» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Vajtim pėr Librin Shqip ose Kultura e Mosleximit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vajtim pėr Librin Shqip ose Kultura e Mosleximit

Mesazh nga Dardania prej Sun 12 Apr 2015, 18:29

 Nga agim Vinca:
Shkolla Shqipe Norvegji - Foto Illustruese
Rėnia e sistemit komunist e ēliroi letėrsinė shqipe nga diktati e  

Agim Vinca
censura, por e vuri para sfidash tė reja. Tok me sistemin e vjetėr ra edhe doktrina e realizmit socialist e instaluar prej tij, me ēka letėrsisė shqipe, nė tėrėsinė e saj, iu bė i mundur zhvillimi i lirė mbi bazėn e pluralizmit estetik. U demonopolizua veprimtaria botuese dhe u rehabilituan krijuesit e ndaluar; u zgjerua harta e vlerave edhe me veprėn e kėtyre tė fundit, tė gjallė e tė vdekur, gjė qė mund tė quhet njė arritje e kulturės sonė nė fillimet e pluralizmit. Por, ekonomia e tregut, nė njėrėn anė dhe rrėnimi i mekanizmave vlerėsues, nė anėn tjetėr, krijoi mundėsinė qė gjithkush qė kishte para ose edhe njė status tė caktuar shoqėror tė mund tė botonte libra, edhe atėherė kur ato nuk i plotėsonin as kriteret minimale letrare, estetike, gjuhėsore e tė tjera.


Pas njė periudhe fashe nė fillim tė viteve nėntėdhjetė dhe kah mesi i kėsaj dekade pėr mungesė letre e normaliteti nė Shqipėri, kurse nė Kosovė pėr shkak tė apartheidit serb, i cili nuk i kursente as njerėzit e as librat, gradualisht u normalizua veprimtaria botuese nė gjuhėn shqipe, kurse letėrsia shqipe, falė prurjeve tė reja, si tė krijuesve tė afirmuar, ashtu edhe tė tė rinjve qė dolėn nė skenė ndėrkohė, nisi ta marrė veten dhe ta zėrė hapin me letėrsitė e tjera nė rajon dhe, deri diku, edhe nė botė. Mirėpo, letėrsia, nė sistemin e ri tė vlerave, qė e dikton shoqėria e konsumit, nuk e ka mė statusin e dikurshėm dhe nuk ėshtė tėrheqėse si mė parė, kur leximi i veprave letrare, si nė poezi, ashtu edhe nė prozė dhe veēanėrisht i romaneve, ishte njė nga kėnaqėsitė mė tė mėdha pėr lexuesin shqiptar.

Tirazhi i veprave letrare nė gjuhėn shqipe sot ėshtė i vogėl. Rėndom ai sillet te 500 kopje, nė mos edhe mė pak. Edhe veprat e shkrimtarit mė tė njohur, mė tė pėrkthyer dhe mė tė lexuar bashkėkohor shqiptar, Ismail Kadaresė, botohen nė 1000 kopje. Nė disa syresh, madje, mbase mu pėr kėtė arsye, tirazhi nuk figuron fare (shembull: romani "Aksidenti" dhe libri eseistik "Mosmarrėveshja"). Ka ikur koha kur romanet e kėtij shkrimtari botoheshin me tirazh prej 25 mijė kopjesh, siē ndodhte, fjala vjen, me romanin "Dimri i vetmisė sė madhe" (1973) dhe shiteshin brenda pak ditėsh ose shumė-shumė brenda javės. Kurse rrėfimet pėr pritje nė rend para librarisė pėr tė shtėnė nė dorė njė libėr letrar, sot duken si pėrralla me marsianė.

Nga librat qė autori i kėtyre rreshtave ka pasur nė dorė nė kohė tė fundit vetėm dy arrijnė shifrėn rekorde prej dhjetė mijė kopjesh: libri auto-biografik i biznismenit dhe politikanit Behgjet Pacolli: "Nga sfida nė sfidė, njė jetė" (2010) dhe libri i publicistit Bedri Islami kushtuar njė figure politike, kryetarit tė njė partie politike, tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), zotit Ali Ahmeti, me titull: "Ali Ahmeti si e njoha unė ose I vėrteti", i shkruar pas aferės sė dosjeve nė Maqedoni dhe i botuar (e promovuar) nė prag tė zgjedhjeve mė tė reja parlamentare nė kėtė vend. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se ka pasur edhe vepra letrare qė nė kėto vite janė bėrė "bestselerė", natyrisht nė rrethana shqiptare, si proza "Preja e njė martese tė lodhur" (2003) e Rudina Xhungės dhe romani "Tė jetosh nė ishull" (2008) i Ben Blushit, por zhvillimet e mėvonshme treguan se kėto vepra famėn e tyre, mė parė sesa vlerės artistike, ia detyrojnė mbėshtetjes mediale tė mediave tė fuqishme elektronike tė Tiranės. Tirazhi i veprave letrare nė gjuhėn shqipe ėshtė i vogėl; njė pjesė e autorėve ua shpėrndajnė falas atė miqve dhe tė njohurve ose u mbeten nė rafte nėpėr shtėpitė e tyre, kurse librat me poezi, me pak pėrjashtime, as qė pranojnė t'i tregtojnė pronarėt e librarive pėr shkak tė interesimit tė vogėl tė lexuesve. Dhe ėshtė e ēuditshme qė numri i studentėve dhe i universiteteve, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė e nė Maqedoni, rritet nga dita nė ditė, kurse numri i lexuesve dhe i konsumuesve tė librit bie vazhdimisht.

Njė kolumnist shqiptar nga Shkupi, qė ėshtė njėkohėsisht edhe shkrimtar (nuk ėshtė Kim Mehmeti, por Shkėlzen Halimi), shkroi kohė mė parė: "Sikur vetėm njė pėr qind e atyre qė kanė tituj tė magjistrave dhe doktorėve t'i vizitonin libraritė edhe ashtu tė pakta, me siguri botuesit tanė nuk do tė ankoheshin pėr pozitėn e rėndė tė librit shqip". Nuk e di si qėndron puna te popujt e tjerė qė janė nė tranzicion (njė tranzicion i stėrzgjatur, qė s'i shihet fundi), por te ne shqiptarėt aktualisht ėshtė shumė mė i madh numri i atyre qė shkruajnė libra sesa i atyre qė lexojnė libra, kurse universitetet tona mė shumė se kuadro tė afta, tė pajisura me dije e kulturė, prodhojnė analfabetė me diplomė.

Qasja e kėtillė arsimit shqip, shkollės shqipe dhe kulturės shqiptare mund tė duket e zymtė dhe pesimiste, por shpalosja e sė vėrtetės dhe diagnoza e saktė e sėmundjes ėshtė gjithmonė mė produktive sesa fshehja dhe zbukurimi i sė vėrtetės, siē veprojnė ata qė duan t'i mashtrojnė njerėzit dhe t'i arsyetojnė dėshtimet e veta individuale e kolektive. Letėrsia shqipe sot, sikurse edhe nė tė kaluarėn, vazhdon tė krijohet nė kontekste tė ndryshme politike e kulturore, por, ndryshe nga ē'ndodhte dikur, duke pėrjashtuar pjesėrisht periudhėn e viteve '70, sot ėshtė bėrė realitet ėndrra e qarkullimit tė lirė tė njerėzve, librave dhe ideve nė relacionin: Prishtinė-Tiranė dhe anasjelltas. Kanė rėnė barrierat ideologjike dhe kontrolli i vjetėr i kufijve, por hapėsira kulturore shqiptare ende nuk funksionon si njė e tėrė dhe e pėrbashkėt. Ėshtė krijuar mundėsia e botimit dhe e shkėmbimit tė librave, por mungojnė revistat e pėrbashkėta letrare e kulturore, manifestimet letrare me karakter mbarėkombėtar, projektet e pėrbashkėta tė prezantimit tė letėrsisė shqipe nė botė dhe nisma tė tjera tė ngjashme me interes pėr letėrsinė dhe kulturėn kombėtare. Pėr integrimet shqiptare flitet vazhdimisht nė mėnyrė verbale, por pak ėshtė bėrė konkretisht nė kėtė plan, si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Tiranė, pėr tė mos thėnė se herė-herė bėhen veprime qė ēojnė nė drejtim tė kundėrt. (Ndoqa kėto ditė nė TV Klan njė emision pėr poezinė.

Gjatė dy orėve e gjysmė, sa zgjati emisioni, nuk u pėrmend asnjė emėr poeti jashtė territorit tė Shqipėrisė shtetėrore: gjithēka sillej brenda atyre 28 mijė kilometrave famoze, shumė mė keq se nė kohėn e komunizmit. Madje fitohej pėrshtypja se tė ftuarve nė studion e TV Klanit as qė u shkonte nė mend se letėrsi shqipe ėshtė krijuar dhe krijohet edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė sė cunguar. Asnjė emėr poeti, asnjė libėr, asnjė vjershė, asnjė varg; asgjė pėr farė, jashtė territorit tė asaj qė quhet Republika e Shqipėrisė! E ishin ftuar pėr tė biseduar nė temėn "Tė jesh poet" poetė tė njohur, dhe poetesha, gjithsej gjashtė, plus moderatori i emisionit, qė edhe vetė merret me letėrsi. Televizioni i fuqishėm "Klan" nuk e kishte parė tė udhės tė ftonte qoftė edhe njė krijues tė vetėm nga Kosova a Maqedonia nė emisionin nė tė cilin flitej pėr letėrsinė kombėtare! Qė tė mos mė zihet pėr tė madhe se po bėj vėrejtje tė njėanshme, nė kuptimin politik tė fjalės, po shtoj sakaq se edhe emisioni pėr librat e rinj, qė emetohet ēdo tė diel nė "Top-Channel", ngrihet mbi tė njėjtin koncept: shtetėror e jo kombėtar. Nė morinė e fytyrave tė shkrimtarėve qė shfaqen nė "shpicėn" e emisionit "Libri i ri" tė Top-it tė dielave nė mbrėmje (qė edhe ashtu ėshtė e pashije), nuk shihet portreti i asnjė shkrimtari jashtė kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė. Dhe sikur tė mos mjaftonte "shpica", edhe gjatė emisionit shumė rrallė ndodh, pėr tė mos thėnė fare, tė paraqitet ndonjė libėr i botuar nė Prishtinė, nė Shkup, nė Tetovė, nė Ulqin a gjetiu ku jetojnė e krijojnė shqiptarėt).

Pėr ēka flasin shembujt e mėsipėrm: pėr mungesė vetėdijeje mbi ekzistimin e njė kulture unike kombėtare; pėr inerci nga e kaluara apo pėr nėnēmim tė vlerave tė krijuara jashtė kufijve administrativė tė "shtetit amė", nė "diasporė", siē thuhet shpesh gabimisht edhe kur flitet pėr shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e tyre etnike e jo vetėm nė botėn e jashtme. Sido qė tė jetė, pėr tė gjitha ngapak apo pėr secilėn veē e veē, dukuritė e kėtilla ndikojnė negativisht te njerėzit qė e duan dhe pėrpiqen me gjithė zemėr pėr bashkimin e kombit tė ndarė shqiptar, qoftė edhe nė planin shpirtėror dhe i "inkurajojnė" ithtarėt e tė ashtuquajturit "identitet tė ri kosovar", duke u dhėnė njė "argument" mė shumė pėr ta vazhduar turrin e tyre tė marrė kundėrhistorik tė krijimit tė kombit tė shpifur "kosovar" dhe, rrjedhimisht, edhe tė dy gjuhėve e kulturave kombėtare.

Ėshtė pėr t'u habitur fakti qė kėtė tezė e mbrojnė tė shumtėn e herėve mu ata qė nė vitet '80, kur zhvillohej fushata e egėr kundėr kulturės shqiptare dhe "propagandės nga Shqipėria fqinje", angazhoheshin pėr krijimin e hapėsirės sė pėrbashkėt kulturore jugosllave, pėrfshirė edhe kulturėn shqiptare qė krijohej nė ish-Jugosllavi, sepse, "duhet tė nisemi nga ajo qė na bashkon e jo nga ato na ndajnė", arsyetonin ideologėt e "hapėsirės sė pėrbashkėt kulturore jugosllave", qė gjenin shumė pika tė pėrbashkėta me Beogradin atėbotė, kurse nuk gjejnė tė tilla me Tiranėn sot! Bėra dy vėrejtje qėllimmira pėr dy nga mediat mė tė rėndėsishme shqiptare tė kohės sonė, televizionet "Klan" dhe "Top-Channel", nė lidhje me dy emisione konkrete, por, pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se mediat dhe posaēėrisht ato elektronike, kanė bėrė njė punė tė madhe nė afrimin dhe njohjen e shqiptarėve nė tė dy anėt e kufirit, madje mė shumė se universitetet, katedrat e letėrsisė, shoqatat e shkrimtarėve, institutet shkencore etj. Mund tė thuhet, madje, se televizionet shqiptare, kanė bėrė mė shumė se institucionet shtetėrore tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės bashkė nė integrimin e shqiptarėve si komb. Rasti i Italisė, sipas Umberto Ekos, tregon se ky fenomen ka ndodhur shumė kohė mė parė edhe me popujt e tjerė.

Nė njė intervistė dhėnė gazetės franceze "Le Monde" me rastin e 150- vjetorit tė bashkimit tė Italisė, shkrimtari dhe semiologu i njohur theksonte rolin e madh tė televizionit italian nė afrimin e dallimeve gjuhėsore e tė tjera mes Jugut dhe Veriut. Duke filluar sidomos nga fundi i viteve '50 tė shekullit tė kaluar, televizioni luajti, sipas Ekos, njė rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen dhe konsolidimin e gjuhės sė pėrbashkėt letrare italiane. Falė TV-sė, edhe kryeministri problematik italian, Berluskoni, thotė Eko, e flet mirė italishten, kurse polici e taksisti i thjeshtė, shton, "mund tė mė njohin me tė parėn". Por roli i televizionit nė shoqėrinė e sotme ėshtė ambivalent: emancipues dhe akulturues njėkohėsisht. Sepse ai i largon njerėzit nga libri dhe i bėn rob tė ekranit, qė pasivizon mendjen e njeriut dhe degradon vlerat. E njėjta gjė mund tė thuhet pak a shumė edhe pėr internetin, njėrėn nga shpikjet mė tė mėdha tė kohės sonė, qė po ashtu ka pėrparėsitė dhe dobėsitė e veta. Prozatori i talentuar shqiptar nga Shkodra, Ridvan Dibra, shkroi kohė mė parė: "Libri nė koma. Rroftė Facebooku!".

Libri klasik, i shtypur nė letėr, me shkronja tipash e madhėsish tė ndryshme dhe i lidhur mes dy kopertinash, tė forta a tė buta, po rrezikohet gjithnjė e mė shumė nga komunikimi virtual. Lartmadhėria e tij, Interneti, ėshtė bėrė si njė sirenė bashkėkohore, tundimit tė tė cilit nuk mund t'i rezistojė askush. Letėrsia po e humbet karakterin e saj elitar, kurse puna krijuese po bėhet gjithnjė e mė shumė ēėshtje private. Pozitėn e shkrimtarit shqiptar sot, vetminė dhe braktisjen e tij, e ka shprehur mė sė miri, nėpėrmjet njė parabole interesante, poeti Anton Papleka nė parathėnien e librit tė tij me poezi "Udhėhumbur" (2000). E kam cituar edhe njė herė tjetėr kėtė tekst, prandaj po e jap nė mėnyrė paksa tė shkurtuar. "Duke vrarė mendjen pėr gjendjen time pa rrugėdalje njė ditė m'u kujtuan barinjtė e vendlindjes (…). Nė bjeshkėt e larta, nė vetmi (…), befas ndaleshin diku dhe sokėllinin sa u hante zėri. Ai vrushkull tingujsh (…), i ngjante njė pasthirrme, por nuk ishte njė pasthirrmė e zakonshme. Sokėllima e tyre nuk i drejtohej ndonjė njeriu konkret. Ata nuk shpresonin qė atė ta dėgjonte ndokush. Ca mė pak, qė tė merrnin pėrgjigje. Ata sokėllinin pėr veten e tyre. Ishte njė reagim instinktiv kundėr vetmisė, kundėr izolimit. Me sokėllimat e tyre, ata (…), donin ta bindnin veten se gjallonin diku. Donin tė sfidonin, nė njė farė mėnyre, vetminė dhe shurdhėrinė qė i rrethonte".

Njė reagim instinktiv kundėr vetmisė dhe izolimit; njė "klithmė ekzistenciale". Kjo ėshtė poezia e kohės sonė. Njė mėnyrė pėr tė sfiduar vetminė dhe shurdhėrinė qė na rrethon. Mbase njė iluzion. Si pasojė e zhvil- limeve socio-kulturore dhe tekniko-teknologjike, letėrsia nuk e luan mė rolin qė kishte dikur nė jetėn e njerėzve dhe nė gjirin e shoqėrisė, kurse kultura shqiptare ballafaqohet me disa probleme specifike, qė dolėn nga kutia e Pandorės nė periudhėn postkomuniste. Ėshtė shqetėsues fakti qė nė emėr tė lirisė sė mendimit, tė rishikimit tė sė kaluarės dhe tė kinse ēmistifikimit tė miteve nacionale, nė hapėsirėn shqiptare janė shfaqur tendenca ēintegruese dhe janė ringjallur paragjykimet krahinoriste, tė cilat kombin shqiptar e trajtojnė mė shumė si ansambėl fisesh sesa si komb modern me vetėdije historike pėr tė kaluarėn e vet dhe me vizion tė qartė pėr tė ardhmen.

Vlerat identitare tė kombit, ato qė quhen shtylla tė tij: gjuha, tradita, kultura, heronjtė kombėtarė etj. kanė marrė dhe vazhdojnė tė marrin goditje nga mė tė shėmtuarat nga tė ashtuquajturit "rimohues" (term i Kadaresė), qė, nė tė vėrtetė, s'janė tjetėr pos mercenarė intelektualė tė tė gjitha ngjyrave. Letėrsia shqipe sot krijohet jashtė caqeve tė njė metode tė vetme krijuese, ēfarė ishte realizmi socialist nė tė kaluarėn, nė Shqipėri, por edhe njė lloj estetizmi shterp nė Kosovė. Shkrimtari shqiptar sot, ndryshe nga ē'ndodhte mė parė, sidomos nė Tiranė, ėshtė i lirė ta zgjedhė temėn, stilin dhe metodėn e vet krijuese.

Rėnia e censurės dhe e diktatit i hoqi kufizimet nė kėtė plan. Por censura e dikurshme, e cila nė Shqipėri kishte karakter kryesisht ideologjik, kurse nė Kosovė karakter kryesisht kombėtar, ėshtė zėvendėsuar tani, nė erėn e pluralizmit dhe tė mendėsisė konsumuese, nga shpėrfillja e lexuesve dhe e shoqėrisė ndaj librit, qė, sipas Josif Brodskit, ėshtė mė e keqe se censura dhe mund tė quhet krim. Djegien e librave nė sistemet totalitare, Brodski e quan krim. Por ka njė krim edhe mė tė rėndė - thotė ky poet, laureat i Ēmimit Nobel nė vitin 1987 - pėrbuzja e librave, mosleximi i tyre - shton ai, pėr tė pėrfunduar se kur kėtė krim e kryen individi e paguan me jetėn e vet, por nėse kėtė krim e kryen kombi - ai e paguan me historinė e vet.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9715
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi