» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Muharrem Blakaj: Shfaqja e UĒK-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Muharrem Blakaj: Shfaqja e UĒK-sė

Mesazh nga Dardania prej Thu 30 Apr 2015, 15:47


Shfaqja e UĒK-sė
-Pjesė nga libri “Rrugėtimi fatal”, kushtuar deshmorit Xhemajl Blakaj-
Nga: Muharrem Blakaj
Pas rėnies sė murit tė Berlinit, pėrfundimit tė luftės sė ftohtė dhe shembjes sė komunizmit, sikur paralajmėroheshin kohė dhe mundėsi tė reja pėr njė rend tė ri botėror, duke u dhėnė shpresa popujve tė shtypur, e veēmas popullit shqiptar pėr liri e prosperitet nė zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre tė ngrirė qysh para njėqind vjetėsh. Mirėpo, kėto ndryshime nuk i ndalėn dot synimet grabitqare tė perandorive tė vogla tė tipit serb, tė cilat, tė trimėruara, jo vetėm qė nuk ndėshkoheshin nga shtete demokratike, por nė mėnyrė tė heshtur sikur pėrkraheshin nė tezat e tyre tanimė tė dala boje, gjoja pėr mbrojtjen e krijesės artificiale tė quajtur Jugosllavi. Nė kėto rrethana, nė territoret e ish-Jugosllavisė, nga nacionalizmi serb ndodhėn dy luftėra tė tmerrshme dhe e treta pėrgatitej mbi popullin e gjakosur, tė helmuar dhe tė pėrzėnė dhunshėm nga trojet e veta mijėvjeēare, qė planifikohej tė ishte vendimtare nė fitoret serbe, nė njėrėn anė, dhe, nė anėn tjetėr, varri i popullit shqiptar, sepse serbėt Kosovėn e donin pa popullsinė e saj autoktone me shumicė dėrrmuese shqiptare. Duke e parė qė qėndresa gandiane e Ibrahim Rugovės do tė dėshtonte lehtė para makinerisė luftarake serbe, bijtė mė tė mirė tė popullit, filluan pėrpjekjet e para duke u pėrballur me pushtuesit ashtu siē e kėrkonte interesi dhe nderi i kombit. U formuan celulat e para militante nėn udhėheqjen e Adem Jasharit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxhės, Hajzer Hajzerit, Ahmet Krasniqit e shumė tė tjerėve. Sa mė shumė qė shtohej terrori kundėr popullit shqiptar, aq mė shumė shtoheshin radhėt e qėndresės duke formuar formacionet e para ushtarake tė quajtura Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK). Kėto formacione, pas shumė pėrplasjeve dhe peripecive, arritėn njė organizim tė mirėfilltė me shtrirje tė gjerė nė mbarė territorin e Kosovės, edhe pse nga tė huajt cilėsoheshin si njėsite separatiste, kurse nga serbėt etiketoheshin si terroristė. Ndėr celulat e para ushtarake, tė cilat u formuan nė Vrellė, ishte grupi nga katėr tė rinj, i pėrbėrė nga Verim Smajl Blakaj, Shasivar Sylė Haxhijaj, Ali Skėnder Sefaj dhe Florim Nezir Demaj, tė cilėt mė 8 qershor tė vitit 1998, morėn vendim t’i bashkoheshin UĒK-sė dhe u vunė nė kėrkim tė formacioneve tė saj. Nė bjeshkėt e Strellcit, pas shumė peripecive, takohen me njėsitet e UĒK-sė. I pranon dhe i regjistron komandant Rama. Me pėrcjellje ushtarake arrijnė nė Shtabin e Kryshecit, ku marrin njohuritė e para tė rregullave ushtarake nėn pėrkujdesjen e Zymer Sylajt (Sadamit). Pas katėr ditėsh arrijnė nė Gllogjan, nėn komandėn e Ramush Haradinajt. Pas ushtrimeve dyditore, nėn komandėn e Fadil Nimanajt (Tigri) nisen pėr nė Shqipėri pėr tė sjellė armė. Gjatė rrugės pėr Jasiq, sulmohet fshati nga paramilitarėt serbė. Verimi me shokė, pas pėrleshjeve, arrijnė ta zhbllokojnė rrugėn Junik – Jasiq, duke ua bėrė tė mundur tėrheqjen e tė plagosurve, pastaj vazhdojnė marshimin drejt kufirit. Rreth orės katėr e shpėrthejnė kufirin dhe mėngjesi i gjen nė kullėn e Sylejman Berishės nė Tropojė210. Nė fshatin Hoxhaj, takohen me Ismet Mustafė Bicajn (i rėnė dėshmor) dhe me Besim Vesel Vuthajn. Pas tri javėsh, me gjashtė kuaj tė ngarkuar me armatim, sė bashku me Shasivar Haxhijajn, Florim Demajn, Verim Blakajn, Ali Sefajn dhe Ismet Bicajn arrijnė nė Junik211. Prej aty armatimi bartet me mjete tė tjera, duke qarkuar nga Juniku nė Gllogjan dhe takohen me Niman Musė Demajn (i rėnė dėshmor), Bekim Hysen Vuthajn dhe Alvet Ali Dreshajn. Nė Skenderaj takohen me Armend Muhamet Vuthajn dhe prej aty shkojnė nė Kėrrninė, ku e deponojnė armatimin te Qerim Bajram Mustafaj, mik i Ismet Bicajt. Mė 8 korrik 1998, tė veshur me uniforma tė UĒK-sė, arrijnė nė Vrellė, nė konakun e Smajl Metė Blakajt. Pa humbur kohė, organizohet takimi i parė me udhėheqėsit e fshatit, qė ishin; Idriz Imer Blakaj, Sylė Ramė Maraj, Sali Mavraj dhe Bajram Ramadan Blakaj. Sė bashku fillojnė pėrgatitjet e para tė grupeve vullnetare, duke marrė vendim pėr udhėtimin e radhės drejt Shqipėrisė pėr tė sjellė armė. Me kėtė rast, pėrveē Verimit, udhėton edhe Hivzi Isuf Blakaj. Marshimi pėr nė Shqipėri fillon mė 18 korrik 1998 nėn udhėheqjen e Idriz Imer Blakajt. Pėrveē grupit vrellas, kishte edhe grupe tė tjera nga Sudenica, Orrobėrda e shumė tė tjerė qė iu bashkuan gjatė rrugės, duke arritur numrin nga 30, sa ishin nė fillim, nė 210 veta. Ngarkesėn mbi 100 kuaj me armatim tė ndryshėm e bėjnė nė fshatin Hoxhaj. Nė fshatin Sheremet takohen me Ramadan Sylė Dreshajn dhe tė birin e tij, Jetonin. Kalojnė kufirin drejt Rugovės, duke shkelur nė territorin e Malit tė Zi, derisa arrijnė nė Radac. Prej aty, pjesėn mė tė madhe tė armatimit e shpėrndan Zymer Sali Vuthaj me kamionin e tij. Ndėrkohė, Ismet Bicaj kishte qėndruar nė Vrellė, duke bėrė stėrvitjen e ushtarėve vullnetarė. Nė muajin gusht kishte arritur numri nė pesėdhjetė trupa. Vlen tė theksohet se Hivziu ishte caktuar nga komanda si snajper. Ndėr bazat kryesore, ku kishin qėndruar ushtarėt e UĒK-sė, ishin shtėpitė e Xhevat Riza Blakajt, Riza Adem Dreshajt, Hysen Bicajt, Isuf Fazli Bicajt, Tahir Adem Dreshajt, Smajl Mahmut Blakajt etj. Ndėr tė strehuarit te Smajl Mahmuti ishin Ismet Bicaj, Brahim Isa Dreshaj, Shasivar Haxhijaj, Florim Nezir Demaj, Verim Smajl Blakaj etj. Aty kishin gjetur literaturė tė bollshme dhe pritje tė shkėlqyeshme nga i zoti i shtėpisė. Policia serbe ishte nė dijeni pėr organizimin dhe udhėheqėsit e tyre, por nuk kishin ndėrmarrė operacione tė posaēme, pėrveē disa kontrolleve tė parėndėsishme sporadike. Vlen tė pėrmendet rasti i Ramadan Sylė Dreshaj, kur policėt trokasin nė derėn e tij dhe ai del e u thotė se Ramadani nuk ndodhet nė shtėpi, derisa nė tė njėjtėn kohė i mbante nė shėnjestėr nga frėngjia Ismet Bicaj, kurse Ramadani nė xhep e shtrėngonte bombėn. Mė 10 janar 1998, nė praninė e Ramush Haradinajt, formohet brigada 133 Ardian Krasniqi. Komandant emėrohet Ismet Veseli. Zėvendėskomandant i batalionit tė dytė i sė njėjtės brigadė dhe komandant pėr ndėrlidhje emėrohet Ismet Bicaj. Komandant pėr moral emėrohet Januz Januzaj. Udhėheqės pėr ēėshtje civile emėrohet Idriz Blakaj dhe komandant i policisė ushtarake emėrohet Naser Shatri, pjesėtar i sė cilės njėsi ishte Verim Blakaj. Mė 12 prill tė vitit 1999, pas vrasjes sė dy policėve serbė nė Lubozhdė nga vėllezėrit Afrim e Bashkim Meshi (tani dėshmorė tė kombit), makineria ushtarake serbe merr njė ofensivė tė gjerė duke e shkelur Lubozhdėn me zjarr e hekur dhe e sulmojnė Vrellėn me qėllim spastrimi etnik, duke ua vėnė flakėn pothuaj tė gjitha shtėpive. Popullsia largohet nė drejtim tė Lugut tė Butė, Bjeshkėve tė Sudenicės dhe Kaliqanit. UĒK-ja u vjen nė ndihmė duke ua mbrojtur krahėt gjatė tėrheqjes. Familjeve qė kishin mėsyrė Rozhajėn u vijnė nė ndihmė boshnjakėt vendės. Smajl Mahmuti, me dhėndrin, Emrush Kadri Zeqiraj, me vajzėn e tij, Hatixhen, dhe me nipat e mbesat vendosen nė njė shtėpi qė ia mundėsuan burrat e fisit Gjerlek, dajallarėt e Smajl Metės. Me lidhje tė shkėputura nga Atifetja, vajza e vogėl (qė ishte e martuar nė Zabllaq pėr Ibrahim Dėrvishajn, i vrarė pak para fillimit tė ofensivės serbe bashkė me dy vėllezėr), ata jetuan ditėt e ankthit pėr fatin e saj, derisa njė ditė u shfaq para tyre me ndėrmjetėsimin e dajės sė saj, Metė Ēelė Dragaj nga Katundi i Ri. Mė 24 mars tė vitit 1999 fillojnė sulmet e NATO-s kundėr caqeve ushtarake serbe. Ushtria serbe fillon njė fushatė tė egėr kundėr popullsisė shqiptare. Brenda periudhės 72-ditore, sa zgjatėn sulmet ajrore tė NATO-s, nga Kosova u dėbuan rreth njė milion shqiptarė, duke i deportuar nė Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi. Tė njėjtėn ditė, Brigada 133 Ardian Krasniqi, Vrellėn me rrethinė e shpall zonė tė lirė. Pa qenė tė sigurt pėr largimin e makinerisė vrastare serbe nga rrethi i Istogut, nė Vrellė hyn njė njėsit i pėrbėrė nga katėr pjesėtarė tė UĒK-sė; Ramadan Sylė Dreshaj, Gėzim Sejdijaj nga Lubozhda (bashkėveprimtar i Ardian Krasniqit), Ahmet Zog Rexhaj nga Cerrca dhe Verim Smajl Blakaj. Tė nesėrmen e ngritin flamurin e lirisė… ngritin atė flamur qė Verimi e kishte sjellė nga Shqipėria dhe gjatė gjithė kohės sė luftės e kishte mbajtur nė gji! Gjatė kontrolleve nga lagjja nė lagje ndeshin eshtrat e dėshmorit Muharrem Vuthaj. Varrimi organizohet nga brigada 133 Ardian Krasniqi me ceremoni tė larta ushtarake. Duke zbatuar detyrat ushtarake pėr pastrimin e terrenit nga minat, nė Istog, plagosen Verim Blakaj, Blerim Rexhaj nga Cerrca dhe Arben Xhemajl Januzaj. Ky i fundit, nga plagėt e marra vdes nė spitalin e Prizrenit. Pas hyrjes sė forcave ushtarake tė NATO-s nė Kosovė, duke shprehur gjithė mirėnjohjen e tij pėr vendet dhe popujt mikpritės, si dhe pėr ata qė e mbėshtetėn nė rrugėtimin e tij drejt lirisė, populli shqiptar i Kosovės, u kthye nė mėnyrė masive nė tokėn e tij, nga e cila ishte pėrzėnė me dhunė e terror; u kthye nė truallin e vet, duke u vendosur nėpėr tenda, nė oborret e shtėpive tė djegura e nėn qiellin e vendit tė tij. Nė kėto rrethana edhe Smajl Mahmuti u kthye nė Kosovė. U kthye nė tokėn e vet, pėr tė marrė frymė lirshėm e me dinjitet, pa atė pėrndjekjen, qė i ishte ngjitur pėr trupi e pėr trualli si shushunjė, gjatė gjithė jetės sė tij; pa drojė e ankth, pa fyerje e pėrbuzje, pėr tė parėn herė nė jetėn e tij. Mė 17 shkurt tė vitit 2008, nga Kuvendi i Kosovės shpallet Pavarėsia. Kosova shpallet Republikė Parlamentare dhe Shtet i Pavarur e Sovran. Me kėtė akt popullit tė Kosovės iu njoh e drejta dhe iu krijua mundėsia pėr tė shėruar plagėt, tė cilat ia shkaktuan rrebeshet e historisė si dhe iu hap rruga e perspektivės pėr tė ecur drejt progresit, pėrkrah popujve tė tjerė tė lirė tė Evropės sė

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10673
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi