» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Semundjet e Trashegueshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Semundjet e Trashegueshme

Mesazh nga Dardania prej Sun 03 May 2015, 01:40

Sėmundjet e trashėguara, ose sėmundjet gjenetike, janė sėmundje qė transmetohen nga njėri brez nė tjetrin. Sėmundjet gjenetike janė aktualisht tė pashėrueshme, mbasi shkenca akoma nuk ėshtė nė gjendje tė korrigjoje defektin, edhe pse ekzistojnė kura pėr to. Njė pjesė e madhe e sėmundjeve gjenetike janė vdekjeprurėse, ose shkaktojnė ērregullime tė rėnda tė funksionimit tė organeve tė njeriut, qė bėjnė tė pamundur njė jetesė normale dhe pėr njė kohė tė gjatė. Nė ndryshim nga sėmundjet e tjera, sėmundjet gjenetike, duke u transmetuar nga brezi nė brez, pėrbėjnė njė rrezik nė rritje pėr popullatėn, mbasi shtohen bartėsit e fshehtė tė kėtyre sėmundjeve dhe, pėr rrjedhojė, rritet mundėsia e lindjes sė fėmijėve tė sėmurė. Ėshtė folur disa vite mė parė dhe rishfaqet herė pas here ideja se duhet njė ligj pėr analiza paramartesore pėr t’i detyruar njerėzit qė tė bėjnė analizat e gjakut para martesės, pėr disa sėmundje gjenetike. Por, a ėshtė kjo zgjidhja mė e mirė ....? “Duhet theksuar se eksperienca botėrore ka treguar se parandalimi nuk bėhet me forma detyruese, ai duhet tė kuptohet, pėrkrahet dhe ndihmohet nga vetė qytetarėt, mbasi janė vetė ata viktimat e mungesės se njė programi parandalimi”- theksojnė mjekėt. Pikėrisht ky ėshtė faktori numėr njė i suksesit. Njė program parandalimi duhet, gjithashtu, tė parashikojė informimin e publikut me tė gjitha format, mbasi pa njė informim tė publikut dhe konsensusin e tij, asnjė program nuk do tė ketė rezultatin qė pritet. Kėrkohet formim dhe informim, formim i vazhdueshėm pėr mjekėt dhe informim i vazhdueshėm pėr popullatėn. Pėr kėtė arsye, nė suplementin e sotėm tė gazetės “Tirana Observer”, ju do tė keni mundėsi tė njiheni me kėto sėmundje si dhe mėnyra dhe rruga duhur pėr t’i shmangur ato.

1-Humbja e kujtesės Sėmundja e Alzheimerit ose ndryshe, siē njihet mė shpesh, humbja e kujtesės, lind pas moshės 65-vjeēare. Simptoma mė e njohur e kėsaj sėmundjeje ėshtė harresa, por simptomat janė tė shumta. Zakonisht sėmundja fillon me harresa gjithmonė e mė tė mėdha, tė cilat nė fillim kanė karakter minimal dhe me kalimin e kohės bėhen gjithmonė e mė shqetėsuese. Duhet pasur kujdes tė mos ngatėrrohen harresat normale me ato harresa qė pėrbėjnė sėmundje. P.sh: Ėshtė harresė normale tė mos mbash mend ku ke parkuar makinėn nė parkingun e supermerkatės, por ėshtė njė harresė patologjike tė kthehesh nė shtėpi pa makinė sepse ke harruar qė kishe shkuar me makinė.

Trashėgimia Skleroza konsiderohet si njė sėmundje femėrore. E cila zakonisht trashėgohet nga nėna tek vajza dhe shfaqet nė 90 pėr qind tė rasteve, gjithmonė nė moshėn e tretė. Kjo sėmundje prek tė gjitha shtresat e shoqėrisė dhe nuk lidhet aspak me kushtet e varfra apo me mirėqenien. Mjekėt kėshillojnė analizėn e pemės gjenalogjike tė familjes dhe evidentimin e rasteve, kjo pėr t’u trajtuar mė pas nė kohė.

Simptomat 1-Memoria humbet ēdo ditė e mė shumė 2-Personi ka probleme gjuhėsore 3-Pjesėn mė tė madhe tė kohės ėshtė konfuz 4-Gjėrat e reja i mban mend mė shumė vėshtirėsi 5-Mund tė ketė konfiguracione 6-Nuk arrin tė shkruajė normal

2- ZEMRA Zemra ėshtė organ muskulor, i cili gjatė tkurrjes ritmike bėn tė mundur qarkullimin e gjakut nė tė gjitha organet e trupit tė njeriut. Jeta pa zemėr nuk ėshtė e mundshme. Zemra ėshtė njėra prej organeve tė para qė formohet nė trupin e njeriut gjatė zhvillimit embrional. Forma e zemrės ėshtė e ngjashme me formėn e njė koni, maja e tė cilit tregon nga ana e majtė dhe poshtė. Zemra te njerėzit ndodhet nė anėn e majtė tė kraharorit, nė raste tė rralla nga ana djathtė. Njė zemėr e shėndoshė peshon sa 0,5 % pėr qind e peshės sė trupit, ndėrmjet 300 dhe 350 gramė. 500 gramė ėshtė pesha kritike. Prej kėsaj peshe enėt e gjakut tė zemrės nuk janė nė gjendje ta furnizojnė mė atė me oksigjen. Zemra ėshtė si njė pompė qė furnizon organizmin me gjak. Dhe, nė rastin e sėmundjeve tė zemrės kemi prishje tė funksionit tė saj si pompė. Duke mos u furnizuar me gjak organizmi do tė fillojė tė mos funksionojė si duhet.

Trashėgimia Sipas studimeve tė bėra nė fushėn e mjekėsisė, ėshtė treguar se fėmijėt e prindėrve qė vuajnė nga zemra kanė mė shumė tė ngjarė tė preken nga sėmundje zemre. Madje, sipas studimit, mė i lartė ėshtė rreziku i prekjes nga sėmundja midis fėmijėve, se sa i trashėgimit tė saj nga prindėrit. Po ashtu, ekziston rreziku i prekjes nga sėmundje kardiovaskulare mes fėmijėve tė njė familjeje, se sa i trashėgimit tė saj nga prindėrit.

Simptomat 1- Marrja e frymės 2- Ėnjtje e kėmbėve 3- Nxirje e buzėve 4- Dhimbje si shenja infarkti 5- Bllokim 6- Shtrėngim ose dhimbje nė kraharor

3-TENSIONI Tensioni i gjakut ėshtė shtypja e gjakut nė muret e enėve tė gjakut (arterieve) nė ēdo pjesė tė trupit. Gjaku rrjedh nėpėr enėt e gjakut pikėrisht sepse gjendet nėn tension tė tillė. Tensioni krijohet me punėn e zemrės si pompė. Gjatė secilės hedhje tė gjakut nga zemra (sistola), tensioni rritet, kurse gjatė derdhjes sė gjakut nė zemėr (diastola), tensioni ulet. Prandaj maten dy vlera tė tensionit tė gjakut, vlera e epėrme (sistolike) dhe vlera e ulėt (diastolike) e tensionit tė gjakut. Ndryshe sot nė mjekėsinė moderne hipertensioni ėshtė cilėsuar edhe si vrasės i heshtur. Kjo sepse tensioni i gjakut ėshtė sėmundje e heshtur, e cila mundet qė pėrgjatė viteve tė mos tregojė asnjė shenjė. Sėmundja pėrkeqėsohet gradualisht dhe kjo ndodh gjatė njė periudhe kohore dhe jo brenda pak ditėsh, prandaj ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet nga vetė personi qė nė fillim. Vetėm atėherė kur manifestohen dėmtime nė zemėr, nė tru, nė veshka apo nė sy.

Trashėgimia Specialistėt janė tė gjithė njė mendje kur pėrmendet tensioni. Pėr ta sėmundja ėshtė e trashėgueshme dhe u shfaqet njerėzve kryesisht pas moshė 40 vjeēe, si dhe rėndohet edhe mė shumė nė moshėn e tretė. Mė tė prekura duket tė jenė gratė, megjithatė vitet e fundit po rritet numri i meshkujve qė kanė probleme me tensionin.

Simptomat 1-Dhimbje koke, sidomos nė mėngjes 2-Gumėzhitje tė veshėve 3-Marramendje 4-Nganjėherė del gjak nga hundėt 5-Depresion pa e ditur shkakun 6-Personi ėshtė i shqetėsuar dhe i irrituar 7-Skuqje e fytyrės 8-Ndjenja tė fikėti

4-PANKREASI

Pankreasi ėshtė njė gjėndėr nė bark qė lėshon njė lėng tretės (lėngun pankreasor) nė zorrėn dymbėdhjetėgishtore pėrmes njė ose mė shumė tubave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone tė rėndėsishme, duke pėrfshirė edhe insulinėn. Pankreasi ėshtė njė organ nė formė pyke me gjatėsi rreth 14-20 cm, gjerėsi 4 cm, shpesh 1,5-2cm dhe 65-80 gr i rėndė (te gratė peshon pak mė lehtė) dhe ka ngjyrė tė kuqėrremė ose tė pėrhirtė kur ėshtė nė fazėn e veprimtarisė sė dendur prodhuese. Ai gjendet pas shtyllės kurrizore.

Trashėgimia Shfaqja e sėmundjes sė pankreasit ka vetėm dy mundėsi. E para ėshtė trashėgimia, ēka do tė thotė se personat lindin me kėtė sėmundje e cila u shfaqet atyre qė nė fėmijėri, ose rasti i dytė, ndodh kur sėmundja provokohet nga keqformime, fibroza cistike, trajtime kirurgjikale apo dhe disa medikamente si estrogenet, etj.

Simptomat 1-Dhimbje tė forta barku 2-Fryrje barku 3-Tė vjella 4-Rrahje tė shpejta tė zemrės 5-Temperaturė

5- ANEMIA Mungesa e hekurit ėshtė shkaku mė i shpeshtė i anemisė, madje edhe shfaqja e saj ėshtė mė e shpeshtė tek femrat, dhe kjo pėr shkak tė menstruacioneve (qė natyrisht shoqėrohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Nė moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shumė mundėsi tė jetė pasojė e kancerit nė gjak, ndėrkohė qė tek fėmijėt mundet qė mungesa e hekurit tė jetė pasojė e sasisė tė pamjaftueshme nė dietė. Kėtyre tė sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave tė freskėta, qė pėrmbajnė vitaminė C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit.

Trashėgimia Tė gjithė ata persona tė cilėve u shfaqen probleme me aneminė qė nė muajt e parė tė lindjes, do tė thotė se e kanė tė trashėguar atė. Zakonisht kur sėmundja trashėgohet nga nėna tek fėmija, ajo nis tė shfaqet qė nė 6-mujorin e parė tė lindjes dhe njė ndėr simptomat kryesore pėrveē ngjyrės sė verdhė nė lėkurė ėshtė edhe se fėmijėt vjellin pa pushim, dhe kjo nuk ėshtė aspak e zakonshme.

Simptomat 1-Lodhje 2-Takikardi 3-Zbehje 5-Shpesh anemikėve ndodh t’u bien tė fikėt gjatė ecjes

6-DIABETI Diabeti ėshtė ērregullimi i metabolizmit qė reflektohet nė paraqitjen e sasisė jonormale tė glukozės nė gjak, si pasojė e rezistencės sė qelizave tė gjakut ndaj insulinės apo si pasojė e sasisė sė vogėl tė insulinės sė sekretuar nga pankreasi. Janė dy gjendje qė mund tė shkaktohen nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartė i glukozės) dhe hipoglicemia (niveli i ulėt i glukozės). Diabeti i sheqerit ėshtė njė sėmundje endokrino-metabolike, qė ka tė bėjė me mėnyrėn se si organizmi ynė e pėrpunon sheqerin, i cili merret me ushqimet e ndryshme. Defekti qėndron nė pamundėsinė e insulinės, pėr tė mbajtur nivelin e sheqerit nė gjak nė vlerat normale.

Trashėgimia Specialistėt e shėndetėsisė kohėt e fundit kanė arritur tė zbulojnė se predispozicioni pėr t’u sėmurė nga diabeti ėshtė mė i madh tek ata persona qė kanė njė tė afėrm me diabet. Edhe pse kohė mė parė kjo teori nuk pranohej, pasi ende nuk kishte asgjė konkrete, tanimė ėshtė zbuluar se trashėgohen nga njėri brez nė tjetrin genet qė mbartin vetitė e organizmit tė sėmurė.

Simptomat 1-- Tė sėmurėt me diabet kanė dhimbje barku 2- Frymėmarrje tė ngadalta e tė thella 3- Prani e ketoneve nė gjak dhe nė urinė 4- Pacientėt me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn 5- Duhet tė kufizojnė sheqernat e rafinuara 6- Duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė 7- Yndyrat duhet tė jenė vajra me njė lidhje dyfishe 8- Duhet t’i shtojnė dietės sė tyre arra

7-DHIMBJET E SHPINĖS Shumė njerėz pėr vite me radhė vuajnė nga dhimbjet e shpinės dhe tė kurrizit. Lumbalgjitė, shiatik, hernie… ajo qė njerėzit zakonisht e quajnė dhimbje tė mesit. Njė pėrqindje e madhe ankohen se vuajnė nga lumbalgjitė, e cila ėshtė dhimbje e mesit rreth veshkave. Shkaqet e shfaqjes sė sėmundjeve tė mesit janė disa, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme lidhet me faktin se ato nuk duhen lėnė pas dore. Siē dihet, midis dy vertebrave tė shtyllės kurrizore ndodhet njė kėrc nė formė disku, i cili ndihmon pėr mosfėrkimin e sipėrfaqeve tė kockave me njėra-tjetrėn, duke siguruar njėkohėsisht elasticitetin, shpėrndarjen e peshės dhe lehtėsimin e lėvizjeve. Kur kjo mbėshtetje dėmtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur rrėnjėt e nervave dhe shkaktuar dhimbjet: Ky ėshtė shiatiku.

Trashėgimia Ekziston njė origjinė gjenetike e dhimbjes sė mesit. Sipas njė studimi tė publikuar para disa vitesh me 400 binjakė, gjenet difektoze janė nė fakt shkak pėr 60% tė kėsaj sėmundjeje. Ky studim konfirmoi se binjakėt vuanin nga tė njėjtat probleme tė kurrizit. Ata kishin tė njėjtat simptoma dhe tė njėjtat sėmundje tė disqeve inter-vertebrale. Kjo tregon se dhimbjet e mesit thuajse gjithmonė janė tė trashėguar dhe kalojnė tek fėmijėt, shfaqja e sė cilės mund tė ndodhė edhe pas moshės 40-vjeēare.

Simptomat 1-Dhimbje mesi qė zgjat mė shumė se dy orė 2-Bllokim i shtyllės kurrizore 3-Dhimbje qė bllokon njėrėn anė tė veshkave 4-Shpesh njerėzit nuk mund tė lėvizin pėr javė tė tėra 5-Gjithmonė e ndjen shtyllėn kurrizore tė rėnduar 6-Nė disa raste dhimbjet fokusohen dhe nė zonėn e legenit

KANCERI I GJIRIT Ēdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishėm nė mė shumė se 1 milion gra nė botė dhe mė shumė se 400 mijė gra vdesin ēdo vit nga kjo sėmundje. Tė sėmurat e trajtuara pėr kancerin e gjirit rrezikojnė tė zhvillojnė pėrsėritje lokale, piku i tė cilave ndodh nė tre vjetėt e para pas trajtimit. Pėrhapje tė sėmundjes mund tė ndodhin edhe shumė vjet pas trajtimit tė parė. Prandaj, duhet tė ndiqen pėr njė kohė tė gjatė dhe me kontrolle tė vazhdueshme.

KANCERI I LEKURES Kanceri nė lėkurė ėshtė njė nga sėmundjet mė tė pėrhapura. Gati 3/4 e vdekjeve nga kanceri i lėkurės vijnė pikėrisht nga kjo sėmundje. Shkaku kryesor, sipas shkencėtarėve, ėshtė ekspozimi i tepėrt i lėkurės nė rrezet e diellit. Mendohet se ekspozimi i rrezeve ultravjollcė shkakton dėmtim tė qelizave, tė cilat ēojnė nė ndryshime kancerogjene. Burrat zakonisht preken nga kanceri sidomos nė qafė, shpatull dhe kurriz, ndėrsa femrat nė krahė dhe kurriz.

KANCERI NE STOMAK Ėshtė njė nga sėmundjet qė po prek ēdo ditė e mė shumė njerėzit. Sėmundja rritet me ritme tė ndryshme dhe i kundėrpėrgjigjet nė mėnyra tė ndryshme mjekimit. Njerėzit me kancer kanė nevojė pėr njė mjekim qė i nevojitet llojit tė kancerit nė stomak qė ata kanė. Nėse njė person mjekohet pėr njė lloj tjetėr kanceri nė stomak, atėherė sėmundja ekzistuese do tė zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetėn. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesėn e tij e ka pikėrisht aty, nė stomak.

8-KANCERI I LEKURES Lėkura ėshtė organi mė i madh dhe njė nga mė tė rėndėsishmit! Lėkura mbulon gati plotėsisht tė gjithė trupin tonė. E si e tillė na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymėmarrės, deri diku. Gjithashtu, lėkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vitamina D) e ujin. Lėkura ka dy shtresa epiderma/epidermis dhe derma/dermis. Shtresa e parė (e jashtmja) ka tri lloj qelizash: Bazale, skuamozė dhe (tė sheshta, si luspa) dhe melanocitet. Kėto ndarje shėrbejnė pėr tė shpjeguar disa tipa kanceresh nė lėkure. Pasi ato klasifikohen nė varėsi tė qelizave ku ato prekin. Sipas specialistėve, edhe pse njerėzit mendojnė tė kundėrtėn, mė sė shumti nga kjo sėmundje preken meshkujt. Megjithatė lajmi mė i mirė ėshtė se thuajse nė 90 pėr qind tė rasteve sėmundja ėshtė e durueshme.

Trashėgimia Trashėgimia shihet si lidhja kryesore e shfaqjes sė sėmundjes. Mjekėt tregojnė se shpeshtėsia e hasjes sė kancerit tė lėkurės ėshtė mė e lartė nė familjet me njė a mė shumė persona me kėtė lloj kanceri. Po ashtu, kėtu futen dhe njė grup sėmundjesh tė cilat e rrisin prirjen e organizmit tonė pėr kancere, p.sh kserodermia pigmentoze, albinizmi etj. Pėr kėtė arsye mjekėt rekomandojnė qė personat qė kanė trashėgimi sėmundjen duhet tė kurohen qė nė fillim, pa u rėnduar deri nė fazat e fundit sėmundja.

Simptomat: 1-Numėr i lartė nishanesh nė trup 2-Ato kanė ngjyrė tė errėt 3-Nishanet janė zakonisht nė formė simetrike 4-Zakonisht kėto nishane kanė njė diametėr prej 6 milimetra 5-Sėmundja shfaqet nė shtresėn e jashtme tė lėkurės 6-Puērrat dhe nishanet shfaqen nė ēdo pjesė tė trupit.

9-KANCERI I GJIRIT Kanceri i gjirit karakterizohet nga njė periudhė e heshtur. Qė ai tė bėhet i kapshėm klinikisht duhet tė arrijė madhėsinė sė paku 1 cm, qė korrespondon 7-9 vjet. Kanceri i gjirit nuk ėshtė njė sėmundje lokorigionale, qė metastazon (pėrhapet) vonė, por njė sėmundje sistemike qė nė diagnostikimin e parė. Pėrhapja e metastazave bėhet me anė tė gjakut dhe tė limfės. Nė fillim pėrhapet nė zonat fqinje, nė lėkurė, mbi muskuj dhe nė paretin torakal (kraharor), mė pas nė metastaza tė largėta, mė shpesh nė mushkėri, kocka, mėlēi. Ndėr shenjat e para tė kancerit tė gjirit mund tė veēojmė ndėr tė tjera njė lloj dhimbjeje qė nė gjuhėn mjekėsore njihet me emrin mastodynia ose edhe me shfaqjen e njė mase tė ngritur nė njėrin nga gjiret e pacientes. Nė ditėt e sotme, nė shumicėn e rasteve, kanceri i gjirit zbulohet nga njė teknikė qė quhet mamografi, qė bėn tė mundur zbulimin e njė nodule jo simptomatike, d.m.th qė s'ka zhvilluar akoma simptoma tek pacientja. N.q.s tumori ėshtė prezent mund tė vihet re nė momagramė nė formė kokrre nėn sqetulla.

Trashėgimia Trashėgimia ėshtė njė faktor pėr kancerin e gjirit. Motrat ose nėnat e atyre qė kanė vuajtur nga kjo sėmundje janė 2-3 herė mė shumė mė tė rrezikuara tė preken nga kjo sėmundje se gratė e zakonshme. Thuajse asnjė vajzė e cila ka pasur motrėn apo nėnėn me kėtė sėmundje nuk ka “mundur” t’i shpėtojė asaj. Kryesisht sėmundja shfaqet pas tė 30-ve, por ka raste kur ajo shfaqet edhe mė shpejt. Duke qenė se ėshtė njė nga sėmundjet mė tė trashėgueshme rekomandohet vizita pėr vajzat tė paktėn njė herė nė vit.

Simptomat 1-Ndryshime tė madhėsisė dhe pozicionit tė gjirit 2-Ndryshime tė lėkurės 3-Lėkura bėhet me gropėza, bėhet e fortė. 4-Nė ndonjė rast merr ngjyrėn e kores sė portokallit. 5-Ndryshime tė thithit si rrafshimi, futja brenda, spostimi, sekrecionet. 6-Masė aksilore (nėn sqetull).

10-KANCERI NE STOMAK Stomaku ėshtė i ndarė nė 5 shtresa tė ndryshme. Kanceri mund tė zhvillohet nė secilin prej kėtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa mė e jashtme, numėrohen 5 shtresa dhe shtresa mė e brendshme quhet mukozė. Acidi i stomakut dhe lėngu tretės janė tė pėrbėra nga shtresa e mukozės. Shtresa tjetėr quhet submukoza dhe ėshtė e rrethuar nga muskulaturė, njė shtresė muskujsh qė lėviz dhe pėrzien stomakun. Tumoret e stomakut janė ndėr kanceret mė tė shpeshtė tė traktit tretės dhe hasen mė tepėr nė pjesėt e popullatės me nivel tė ulėt higjieno-sanitar dhe social-ekonomik. Kanceri i stomakut takohet mė shumė nė ato zona tė popullatės ku vėrehet konsum mė i lartė i ushqimeve me bazė karbohidratesh, tė kripurash, tė konservuara dhe tė varfra me fibra dhe perime tė freskėta.

Trashėgimia Predispozicioni familjar ėshtė njė nga faktorėt qė ēojnė nė shfaqjen e kėtij tumori. Ėshtė vėnė re se rreziku i shfaqjes sė kėtij tumori ėshtė mė i lartė te familjarėt e tė sėmurėve me tumor, sesa te personat e tjerė qė nuk kanė histori familjare tė tillė. Por, sipas mjekėve, ėshtė e kėshillueshme qė vetė njerėzit tė kujdesen shumė pėr tė evituar sado qė tė jetė e mundur shfaqjen e kėtij lloji kanceri. U rekomandohet njė regjim ushqimor me sa mė pak ushqime proteinike tė ndenjura, tė konservuara, tė kripura.

Simptomat 1-Rėnie nė peshė, ndonėse i sėmuri ushqehet mirė 2-Neveri ndaj ushqimeve, sidomos ndaj mishit 3-Dhimbja ngjan me atė tė ulēerės, derisa bėhet e padurueshme 4-Hemorragji nga goja 5-Nuk qetėsohet nga medikamente tė ndryshme 6-Personat me kėtė sėmundje urinojnė shpejt.

11-KANCERI NE MUSHKERI Kanceri i mushkėrive ėshtė kanceri i dytė pėr nga shpeshtėsia e pėrhapjes mes llojeve tė kancerit dhe i pari pėr nga numri i vdekjeve. Nė grafi kanceri shihet vetėm kur ėshtė mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkėrive ka arritur madhėsinė 1 cm, zakonisht ka arritur tė japė metastaza. Pėr kėtė arsye grafitė nuk janė tė mira pėr zbulimin e hershėm tė kancerit mushkėror. Kanceri me qeliza tė vogla trajtohet me rrezatim dhe kemioterapi. Ndėrsa pėr kanceret e tjera lokalisht bėhet operacion dhe rrezatim. Metastazat trajtohen me rrezatim dhe kemioterapi. Nė rast se sėmundja kapet herėt, ėshtė shumė i lehtė pėr t’u shėruar, sepse nė shumicėn e rasteve nuk pėrhapet nė organet e tjera tė trupit. Ka njerėz tė cilėt jetojnė vetėm me njė mushkėri, e njėjta gjė si me veshkat.

Trashėgimia Kanceri nė mushkri mendohet se ėshtė i trashėgueshėm dhe shkaktohet nga defektet nė 5 deri nė 6 gjene, tė cilat janė pėrgjegjėse jo vetėm pėr sėmundjen, por edhe kalimin e saj nga njė brez nė tjetrin. Pėr kancerin e stomakut ėshtė zbuluar njė gjen me trashėgueshmėri shumė lartė, deri nė 89 pėr qind. Pėr kėtė arsye mjeku penomonist kėshillon qė, nėse nėna apo babai kanė qenė me kancer nė mushkėri atėherė fėmijėt duhet tė bėjnė patjetėr grafi pėr tė kuptuar nėse janė bartės tė sėmundjes.

Simptomat 1-Kollė 2-Hemoptizi 3-Ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens) 4-Humbje peshe 5-Pneumoni tė shpeshta 6-Temperaturė.

12-CERMA Cerma ėshtė njė sėmundje e kyēeve, qė nė shumicėn e rasteve rezulton nė inflamacion tė kyēeve qė vjen pa ”paranjoftim” dhe jep shumė dhimbje. Shpesh ndikohet vetėm njė nga kyēet. Nė rastet mė tė zakonshme ėshtė kyēi i gishtit tė madh tė kėmbės qė inflamohet. Ndryshe kjo sėmundje njihet edhe si pėrdhesi. Nėse duam tė parandalojmė pėrdhesin mund tė pėrpiqemi tė jemi koshientė pėr disa gjėra. Kėshillohet tė pimė sasi tė arsyeshme pijesh alkoolike kur jemi duke e kombinuar pirjen me ngrėnie ushqimesh tė pasura me proteina. Kėshillohet gjithashtu tė pimė sa mė shumė ujė dhe lėngje pėr tė lehtėsuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet pasur parasysh se nėse vuajmė nga sėmundjet e zemrės, duhet tė kėshillohemi me mjekun pėr sasinė e lėngjeve qė konsumojmė. Rėnia nė peshė ėshtė e rėndėsishme pėr tė pakėsuar rrezikun e shfaqjes sė pėrdhesit.

Trashėgimia Trashėgimia gjenetike ėshtė njė nga arsyet se pse mund tė kalojė sėmundja nga prindi tek fėmija. Kjo pėr arsyen se mėnyra sesi acidi urik krijohet dhe pėrpunohet nga trupi, komandohet nga gjenet. Megjithatė sėmundja zhvillohet edhe gjatė jetės, edhe nė rast se personi nuk ka pasur asnjė nė familje me kėtė sėmundje. Ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė tė kenė kujdes pėr kėmbėt, tė mos mbajnė pesha tė rėnda dhe tė jeni gjithnjė nė ekuilibėr.

Simptomat 1-Zakonisht sėmundja shfaqet natėn 2-Gishti i madh i kėmbės dhemb dhe ėnjtet 3-Kyēi nuk duron asnjė prekje 4-Dhimbja shoqėrohet me ethe 5-Nė shumė raste edhe me temperaturė 6-Lėkura vyshket

13-SPONDILIATROZA Spondiliatroza ėshtė njė sėmundje e shpeshtė. Pjesa qė preket mė shumė ėshtė ajo e shtyllės kurrizore. I sėmuri ndien dhimbje nė bel dhe nuk mund tė pėrkulet dot. Dhimbja pėrhapet nga fundi i belit deri nė afėrsi tė bishtit tė vertebrės sė fundit. Dhimbja shkon deri nė zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherė bllokojnė edhe frymėmarrjen. Ekzistojnė dy tipa tė kėsaj sėmundjeje lumbare dhe ajo cervikale. Dhimbjet e sėmundjes shkaktohet lehtėsisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe ėshtė e shpeshtė tek njerėzit depresivė dhe me ankth; ndaj njė nga metodat e kurimit ėshtė edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet mė emocionet intense.

Trashėgimia Spondiliatroza ka dy shfaqje tė sėmundjes, lumbare dhe cervikale. Sipas specialistėve qė merren dhe dhimbjet e kokės, ėshtė bėrė e ditur se varianti parė i sėmundjes trashėgohet nga babai tek vajza dhe shfaqja e sėmundjes nis kryesisht pas moshės 23-vjeēare. Kurse shfaqja e dytė e sėmundjes zakonisht nuk ėshtė e trashėgueshme, por nėse ndodh, atėherė kalon pėrsėri nga babai tek fėmijėt.

Simptomat 1-Dhimbjet janė tė fiksuara nė njė vend 2-Dhimbjet janė pulsuese 3-Dhimbja shfaqet edhe natėn 4-Personat kėrkojnė kryesisht qetėsi 5-Spondiliatroza shkaktohet edhe me marrje mendsh 6-Me tė vjella

14-MIGRENA Migrena ėshtė njė ndėr shfaqet mė tė shpeshta tė dhimbjes sė kokės. Kjo dhimbje shkaktohet nga enėt e gjakut tė trurit kur ato punojnė jo normalisht. Enėt e gjakut tė zgjeruara nė kokė janė nxitėsi i parė pėr dhimbjen e migrenės. Kėto dhimbje prekin ēdo moshė, por mė shumė ato midis moshės 20 dhe 50 vjeē. Ekziston dhe njė predispozitė gjenetike. Njė nė 4 gra dhe njė nė 12 burra mund ta pėrjetojė kėtė dhimbje. Migrena ėshtė dhimbje e pėrqendruar, e cila shtohet nė pjesėn e pasme tė kokės dhe sidomos nė nyjėn mes kokės dhe qafės. Me migrenė nėnkuptohen njė valė dhimbjesh akute, nė njė gjysmė tė kokės, shpesh tė shoqėruara nga tė vjella dhe marramendje. Patogjenezia e migrenės ėshtė e lidhur me modifikimin e fluksit tė gjakut cerebral, shkaktuar nga shqetėsime arterioale. Terapia kundėr dhimbjeve tė migrenės bazohet nė pėrdorimin e antifiamatorėve jo me pėrbėrje steroidesh, si aspirina ose tė tjera tė ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errėsire dhe qetėsie.

Trashėgimia Gjenetika sot ka synim kryesor gjetjen e shkaqeve tė dhimbjeve sė kokės si migrena me karakter familjar, duke kėrkuar pėr elementin trashėgimtar. Nė vitin 1996 ėshtė zbuluar njė gjen pėrgjegjės pėr transportimin e kalciumit nėpėr qelizat cerebrale, i cili shkakton njė formė tjetėr migrene, e quajtur “migrenė familjare”, nėse ky gjen nuk funksionon normalisht, lėvizjet e nivelit tė kalciumit reflektohen nė mosfunksionimin e disa neurotransmetuesve, ngacmimi i tė cilave shkakton kėtė formė migrene.

Simptomat 1-Dhimbje koke tė pėrqendruara nė njėrėn anė 2-Krizat zgjasin 15 minuta deri nė 1 orė 3-Ata qė vuajnė nga migrena janė tė zbehtė 4-Janė persona qė kanė ftohtė 5-Kanė luhatje humori 6-Gjithmonė preferojnė errėsirėn derisa t’u kalojnė dhimbjet

15-RĖNIA E FLOKĖVE Rėnia e flokėve, ashtu si ngjyra e syve, ėshtė njė tipar i trashėgueshėm. Me kalimin e kohės floku bėhet i hollė dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet qė provokojnė rėnien e flokut janė tė transmetueshme nga tė dy prindėrit. Ėshtė i kotė riti qė ndiqet shpesh nga prindėrit pėr tė qethur fėmijėt e vegjėl, nė mėnyrė qė tė rritet dhe shtohet floku. Nėse njėri nga prindėrit vuan rėnien e flokut, ajo do transmetohet tek fėmija, nėse ai ka marrė gjenet e tij. Por nga ana tjetėr nuk ėshtė e thėnė qė prindi vuan rėnien e flokut dhe patjetėr duhet ta ketė dhe fėmija. Kjo ėshtė nė varėsi se nga cili prind i janė transmetuar gjenet fėmijės. Pikėrisht me kėtė fakt shpjegohen dhe rastet e shumta qė ndodhin brenda njė familjeje, ku njėri vėlla ėshtė tullac ndėrsa tjetri ka njė dendėsi tė madhe tė flokėve.

Trashėgimia Rėnia e flokėve fillon qė 20 vjeē, por ajo vihet re vetėm kur personi arrin nė te 30-at. Rėnia e flokėve nga trashėgimia ėshtė tipike nė pjesėn ballore dhe anash ballit. Gjenet qė provokojnė rėnien e flokut janė tė transmetueshme nga tė dy prindėrit. Nėse njėri nga prindėrit vuan rėnien e flokut, ajo do transmetohet tek fėmija nėse ai ka marrė gjenet e tij.

Simptomat 1-Tek meshkujt humbja e flokėve nis qė nė moshėn 15-vjeēare 2-Tek femrat shfaqet pas tė 30-ve 3-Rėnia e flokėve shfaqet anash ballit 4-Nė mes tė kokės 5-Humbja e flokėve fillimisht fillon nė faza tė pėrkohshme

16-HEMORROIDET Hemorroidet janė inflamacion i enėve tė gjakut rreth anusit dhe pjesės sė poshtme tė rektumit (pjesa fundit e zorrės sė trashė), tė cilat janė tė zgjeruara nėn presion njėlloj si variēet e kėmbėve. Kjo ėshtė sėmundje e shpeshtė tek tė dy gjinitė. Nė disa shtete i thonė sėmundja e gjysmės sepse pothuajse gjysma e popullsisė nė moshė mbi 50 vjeē ėshtė e prekur. Shfaqja e hemorroideve ėshtė e shpeshtė tek gratė me barrė. Nė shkaqet e tjera tė shfaqjes sė sėmundjes janė edhe tė qėndruarit ulur pėr shumė kohė tė gjatė, sėmundjet e mėlēisė tė shoqėruara me zmadhim tė saj, prania e ujit nė hapėsirėn midis organeve nė bark (asciti), neoplazmat (sėmundjet kancerogjene_ e aparatit tretės etj; pra, tė gjitha ato procese qė shoqėrohen me rritje tė presionit tė bark.

Trashėgimia Njė ndėr shkaqet e shfaqjes sė hemorroideve ėshtė edhe trashėgimia. Zakonisht personi nuk mund tė vuajė apo tė ketė asnjė lloj sėmundjeje dhe nė kėtė rast shfaqja e hemorroideve ndodh pikėrisht pėr shkak tė trashėgimisė. Shkaqe tė tjera tė shfaqjes sė kėsaj sėmundjeje janė edhe shtatzėnia, qėndrimi ulur pėr njė kohė tė gjatė, infeksionet analet etj.

Simptomat 1-Kruarje anale 2-Dhimbje anale, sidomos kur ulesh 3-Derdhje gjaku i pastėr d.m.th ngjyrė e hapur 4-Dhimbje gjatė jashtėqitjes

17- SĖMUNDJET PNEOMONARE Sėmundjet e aparatit tė frymėmarrjes radhiten ndėr mė shqetėsueset pėr shqiptarėt. Gjithnjė dhe mė tipike pėr kėtė grup janė bėrė sėmundje dhe vdekjet nga pneumonia, gripi dhe bllokimi kronik i mushkėrive. Njė ndėr faktorėt kryesorė tė shfaqjes sė sėmundjes ėshtė edhe niveli i lartė i ndotjes, ku jeton personi. Ky nivel lidhet ngushtė jo vetėm me ajrin brenda shtėpisė sė tij, por edhe ajrin nė qytetin ku banon.

Trashėgimia Pėrveē shkaqeve natyrorė qė ndikojnė drejtpėrsėdrejti nė shfaqjen e sėmundjeve pneumonate, siē janė pėrdorimi i duhanit dhe niveli i lartė i ndotjes, mund tė preken nga kėto sėmundje kryesisht edhe ata pacientė tė cilėt e kanė sėmundjen tė trashėguar nga prindėrit e tyre. Nė kėtė rast sėmundjet e mushkėrive, tė bronkiteve quhen tė hershme dhe ėshtė mė e vėshtirė pėr t’i diagnostikuar.

Simptomat 1-Kollė e madhe 2-Bllokim i mushkėrive deri nė rrugėt e frymėmarrjes 3-Nė ndonjė rast edhe bllokim i kordave zanore (ikėn zėri) 4-Zverdhje e personave 5-Dobėsi fizike

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9718
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Semundjet e Trashegueshme

Mesazh nga lepurushja vogel prej Fri 28 Aug 2015, 09:39

SHUME E VERTETE

firma.................................................................................................................................................................................
LEPURUSHJA VOGEL

lepurushja vogel

Shteti : albania
Postime : 46
Kyējet nė forum : 1508
Regjistruar mė : 27/08/2015
Profesioni : parukiere

http://twiter.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi