» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Historia e Rrafshit te Dukagjinit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e Rrafshit te Dukagjinit

Mesazh nga Dardania prej Fri 17 Apr 2015, 19:59

Rugova
ėshtė njė lokalitet mė vete, qė pėrbėhet prej 13 fshatrave tė cilat shtrihen nė vargmalet e Bjeshkėve tė Nemuna,nė perėndim te qytetit tė Pejes, nga tė dy anėt e kėtij qyteti.Rugova fillon aty ku bistrica e Pejės del nga Gryka e Rugovės dhe vazhdon gjatė kėtij lumi deri tė burimet e tij nė Qafė tė Ēakorrit nė perendim.
Territori i Rugovės nė kohėn e sundimit osman ka qenė edhe mė i gjerė,kėshtu nė perėndim pėrfshinte malet e Smajlovices, Gllogjine dhe Rekat e Shekullarit.Vazhdonte deri nė afersi te Tregovishtės (Rozhajės), ku pėrfshinte disa fshatra. Pastaj vazhdon bjeshkėve dhe kufizohet me Bjeshkėt e Rusolisė duke pėrfshirė edhe Lipen dhe pėrpjekt pėrsėri ne Pejė.Nė kohėn e Perandorisė Osmane dhe mė vonė, Rugova pėrfshinte nė gjirin e saj edhe disa fshatra: Buxhovin, Husajt, Dacajt, Peshkaj, Plluncaj e deri nė Ballotiq.
Shumica e kėtyre banorve janė Lajq e Nikq. Rugova tani nė gjirin e sajė pėrfshinė kėto fshatra: Shtupeqin e vogėl, Shtupeqin e Madh, Rekėn e Allagės, Malajt, Drelajt, Kuqishtėn, Haxhajt, Stankajt, Bogėt, Shkrelin, Dugajeven, Koshutanin, dhe Pepajt.Pjesen dermuese te popullates e pėrbėjnė Kelmendasit, por pėrbehet edhe nga fise tjera: Shalė, Shkrel dhe Kastrat.Gjatė tė gjitha kohrave ky territor u rrah nga luftėrat e ashpra e sulmet e fqinjve Malazez, me qellim shfarosės, por priesit Rugovės gjatė gjithe kėtyre kohrave nuk u pėrkulen por qėndruan aty roje e kufirit.Trimat dhe trimrėshat e Rugovės pos qė u dalluan pėr heroizėm nė vėndin e vet, atyre u doli kohė edhe pėr ti ndihmuar vllezėrve tė tyre ne Rozhajė, Plave dhe Guci, Pazar tė Ri, e gjer nė Ulqin e Tuz, duke ju berė ballė sulmeve malazeze, qė vazhdimisht pretendonin pėr ti berė keto territore si tė tyre.Prijesit e Rugovės u dalluan me theks tė veēante qė nga periudha e Lidhjės sė Prizrenit, prej mbajtjės sė kuvendit tė Parė qė u mbajt nė Prizren nė Qershor te vitit 1878, ku moren pjesė si pėrfaqėsues tė Rugovės Sali Jaha i Koshutanit dhe Qele Shabani nga Stankaj.

Gjatė gjithė kohės pushteti qendronte nė duart e vendasve, prandaj Rugova e gėzonte nje autonomi territorjale.Ndikim tė madh nė mesin e Rugovasve pati edhe Ali Pashe Gucia. Ai pėrmes Sali Jahes mblodhi tėrė Rugovėn, dhe me keto forca shkoi pėr ta mbrojtur Plavėn dhe Gucinė nga sulmėt e Malit tė Zi. Rugovasit ngadhnjyen mbi ushtrin e komanduesit, nga vojvoda Mark Milani prandaj populli kesaj ngjarje i kėndoj:
Dul Milani n Qafė t Brovisė, ndore t juve Krent e Shqipnisė...

Gjithashtu ndikim tė madh tė Rugovasit kishte edhe Haxhi Zeka ku gjatė pėrpjekjeve per ta ringjallur Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė Pejė gjatė vitit 1899 i kishte aktivizuar edhe Rugovasit me tė cilėt mbante kontakte tė pėrhersheme e sidomos me parin e Rugovės si: Sadri Elezin e Malajve, Bale Idrizin e Bogajve, Haxhi Ēelėn e Stankajve, Rexhė Avdin nga Shkreli, Kadri Bajrin nga Koshutani, Ibėr Hyseni nga Reka e Allages, Halil Turkun nga Kuqishta, dhe Mehmet Bajraktarin nga Shtupeqi i Vogė.
Aktiviteti i Rugovasve nuk mungoj as gjatė kryengritjeve tė vitit 1910.Nė ketė kohė u dalluan sidomos nėpėrkrahjen e Isa Boletinit, Bali Idrizi nga Bogajt, Kadri Bajri nga Koshutani, Ymer Elezi e Zekė Haxhia nga Kuqishta. Gjatė kėsaj pėriudhe nuk mungoi as aktiviteti i femrės shqipėtare nė luftėn pėr ēlirim kombėtar.Vlen tė pėrmendet heroizmi i Bikė Alisė e cila i vrau 7 ushtar turq pėr ta ruajtur nderin.
Bikė Alia si Krajlicė, Shtatė nizam i preu sakicė....( Huazuar nga Zyrafete Muriqi-Lajqi )
Sali Jaha
(Lindi n“ vitin 1803 n“ Rugovė, Pejė - V.1883 ) ushtarak dhe bajraktar nga Kosova, pjesėmarrės i Lidhjes sė Prizrenit.
Major Sali Jaha - Bajraktari i Rugovės, lindi nė vitin 1803 nė Koshutan tė Rugovės. Rrjedh nga familja Kurtdedaj, familje qė nxorri mė vonė edhe bajraktarin Sak Faslia.
Sali Jaha si 14 vjeēar inkuadrohet nė luftė pėr mbrojtjen e atdheut nga sulmet malazeze. Nė Luftėn e Bukovikut (1817) Salihi nxjerr dy krena dhe njė flamur duke ua prer kokėn nė dyluftim dy harambashėve malazez tė njohur pėr vrasje e plaēkitje jo vetėm nė Rugovė, por edhe mė gjerė. emėruar Bajraktar nga vet rugovasit dhe nga pushteti osman. Nė kohėn kur ishte nė shėrbimin ushtarak tė Pėrandorisė Osmane, Salihi radhitet ndėr ushtarėt mė tė dalluar dhe gradohet me graden e majorit (binbashit). Qė nga kjo kohė ai njihet mė emrin Sali Jahė Binbashi (majori). Rugova gjatė kohės sė Sali Jahės u bė vend strehim pėr shumė personalitete tė tjera si: Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa Boletini etj. Sali Jaha ishte ishte njėri nga bashkėluftėtarėt dhe bashkėpunėtorėt mė tė afėrt me atdhetarėt Ali Pashė Gucia, Haxhi Zeka, Sylejman Vokshi, Jakup Ferri, Ali Ibra, Ahmet Zeneli etj. Ndėr luftėrat e njohura tė Sali Jahės dhe rugavasve ishte Lufta e Beranės kundė malazezėve tė udhėhequr nga Mark Milani dhe Todor Bajraktari. Nė kėtė luftė Salihut iu vranė edhe dy djemtė e tij. Bashkėluftėtarėt mė tė njohur tė Salihut nga Rugova ishin Zhuj Selmani, Avdi Smajli, Ēelė Shabani (zėvėndėskomandant i Salihut), Demė Isufi, Rexhė Avdia, Kadri Bajri (zėvėndėsbajraktar i Salihut) etj.
Me 10 qershor 1878 nė Prizren u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit ku u mblodhėn rreth 110 burra tė penės e tė pushkės nga e gjithė Shqipėria. Nė mesin e kėtyre atdhetarėve ishte edhe Sali Jaha sė bashku me Ēelė Shabanin si pėrfaqėsues tė Rugovės. Pas Lidhjes ai u angazhua me tėrė qenien pėr mbrojtjen e trevave shqiptare tė Plavės dhe Gucisė qė Fuqitė e Mėdha ia dhanė Malit tė Zi. Ishte anėtar i shtabit ushtarak tė formuar nga Ali Pashė Gucia nė shtator 1879 pėr tė udhėhequr luftėn kundėr malazezėve. Jeta e tij vazhdoi me luftėra deri sa vdiq nė vitin 1883. Eshtrat e tij pushojnė sot pėrkrahė eshtrave tė Sak Faslisė nėn hijen e molikės, nė Qafė nga ku shpesh u dha kushtrimi pėr luftė kundėr armiqėve shekullor.

Kadri Bajri:
Lindi ne vitin 1823 ne Koshutan tė Rugovės ėshtė veprimtar shqiptarė.
Biografia
Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 ne Koshutan tė Rugovės nė kohėn kur populli shqiptar po perjetonte ditėt mė tė vėshtira nėn okupimin turk dhe sulmete parreshtura tė fqinjėve serbo-malazez pėr ndarjen e trojeve etnike shqiptare. Eshtė kjo koha e lulėzimit dhe e shuarjės me gjakė tė dy pashalleqeve shqiptare, tė pashallekut tė Ali Pashė Tepelenės dhe atij tė Bushatlinjeve tė Shkodrės. Fėmijėrinė Kadriu e kaloi nė Rugovė e pjesėrisht nė Pejė. Shumė herėt shquhet pėr mėnquri dhe trimėri dhe si i tillė qė nė moshėn 17 vjeqare, ai u bashkangjitėt luftėtarėve rugovas nė luftėrat e pafund pėr mbrojtjėn e kufijve dhe trojeve shqiptare. Pėr mėnqurinė dhe guximin qė tregoi nė pėrleshjet me armikun ai fitoi shpejtė simpatinė dhe dashurinė e mbarė popullates sė Rugovės, Pejės e mė gjėrė dhe si i tillė zgjedhet udhėheqės- BAJRAKTAR- i Rugovės nė vitin 1846 nė njė kuvend gjithėrugovas. Kadri Bajri, sė bashku mė vėllaun mė tė ri (Hysen Bajrin 1825-1848) u treguan si prijės tė zotėt dhe strategė tė vėrtetė nė luftėrat e pėrgjakshme pėr mbrojtjėn e trojeve shqiptare. Kadri Bajri ishte ideor e shpirtėror i rugovasve nė paqe dhe prijės sypatrembur nė betejat e shumta qė bėnė rugovasit pėr mbrojtjėn e tokave tė veta e mė gjėrė, kurdoherė tė ndihmuar nga vullnetarė tė tjerė nga Peja e nga vėnde tė nryshme tė Rrafshit tė Dukagjinit. Ai mori pjesė dhe udhėhoqi luftėrat nė Smilovicė, Mokna, Kacuberr, Beranė, Shekullar, Moraqė etj. Kadri Bajri me luftetarėt e tij pati detyre tė posaqme nė Lidhjen e Prizerenit e poashtu ishte prijės mė 1879 kur vritet Mehmet Ali Pasha nė kullėn e Avdulla Pashė Drenit, qė kishte ardhur nga Stambolli pėr ta shuar me gjak Lidhjen e Prizerenit. Nė luftėn e Kaqanikut, krahas Idriz Seferit e luftetarėve tė tjerė mori pjesė edhe Kadri Bajri me forcat e veta.

Populli e pėrjetėsoi kėtė:
Kadri Bajri po e c’vesh shpatėn, Po i shlėlqen si hana natėn, Hana natėn e dielli ditėn, N’Kaqanik e kan zanė pritėn, N’Kaqanik tė guri i Ē'pum, Gjysa dekum, gjysa t’varruem…
Kadria ishte edhe pjesmarrės i Lidhjės sė Pejės. Ku mė Haxhi Zek Pejėn,Ali Pashė Gucine,e shumė trima tė tjerė Shqipetar lidhėn Besėn per mbrojtjen e trojeve Shqipetarė deri ne vdekje.
Ali Pashė Gucia(….-1885), Haxhi Zekė Peja(1832-1902), Kadri Bajri(1823-1918).

Kadri Bajri ishte edhe prijės i forcave tė Lidhjės sė Prizerenit edhe nė luftėn e mirėnjohur tė Nokshiqit.

Nė kėtė luftė nėn flamurin dhe komanden e tij, luftuan heroikisht luftetarėt rugovas, luftetarėt e Podgurit dhe tė vendeve tė ndryshme tė Rrafshit tė Dukagjinit. Ai pati shokė tė idesė e bashkėluftetarė besnikė edhe Ali Pashė Gusinė e Haxhi Zekė Pejėn. Kėta kurdoherė i erdhėn nė ndihmė njėri-tjetrit.
Kur nga Stambolli i rrezikohet qendrimi nė Pejė, Haxhi Zekės, Haxhiu gjeti strehim nė Rugovė, nė kullėn e Kadri Bajrit, i ruajtur dhe i mbrojtur nga trimat rugovas.

Keshtu veproj Kadriu kur e kercenoj Mark Milani Haxhi Zeken : Kadri Bajri n’kam na u que , N’jatagan dora I ka shkue, PO ma preke ti mu o Haxhin, Une t’vras ty e ta kalli shpin.

Pas Kongresit tė Berlinit, tė pakėnaqur me vendimet e tijė me ndėrhyrjen e Malit tė Zi tek Rusia e Rusia tek Porta e Lartė, Kadri Bajri, Haxhi Zeka, Ali Pashė Gusia e Haxhi Qela u syrgjynosėn nė Stamboll. Kadria e Haxhi Zeka lirohen pas tri vitesh. Edhe nė Kuvendin gjithėpopullor tė Verrat e Llukės ai ishte pjesėmarrės. Kėtė e vėrtetojn edhe dokumentet historike dhe vendimet e kėtij kuvendi dihen.
Kadri Bajri vdiq mė 1918 duke ua lėnė tė vetėve, dhe gjithė shqiptarve amanetin qė tė luftojn pėr Shqipėri.
Ku po del Syni i Shqipnis
Del Rugova n' der t' kapis,
Kajmekam me na dhan izė,
Kem n' adet me marr jurish,
Kem adet jurish me marrė,
Zot ka ka Rugova t'par,
Kadri Bajrin Bajraktar,
Hajdar Feku ka nis me dal,
Hajdar Feku trim daji,
N'Sudnic po don me hi,
Zot n'Sudnic kush a met,
SaliJahės tre djelmt e vetė,
Lokja e tij po ban medet,
Ban medet e thot kuku sot,
M' ka lan nusen dame rok.



Hysen Bajri
(1825-1848) ‘’Hysen Bajri’’.
FLAMURITARI I RUGOVES
Hysen Bajri lindi ne vitin 1825 ne Koshutan te Rugovės.Ishte vllau me I vogel i Kadris.Si I ri u bashkua me luftetaret e rogoves dhe me vellaun e ti me te madh Kadrinė, per ti mbrojtur trojet shqiptare nga parandorija osmane dhe serbia e mali I zi.Ne te gjitha luftrat per Shqiperi ku mori pjesė , ai e mbajti flamurin ne dore. Ishte trim sypatrembur por ne vitin 1848 ne lufte me flamur ne dore , ball per ball me Miter Milanin udheheqesin e forcave malazeze , vellaun e Mark Milanit bie herojkisht ne fushebeteje ne Shekullar duke i lėnė te pikelluar per jete tė gjithė tė afermit , farefisin e me gjėrė…---
Amaneti I tij percillet me breza nga pasardhesit e ti , per mbrojtjen e trojeve etnike Shqiptare , Dhe per ruajtjen e tradites e zakoneve kombetare ‘’SHQIPETARE’’.
Atė kenduan edhe nė kėngė: Hysen Bajri
Hysen Bajri po ban me dore,
nuk po muj baclok me fole,

se me ka ra gjaku ne goj
me kan pre shkijet me jatagan.

Hysen Bajri fjal ka que,
A ka djal ne Rugovė me shkue,
Nanes teme me mi kallxue,
Kjajmi shokt ma fort se mue,
Kjajma smajlin e kjajma zeken,
Qysh nuk iken o mem lan vetem,
Bashk me mu e kan ba deken.

Pas shum luftrave e pas shum torturave , Me 28 nėntorė ne vitin 1912 arrinė deshira e kahmotshme e Shqiptareve. Arrinė njė Pamvaresi e gjymtė dhe nje Shqiperi e copėetuar sepse mbetet pa ’’Metvegjen,Bujanofcin, ,Kosoven,Qamerine’’e shumė e shumė troje te tjera te okupuara nga Greket nga Serbet nga Malazezet etj.
Me 17 shkurte 2008 shpallet Pavaresia e Kosoves, Dhe njė here e pergjithmonė shkeputet nga Serbet.
‘’Shqiperise dal ngadale po I sherohen plaget e vjetra’’…!(Huazuar nga Argjend Bajraktari - Wikipedia.org)

(Keri i Sadri Bardhit)
Popullatėn liridashėse tė Rugovės e munduan eprorėt e ushtrisė Malazeze,sidomos Veshoviqi. Nė vjeshtėn e vitit 1918 ushtria serbe bashkė me atė Franceze e thyen frontin e Selanikut dhe pėrseri u vėndos pushteti serb ne Kosovė.Pas rivendosjės se pushtimit Serb, filloj nje rezistenc e fortė e popullit shqipėtar nė Rugovė,Rozhajė Plavė e Guci, sidomos gjatė vitit 1919.
Ketė vit territoret Pejės Deqanit Gjakovės Istogut Plavės e Gucisė, por edhe vendeve tjera tė Kosovės i kishin pėrfshirė kryengritjet shqipėtare.Pėr ta shtypur ketė kryengritje ushtria serbe dėrgoj nė Rugovė,Plav e Guci forca tė medha me ē rast u zhvilluan beteja tė pėrgjakshme, ku pas njė rezistence gati tė pa thyeshme forcat shqipėtare tė Rugovės u detyruan tė tėrhiqen sepse ishin tė armatosura dobt. Ushtria serbo/malazeze e shfrytėzoj ketė rast, dhe kah kaloj aty pari bani gjenocid dhe terror tė pa parė.Gjatė pėrleshjeve nė keto beteja tė pėrgjakshme qe u zhvilluan pėr komb e fe, flamur e atdhe, u dalluan: Sali Rama Ker Sadria, Ali Hyseni Zhuk Haxhia,Fazli Zymeri etj. Keta u tėrhoqen nė Shqipėri por aksionet e tyre kunder ushtrive malazeze u zhvilluan deri nė vitin 1924.Kjo trevė kishte 78 kaēak qe vepronin nė vitėt 1920 - 1921 tė cilėt nė tė shumten e rasteve udhėhiqeshin prej Sali Ramės e Ker Sadrisė.
Ker Sadria si vroē i zi
Kqyr sa shpejt mo dalė n Malsi

Se n Malsi kur koka dalė

krejt Rugovės po i ēon fjalė

Thuj serbisė si ma sheh sherrin

ta ēkyj postėn ta kputi telin

dal nė xhade ta vras asqerin

Pesqin djem si i ka Rugova

S“i ka vendi as krejt Kosova!

Sali Rama
Lindi nė Bogė tė Rugovės me 1892. Komandant (major), strateg ushtarak dhe udhėheqės i shquar i Rugovės qė luftoi pėr mbrojtjen e kufirit shqiptar kundėr forcave malazeze tė Knjaz Nikollės dhe Mark Milanit.
Periudha 1900-1946
Koha tjetėr qė pėrfshin periudhėn 1900-1946, nė tė cilėn u bė njė rezistencė gjithnjė e madhe, qe e pėrmbushur me luftėra e beteja tė shumta, prapė nxori nė shesh kryetrimat e luftrave tė radhėve tė para. Sali Rama, Ker Sadrija, Sak Fazlija, Jashar Haxha, Zhuk Haxhija, Rizė Zymeri, Tahir Coli e tė tjerė tani udhėheqnin masat nė luftėra e beteja gjithnjė pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore dhe dhanė jetėn ose u burgosėn pėr njė Shqipėri etnike.

Nė kėtė periudhė tė pėrpjekjeve tė mėdha Sali Rama, Ker Sadrija e Sak Fazlija janė ata qė u bėnė sinonim i fitores dhe i rezistencės. Ker Sadrija tani ishte tribun popullor, Sak Fazlija trim i betejave e Sali Rama strateg luftarak.

Biografia

Sali Rama
Sali Rama i Bogėve ėshtė njėri prej kryekrenėve rugovas, si u thonė nė kėtė anė luftėtarėve tė radhėve tė para, i cili tėrė jetėn, derisa ra nė burg, luftoi pėr mbrojtjen e atdheut.

Rugova nxori shumė kryekrenė, kaēakė. Prijėsi kryesor i kryekrenėve tė Rugovės ishte Sali Rama. Ai u bė legjendė pėr rugovasit, kurse tmerr pėr armiqtė. Kėtij kaēaku tė parė tė Rugovės i doli zėri anembanė dhe kudo, ndėr shqiptarė, gėzonte respekt. Ishte njė mesoburrė mustaqezi, i patrembur edhe pse i qetė, i urtė, bujar dhe me virtyte tė shumta.

Rezultatet e tė gjitha betejave, e tė luftėrave qė u zhvilluan nė kėto anė, qė nga lufta e Beranės, lufta e Pazarit, lufta e Moknės tė cilat janė luftėrat mė tė mėdha, rezultojnė falė strategjisė luftarake tė Sali Rames. Sali Rama mori pjesė nė tė gjitha ngjarjet e rėndėsishme dhe u dallua si personalitet i rėndėsishėm.

Mė 1911 merr pjesė nė luftėn e Beranės, ku rugovasit kishin shkuar tė ndihmojnė popullatėn e asaj ane.

Mė 1912 merr pjesė nė betejėn e pare tė Moknės.

Mė 1919 ndalon ēarmatimin e popullatės rugovase nga pushtuesi serb qė e bėnte nė gjithė Kosovėn, nėn tė drejtėn e mbretėrisė sė porsaformuar SKS. Kėtė vit e udhėheq rezistencėn nga gryka tė Tuneli i pare, pėr tė mos i lejuar militaristėt serb qė tė dalin nė Rugovė. Po kėtė vit kalon nė Shqipėri nėpėr Junik.

Mė 1920 kthehet nė Rugovė, bėn mobilizimin e masave dhe organizon njė tubim popullor, ku marrin pjesė pėrfaqėsuesit e Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Plavės.

Mė 1921 Lėvizja pėr ēlirimin e Kosovės ėshtė nė vlug, ku Sali Rama dhe Ker Sadrija raportojnė sė kanė mė shumė se 100 luftėtarė tė rregullt nė dispozicion pėr kėtė ēėshtje.

Mė 1923 Sali Rama gjendet nė Krumė, ku kishte shkruar pėr tė pare mundėsinė e marrėveshjes me qeverinė shqiptare pėr rezistencė tė pėrbashkėt.

Pėr tė i'u shmangur likuidimit tė tėrė tė familjes se tije nga forcat serbo-malazeze, vetėdorezohet. Me 1947 Sali Rama dhe Zhukė Haxhija dėnohen me vdekje - pushkatim sikur armiq tė ish Jugosllavisė, tė cilėve pastaj ky dėnim iu kthye nė 20 vjet burg tė rėnde (8 vite nė Nish dhe 8 vite nė Goliotok). Prokuror kishte Ali Shukriun.

Nė vitin 1946 dėnohet i biri Azemi me 3 vite burg nė Smederevė tė Serbisė.

Nė nėntor tė vitit 1956 maltretohen rėnde dhe burgosen tė bijtė Azemi dhe Beka si dhe vellau Avdiu i cili pas lirimit nga burg vdes.

Me 26.01.1993 Republika e Shqipėrisė, Presidenti i Republikės i jep zotit Sali Rama urdhrin pėr veprimtarie patriotike tė klasit tė I (parė).

„Udhėheqės, propagandues, e luftėtar pėr mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit e ripushtuesit, duke qene shembull pėr pasuesit nė luftėn pėr pavarėsi e ēlirim.“
Lidhja e Dytė e Prizrenit
Sali Rama ishte pėrfaqėsuesi i Rugovės ne Lidhjen e Dytė tė Prizrenit nė shtator tė vitit 1943
Duhet tė theksohet se nė mbėshtetje tė kėrkesave tė Aqif Blutės do tė ngrihej fuqimisht pėrfaqėsuesi i Rugovės, patrioti Sali Rama, i cili do tė theksonte:

„Edhe un, si malėsuer, due me fol nė kėt Kuvend, me folė pėr tė mirėn e Vendit, me fol, poh, pėr t’i u lutun Qeverisė s’onė nė Tiranė qi tė mundohet me na i shpėtue qato tokė krejt shqyptare qi janė andej ē’prej Mitrovicet, nė Pazari i Ri| e nė |Senicė. Ato janė toka t’ona pse atje populli asht shqyptar, me zemėr e me adete, si na kėsaj ane. Un i njof njato vend, pse kam konė me luftue, bashkė me shok‘t e mij, kundra shkjevet, qi dojshin me hie atje me vra e me therė gjinden, veē se janė e duen me metė shqyptarė sikur na kėndejna.“''

Konfiskim pasurie
Me 20.02.1946 Sali Rames dhe vellaut tė tije Avdiut, i konfiskohet e tėrė pasuria si armik i Jugosllavisė/Serbisė.
Nė Bogė konfiskohen 8 hektar e 29 ari.
Nė fshatin Treboviq tė Pejės konfiskohen 4 hektar e 98 ari.
Po ashtu konfiskohen 200 copė dele, 32 lopė, 32 dhi dhe 2 kuaj.



Zhuk Haxhia
Nė luftrat qe u zhvilluan pėr mbrojtjėn e Plavės e Gucisė, nga ushtritė serbo malazeze qe synonin territorėt e banuara me shqipėtar,e qe fuqitė e mėdha pėr hater e qejfė tė Rusisė cariste e cila i pėrkrahte haptazi dhe fuqimishtė Serbin e Malin e Zi ato territore i lanė nen sundimin e Malit tė Zi.Nė vitin 1941 popullsia e atyre viseve pėrgatitej tė bente ēmos pėr t u bashkuar mė trungun amė.Edhe nė kėtė rast Rugova dhe prijėsit e sajė u dalluan dukshėm duke i dhenė njė ndihmesė tė pa krahasueshme popullit vendas vėlla pėr kah gjuha e gjaku, doket e zakonet, afria e territorit.Kėta ishin Zhukė Haxhia,Sak Faslia, Sylė Mehmeti, Ker Sadria, Sali Rama, Bek Rexhepi, Haxhė Mustafa, Tahir Coli etj.
Zhuk Haxhia rrjedh nga ni familje me tradita patriotike.Ishte nipi i Ēelė Shabanit.I ati i tij Haxhi Ēela ishte udhėheqs dhe luftetarė i njohur Rugovas qe nga viti 1907 nė betejėn qe u zhvillua nė majėn e Lanit kundėr Malazezve.Qe nga ajo kohė Zhuk Haxhia do tė merr pjesė nė ēdo betejė. Me 1911 ėshtėpjesmarrės ne luften e Beranit.Me 1912 merr pjesė nė luftėn e Moknės. Me 1918 1924 ėshtė njėri nder luftarėt me tė dalluar tė Rugovės.Qendroi nė Junik gjatė kohės sė Junikut neutral.Njėkohė tė gjatė ishte kryetar i Rugovės.

Me 1941 Zhuk Haxhia me ēetėn e tij ishte nė mbrojtje tė kufirit etnik shqipėtar dhe ne krye te vullnetarve Rugovas.Gjatėluftimeve qe u zhvilluan ne vitin 1941 1945 pėr mbrojtjen e kufirit Zhuk Haxhia e merr gradėn Major.Ēeta e tij pėrbahet nga luftar tė spikatur si: Ker Sadria, Sali Rama,Sak Faslia, Tahir Coli, Jashar Haxha,Hys Selimi, Rizė Zymeri etj. Zhuku me ēetėn e tij nėbashkpunim me Isuf Bajraktarin dhe HaxhėMustafėn e mbrojtėn vijen kufitare prej kullės sė Moknave deri nė Qafė t Ēakorrit. Ky trim me ēetėn e vet lufton pareshtur edhe pas vitit 1945 deri sa me 1946 i dorzohėt pushtetit komunist, i cili e denon me 20 vjet burg. Vdiq me 1965 nė Lutogllavė.


Nga e majta: Zhuj Keri me Arif Reken
Zhuj Keri: Ėshtė i biri i Ker Sadrisė.Njė pjesė tė jetės femijrore e kaloi nė Shqipėri sepse i ati i tij trim legjendar i luftrave dhe betejave pėr mbrojtjen e territoreve shqipėtare ishte i ndjekur nga pushteti sllav.Pas vrasjės se Ker Sadrisė,familja e tij kthehėt nė Rugovė, me ē rast me 1941 Zhujė Keri emrohet kryetar komune pėr Rugovė.Gjatė kohės se tij i pleqnonte rastet kontestuese,ngatėrresat e gjaqet. U burgos gjatė aksionit tė armeve
Njėqind vjet n i paqa jetė, tė gjitha kam pėr t i kalua kaēak, e kurrė nuk kamė me u pajtua me pushtimin e Kosovės, e coptimin e Shqipnisė...







ZHUJ SELMANI
fotografia e dyte eshte ber ne vitin 1878 .Nga kjo familje e madhe nga koshutani dolen shum trima te medhej si ZYMER SELMANI.ZHUJ SELMANI.HYSEN SELMANI.keta trima ishin luftetaret e lidhjes shqiptare te prizerenit dhe luftuan kunder pushtusve te huaj,ishin luftetaret me te dalluar te asaj kohe .nga kjo familje dolen edhe trima te tjer qe ishin pasardhesit e ZYMER SELMANIT ,RIZ ZYMERI.ISUF ZYMERI.MET ZYMERI.UK ZYMERI.HALIL UKA.SELMAN ZYMERI.BAJRAM RAMA.keta jan trimat me te dalluar te rugoves qe me vite te tera e shkaterruan armikun ,dhe nuk e kursyen jeten per atdheun e tyre . Der per der e shpi per shpi, Ne njato kulla kush ka hi, Zhuj selmani me kapaklli, Flake te kuqe e tym te zi. Kah len dilli,kah len hana, Zhuj selman MURIQI nuk ban ma nana. Huazuar nga Durim Muriqi

Imer Maliqi me t birin Zymerin
Imer Maliqi: U lind nė Nokshiq me 1900.Rrjedh nga njė familje mė tradita patriotike.Ėshtė i biri i Maliq Hakut dhe i Kaje Shabanės, bijė Rugove e njohur me emnin Kajė Galja, qe i kishte vrarė 5 ushtar malazezė.Njė periudhė ishte pjestare e ēetės sė Bajram Currit.Po ashtu edhe i ati i Imerit u dallua nėmbrojtjen e territoreve tėPlavės e Gucisė, nga ēdo invadim i ushtrive tė huaja. Nė luftėra tė ndryshme pėr ta mbrojtur atdheun e vet nga pushtuesit malazez Imerit i vritėn tre vėllezėrit. Delia Zymeri dhe Alia

Imer Maliqi njė kohė tė gjatė qėndroj nė Kosovė,pastaj u kthye nė Nokshiq. Mirėpo atje ushtria dhe Xhandarmeria Serbo Malazeze nuk e lanė tė qetė ditė as natė.Gjatė viteve 1941 1945 Imer Maliqi sėbashku me Shemsi Ferrin, vėhet ne krye tė forcave vullnetare pėr ta mbrojtur popullatėn shqipėtare tė atyre viseve tė rrezikuara nga ushtritė dhe forcat ēetnike serbo / malazeze tė cilat diku direkt e diku indirekt punonin sėbashku pėr shfarosjėn e popullatės shqipėtare. Gjatė luftės sė dytė botnore ishte pjesmarrės dhe organizator i tė gjitha luftrave qė u zhvilluan pėr mbrojtjėn e Plavės Gucisė,Hotit Grudės Pazarit tė Ri etj.

Ai edhe pas vitit 1945 nuk u pajtua me rexhimin komunist por luftoi me konsekuenc e vetmohim nė kuadėr te guirilės shqipėtare duke u dalluar pėr trimri nėpėrleshjet e ndryshme me brigadat partizane qė e kishin okupuar vendin. Gjatė viteve 1945 - 1947 kur edhe u vra vepronte nė kuadėr tėēetave tė Rugovės

Bege Maliqja.
Nga Nokshiqi, luftėtare e dalluar nga Rugova, bashkėluftetare e Shote Galicės, e cila pėrkrah vėllezėrve,burrave e prijėsve tė tjerė tė Rugovės mori pjesė me armė nė dorė ne luftė kunder Serbėve e malazezve
RRETHIMI I KOSHUTANIT DHE ARRESTIMI I 24 BURRAVE (Huazuar nga Ilir Muriqi)

Ne vitin 1913 njė njesit malazez hyri nė Koshutan dhe arrestoi njėzet e katėr burra(nė mesin e tyre edhe Sak Faslinė)me qėllim qe ti pushkatojnė. Mirėpo ata shpetojnė falė gjeturisė sė Ibish Bajramit nga Koshutani. Pushkatimit nuk i shpetoi Zymer Selmani , vėllai i luftėtarit e tribunit kombėtar Zhujė Selmanit. Zymeri ishte kapur nė Pejė dhe tė njejtėn ditė ishte likuiduar nga malazezėt. Arrestimi i burrave te Koshutanit ishte bėrė me qellim hakmarrjeje, prandaj ata kudo ishin nė shenjestėr pėr likuidim. Koshutanasit mė parė kishin vrarė disa malazezė dhe kishin djegur Bukovikun. Nė krye tė luftėtarėve qe e dogjėn Bukovikun qėndronte Zymer Selmani, tė cilit nė afėrsi tė Bukovikut, malazezėt ia kishin vrarė meshkujt e shtėpisė, qė ishin me bagėti. Pas vrasjes sė barinjėve Zymeri me dyzet (40) bashkėfshatarė kishte ndėrmarrė kėtė aksion pėr tė marrė hak. Kishin ra dhe e kishin djegur Bukovikun .
Pas arrestimeve dhe vrasjes sė Zymer Selmanit, represioni malazez u bė edhe mė i egėr. Nė shėnjestėr tė tyre ishte Koshutani. Nga frika e tmerri se malazezėt do tė bėjnė masakėr nė Koshutan, shumė familje lėshuan katundin e disa i larguan gratė, pleqtė e fėmijėt pėr t'i shpetuar terrorit. Njė numėr sish dolėn nė Shqipėri e disa zbritėn nė Pejė. Nė Pejė u vendosėn familja e Sadik Beqirit, Adem Sylės, Rrukė Arifit, Shar Hasanit, e Tahir Sharit ku e kaluan dimrin nė kasolla tė dobėta e tė punuara shpejt e shpejt, tė cilat nuk i plotėsonin as pėr sė afėrmi kushtet pėr banim. Acari e tė ftohtit e dimrit shkaktuan sėmundje qė shkaktuan edhe viktima, ndėr tė cilat ishin edhe Sadik Beqiri e Hajrie Arifi.
Krahas dhunės e terrorit qė bėnte Mali i Zi mbi popullsinė rugovase, Knjaz Nikolla atyre ua kishte frikėn dhe druante shumė prej tyre. Ai duke pėrkujtuar tė kaluarėn gjatė luftėrave tė Moraces, tė Beranės, tė Plavės e Gucisė, tė Nokshiqit e tė tjera, kur hartonte ndonjė plan luftarak pėr tė pushtuar toka shqiptare, sic ishte Shkodra, parashikonte arrestime tė rugovasėve. Pikėrisht kur e sulmoi Shkodrėn shumė rugovas i mori peng dhe i mbajti nė izolim me qėllim qė tė mos kenė mundėsi t'i dalin nė ndihmė Shkodrės. Ne mesin e tė izoluarve ishin: Haxhi Cela i Cel Shabanit, Mujė Kadria i Kadri Bajrit, Cuk Rrushi i familjes sė Sali Jahės, Keqė Sadria i Kuqishtės, Ramė Hyseni, Beqir Ademi, Hysten Rrustemi, Jakup Ademi, Tahir Alia, Imer Zeneli nga Malajt e tė tjerė. Pra Knjazi kishte arrestuar burrat e familjeve rugovase mė nė zė dhe luftėtaret mė tė dalluar tė asaj kohe.

Sak Faslia
(Lindi. 1885 Rugovė, Pejė - Vdiq. 1944) si bajraktar shqiptar nga Kosova, ėshtė njėri ndėr luftėtarėt mė tė dėgjuar tė Rugovės. Ai u dallua sidomos nė luftėrat e shumta tė zhvilluara kundėr malazezėve.

Sak Faslia u lind nė vitin 1885 nė Koshutan tė Rugovės. I takon familjes sė Kurtdedajve, e njohur pėr trimėri dhe bujari qė nga shekulli XVIII. Ėshtė nipi i Sali Jahės, bajraktarit, komandantit (major) dhe udhėheqėsit tė shquar tė Rugovės qė luftoi pėr mbrojtjen e kufirit shqiptar kundėr forcave malazeze tė Knjaz Nikollės dhe Mark Milanit. Sali Jaha ishte edhe pjesėmarrės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit (1878). Luftoi dhe veproi pėrkrah rugovasve tė njohur si Ker
Sadria, Sali Rama, Jashar Haxha, Tahir Coli etj.

Ishte viti 1911, vit kur Perandoria Osmane po pėrjetonte fundin e vet nė Ballkan dhe Mali i Zi donte tė zgjerohej nė dėm tė tokave shqiptare, vit kur filloi veprimtaria luftarake e Sak Faslisė. Nė kėtė vit u zhvillu lufta e Beranės kundėr forcave malazeze dhe Saku u dallua si udhėheqės dhe strateg, edhe pse ishte mjaft i ri nga mosha. Pas njė lufte tė ashpėr malazezėt u thyen keq.

Nė vitin 1912 forcat malazeze ia mėsyn sėrish Rugovės dhe Rrafshit tė Dukagjinit. Sak Faslia sė bashku me rugovasit iu dolėn nė pritė nė vendin e quajtur Mokna dhe i shpartalluan plotėsisht forcat malazeze. Kjo luftė ėshtė e njohur si Lufta e Moknave.

Rezistenca e rugovasve tė udhėhequr nga bajraktari i tyre Sak Faslia vazhdoi gjatė tėrė pėriudhės qė nga pushtimi i Kosovės nga Serbia e deri nė Luftėn e dytė Botėrore. Pothuaj se nuk ka vit nė kėtė periudhė qė nuk u zhvilluan lufta tė pėrgjakshme kundėr serbėve dhe malazezėve.

Me shpartallimin e Jugosllavisė sė Versajės nė vitin 1941, tokat shqiptare u copėtuan dhe u ndan nė mes tė Gjermanisė, Italisė dhe Bullgarisė. Krahina e Rugovės bėnte pjesė nė prefekturėn e Pejės qė i takoi protektoratit italian e mė vonė atij gjerman. Ky protektorat propagandonte liri tė plotė pėr shqiptarėt edhe pse flamurit iu shtuan sėpatat e Liktorit.

Nė Pejė nė vitin 1941, nė fund tė qershorit erdhėn forcat shqiptare nga Shqipėria tė udhėhequra nga major Rexhep Gilani e Kolė Bibė Mirakaj dhe kishin pėr qėllim mbrojtjen e kufirit etnik shqiptar nga serbomalazezėt. Kėtyre forcave iu bashkėngjitėn edhe forcat vullnetare shqiptare tė Kosovės.

Me 1 korrik 1941 Sak Faslia u takua mė pėrfaqėsuesit ushtarak e administrativ tė qeverisė shqiptare nė Pejė. Pėrfaqėsuesi ushtarak, major Kolė Bibė Mirakaj e caktoi Sakun si udhėheqės tė luftės pėr mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi, duke iu drejtuar mė kėto fjalė: "Meqė jeni pasardhės i Sali Jahės sė njohur, bajraktarit tė Rugovės dhe jeni dėshmuar si luftėtar i denjė pėr ēėshtjen kombėtare, u shprehim besimin pėr organizim e pėr udhėheqje tė luftės pėr mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi", dhe e dekoroi mė njė dekoratė (nishan) pėr meritat e tij nė luftė.

Menjėherė pas kėsaj forcat vullnetare shqiptare tė udhėhequra nga Sak Faslia dhe repartet ushtarake tė ushtrisė shqiptare u vendosėn nė vijėn kufitare Morinė - Qafė e Diellit - Qafė e Ēakorrit - Mokna - Qafė e Dasmorve - Smilovicė.
Sak Faslia mori udhėheqjen e Batalionit "Gramos" ku komandant ishte Rexhep Gilani. Mė tė pėrhapur tė lajmit se ushtria shqiptare arriti nė Rugovė, rugovasit kush mė armė e kush pa to iu bashkuan atyre forcave. Ja si e pėrshkruan rapsodi ardhjen e ushtrisė shqiptare nė Luftėn e Moknave:
Pas vendosjes nė kufi, vazhdoi pėr tri vite lufta dhe rezistenca e rugovasve dhe ushtrisė shqiptare pėr mbrojtjen e kufirit. Sak Faslia nė ēdo betejė i printe ushtrisė me flamur nė dorė. Ketė flamur e vendosi nė kullėn e Moknave nė kufi dhe u bė roje e pathyer e kufirit.Ka shumė tregime pėr trimėritė e treguara nga Saku gjatė kėtyre viteve. Ja njė nga ato.

Pasi qė Saku ishte bėrė tmerr pėr ushtaret serbo-malazez, komanda e ushtrisė serbo-malazeze vendosi tė marrė njė aksion pėr likuidimin e bajraktarit. Kjo detyrė iu besua oficerit Vukosav Keniq. Ai, Sakut i kėrkoi luftė ballė pėr ballė duke i thėnė se:
"nė qoftė se je bajraktari i Rugovės mė tė vėrtetė, mė dil pėrballė, se ose kam me ta marrė atė kerrpė(flamurin) ose nuk i them vetit njėri"

Dy malazez tė tjerė kishin pėr detyrė qė tinėzisht t'i binin Sakut nga prapa dhe ta likuidojnė. Sak Faslia pa u hamend fare me flamur dhe pushkė nė dorė i doli pėrballė. Kėtė e pėrshkruan edhe rapsodi:
"Krisi topi, po bjen buria
Fort luftojke Sak Faslia
Sak Faslia, bajraktari
Yrysh bojke Vukosavi
Vukosavi po bon yrysh
Don flamurin me ia grabitė
Sak Faslia i shpėrdhitė
Ja ka dhan dy pluma n“ gjyks...
Ėshtė e njohur sidomos trimėria e Sakut dhe rugovasve tjerė nė luftėn pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė. Me 16 korrik 1941 nė Qafė tė Ēakorrit forcat rugovase u bashkuan me vullnetarėt nga Rrafshi i Dukagjinit qė udhėheqėshin nga Ali Bajraktari i Junikut, Selim Shabani i Isniqit, Demė Alia i Pozharit, Haxhi Bajraktari i Vranocit etj. dhe u drejtuan pėr nė Plavė e Guci. Aty zgjodhėn edhe udhėheqjen e pėrbashkėt tė tė gjitha forcave. Bajraktar u emėrua Sak Faslia.

Forcat malazeze sulmuan nė Morinė e Velikė e pastaj nė Zhanicė, Pepaj e Nokshiq. Forcat vullnetare qė arrinin nė 3000 veta iu kundėrvunė dhe i detyruan forcat armike tė tėrhiqen. Pas kėsaj fitore Saku me forcat e veta u kthye prapė nė kufi.

Me 4 nėntor 1941 forcat ēetnike sulmuan Pazarin e Ri (Novi Pazarin) qė ishte nėn mbrojtjen e forcave vullnetare tė atij rajoni. Nė ndihmė pėr mbrojtjen e Pazarit tė Ri shkuan edhe forcat rugovase nėn komanden e Sak Faslisė dhe Sali Ramės. Aty erdhėn nė ndihmė edhe forca tjera nga viset e ndryshme tė Kosovės, si nga Istogu, Mitrovica, Drenica etj. Forcat e Drenicės udhėhiqeshin nga Miftar e Cenė Bajraktari, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica etj.

Forcat e Pejės mė rrethinė udhėhiqeshin nga Kurt Abazi, bajraktar i Radacit, Mulla Zekė Bėrdyna, Adem Bajraktari i Vranocit, Demė Ali Pozhari etj. Forcat vullnetare shqiptare arrinin nė mbi 6000 veta. Nė njėrėn nga betejat e zhvilluar kundėr ēetnikėve nė Pazarin e Ri, bajraktari Sak Faslia u plagos nė kėmbė, por flamurin nuk e lėshoi nga dora.

Ja si e pėrshkruan rapsodi kėtė ngjarje:

"Prej Rugove janė ra n'Pazar
Ku luftuan rrafsh tri javė,
Tri javė ditė kanė luftua,
Q'atėherė Saku ish varrua!
Demė Haxhia si po thua?
Edhe vet Sako jam varrua!
Dej n'spital s'po muj me shkua,
S'en spital na'i paskan ēua.
Dema ish vdekė Saku ish pshtua.
Ish dekė Dema haj medet
Tuj liftua pėr atdhe t'vet..."
Pas qėndrimit nė spital, Saku kthehet pėrsėri nė Rugovė dhe vazhdon luftėn pėr mbrojtjen e kufirit.
Kryetari i Qeverisė shqiptare, Mustafa Kruja, nė qershor 1942 bėri njė vizitė nė Kosovė. Me 29 qershore, nė ora 12.30, arriti nė stacionin hekurudhor nė Pejė, i shoqėruar nga shumė veprimtar nga Kosova dhe Shqipėria. Pėr ta pritur kishin dalė Sefedin Begolli, kryetar i Bashkisė sė Pejės, Xhevat Begolli, prefekt nė Pejė etj. Aty ishte edhe bajraktari i Rugovės Sak Faslia, tė cilin Mustafa Kruja e dekoroi me njė dekoratė si simbol i qėndresės kufitare. Ishte kjo hera e tretė qė Saku dekorohej pėr heroizėm dhe pėr fitore nė betejat kundėr serbo - malazezėve.
Nishani mė tė cilė nė vitin 1942 u dekorua Sak Faslia nga Kryeministri i Shqipėrisė Mustafa Kruja. Nishani ka nė mesė 4 shkronja, S. F. B. R. qė janė shkurtesa pėr Sak Faslia Bajraktar i Rugovės.Mė 30 prill 1944 plagoset pėr herė tė dytė bajraktari, por as kėtė herė nuk e lėshoi flamurin nga dora. Pėr plagosjen e tij shkruan edhe shtypi shqiptar i kohės. Kėshtu p. sh. gazeta "Lidhja e Prizrenit" nr. 13 e vitit 1944 njoftonte pėr plagosjen e Sakut.
Pas shėrimit nga plagėt e marra, ai vazhdoi qėndrimin nė kufi derisa edhe u vra nė luftė me malazezėt nė vitin 1944 nė Majė tė Smilovicės, aty kah ora 14.00 e qėlloi njė predhė e murtajės sė dorės. Si tregojnė bashkėluftėtarėt, fjalėt e fundit tė tij para se tė vritej ishin: "O kadale cėrnogora, se s'ti lėshojmė kurrė kėto troje, kėtu i thonė Rugovė". Bashkėluftėtarėt e vorrosėn udhėheqėsin dhe bajraktarin e tyre aty ku ra pėr lirinė e trojeve shqiptare, nė kufirin shqiptaro-malazez, nė Smilovicė.
Me 3 qershor 2004, me rastin e 60 vjetorit tė vrasjes sė Sak Faslisė, nė njė Akademi Pėrkujtimore, Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova Sakė Faslinė - Hero tė Kombit.

Tahir Coli

Tahir Coli u lind ne Bogė ne vitin 1885. Eshtė biri i Col Muzliut, i cili me 1902 bie heroikisht duke luftuar kunder hordhive malaziase nė betejėn qe u zhvillua ne Kerrsha te Divlakut. Tahir Coli eshte njeri prej bijėve me tė shtrenjtė rugovas tė kohės sė tij. Ai me pėrkushtim ndoqi rrugėn e trimave mė tė spikatur rugovas, bashke me Sali Ramėm,Sak Fazlinė,Zhukė Haxhinė,Rizė Zymerin,Isuf Bajraktarin,Imer e Bege Maliqen,Shemso Ferin,Haxhė Mustafėn,Xhemė Zekėn, e shumė e shumė te tjreve qe nuk kursyen asgjė per atėdhe gjatė gjithė jetes se tyre. Tahir Coli ėshtė pjesmarrės edhe ne luften e Beranit ne vitin 1911, ku rugovasit kishin shkuar per ta shpetuar Beranin nga pushtuesit malazias. Ketu zhvillohet njė betejė e rreptė, ne te cilen rugovasit dalin fitimtar. Nder luftetaret me te dalluar ishte edhe Tahir Coli. Ne kohen e Austrisė kur nje grup malaziasish kishin rėnė ne Bogė per te plaqkitur, me c'rast marrin dyqind(200) dele ne ketė katund. Tahir Coli perseri del nė skenė. Ai me te degjuar, merr pushkėn dhe e fillon luftėn me ta. Ketu Tahirit ne ndihme i kishte ardhur edhe Xhemė Zeka nga Koshutani. Keta bashkarisht i nxjerrin delet, kurse malazezet ne vend te deleve tani ktheheshin me njė viktimė te cilen ua shkaktoj Tahir Coli.
Tahir Coli gjatė gjithė Luftės se Dytė Boterore me vete kishte edhe te birin Haxhiun, i cili as nje moment s'iu nda babait.Tahir Coli vdes me 1961 ne Bogė, ku edhe varroset. Ai vdes vetem fizikisht kurse veprimtaria e tij patriotike gjatė gjithė jetes se tij do te mbetet shembull per brezat qe do te vijnė.
MALAZEZET KERKOJNė BISEDIME ME LUFTETARET RUGOVAS DHE TAKIMI I SAK FASLISE ME VUKOSAV KENICIN

" Bajraktar , kam deshirė qe tė bisedoj me Ju se vėrtet ishe bajraktar i Rugoves. Mendova tė tė vras ose tė t'a marr flamurin, tė kėrkova luftė ballė pėr ballė , ju mė dhatė plumb nė gojė dhe mė vratė. Por Zoti nuk mė vrau. Trimat si ju i adhuroj" -- i thotė Sak Faslisė, Vukosav Keniqi luftėtar i dalluar malazez.
Bike Alia u lind ne katundin Haxhaj te Rugoves, ne vitin 1880. Rrjedh nga
nje familje e njohur e cila dha shume luftetare trima per mbrojtjen e
trojeve etnike shqiptare.Qe nga Lufta e Nokshiqit e Kendej dhe pesoi me te
madhe nga anmiku serbomalazez.Eshte e bija e Sadri Elezit, pjesemarres ne
Luften e Nokshiqit.Bika u lind e u rrit ne nje kohe te veshtire atehere kur
i gjithe populli shqiptar ishte ne lufte per vdekje a liri .Ne vitin
1895-1896e martoi i jati per Ali Tafilin ne Shtupeq te Madh.Aty krijoi
familje dhe pati dy djem e Dy vajza ishte kohe e veshtire kur populli
shqiptar ishte ne lufte kunder Perandorise Osmane, periudha e turqeve te
rinj (xhntu-rve).Gjate asaj periudhe Perandoria Osmane ishte ne nje krize
te madhe politike qe e coi ne revolucion.Pas atij revolucioni ne te cilin
ngadhenjyenxhonturqit, ata me te shpejte filluan ta vendosin pushtetin e
tyre kudo.Ashtu vepruan edhe ne Rugove banoret e te ciles nuk u pajtuan ne
nje gje te tille.Ngjarjet e viti 1908 qe perfshine Kosoven kishin perfshire
edhe Rugoven.Ato nuk kishin te ndalur.Per te shuar rezistencen shqiptare ne
keto vise perandoria kishte derguarXhavit Pashen i cili kerkonte dorezimin
e Isa Boletinit , Isa Boletini kishte perktahjen e popullit kudo e
gjithashtu edhe te rugovasve.Andaj as Rugova nuk kursehej nga dhuna e
terrori qe u shtronte ushtria turke.Shperthim i kryengritjeve shqiptare
gjate viteve 1910 beri qe Porta e Larte te dergojeTurkut Pashen per ta
shtypur me force rezistencen shqiptare.Ne ate kohe ushtria turke doli edhe
ne Rugove per te shuar rezistemcen dhe per te vendosur pushtetin e
vet.Rugovasit kishin larguar familjet nga shtepite e tyre dhe i kishin
strehuar neper mal, kurse burrat ishin ne gjendje gatishmerie.Ushria turke
pervec vrasjeve qe bante digjte dhe i c'nderonte femrat shqiptare.Ne ate
kohe forcat turke mareshojn neper Paklene dhe dalin ne Shtupeq te Vogel kuhasin ne rezistence.Ne Shtupeq te Vogel ne lufte kunder anmikut me se
shumti u dalluan Mustafe Sejda e Isuf Haxhia te cilet ia dhane besen njeri
tjetrit i dolen anmikut perpara dhe filluan lufte.Kettyre dy burrave qe
ishin besatuar ne mes veti u kishte shkuar ne ndihme edhe Smajl Cuku me
c'rast kishin vrare shume nizame tuq ku bie edhe Mustafe Sejda.Pas vrasjes
se Mustafes, Isuf Haxhia kishte mbetur vetem duke luftuar pasi qe Smajli
ishte terhequr dhe i kishte kerkuar edheIsufit qe te terhiqet, por Isufi
kishte dhene besen se per te gjalle nuk terhiqet.Pas nje kohe bie heroikisht
edhe Isufi,sic thote edhe kenga popullore
''Ē ka Paklena qe po dridhet?
Mustafe Sejda nuk po lidhet
Ē ka Peklena qe po gjimon?
Isuf Haxhia po lufton''
Pasi theu rezistencen ushtria turke dogji disa shtepi te ketij katundit dhe
kaloi ne Shtupeq te Madh Bollopac.Ne Shpelle te Kerrshit ishte Bike Alia
nje trimereshes sypatrembur dhe heroine e vertete e ketyre shrepave e cila
mbrojti nderin e femres shqiptare duke luftuar kunder ushtrise turke ashtu
sic kishte luftuar edhe Koje Selmanja ne Luften e Nokshiqit(1879/80) bije
nga Koshutani.Pasi ushtaret turq kerkonin qe te dalin nga shpella Bike Alia
kishte dalur me nje sakice ne dore dhe kishte filluar luften me ta.Bikes i
kishte shkuar ne ndihme edhe nji nuse e re dhe kishin arritur t'i presin 5
nizame, sic thote rapsodi
....I tup robni kanė hetue
jurisht bajshin me i ēnerue
Si sokol ish konė nji grue
Bike Alija n' streh te kerrshit
Largohu thot zapive t mretit Largohu qent e Anadollit
Se nuk jam ***--*** unė e Stambollit
S'ish kjene grua po ish kjene krajlice, Motra e Zhujės Qafkapricė
Pese nizam i preu sakice
Pasi nizamet e mretit pane se pesuan nga femrat shqiptare gjuatjten me topa
ne shpellee dhe vrane e dogjen 12 veta ne mesin e te cileve ishte edhe i
shoqi i Bikes, dy vajzat, djali i saj Shpendi i mitur dhe shtate te
tjere Djali i madhi Bike Alijes Isufi 11-12 vjecar ishte ne bjeshke duke
ruajtur bagetine i cili shpetoi i vetem.U rrit ke kushrinjte dhe ne vitet
1930 -ta u martua me nje vajze nga Pepaj te bijen e Beqe Alise Zejnepin.Ne
vitin 1932 i lindi djal Imeri .Ne vitin 1934 dolen ne shqiperi , dhe u
vendosen ne Fier ku edhe sot jetojne nipat dhe mbesat e Bike Alijes, Isufi
ne Shqiperi pati edhe tri vajza e dy djem , vdiq me 1970
Tani djali i vajzes Isufit, Behijes Arbeni i lindur ne vitin 1967 eshte
sportisti me i dalluar ne mundje(kategoria e rende) kampion i Shqiperise Nga
familja e Bike Alijes pervec te jatit te saj ne lufte u dalluan edhe axha i
saj Muce Elezi me te bijte te cilet te gjithe vriten ne lufte kunder
malazezeve Njerin prej bijve te Muces , Ademin malazezet e kishin zene te
gjalle e kishin lidhur per kali dhe e teheqin zvarre deri ne Shtupeq te
Madh.Ne vitin 1919 nga pushtuesit serbomalazaz familja e Bikes ne Haxhaje
kishte pesuar keq ku pervee te rriturve nga torturat e dhuna nuk ishin
kuryer as kater motrat e Bikes te moshes13 deri ne moshen tri-vjecare bashke
me te emen e tyre njerken e Bikes.Bika la vetem nje vella babe,Istref
Sadrine (1884) i cili qysh heret ra ne gjak me malazeze te Shekullarit dhe nje
kohe e kaloi neper male Istrefi kishte vrare Gjorgje Lekiqin nga Shekullari
per arsyer se ia kishte marr token me force sikur shume
Rugovasve te tjere Istref Sadria gjate Luftes se Dyte Boterore1941-1944 ishte luftetar i dalluar ne radhen e
njesise vullnetare te Sak Faslise. Pas perfundimit te luftes perseri i
ndjekun nga malazazet per shkak te vrasjes meparshme me malazeze detyrohet
qe ta shese tere pasurine qe lishte ne Rugove per t'ua dhene malazezeve qe
te mos ndiqet prej tyne.Vdiq ne vitin 1953 ne moshen 69 vjecare

SADRI ELEZI
Nė historinė shqiptare njihet si pjesėmarrės, pėrfaqėsues i trevės sė Rugovės nė tubimet e besėlidhjeve shqiptare te Verrat e Llukės dhe tė Besėlidhjes sė Pejės, “Besa -Besė”, tė tribunit popullor, Haxhi Zekės. Gjatė asaj kohe tė kryengritjeve tė mėdha shqiptare kundėr sundimit tė Turqisė, Sadri Elezi ka qenė krah i djathtė i Haxhi Zekės dhe nė betejat e shqiptarėve kundėr ushtrisė turke 1908-1912, disa herė ka qenė i plagosur. Sadri Elezi ka pasur plagė, nga tė cilat edhe ka vdekur dhe varri i tij ėshtė buzė minares sė Xhamisė sė vjetėr tė Istogut.
Dyndjet e kėsaj familjeje nė Rrafsh tė Dukagjinit pasojnė pas njohjes sė Sadri Elezit me tribunin e Pejės, Haxhi Zeka. Sė pari familja vendoset ndėrmjet dy luftėrave botėrore nė Gllaviēicė tė Pejės, pastaj nė Bajicė fshat buzė Drinit tė Bardhė te Banja e Istogut, dhe sė fundit nė Cerrcė, ku ėshtė edhe sot. Por shumė pasardhės tė saj jetojnė edhe nė Prishtinė dhe nė shumė shtete tė Evropės, mė sė shumti nė Gjermani, Austri, Luksemburg, Zvicėr dhe Itali.
Ibrahimi u lind rreth dy javė pas hyrjes sė brigadave partizane, qė veten e quanin ēlirimtare, nė Istog dhe nė fshatrat e kėsaj ane. Sė pari vijnė brigadat partizane tė Shqipėrisė, e pas tyre edhe njė brigadė partizane e Malit tė Zi - Brigada e Bokės - e quajtur nga vendėsit edhe Brigade e zezė, pėr shkak tė krimeve qė ka bėri mbi shqiptarėt.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10679
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi