» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 6 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Sandėr Prosi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sandėr Prosi

Mesazh nga Dardania prej Wed 22 Apr 2015, 16:20


Sandėr Prosi (lindi nė Shkodėr, mė 6 janar 1920 tė vitit 1920; vdiq mė 25 mars 1985) nė Tiranė. Pasi mbaroi shkollėn fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranės. Merr pjesė nė dramėn "Vilhelm Teli". Shkon pėr studime nė Austri pėr dentist, tė cilat nuk i mbaroi. Mė 1947 merr pjesė nė konkursin pranė Teatrit Popullor dhe e fiton atė. Qė kėtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjėrė dhe e larmishme artistike. Sandėr Prosi bėn pjesė ndėr ata aktorė ndihmesa e tė cilėve ėshtė e lidhur me krijimin e artit tonė profesionist tė skenės dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre mė tė shėnuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role nė 75 vepra tė autorėve tanė si A.Z. Ēajupi, K. Jakova, B. Lėvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laēo, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe tė autorėve tė huaj si Shekspiri, Shileri, Ēehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.

Interpretoi nė rreth 30 filma, ku krijoi role tė tilla qė kanė hyrė nė fondin e qėndrueshėm tė teatrit dhe kinematografisė tonė. Pėrvoja qė ky aktor krijoi dhe pėrpunoi gjatė kėtyre 35 vjetėve nė krijimin e mėse 100 roleve, bashkė me pėrvojėn e aktorėve tė tjerė tė kėtyre pėrmasave, pėrbėjnė atė “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonė kombėtare e interpretimit skenik e filmik, prandaj tiparet karakterizuese tė artit tė S. Prosit kanė tėrhequr vėmėndjen e kritikėve dhe tė shikuesve. Ato janė studiuar e do tė vazhdojnė tė zbėrthehen mė tej, mbasi janė tė pasura me vlera tė mėdha kombėtare. Si tė tilla zėnė njė vėnd tė rėndėsishėm nė ndihmesėn qė teatri dhe filmi ynė japin nė thesarin tonė tė kulturės pėrparimtare si dhe nė atė tė nivelit botėror tė interpretimit. Prandaj krijimet filmike tė Sandėr Prosit zbulojnė jo vetėm vlerat e artit tė aktorit nė ekran,por edhe mjeshtėrinė e tij tė lartė skenike.

Pėr ndihmesėn e tij tė madhe nė zhvillimin e artit tonė skenik e kinematografik ai ėshtė nderuar me titullin e lartė “Artist i Popullit” me Ēmime tė Republikės, me urdhėra e medalje.
Filmografia
Kush vdes nė kėmbė - (1984)
Dora e ngrohtė - (1983)
Nėntori i dytė - (1982)
Plaku dhe hasmi - (1981)
Yjet mbi Drin - (1979)
Gjeneral gramafoni - (1978)... Sefedini
Udha e shkronjave - (1978) (TV)
Njeriu me top - (1977)
Pėrballimi - (1976)
Fije qė priten - (1976)
Shtigje tė luftės - (1974)
Shpėrthimi - (1974)
Yjet e netėve tė gjata - (1972)..Vrana Vlonjati
I teti nė bronz - (1970)
Plagė tė vjetra - (1968)...Babai i Veres
Horizonte tė hapura - (1968)
Oshėtim nė bregdet - (1966)
Vitet e para - (1965)
Detyrė e posaēme - (1963)
Debatik - (1961)
Nė 25-vjetorin e vdekjes sė aktorit Sandėr Prosi Presidenti i Republikės e nderon me Urdhrin "Nderi i Kombit"


Mė 25 mars 1985 Sandėr Prosi ndėrsa ishte me xhirimet e filmit "Pranverė e hidhur" nė qytetin e Durrėsit, gjeti vdekjen papritur. Njė vdekje enigmė pėr tė cilėn ėshtė folur me rezervė tė madhe, sikur tė prekej njė e vėrtetė qė duhej shtyrė nė kohė, e pėr tė cilėn duhej folur kur tė vinte momenti i duhur.


Kur do tė ishte ky momenti i duhur?


Nėn zė, gjithnjė ėshtė thėnė se Sandėr Prosi vrau veten, u hodh, se njė nga tentativat e tij e ēoi nė fund. E kanė thėnė kolegė tė afėrt qė nuk kanė pranuar megjithatė ta pohojnė kėtė gjė nė publik.


Nė tė kaluarėn vetėvrasjet nuk duheshin zėnė goje, sikur tė ishin shprehje e njė individualiteti tė pavarur, e njė lirie personale, e vetvetiu tė rrezikshme. Nė pėrgjithėsi nuk ka pasur koment dhe shpjegime pėr to, thjesht nuk ziheshin goje. Sot vetėvrasjet pėrbėjnė lajm, hollėsirat si dhe pse janė tė zakonshme pėr shtypin qė ia fut kot, ngaqė i trajtojnė tė vetėvrarėt si krijesa qė s'kanė mė tė drejta, qė janė askush.


Rasti Sandėr Prosi do tė rrėfehet njė ditė kur kultura jonė tė ketė jetėshkrues profesionistė, biografė qė tė tregojnė pa simuluar cili ishte artisti dhe njeriu Sandėr Prosi tė cilin Presidenti i Republikės Bamir Topi e dekoroi dje me Urdhrin "Nderi i Kombit" (pas vdekjes).


Motivacioni ishte ky: "Si personalitet i shquar i skenės dhe i ekranit me kontribute tė ēmuara nė krijimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė artit teatral dhe kinematografik shqiptar."


Ceremonia u organizua dje nė Presidencė, njė ditė para 25-vjetorit tė vdekjes sė artistit. Ishin tė pranishėm familjarėt, dy djemtė e aktorit dhe kolegė tė tij me tė cilėt ai ndau njė karrierė afro 40-vjeēare nė skenė dhe ekran.


Presidenti Topi i dorėzoi Urdhrin e lartė dhe dekretin pėrkatės nė shenjė vlerėsimi, Aristidh Prosit, djalit tė madh tė aktorit, solist i Orkestrės Simfonike tė RTSH-sė. Ndėrsa komentonte arsyet pse Sandėr Prosit i jepej ky Urdhėr, Presidenti ka bėrė njė retrospektivė tė fillimeve tė teatrit dhe kinemagrafisė shqiptare dhe ka vlerėsuar kontributin plejadės sė aktorėve dhe regjisorėve tė vitet 40-50 tė shekullit tė XX-tė "ku shkėlqeu me talentin e tij edhe Sandėr Prosi.


Tė parėt, themeluesit, kanė njė karakteristikė qė i bėn ata pjesė tė asaj historie qė shndėrrohet nė pikė referimit pėr brezat, ata kishin talentin e madh, talent si ai i Sandėr Prosit." Kontributin e Sandėr Prosit, Presidenti Topi e lidhte dje me njė nxitje tė madhe "pėr mendimin tonė, pėr raportin tonė me tė bukurėn, me artin, me vetė lirinė.


Nė adoloshencėn time apo vitet e shkollės, pak portrete fizike mė kanė tėrhequr vėmendjen, aq sa ai i Sandėr Prosit. Ai ishte i saktė, i vėrtetė, i menēur, shqiptar deri nė palcė, nė jetė dhe nė art. A nuk ėshtė i tillė Otelloja, qė ai interpretoi me aq mjeshtėri ku duket qartė nderimi pėr besėn dhe pėrēmimi pėr pabesinė? Lartėsia e interpretimit bashkohej me vlerat e personazhit dhe padyshim me vlerat morale tė aktorit."


Nė fjalėn e tij Presidenti ka komentuar disa role tė aktorit, si Dhaskal Todri tek "Udha e shkronjave", Gjeneralin tek "Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur", Ismail Qemalin tek "Nėntori i dytė", duke i parė kėto figura si imazhe qė kanė mbetur tė historisė qė mund tė mėsohet tė mėsohet edhe nėpėrmjet artit, e kinematografisė.


Nė mbyllje, pėrshėndeti Aristidh Prosi i cili falėnderoi "pėr fjalėt prekėse, tė thella tė thėna nė adresė tė babait tonė! Ju falėnderoj shumė edhe pėr dekorimin qė ju e bėtė sot nė 25-vjetorin e vdekjes sė tij! Dua tė falėnderoj kolegėt bashkėpunėtorė tė krijimtarisė artistike.


Sė fundi do tė falėnderoja me shumė respekt dhe do tė shprehja njė mirėnjohje tė thellė pėr dy persona qė unė mendoj se kanė njė vend shumė tė rėndėsishėm dhe tė pazėvendėsueshėm nė jetėn e tij qoftė private, qoftė artistike. Kam parasysh bashkėshorten e tij, zonjėn Filomena dhe mikun artist tė tij, operatorin, regjisorin e famshėm Viktor Gjika."


Aktori Sandėr Prosi u lind mė 6 janar 1920 nė Shkoder. Gjatė kohės sė shkollės sė mesme, nė Gjimnazin e Tiranės, pėrgatit dhe vė nė skenė dramėn e Shilerit, "Vilhelm Teli", shfaqje qė u pengua tė shfaqej nga regjimi fashist i kohės.


Pėr herė tė parė interpretoi nė vitin 1948 nė komedinė "Prefekti" tė Besim Levonjės nė rolin e Shaqir Agės. Luajti pėrkrah Mihal Popit, Loro Kovaēit, Marie Logorecit. Mė pas vazhdoi me role tė tjera nga dramaturgjia kombėtare dhe botėrore.


Nė teatėr ka interpretuar tek "Cuca e maleve", "Orėt e Kremlinit", "Hamleti", "Fytyra e dytė", "Doktori pacient", "Otello", "Makbethi", "Epoka para gjyqit", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Familja e peshkatarit", "Ēatia e tė gjithėve", "Revizori", "14 vjeē dhėndėr", "Gratė gazmore tė Uindsorit", "Rrėnjėt e thella", "Xhaja Vanja" etj. Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnė kinematografisė nė filmat "Debatik", "Detyrė e posaēme" (1963), Vitet e para (1965), "Horizontet e hapura" (1968), "Plagė tė vjetra" (1968), "Guximtarėt" (1970), "Gjurma" (1970), "I teti nė Bronz" (1970), "Mėngjese lufte" (1971), "Yjet e netėve tė gjata" (1972), "Shtigje lufte" (1973), "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1975), "Nė fillim tė verės" (1976), "Pėrballimi" (1976), "Fijet qė priten" (1977), "Njeriu me top" (1977), "Gjeneral Gramafoni" (1978), "Udha e shkronjave" (1979), "Yje mbi Drin" (1979), "Vajzat me kordele tė kuqe" (1980), "Plumba perandorit" (1980), "Plaku dhe hasmi" (1981), "Qortimet e vjeshtės" (1981), "Nėntori i dytė" (1982), "Dora e ngrohtė" (1983), "Kush vdes nė kėmbė" (1984) dhe "Pranverė e hidhur" filmi i regjisorit Muharrem Fejzo qė ai la nė mes.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9706
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi