» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Esat Oktrova

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Esat Oktrova

Mesazh nga Dardania prej Sun 19 Apr 2015, 23:38

Profesor Esat Oktrova, regjisor, Artist i merituar (1930-2001) Esat Oktrova, u lind nė Pogradec mė 28 prill 1930 dhe vdiq nė Tiranė mė 21 mars 2001. Mėsimet e para i mori nė qytetin e Pogradecit dhe nė shkollėn e mesme nė Korēė. Mė pas vazhdoi Liceun artistik “Jordan Misja” nė Tiranė. Nė kėtė kohė fillon karriera e tij nė fushėn e aktrimit, veēanėrisht nė Estradėn e Ushtarit nė Tiranė, ku bie nė sy talenti i padiskutueshėm. Pas mbarimit tė ushtrisė ai vijoi studimet e larta nė Institutin e Lartė Shtetėror tė Artit Teatral tė Moskės, nė Fakultetin e Regjisė, pas pėrfundimit tė tė cilit u emėrua fillimisht si regjisor e mė pas si edhe si Drejtor i teatrit “Migjeni” tė Shkodrės.

Esat Oktrova hyri nė teatrin “Migjeni” me njė formim tė konsoliduar si regjisor. Njihte traditat mė tė mira tė teatrit shqiptar qė kur studionte nė degėn e Dramės tė liceut artistik “Jordan Misja” dhe arritjet e teatrit botėror nėpėrmjet spektakleve tė teatrove mė tė shquara tė vendeve tė ndryshme, me tė cilat ishte njohur gjatė studimeve tė larta nė Fakultetin e Regjisurės. Nė atė fakultet ai fitoi njė kulturė profesionale bashkėkohore pėr teorinė e regjisurės gjithashtu dhe pėr artet e tjera tė domosdoshme pėr pėrgatitjen e shfaqjeve skenike si: muzika, artet figurative, arkitektura, skerma, historia e mendimit teatror botėror etj. Nė teatrin “Migjeni”, Esat Oktrova punoi nga viti 1960 deri nė vitin 1967. Nė veprimtarinė e tij krijuese nė atė teatėr, spikasin:

I. Shfaqjet e inskenuara nė teatrin “Migjeni”

1. “Histori irkutase”, dramė nga A. Arbuzov 2. “Kėneta”, dramatizim i romanit mė tė njėjtin titull tė Fatmir Gjatės. 3. “Mėsuesja”, pjesė nga G. Kellbakian. 4. “Plaku i maleve” (Bajram Curri), dramė nga Ton Shoshi dhe Zef Pali 5. “Gėnjeshtra me kėmbė tė gjata”, komedi nga Eduardo De Filipo 6. “E bardha dhe e zeza” dramė nga Fadil Paērami 7. “Njerėz tė brezit tonė” dramė nga Vasil Kumani 8. “Njerėz tė thjeshtė”, dramė nga Ibrahim Uruēi 9. “Shtėpi kukulle” (Nora), dramė nga Henrik Ibsen 10. “Migjeni”, dramė nga Ton Shoshi 11. “Si u kalit ēeliku”, dramatizim i romanit me tė njėjtin titull tė Nikollaj Ostrovskit. 12. “Zekthi”, dramatizim i romanit me tė njėjtin titull tė Etel Vojniē. 13. “Para agimit”, dramatizim i romanit me tė njė njėjtin titull tė Shefqet Musarajt. 14. “Zekthi”, rivėnie nė skenė e spektaklit. 15. “Nora”, punim i betejave me shpata nė dramėn dhe vėnien e Andrea Skanjetit.

II. Rinovime shfaqjesh tė repertorit tė teatrit tė vėna nga regjisorė tė tjerė.

1. “Shtatė shaljanėt”, dramė nga Ndrek Luca 2. “Shtrėngata” dramė nga Aleksandėr Ostrovski 3. “Shėrbėtori i dy zotėrinjve”, komedi nga Karlo Goldoni 4. “ Trumbetjerja”, dramė nga E. Sallinski 5. “Zekthi”, bashkautor nė xhirimin e telefilmit pėr Televizionin Shqiptar, mbi bazėn e spektaklit tė teatrit “Migjeni” 6. Regjia e tre koncerteve pėr Festivalin e kėngės pėr fėmijė nė Shkodėr

III. Autorėsi veprash tė shkruara pėr teatrin “Migjeni”, nga Esat Oktrova

1. “Kėneta”, dramatizim i tij nga romani i lartpėrmendur 2. “Zekthi”, dramatizim i tij nga romani i lartpėrmendur 3. “Para agimit”, dramatizim i tij nga romani i lartpėrmendur 4. “Si u kalit ēeliku”, dramatizim i tij nga romani i lartpėrmendur

IV Puna si drejtor i teatrit Migjeni

Nė vitin 1966 Esat Oktrova emėrohet drejtor i teatrit “Migjeni”, detyrė tė cilėn e kreu deri nė shtator tė vitit 1967, kur u transferua nė Institututin e Lartė tė Arteve (sot Akadamia e Arteve) nė Tiranė. Gjatė kėsaj periudhe ėshtė pėrpjekur pėr mbarėvajtjen e punės sė teatrit, duke qenė gjithnjė nė pėrkrahje e bashkėpunim tė ngushtė me regjisorin e sapoemėruar Serafin Fanko, qė e zėvendėsoi.

V. Puna si regjisor – pedagog

Nė fillimin e viteve ’60 tė shekullit tė kaluar teatri shqiptar (dhe ai i Shkodrės) ruante trashėgiminė e teatrit amator, karakterin natyralist tė tij dhe mungesėn e profesionalizmit. Esat Oktrova nė teatrin “Migjeni” bėri njė punė tė madhe pedagogjike me aktorėt pėr t’i shkėputur nga mėnyra e vjetėr e interpretimit qė karakterizohej nga deklamacioni, tė bėrtiturat, loja natyraliste dhe folklorike e pėr t’i futur nė rrugėn e interpretimit bashkėkohor, realist, profesional e me nivel tė lartė artistik. Pėr kėtė, paralel me procesin krijues, regjsori i pajisi ata me njohuritė bashkėkohore tė mjeshtėrisė sė aktorit, duke kthyer kėshtu teatrin nė shkollė pėr interpretuesit. Artistėt e talentuar tė teatrit “Migjeni” si : Tinka Kurti, Lec Bushati, Bep Shiroka, Roza Anagnosti, etj. e kanė pohuar se shkollėn e mjeshtėrisė sė aktorit qė nuk e kishin e kanė kryer mė Esat Oktrovėn.

VI. Interpretime tė Esat Oktrovės nė skenėn e teatrit “Migjeni”

Oktrova ka interpretuar rolin e Zekthit nė shfaqjen me tė njėjtin titull, i dubluar mė vonė nga Serafin Fanko.


VII. Vlerėsime pėr krijimtarinė e Esat Oktrovės nė teatrin “Migjeni”

1. Nė Festivalin e dytė kombėtar tė teatrove, tė dyja shfaqjet e paraqitura: “Histori irkutase” dhe “Kėneta” kanė marrė ēmimin e parė si spektakle. “Histori irkutase”, ka marrė dhe ēmimin e parė pėr regjinė mė tė mirė. 2. Spektakli “Plaku i maleve”, ėshtė pėrzgjedhur nga tė gjitha teatrot pėr t’u shfaqur nė festimet e 50 vjetorit tė Pavarsisė nė vitin 1962. 3. Spektakli “Zekthi” ishte shfaqja e parė teatrore qė shėrbeu pėr pėrgatitjen e filmit tė parė televiziv shqiptar, prodhim i TVSH. 4. Shfaqja “Histori irkutase” ėshtė vlerėsuar nga studiuesit si kthesė e teatrit (jo vetėm tė Shkodrės) drejt interpretimit dhe regjisė bashkėkohore. Kjo shfaqje, “Kėneta”, “Plaku i maleve”, “Gėnjeshtra me kėmbė tė gjata”, Shtėpi kukulle” (Nora), kanė hyrė nė fondin e historisė sė teatrit. 5. Vlerėsime pėr shumė shfaqje tė pėrmendura mė lart janė pasqyruar nė organet qėndrore tė shtypit tė kohės, si: gazeta “Bashkimi”, “Drita”, “Puna”; revistat : “Ylli “, “Miqėsia”, Nėntori” “Shqipėria e re”, qė botohej nė gjuhė tė huaj) etj. Tė gjitha kėto i bėnė tė njohura arritjet e teatrit “Migjeni” nė rang kombėtar. 6. Pėr rezultatet nė krijimtarinė e kėsaj periudhe, Esat Oktrova mori titullin: Artist i merituar.


VIII Veprimtari e Esat Oktrovės pėr shkollėn e artit skenik dhe teatrin mbarėkombėtar si regjisor, pedagog, studiues dhe teoricien.


Nė Shtator tė vitit 1967 Esat Oktrova u transefrua nė Tiranė me detyrėn e kryetarit tė Degės sė Dramės (sot Fakulteti i Artit Skenik) nė Institutin e Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve). Nga viti 1968 – 73, u emėrua shef i Sektorit tė Teatrove dhe Estradave nė Ministrinė e Arsimit dhe Kulturės. Nė vitin 1973 u kthye pėrsėri pėr tė vazhduar detyrėn e kryetarit (dekanit) nė Degėn e Dramės.


IX PUNA SI DREJTUES DHE PEDAGOG

Nė qoftė se nė teatrin “Migjeni” Oktrova u dallua si regjisor-pedagog, ku krahas krijimtarisė kryente dhe punė pedagogjike me trupėn pėr tė realizuar idenė e tij se teatri duhej tė ishte dhe shkollė, nė degėn e Dramės ai u dallua si drejtues dhe njėkohėsisht pedagog –regjisor pėr tė vazhduar idenė se shkolla e artit skenik duhej tė ishte dhe teatėr, pra e lidhur ngushtė me krijimtarinė e artit skenik. Pėr ta realizuar kėtė ide, atij iu desh tė luftonte empirizmin dhe prakticizmin nė punėn mėsimore tė kėtij institucioni me njė jetė akademike pakvjeēare, pėr ngritjen e nivelit teorik tė saj.

1. Pėr kėtė ai u mor me hartimin, shqyrtimin dhe pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė planeve e programeve mėsimore, veēanėrisht tė lėndėve profesionale: mjeshtėri aktori dhe regjisurė si pėr shkollėn ashtu edhe pėr kurset pasuniversitare tė udhėhequra prej tij. 2. Dha vetė shembullin pėr hartimin e leksioneve tė shkruara nga pedagogėt. 3. Mbi bazėn e tyre u hartuan tekstet e para, ku Oktrova dha kontribut tė veēantė: a) nė tekstin “Mjeshtėri aktori” ishte autori kryesor (me bashkautorėsi), pėrpunues dhe redaktor shkencor, b) teksti “Probleme tė mjeshtėrisė sė regjisorit”, u botua postmortum nga familja. 4. Ishte iniciator i organizimit tė sesioneve shkencore tė degės sė artit dramatik, ku ka pėrgatitur kumtesa pėr artistė tė shquar si A. Moisiu, N. Frashėri etj. 5. Ka treguar kujdes tė veēantė pėr pėrsosjen e metodave tė mėsimdhėnies me studime dhe zbatimin e tyre nė praktikėn mėsimore. 6. Luftoi pėr t’i dhėnė shkollės fizionomi kombėtare, pėr tė pėrgatitur aktorė qė t’i pėrshtateshin kėrkesave tė teatrit me fizionomi kombėtare. Kėtė e arriti duke u mbėshtetur nė dramaturgjinė kombėtare, nė aktivizimin e aktorėve tė shquar tė teatrit nė mėsimdhėnie, nė takimet e studentėve me aktorė, regjisorė e personalitet tė teatrit. 7. Duke e konceptuar shkollėn e artit skenik si teatėr, bashkė me trupėn pedagogjike, provimet e studentėve i organizoi si shfaqje teatrore ku interpretuan sė bashku pedagogė dhe studentė, siē ishte rasti i shfaqjeve: “Fillim pranvere” dhe komedia “Tufan nė dovlet”, tė cilat u nderuan me ēmime nė Javėn e Teatrove. 8. Ėshtė themelues i Degės sė regjisurės nė fakultetin e artit skenik. Pėr kėtė ka kryer studimin pėrkatės, ka hartuar planin dhe programet mėsimore dhe ishte drejtuesi i parė i saj. 9. Pėrveē punės drejtuese ka qenė vazhdimisht pedagog i dy lėndėve kryesore profesionale: “Mjeshtėri aktori” dhe “Regjisurė”, nė tė gjitha kurset e profilit tė aktorėve dhe regjisorėve dhe nė tė dy kurset pasuniversitare tė regjisė dhe tė kritikėve e skenaristėve. 10. Ka udhėhequr dy kurse pasuniversitare njė vjeēare.


X Shfaqje tė inskenuara

Nė Institutin e Lartė tė Arteve (Akademia)

1. “Fillim pranvere”, dramatizim nga romani me tė njėjtin titull i Fatmir Gjatės, shfaqje me pedagogė e studentė. 2. “Tufan nė dovlet”, komedi nga Luan Qafėzezi, shfaqje me pedagogė e studentė. 3. “Mėsim nga historia”, dramė nga Luan Qafėzezi, shfaqje me pedagogė dhe studentė 4. Kėneta”, dramatizim, punė kursi me studentėt pėr aktorė

Nė teatrin Popullor

5. “Bashkė me agimin”, dramė nga Kol Jakova 6. “Kėshtu tė dua”, komedi nga Pėllumb Kulla 7. “Tufan nė dovlet”, komedi nga Luan Qafėzezi

Nė teatrin “A. Moisiu”, Durrės

8. “Marga”, dramė nga Loni Papa 9. “Njeriu me top”, dramatizim i romanit me tė njėjtin titull tė Dritėro Agollit.

Nė teatrin “Bylis”, Fier

10. “Poemė pėr tokėn”, dramė nga Esat Oktrova e Luan Qafėzezi.



X Veprimtaritė mbarėkombėtare Festivale e Koncerte

1. Regjia e koncerteve tė festivaleve folklorike kombėtare tė viteve 1968, ’73, ’78, ’83 nė Gjirokastėr (regjia e hapjes sė festivaleve, e vendosjes sė grupeve tė zgjjedhura nė skenė, e paradės sė kostumeve nė stadiumin e Gjirokastrės, koncertet me numra tė zgjedhura nė Teatrin e Operas e nė Pallatin e Sportit nė Tiranė, regjia e grupeve tė rretheve tė ndryshme etj.) vetė ose me bashkautorė. 2. Regjia e disa koncerteve nė rang kombėtar pėr jubile e pėrvjetore (koncerti i 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, i 30 vjetorit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, 100 vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, etj.). 3. Regjia e disa koncerteve tė fjalės artistike, tė dekadave tė majit, tė koncerteve me artistė tė rretheve qė jepnin shfaqje nė Tiranė etj.

XII Krijimtari artistike e shkruar pėr skenėn

Esat Oktrova ka vazhduar tė shkruajė dramatizime. 1. “Fillim pranvere”, dramatizim nga romani me tė njėjtin titull, tė cilin e inskenoi vetė nė skenėn e Akademisė 2. “Njeriu me top”, dramatizim nga romani me tė njėjtin titull, tė cilin e inskenoi nė Teatrin Popullor, Gjakovė. 3. “Poemė pėr tokėn”, dramė e shkruar me bashkautorėsi tė Luan Qafėzezit, inskenuar nė Teatrin “Bylis” tė Fierit.

XIII Veprimtari studimore shkencore dhe botime

Esat Oktrova ka lėnė njė trashėgimi tė pasur si nė fushėn e problemve tė teatrit ashtu edhe nė fushėn e pedagogjisė teatrore nė kėto drejtime: 1. Me kumtesa nė sesionet shkencore nė rang fakulteti e akademie, nė rang kombėtar dhe ndėrkombėtar (nė Lugano tė Zvicrės) pėr figura tė shquara tė skenės si, A. Moisiu, N. Frashėri etj. 2. Kumtesa pėr pėrvjetore artistėsh tė shquar tė teatrit si: K. Roshi, S. Prosi, S. Pitarka, V. Manushi, P. Stillu, B. Nelku, R. Arbana etj. 3. Studime pėr probleme tė caktuara qė dilnin para Fakultetit tė Artit Skenik, si: - Studimi pėr harmonizimin e lėndėve tė kulturės sė pėrgjithėshme me ato profesionale - Nevoja pėr hapjen e profilit tė regjisė - Rrugėt pėr sigurimin e kontigjenteve tė reja tė regjisorėve - Nevoja pėr harmonizimin e veprimtarisė pedagogjike studimore-shkencore e krijuese tė pedagogėve - Kriteret e pranimit nė konkurset e studentėve tė dramės dhe tė regjisė. 4. Artikuj shkencorė pėr artin regjisorial dhe probleme tė aktrimit, studime kritike pėr spektakle tė veēanta, festivale ndėrkombėtare botuar nė gazetėn “Drita”, “Bashkimi”, revistat “Nėntori”, “Skena dhe ekrani”, etj. 5. Studime e portretizime nė formė artikujsh dhe bisedash imagjinare pėr artistė tė shquar shqiptarė, si: A. Moisiu, K. Roshi, M. Popi, S. Prosi, T. Kurti, D. Pelingu, etj. Tė botuar nė gazetėn “Drita” dhe revistėn “Shqipėria Radiotelevizion”, etj. 6. Intervista nė median e shkruar, Radio dhe Televizione pėr veprimtarinė e tij dhe tė teatrit. 7. Udhėheqje punimesh teorike tė studentėve diplomantė dhe oponenca pėr marrje titujsh shkencorė tė pedagogėve, drejtim festivalesh tė teatrit dhe tavolinash tė rrumbullakta ku diskutoheshin probleme tė teatrit mbarėkombėtar.

BOTIME LIBRASH E STUDIMESH

1. “Nga jeta nė teatėr dhe nga teatri nė jėtė”, pėrmbledhje me studime tė kritikut tė teatrit I. Hoxha. Shtėpia Botuese “N. Frashėri”, Tiranė, 1985 (me bashkautor). 2. “A. Moisiu”, album i ilustruar (me parathėnie e shpjegime), Shtėpia Botuese N. Frashėri, Tiranė 1981 ( me bashkautor) 3. “Mjeshtėri aktori”, SHBLSH, Tiranė 1985. (Autori kryesor, pėrpunues dhe redaktor shkencor). 4. Tetė studime mbi mjeshtėrinė e regjisorit botuar nė shtatė numra tė revistės “Teatėr” (Numrat 1, 2, 3, 4 tė vitit 1978, numri 5 i vitit 1979, numrat 5, 6 tė vitit 1980 dhe revista “Studime mbi artin”, Akademia e Shkencave 1997). 5. Botimi fundamental “Probleme tė mjeshtėrisė sė regjisorit”. Botuar postmortum nga familja. Shtėpia Botuese “Afėrdita”, Tiranė 2002.

INTERPRETIME

Esat Oktrova ka interpretuar rolin kryesor nė filmin artistik tė Kinostudios “Shqipėria e re”: “Zemra qė nuk plaken”.



VLERĖSIME PĖR PUNĖN

1. Pėr kontributin e dhėnė nė Fakultetin e Artit Skenik (ku punoi deri nė ditėn e fundit tė jetės) Esat Oktrova ėshtė vlerėsuar si njė nga themeluesit e drejtuesit e shkollės sonė dramatike. 2. Pėr studimet, hulumtimet dhe njohuritė e gjera pėr teatrin shqiptar e botėror njihet si studiues dhe teoricien i teatrit. 3. Pėr rezultatet e punės pedagogjike, shkencore dhe krijuese ėshtė nderuar me titullin shkencor “Profesor”, me titullin “Qytetar nderi” i Pogradecit, vendlindjes sė tij si edhe me titullin “Qytetar nderi i Shkodrė, qytetit ku nisi veprimtarinė dhe karrierėn e tij artistike .

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9718
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi