» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Ramiz Cėrnica

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ramiz Cėrnica

Mesazh nga Dardania prej Tue 28 Apr 2015, 14:23


Ramiz Cėrnica i lindur mė 1903 nė familjen Hoxha nė fshatin Cernicė. Lindja e tij ishte mėdhatė jo vetėm pėr familjen, fisin, fshatin e krahinėn, por pėr tėrė Kosovėn dhe gjithė Shqipėrinė. Mė 25 maj ėshtė jo vetėm ditėlindja, por edhe ditėvdekja e tribunėt popullor, atdhetarit tė shquar Ramiz Cernica1979.
Veprimtaria Atdhetare

Ramiz Cernica ėshtė dhe mbetet njė nga figurat mė tė mėdha tė historisė sė popullit shqiptar e tė luftės pėr ēlirim e bashkim tė kombit tonė tė ndarė padrejtėsisht. Ramiz Cernica me veprimin e tij dhe aktin e qėndrimit burrėror e heroik nė Kuvendin e Prizrenit mė 1945, dha shembullin e madh se si duhet tė veprojė biri besnik pėr interesat e shenjta tė popullit dhe Atdheut.

Pėrfundimi i luftėrave ēlirimtare nga tri ushtritė tona kombėtare, pėrfundimisht i ka hapur udhė realizimit tė qėndrimit tė tij historik : "ME SHQIPĖRINĖ, JO ME SERBINĖ".

Ramiz Cernica nė Kuvendin e Prizrenit, tė gjithė atdhetarėve, te tė gjitha gjeneratave, na e ka mbajtur gjallė ėndrrėn pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė. Ramiz Cernica frymėzuesi i qindra dhe mijėra atdhetarėve, qė ishin bėrė barrikada tė gjalla para pushtuesve, kriminelėve e gjakpirėsve serbė, ishte fanari ndriēues i rrugės sė lavdishme pėr ēlirim e pavarėsi. Ishte udhėrrėfyes pėr gjithė atdhetarėt deri me vdekjen e tij.

Veprimtaria
JETA DHE VEPRIMTARIA PATRIOTIKE E TRIBUNIT TĖ POPULLIT – RAMIZ CERNICA (1903-1979)

Shpalime kujtimesh tė Kadri Halimit pėr tribunin e popullit Ramiz Cernicėn(marrė nga arkivi personal i dr.Mehmet Halimit)

Kėto shėnime tė Kadri Halimit, do t’i paraprijnė tribunės politike, do ta ndėrplotėsojnė dhe ndriēojnė me fakte e argumente personalitetin e ndritshėm tė njė veprimtari patriotik e tė njė tė dėnuari politik, qė la gjurmė tė thella nė historinė tonė tė bujshme kombėtare tė shekullit XX, ndėrmjet dy luftėrave botėrore, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj.

Sa herė shkruhet pėr rezistencėn e shqiptarėve tė Kosovės kundėr robėrisė nga thundra e serbomėdhenjve shovinistė, sa herė organizohen pėrkujtime jubilare pėr martirėt e rėnė, sa herė shkruhet pėr patriotėt e shumtė tė flijuar pėr kauzėn kombėtare, sa herė pėrkujtohen dėshmorėt e Anamoravės, nuk lihet pa u zėnė ngoje Ramiz Ahmeti, qė mė tepėr e njohim si Ramiz Cernica nga fshati me tė njėjtin emėr. Zihet ngojė si patriot, si luftėtar dhe si organizator i mbrojtjes sė trojeve shqiptare nėn ish Jugosllavinė e shpėrbėrė. Nė kėto pėrkujtime e pėrvjetore, rėndom thuhet se Ramiz Cernica, martirėve tė rėnė, qė flijuan jetėn pėr atdhe,u ka shėrbyer si shėmbėlltyrė e ndritshme, si shembull pėr veprimet dhe veprimtarinė e tyre atdhetare. E po, kush ka qenė Ramiz Cernica? Ky u lind nė fshatin Cernicė tė Gjilanit, mė 1903, prej babait Halim dhe nėnės Hajrije. Babai i tij Mulla Halimi ishte ylema i shkolluar nė shkollat fetare(medresetė) qė nė kohėn e sundimit tė Perandorisė Osmane. Ky (babai iRamizit) ishte pjesėmarrės i kryengritjeve shqiptare tė vitit 1910-1912 nė njėsitet e idriz Seferit. Mori pjesė ne Luftėn e Kaēanikut dhe tė Drenogllavės, ku u plagos, u zu nga turqit dhe u dėnua me 8 vjet burg . Pra, prej babait tė kėtillė ka dalė edhe Ramiz Cernica, i cili ndoqi rrugėn e babait tė tij. Ramiz Cernica inkuadrohet nė Lėvizjen Kombėtare nė vitet e njėzeta tė shekullit tė kaluar. Ndėrkaq, nė vitet e tridhjeta me vota tė popullit tė vet u zgjodh kryetar i Komunės sė Parteshit. Sa qėndroi nė kėtė post vazhdimisht ka kundėrshtuar padrejtėsitė,shtypjen e popullit shqiptar,duke luftuar pėr tė drejtat kombėtare. Me ngulm kundėrshtonte tė ashtuquajturėn Reformė Agrare, pėrkatėsisht kolonizimin e Kosovės si dhe shpėrnguljen e dhunshme tė shqiptarėve pėr nė Turqi. Pėr shkak tė qėndrimeve tė tij kombėtare edhe burgosej nga pushteti i atėhershėm. Si kryetar komune, mbante lidhje tė ngushta me disa kryetarė tė tjerė komunash, si :Jusuf Gradica,Fazli Myrta dhe me pjesėtarė tė tjerė tė shumtė tė parisė shqiptare. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, po ashtu ishte kryetar komune nė Partesh.Nė kėtė detyrė ishte shumė i drejtė dhe i arsyeshėm. Kurdoherė i ka mbrojtur tė dobėtit. Ishte njė nacionalsit pozitiv e pėrparimtar dhe thellėsisht demokratik si dhe arsimdashės i madh. Shovinist nuk ishte,sepse nuk e urrente asnjė popull tjetėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė postin e kryetari tė Komunės nuk lejoi vėllavrasjen dhe dhunėn ndaj kujtdo qoftė, madje edhe ndaj rajasė serbe tė kėsaj komuneje. Dikush mund tė thotė se i ka mbrojtur serbėt e vendit. Jo, sa ka mbrojtur ēdo njeri tė ndershėm dhe si politikan nuk ka lejuar tė bėhen zullume mu pėr arsye se e ka dashur popullin e vet, duke ia kujtuar tė mbramės. Pas luftės u tregua se ky qėndrim politikisht ishte largpamės. S’ėshtė e rastit qė nė fshatrat e kėsaj komuneje ēetnikopartizanėt kanė ushtruar mė sė paku dhunė, krime e masakra ndaj shqiptarėve tė pafajshėm. Ramizi me gjasė nėn ndikimin e Rifat Berishės, nėnprefekt i Nėnprefekturės sė Gjilanit nė njėfarė mase e nė disa raste ka ndihmuar Lėvizjen Nacionalēlirimtare. Nė prill tė vitit 1943 ai shpėtoi Aradhėn Partizane Shqiptare nė krye me Fadil Hoxhėn, e cila ishte rrethuar nga italianėt nė malet e katundit Livoē i Epėrm. Policėt e kėsaj komuneje, pėrkatėsisht tė Ramiz Cernicės, ndėr tė cilėt ishte edhe Hasan Alia (Remniku) e shpėtuan duke e bartur nė shpinė njė partizan gjakovar, i cili u plagos nė kėtė pėrleshje. Nė vjeshtėn e vitit 1943, pas kapitullimit tė Italisė shkoi si delegat nė Asamblenė Popullore nė Tiranė, e cila, mė duket u mbajt nė muajin tetor, ku formoi Kėshillin e Naltė tė Shtetit Shqiptar dhe Qeverinė e tij. Udhėheqja e LNĒ-sė Ramiz Cernicės i afroi qė tė marrė pjesė nė Konferencėn e Bujanit, por ky nuk e pranoi ofertėn . Nė njė takim me veprimtarin ilegal tė LNĒ-sė, Vllado Popoviqin, cili kishte kėrkuar nga Ramizi tė dalė nė mal e t’u bashkohet aradhave partizane tė Kosmetit. Mė duket se kjo ka qenė nė vitin 1944.Kjo kėrkesė e kėtij ilegali gjilanas iu shtrua Ramizit jo pa qėllim. Qėllimi isaj ishte qė Ramizi si njeri me autoritet tė madh nė popull, do tė tėrhiqte pas vete edhe shumė njerėz tė tjerė. Kėtė kėrkesė tė Vllados, Ramizi e refuzoi. Pas hyrjes sė brigadave partizane mė 16 nėntor 1944 nė Gjilan, Ramizi u burgos, sa mė kujtohet, dy herė, por me intervenimin e dikujt nga lartė (nga Prishtina), sė shpejti lirohej. Po shtoj se ky farė Vllada Popoviqi, pas “ēlirimit” e tregoi fytyrėn e tij tė kriminelit. Ai si udhėheqės i organizatės partiake urdhėroi masakrimin e shqiptarėve nė Gjilan e nė rrethinė, ku u vranė rreth 8000 shqiptarė. Mė vonė, nė korrik tė vitit 1945, Ramizi si delegat i rrethit tė Gjilanit mori pjesė nė Konferencėn famėkeqe tė Prizrenit, ku edhe formalisht po zyrtarizohej aneksimi i Kosovės nga ana e Serbisė. Nė kėtė konferencė kėrkoi dhe e mori fjalėn edhe Ramiz Cernica. Me kėtė rast Ramizi pati guxim qė haptas tė deklarojė se ėshtė kundėr aneksimit tė Kosovės nga ana e Serbisė, duke shprehur njėkohėsisht vullnetin e popullit tė Kosovės pėr bashkim me Shqipėrinė. Kjo paraqitje e Ramizit nė kėtė konferencė shkaktoi njė tollovi dhe njė tėrbim tė egėr tė udhėheqėsve tė Kosmetit, sidomos tė Ali Shukriut, kėshtu qė Ramizit ia ndėrprenė fjalėn dhe kryesia e punės dha njė pushim, ndėrprerje tė shkurtėr tė punės, sepse u pa se pas Ramizit, tė inkurajuar nga fjala e tij, i ngrenė duart pėr tė marrė fjalėn edhe ca delegatė tė tjerė. Ky deklarim i hapur e i guximshėm i kushtoi shumė shtrenjtė Ramizit. Pas pak ditėsh pushteti antishqiptar nė Gjilan e dėnoi me 20 vjet burg tė rėndė. Sot jemi mbledhur ne tė deleguarit e popullit tė Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit pėr tė shprehur vullnetin dhe dėshirėn e popullit (shqiptar) tė kėsaj Krahine.Unė jam i deleguar i popullatės sė rrethit tė Gjilanit. Kėtu sot do tė vendoset pėr fatin e Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. Siē dėgjova nga referati i paraqitur pak mė parė, Partia paska vendosur qė Krahinėn tonė t’ia bashkojė Serbisė pa e pyetur farė popullin e saj.Unė shpreh mospajtimin tim me kėtė synim e prejudikim. Populli i Krahinės sonė ėshtė kundėr bashkimit me Serbinė. Ai ėshtė pėr bashkim me Shqipėrinė. Pėr ne Serbia ėshtė njerkė, kurse Shqipėria ėshtė nėnė. Kush kujdeset mė fort pėr evladin e vet – nėna apo njerka? U muar vesh se nėna kujdest me gjithė zemėr e pa hile, kurse njerka gjithherė thjeshtrit i bėn hile e padrejtėsi. Pra, unė jam pėr t’iu bashkuar Kosmeti Shqipėrisė, sepse me kėtė po shpreh dėshirėn e popullit.Kjo dėshirė e popullit pėr bashkim me Shqipėrinė ėshtė shprehur e shkruar edhe nė Rezolutėn e Konferencės sė Bujanit. Gjatė luftės nė kėtė drejtim e kuptim i kemi folur edhe popullit tonė. Domethėnė fjalėt i kemi pasur ndryshe, e sot na doli krejt e kundėrta.Nuk dua qė brezat e rinj tė mė mallkojnė pėrjetė, prandaj po them, me Serbinė –JO!, me Shqipėrinė – PO Kam shpresuar se Ushtria Partizane dhe pushteti i ri i vendosur do tė jetė i drejtė. Mirėpo, nuk na doli ashtu. Partizanėt tė pėrzier me ēetnikė dhe drejtuesit e kėtij pushteti tė quajtur popullor, brenda shtatė muajve treguan fytyrėn e vet. Ju na vratė, na pretė, na masakruat , na burgosėt e na gjykuat vend e pa vend e pa pikė faji, sepse gjatė okupacionit, shqiptarėt nuk janė sjellė keq ndaj serbėve dhe nuk u kanė bėrė zullum. Pra,unė nuk po shoh ndonjė dallim ndėrmjet kėtij pushteti popullor dhe atij jopopullor tė paraluftės.Tė gjitha tė kėqijat na i keni bėrė, vetėm se hala nuk keni filluar tė na shpėrngulni pėr nė Turqi si Jugosllavia e krajlave.” Kur dėgjoi Kryesia e Punės se ē’po fliste Ramiz Cernica, u ngre Ali Shukriu ia ndėrpreu dhe ia mori fjalėn kėtij diskutuesi. U propozua njė pushim e ndėrprerje e shkurtėr e konferencės, sepse pas Ramizit, ngrenė gishtat dhe kėrkuan fjalė edhe disa delegatė tė tjerė pėr ta mbėshtetur qėndrimin e Ramizit. Me tė dalė nga salla e Konferencės, siē ka treguar xhaxhai im Ramizi, m’u afruan Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani dhe duke mė marrė ndėrmjet tyre, sė bashku me ta morėm rrugėn drejt Sheshit tė Shadėrvanit tė Prizrenit.Kėta dy nė bisedė e sipėr i kishin thėnė Ramizit: Ramiz, deri kėtu e deri mė tash sa kemi mundur tė kemi ruajtur, kurse tash e mbas nuk mund tė mbrojmė mė. Ruaju se ėshtė droje qė mund tė vrasin serbomalazezėt qė tash nė rrugė. Pasi shpėtoi nga vrasja e atypėratyshme, Ramizi udhėtoi pėr nė Gjilan, pa pėrfunduar mbledhja. Mirėpo, nė Gjilan menjėherė e burgosėn dhe e dėnuan me 20 vjet burg tė rėndė, kurse prokurori Gorolub Popoviqi me kėmbėngulje kėrkonte dėnim me vdekje. Nuk bėri para as deklarata e dhėnė me shkrim pėr gjykatėn nga ana e Fadil Hoxhės pėr ndihmė qė Ramizi i kishte dhėnė Aradhės Partizane me Fadilin nė krye, tė rrethuar nga italianėt nė malet e Livoēit tė Epėrm nė pranverė tė vitit 1943. Madje, Fadili me urdhėr tė Partisė e kishte tėrhequr deklaratėn e dhėnė. Nuk bėnė para as dėshmitė e serbėve tė Komunės sė Parteshit se nė kėtė komunė nė saje tė Ramizit si kryetar nuk ishin bėrė zullume e dhunime kundėr serbėve vendės.Ndėrkaq Gjykata ushtarake e Shtabit Opertiv nė Prishtinė ia dėnoi me vdekje edhe djalin, Raifin, dėnim tė cilin mė vonė ia zėvendėsuan me 20 vjet burg tė rėndė. Raifin e dėnuan pėr arsye se si komisar i Batalonit Partizan tė Rinisė nė Drenicė, me tėrė batalionin e vet kishte kaluar nė anėn e Shaban Polluzhės dhe pėrse kishte organizuar likuidimin e Shtabit tė Brigadės nė Prekaz. Ramiz Cernica, Mehmet Krileva, Adem Stanēiqi dhe Sinan Hasani. Ky i fundit nėnshkroi edhe Rezolutėn apo Vendimin e kėsaj Konference tė Prizrenit. Kėta delegatė i kam parė vetė nė Prizren, sepse asokohe isha nėpunės i thjeshtė nė Kėshillin Krahinor nė Prizren, ku punoja nė Seksionin e Bujqėsisė dhe mė vonė nė atė tė tregtisė. Kryeja zakonisht punė daktilografie dhe punė tė tjera administrative. Selim Selimi nė “Bujkun” e datės 23.XII.1995 shkruan: Pas Konferencės sė Bujanit, mė 31.XII.43 dhe 1 e 2.I.44 dhe Rezolutės sė saj pėr vetėvendosje e bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė, nė radhėt e luftėtarėve tė Aleancės Antifashiste rreshtuan mbi 53.000 shqiptarė pjesėmarrės tė LNĒ-sė, tė cilėt nė kushte shumė tė vėshtira dhe nė rrethana tė pasigurisė jetike, u gjetėn nė luftė kundėr okupatorėve nė tė gjitha anėt e Jugosllavisė qė nga Gjevgjelia e deri nė Trieshtė. Kėshtu Kosova u zbraz nga luftėtarėt e saj dhe Serbia e bėri aneksimin e Kosovės nė korrik tė vitit 1945 nėn rrethana tė administrimit ushtarak. Pėr ta justifikuar e zyrtarizuar aneksimin e Kosovės, Serbia organizoi njė Konferencė nė korrik tė vitit 1945 nė Prizren pėr ku caktoi edhe delegatėt nga tė gjitha rrethet e Kosovės. Nė kėtė Konferencė mori pjesė edhe Ramiz Cernica, i cili gjatė mbledhjes pati guxim qė nė fjalėn e vet ta thotė hapur e troē se ėshtė kundėr aneksimit tė Kosovės nga Serbia, duke shprehur vullnetin e popullit shqiptar pėr bashkim me nėnėn Shqipėri. Pėr kėtė Jo tė madhe pėsoi pasoja – u dėnua me 20 vjet burg tė rėndė. Ja se ē’thotė 88 vjeēari Ilaz Hajdin Brahimi, anėtar i Rojės Partizane nė Sojevė dhe korrier i Komitetit tė Rrethit nė Ferizaj: Prizren (nė 27 korrik 1945). -Votova pėr Tiranėn, thoshte Ramizi.Veprova ashtu siē ishim marrė vesh dhe siē i kishim premtuar popullit. Kjo pėr mua dhe pėr djemtė e mi do tė ketė pasoja. Isha dhe jam i vetėdijshėm pėr kėtė, por pasojat e politikat janė tė pėrkohshme, burrėria dhe atdhetaria janė tė pėrhershme, tė pavdekshme. I burgosuri politik, anėtar i LNDSH, Rexhep Bunjaku pėr Ramizin nė”Bujkun” e datės 26.VIII.1996, shkruan kėshtu: Nė burg mė ra nė sy njė burrė rreth 45-vjeēar, me shtat tė mesėm. Nė dukje tė parė,dukej sikur tėrė qenia e tij ishte e rrethuar me njė oreol tė shenjtėrisė dhe pėrhapte urtėsi, menēuri,dashuri, mirėkuptim e durim. E pyeta Abdullah Musliun (gjithashtu i burgosur) se kush ishte ky burrė. Mė tha se ėshtė Ramiz Cernica, tribun i nderuar dhe udhėheqės militant i paepur i popullit shqiptar. Shkurtimisht e pėrshkroi jetėn dhe veprimtarinė e bac Ramizit,duke shtuar se djalin, Raifin, e kishte nė burg, nė kazamatet e Mitrovicės sė Sremit. Mė afėr me bacė Ramizin u njoftova nėpėrmjet Hamdi Berishės, nipit tė tij. Kur u pėrshėndetėm i tėri u skuqa nga respekti dhe fillova tė belbėzoja diē pa lidhje. Mirėpo, fytyra e tij simpatike, shikimi i tij i butė, zėri qetėsues mė trimėroi dhe, sė shpejti u lirova nga ajo psikozė e inferioritetit. Aty pėr aty formova bindje tė thellė se sjellja, buzėqeshja dhe menēuria e kėtij burri do ta ēarmatoste ēdo bashkėbisedues, qoftė ai mik apo armik. Jo-ja e [Ramiz Cernicė]]s pėrplasur nė surrat tė Titos,mė 1945 kundėr bashkimit tė Kosovės me Serbinė e ka pasur, e ka dhe do ta ketė peshėn dhe rėndėsinė e vet historike kombėtare e botėrore; ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė simbol i trimėrisė dhe i guximit nė analet e historisė, nė tė kaluarėn e nė tė tashmen se si njė patriot duhet t’i mbrojė interesat kombėtare e t’i kundėrshtojė tendencat shfarosėse tė armikut.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10826
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi