» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Qazim Bllaca

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qazim Bllaca

Mesazh nga Dardania prej Tue 28 Apr 2015, 13:10


Jeta
Qazim Bllaca, njėri nga tė gjashtėmbėdhjetė fėmijėt nga Ramė Bllaca, patriotit qė kishte penguar planet serbe pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi dhe kėtė e kishte paguar me jetė, ndoqi gjurmėt e tė jatit dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore pėrdori gjithė potencialin e vet intelektual pėr t'iu kundėrvėnė planeve shfarosėse ēetnike dhe kėtė edhe ky e pagoi me tridhjetė vjet burg nė Kosovė e Shqipėri Qazim Bllaca, njeri qė i thirri nė ndihmė trupat gjermane pėr tė shpėtuar shqiptarėt prej masakrave tė ushtarėve dhe ēetnikėve serbė nė Bllacė, Suharekė e mė gjerė nė Kosovė. Nė moshėn 90-vjeēare(18 korrik 2005), vdiq nė Prizren Qazim Bllaca, njėri nga intelektualėt e parė tė Kosovės, njė nga themeluesit e Lidhja e Dytė e Prizrenit, gjatė viteve 1942-1944 deputet pėr Kosovėn nė Kuvendin Kombėtar tė Shqipėrisė me seli nė Tiranė dhe nėnministėr nė Qeverinė e Rexhep Mitrovica. Ėshtė njeriu qė kaloi mbi 30 vjet nė burgjet komu niste tė Kosovės e tė Shqipėrisė, pėr tė pėrfunduar nė njė heshtje tė paza konshme pėr personalitete tė tilla gjatė dekadave tė fundit tė jetės nė Prizren, pas kthimit nga Shqipėria nė vitet e shtatėdhjeta, njė kthim qė kishte shqetėsuar Beogradin, por qė asokohe nuk e pati forcėn ta trazonte pėrsėri. Ishin Mahmut Bakalli dhe Asllan Fazlia, dy funksionarė politikė - tė Partisė dhe tė pushtetit, qė e ndihmuan. Po japim nė vazhdime shkrimin qė autori e kishte hartuar deri sa protagonisti ishte gjallė.

Tridhjetė Vjet nėpėr Ferrin dhe Burgjet Komuniste nė Kosovė e Shqipėri
Iu bashkua gjermanėve pėr t'i luftuar ēetnikėt serbė. Vėshtirė tė ketė njeri aktiv nė botėn shqiptare, aktiv pėr tė ditur rreth historisė sonė kombėtare rreth qėndresės kombėtare, sidomos gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe dekadave tė sundimit komunist, qė tė mos ketė dėgjuar pėr Qazim Bllacėn. Qyteti i lashtė i Prizrenit dhe Suhareka e kanė pritur dhe shpallur hero qė ditėn e parė tė hyrjes sė tru pave gjermane nė Prizren nga Lufta e Dytė Botėrore. Sepse, Qazim Bllaca ishte ai njeri qė i thirri nė ndihmė trupat gjermane pėr tė shpė tuar shqiptarėt prej masakrave tė ushtarėve dhe ēetnikėve serbė nė Bllacė, Suharekė e mė gjerė. Qazim Bllaca i doli atėherė nė rrugė auto kolonės gjermane, qė vinte nga Qafa e Duhlės pėr nė Prizren, dhe u dha ushtarėve gjermanė njė letėr tė shkruar prej dorės sė tij nė gjerman isht, nė tė cilėn u tregonte se serbėt po bėnin kėrdinė mbi popullsinė civile shqiptare, po i vrisnin e masa kronin vetėm pse ishin shqiptarė etnikė nė trojet e tyre, dhe u kėrkonte ndihmė gjermanėve. Dhe ashtu u bė. Ushtarėt gjermanė i vunė pėrpara ēetnikėt serbė dhe shpėtoi Bllaca e fshatrat pėrreth. Shpėtoi Suhareka, Prizreni e krejt Kosova. Po atė ditė Qazim Bllaca u priu gjermanėve, duke udhėtuar nė krye tė autoko lonės gjermane, nė automjetin e parė tė saj drejt Prizrenit. Ai ishte njeriu qė prezantoi shqiptarėt para armatės zulmėmadhe gjermane. Udhėtoi me oficerėt gjermanė, pa me sytė e tij se si kapitullonin serbėt para gjermanė ve, ata serbė qė zi e gjėmė u k ishin shka­ktuar shqiptarėve brez pas brezi.

Patriotizmin e Trashėgoi nga i Ati, Ramė Bllaca
atyrisht, aq sa i ka premtuar ajo kohė udhėtimi, Qazim Bllaca u ka folur oficerėve gjermanė pėr shqiptarėt, pėr vuajtjet e tyre nėn thun drėn serbe, pėr hiret e virtytet e bukura tė shqiptarėve, pėr zakonet e lavdėrueshme tė tyre. Por sado pak t'u ketė folur Qazimi gjermanėve mirė pėr shqiptarėt e keq pėr serbėt, edhe vetė prezenca e tij i ka mikluar e bindur oficerėt gjermanė pėr fis nikėrinė e shqiptarėve. Sepse realisht gjermanėt kishin hasur nė njė fisnik shqiptar, i cili po u kėrkonte ndihmė atyre tė shpėtonte prej bar barėve serbė bashkėkombėsit e tij shqiptarėt. Dhe kėshtu autokolona gjermane e grirė nga autovetura, ku rrinin dy oficerė gjermanė dhe Qazim Bllaca, hyri nė Prizren, ku u pritėn realisht si shpėtimtarė tė shqiptarėve. Shqiptarėt s'kanė pasur dhe s’kanė droje pėr kėtė. Prizrenasit janė ndjerė mase tė qetė e tė lumtur bash pse kanė parė nė krye tė autokolonės germane Qazim Bllacėn, tė cilin e njihnin se ishte rritur e shkolluar nė kėtė qytet tė lashtė, historik e krenar shqiptar. Qė e njihnin si birin e patriotit tė madh shqiptar Ramė Bllaca, i cili kishte kundėrshtuar zbrazjen e Kosovės prej racės shqiptare, zbrazje e cila do tė realizohej nė bazė tė marrėvesh jeve tė turpshme serbo- turke, birin e kėtij deputeti shqiptar tė parlamentit jugosllav, tė cilin ēetnikėt serbė e vranė nė pabesi, se nuk e mundnin dot. Prizrenasit janė ndjerė ngrohtė qė Qazim Bllaca, biri i patriotit Ramė Bllaca, ėshtė me oficerėt gjermanė. Dhe qė nga ajo ditė, Qazim Bllaca ėshtė hero nė Prizren. Ani se veprim taria e tij e mėvonshme ėshtė e bujshme nė dobi tė kombit e tė ēėsht jes shqiptare nė tėrėsi, ani se kalvari i vuajtjeve tė tij nėpėr burgjet komu­niste, si ndėshkim pse ishte dhe ėshtė shqiptar, ia lartėson edhe mė meritat e tij. Ani pse dashuria pėr Shqipėrinė, pėr kombin, ani pse sakrificat dhe shėrbimi ndaj tij nė funksione nga mė tė nderuarat, u bėnė shkak tė torturohet tridhjetė vjet nėpėr ferrin e burgjeve komu niste nė Kosovė e Shqipėri. Pas misioneve patriotike - nė burg.

Kryetari i Parė Shqiptar i Bashkisė sė Prizrenit
Qazim Bllaca ishte njėri ndėr nismėtarėt dhe njėri nga shtatė drejtuesit krye sorė tė Lidhjes sė Dytė Shqiptare tė Prizrenit tė 16 shtatorit tė vitit 1943. Ėshtė nėnprefekti i parė i Suharekės kur u bė administrata shqiptare nė kohėn e luftės sė Dytė Botėrore nė prill 1941. Ėshtė kryetari i parė shqiptar i Bashkisė sė Prizrenit qė nė qershor 1941. Gjatė viteve 1942 -1944 zgjidhet deputet pėr Kosovėn nė Kuvendin Kombėtar tė Shqipėrisė me seli nė Tiranė, kohė kjo kur trojet etnike shqiptare, nė pjesėn dėrmuese tė tyre ishin bashkuar dhe qeveriseshin nga administratė shqiptare. Nė vitin 1943 emėrohet nėn ministėr i ekonomisė kombėtare nė qeverinė Rexhep Mitrovica Tė pėrpiqesh qė tė rrokėsh jetėn e njė personaliteti si Qazim Bllaca, ėshtė e vėshtirė, pasi pėrmasat e tij nuk zvogėlohen dot. Ndryshe do tė ishte tė shkruhej njė libėr pėr kėtė njeri. Atėherė mund tė shėnoje diēka pėr tė. Ndėrsa ne nė rastin tonė, vetėm mund tė cekim telegrafisht jetėn dhe bėmat e tij. Vetėm mund tė themi shumė shkurt, se ėshtė i vetmi njėri i mbetur gjallė, si njėri ndėr nismėtarėt dhe njėri nga shtatė drejtuesit krye sorė tė Lidhjes sė Dytė Shqiptare tė Prizrenit tė 16 shtatorit tė vitit 1943. Ėshtė nėnprefekti i parė i Suharekės kur u bė admin­istrata shqiptare nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore nė Prill 1941. Ėshtė kryetari i parė shqiptar i bashkisė sė Prizrenit qė nė qershor 1941. Gjatė viteve 1942 -1944 zgjidhet deputet pėr Kosovėn nė Kuvendin Kombėtar tė Shqipėrisė me seli nė Tiranė, kohė kjo kur trojet etnike shqiptare, nė pjesėn dėrmuese tė tyre ishin bashkuar dhe qev eriseshin nga administratė shqiptare. Nė vitin 1943 emėrohet nėn ministėr i ekonomisė kombėtare nė qeverinė e Rexhep Mitrovicės, qeveri kjo e gjithė hapėsirės shqiptare, qeveri kjo qė kundėrshtonte rreptė italianėt qė i kishin hequr Shqipėrisė pėrfaqėsitė e saj diplomatike jashtė, qė i kishte cenuar flamurin kombėtar shqiptar etj.. Nė kėtė detyrė Qazim Bllaca qėn droi deri nė nėntor 1944 kur e morėn pushtetin komunistėt nė Tiranė dhe nė Jugosllavi. Njė muaj mė vonė Qazimi arrestohet te dajat e tij nė fshatin Budakovė tė Suharekės, prej OZNA-s serbe dhe e burgosin nė Prizren. Mė pas e dėrgojnė nė burg nė Prishtinė. Nė qershor 1945 e ekstradojnė nė burgun e Tiranės. Por nė vend qė komunistėt shqiptarė ta lėshonin prej burgut, nė Tiranė fillon kalvari i llahtarshėm i torturave e i vetmisė. Dy vjet hetuesi. Mė pas gjykata ushtarake e dėnon me njėzet vjet burg tė rėndė. Pastaj nga burgu i vogėl qeli nė Burrel e Tiranė, e hed hin nė njė burg mė tė madh - intern im nė fshatin Shtyllas nė Levan tė Fierit pėr 13 vjet. Dhe gjithė kjo udhė e mundimshme ferri, vetėm e vetėm pse qe shqiptar, pse e deshi Shqipėrinė, Kosovėn, kombin tė cilit i pėrkiste, pse bėri pėr ta, pse sakri fikoi pėr ta, pse urrente serbėt tė cilėt veē tė zeza i kishin sjellė kombit shqiptar. Tė heshtėsh pėr Qazim Bllacėn, pėr kėtė shqiptar vigan, fisnik gjith sej, siē ka heshtur historiografia jo nė, gazetarėt dhe shkrimtarėt shqiptarė, ėshtė njėlloj sikur tė kalosh nė kėmbė bri njė mali tė lartė e tė thuash se nuk e kam parė malin. Gjithsesi ėshtė njė mėkat i ynė. Se nuk i kemi trokitur nė derė kėtij njeriu qė tė mėson si tė jesh shqiptar i denjė, qė tė mėson se si tė nderojnė tė tjerėt, qė tė mėson se si e pse tė jesh krenar qė je shqiptar. Sa na ėshtė dashur e s'e kemi thirr kur kemi ecė nėpėr terr. E shpesh mendoj se nuk kemi dashur tė na e tregojė udhėn. E kemi dashur terrin, qorrsokakun. Se nuk kemi qenė fisnikė qė ta thirrnim Qazimin e shokėt e tij. Kemi pasur ngaherė drojėn se na zė nėn vete. Se nuk kemi guxuar as t'i rrimė pėrballė pėr shkak tė madhėshtisė sė tij, pėr shkak tė potencės sė tij.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10676
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qazim Bllaca

Mesazh nga Dardania prej Tue 28 Apr 2015, 13:19

Qazimi, i Treti nga 16 Fėmijėt e Ramė Bllacės

Qazim Bllaca, i treti djalė ndėr 16 fėmijėt e Ramė Bllacės, u lind nė fshatin Bllacė tė Suharekės, me 9 maj 1915. Fėmijėri e pazakontė pėr kėtė djalė i cili pati privilegjin qė i ati i tij shumė i njohur ta pėrkėdhelte dhe ta mbante me vete nė odat e burrave tė cilat nė atė kohė e thuajse gjithmonė pėr shqiptarėt kanė qenė univer­sitete tė filozofisė e urtisė popullore. Por fat ishte pėr kėtė djalė se nė odat ku rrinte Ramė Bllaca flitej pa nda pėr hallet e popullit dhe pėr ēėshtjet e mėdha tė kombit. Se Rama ishte poli tikan dhe pėr shkak tė pėrgjegjėsive qė kishte marrė mbi vete, ai sun donte me dije e urti odat e burrave. Pėrfitimi ishte i dyanshėm. Rama lazdrohej me Qazimin e ndėrsa ky ngjizej me patriotizėm pasi nė odėn e Ramės vinin mysafirė tė ndryshėm e nga tė gjitha anėt. Ndonėse vetė Ramė Bllaca ishte deputet nė parlamentin e Jugosllavisė, ai ishte njeri i pashkollė. Kėshtu, sipas tij, njeriu i pa shkol lė ėshtė si njeriu pa sy. Ndoshta mu pėr kėtė shkak, ai kishte vendosur qė djalin e tij Qazimin ta shkollonte. Por atėhere Bllaca nuk kishte shkollė. Kėshtu qė shkollimi mund tė bėhej vetėm nė qytete si Prizreni. Pasi kishte mėsuar nė fėmijėrinė e njomė nė odėn e burrave nė prehėr tė Ramė Bllacės, pasi kishte dėgjuar e mėsuar eposin legjendar tė kresh nikėve tė bjeshkėve tona Mujo e Halili, po vinte dita qė Qazimi tė nda hej nga familja e vendlindja e tij Bllaca pėr tė nisur shkollimin sis tematik. Nė moshėn gjashtėvjeēare, pikėr isht nė vitin 1921, njė ditė tė bukur, Qazim Bllaca hyp nė prehėr tė babait tė tij nė atkinė e bardhė pasi pėr shėndetet me nėnėn dhe tė tjerėt e familjes dhe i shoqėruar edhe nga tre - katėr burra tė tjerė niset drejt Prizrenit. Drejt atij qyteti qė i ishte dukur se ėshtė nė fund tė botės dhe jo veē tridhjetė km larg vendlindjes sė tij. Babai i tij kishte biseduar me do miq tė vet qė ishin prej Zhuri, por qė ishin banorė tė hershėm tė Prizrenit, qė djali i tij tė rrinte nė shtėpinė e tyre. Dhe kėshtu Qazim Bllaca qė nė moshėn 6-vjeēare u bė edhe me njė familje tė dytė, qė ishte familja e vėllezėrve Hasan e Hysen Zhurit. Sapo mbėrrin nė Prizren dhe ven doset nė kėtė familje tė re njomėzaku 6 vjeēar ndeshet me vėshtirėsi tė shumta. Nė familjen ku banonte flitej herė shqip e herė turqisht. Nė shkol lė mėsohej nė gjuhėn serbe pasi nuk mund tė mendohej pėr shkolla nė gjuhėn shqipe. Serbishtja ishte gjuha zyrtare e pushtuesit. Turqishtja pėr dorej si gjuhė qė tė bėn tė dukesh me kulturė, tė bėn tė dukesh qytetar. Ndėrsa shqipen nė atė kohė, si edhe sot nė grupe tė caktuara nė Prizren e konsideronin si gjuhė tė katun darėve. Kėshtu pra qė nė moshėn 6 vjeēare Qazim Bllaca detyrohet tė pėrdorė tri gjuhė. Ende pa e mėsuar gjuhėn amtare shqipe, duhej tė mėsonte serbishten qė ishte gjuhė e mėsimeve nė shkollė. Duhej tė mėsonte turqishten qė ishte gjuhė e pėrdorshme nė familjen ku jetonte dhe gjuhė e rrugės dhe e shokėve me tė cilėt rrinte. Natyrisht qė kjo nuk ishte e lehtė pėr njė 6 - vjeēar. Aq mė tepėr ndjehej nė pozitė tė vėshtirė kur shkonte me pushimet e verės nė Bllacė ku e pėrqeshnin shokėt se nuk e fliste gjuhėn shqipe si ata. Por pushimeve tė verės ecte mirė me shqipen. E kur shkonte nė shkollė prapė nė Prizren e pėrqeshnin shokėt e shkollės se e fliste mė rėndė turqishten. Sa mbaron shkollėn fillore, regjistrohet nė gjimnaz nė Prizren. Kjo natyrisht me vėshtirėsi pasi ser bėt nuk donin qė nxėnėsit shqiptarė tė shkolloheshin nėpėr shkolla mė tė larta. Por edhe kur mundeshin tė regjistroheshin shqiptarėt nė shkol la tė mesme, serbėt gjenin mėnyra pėr t'i larguar nga shkolla. Ose i rrė zonin nė provime, ose gjenin plot shkaqe pėr t'i larguar nga shkolla. Nga 20-30 nxėnės shqiptarė qė mund tė fillonin gjimnazin, vetėn dy-tre prej tyre mund ta vazhdonin e ta mbaronin. Veē kėtyre vėshtirėsive, pėr Qazim Bllacėn kishte edhe probleme tė tjera si shkaqe pėr ta thyer apo larguar nga shkolla. Edhe pse nxėnės i shkėlqyer, ai rrezikohej sepse ishte i biri i shumė tė njohurit Ramė Bllaca, qė ishte halė nė sy tė serbėve pėr patriotizmin dhe shqiptarizmin e tij, pėr kundėrshtitė e mėdha qė kishte ai ndaj regjimit shovinist serb e veēanėrisht kundėr politikės serbe qė kėrkonte me ēdo kusht ta shpopullonte Kosovėn prej shqiptarėve duke i dėbuar ata edhe nėpėrmjet mar rėveshjeve tė turpshme serbo - turke, tė turpshme e antishqiptare pėr tė dyja palėt si serbėt ashtu edhe turqit. II

Shqiptarėt nė Kosovė Vriteshin nė Shqipėri - Burgoseshin

Kryetari i Bashkisė sė Prizrenit, deputeti i Kuvendit Kombėtar Shqiptar, nėnministri i Ekonomisė Kombėtare, njėri ndėr kryesorėt nė Lidhjen e Dytė Shqiptare tė Prizrenit, Qazim Bllaca, arrestohet pse i ka kontribuar kombit tė tij dhe fillon kalvarin e rėndė tė burgjeve komuniste dhe tė internimeve pėr " mėkatet " qė kishte bėrė nė dobi tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, pėr tė kaluar nėpėr burgjet e Kosovės e tė Shqipėrisė vitet e moshės mė tė mirė Prizreni, qyteti tė cilin e pa pasi kishte mbushur gjashtė vjet, por ku do tė nis ngjitja e Qazim Bllacės nė hierarkinė e pushtetit dhe ku do ta pėrfundo jė jetėn pas shumė vjetėsh tė kaluar nėpėr burgje - nė Kosovė e Shqipėri Duke qenė i paqetė nė Prizren vetė Qazimi, por edhe Rama pėr tė birin, ai vendos qė ta dėrgojė pėr studime diku larg ku tė mos njihej se i biri i kujt ishte e tė mos i kanosej kjo gjė si rrezik tė birit. Pėr kėtė ai zgjedh shkollėn e mesme nė Kragujevac tė Serbisė ku kishte edhe njė internat - konvikt. Kjo u bė e mundur prej Ramė Bllacės pasi si deputet qė ishte nė parlamentin jugosllav ai e njihte ministrin e Arsimit tė asaj kohe dhe e rregulloi shkollimin e tė birit nė kėtė qytet ku studionin kryesisht nxėnės tė Serbisė Jugore e tė Maqedonisė. Nė kėtė kon vikt, nga 300 nxėnės vetėm 4 ishin shqiptarė bashkė mė Qazim Bllacėn. Njėri ishte Hajri Zeno, ēam nga fshati Konispol i Sarandės, i ikur si emigrant i ndjekur nga Ahmet Zogu. Ky shok i Qazim Bllacės ishte mė i rritur dhe stu dionte nė klasėn e tetė. I dyti shqiptar nė kėtė shkollė tė mesme nė Kragujevac ishte Imer Rashidi prej rrethinave tė Strugės qė studionte nė klasėn e shtatė. I treti shok ishte Sokol Dobroshi prej Gjakove, edhe ky nė klasėn e shtatė. Ndėrsa vetė Qazimi ishte nė klasėn e pestė. Gjatė viteve tė studimit nė Kraguje vac, Qazimin shkonte dhe e takonte i ati i tij Rama. Ia pati njohur edhe tė tre shokėt shqiptarė. Kishte njė dobėsi mė tė madhe pėr ēamin Hajri Zeno sidomos pėr tė folurėn e tij nė gjuhėn shqipe. Nė qershor 1936 mbaron shkollėn nė Kragujevac dhe nė vjeshtė tė kėtij viti fillon studimet e larta nė fakultetin juridik nė Beograd, duke plotėsuar kėshtu edhe dėshirėn e babait tė tij Ramės. Fakultetin e vazhdon deri me 6 prill 1941 kur bombardohet Beogradi prej gjermanėve, kur edhe tre muaj do tė diplomohej nė drejtėsi. Kėshtu lufta ia ndėrpret studimet. Me trenin e fundit qė largohej nga Beogradi me 6 prill 1941 Qazimi vjen nė Kosovė, nė Mitrovicė. Pas tri ditė udhėtimi nė kėmbė nėpėr Drenicė, kthehet nė vendlindje nė Bllacė, i shoqėruar gjatė gjithė udhė timit me studentin gjakovar Tahir Ibrani. Vjen nė shtėpi i pėrmalluar pas dhjetė vjetėsh shkollimi e mungese nė vendlindje. Serbėt po hakmerreshin mbi shqiptarėt pėr humbjet qė i pėsonin nga gjermanėt Babėn Ramė nuk e gjen se ia kishin vrarė serbėt. Ishte duke vazhduar Lufta e Dytė Botėrore, luftė kjo qė dashje pa dashje ishte nė tė mirė tė shqiptarėve tė Rogovės pasi do t’i ēliro nte pėr do kohė prej zgjedhės serbe dhe do tė bashkonte pjesėn mė tė madhe tė trojeve shqiptare nėn njė administratė shqiptare me gjuhėn shqipe, luftė kjo qė do tė bėnte realitet pėr do vjet ėndr rėn e gjithmonshme shqiptare pėr tė qenė njė shtet e njė komb.

Pėrpjekja e Pasukses pėr Arratisje nė Itali

Pas nėntė vjet burg tė rėndė nė Burrel e sjellin nė burgun e Tiranės ku dhe plotėson gjithsej 17 vjet e gjysmė burg. Dy vjet e gjysme burg i falėn nga amnistitė. Me 14 prill 1962 Qazim Bllaca lirohet nga burgu i Tiranės. Por pa ia hequr hekurat nga dora, pa e lėnė tė lirė asnjė ditė, ashtu tė lidhur e dėrgojnė nė internim nė fshatin Shtyllas nė Levan tė rrethit Fier. Nga qelia e vogėl e burgut e hedhin nė njė qeli pak mė tė madhe ku duhej tė provonte kushtet e rėnda edhe tė stėrmundimit fizik. Pamundėsia pėr tė mbijetuar e detyrojnė tė marrė rrezikun nė sy pėr tė provuar arratis jen nėpėrmjet detit pėr nė Itali. Bashkė me dy shokė tė tij tė internimit Qazim Vula nga Gjakova dhe Hazir Halimi nga njė fshat i Vushtrisė vendosin tė arratisėn pėr nė Itali me njė barkė gjysmėmotorike. Kėtė barkė e ndėrtoi Qazim Vula qė ishte mekanik dhe marangoz i zoti. Por mjerisht barka nuk u bėri ballė dallgėve tė detit. Dallgėt e kthenin mbrapsht dhe e mbushnin me ujė. Pas natės qė e provuan udhėtimin dhe nuk eci, qėndruan edhe gjithė ditėn tė fshehur nė bregdet pėr tė pritur natėn tjetėr pėr ta provuar prapė udhėtimin pėr Itali. Por rojet bregdetare i shohin dhe i arrestojnė tė tre. Por pas vetėm tri ditė pushimi nė familjen e tij nė Bllacė, pėr Qazimin do tė niste udha e gjatė nė shėrbim tė atd heut e tė kombit shqiptar. Pėr tė mėsuar mė shumė se ē'po ndodhte nė Kosovė kur dihej se Gjermania kishte sulmuar Jugosllavinė Qazim Bllaca bashkė me kushėririn e tij Zeqė Mehmetin dalin nė Duhėl ku ishte qendra e komunės dhe pastaj nė Qafė-Duhėl nė udhėn kryesore qė lidhte Prizrenin me qendrat e tjera tė Kosovės. Ndėrkohė xhandarėt dhe ēet nikėt serbė ishin tėrbuar pėr shkak tė humbjes sė ushtrisė serbe para armatės gjermane, dhe egėrsinė e tyre, dufin e tyre po e nxirrnin duke vrarė e masakruar shqiptarė. Bash pėr kėtė Qazim Bllaca kishte shkruar njė letėr nė gjermanisht dhe donte t'ua jepte ushtarėve gjermanė kur tė kalonin nė rrugė, letėr nė tė cilėn ai u tregonte gjer manėve se popullsia shqiptare ėshtė nė rrezik zhdukje prej serbėve dhe ai u kėrkonte ndihmė pėr tė shpėtuar shqiptarėt. Pas njė pritje bukur tė gjatė nė udhė nė Duhėl, vjen njė triēikėl gjer mane. Pėr ta ruajtur Qazimin se mos po i ndodhte gjė prej gjermanėve, Zeqė 3lehmeti ngre dorėn me gjithė letėr lart dhe tricikla gjermane ndalet. E marrin letrėn ushtarėt gjermanė, e lexojnė dhe vazhdojnė me shpejtėsi nė drejtim tė Ferizajt apo Shtimes. Duke pritur se mos po vjen ndonjė autokolonė gjer mane, ra nata. Ashtu nė kėmbė tė dy nisen drejt Ferizajt me parandjenjėn se do tė vijė ndonjė autokolonė gjermane. Pasi e kalojnė Grykėn e Carralevės, ja ku vjen njė autokolonė e gjatė gjer mane. i shmangėn pak nga rruga. Kur afrohet xhipi i parė, Qazimi me atė pak gjermanishte qė dinte u flet ushtarėve thonė tė hipte nė xhip dhe e marrin me vete. Gjatė rrugės Qazimi i tregonte njė oficeri gjerman pėr situatėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn po kalonin shqiptarėt prej sulmeve e zhdukjeve fizike qė ki shin ndėrmarrė serbėt ndaj tyre. Kur autokolona gjermane mbėrrin nė Du hėl te komuna, disa tanke gjermane dhe mjete tė tjera filluan tė godasin kundėr serbėve qė dukeshin duke ikur nėpėr shpatijet aty pranė. Pastaj autokolona gjermane rimerr udhė nė drejtim tė Suharekės e Qazim Bllaca vazhdon tė qėndrojė nė veturėn qė i printe autokolonės gjermane dhe t'u shpjegojė oficerėve gjermanė ēfarė ata donin, por sidomos pėr reprezaljet serbe ndaj shqiptarėve qė jetonin nė trojet e tyre etnike.

Ngritja dhe Rėnia nė Hierarkinė e Pushtetit Shqiptar
Kėshtu duke shoqėruar autoko lonėn gjermane qė nė Prizren e kudo nė Kosovė pritej mirė pasi gjermanėt po dėbonin serbėt prej Kosove dhe shfaqnin simpati pėr shqiptarėt, Qazim Bllaca hyn nė Prizren. Qė nga ajo ditė nė memorien e njerėzve qė e njihnin dhe po e shihnin mes gjermanėve, Qazim Bllaca nis e lartėsohet, nis e lavdėrohet prej popullit shqiptar. Dhe prania e tij mes gjermanėve i kon siderohet bėmė e madhe nė dobi tė shqiptarėve, siē edhe ishte nė tė vėrtetė. Nga Prizreni ai e shoqėron autokolonėn gjermane deri nė fshatin Vlashnje tė Vrrinit ku autokolona pas njė pushimi disaorėsh pasi ia kishte arritur qėllimit - mundjen e ushtrisė serbe - kthehet pėrsėri nė drejtim tė Shtimes e pėr mė tej. Me gėzim tė ligjshėm brenda vetės pėr sa kishte bėrė, por edhe me njė trishtim tė brendshėm pasi kishte mėsuar prej ofi cerėve gjermanė kur pushonin nė Vlashnje se Shkupi nuk do t'i jepej Shqipėrisė por Bullgarisė, Qazim Bllaca e shoqėron autokolonėn gjer mane nė kthim deri nė Shtime dhe aty kėrkon tė zbresė. Aty natėn vonė nda het prej gjermanėve pėr t'u kthyer mbrapsht pėr nė Bllacė ku dhe qėndroi vetėm disa ditė. Pasi qėndron dhe pushon vetėm pak ditė nė familje, i vjen lajmi se duhet tė paraqitet nė qendėr tė Prefekturės nė Prizren qė kishte nisur tė vepronte si administratė e re shqiptare. Sapo shkon nė Prizren ia komunikojnė emėrimin si nėnprefekt i Suharekės. Kėshtu u emėrua nėnprefekti i parė i Suharekės si administratė e re shqiptare qė po kon solidohej me shpejtėsi, nė gjuhėn shqipe dhe nga shqiptarė. Por kėtė detyrė Qazim Bllaca e ushtron vetėm tre muaj. Pasi Komisariati i Lartė Civil pėr Kosovė, Strugė e Dibėr, i cili ishte organi mė i lartė qeveritar i asaj kohe, e emėron Qazim Bllacėn kryetar tė Bashkisė sė Prizrenit. Kėtė funksion tė lartė nė kėtė qytet tė lashtė nė tė cilin kishte hyrė vetėm 6 vjeē ai e ushtron pėr njė vit me ndershmėri, devocion e dashuri. Kėshtu Qazim Bllaca u bė kryetari i parė shqiptar i Bashkisė sė Prizrenit nėn pushtetin e pėrgjithshėm shqiptar e kur shumica e trojeve shqiptare ishin tė bashkuara e tė drej tuara nga administratė shqiptare. Ai kėshtu pati mundėsinė fi shėrbejė kėtij qyteti qė e kishte rritur, kėtij qyteti ku jetonte familja e mikut tė babait tė tij Hamdi Saraēit (Bytyēi), nėna e tij Meleqe Hanėmi qė ishte kujdesur aq shumė pėr Qazimin. Pas njė viti nė kėtė detyrė, kur administrata shqiptare po konsolido hej, Qazim Bllaca zgjidhet deputet pėr nė Kuvendin Kombėtar nė Tiranė bashkė me deputetėt e tjerė tė trojeve tė lira tė Kosovės. Fillon jeta e ngjeshur e aktive poli tike e kombėtare pėr ēėshtjet qė shqiptarėt i kishin nė rend tė ditės si konso lidimin e pushtetit dhe shtrirjen e tij kudo nė hapėsirat shqiptare. Nė shta tor tė vitit 1943 Qazim Bllacėn e gjejmė njeri shumė aktiv nė komisionin nis mėtar pėr themelimin e Lidhjes sė Dytė Shqiptare tė Prizrenit. Nė kuvendin e parė tė kėsaj Lidhje tė Dytė Shqiptare tė Prizrenit qė fillon punimet me 16 shtator 1943 dhe ku marrin pjesė pėrfaqėsues nga gjithė qendrat Shqiptare, Qazim Bllaca zgjid het anėtar i Komitetit Ekzekutiv tė Lidhjes qė pėrbėhej nga shtatė anėtarė. Nė vitin 2002 ėshtė i vetmi njeri i gjallė nga kryesorėt e Lidhjes sė Dytė Shqiptare tė Prizrenit. Po nė vitin 1943, njė muaj mė vonė e pikėrisht nė tetor 1943, Qazim Bllaca zgjidhet delegat i rrethit tė Suharekės pėr nė Kuvendin Kushtetues tė Shqipėrisė qė u mbajt nė Tiranė nė tetor 1943. Ky kuvend kombėtar nxori edhe qeverinė e tij. Kryeministėr u caktua Rexhep Mitrovica. Duke ia njohur aftėsitė dhe meritat si dhe pėrcaktimin pėr ēėshtjen kombėtare. Qazim Blla cėn e emėrojnė nėnministėr tė ekonomisė kombėtare. Detyrėn e nėnministrit nė qeverinė e Rexhep Mitrovicės e ka ushtruar deri nė nėntor 1944 kohė kur erdhėn komunistėt dhe morėn pushtetin nė Tiranė.


firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10676
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qazim Bllaca

Mesazh nga Dardania prej Tue 28 Apr 2015, 13:35

Arrestimi nė Fshatin Budakovė

Tani fillon absurdi. Tani fillon koha e zhgėrryerjes sė heronjve. Fillon epoka gjysmėshekullore e mosmirėn­johjes, e fshirjes sė kujtesės historike kombėtare, epoka e varrosjes sė vlerave kombėtare. Mashtrimi i madh ishte bėrė. Mė i madhi mashtrim nė historinė e kombit shqiptar. Kosova iu la Titos, iu la Jugosllavisė se ashtu deshi Titoja. Dhe Tirana u bė vartėsja mė besnike e Titos. Shqiptarėt mbetėn pa atdhe. Nė Kosovė vriteshin - nė Shqipėri burgoseshin. Ose nė Shqipėri vriteshin - nė Kosovė burgoseshin. Pėr tė vėrtetuar se qeveria e Tiranės ishte nėn urdhrat e Beogradit u deshėn vetėm pak ditė. Dhe shembulli i madh u dha. Qazim Bllaca me atribute tė shumta pėr ēėshtjen kombėtarė nuk ka vend mė nė Shqipėri. Vjen nė Kosovė. Por me 24 dhjetor, veē njė muaj pas marrjes sė pushtetit komunist nė Tiranė, arrestohet nė fshatin Budakovė te dajat e tij, prej forcave partizane tė OZNA-s, forca partizane kėto qė komandoheshin prej Ali Shukrisė. E dėrgojnė nė Suharekė bashkė me pesė tė arrestuar tė tjerė dhe prej andej i dėrgojnė nė OZNA-n e Prizrenit. Sa e mbrapshtė kishte ard hur koha. Kryetari i Bashkisė sė Priz renit, deputeti i Kuvendit Kombėtar Shqiptar, nėnministri i Ekonomisė Kombėtare, njėri ndėr kryesorėt nė Lidhjen e Dytė Shqiptare tė Prizrenit, arrestohet pse i ka kontribuar kombit tė tij dhe fillon kalvarin e rėndė tė burgjeve komuniste dhe tė intern imeve pėr "mėkatet" qė kishte bėrė nė dobi tė ēėshtjes kombėtare Shqiptare. Pas njė jave, dhe pikėrisht me 31 dhjetor 1944, natėn e vitit tė ri e trans ferojnė nga Prizreni nė burgun e Prishtinės ku e mbajnė deri nė qershor 1945. Pastaj e kthejnė pėr nė burgun e Prizrenit. Por, veē pėr dhjetė ditė. Pastaj e nisin pėr nė burgun e Tiranės. Kosova nuk po e mbante mė birin vet, heroin e vet... Se nuk ia duronte dot shqiptarizmin. Dhe po ia shiste Tiranės komuniste. Qė atje tė lante "mėkatet" qė kishte bėre Qazim Bllaca.

Nga Qelia e Vogėl nė Qeli tė Madhe

Vetėm dhjetė ditė qėndroi nė burgun e Prizrenit dhe jugosllavėt e dorėzojnė tek organet e sigurimit tė shtetit tė cunguar shqiptar Pėr tė dhėnė llogari atje pse kishte kėrkuar e luftuar pėr tėrėsinė e Shqipėrisė etnike, pse kishte organizuar e drejtuar punėn pėr kon solidimin e administratės mbarėshqiptare, pse kishte luftuar qė Kosova tė mos ndahej e Shqipėria tė mos mbetej sakate, pse e kishte konsideru ar tė padrejtė e tė paqenė kufirin Kosovė - Shqipėri. Por kjo qė ishte nė kundėrshtim me marrėveshjen qė kishin komunistėt shqiptarė me jugosllavėt, tė cilėt u kishin lėnė tė qev erisnin vetėm Shqipėrinė e sotme administrative dhe edhe kėtė gjith­monė nėn urdhrat e jugosllavėve. Nga fundi i qershorit 1945 jugo sllavėt ua dorėzojnė Qazim Bllacėn organeve tė sigurimit tė Shqipėrisė. Dy ditė qėndron nė burg nė Kukės, tri ditė nė burg nė Shkodėr dhe pėrfundon nė birucat e sigurimit tė shtetit nė Tiranė. Pas do ditėsh e dėrgojnė nė burgun e Tiranės, Dy- vjet hetuesi dhr nė fund, nė janar 1947 e nxjerrin nė gjyq ushtarak nė gjykatėn e garnizonit tė Tiranės dhe ku e dėnojnė me 20 vjet burg tė rėndė. Nė fund tė vitit 1947 e dėrgojnė pėr tė vuajtur dėnimin nė burgun e Burrelit. Pas nėntė vjet burg tė rėndė nė Burrel, e sjellin nė burgun e Tiranės ku dhe plotėson gjithsej 17 vjet e gjysmė burg. Dy vjet e gjysmė burg i falėn nga amnistitė. Me 14 prill 1962 Qazim Bllaca lirohet nga burgu i Tiranės. Por pa ia hequr hekurat nga dora, pa e lėnė tė lirė asnjė ditė, ashtu tė lidhur e dėrgojnė nė internim nė fshatin Shtyllas nė Levan tė rrethit Fier. Nga qelia e vogėl e burgut e hedhin nė njė qeli pak mė tė madhe ku duhej tė provonte kushtet e rėnda edhe tė stėrmundimit fizik. Pamundėsia pėr tė mbijetuar e detyrojnė tė marrė rrezikun nė sy pėr tė provuar arratisjen nėpėrmjet detit nė Itali. Bashkė me dy shokė tė internimit Qazim Vula nga Gjakova dhe Hazir Halimi nga njė fshat i Vushtrisė vendosin tė arratisėn pėr nė Itali me njė barkė gjysmėmotorike. Kėtė barkė e ndėrtoi Qazim Vula qė ishte mekanik dhe marangoz i zoti. Por mjerisht barka nuk u bėri ballė dall gėve tė detit. Dallgėt e kthenin mbrap sht dhe e mbushnin me ujė. Pas natės qė e provuan udhėtimin dhe nuk eci, qėndruan edhe gjithė ditėn tė fshehur nė bregdet pėr tė pritur natėn tjetėr pėr ta provuar prapė udhėtimin pėr Itali. Por rojet bregdetare i shohin dhe i arrestojnė tė tre. III

Rikthimi nė Kosovė pas Tridhjetė Vjetėsh tė Kaluara nė Burgjet e Shqipėrisė

Pas kthimit nė Kosovė, mė 1975, Qazimi, duke mos pasur se pėr ēfarė tė mire t'u tregonte njerėzve pėr Shqipėrinė, vendos tė mos u tregojė njerėzve as pėr tė keqėn, komunizmin, qė e kishte mbėrthyer pėr fyti Shqipėrinė...Mbase edhe nuk do ta besonin njerėzit se Shqipėria vuante prej njė regjimi komunist ēnjerėzor e gjakatar, se nuk donin dhe nuk mundnin ta besonin Kur u rikthye nė Bllacė vetėm dy-tre vetė po njihte nė shtėpi Vetėm pasi priti edhe disa vjet tė tjera nė internim nė Shtyllas tė Fierit, i vjen njė telegram nga i vėllau Ademi ku e lajmėronte se Ministria e Jashtme Jugosllave kishte pranuar riatdhesimin e Qazim Bllacės. Tė njėjtin njoftim ia bėjnė edhe organet zyrtare nė Shqipėri pas dy-tri ditėsh. Pėrsėri nga Kukėsi hyn nė Kosovė. I lodhur. I dėrmuar. I pėrmalluar. Veē viteve tė rėnda tė burgut e internimit mbante ngarkuar mbi supet e tij barrė pa masė tė rėndė mosmirėn johje, harrimi, lėnie pas dore. Por ngushėllohej me mallin dhe dashurinė e pashuar pėr Kosovėn qė e ndjente dhe e besonte se ishte veē shqiptare dhe veē e shqiptarėve dhe jo e kėrmave jugosllave dhe e shėrbėtorėve tė tyre... Nė kufi e patėn pritur vėllezėrit Brahimi dhe Smajli si dhe djali i dytė i Brahimit Fatmiri. Takon tė motrėn e vogėl Bahtishahi, sheh nė udhė dy vajzat e Hamdi Saraqit Medihaja dhe Ikballi tė cilat kishin dalė pėr ta pritė pasi ende e konsideronin si pjesėtar tė familjes sė tyre. Kur mbėrrin nė Bllacė sheh se vetėm dy-tre vetė po njihte nė shtėpi, ndėrsa tė tjerėt kishin lindur gjatė 30 viteve tė mungesės sė tij... Qazim Bllaca s'kishte veēse gjashtė muaj qė kishte dalė nga burgu dhe jetonte nė Shtyllas. Fati e deshi qė tė mos dėnohej pasi me rastin e pesėdhjetėvjetorit tė shpalljes sė pavarė sisė sė Shqipėrisė shteti shpalli amnisti pėr tė gjithė ata qė ishin tė dėnuar me pesė vjet burgim e poshtė. Qazim Bllaca dhe shoku i tij Hazir Halimi i Vushtrisė pėrfituan edhe se ishin shtetas jugosllavė. Ndėrsa Qazim Vula u dėnua me mbi dhjetė vjet burg. Pas njė shkėputje tė vogėl prej Shtyllasit, Qazimin sėrish e kthejnė nė kėtė fshat, sėrish nė ato punė stėrmunduese nė baltat e Myzeqesė.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10676
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qazim Bllaca

Mesazh nga Dardania prej Tue 28 Apr 2015, 13:43

Lajmi qė e kishte Pritur aq shumė Kohė
Njė dritė tė vogėl shprese, por qė u shua shumė shpejt Qazim Bllaca e pa nė vitin 1963, kur shteti shqiptar kishte vendosur ta kthente nė Jugosllavi. Mbėrritėn nė kufi dhjetė shqiptarė tė Kosovės pėr tė hyrė nė Jugosllavi, por jugosllavėt pranojnė vetėm tetė persona dhe Qazim Bllacėn dhe njė pejan nuk i pranojnė pasi nuk i kishin emrat nė listėn pėrkatėse. Vetėm pasi priti edhe disa vjet tė tjera nė internim nė Shtyllas tė Fierit, i vjen njė telegram nga i vėllai Adem ku e lajmėronte se Ministria e Jashtme Jugosllave e kishte pranuar riatdhesimin e Qazim Bllacės. Tė njėjtin njoftim ia bėjnė edhe organet zyrtare nė Shqipėri pas dy-tri ditėsh. Pėrsėri nga Kukėsi hyn nė Kosovė. I lodhur. I dėrmuar. I pėrmalluar. Veē viteve tė rėnda tė burgut e internimit mbante ngarkuar mbi supet e tij barrė pa masė tė rėndė mosmirėnjo hje, harrimi, lėnie pas dore. Por ngushėllohej me mallin dhe dashur inė e pashuar pėr Kosovėn qė e ndjente dhe e besonte se ishte veē shqiptare dhe veē e shqiptarėve dhe jo e kėrmave jugosllave dhe e shėrbėtorėve tė tyre... Nė kufi e patėn pritur vėllezėrit Brahimi dhe Smajli si dhe djali i dytė i Brahimit. Fatmiri. Takon tė motrėn e vogėl Bahtishahi, sheh nė udhė dy vajzat e Hamdi Saraqit Medihaja dhe Ikballi tė cilat kishin dalė pėr ta pritė pasi ende e konsideronin si pjesėtar tė familjes sė tyre. Kur mbėrrin nė Bllacė sheh se vetėm dy - tre vetė po njihte nė shtėpi ndėrsa tė tjerėt kishin lindur gjatė 30 vjetėve tė mungesės sė tij... Vijnė shumė njerėz pėr t'u takuar e pėrshėndetur me Qazim Bllacėn. Ndjehej ngushtė tė fliste pėr realitetin qė kishte pėrjetu ar e qė kishte lėnė pas nė Shqipėri. Edhe se e ndjente se e gjurmonte UDB-ja, por edhe se nuk donte tė sillte zhgėnjim tė shqiptarėve tė Kosovės pėr Shqipėrinė. Se pastaj do tė vriste shpresėn e shqiptarėve... Kėshtu du ke mos pasur se pėr ēfarė tė mire tu tregonte njerėzve pėr Shqipėrinė, ve ndos tė mos u tregojė njerėzve as pėr tė keqėn, komunizmin, qė e kishte mbėrthyer pėr fyti Shqipėrinė... Mba se edhe nuk do ta besonin njerėzit se Shqipėria vuante prej njė regjimi komunist ēnjerėzor e gjakatar; se nuk donin dhe nuk mund ta besonin... Pasi qėndron dy vjet nė Bllacė, ven doset pėrfundimisht nė Prizren, nė kėtė qytet qė e njihte dhe e donte shumė. Vetminė ka bashkudhėtare tė pėrditshme. Mundohet ta vrasė me leximin e shtypit dhe tė ndonjė libri qė i bie nė dorė. Dhe jeton me shqetėsimin e kombit, vuan vuajtjet e kom bit. Gati shokuese ishte pėr Qazim Bllacėn periudha e dėbimit masiv tė shqiptarėve prej trojeve tė tyre etnike. Gati sa nuk e realizoi Serbia ėndrrėn e saj tė ēmendur pėr tė pas truar Kosovėn prej racės shqiptare. Por kjo ėndėrr e ligė zgjati pak. Ata traktorė ngarkuar me tė dėbuar qė kalonin para shtėpisė sė Qazim Bllacės qė e zbrazėn Kosovėn, ata traktorė e rimbushėn prapė kėtė tokė tė shenjtė me racėn e gjinden shqiptare. Dhe vetėm pėr tre muaj. Nėse pėr ta zbrazur Kosovėn u deshėn muaj, pėr ta rimbushur u deshėn vetėm pak orė dhe pak ditė... Dhe Qazim Bllaca i mbėrthyer nga pamundėsia e pleqėria lutet e shpre son se populli i Kosovės dhe veēanėr isht intelektualėt e Kosovės do tė dinė qė lirinė e arritur ta kurorėzojnė me pavarėsi pėr Kosovėn dhe pastaj me bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet unik. Ai shpre son se ky ideal nuk vdes, shpreson se shqiptarėt do ta arrijnė kėtė gjė pėr tė cilėn Qazim Bllaca shkriu rininė, shkriu jetėn e vet. Shpreson se nuk do tė mund tė instalohet kurrė mė komunizmi nė Kosovė. Pėrmasat e Qazim Bllacės janė pėr masat e qėndresės shqiptare. Janė pėrmasat e Kosovės heroike. Pėrmasat qė tė mahnisin. Ato tė pan johurat nga tė gjithė. Le tė pėrshėn desim shokėt e miqtė e idealit tė Qazim Bllacės... Duke parė se ēfarė shokėsh dhe miqsh kishte Qazim Bllaca, del mė nė pah, mė nė dritė per­sonaliteti i tij, ravijėzohet i plotė portreti i tij... Shokėt qė s'mund t'i harronte

Nė burgjet e Shqipėrisė Qazim Bllaca kishte Pėrjetuar Tmerre (Pamje nga Burgu i Tiranės)

Duke qenė se jetoi veē pak vite fėmijėrie nė vendlindjen e tij Bllacė dhe gjashtė vjeēar u gjend nė Prizren, kėtu filloi tė shėnohet nė shoqėri por edhe tė shėnojė shokėt e miqtė. Si shok tė parė e intim gjatė shkollės fil lore pėr Qazimin do tė bėhej Hysni Rudi me origjinė prej Gjakove por qė me familje jetonte nė Prizren. Por shpejt u ndanė pasi Hysniu me famil je emigron nė Shqipėri. Takohen bashkė pas shumė vitesh ndarje kur Hysni Rudi pasi kishte kryer akademinė ushtarake nė Itali, vjen nė Kosovė kur Kosova iu bashkua Shqipėrisė nė vitin 1941, si kapiten artilerie me ushtrinė shqiptare ku dhe dallohej pėr aftėsi dhe trimėri nė luftimet e atėhershme kundėr for cave serbo - malazeze dhe ēetnike. Por Hysni Rudi, ky oficer i zoti shqiptar, nė vitin 1945 ose 1946 pushkatohet nė Shkup nga komunistėt jugosllavė pse ishte nacionalist shqiptar. Shok tjetėr i Qazim Bllacės nė vitet e shkollimit nė Prizren ishte edhe Sulejman Arapi po nga Prizreni si ndėr mė tė afėrtit mes shumė shokėve tė tjerė tė Qazimit. Ky shok i tij qė ishte bėrė okulist i zoti, ka qenė ndėr tė paret njerėz qė ka shkuar dhe e ka takuar Qazim Bllacėn kur ėshtė kthyer nė Kosovė pas 30 vjet qėndrimi nė burgje e internime nė Shqipėri. Ndėrsa pėr vitet e shkollimit nė Kragujevac tė tre shqiptarėt qė gjeti atje si studentė, i mbetėn shokė tė paharruar: Hajri Zeno ēam nga Konispoli, Sokol Dobroshi prej Gjakove dhe Imer Rashidi prej Struge. Gjatė kryerjes sė studimeve nė Beograd, shokėt mė tė afėrt kanė qenė ata qė bėnin pjesė nė organizatėn studentore “Besa", organizatė kjo me ideale e program kom bėtar shqiptar. Shokėt mė tė afėrt dhe aktivė kanė qenė Ibrahim Lutfiu nga Prizreni, Sokol Dobroshi prej Gjak ove, Esat Berisha prej Gjilani, Shaip Kamberi prej Tetove, Shaip Mustafa e Avdulla Saqipi prej Presheve, Nexhip Deva prej Mitrovice, Tahir Ibrani e Xhevdet Pallaska prej Gjakove si dhe plot shokė tė tjerė me tė cilėt nė Beograd i lidhte shoqėria "Besa" por edhe largėsia e dashuria pėr Kosovėn pėr tė cilėn tė gjithė ishin tė pėrkush tuar. Por nė kujtesėn e Qazim Bllacės nuk do tė shlyhej pėrpjekja e pėrku shtimi i Ibrahim Lutfiut, si themel ues i organizatės "Besa", si prefekt i Mitrovicės dhe si i arratisur nė mal e i ndjekur me tėrbim prej jugoslla vėve. Vdiq tragjikisht duke mos dashur tė bjerė i gjallė nė duart e jugosllavėve. Nė vitet e organizimit tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit shok i shėnuar pėr Qazim Bllacėn ėshtė shoku i hershėm juristi gjilanas Esat Berisha. Tė shėnuar nė kujtesėn e Qazimit do tė jenė Abdullah Musliu prej Ferizaj dhe Idriz Ajeti nga fshati Petreshticė. Kėto tė dy janė kujdesur shumė pėr Qazimin kur ky ndodhej i internuar prej italianėve nė kampin famėkeq tė Porto Romanės nė Durrės. Se ishte shoqėri e miqėsi jo e vogėl tregon edhe ardhja prej Shkupi e Abdullah Musliut pėr ta takuar Qazimin kur ky u kthye nė 1975-ėn prej Shqipėrie nė Kosovė.

Ersekasi dhe Labi qė ia Shpėtuan Jetėn

Por njė miqėsi e shenjtė do tė jetė miqėsia e Qazim Bllacėn me intelek tualin e madh qė bėri 40 vite burg prej komunistėve shqiptarė Osman Ka zazi. U bėnė shokė e miq qė kur Qazimi ishte qeveritar nė Tiranė e Osmani i ri intelektual. Miqėsia u trash kur u ndodhėn tė dy nė burgun e Tiranės. Mė pas tė dy nė burgun e Burrelit dhe tė dy tė internuar nė kampin e Shtyllasit nė rrethin e Fierit. Shok i shtrenjtė ideali pėr Qazim Bllacėn nė burg ka qenė shqiptari i madh Selman Riza i cili kishte jetuar mė shumė nė Shqipėri se sa nė Gjakovė. Selman Riza e ka mbajtur me bukė nė burg Qazim Bllacėn, pasi Selmanit i vinin ushqime prej familjes e Qazimit jo. Dhimbje e pashėrueshme ka qenė pėr Qazimin kur shteti i Shqipėrisė me Koēi Xoxėn xhelat ia dorėzoi Jugosllavisė Selman Rizėn qė tė dėno hej prej jugosllavėve. Me ikjen e Selman Rizės, Qazim Bllaca mbetet nė vetmi tė shumėfishtė nė burg. Por fati e deshi qė njė ditė takimi nė burg vjen pėr ta parė njė shok pune i quaj­tur Skėnder Gega prej Gjirokastre me tė cilin kishin punuar kur Qazimi ishte nė Ministrinė e Ekonomisė Kombėtare, por qė ishin njohur vite mė parė nė Prizren, kur Skender Gega punonte nė Komisariatin e Lartė Civil pėr Kosovėn. Strugėn e Dibrėn, e Qazimi ishte kryetar i Bashkisė sė Prizrenit. Kur e pa Qazimin nė burg dhe nė atė gjendje, Skėnder Gega qė tė nesėrmen filloi t'i dėrgonte ushqime nė burg prej famil jes sė tij, duke iu bėrė Qazimit vėlla e shkuar tė vėllait. Mė pas del nė skenė nė rrethana tė vėshtira pėr Qazimin edhe njė shok tjetėr i tij e i Skėnderit, Muhedin Dino nga Libohova. Njė ditė Skėnderi e njė ditė Muhedini i dėr gonin bukė e ushqime nė burg Qazim Bllacės pėr dy vjet me radhė. Ėshtė shu mė pak vetėm artik ulimi i mirėnjohjes pėr kėta dy shokė e familjet e tyre qė i anė gjendur pranė Qazim Bllacės nė rre thana kritike. Vjen pastaj njė shok bur­gu tjetėr i Qazimit, nga njė kėnd tjetėr i Shqipėrisė, nga Ulqin i. Cafo Ulqini, i vjetėr nė moshė, anti serb e antimalazez i tėrbuar qė e pret nė besė shteti i Shqipėrisė. Nė ku shtet e vėshtira tė burgut, kur duhej tė flije pėr betoni, Qazim Bllacės i ėshtė gjendur dhe e ka ndihmuar njė pejan i ardhur herėt me familje nė Tiranė Skender Taraku, i cili i sillte nė burg shtroje e mbulojė. Shok i lartė ideali pėr Qazim Bllacėn mbeti edhe shoku tjetėr i burgut kolonel Sulejman Vuē iterna prej Vushtrie, por qė kishte emigruar nė Shqipėri. Kontakti me kėtė njeri, qė ia kanė nxjerrė shpirtin nė baltat e kėnetės sė Maliqit nė Korēė ku e kanė mbuluar tė gjallė, ka qenė shkollė e vėrtetė pėr Qazim Bllacėn. Nė burgun e Burrelit Qazim Bllaca ka pasur rast tė jetė me shumė shokė e tė njohur tė tij, njerėz tė shquar atė kohė pėr veprimtari patri otike e nacionaliste. Nė rrethana tė vėshtira kur burgu u jepte vetėm 500 gram bukė misri, ato mbanin gjallė njėri-tjetrin. 36 tė burgosur nė njė dhomė me sipėrfaqe 40 metėr katrore ku ishte e pamundur tė flije. Nė dho mėn numėr 8 tė burgut tė Burrelit, ku ishte Qazim Bllaca, iu bėnė shokė dhe e ndihmuan pėr tė mbijetuar dy tė burgosur .mė tė rinj se ai. Ndonėse vetė Qazimi atėherė ishte 32 vjeē. Ėshtė fjala pėr Avni Bejkovėn prej Erseke dhe Xhafer Butka prej Kolo nje. Qazimin ata e ndihmuan veē tė tjerave edhe me dashurinė qė kishin ata pėr Kosovėn martire. Gjatė viteve tė qėndrimit me ta, ata asnjėherė nuk hėngrėn pa Qazim Bllacėn. Njėri shok qė s’harrohet, Xhafer Butka ka vdekur nė Londėr, ndėrsa tjetri, Avni Bejkova ka ardhur prej Tirane ku jeton dhe e ka takuar edhe nė Prizren Qazimin. Shokė qė s’harrohen pėr Qazim Bllacėn janė edhe Kudret Kokoshi, ish-prokuror nė gjykatėn e Prizrenit, Abdulla Kama arsimtar nga Labėria, Xhevdet Kapshtica ish-prokuror gjykate nė Korēė, Arshi Pipa prej Shkodre poet, shkrimtar e gjuhė tar dhe tė rinjtė shkodranė Maliq Bushati e Ruzhdi Barbullushi, tė cilėt tė tre e kanė mbajtur shpesh herė me bukė nė burg. Shokė qė s'mund tė harrohen janė edhe Ragip Meta qė ishte dhėndėr i Bajram Currit dhe vėllai i tij Xhevat Meta qė ka punuar do kohė nė Kosovė. Por ėshtė edhe njė mik i veēantė qė e ka shpėtuar prej stėrmundimeve fizike Qazim Blla cėn. Pas nėntė viteve burg, e dėrgojnė nė punė nė ndėrtimin e aerodromit ushtarak tek Ura Vajgurore nė Berat. Kur prej stėrmundimeve gati po binte Qazimi, i del nė ndihmė njė djalė i ri prej Shkodre. Ėshtė fjala pėr Sami Repishtin. Ai ishte dėnuar si student se pse e donte Kosovėn. Pas 47 viteve pa u parė, kur Sami Repishti ka ard hur nga Amerika nė Kosovė, janė takuar bashkė me Qazim Bllacėn si dy miq tė vjetėr... Shokėt e Qazim Bllacės janė tė shumtė. Por kėta qė pėrmendėm janė disa. Dhe ne i pėrmendėm pėr tė dhėnė njė pėrmasė tjetėr tė Qazim Bllacės. Pėrmasėn e intelektualit tė pranuar nga tė gjitha trojet shqiptare. Pėrmasėn e shqiptarit patriot qė ka qenė gjithherė kundėr ndarjeve tė hapėsirės shqiptare, kundėr deni grimeve qė pėrpoqi tė bėnte dhe deri diku bėri diktatura komuniste nė Shqipėri pėr krahina dhe rajone tė ndryshme tė hapėsirės shqiptare. Qazim Bllaca ishte njėlloj shqiptar i dashur si pėr ēamin nga Konispoli, si pėr ulqinakun, si pėr fierakun, tira nasin, shkodranin, si pėr struganin, mitrovicasin, gjakovarin, pejanin etj. Ishte i dashur pėr tė gjithė e me tė gjithė ata qė flisnin, mendonin e vepronin shqip si tė parėt e kėsaj toke arbnore.


firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10676
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qazim Bllaca

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi