» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Feim Ibrahimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Feim Ibrahimi

Mesazh nga Dardania prej Tue 28 Apr 2015, 00:53

Feim Ibrahimi (1935–1997), lindur mė 20 tetor 1935 nė Gjirokastėr, nė jug tė Shqipėrisė, ėshtė nga kompozitorėt mė tė njohur tė Shqipėrisė. Praktikisht autodidakt nė fillimet e veta, ai qe i pari kompozitor shqiptar me peshė qė studioi nė mėnyrė ekskluzive brenda vendit, duke u regjistruar mė 1962 nė Konservatorin e sapokrijuar tė Tiranės, ku studioi nėn drejtimin e Tish Daisėderi mė 1966. Pas kėsaj ai dha mėsim nė degėn e kompozicionit, kontrapukt dhe harmoni, nė Konservator (1966–73), e mė pas mbajti postin e nėndrejtorit tė Institutit tė Lartė tė Arteve, organizmi mėmė i Konservatorit (1973–1977). Posti i tij mė i lartė qe ai i sekretarit pėr muzikėn nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė (1977–1991); mė vonė qe edhe drejtor i Teatrit tė Operas dhe Baletit,Tiranė (1991–92). Prej 1992 deri sa vdiq, dha mėsime teorie dhe kompozicioni nė Konservatorin e Tiranės.
Si sekretar pėr muzikėn, gjatė periudhės sė izolimit kulturor tė Shqipėrisė, Ibrahimi e tregoi veten si njė administrator tė zotin, duke patur ndikim pozitiv nė jetėn muzikore tė Shqipėrisė. Edhe pse i detyruar nga posti tė mbrojė realizmin socialist, gjatė periudhės sė izolimit tė kulturės sė Shqipėrisė nga pjesa tjetėr e kulturės botėrore, pėr shkak tė skematizmit tė detyruar nga politikat kulturore tė shtetit totalitar, gjatė udhėtimeve zyrtare jashtė shtetit ai u pėrpoq, aq sa mundej, tė ndiqte zhvillimet e muzikės ndėrkombėtare, duke eksperimentuar nė mėnyrė tė fshehtė me atonalitetin (p.sh. te Sonata pėr Violonēel e 1975-s, ripunuar mė 1990), duke shprehur interes tė padeklaruar pėr Xenakis-in qė nė 1981, dhe duke ftuar nė Shqipėri njė figurė tė tillė tė avant-garde-s si Stabler-i. Pas rėnies sė regjimit totalitar, ai punoi pa u lodhur pėr ta paraqitur muzikėn shqiptare nė skenėn muzikore europiane. Mė 1991 ai u bė presidenti i parė i Kėshillit Kombėtar tė Muzikės (anėtar i Kėshillit Ndėrkombėtar tė Muzikės nė UNESCO). Mė 1992, themeloi festivalin Mbrėmje tė Muzikės sė Re Shqiptare. Mė 1994 themeloi shoqatėn artistike Pentaton (sot Fondacioni Kulturor “Feim Ibrahimi”), me synim organizimin e disa veprimtarive kulturore dhe ngritjen e njė konservatori privat pėr fėmijė tė talentuar. Disa nga veprat e tij janė botuar nė Angli prej Emerson Edition.
Pėr meritat artistike, mė 1989, shteti shqiptar i akordoi titullin Artist i Popullit, titulli mė i lartė artistik i Shqipėrisė. Ndėrsa mė 2000, Bashkia e Tiranės i akordoi titullin Nderi i Tiranės, pėr kontributin e tij nė kulturėn shqiptare, dhe veēanėrisht pėr kulturėn e kryeqytetit. Mė 2001, Bashkia e Durrėsit (qyteti ku kish kaluar fėmijėrinė dhe rininė e vet) i dha titullin Qytetar Nderi.
Ibrahimi ka fituar shumė nga ēmimet e dikurshme kombėtare dhe ato tė Koncerteve tė majit (aktiviteti kryesor muzikor i pėrvitshėm qė prej 1967-s). Ka fituar dy herė Ēmimin e Republikės – ēmimi mė i rėndėsishėm dhėnė pėr veprimtari krijuese. Mė 1990, nė Aalto Theaterfoyer, nė Essen (Gjermani), u organizua njė koncert-portret, qė pėrmbante edhe njė leksion mbi muzikėn e tij. Mė 1994, me ftesėn nga Brahms-Gesellschaft, Ibrahimi qe composer-in-residence nė Brahmshaus tė Baden-Baden-it (Gjermani), dhe drejt e pas kėsaj studioi muzikė elektro-akustike nė Mozarteum nė Salcburg (Austri). Mė 1995, vepra e tij De Profundis – kompozuar gjatė qėndrimit tė tij nė Salcburg – u pėrzgjodh pėr festivalin e muzikės elektro-akustike nė Bourges, Francė.
Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse nė tė gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikė filmash, muzikė dhome, koncerte pėr instrumente solo dhe orkestėr, simfoni, balete dhe vepra vokale. Dialog pėr violonēel dhe piano, si dhe romanca E la tua veste č bianca (sipas njė poeme tė S. Kuazimodoso) pėr soprano, violonēel dhe piano, (tė dyja tė kompozuara nė qershor tė 1997-s) janė punėt e fundit tė kompozitorit qė vdiq nė 2 gusht 1997 nė Torino, Itali.
Diskografi

Kėngė, Albanian Piano Music, Vol. 1, Kirsten Johnson, piano, Guild GMCD 7257; pėrfshin Toccata for Piano tė Ibrahimit.

Rapsodi, Albanian Piano Music, Vol. 2, Kirsten Johnson, piano, Guild GMCD 7300; pėrfshin Vals dhe Valle pėr piano tė Ibrahimit.

Muzikė Filmash


Pylli i lirisė

Shembja e idhujve

Balada e Kurbinit

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9730
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi