarėt e mbretit kaposhin edhe e hedhin te lepujt e egėr.
Kaposhi thėrret dhelprėn:
-Hajde moj dhelpėr dil, se erdhi rradha jote.
Dhelpra lėshohet mbi lepujt, ca i kapi e i hėngri, ca i trempi e i shpėrndau, dhe kaposhi shpėtoi prapė...


Del prapė kaposhi, hipi prapė te gardhi edhe ja nisi kėngės.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.

E dėgjon mbreti, dhe desh cmendet.
- Kapeni shpejt, u thotė ushtarėve, dhe futeni nė furrėn e zjarrtė qė tė piqet e tė digjet fare.
E kapin ushtarėt e mbretit kaposhin edhe e hedhin nė furrė.
Kaposhi thėrret lumin:
-Hajde mor lumė dil, se erdhi rradha jote.
Lumi del edhe e shuan zjarrin, dhe kaposhi shpėtoi prapė...


Del prapė kaposhi, hipi prapė te gardhi edhe ja nisi kėngės.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.

E dėgjon mbreti, dhe kthehet nga qielli, nga dielli e nga toka. O Perėndi! C'po ndodh kėshtu?
- Kapeni shpejt, u thotė ushtarėve, dhe futeni nė dhomėn me florinj qė tė mbytet me florinj. E kapin ushtarėt e mbretit kaposhin edhe e hedhin nė dhomėn e florinjve.
Kaposhi ju turret florinjve dhe e mbush barkun me florinj. Pastaj nuk lėviz dot nga vendi.
-Hajde mor ari dil, se erdhi rradha jote.
Ariu del edhe e shpartallon derėn e hekurt, pastaj e ndihmon kaposhin tė dali pėrjashta. Dhe kaposhi shpėtoi prapė...

Nė tė ikur kaposhi, i’a merr edhe njė herė kėngės:
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.
- Ki-ki-ri-ki, ki-ki-ri-ki, dua cupėn e mbretit pėr grua.
- Po ti, pse kėndon ashtu? - i thotė ariu.
- Vetėm kėtė kėngė di, i thotė kaposhi.

Pastaj ikėn kaposhi, kthehet tek plaku. U gėzua plaku se i solli gjithė ato florinj kaposhi...

E shikon plaka dhe i vjen inat. I thotė plaka maces qė kishte nė shtėpi.
- Po dil edhe ti moj mace na gjej ndonjė flori si kaposhi, se do ngordhim pėr bukė.
- E mirė, i thotė macja, se dal unė.
- Del macja, kap hardhuca, gjarprinj, nepėrka, edhe ja con plakės tek shtėpia.
E lėshohen hardhucat ta hanė plakėn...

- Ndihmė, ndihmė! Thėrret plaka, e u bie me kacit hardhucave, po nuk mundte t’i vriste tė gjitha. - Ndihmė, ndihmė!

E dėgjon plaku qė po kėrkonte ndihmė plaka e shkretė, dhe vete e ndihmon.
Dhe e shpėton plakėn nga hardhucaaaaat. Dhe pastaj bashkohen prapė plaku me plakėn dhe jetojnė tė gjithė tok tė lumtur e tė gėzuar...

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10673
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi