» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Sali Ēekaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sali Ēekaj

Mesazh nga Dardania prej Tue 21 Apr 2015, 13:07

Sali Beqir Ēekaj lindi mė 22 qershor 1956 Broliq-Pejė 19 prill 1999 Koshare - aktivist dhe ushtarak, Hero i Kosovės, shqiptar nga Kosova.

Te flasėsh pėr figurėn e Sali Qekut ėshtė njė ndere i madhe, pore ėshtė edhe njė pėrgjegjėsi e madhe, sepse kemi te bėjmė me njė nder figurat me te mėdha te kombit nė historinė me te re te Kosovės. Aj ishte njė figurė poliedrike, shume dimensionale e cila ngėrthen nė vete te gjitha ato veti qė rralle here nė histori mund te i gjeje te kompletuar te njė personalitet udheqes te cilin e bėjnė te pranueshėm pėr te gjitha shtresat e shoqėrisė. Te Sali Qeku gjeje vetit e burrėrisė tipike shqiptare, trimerin, bujarin, besnikėrinė, dashurin ndaj familejes dhe shokėve. Te Sali Qeku gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili diti nė mėnyrėn me unikate qė te gjitha te i fus nė shėrbim te ēėshtjes madhore kombėtare. Figura e ti ka nevoje pėr njė studim te mirėfillte shkencore adekuat, e cila do ta zbėrthej nga tere kompleksiviteti i saje dhe te dali nė pah e gjithė e verteta te cilėn e ka mboluar pluheri i harresės nga injoranca e elitės totalitare bolshevike. E tera kjo behet me te vetmin qėllim qė te i vazhdohet jeta gėnjeshtrės se madhe historike, e cila u ndertue nga hajnat e historisė mbi te cilėn ndėrtuan karrierėn e tyre politike dhe sote qėndrojnė nė majat e pushtetit nė Kosove.

Aktivitetin patriotik Sali Qeku e filloj me 1981 ku demonstratat masive gjithėpopullore e gjejnė nė mesin e tyre. Ndryshimet e mėdha politike te viteve te 1990 e gjejnė nė krye te udhėheqjes politike nė komunėn e Deēanit. Aj vihet nė balle tete gjitha kėrkesave gjithpopullore te kohės, sichishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinės nė pėrkrahje te minatorėve te Trepēės.

Aj doli haptas nė pėrkrahje te tyre nė emėr te te gjitha strukturave udhėheqjes se komunės se Deēanit. Ishte nė balle te luftės politike kundėr ndryshimeve kushtetuese, dorėzimit masiv te librezave te LKJ e cila filloj pikėrisht nė gjykatėn komunale ku e kishte bazėn. Jo rastėsisht kjo gjykatė u quajt ēerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB. Ishte njėri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit nė Deēan, ishte edhe kryetar KKPP. Ishte njėri nder hartuesit kryesor te statutit komunal nė bazė te kushtetutės se Kaēanikut. Te gjitha kėto aktivitete dhe shume te tjera, Sali Qekun e vejnė nė shėnjestėr te UDB te cilėt e gjurmojnė hap pas hapi edhe njė dite vėrsulen pėr ta arrestuar, por fale gjeturis se ti dhe disa shokėve aj arriti te ju shpėtoj dhe arratiset nė Gjermani. Menjėherė pas arritjes nė Gjermani aj vazhdon aktivitetin e ti politik pranė degės sė LDK. Krahas saj edhe atė ushtarak pranė M.M.R.K.

Pas njė marrėveshje nė mes te udheqjes se Shqipėrisė dhe asaj te Kosovės pėr stėrvitje ushtarake te te rinjeve nga Kosova dhe trevat shqiptare Sali Qekun e gjejmė nder te paret nė kėto stėrvitje, edhe pse aj kishte njohuri te mjafuteshme profesionale sepse ishte oficer rezervė. Qėllimi i ti ishte qė krahas stėrvitjeve taktiko fizike te nihej pėr se afėrmi me te gjithė shokėt me te cilėt me vone do te bėheshin bartėsit kryesor te ngjarjeve te mėdha qė ndodhen nė Kosovė, qė nga sulmet e para guerile e gjere ke lufta e hapur. Te dy grupet, tash me te njohura pėr opinionin shqiptar si grupi i pare nė pėrbėrje te te cilit ishin heronjet e kombit Sali Qeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dyte qė nė mes kishte edhe heronjet Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe te tjer, ishin edhe do te mbeten bazamenti kryesor mbi te cilėn u ndėrtua e gjithė ajo qė quhet luftė e armatosur. Fillimi i saj filloj nė dhjetor te 1991 kur kėta trima te armatosur gjere nė dhembe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptar dhe nen komandėn e Sali Qekut u futen nė Kosove duke u shpėrndare nė te gjitha trevat Shqiptare edhe kėshtu filluan luftėn e armatosur pėr te mos e ndalur deri nė qlirimin definitiv te vendit. E tera kjo ngjarje qė nga Shqipėria e gjer sa pėrfundoj ishte nen komandėn e Sali Qekut. E theme ketė argument pėr te vėrtetuar me fakte konkrete njė te vėrtete shum te madhe mbi te cilėn do te ndėrtohet e gjithė e vėrteta historike pėr luftėn nė Kosove. Kėta ishin nismėtaret e pare te luftės nė Kosove dhe Sali Qeku ishte komandanti i pare i kėsaj nisme i cili nuk e ndali kurrė deri nė renjen e ti heroike si komandant nė koshare. Te gjitha aksionet guerile qė u kryhen nė Kosove u kryen nga kėta trima te udhequr dhe koordinuar nga tre kolosėt Sali Qeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Q`do veprimtari politiko ushtarake qė ndodhi nė Dukagjinin nė kėto periudha kohore ėshtė e lidhur ngushtė me emrin e Sali Qekut. Sa do qė elita e kuqe panslaviste tenton ta eliminoj ketė figurė te madhe prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovės, ajo ngritėt edhe rritet edhe me madhėshtore, me fitimtare duke u shtrire dhe pėrqafuar nė tere hapėsirėn Shqiptare dhe behet figura me e dashur, me ēmuar dhe ma e respektuar e kohės. Pas gjithė kėtyre aktiviteteve politiko-ushtarake nė Dukagjin edhe me gjere Sali Qekun lufta e hapur e gjene nė majat e organizimit ushtarak pran MMRK te udhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Qeku se bashku me shok vuri bazat e para te keti organizimi nė Dukagjin. Nga prilli i 1998 aj se bashku me Rrustem Bruqin, Adem Ukhagjen e shume shoke te tjerė shtrinė ketė organizim nė shume territore te Dukagjinit ku me vone do te vendoset shtabi me te tri brigadat operative 131, 133,134 te komanduar nga komandat Tahir Zemaj. Baza nė tropoj pėr shpėrndamjen e armatimit, via e funizimit pėrmes vokshit qė komandohej nga komandant Guri-Adem Ukhagja, baza nė shkollėn e viqidolit ku vendos komanda e udhequr nga Tahir Zema, mbi 100 Ushtar qė Rrustem Bruqi me shoke i solen nga Kosova nė Shqipėri me te cilėt u formuan kėto tri brigada operative, via e furnizimit nga shtetet premdimore ishin rezultat i punės se Sali Qekut me shok. Pas futjes se njėsive operative nė Kosove nen komandėn te Tahir Zemes Saili Qeku pati rol kyqe nė komandėn e keti shtabi aj ishte edhe komandant i brigadės 134. Kėto njėsi operative patėn njė mori suksesesh nė disa bedeja si ajo e Llukės dhe ajo e Logjes nė te cilėn ra heroikisht bashkėpunėtori dhe bashkideatori me i ngushtė i Saliut Rrustem Bruqi. Krahas kėtyre sukseseve ata patėn edhe shume pengesa serioze nga i ashtuquajturi SHPUQK. Edhe pse nė mes te MMRK dhe SHPUQK u arrit njė marrėveshje nė Oslo, SHPUQK kurrė nuk e respektoj atė. Aj nė vazhdimėsi I sabotoj dhe ju solli pengesa me serioze nė teren. Ata arritėn deri nė aktin me te shėmtuar te histories duke bere atė nė kryeqendern e Shqiptaries Tiran, vranė ministrin e mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqin. Historia po pėrsėritet si nė luftėn e dyte botėrore dhe pas saj. Komunistet Shqiptar te dirigjuar nga ideologėt bolshevik panslavist, Dushan Mugosha, Milladin Popovici, prishen marrėveshjen e Mukjes nė Shqipėri dhe filluan likuidimin e elitės nacionaliste Shqiptare nė te dy anėt e kufirit e cila vazhdoj deri nė ditėt e sotme. Nė Tiran ndodhi vazhdimsija, Mugoshet dhe Popovicet e rinje tradhtuan marrėveshjen e Oslos dhe filluan likuidimet ndaj udheqjes institucionale. Ata nuk mund ta shihnin nė krye te ushtries se Kosovės njė bire te familjes nacionaliste, njė nip te nacionalistit Aziz Zhilivoda, njė nxėnės te ideologut te madh nacional-demokrat Metush Krasniqit.

Prandaj duhet pėrdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokash te mėdha qė nesėr rruga drejt pushtetit te jetė pa pengesa. Dhe kjo ndodhi, filloj me Ahmet Krasniqin dhe pėrfundoj me Isuf Haklin. Kėtu ngjarjet morėn tatepjeten, Sali Qeku i pėrjetoj shum rand, ati ja gjymtuan pjesėt kryesore te trupit dhe kėshtu i plagosur shum rend vazhdoj rrugėn drejt kosharas i cili se bashku me Agim Ramadanin ishin ideologėt dhe zbatuesit kryesor te ngjarjes se madhe historike te pastrimit te kufirit Shqiptaro-Shqiptar deri nė renjen e tyre heroike nė fushėn e nderit te cilėt ranė pėr te mos vdekur kurrė edhe kėshtu u bene gurthemel i fort i pėrmotshėm i shtetit te Kosovės.
Mirėnjohjet
Urdhri Hero i Kosovės
Medalja e Artė e Pavarėsisė

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10838
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi