» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Drita Pelingu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Drita Pelingu

Mesazh nga Dardania prej Tue 21 Apr 2015, 23:09


Drita Pelingu njohur edhe si Drita Pelinku (3 dhjetor 1926, Vlorė - 2 tetor 2013, Tiranė) ishte njė nga aktoret mė tė shquara tė skenės shqiptare, regjizore dhe petagoge. Kreu shkollėn e femrave Nana Mbretneshe nė vitin 1944 dhe mė pas vazhdoi shkollėn e artit Jordan Misja pėr teatėr ku ishte e vetmja femėr. Filloi punėn si aktore profesioniste nė Teatrin Kombėtar nė vitin 1946. Nga viti 1976 ka dhėnė mėsim mbi artin skenik nė Akademinė e Arteve.Nė vitin 1982 bėri debutimin nė skenėn e Teatrit Petro Marko tė Vlorės si regjizore me dramėn Pavdekėsia.

Disa nga komeditė dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar nė teatrin shqiptar. "Rėshqitja", "Arturo Ui", "I ēuditėshmi", "Zonja e Bujtinės", "Gratė gazmore tė Uindsorit", "Artani", etj. Nė kinematografi ajo u shfaq fillimisht me njė rol tė vogėl tek "Tana" (1958), e mė pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budės, "Vajzat me kordele tė kuqe", "Radiostacioni", "Pėrtej mureve tė gurta", "Fjalė pa fund", "Shpresa", etj.

Si aktore e teatrit dhe kinematografisė numėron mbi 150 role, ndėr tė cilėt mė shumė se gjysma janė kryerole femėrore tė dramaturgjisė kombėtare dhe botėrore. Si njė nga themeluest e Teatrit Kombėtar ajo ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm ėshtė si autore e shumė botimeve biografike pėr artistė tė skenės shqiptare. Pėr kontributet e saj tė veēanta Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i Republikės urdhėri “Mjeshtre e madhe”, “Ēmimi i Karrierės” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar” (1986), ēmimi “Ismail Qemali” (1996), ndėrsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan tė Biografive ka ka zgjedhur ndėr 500 udhėheqėsit mė me influencė nė botė. Sė fundmi, qyteti i lindjes e ka ēmuar si Qytetare Nderi tė Vlorės dhe Presidenti i Republikės i ka akorduar titullin mė tė lartė “Nder i Kombit”.
Mė shumė

Nė atė tre dhjetor tė 83 viteve tė shkuara, nė vilėn e njė familjeje tė madhe vlonjate njerėzish tė arsimuar jashtė, lindi njė vajzė. Do ta pagėzonin Dritė foshnjėn qė ndriēoi kėshtjellėn e shkėputur nga realiteti i asaj kohe, po askush nuk e dinte se sapo kishte lindur njė princeshė pėr artin shqiptar". Kėshtu fillon rrėfimi pėr jetėn e Drita Pelinkut, nė njė katalog plot fotografi qė iu "dhurua" dje nga Arkivi Qendror Shtetėror i Filmit, nė njė aktivitet tė mbajtur nė Teatrin Kombėtar. ėshtė njė rrugėtim imazhesh qė nisin nga fėmijėria, rinia, hapat e parė nė art, rolet mė tė spikatura nė teatėr dhe kinematografi. Miq, artistė, aktorė, studentė tė saj, kolegė me tė cilėt ajo ka punuar pėr njė jetė tė tėrė. Kjo qe dhurata pėr aktoren pėr 7-8 mars. Fotografitė qė nga fėmijėria e deri mė sot janė tė njė cilėsie tė lartė, e pėr kėtė ėshtė kujdesur Flori Slatina, nėndrejtor i AQSHF-sė, i cili e ka pėrgatitur pėr botim katalogun. Nė kėtė katalog, veē fotografive familjare tė shkrepura nė vogėli, ka rrėfime tė sajat. Kėsisoj, teksa shfletojmė kėtė album tė kėndshėm, gjejmė njė tjetėr rrėfim tė sajin, e pikėrisht pėr familjen. "Isha e lumtur nė njė familje prej 20 vetash, ku babai ishte me arsim tė lartė, i diplomuar nė Selanik dhe nė Turqi, dy gjyshėrit po ashtu, ku lulėzonte tregtia e tyre, qė sillte njė gjendje shumė tė mirė ekonomike dhe ne mė tė vegjėlve nuk na mungonte asgjė. As lodrat, as argėtimet, as verimet nė vilėn e bukur tė plazhit tė vjetėr, apo nė shtėpinė prej druri midis Llogarasė, as biēikleta ime e vogėl qė e pėlqeja aq shumė", - rrėfen ajo nė kėtė katalog. Mė tej shprehet se "kėto kujtime janė tė hershme, sepse ato tė kohės sė diktaturės kur u rrėmbyen pasuritė, janė tė dhimbshme e nuk dua t'i kujtoj".
Thirrjet e Fėmijėrisė

“Unė kam lindur nė qytetin e bukur tė Vlorės... Nėna ma vuri emrin Dritė, sepse shpresonte se kjo fjalė do t’i sillte mbarėsi me lindjen e njė djali, pas tre vajzave”. Kėshtu e nis rrėfimin pėr jetėn e saj aktorja e magjishme e skenės dhe kinemasė, Drita Pelingu. Fėmijėria ėshtė njė argument i pėlqyer pėr aktoren e cila e kujton kėtė kohė me nostalgji. Ajo tregon se ishte e lumtur nė njė familje prej 20 vetash, ku babai ishte me arsim tė lartė, i diplomuar nė Turqi dhe Selanik, se ishin tregtarė tė pasur dhe nė shtėpi nuk mungonte asgjė, duke filluar nga lodrat e argėtimet, pėr tė pėrfunduar tek verimet nė vilėn e bukur tė plazhit tė vjetėr apo shtėpinė prej druri, midis pishave tė Llogorasė. Asgjė nuk do ta ndalte rrjedhėn e lumtur nė familjen, sikur ajo tė mos kishte marrė vendimin qė nė njė ditė tė bukur, tė regjistrohej pėr t’u bėrė aktore teatri. “Guxova dhe shkova duke mos pyetur pėr pasojėn qė do tė mė vinte nga familja dhe nga mentaliteti i kohės. Jam e vetmja vajzė qė kam hyrė nė shkollėn e parė dramatike qė u hap nė Tiranė nė janar tė 45-ės. Kam qenė studente tek “Nėna Mbretėreshė” ku recitoja bukur. Tė gjithė mė thoshin “Drita, ti do tė bėhesh artiste”. Nė dhjetor tė 1944 doli njoftimi nė gazetė ku lajmėrohej hapja e njė shkolle e cila do tė krijonte embrionin e njė teatri tė ardhshėm, sepse deri atėherė nuk kishte trupė teatrore profesioniste. Nė kėtė konkurs u paraqita dhe fitova, por isha e vetmja vajzė me djem tė talentuar si Naim Frashėri, Kadri Roshi, Prokop Mima, Vaso Peci dhe Lazėr Filipi. Shkolla u hap aty ku sot ėshtė hotel “Drini”. Pjesėmarrja e femrės nė njė shkollė arti konsiderohej si njė thyerje e normave morale tė shoqėrisė. Opinioni shoqėror mė dėnoi, marrėdhėniet familjare u tronditėn, por ėndrra ime po kthehej nė realitet. Shkolla vazhdoi derisa u hap teatri, ndėrsa unė u detyrova tė largohem pėr pak muaj, sa pėr tė mbaruar Institutin “Nėna Mbretėreshė”. Me mbarimin e shkollės sė mesme hyra si profesioniste nė Teatrin Kombėtar dhe kjo ndodhi nė fillim tė 46-ės. Prej atėherė bėjnė 64 e ca vite karrierė”.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9706
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drita Pelingu

Mesazh nga Dardania prej Tue 21 Apr 2015, 23:13

Dashuria dhe Familja
Jeta familjare dhe artistike pėr aktoren dhe regjisoren Drita Pelingu pėrbėjnė njė binom, kanė tė njėjtėn ditėlindje, sepse nė shkollėn dramatike, vajza e re njohu atė qė mė vonė do tė bėhej bashkėshorti i saj. Ndėrsa karriera po niste rrugėn e saj tė gjatė, dashuria e parė turbullonte ndjenjat e 18-vjeēares. Pėrsėri luftė me familjen sepse “ishte shumė e re pėr t’u bėrė nusja e djalit qė donte”. Hyseni Pelingu, kėngėtari i diplomuar nė konservatorin e Pezaros, prishi planet e babait tė aktores, i cili po planifikonte qė sikundėr ai vetė, edhe vajza e tij tė studionte jashtė shteti. U desh tė kalonin dy vjet dashuri qė familja e saj tė pranonte lidhjen dhe aktorja tė krijonte familjen e re. “Muajin e mjaltit e kaluam nė Pragė, pasi aty organizohej njė festival ku merrte pjesė Ansambli i Kėngėve dhe Valleve me solist Hysen Pelingun. Meqė kishim dy javė qė ishim martuar kėrkuam tė mos na ndanin”. E tillė ka qenė gjithė jeta e tyre, bashkė. Kur nė vitin 1997, Hysen Pelingu u nda nga jeta, aktorja kuptoi se humbi jo vetėm bashkėshortin, por edhe njė shok e mik tė pazėvendėsueshėm. Jeta e pėrbashkėt, pėrpjekjet pėr t’ia dalė mbanė ēdo vėshtirėsie, rritja e dy vajzave njėra violiniste, tjetra mjeke, sakrifica pėr tė qenė jo vetėm prindėr, por edhe artistė dhe njerėz dinjitozė, i kishte lidhur edhe mė fort. “Hyseni ka qenė njė njeri i mrekullueshėm. E them me plot gojė dhe jo nga nostalgjia se nuk ėshtė mė. Gjatė gjithė jetės ai manifestoi dashurinė bashkėshortore, dashurinė prindėrore, ishte zemėrgjerė, njeri me vullnet dhe mbi tė gjitha ishte njė kollonė e rėndėsishme ku unė mbėshtetesha pėr tė bėrė punėn e vėshtirė tė aktorit, pėr tė thyer tabutė, por edhe pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e jetės”. “Nuk duhet harruar se pėrveē tė tjerash duhet tė pėrballoja detyrimet si nėnė. Zgjohesha herėt nė mėngjes dhe zija radhėt pėr tė marrė ushqimet pėr fėmijėt. Nė orėn tetė vrapoja pėr nė teatėr. Shfaqjet i kishim mbrėmjeve dhe vetėm mesnata mė zinte nė shtėpi. Kur ktheheshin i gjenim vajzat nė gjumė. Nuk thoshim kurrė “u lodha” . Luftonim t’i vidhnim jetės ēastin. Jo pak herė shkonim natėn pas shfaqjes nė tavernėn e hotel Dajtit”.
Rolet
Nėse i duhet tė zgjedhė mes teatrit dhe filmit, teatri ėshtė i pari, i pazėvendėsueshmi. “Teatri u kthye nė shtėpinė time tė dytė, sepse repertori im ka qenė shumė i ngjeshur, nga fillimi deri nė fund. Aty pėrfshihen kryerole dhe role kryesore. Fillova me dramėn “Portreti” me rolin e piktores Ira, qė pikturonte portretin e kunatės qė interpretohej nga Liza Vorfi. Mė tej pasuan role tė tjera kryesore, si “Vajza nga veriu”, qė fliste pėr dy dashnorė qė kishin humbur njėri tjetrin nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe qė e gjejnė. Vazhdova me pjesėt e Gordonit “Shėrbėtori i dy zotėrinjve”, me rolin e vajzės, Klariēes, apo pjesė tė Moljerit, ku kisha rolin e Marjanės me partner Naim Frashėrin, e kėshtu me radhė. Ēdo regjisor qė vinte mė besonte role kryesore. Rolet u pasuruan me Luiza Miler, qė e ėndėrron ēdo aktore. Mė vonė erdhėn rolet e mėdha shekspiriane, si mbretėresha tek “Hamleti”, apo Kornelia tek “Mbreti Lir”. Kam interpretuar tek “Gratė gazmore tė Windsorit”, me partnerė tė jashtėzakonshėm, artistin e madh Mihal Popi, apo tė madhen Violeta Manushi. Por roli mė i dashur pėr mua mbetet roli i Zojcikės, shkruar nga klasiku i madh rumun, Karaxhale ku interpretoja e vetme mes 22 meshkujsh. Isha gruaja e Prefektit, nė kohė zgjedhjeje, por dashuroja njė tjetėr. Aty kishin humbur ca letra tė rėndėsishme dhe kjo gjė krijonte vėshtirėsi nė familje, bėhej shkak pėr tė mos fituar zgjedhjet. Tė gjithė luftonin qė tė gjendeshin letrat dhe nė pjesė tregohen manovrimet e kėsaj gruaje, qė vepronte herė me zgjuarsi dhe herė me dashuri, pėr t’i shpėtuar skandalit. Eshtė njė nga rolet qė e kam dashur mė shumė nga tė gjithė. Unė kam luajtur nė tė shumtėn e rasteve rolin e dashnoreve dhe dekolteja nuk mė ėshtė ndarė gjatė gjithė jetės nė skenė” . Po tė fillosh t’i numėrosh, aktorja radhit mė shumė se 130 role. Gjithė jetėn ka qenė e angazhuar, si nė role tė dramaturgjisė botėrore, ashtu edhe nė rolet e dramaturgjisė apo kinematografisė kombėtare, por me pengun e vetėm qė rinia e saj nuk u pasqyrua nė kinematografi, kjo pėr shkak tė biografisė. Madje ajo kujton se pėr rolin e hallės tek “Njeriu me top”, u desh tė merrej leja nė Komitetin e Partisė. Ndėr rolet e bukura nė kinema, aktorja veēon rolin e Budės tek filmi “Kur hidheshin themelet”, qė mė vonė u kthye nė sinonim tė emrit tė saj. “Rolet kryesore mė kanė ndjekur edhe nė moshė tė thyer”, tregon aktorja Drita Pelingu. Edhe para pesė vitesh kam patur rol kryesor tek “Mbretėresha e bukur”, me regjisor Kiēo London. Aty kam interpretuar me artistė tė brezit tjetėr, por tė mėdhenj tė kohės si Yllka Mujo, Ndriēim Xhepa, apo aktori i ri, Arben Derhemi. Mė vonė akoma kam interpretuar njė rol kryesor tek “Profesioni i fundit”. Ndėrsa tani unė po e mbyll karrierėn time me njė monodramė tė Martin Sherman, ku interpretoj rolin e Rouze. Ėshtė njė rol shumė i fuqishėm, me shumė ngjyra”.
Nė Teatėr
Njė ditė shtatori tė vitit 1946, kolektivit tė teatrit iu shtua edhe njė aktore e re 20-vjeēare. Ajo hyri nė portėn e teatrit e ndrojtur, por e lumtur. Kjo lumturi shprehej nė sytė e saj qė shkėlqenin si emri i saj, plot dritė. Sa i takon kohės sė shkollės, vetė Pelinku shprehet: "dhjetor i vitit 1944. Regjisori i asaj kohe Sokrat Mio, i diplomuar nė Francė dhe asistenti i tij Andon Pano, kėrkonin studentė pėr shkollėn dramatike. Isha studente e shkollės pedagogjike e lajmi mė tėrhoqi vėmendjen. Me familjen nuk mund tė bisedoja, u paraqita pa i thėnė gjė dhe fitova. Isha e vetmja vajzė me djemtė e talentuar si Kadri Roshi, Naim Frashėri, Prokop Mima, Lazėr Filipi. Pėr njė kohė tė gjatė i ndoqa mėsimet duke u justifikuar se shkoja tek njė shoqe. Sidoqoftė, Tirana ishte e vogėl dhe kjo gjė u zbulua. Mė 1946 u fejova, e qe burri ai qė mė dha lejen pėr tė vazhduar shkollėn dhe teatrin". Si njė aktore me njė sėrė rolesh, ajo nuk ka harruar tė thotė diēka edhe pėr natyrėn e tyre, e mbi rėndėsinė e ndikimin qė kishin nė tė. "Qė nga fillimi e deri nė fund rolet e mia kanė qenė ose role vajzash dashnore, ose role grash me njė botė tė madhe tė brendshme, me shpėrthime tė fuqishme dhe tė gjitha kėto kanė bėrė qė unė tė kujdesem pėr trupin tim, pėr fizikun, flokėt, gjithēka qė kėrkonin kėto role". Njė moment mjaft interesant i kujtimeve tė saj ėshtė interpretimi i rolit tė Zojcikės tek komedia rumune "Njė letėr e humbur". Siē rrėfen Pelinku, ajo ka interpretuar e vetme mes 22 meshkujve. Njėra prej shfaqjeve u ndoq edhe nga pėrfaqėsuesit e ambasadės rumune dhe u vlerėsua tepėr. Njė zonjė diplomate hoqi njė trėndafil nga fustani i saj dhe ia vendosi Pelinkut nė dekolte. Sa i takon kinematografisė, vetė ajo shprehet se ka hyrė vonė. "Pata disa probleme tė kohės qė nuk mė lejuan. Luajta njė rol tė vogėl nė filmin 'Tana', pas tij lindėn problemet qė u thyen mė vonė, kur dola nė pension. Madje, ishin Viktor Gjika e Vladimir Prifti qė mė thirrėn tė parėt.
Rolet
1958: Tana
1977: Njeriu me top nė rolin e hallės
1978: Kur hidheshin themelet nė rolin Budja
1978: Vajzat me kordele tė kuqe nė rolin zonja Cavallero
1979: Pėrtej mureve tė gurta nė rolin nėna e Ramizit
1979: Radiostacioni (film) nė rolin e Mukadezit
1980: Nusja
1981: Shtėpia jonė e pėrbashkėt nė rolin e Vitės
1982: Era e ngrohtė e thellėsive
1986: Fjalė pa fund nė rolin nėna e Bardhylit
1987: Zėvendėsi i grave
1988: Shpresa (film) nė rolin nėna e Piros
2000: Efimeri poli
2008: Sekretet (film) nė rolin nėna e Landit
2009: Rouz (Teatėr)
2013: Pėrjetėsisht dashuria (Teatėr)

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9706
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi