» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Akil Koci....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Akil Koci....

Mesazh nga Dardania prej Mon 20 Apr 2015, 23:38

Akil Mark Koci ėshtė kompozitor i shquar dhe shumė i njohur kosovarshqiptar. Njihet me komponizime nė zhanrin e tė gjitha gjinive atė tė kėngės populloreZambaku i Prizrenit, argėtuese dhe serioze.
Ėshtė fitues i shumė shpėrblimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, ėshtė shpallur qytetar nderi i qytetit tė Prishtinė nė vitin 1974.
Nė vitin 1976 shkroi baletin e parė shqiptarė nė Kosovė, Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisė, qė shkroi baletin e parė shqiptarė Cuca e Maleve. Njihet si krijuesi i parė i muzikės Avangarde (muzika pak mė ndryshe).
Mė 1976 me ftesen e Hazir Myftarit, drejtor i Teatrit Krahinor tė Kosovės, shkruan baletin Sokoli e Mirusha.
Vepra tė Korit


Lirisė, To Freedom, 1959. Shfaqja parė: pril 1960, Sarajevė.

Maca e vogėl, Little Cat, 1959. Shfaqja parė: mars 1967, Kori i Fėmijėve, Radio Prishtina.

Vajzės, To the Girl, 1960. Shfaqja parė: qershor 1968, Festivali i Korit nė Krushevcė

Nėnės time, 1960. Shfaqja parė: shkurt 1988, Kori i Radio Pristinės.

Pa titull, Untitled, 1971. Shfaqja parė: nėntorė 1972, Kori i Radio Zagrebit, Opatija.

O, e ėmbėla, 1971. Shfaqja parė: qershor 1986, Kori i Radio Pristinės.

Kaltėrsirat, 1972. Shfaqja parė: tetor 1986, Kori i Radio Pristinės.

Iz zapisa Stevana Mokranjac, Nga fletorja e Stevan Stojanović Mokranjac, 1973. Shfaqja parė: nėntor 1977, Kori i Radio Beogradit, Opatija.

Vokal & Piano



Popullit tim, To my People, 1971. Shfaqja parė: nėntor 1977. Skena mzikore, Prishtinė.
Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parė: nėntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.
Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parė: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
Nimfa, 1971. Shfaqja parė:e: Skena muzikore, Prishtinė.
Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parė: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.
Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parė: 1986. Skena muzikore, Prishtinė.


DY FJALĖ PĖR LEXUESIN

Kompozitori i Artė - Akil Mark Koci gurthemel graniti i muzikės dhe kulturės bashkėkohore, tė mirėfilltė shqiptare

Projekti botues – libri “Akil Koci dhe tė tjerėt”, i publicistit tė mirėnjohur Ndue Ukaj, na vjen si perlė shumė e kėndshme dhe e merituar, mbi kolosin e artė tė transformimeve historike tė kulturės sonė tė pėrgjithshme kombėtare, ne theks tė veēantė tė njė shkėlqimi historik tė muzikės sonė, qė me kėtė Kompozitor tė pazėvendėsueshėm ėshtė ngritur nė piedestalin e perlave botėrore artistike, qė siē thonė kolegėt e tij tė plejadės muzikore mbarėshqiptare, e ka bėrė diellin tė lind nė perėndim. Shumė nga kolegėt e tij tė kėtij zanati tė shenjtė, tė Madhin Akil e cilėsojnė si kolos i mirėfilltė dhe shtyllė e fortė graniti nė kėshtjellėn tonė kombėtare tė kulturės, respektivisht tė artit muzikor, duke e quajtur krijimtarinė e tij gjysmėshekullore si njė fenomen qė rrallė lind dhe rrezaton nė botėn njerėzore. Siē thonė shumė nga ata, e mė konkretisht Akademik Vasil S. TOLE, qė tė mund tė studjohet mirė veprimtaria fenomenale e tė Madhit Akil Koci, sė pari duhet tė bėhet njė studim i pėrgjithshėm i kompozicionit shqiptar. Duke mos harruar veprat kapitale tė kėtij kompozitori tė madh, qė plotėsisht ia ndėrroi faqen dhe kahun muzikologjisė shqiptare, respektivisht kryeveprat: “Filigranėt”, “Sokoli e Mirusha”, “Kėnga e Rexhės”, “Gloria Festive” – Nėnės sė Dhimbshme”, psalm qė shkėlqen nė pėrmasa botėrore, kushtuar Nėnė Terezės, po cekim edhe kontributin historik tė kėtij kryemjeshtri tė artit muzikor, qė pėr shumė vite e ka dhėnė, nė rolin e redaktorit pėrgjegjės tė Radiotelevizionit tė Prishtinės dhe si pedagog shembullor – profesor ordinar nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė i lėndės “Njohuri e literaturės muzikore”. Pėr veprėn e madhe tė tė Madhit Akil Koci, duhet tė krenohemi tė gjithė ne fara arbėrore, qė patėm fatin tė jetojmė nė shekujt XX dhe XXI, sepse ky kolos i dha kahje tė bukur artit tonė muzikor, duke e ngritur atė nė piedestalin e vlerave tė shkėlqyeshme botėrore. Ai, veē kryeveprave muzikore – kompozimeve historike, na ka dhėnė shumė edhe nė lėmin e literaturės muzikore, duke na njohur me vlerat e mėdha tė kolosėve botėrorė, siē janė Beethoven e tė tjerėt. Ka ditur tė bashkėpuojė mirė dhe frytshėm edhe me kolegėt shqiptarė. Bile pėr kolosin tjetėr tė muzikės shqiptare – Vinēenc Gjini-n ka bėrė njė libėr tė mirė. Ai ishte edhe lėrues i pakrahasueshėm shkencor nė lėmin e muzikologjisė dhe publicist, shembullor ndėr tė rrallėt nė lėmin e kulturės kombėtare dhe botėrore. Mbase nė kėtė drejtim i kishte ndihmuar shumė edhe tė qenėt profesor universitar i literaturės muzikore. Profesor Akili kishte fatin edhe tė ketė pėr bashkėshorte Gjejlane Broqi-n, njė muziktare tipike e shembullore e soliste fantastike e kėngės sė vjetėr qytetare shqiptare, qė i kishte ndihmuar shumė nė kėtė profesion tė shtrenjtė e tė shenjtė. Prof. Akil Mark Koci ka komponuar edhe kėngėn shumė tė popullarizuar “Zambaku i Prizrenit”, e cila – edhepse nėn izolimin total komunist tė Shqipėrisė sė Enver Hoxhės, kishte hyrė bujshėm nė tė gjitha zemrat e shqiptarėve, sepse ishte lejuar emitimi i saj pėrmes Radiotelevizionit Shqiptar, nė interpretim tė bilbilit tė kėngės popullore shqiptare – tė sė pavdekshmes Nexhmije Pagarusha. Veprat e mėdha tė Akil Kocit nė mėnyrė dinjitoze kanė pėrfaqėsuar muzikėn tonė kombėtare edhe nė manifestime prestigjioze ndėrkombėtare, si nė Amsterdam – mė 1992, nė bienalin e Venedikut – 2004, nė Santa Cecilia – 2008 e tė tjera dhe janė vlerėsuar shumė lartė, si perla botėrore tė krijimtarisė muzikore. Kryemjeshtri Akil Koci ishte njėri nga shtyllat shumė tė forta dhe vezulluese tė Kėshtjellės sė Pėrjetshme tė muzikologjisė shqiptare, e motor i pandalshėm i zhvillimeve muzikore nė Kosovė dhe nė Shqipėri, si kompozitor, studjues, publicist e propagandues i arritjeve tė mėdha nė muzikėn tonė. Profesori universitar nė Akademinė e Arteve nė Tiranė, Aleksandėr Peēi e cilėson si personalitet tė pazėvendėsueshėm dhe figurė tė rėndėsishme tė lirisė sė mendimit perėndimor kompozicional nė Kosovė, me dimensione diellore, nga Eposi ynė i veriut. Ndėrkaq Prof Dr Fatmir Hysi, nė maj 2010, ndėr tė tjera do t’i shkruante: “... Ju me kolegėt qė iu keni pri, keni bėrė qė edhe muzika jonė tė njohė zhvillimet demokratike europiane, duke dominuar fryma e skemantizmit, tradicionalizmit dhe e pllakateve tingullore e agjitative, deri nė ato propagandistike...”. Nė studimet e tij shkencore e tematike, kolosi Akil Koci konstaton se arti muzikor, duke ndjekur pikėsynmet e pėrshfaqjes sė njeriut nė marrėdhėniet ballafaquese nė shoqėrinė dhe nė botėn e vet tė brendshme shpirtėrore, ėshtė ipso facto, jo njė lulėzim nė hava (ajėr), por nė “njohje nė vetėnjohje”, siē do tė thoshte Th. Gotjea. Nė librin, qė e botoi nė dy vėllime “Vibracione tė shpirtit shqiptar” ka shpalosur perlat mė tė bukura tė artit tonė muzikor, tė krijuara e tė qėndisura bukur nga kolegėt e tij bashkėkombas. Duke pasur parasysh tėrė veprimtarinė e pakrahasueshme tė tė madhit kompozitor Akil Koci, Akademik Vasil S. Tole e radhitė atė nė mesin e kolosėve iliro-arbėrorė nėpėr shekuj. Po e paraqesim pėr korrektėsi radhitjen e kolosėve tė muzikės iliro-arbėrore, sipas Akademikut tė sipėrpėrmendur: • Niketė Dardani – shekulli IV, autori i Hymnit “Te Deum laudemus”, qė edhe sot ėshtė hymni i lavdishėm i Kishės Katolike Universale nė mbarė botėn. • Jan Kukuzeli – shek. XII-XIII, autori shumė shkrimeve dhe veprave muzikore bizantine tė kishės orthodokse. • Martin Gjoka – realizuesi i “Skizmės”, respektivisht i nxjerrjes sė muzikės nga institucioni i kultit tė kishės katolike. • Fan S.Noli – edhe ky realizues i “Skizmės” dhe kompozitor e muzikolog i devotshėm. Autor i shumė veprave simfonike, vokale dhe instrumentale. • Palok Kurti – krijues i formacionit tė parė laik shqiptar. • Thoma Nashi – krijues e dirigjent i bandės sė parė zyrtare tė shtetit shqiptar “Vatra”. • Kristo Kono – kompozitori i parė shqiptar qė ka regjistruar muzikė nė pllaka gramofoni. • Preng Jakova – krijuesi i operas sė parė shqiptare “Mrika”. • Ēesk Zadeja (1926 – 1997) – shtylla kryesore e muzikės shqiptare nė shekullin tonė. • Tish Daija – krijuesi i baletit tė parė shqiptar. • Lorenc Antoni – kompozitori i parė nė muzikėn kosovare dhe studjues i muzikės popullore nė Kosovė dhe nė Shqipėri. • Akil Koci – kompozitori i parė i muzikės atonale nė Kosovė dhe nė Shqipėri. • Feim Ibrahimi (1936 – 1997) – inicues i tendencave pėr njė gjuhė atonale muziokore nė Shqipėri.

Siē thamė edhe mė parė – Profesor Akili ėshtė edhe studjues e publicist shumė i madh. Ai, edhepse – siē thotė vetė, nė moshėn e tretė, ėshtė i pandalshėm dhe i palodhshėm. E mba tė fortė shkollėn mbretėrore tė muzikės, pėr fėmijėt shqiptarė nė Londėr. Shkruan dhe boton libra e shumė artikuj shkencorė. Por nuk ndalet edhe nė stimulimin e motivimin humanitar tė krijimtarisė sė njerėzve nė lėmenjė tė ndryshėm, pėr ēėshtjen kombėtare dhe pėr afirmimin e popullit tonė nė botė. Nė kėtė kontekst, qe disa vjet jep ēmimin tradicional “Akil Koci”, pėr tė arritura nė fusha tė ndryshme krijuese, nė manifestimin tradicional nė pėrkujtim tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė “Takimet e Dom Mikelit”, nė Stubėll tė Vitisė. Tė gėzojmė o shqiptarė artdashės dhe tė jemi krenarė, qė po jetojmė nė shekujt e krijuesit tė madh tė vlerave dhe tė perlave tė pazėvendėsueshme tė muzikės dhe tė kulturės sonė kombėtare, krahas atyre mė tė zhvilluarat dhe mė tė ndritshmet nė botė. Le tė jemi krenar qė patėm fatin t’u takojmė shekujve tė shkėlqyeshėm tė Akil Kocit. Engjėll Koliqi Gusht-shtator 2010 Stubėll (Kosovė).



Ēmimi Akil Koci

Nė vitin 2005 Ēmimin i kompozitorit Akil Koci, e fitoi pianisti 12 vjeēar nga Tirana,Arti Marika.
Ēmimi i kompozitorit Akil Koci jepet edhe nė ,,Takimet e Don MIkelit,, Stubėll-Viti. Pėr vitin 2006 e ka fituar Kleriku Dr.Don Gjergj Gjergji pėr librin e botuar ,,Martirėt e Karadakut,,kurse pėr vitin 2007 e ka fituar poeti Sarė Gjergji,pėr librin e poezive kushtuar Nėnės Tereze. Akil Koci nė Takimėt e At Shtjefen Gjeqovit O.F.M. nė Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit,aktorės tonė tė famshme donator i tė cilit ėshtė kompozitori i ynė i mirėnjohur Akil Koci qė jeton dhe vepron nė Londėr-Britani e Madhe Kompozitori Akil Koci,ndan edhe dy bursa njėvjėēare nė Garat Ndėrkombėtare tė muzikės klasike qė mbahėn pėr ēdo vjet nė Prishtinė dy garuesve mė tė mirė fituesve apsolut si dhe njė shpėrblimin pėr ekzkutimin e veprės mė tė mirė tė kompozitorit Shqiptar,pėr ekzekutimin e veprės mė tė mirė tė Mozartit si dhe disa shpėrblime tė tjera.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9730
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi