» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Drama''Hijesina'' Dr.Nebi Islamit

Mesazh nga Dardania prej Mon 20 Apr 2015, 23:06


Hijesina” e prof. dr.Nebi Islamit, dramaturg, fituesit tė ēmimit tė parė tė konkursit “Albdramatika” Tiranė
Frika e konkurrimit si autor prej Prishtine. Ėshtė i pari ēmim qė ai merr nė gjithė kėto vite pune ndaj –“ndiej njė kėnaqėsi tė madhe qė e mora nė Tiranė. Ėshtė njė mirėnjohje qė i jepet veprės sime, ideve dhe mesazhit qė ajo sjell. Unė synoja qė kjo dramė tė tėrhiqte vėmendjen dhe isha i bindur se ajo do tė zinte njė vend tė rėndėsishėm nė njė rreth tė ngushtė por s’mendoja dot pėr ēmim ndoshta sepse mė frikėsonte fakti se unė isha njė autor prej Kosove, e mė frikėsonte po aq dhe fakti qė nė konkurse gjithmonė ka ndėrhyrje. Por ja qė ma dhanė mua ēmimin e parė dhe nisur nga ato qė thashė, kjo mė befasoi. Dua tė theksoj se nė historinė e konkurseve ky ėshtė ngadhėnjimi i parė i njė vepre kosovare”. Tregon se ėshtė pėrpjekur qė gjuhėn e kėsaj drame ta ketė sa mė afėr letrares- “Unė nė pėrgjithėsi e kam gjuhėn mė tė pastėr se autorėt e tjetėr tė Kosovės ndoshta sepse jam prej Presheve ku gegėrishtja ėshtė mė e pastėr. E pėrderisa i hymė kėtij diskutimi dua tė them se debatet qė bėhen pėr rikthimin e gegėrishtes nė gjuhė letrare nuk bėhen nga qarqet e elitės intelektuale por nga njerėz me prirje inkriminuese, pėrēarėse qė kanė njė prapavijė politike pėr pėrēarje toskė e gegė. Por jam i mendimit se e gjithė kjo ėshtė njė fazė kalimtare tė cilėn do dimė ta pėrballojmė. “Albdramatika” e ka parė nė skenėn e Shkupit Regjisori nga Tirana, Milto Kutali ka realizuar njė shfaqje me njė lloj versioni tė “Hijesinės”. Do tė donte qė “Hijesina” tė vihej dhe nė skenėn e Teatrit Kombėtar kėtu nė Tiranė…por ia ka lėnė regjisorėve nė dorė, pėr ta zgjedhur ose jo “Hijesinėn” e tij. Njė personazh njeri dhe njė fantazmė dialogun duke rrėfyer historinė e njė kombi, konfliktet e mbartura qė nga lashtėsia. Njeriu vdes e kthehet nė njė yll…ėshtė martiri i ri i shoqėrisė shqiptare. Fantazma shndėrrohet nė Teutė…ėshtė shenja e mirė se fati po i ndrit Shqipėrisė sė mallkuar. Kjo ėshtė “Hijesinė” e Nebi Islamit, fituesit tė ēmimit tė parė tė konkursit “Albdramatika”. Autori qė vjen prej Prishtine rrėfen mesazhet qė mbart vepra e tij fituese.

“Hijesina” tjerr fatin e mallkuar tė shqiptarėve Fat i zi qė i ėshtė vėrtitur nė ēdo kohė Shqipėrisė, qė i ka hyrė deri nė deje Shqipėrisė ėshtė njė mallkim i ardhur nga forcat jashtė njerėzore apo ėshtė njė fat i gatuar kėshtu nga fajet qė kanė qenė tė gjithhershme tek shqiptarėt, apo nga mangėsitė e shqiptarėve, nga gabimet qė shqiptarėt bėjnė, nga gabimet qė shqiptarėt i pranojnė vetėm atėherė kur e pėsojnė prej asaj ē’kanė bėrė ? Njė dilemė e tillė qė zvarritet qė nga kohėt e lashtėsisė, ka zėnė vend nė dramėn “Hijesina” qė nė vitin 1994, atėherė kur autori i saj, Nebi Islami u ul sė pari pėr tė shkruar historinė e njė kombi, jetėn e tij tė vėshtirė kėndej dhe andej Shqipėrisė…pėr tė pėrmbledhur nė njė dramė gjendje, situata dhe konfliktet e mbartura nga e kaluara, tė cilat i pėrkonin me kohėn dhe zhvillimet e sotme tė hidhura. Autori vendosi tė fuste personazhet e tij, brenda dilemės sė vjetėr mbi fatin e mallkuar tė kėtij vendi (mbi Shqipėrinė si njėsi etnike dhe mbi Kosovėn si pjesė tė shkėputur dhunshėm prej saj) pėr tė mėsuar prej sė kaluarės e cila duhet tė shėrbejė si pėrvojė pėr tė ndryshuar tė sotmen qė i duket e padurueshme dhe e paqėndrueshme dhe si pėrvojė pėr tė ardhmen e cila e tmerron.

* *
Lenarti ėshtė personazhi qė Nebi Islami ka hedhur brenda kėsaj historie. E ka vendosur nė kohėn e pjekurisė sė tij si shkrimtar, filozof, kritik tė jetės sė pėrditshme. E ka vendosur brenda kėsaj historie si njė prijės shpirtėror tė njė kolektivi tė tėrė. Lenarti vėrtitet nė kohėn e tashme por jeton shumė dhe me tė kaluarėn. Ai bie shpesh-“Nė iluzione, nė halucinacione ndėrsa i pėrfytyrohen nė vegimet e tij fantazma. Njėra prej kėtyre fantazmave qė quhet Zezelina ėshtė dhe kuntrapunti i tij. Zezelina atij i shfaqet si njė shtrigė qė e tmerron, si njė magjistare qė i thotė tė ardhmen. Zezelina ėshtė dhe korrektorja e mendjes sė tij. Ajo e frenon dhe pėrpiqet ta parandalojė shpirtin e tij aventurier”,-nis e shpjegon vetė autori i dramės, Nebi Islami. Shton mė pas se “Kryepersonazhi i dramės, Lenarti, pėrmes ėndrrės, shqetėsimeve dhe konflikteve e bėn rrugėtimin prej lirikut e deri nė shpėrbėrjen e njė strukture reale politike kur kolektivi qė ai drejton pėrfundimisht i heq prangat e zgjedhės nga tė huajt. Ai ėshtė sakrifikuar gjatė jetės sė tij dhe nė formė fantastike ringjallet nė formėn e njė ylli qė ndriēon hapėsirėn, ndėrsa njerėzit e tij (ashtu siē ndodh dhe nė jetėn e pėrditshme) vijnė pranė tij e dikush i pėrulet, dikush tjetėr tmerrohet nga madhėshtia e tij, dikush (tė cilėve ai ua ka prishur qetėsinė shpirtėrore) e shan duke u pėrpjekur qė t’i kthejė kohėrat prapa.” E gjithė kjo qė rrėfen autori ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e metaforės, mbi bazėn e filozofisė ekzistencialiste tė Sartrit, Kamysė e Kafkės. Vetė autori thekson se “ Drama “Hijesina” ėshtė njė rekapitullim i poetikės sė tyre”. Nė rrjedhėn e kėsaj fryme autori ka ndėrtuar dhe dialogun mes personazhit njeri, Lenartit dhe fantazmės Zezelinė-“Nė kėtė dialog paraqiten tė gjitha iluzionet qė i ushqejnė shqiptarėt pėr veten e tyre pėr njė qytetėrim tė lashtė, pėr diēka tė madhe qė ėshtė shuar por qė nuk dėshmohet dot me argumente. Ky dialog pėrfshin kohėn e konflikteve tė perėndive ilire me ato romake e helene pėr tė ardhur mė pas nė periudhėn e dekompozimit tė koherencės etnopsikologjike tė kombit dhe tė konvertimeve fetare pėr tė cilat Lenarti mendon se janė elemente ndarės pėr njė komb ndėrsa Zezelina i mendon si elementė pėrēarės.

Nė kėtė dialog pėrfshihet edhe periudha kur religjionit tė krishterė dhe atij islamik nė Shqipėri i bashkėngjitet dhe njė religjion i ri, ai i ateizmit nė formėn e vet mė tė vrazhdė. Konfliktet qė rrėfehen nė kėtė dialog mbėrrijnė deri nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s. Nė kėto bombardime qė mė shumė se bombardime ishin rebelime shqiptare, vritet dhe Lenarti. Ai shndėrrohet nė njė yll ndėrsa Zezelina shndėrrohet nė njė Teutė”. Autori ka zgjedhur njė fund tė tillė drame pėr tė lėnė tė qartė mesazhin…ėshtė kapėrcyer njė rrugė e gjatė por ky komb ende nuk ka zėnė mend. Gjatė kėsaj rruge ne e kemi kapėrcyer pikėn kritike, pra ekzistenca jonė nuk ėshtė mė nė pikėpyetje. Por kjo nuk do tė thotė qė tragjeditė, ankthet dhe pėrēarjet mes kėtij kombi kanė mbaruar, ato janė pėrsėri nė horizont. Beteja e kėtij kombi ndaj fatit tė zi, vazhdon edhe pse tek “Hijesina” e Nebi Islamit fantazma shndėrrohet nė njė Teutė pėr tė hedhur njė hipotezė se Shqipėrisė po i ndrit fati, pikėrisht pas vdekjes sė Lenartit, martirit tė ri tė shoqėrisė shqiptare.
DRAMA JONE ESHTE NE NIVELIN E RAJONIT
Intervist ė e M.Alla me dramaturgun e njohur kosovar dhe pedagogun e arteve te bukura nė Prishtinė, Nebi Islami. Ashtu ėshtė nė Kosovė ka dhjetėra dramaturge, ne kuptimin e kultivimit te dramės si vepėr filologjike qe i dedikohet skenės. Kur flasim pėr dramaturgjinė si formė e logosit dhe e skenės menjėherė shtrohet c`ēėshtja e ndėrlikimeve ne kėtė aspekt, krijohet njė zinxhir kompozicional tejet i ndėrlikuar qe pėrfshin njė strukture qe ka tė bėjė me krahasimin e ideve, shumėkuptimėsisė, mesazheve dhe vizioneve tė ekzistencės. Kosovarėt, ne pikėpamje te cilėsisė janė dėshmuar tejet krijues. Pėr shembull ne festivalin botėror te fakulteteve te arteve, i mbajtur ne Berno (Ceki) Yllka Gashi u shpall aktorja me e mirė, ndėrkohė qe ne kėtė konkurs merrnin pjesė gjithė shtetet e Europes dhe SHBA, Izrael, Hong-Kong etj. Kjo ne planin autorial, por ne sot kemi edhe dramaturge te mirė si; Teki Dervishi, Beqir Mysliu, Rexhep Qosja, Nebi Islami, Fadil Hysa, Mehmet Kraja, Aqif Mulliqi etj. Ne Maqedoni Resul Shabani, Xhabir Ahmeti, te cilėt janė sendėrtuar si dramaturge. I kanė pėrkapur vlerat e dramaturgjisė evropiane kryesisht pėrmes vlerave qe janė shterur tashmė ne ish-Jugosllavi, kanė pėrkapur vlera edhe te Lindjes, edhe Perėndimit.

Ne ē’nivel artistik mendoni ju se ėshtė kjo drame, deri ku matet ajo? Drama shqipe ėshtė ne nivel te rajonit, as me e ulėt, as mė e lartė nga dramaturgjia serbe, bullgare, rumune, greke, madje do tė thosha mbi dramaturgjinė turke pėr sa i pėrket nivelit artistik. Unė them se drama kosovare ka qenė e hapur, ka pasur mundėsi pėr t'u zhvilluar. -Nuk u duket se ne Shqipėri drama shqipe nuk ėshtė aq e zhvilluar sa ne Kosovė, te paktėn si sasi, dhe nėse po, cilat mendoni se janė shkaqet? Unė mendoj se drama ėshtė duke u zhvilluar paralelisht, si kėtu si ne Kosovė, them se Shqipėria ka potencial te vėrtetė intelektual krijues. Vlerat e teatrit evropian botėror, me te cilat kultura jonė ėshtė ne kontakt, do tė zhvillojnė me tej tė gjitha ato vlera qe ka shoqėria shqiptare, e cila ne vetvete ėshtė njė mikrokozmos, gjė qe nėnkupton ekzistencėn njerėzore, vlerat kulturore civilizuese, dijen, potencialin qoftė krijues, qoftė teorik te dramaturgjisė shqipe, e cila ne Shqipėri ndoshta ėshtė mbi nivelin e asaj ne Kosovė. Ne aspektin e ndihmės teorike do tė pėrmendja kontributin e madh qe ka dhėnė kritiku i teatrit Josif Papagjoni me botimin e dhjetė monografive mbi teatrin. -Cilat janė disa mangėsitė themelore dhe shkaqet rreth zhvillimit te dramės shqipe sot? Mangėsitė themelore burojnė nga defektet institucionale dhe nga varfėria materiale. Njė shfaqje mesatare teatri se paku duhet te konsumoje 20 mijė euro, po ne qoftė se ėshtė njė spektakėl i tipit te dramės sime "Hijesina", e cila ėshtė laureatė e ēmimit kombėtar nuk mund te realizohet pa 50 mijė euro. Dhe kjo ne dukje pėrbėn njė shpenzim te cilin administrata dhe politika mund te mendojnė se ėshtė i pamundur dhe kėshtu drama dėshton. Por historikisht ėshtė dėshmuar se dramaturgjia, skena, teatri lėnė gjurme te fuqishme ne vetėdijen dhe ndėrgjegjen e njė qytetėrimi. Ėshtė shumėfish me i dobishėm ndoshta pėrfitimi nga drama.

Sa paguhet njė dramaturg ne Kosovė? Ka njė mbėshtetje jo te mirė, por jo dhe keq, brenda nivelit te Shqipėrisė. Njė dramaturg mund te marrė katėr mijė, apo pesė mijė euro. Pastaj varet nga dramaturgu. Rexhep Qosja sigurisht qe mund tė marrte me shumė para. Ne Shqipėri marrin mė pak se kaq, sa gjysma afėrsisht. Ja ndoshta dhe njė arsye qė nė Kosovė te kėtė me shumė drama. Ēfarė duhet tė ndryshoje sė pari dhe nė mėnyrė urgjente ne dramaturgjinė shqiptare? Unė mendoj se krijimtaria ėshtė ne nivel evropian. Ēėshtja materiale ėshtė konvencionale. Ajo ėshtė thembra e Akilit. Duhet te vetė ndėrgjegjėsojmė institucionet lidhur me rendėsin e dramės dhe teatrit. Nėse ne Kosovė ka ndodhur dikur qe ministri i Kulturės nuk dinte se ē’ishte skenari, drama, atėherė ėshtė e kotė te flitet e te pretendohet me shumė.

Pėrse gjendeni ne Tiranė? Unė kam shumė miq kėtu, artiste dhe kritikė. Ėshtė kėnaqėsi, por dhe shpeshherė me lidh puna te jem kėtu.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9730
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi