» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Ekrem Kryeziu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekrem Kryeziu

Mesazh nga Dardania prej Tue 21 Apr 2015, 00:29

Ekrem Kryeziu lindi mė 1943 nė Pejė, Kosovė. Ėshtė regjisor pėr film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova.

Diplomoi nė Akademinė e filmit nė Beograd, dega e dramaturgjisė, nė klasėn e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar nė TVB nė punėt e spikerit e mė vonė edhe tė regjisorit nė redaksinė nė gjuhen shqipe tė TV Beogradit. Nga ajo kohė fillon edhe puna e tij si regjisor nė TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjėron nė Prishtinė lėndėn e dramaturgjisė. Radhitet si regjisor produktiv nė prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit nė Kosovė.

Ekrem Kryeziu, ne TVB nga fillimi 1966 qė si profesionist i vėrtet pas shkollimit ne Akademinė e filmit luajti njė rol me rendėsi ne aftėsimin dhe pėrkujdesjen artistike te punės me kamere te xhiruesve te redaksisė Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe "Uka i Bjeshkėve tė Nemura" (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic. Kryeziu dinte ta pėrdorte kamerėn e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punėt e montazherit ne montimin e kronikave pėr lajme dhe emisione te ndryshme. Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht pėr drejtėsi, nė Zagreb dhe mė pas dramaturgji, nė Beograd, ku diplomohet, mė 1970. Pas studimeve nis njė karrierė tė gjatė e tė pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, njė karrierė qė i jep edhe shumė ēmime. Pėrveē se shkrimtar e artist i angazhuar, ėshtė edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtė Kosovės.

Qė kur ishte student, filloi tė punojė nė TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave tė vitit 1981, burgoset dhe dėnohet me tetė vjet heqje lirie, pėr veprimtari "irredentiste dhe kundėr-revolucionare me qėllim tė rrėzimin e sistemit nė Jugosllavi". Lirohet mė 1985. Themelon kompaninė e prodhimit tė filmit dhe muzikės "Labia" dhe i rikthehet punės si produktor, skenarist e regjisor.

Mė 1996 themelon degėn e Dramaturgjisė nė Fakultetin e Arteve tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilėn e drejton pėr tre vjet. Me fillimin e luftės sė Kosovės, nė prill 1999 dėbohet nga regjimi serb pėr nė Maqedoni, prej nga ku emigron pėr nė ShBA. Pas tre vjetėsh pėrvoje pune nė media dhe industrinė e reklamės, rikthehet nė Prishtinė, ku jeton edhe sot. Vazhdon tė punojė nė Fakultetin e Arteve tė UP si profesor i dramaturgjisė. Merret dhe me publicistikė dhe analiza politike.

Lista e titujve tė veprave tė Kryeziut, si autor dhe regjisor ėshtė shumė e gjatė. Ajo pėrmban njėmbėdhjetė filma dokumentarė, prej tė cilėve "Njė lindje" ka fituar ēmimin ORWO, mė 1973 ; dy seriale televizive ("Po e zėmė, po e zėmė" 1971, skenarist e regjisor dhe "Pranvera nė Prishtinė" 2001, skenarist) ; tri teledrama ("Tė ngujuarit" 1972, "Epoka para gjyqit" 1978, "Xhani Ballkaneze" 1980) ; tetė filma TV ("Buka" 1974, "Por" 1974 – regjia mė e mirė nė Festivalin e Filmit TV, Portorozh, "E kafshoja terrin" 1977 – filmi mė i mirė dhe regjia mė e mirė po atė festival, mė 1978 dhe ēmimi i tretė nė festivalin ndėrkombėtar "Prix d’Italie", nė Milano, "Kur pranvera vonohet" 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katėr pjesė, "Gjurmė tė Bardha" 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katėr pjesė, "Njė jetė e tėrė" 1980, "Gjurmė tė Bardha" 1980 – "Arena e Bronztė" pėr regjinė nė Festivalin e Filmit tė Jugosllavisė, nė Pula, "Viktimat e Tivarit" 1993 dhe "Rruga Pa kthim" 1994 ; dy videokomedi "Pa pardon" dhe "Sherif Patrioti" 1995 ; dy filma artistikė "Buka e hidhur" dhe "Dashuria e Bjeshkėve tė Nėmuna" 1997 ; Ndėrsa nė fushėn e teatrit, ai ka nėnshkruar tekstet dhe regjinė e disa dramave tė suksesshme, si "Tė ngujuarit", 1971 Prishtinė, "Epoka para gjyqit" 1978-2003, Teatri Popullor, Gjakovė, Teatri Popullor, Tiranė, "Korridoret e Tmerrit" 2002, Teatri Kombėtar, Prishtinė, "Lulėkuqet" 2004, Teatri Kombėtar Gjakovė, "Teuta ose qerrja e fitores" 2004.

Nė dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temėn dhunės politike dhe rebelimin ndaj saj, ndėrgjegjėsimin e individit dhe komunitetit pėr ēastin historik.
Regjisor / Skenarist
Kodi i jetes - (2009), Regjisor dhe skenarist
Rruga pa kthim - (1998), Regjisor
Dashuria e Bjeshkėve tė Nėmuna - (1997) , Regjisor & Skenarist
Viktimat e Tivarit - (1996), Regjisor & Skenarist
E tėrė jeta pėr njė ditė - (1980) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjurmėt e bardha - (1980), Regjisor & Skenarist
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini), Regjisor
Epoka para gjyqit - (1978) (TV), Regjisor & Skenarist
Reslovi - (1978), Regjisor & Skenarist
E kafshoja terrin - (1977) (TV), Regjisor & Skenarist
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV), Regjisor & Skenarist
Dita e mėrgimtarėve - (1975), Regjisor
Pikė e gurė - (1975), Regjisor & Skenarist
Brigada e VII e Kosovės - (1974), Regjisor & Skenarist
Kosova - (1974), Regjisor & Skenarist
Por - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Hleb - (1973) (TV), Regjisor
Njė lindje - (1973), Regjisor & Skenarist
Kullat e Junikut - (1973) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjenerata e parė e baletit tė TPK-Shkėndija - (1972) (TV), Regjisor & Skenarist
Shkėndija - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Tė ngujuarit - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Kronika nga Shqipėria - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Sofra - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Po e zėmė, po e zėmė - (1970) (mini) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Dasma - (1969) (TV), Regjisor & Skenarist
Pasqyra televizive - (1966) TV Seri, Regjisor & Skenarist.
Editor
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV)
Pikė e gurė - (1975)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV)
Kullat e Junikut - (1973) (TV)
Dasma - (1969) (TV)
Asistent
Crveni udar - (1974) (third assistant director)
Uka i Bjeshkėve tė Nemura - (1968) (second assistant director)
Producent
Epoka para gjyqit - (1978) (TV) (prodhues ekzekutiv)
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV) (bashkė prodhues)
Por - (1974) (TV) (asistent)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV) (asistent)

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9724
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi