» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 6 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Simon Rrota

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simon Rrota

Mesazh nga Dardania prej Mon 20 Apr 2015, 22:46

Simon Rrota lindi nė Shkodėr me 23 tetor 1887 ku edhe mori mėsimet e para nga Kolė Idromeno. I jati, Gjush Rrota, i kushtoi vėmendje shkollimit tė fėmijėve. Nga djemtė, i pari, Kola punoi si profesor nė Katedrėn e gjuhės shqipe nė Universitetin e Vjenės, ndėrsa Justini, prift dhe gjuhėtar i shquar solli nė Shqipėri fotokopjen e Mesharit tė Gjon Buzukut.
Simoni mėsimet e para i mori nė filloren e franceskanėve e mė pas nė shkollėn italiane tė artizanatit me mėsues Saverio Polarolin, duke ndjekur ndėrkohė edhe rrethin e pikturės sė Kolė Idromenos. Punėsohet si ēirak tek Ndrek Mini deri sa thirret nėn armė nga ushtria turke, sė cilės i shmanget duke u hedhur nė Mal tė Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik nė Bari tė Italisė. Me ndihmėn e Polarolit regjistrohet nė akademinė e Breras tė Milanos tė cilėn e pėrfundon nėn udhėheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatė studimeve lidh miqėsi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij tė ardhshėm. Pas studimeve viziton Francėn dhe Austrinė, dhe mė 1914 kthehet nė Shqipėri. Fillimisht punon nė Lushnjė si fotograf, mė pas si dekorator nė shoqėritė kulturore tė Shkodrės. Mė 1922 emėrohet mėsues i vizatimit nė Gjimnazin Shtetėror prej nga shkėputet vetėm pas 40 vjetėve. Gjatė kėsaj periudhe merr pjesė nė tė gjitha ekspozitat e vendit si dhe nė disa aktivitete ndėrkombėtare. U vlerėsua unanimisht "... pėr njė mėnyrė tė vetėn nė tė pikturuar, si dhe pėr krijime" ... tėrheqėse, kurjoze.
Rilindasi tek Artisti

Si tek tė gjithė rilindasit ndjenjat patriotike, atdhedashuria ishin shtrati emocional i artit tė tij. Simoni nuk i kėrkoi kurrė majat e virtuozizmit dhe dukjen e sforcuar. Ai ishte njė personalitet i thjeshtė me njė dhunti natyrore pėr punė dhe krijimtari tė pandėrprerė me ēka ngjallte ngado simpati dhe mirėkuptim. Eshtė i pari mėsues i vizatimit tė cilit do t'i thurren vargje e do t'i kėndohen kėngė. Ai jetoi dhe punoi nė njė kohė kur shoqėria dhe shteti shqiptar po hidhnin hapat e para, nė njė kohė kur ēdo gjė me vlerė kėrcėnohej nga forca tė egra fatale, nga terri i gjithėgjindshėm, nė njė kohė kur njė ligėsi absurde, e stisur nga njėqind duar tė padukshme e rrezikonin imazhin- pikturėn shqiptare - po aq sa dhe fjalėn shqipe. Nė largėsinė njė shekullore, nė vorbullėn e pėrpjekjeve kolektive spikat vepra e artistit dhe pedagogut tė paepur i cili do tė jetė pjesė e asaj shtylle qė siguroi vazhdimėsinė, duke u bėrė simbol i kėmbėnguljes dhe i perseverancės kulturore.

Por edhe si natyrė, si karakter, ai ka qenė mishėrim i kėmbėnguljes dhe i pėrqėndrimit. Duke ja vėzhguar personalitetin jam ndalur veēanėrisht nė fėmininė e tij pasi kjo duket si njė pėrjashtim. Gjithėsaherė ulej tė vizatonte qortimet i vinin si grerėza: "Si po e leni me shku kot kėt djalė?"... Marshalla me gjithė kėt shėndet!"... "Si kėshtu pa nji zanat?" Pėrqėndrimi i tij do tė ketė patur diēka acaruese sepse nė njė rast njė person e qėlloi me thikė kur e pa se po e skiconte. Nė dėshpėrim dhe me lotė nė sy i rrėfehej Kolės: "Kam me e lanė, kam me heq dorė prej pikture! "A thua me tė vėrtetė nė pėrqėndrimin e tij kishte diēka jo tė zakontė? Pėr tė larguar mėdyshjen le t'ja japim fjalėn vetė Simonit: "Bota kur mė shihnin tue ba skica nėpėr rrugėt e qytetit mė pyesnin:"Ēka je tue ba more djalė? Dhe largoheshin duke i qarė hallin babės:... i shkreti Gjush Rrotė, ēfarė djali po i rritet!". Siē dihet vizatimi pėr fėmijėt ėshtė dėfrim, njė lojė. Tek Simoni do tė ketė qenė paksa ndryshe sepse Kolė Idromeno e ngushėllonte sikur tė ishte fjala pėr njė martirizim:"... kėta njerėz do tė jenė dėshmitarėt e punės sonė". Ky vrap ndėr gurė e pengesa do t'i japė qėndresėn e njė suste ēeliku. Edhe i shkuar nė moshė, etja, dėshira pėr punė do ta ngrinin qė me natė pėr tė fituar ditėn. V. Jani nė monografinė kushtuar Simon Rrotės kujton: "Njė herė para nja gjashtė vjetėsh u ndesha me tė pa lerė dielli tek ura nė Ajazėm-bri Rozafatit, me kavalet nė dorė. "Kam vjet shumė,- mė tha- por nuk due me vdek pa i krye do punė dhe nuk mund tė zė vend pa pikturue". Cilado qofshin preferencat personale tė artdashėsve tė shumtė, nė njė pikė tė gjithė bashkohen me kritikėn e cila nuk ndesh asnjė kundėrthėnie midis artit dhe personalitetit tė tij si "...njė qytetar i mirė, i pa tė keq, i drejtė dhe gjithėherė i gėzueshėm. Shprehjet e tij vizuale gjenerojnė impulset e njė shpirti tė kėthjelltė plot mirėsi. "Mė i riu" i rilindasve e pėrjetoi atė epokė me gjithė qėnien duke mbartur nė shtratin e artit tė dashur idealin kombėtar dhe mishėrimin e tij-Gjergj Kastriotin. "Ndėr ditėt e sundimit tė sulltan Hamitit-tregon piktori-ishte njė periudhė kaq e vėshtirė pėr piktorėt sa mjaftonte me tė pa kush nė dorė njė skicė njeriu pėr t'u krijuar dyshimi se ėshtė fytyra e Skėnderbeut. Dhe mjaftonte ky fakt pėr tė dhėnė rrugėn e internimit ose burgun e pėrjetshėm". Kėtij represioni vite mė vonė, artisti do ti pėrgjigjet me tabllonė "Beteja" ku paraqet Skėnderbeun duke u pėrleshur me tėrbim kundėr turqve si dhe me kompozimin e njohur "Skėnderbeu nė shtratin e vdekjes". Gjatė jetės sė vetė piktorit ju kushtua kryesisht pejsazhit dhe portretit tė cilat do tė na i japė "... me ngjyra tė gjalla e tė forta dhe tė bukura... duke trajtuar tema etnografike paraqet edhe objekte tė vjetra, shtėpia tipike tė moēme, kostume kombėtare... tė cilat kanė vlera artistike dhe historike". Narracioni i tij nuk ėshtė i rastėsishėm, por i qėllimtė. "Tabllotė e tij kanė karakter pėrshkrues... dhe po ti mblidhnim tė gjitha sė bashku do tė fitojnė mė shumė interes se plotėsojnė njėra-tjetrėn...". Me punė tė palodhur ai arriti tė bėhet"... njė nga portretistėt dhe pejsazhistėt e rėndėsishėm pėr artin realist shqiptar tė gjysmės sė parė tė shekullit XX". Dėshira e Simon Rrotės ka qenė qė "... tė japė tė gjallė kohėn e vet, tua tregojė brezave tė ardhshėm se cila qe jetesa, cili qe shpirti, zakoni, zhvillimi, dhe dėshira e shqiptarit dhe kryesisht e shkodranit tė shekullit tė tij".

Tradita, Arti Klasik dhe Realiteti

Nė Itali Simoni ra nė kontakt me klasiēizmin e pastėr. Piktorėt gjenialė si Rafaeli, Veroneze, Tintoreto, Karavaxho e deri tek mė tė spikaturit e noveēentos lanė gjurmė tek ai. Teknika e draperive tė Rafaelit ndjehet mjaft mirė tek portreti i S. P. Pistulit. Ndėrsa tek portreti i sė shoqes, Karlės, loja e dritė - hijeve krahas butėsisė rafaeljane na flet pėr afinitet me Karavazhistėt. Eshtė pėr tė ardhur keq se nga riprodhimet e dobėta artdashėsit janė privuar nga ėmbėlsia dhe delikatesa e origjinalit. I dashuruar mbas sfumaturave, me tone tė buta dhe tė ngrohta artisti u pėrcjell brezave imazhin e krijesės mė tė shtrenjtė tė jetės sė tij. Karla, kjo vajzė milaneze, lė postin e sekretares stenografe nė firmėn e famshme farmaceutike Montekatini drejt njė tė ardhme aspak tė sigurtė pas Simonit tė saj shqiptar. Prodhimtaria e pazakontė (700 vepra) si dhe frymėzimi i pandėrprerė i piktorit do tė ishin tė pamundura pa Karlėn besnike. Romantizmin e shėndetshėm si dhe skenat e paqme bukolike Simoni do ti mbaj nėn kontrollin e profesionistit serioz. Pėrshembull nė tabllonė "Ura e Mesit" autori nuk ka si qėllim tė tregojė arkitekturėn e njė monumenti kulturor. Harku i madh dhe i rėndė jepet pjesėrisht, aq sa me hijen e vet qarkon horizontin, ujrat, dritėn dhe bagėtinė duke lėnė mėnjanė bareshėn tė zhytur nė njė vetmi soditėse tė njė jete tė abandonuar. Pėlhurat e tij janė ndėrtuar thjeshtė dhe po thjeshtė perceptohen. I pėrmbajtur dhe i ngrohtė, ndonjėherė mė tė rradhė e freskon paletėn me tone tė ftohta si tek pejsazhi modest "Bora pranė Arrės sė Pashės". Dėmtimi i dorės (dėmtuar ... dorėn) siē ėshtė konstatuar ndonjėherė mė duket njė lloj konforti midis recetave akademike, larg pranimit dinamik tė modelit.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9706
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simon Rrota

Mesazh nga Dardania prej Mon 20 Apr 2015, 22:54

Pėrshėndetja e Gurtė e Mesjetės
"Pėrse mor baba ban gra me japanxha, mure e shtėpi tė vjetra e kaq shumė veshje shkodrane?" e pyeti nė njė rast Maria, nusja e tė birit. I mendueshėm i moēmi Simon iu pėrgjigj:"Ka me ardhė njė kohė moj bijė qė kanė me u kėrku kėto dukje dhe veshje dhe rinia nuk do ti gjej ma kurkund" 13. Hijet e rrepta tė rrugėve, dyert e mėdha prej guri tė latuar me qemer, me pullaz tė gjrė pėr strehė e me frėngji, artisti nuk do ti shohė si dekore tė thjeshta dhe kurioze; ai do tė hulumtojė shpirtin qė ato mbartin. Piktori e di mirė se rrugėt e qyteteve kanė diēka nga fytyra e vėrtetė e vendit. Kontakti me sa e sa "fytyra" pėrtej Adriatikut i dha shkathtėsinė selektive pėr tė hequr tė tepėrtat dhe evidentuar domethėnien preēize tė detajeve. Psikologjia e gurtė e pejsazheve plotėsohet me figura tė rradha njerėzore; mė sė shumti gra me veshje tipike lokale. Ato shkojnė dhe vinė duke prezantuar, veshjet, etnografinė, natyrshėm larg pozave dhe sforcimeve; me shami kumashi nė kokė, me japanxhat, xhybet, barnavekėt dhe eteritė. Nė gjithė kėto ndėrmarrje artisti pati pėrkrahje dhe mirėkuptim.

Kam bindjen se mė mirė vepra dhe personaliteti i Simonit rilevohet po tė ballafaqohet me piktorin V. Mio. Ndonėse ėshtė konsideruar si njė nga "pejsazhistėt e parė tė plenerit nė Shqipėri" 14 mė duket se ai mbeti nė periferi tė impresionizmit; pėrballė Mios Simon Rrota duket i rreptė dhe disi i ngurtė. Liria poetike dhe intelektuale e Vangjushit mbetet e huaj pėr tė. I ajthėm, tėrėsisht europian por dhe atdhetar i flaktė, Mio ėshtė plot ajėr pėrpara muzgut tė pėrhershėm, pothuaj metafizik tė Simonit. Simoni beson nė tė pėrjetshmen, nė tė pandryshueshmen, Mio nuk harxhon kohė pėr fjalė tė tilla. Simoni pikturon Zotin Krisht tek thėrret:"Lini fėmijėt tė vinė tek unė...", ndėrsa Mio vendos njė kishė nė pejsazh i ngazėllyer nga gjetja e njė pleneri befasues. Por i mblidhni tė gjitha tabllotė e Mios dhe i vendosni pėrballė njė pejsazhi mitik siē ėshtė "Derė e Madhe" dhe do tė shihni se realizmi tragjik dhe metafizik i kėsaj tė fundit do ti lė prapa frymėzimet impresioniste. Mio nuk pikturoi nė Shkodėr ashtu si Simoni nuk do tė dinte se ēfarė tė vendoste pėrpara dyerve modeste tė ulickave tė Korēės. Kėto dy shprehje artistike kaq tė plota dhe tė pavarura, pothuaj tė njėkohėshme, pėrbėjnė njė pasuri tė vėrtetė kulturore kombėtare, njė traditė origjinale dhe besnike ndaj rrėnjėve qė u dhanė jetė.

Krimtaria e tij pėrfshin kompozime, portrete, peisazhe e vizatime me karbon. Ndėr mė tė njohurat janė “Beteja e Skėnderbeut” (1916), “Te pusi i fshatit”, “Portė Shkodre”, etj. Nė mėnyrė tė veēantė pėrmendet pėr portretin e Lekė Dukagjinit. Punimet e tij artistike e vendosin atė, ndėr piktorėt mė tė njohur shqiptar. Vdiq mė 27 Janar 1961. Simoni nuk ka gjerėsinė e Kolė Idromenos, ai ngjan mė tepėr me rrjedhėn e bollshme tė njė prroi i cili pėrshkron kodra dhe male. Zėri i tij modest paralajmėroi njė tė ardhme pėr tė cilėn ai nuk e kurseu talentin. I drejtė dhe gjithėherė i gėzueshėm por pa ju fshehur imazheve dramatike ai kalonte e rridhte pėr tė ēuar diku, drejt moteve qė do tė vinin njė mesazh fisnik dhe burrėror. Nė mes tė artit zyrtar ai nuk bije nė sy. Tonet e nostalgjisė dhe njė lloj brenge romantike e shoqėrojnė ndonjėherė nė ngujimin, nė vetėflijimin e tij, tek njė art me interes tė theksuar etnografik. Mbas vdekjes mė 1961 ju dha titulli "Piktor i Merituar" dhe mė 1999 "Piktor i Popullit"
Galeri, disa nga Pikturat







firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9706
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi