» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Ferat Draga

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ferat Draga

Mesazh nga Dardania prej Sat 25 Apr 2015, 20:10

Ferat be Draga (1873-1944), rilindės, politikan, luftėtar i paepur i ēėshtjes shqiptare, hero kombėtar.
Biografia
Ferat be Draga ishte vėllau i tretė nga kater djemt e Ali Pashė Dragės nga fisi Kelmend i Pėshtėrrit.Ferat beu ishte mė shumė se krah i djathtė i tė vėllait, Nexhibit, nė pėrpjekjet pėr shkollėn shqipe dhe pėr alfabetin latin pėr gjuhėn shqipe, nė fillim tė shekullit XX, mandej nė lėmenj tė politikės dhe tė diplomacisė deri nė Luftėn e Parė Botėrore. Mė 1915 ndihmoi Hasan Prishtinėn nė ngritjen e Organizatės legale kulturore e arsimore “Bashkimi” tė Mitrovicės dhe brenda saj “Komitetin e Kosovės”, organizėm politik e ushtarak ilegal pėr ēlirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit austro-hungarezė e bullgarė dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike nėn flamurin e ngritur nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912.

Mė 1919 Ferat be Draga ndihmoi Nexhibin nė ngritjen e organizatės politike legale “Xhemiet”. Kjo ishte Organizatė politike kombėtare shqiptare e veshur me petkun fetar islam, mundėsi e vetme pėr organizimin politik shqiptar legal jashtė partive politike serbe. Nė anėn tjetėr, pėrmes tė vėllait, Hajdinit nė Shkodėr, mbante lidhje veprimi ilegal me Komitetin “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”. Me 1920 pėrfaqėsoi “Xhemietin” nė kontaktet me qeverinė e Nikollė Pashiqit nė Beograd.

Mbledhja themeluese e “Xhemjetit”, si Organizatė politike e Myslimanėve pėr tė ashtuquajturėn “Serbinė Jugore”, u mbajt nė Gushtin e vitit 1919 nė Sallėn e filmit afėr Urės sė Gurit, nė Shkup. Nė themelimin e saj, pėrpos Nexhib be Dragės, rol madhor pati shqiptari zemėrluan, Ferat Be Draga. Realisht, ky ishte aktivisti dhe veprimtari mė i shquar i “Xhemjetit”, e nė njėfarė dore ishte organizatori dhe drejtuesi i kuvendit themelues, pasi i vėllai, Nexhibi, me shėndet tė ligė, nuk kishte aftėsi, as forcė fizike tė pėrballonte punė tė rėnda organizative. Nexhibi urtak pėr Feratin trim dhe energjik atomik, ishte drita qė e udhėhiqte shtigjeve plotė rreziqe. Pėrpos Ferat be Dragės rol tė rėndėsishėm nė ngritjen e “Xhemjetit” lozi Kenan Zija i Manastirit, Sheh Mehmeti - Sezai dhe Nazim Gafurri, tė Prishtinės, Shaban ef. Mustafa i Mitovicės, Haqif Blyta i Tregut tė Ri, e tė tjerė. Nė njė dokument tė proveniencės sė UDB-es, diku tė pas vitit 1948, midis tė tjerash, thuhej: “Nexhib (Draga) ishte njėri ndėr personalitetet mė tė popullarizuara tė Kosovės dhe Dukagjinit. Pas Luftės sė Parė Botėrore, Nexhibi e ka formuar organizatėn “Xhemjet” ( qė do tė thotė Bashkėsi). Nexhib Draga me organizatėn “Xhemjet” ka pasur pėr qėllim kryesor qė Kosovėn e Dukagjinin, Maqedoninė dhe Sanxhakun t’ia bashkojė Shqipėrisė. Nexhibi para Pashiqit e ka paraqitur kėtė organizatė kinse ka qėllim t’i mbronte qytetarėt shqiptarė. Mė 1920 Pashiqi zyrtarisht lejoi punėn e kėsaj organizate, me qėllim tė siguronte shumicėn e deputetėve nė parlament dhe qė pėrmes Nexhibit t’i lidhte shqiptarėt pėr vete. Xhemijeti ka pasur 14 deputet tė cilėt e mbėshtetnin Pashiqin dhe politikėn e tij nė parlament d.m.th., Partitė radikale. Mė 1920 nė Kongresin e Shkupit, kur u formua Xhemjeti, Nexhibi u zgjodh pėr kryetar. Me 1921 Nexhibi u sėmur dhe vdiq nė Vjenė. Pėr kryetar tė Xhemjetit u emėrua Ferat be Draga…”, i cili shquhej nga Nexhibi jo me kulturė dhe dije, por me guxim dhe vetiniciativė politike dhe tė veprimit.

Patrioti i pakursyeshėm, Ferat be Draga nuk e pranoi asnjė ditė tė pushtetit komunist jugosllav. Nė moshėn 64 vjeē e zėvendėsoi lapsin me pushkėn dhe, duke shkelė mbi fėrkemet e Ibrahim Lutfiut, nga Mitrovica kaloi nė Llapushė, pėr t’ju bashkuar Ēetės sė profesor Imer Berishės - Ukė Sadikut. Mė 2 dhjetor 1944, vdiq nė Krelan tė Gjakovės, me nėmėn e fundit nė gojė: “Komunistat (…), nė qafė i paqin Kosovė e Shqypni…!” Shoqėruesit e nxorėn nė lindje tė Drinit dhe e varrosėn nė arealin e Valjakės, pranė njė lisi.

Partizanėt jugosllavo-shqiptarė nuk i besuan informatės qė “rrodhi” pėr vdekjen e Ferat be Dragės. I shkuan te murana, ia zbuluan varrin dhe, ia plaēkitėn dhėmbėt e arit, pėr trofe. Ky ishte moral i ēlirimtarit kominternist tė Kosovės. Vdekja misterioze burrėrore, krahas veprės, Ferat be Dragėn e ngriti nė Shenjt i kombit.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10826
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi