» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 1 anėtar 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

sirena

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Huailu: Nė Vitet e ’70-ta, Filmat Shqiptarė Dridhnin Kinėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Huailu: Nė Vitet e ’70-ta, Filmat Shqiptarė Dridhnin Kinėn

Mesazh nga Dardania prej Sun 12 Apr 2015, 18:06

 Prishtinė - Ajo kurrė nuk e ka pasur ndėrmend qė ta mėsojė gjuhėn shqipe. Por tė jetosh nė Kinė, posaēėrisht nė vitet 70, shteti shpesh herė t’i ka ndėrruar planet dhe rrjedhėn e profesionit. Megjithatė pėr Zhai Huailu krejt kjo ka qenė njė gjė e bukur qė i ka ndodhur nė jetė. Ajo ka mėsuar gjuhėn shqipe dhe tashti ka radion “Radio e Jashtme e Kinės” nė tė cilėn ka program ekskluzivisht nė gjuhėn shqipe.

Seminari XXX Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare e ka sjellė atė nė Kosovė pas 24 vjetėsh.

Nė atė kohė, ajo kishte ardhur nė Prishtinė pėr tė specializuar nė gjuhėn shqipe dhe kishte qėndruar vetėm tre muaj.

”Atėherė kam fjetur nė hotel ‘Bozhur’, e tash nė konvikt. Kjo mė gėzon shumė, sepse kėtu ėshtė mė mirė”, ka thėnė Huailu.

Ajo tė premten e 26 gushtit do tė ligjėrojė nė kuadėr tė Seminarit, pėr filmat shqiptarė nė Kinė dhe ndikimin e tyre atje. Huailu ka pasur tė vinte edhe nė edicionin e vitit tė kaluar, porse nuk i ishin bėrė punėt qė kjo tė realizohej.

Megjithatė ajo thotė se ardhja kėtė vit nė Prishtinė i ka ngjallur shumė nostalgji.

”Tani po vij pėrsėri, pėr tė kujtuar atė kohė dhe nostalgji. Ka ndryshuar shumė Prishtina”, ka thėnė Huailu.

Ani pse nė vendin ku ajo jeton, shqipfolėsit janė nė numėr shumė tė vogėl, Huailu thotė tė ndihet krenare qė pėr kėto vite pėrmes radios sė saj ka mbajtur gjallė shqipen nė Kinė.

“Nė Kinė nuk ka shqipfolės, shumė pak. Shqipfolės profesional jemi vetėm ne tė radios ‘Radio e Jashtme e Kinės’ qė sivjet kremton 70- vjetorin”, ka thėnė Huailu.

Modestia e saj nuk e lejon Huailu qė tė flasė shumė pėr atė ēfarė bėn pėr gjuhėn shqipe. Ajo fillon menjėherė tė flasė pėr rėndėsinė e Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare. Jehona e filmave shqiptarė nė Kinė ėshtė tema qė Huailu ka zgjedhur qė tė referojė para auditoriumit tė seminarit.

“Filmat shqiptarė kanė pasur jehonė tė madhe atėherė, para 24 vitesh nė vitet ‘70. Ėshtė njė numėr i madh i tyre qė janė pritur jashtėzakonisht mirė nga publiku kinez, aq sa nuk mund tė merrej me mend. Nė pėrgjithėsi filmat shqiptarė nė vitet ‘70 tronditin pėr tė mirė Kinėn”, ka thėnė Huailu.

“Njėsitė guerile”, ‘I teti nė bronz”, “Rrugėt e bardha”, “Guximtarėt”, “Beni ecėn vetė” e shumė tė tjerė janė lista e filmave qė sipas Huailu kanė pasur ndikimin mė tė madh nė Kinė.

“Pres qė tė jetė temė me interes nga seminaristėt. Besoj qė puna ime dhe kėrkimi qė kam bėrė nė kėtė fushė tė sjellin sukses”, ka thėnė Huailu, e cila ka kryer Fakultetin e Gjuhės Shqipe nė Tiranė qė nė vitet ‘70.

Por sipas Huailu, pėrpos filmave tė asaj kohe, tani kultura shqiptare nuk ėshtė e pranishme nė Kinė.

“Letėrsia shqiptare nuk ka pasur jehonė dhe nuk ka atje. As filmat e rinj nuk janė prezantuar nė Kinė dhe duket sikur ėshtė zbehur pak ai ndikimi i famshėm shqiptar nė Kinė”, ka thėnė Huailu.

Rėndėsia e Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare pėr Huailun ėshtė e madhe. Ajo tregon se si para 24 vitesh, seminari nuk ka qenė kaq mirė i organizuar.

“Seminari pėr mua ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse bėhen shkėmbime mes shqipfolėsve nėpėr botė edhe tė jep mundėsi qė tė njihesh me shumė studime tė ndryshme gjuhėsore dhe letrare tė shqipes”, ka thėnė Huailu.

Por ajo duket pak e ngrysur kur fillon tė flasė pėr atė se sa ėshtė e famshme shqipja nė Kinė. Ani pse nė pension ajo nuk ka ndaluar sė punuari me gjuhėn dhe letėrsinė shqipe. Megjithatė ajo thotė se nuk ėshtė marrė me studime tė gjuhės nė Kinė.

“Bėj vetėm pėrkthime dhe jam gazetare me profesion. Mė ka ndihmuar shumė radio, sepse tė gjitha revistat dhe gjithēka shqip e botuar nė Kinė e kam redaktuar unė sa u pėrket lajmeve”, ka thėnė Huailu.

Teksa fillimi i Seminarit XXX Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare i ka lėnė pėrshtypje pėr programin e ligjėratave, Huailu do tė jetė edhe njė ndjekėse e rregullt e kurseve tė gjuhės, por te niveli i tretė.

“Konsideroj se e di gjuhėn mirė sa tė jem nė nivelin e tretė. Do tė ndjek kėto kurse dhe natyrisht shumicėn e ligjėratave aq sa edhe mund tė mbėrrij”, ka thėnė Huailu. Ajo ka shtuar se nėse ftohet vitin e ardhshėm, do tė kishte dėshirė qė tė vinte, megjithatė nuk ka thėnė asgjė konkrete.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....

Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2128
Kyējet nė forum : 9724
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi