» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

12 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 12 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Zhvillimi i Fėmijės, prej tė Porsalindur deri 3Muaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zhvillimi i Fėmijės, prej tė Porsalindur deri 3Muaj

Mesazh nga Dardania prej Sat 18 Apr 2015, 23:05

Zhvillimi social dhe emocional

Nga vetė lindja, tė porsalindurit fillojnė tė komunikojnė dhe t'ju dėrgojnė sinjale pas tė cilave duhet tė kuptoni se ata janė tė lodhur ose tė uritur apo pėrkundrazi, janė tė disponuar pėr lojė. Ata vazhdimisht mėsojnė dhe zhvillohen, ndėrsa prindėrit e kanė pėr detyrė tė ndihmojnė qė kėto procese tė zhvillohen pa pengesa. Duke u kujdesur pėr beben tuaj ju do tė mėsoni t'i identifikoni shenjat e saj (“gjuhėn e bebeve”). Nėse nuk i njihni dhe nuk u pėrgjigjeni kėtyre sinjaleve, fėmija reagon me tė qara. Tė porsalindurit nuk e kuptojnė qė janė persona tė veēantė. Nuk dinė se kush i ushqen dhe kush u ndihmon kur qajnė. Qeshin qė nga java 5-7 ndėrsa qeshin nė zė rreth muajit tė tretė. Shumica e bebeve para se tė mbushin tre muaj qajnė shumė, sidomos pasdite dhe nė mbrėmje. Mos e shkundni pėr ta qetėsuar pasi qė mund ta lėndoni. Nga ana tjetėr mjedisi rrethues mund tė stimulojė tek tė porsalindurit e disa orėve imitim tė mimikės sė tė rriturit si protuzion tė gjuhės dhe dhe lėvizje tė buzėve, duke lėnė tė shtrohet pyetja pėr njė aftėsi sinkronizuese tė foshnjės me mjedisin rrethues tė foshnjės sė posa rritur.

- Tė dėgjuarit dhe tė parit Tė porsalindurit kanė dėgjim tė zhvilluar, ata dėgjojnė tinguj edhe para se tė lindin. E kthejnė kokėn nga ana prej nga vjen zėri. Muskujt e syve te ata, nuk janė tė zhvilluar mjaftueshėm edhe pse ata shohin (sidomos me sy gjysmė tė mbyllura), kėshtu qė nuk mund t'i organizojnė fotografitė vizuele nė forma me kuptim. I tėrheq drita e fortė, ngjyrat e forta . Diku nga java e gjashtė sytė lėvizin sė bashku. Objekti i parė qė e njeh ėshtė fytyra e nėnės. Gjatė tre muajve tė parė, ata fillojnė tė njohin disa fytyra tė veēanta dhe sende (p.sh. lodrėn e tyre).


- Zhvillimi fizik Tetė javėt e para foshnjat nuk kanė kontroll nė lėvizjet dhe aktiviteti i tyre fizik ėshtė refleksiv–i pavullnetshėm: ata e lėvizin trupin kur zgjohen; por ata ende nuk dijnė si tė veprojnė qė me qėllim ta lėvizin ndonjė pjesė tė trupit. Prezent janė reflekset primitive – refleksi i tė thithurit, i lakmisė, i tė kapurit. Rreth javės sė tetė mėsojnė ta lėvizin kokėn derisa janė tė shtrirė nė bark. Nė muajin e tretė i zbulojnė duart dhe shputat e veta dhe i vėshtrojnė ato se si lėvizin nė ajėr, fillojnė t'i lėvizin grushtat drejt fytyrės suaj ose drejt ndonjė objekt tė cilin duan ta prekin.


- Tė folurit dhe gjuha Pėr tė porsalindurin mėnyra e vetme pėr tė komunikuar ėshtė tė qarit. E rėndėsishme ėshtė qė t'i pėrgjigjeni sa mė herėt, qė ta kuptojė se ju jeni aty pėr tė. Diku rreth 7-8 javėsh fillojnė ta zbulojnė zėrin e tyre dhe fillojnė tė gugasin dhe tė prodhojnė tinguj me zanore. Rreth javės sė tetė dėgjojnė derisa u flisni, pastaj u pėrgjigjen me tinguj tė caktuar sikur flisni.


- Si ta nxisni zhvillimin e fėmijės? Pėrkrahni zhvillimin e bebes tuaj me aktivitetet qė vijojnė: Bėni njė lodėr mobile dhe e lidhni mbi krevatin qė ta shohė. Ledhatojeni beben, i flitni ndjeshėm dhe shfrytėzojeni emrin e saj, i lėshoni muzikė, i kėndoni, mbajeni mė shumė nė dorė, le t'ju shohė nė fytyrė derisa i flisni, e luhatni.


- Shenja qė sugjerojnė pengesė nė zhvillimin e fėmijės Tė gjithė fėmijėt janė tė ndryshėm dhe zhvillohen me shpejtėsi tė ndryshme, kėshtu qė nėse fėmija juaj nuk i bėn gjėrat e lartėpėrmendura, nuk do tė thotė se ėshtė i sėmurė. Megjithatė nėse fėmija juaj dallohet shumė nga fėmijėt tjerė, ose jeni tė brengosur pėr zhvillimin e tij ose u duket se ngec kėrkoni ndihmė nga profesionisti (pediatėr). Shenjat qė sugjerojnė qė ndoshta vėrtetė bėhet fjalė pėr pengėsė nė zhvillim janė:


- Trupin e ka jozakonshėm tė plogėsht apo tė shtangur. Dora apo kėmba e njėrės anė dallon nė krahasim me anėn tjetėr nė tonusin muskular. Gishtat e dorės gjithmonė janė tė mbledhura nė grusht. Deri nė muajin e dytė – tretė nuk i sheh personat rreth vehtes. Nuk bėn gu-gu . Thithja e gjirit ėshtė e kompromituar. Periudha tė gjata tė tė qarit dhe vėshtirėsi tė mėdha qė tė qetėsohet. Fėmija ėshtė jozakonshėm i urtė dhe i qetė. - Ku tė drejtoheni pėr ndihmė Pediatri juaj. Infermierja e patronazhit . Klinika e Pediatrisė – Ambulanca Konsultative e Neonatologjisė

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10484
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zhvillimi i Fėmijės, prej tė Porsalindur deri 3Muaj

Mesazh nga Dardania prej Sat 18 Apr 2015, 23:15

Zhvillimi i Fėmijės 3-6 Muaj
Nė moshė prej tre muajsh shumica e prindėrve kėnaqen me fėmijėn e tyre. Ai veē mė i ka kaluar tė shumtėn e proceseve tė adaptimit, karakteristike pėr pėriudhėn e tė porsalindurit. Foshnja juaj ėshtė njė qėnie sociale e cila kėnaqet qė ėshtė me ju, ndėrsa ju jeni mėsuar t'i kuptoni porositė e saj dhe tė pėrgjigjeni ashtu siē duhet.

Zhvillimi Social dhe Emocional
Fėmija juaj tashmė e ka mėsuar qė ju jeni personi qė mė shpesh ia plotėson nevojat, por ende s'e kupton qė ju jeni person mė vehte. Kur mbush katėr muaj kėnaqet nė kontakte dhe nė biseda, qesh nė zė dhe bėrtet nga kėnaqėsia, shqelmon me kėmbė, do njerėz rreth tij, interesohet pėr rrethin dhe pėr aktivitete tė ndryshme.

Zhvillimi motorik Fėmija juaj fillon t'i kontrollojė pjesėt e trupit. Mirė ėshtė ta lini njė kohė tė caktuar tė shtrirė nė bark, gjatė sė cilės i luan duart dhe kėmbėt. Kėshtu i forcon muskujt dhe kjo gjė ndihmon tė aftėsohet pėr aktivitetin e ardhshėm-zvarritjen. Katėr muajsh mund ta ngrejė kokėn dhe krahėrorin kur ėshtė i shtrirė nė bark. Nė kėtė pozitė lėviz (bėn lėvizje) me kėmbėt dhe duart. Tre-katėr muajsh luan me gishtat. Mund tė mbajė sende pėr kohė tė shkurtė. Mundet me dorėn sendet t'i afrojė gjer te goja. Gjashtė muajsh fėmija mund tė kthehet prej barkas nė shpinė. Nėse e vendosni nė pozitė tė ulur rrėzohet.


Tė dėgjuarit dhe tė pamurit Tingujt dhe fotografitė i bėhen mė tė qarta dhe mė tė definuara. E rėndėsishme ėshtė tė lejoni tė hulumtojė, prandaj i jepni kohė ta analizojė detajisht sendin qė e sheh dhe i ndihmoni tė koncentrohet. Fėmija ndjek me shiqim, sheh nga njė send nė tjetėr dhe mund tė fokusohet nė objekte tė vogla. E teston percepcionin e tij nė atė mėnyrė qė i kap dhe i fut nė gojė sendet qė i sheh. Njeh zėra dhe e kthen kokėn nė atė drejtim. Gjuha dhe tė folurit Prodhon mė shumė tinguj tė ndryshėm dhe tregon interes si punon goja juaj dhe si i prodhoni tingujt. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė bisedoni me tė. Kur fėmija juaj do tė prodhojė tingull, e pėrsėritni pas tij, ashtu edhe ai do tė kuptojė ēfarė tingulli ka prodhuar. Ia tregoni gjuhėn dhe ushtroni sė bashku p.sh. “po”. Nė kėtė moshė fėmija gugat dhe lėshon zėra nga fyti dhe e kthen kokėn nga zėrat. Si ta nxisni zhvillimin e tij? I flisni fėmijės shumė, bėni grimasa tė ndryshme, i kėndoni kėngė. E vini barkas nė dysheme qė tė luaj pėr njė kohė tė caktuar. E lini tė xhveshur nė dysheme dhe i lejoni tė shqelmojė. Vendosni sende me ngjyra tė forta qė t'i shohė, nė distancė qė tė mund edhe t'i prekė, dhe i thoni qė t'i preė. Siguroni mė shumė sende (lodra) me tė cilat mund tė luajė dhe i ndėrroni shpesh ose i lėvizni nė pozita tė ndryshme, kėshtu qė tė ketė diēka tjetėr pėr tė parė. I vendosni lodrat afėr qė tė mund t'i shohė, t'i prekė dhe tė provojė t'i shtyjė. Shenja qė sugjerojnė pėr pengesė nė zhvillimin Fėmijėt janė tė ndryshėm dhe zhvillohen me shpejtėsi tė ndryshme, kėshtu qė nėse fėmija juaj nuk mund t'i bėjė tė gjitha gjėrat qė janė tė pėrmendura mė lartė ndoshta ėshtė ashtu pasi qė nė moment ėshtė i zėnė me zhvillimin e ndonjė pjese tjetėr tė mėsimit. Megjithatė, nėse dallon shumė nga fėmijėt tjerė tė moshės sė tij, ose nėse jeni tė brengosur pėr zhvillimin e tij ose ju duket qė ngec, kėrkoni ndihmė profesionale (pediatėr). Shenjat qė sugjerojnė nė pengesa nė zhvillim pėrfshijnė: Njė tonus muskular shumė tė dobėt ose shumė tė potencuar. Nuk i shtrin spontanisht gishtat. Duart dhe kėmbėt i mban tė fiksuara tė shumtėn e kohės. Nuk i ndjek aktivitete me shikim. Prindėrit nuk mund ta qetėsojnė tėrė kohėn. Nuk pėrparon nė peshė. Nuk e njeh nėnėn dhe anėtarėt tjerė tė familjes. Nuk tregon interes pėr rrethin. Nuk reagon nė tinguj tė fortė. Nuk i ndjek tingujt me shikim. Nuk vokalizon aspak (nuk gugat). Ku tė drejtoheni pėr ndihmė? Pediatri juaj. Klinika e Pediatrisė – Ambulanca


firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10484
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi