» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Bujar Kapexhiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bujar Kapexhiu

Mesazh nga Dardania prej Wed 29 Apr 2015, 16:08


Bujar Kapexhiu (Lindur mė 22 mars 1944 nė Tiranė) ėshtė regjisor, skenarist dhe aktor i mirėnjohur shqiptar.

Kapexhiu studioi pėr aktor nė shkollėn e lartė pranė Teatrit Kombėtar, si edhe kursin e lartė pasuniversitar pėr regjisor po aty. Mė 1968 filloi punė si regjisor nė Teatrin e Estradės sė Tiranės ku shkroi shumė skeēe, parodi, kuplete si edhe u mor me karikaturė pėr organet e shtypit. Pas njė periudhe 2 vjeēare largimi nga Tirana, pėr shkak tė "shfaqjeve liberale dhe moderniste" nė Festivalin e 11 tė Kėngės nė RTSH ku ishte autor teksti dhe konferencier, u rikthye mė 1975 si regjisor dhe piktor nė sektorin e sapo ngritur tė filmit vizatimor pranė Kinostudios "Shqipėria e re". Filmi "Zhgarravinat" (1977) ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinė u vlerėsua me ēmimin e Parė tė Festivalit tė III-tė tė filmit Ballkanik tė organizuar nė Stamboll,Turqi,1979; me Kupėn e Festivalit tė III tė Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979 si dhe me ēmim nė Napoli tė Italisė nė 1984. Deri nė vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorė nė shumicėn e tė cilėve ėshtė skenarist ose bashkėskenarist, regjisor dhe piktor; mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur pėr fėmijėt i ndėrtuar prej tij. "Pipiruku pret 2 miq" u vlerėsua me ēmim tė dytė nė Festivalin e VI tė filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit '85 iu pėrkushtua zhanrit tė kinokomedisė duke u shquar pėr individualitetin e spikatur. Nė njė kohė mjaft tė shkurtėr xhiroi katėr filma artistikė: "Dy herė mat", 1986, "Tela pėr violinė", 1987, "Stolat nė park", 1988, "Edhe ashtu, edhe kėshtu", 1989.
Dueli i Heshtur
“Shumė njerėz mendojnė se unė jam ndėshkuar nga vetė personazhi i Bepinit”. Kėshtu e nis rrėfimin e tij Bujar Kapexhiu. Nėse i rikthehemi kujtesės dhe ndalojmė nė vitin 1967, vit kur Kapexhiu interpretoi rolin e tij tė parė nė kinema, atė tė njė tė riu tė pakėnaqur, qė kėrkon tė arratiset pėrtej detit, para syve na del njė personazh mjaft interesant, i vėrtetė, me “look” perėndimor dhe ide kundrarevolucionare. Njė rol shumė impresionues, nė kohėn kur ishim mėsuar tė shihnim heronj tė realizmit socialist, tė fortė, tė paepur, me bindje tė pastra…..Aq mirė ėshtė mishėruar ky rol sa tė duket qė vetė Bujari ka qenė i tillė, njėri prej atyre njerėzve qė donin tė kapėrcenin kufirin.

“Aktorit i takon shpesh tė interpretojė vetveten, mendon Bujari. Mesa duket, Bepini kishte njė lloj ngjashmėrie me mua nė atė kohė, kishte rininė, aspiratat, dėshirat e mia. Madje ka edhe diēka interesante qė ndodhi pas filmit. “Kur unė u dėnova pėr tė vajtur nė prodhim, pėr tendenca moderniste, kryeredaktori i revistės “Hosteni” nė atė kohė, Niko Nikolla, mė thotė: “Ti Bujar e pėsove pikėrisht nga filmi. Sepse ata e kanė parė filmin dhe kanė thėnė, pėrderisa luan kaq bukur, edhe ky duhet tė jetė i poshtėr me siguri, me kėto mendime dhe kėto tendenca”.

Ky ishte roli i parė i imi, asaj kohe isha student nė vitin e katėrt tė Institutit tė Arteve pėr aktor. Tė them tė drejtėn si aktor, e kam pasur me shumė dėshirė teatrin. Teatrin e adhuroja dhe nuk mendoja se do tė luaja nė film, ndonėse kėmbėngulja e regjisorit Dhimitėr Anganosti mė mbushi mendjen qė unė duhet tė interpretoj tek “dueli”. Aty jam munduar tė bėj mjeshtri aktori. Ndoshta ky rol qėlloi i suksesshėm, pasi ka edhe njė afėrsi, ndoshta me moshėn, aspiratat, dėshirat dhe kėshtu, pėrputhja e atij personazhi me veten time, bėri qė Bepini tė dukej, ashtu, i besueshėm, i pėlqyeshėm dhe i admirueshėm.

Aq mė tepėr qė nė atė periudhė, personazhet negative pėlqeheshin shumė, sepse thonin batuta qė ndoshta i mendonin tė gjithė, por nuk guxonin t’i shprehnin. Kurse ne si personazhe na lejohej qė t’i deklaronim. Pėrshembull, aty ka batuta kur unė them: “Si ėshtė e mundur qė doni ta ndėrtoni socializmin me kuleēė?!”, ose kur pyes pėr atė vajzėn nė fotografi: “E keni dashnore kolektive?”, ose kur shprehem pėr komisarin: “Burrė i pashėm kodoshi!”. Janė disa batuta qė kanė ngelur edhe sot.

Atėherė punohej me njė pasion tė jashtėzakonshėm, vijon kujtimet e tij Bujar Kapexhiu, dhe punonim nė kushte shumė tė vėshtira. “Mendo, tė udhėtosh me anije, qė nuk ėshtė kollaj. Niseshim nga Durrėsi dhe dilnim nė det tė hapur, sepse duhej qė kamera kur tė lėvizte, tė mos kapte breg.

Tė gjithė i zinte deti pėrveē Rikard Ljarjes dhe nuk e di pse. Mbase ngaqė kishte rol pozitiv”, shton duke qeshur. “Rikardi nė atė kohė ishte edhe provokativ me ne, pasi na afrohej me cigare, na hidhte tymin nė fytyrė, bėnte zhurmėn e tė vjellės dhe ne tė gjithė tmerroheshim nga kjo gjė, pasi na zinte vėrtet deti. Por, vėrtet qė ruaj nostalgji pėr atė kohė. Pėr pasionin, pėr punėn e bukur artistike qė kemi bėrė me regjisorin. Ishte njė eksperiencė e re, e para nė film dhe shumė interesante”.
Dy Herė Mat
Pak kush e di qė filmi komedi “Dy herė mat”, qė mban autorėsinė e Bujar Kapexhiut, fillimisht ka qenė ideuar pėr “Tre herė mat”. Ndėrsa flet pėr komeditė qė ka realizuar nė vite, e gjithė fytyra i merr njė pamje hareje. Duket se humori ėshtė argument pėr tė cilin pėlqen tė flasė pa fund. Qė fėmijė thotė sė ka patur njė prirje natyrore ndaj humorit, mbase tė mbartur nga familja. Babai i tij, njė burrė nga Dibra e Madhe me njė humor fin dhe elegant, ndėrsa e ėma, njė korēare me shpirt tė pasur artistik. “Nga e kam marrė unė humorin?!, pėrsėrit pyetjen e bėrė Kapexhiu….Epo, shpesh e kam thėnė, nėse palosim nė mes hartėn e Shqipėrisė, Dibra bie mbi Korēėn, dhe unė nuk kisha nga dilja ndryshe…”

“Mė pėlqente gjithmonė tė bėja humor nė shoqėri, familje”, kujton ai. “Interpretimi i filmit “Dy herė mat ka qenė edhe si njė vazhdė e punės sime si regjisor nė Estradėn e Tiranės. Aty u caktova, sapo mbarova shkollėn. Gjatė gjithė kėtyre viteve jam marė me humorin, si me shkrimet, ashtu edhe me regjinė. Kėshtu qė kur shkova nė Kinostudio, fillimisht shkrova njė komedi e cila u pėlqye mjaft.

Atėherė isha piktor dhe skenarist i filmit vizatimor. Mirėpo dėshira ishte qė tė kaloja nė filmin artistik. Ndaj shkrojta skenarin, qė nė atė kohė titullohej “Tre herė mat”. Por meqė filmi dilte shumė i gjatė, hoqėm njė “mat” dhe e bėmė “Dy herė mat”. Por unė nuk e kisha menduar qė do ta interpretoja vetė rolin kryesor tė kėtij filmi, e kisha taksur kėtė rol pėr aktorin Agim Qirjaqi. Atė e kam patur student nė Institutin e Arteve dhe mė kishte lėnė pėrshtypje tė jashtėzakonshme, si njė student i rrallė dhe mė vonė, si njė aktor i mrekullueshėm.

Mirėpo kur kėrkova Agimin, ai ishte i angazhuar nė njė film tjetėr. Kėshtu qė u vendos qė kėtė rol ta interpretoja unė. Padyshim nuk ėshtė lehtė qė edhe tė interpretosh, edhe tė drejtosh. Gjithmonė duhet tė kesh njė sy tjetėr qė tė shikon dhe tė korrigjon. Por kam bashkėpunuar shumė me operatorin Lionel Konomi, i cili mė ka ndihmuar nė kėtė drejtim dhe ka qenė ai qė ka bėrė syrin korrigjues gjatė filmit”.
Regji
Edhe ashtu edhe kėshtu (1989)
Stolat nė park (1988)
Tela pėr violinė (1987)
Dy herė mat (1986)
Kallza e grurit (1976) vizatimor
Lisharsi (1976) vizatimor
majlinda dhe zogu i vogėl (1976) vizatimor
Pika e ujit (1976) vizatimor
Skenarė
Edhe ashtu edhe kėshtu (1989)
Dy herė mat (1986)
Interpretime
Dy herė mat (1986)
I teti nė bronz (1970) Spiro
Gjurma (1970)
Duel i heshtur (1967)

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9709
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi