» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike

Mesazh nga Naki prej Sun 23 Sep 2007, 14:56

Shek. XIX shėnoi pėr popullin shqiptar, ashtu si pėr popujt e tjerė tė Ballkanit, njė epokė tė re, atė tė Rilindjes. Ai ka hyrė nė historinė moderne tė vendeve tė Ballkanit si shekulli i lėvizjeve dhe i revolucioneve kombėtare, qė ndoqėn njėri-tjetrin dhe qė ēuan nė ēlirimin e shumicės sė popujve tė kėtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisė Osmane dhe nė formimin e shteteve tė pavarura. Kėto lėvizje u zhvilluan nė kushtet e rėnies sė Perandorisė Osmane, tė shthurjes sė marrėdhėnieve tė vjetra feudale dhe tė lindjes sė ekonomisė sė tregut, tė zgjimit tė mėtejshėm tė ndėrgjegjes kombėtare tė popujve tė kėtij gadishulli dhe tė zgjerimit tė ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha nė kėtė Perandori.
Megjithėse, pėr njė varg rrethanash tė brendshme e tė jashtme, Shqipėria ishte vendi i fundit nė Ballkan qė u shkėput nga Perandoria Osmane dhe qė shpalli pavarėsinė kombėtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, qė nė fundin e shek. XVIII dhe nė fillimin e shek. XIX, nisi tė zhvillohej nga pikėpamja ekonomiko-shoqėrore e politike nė po ato drejtime si edhe fqinjėt e saj ballkanikė, Serbia, Greqia, Bullgaria e Rumania. Vėshtirėsitė e ritmet e ngadalshme tė kėtij zhvillimi tė Shqipėrisė, tė diktuara nga kushtet e rėnda e tė ndėrlikuara, qė ishin karakteristike pėr vendet nėn sundimin osman, nuk e penguan shoqėrinė shqiptare qė nė agimin e shek. XIX tė kishte, krahas ndryshimeve, edhe mjaft gjėra tė pėrbashkėta me shtetet fqinje, tė krijonte premisat qė ēuan nė konsolidimin e shqiptarėve si komb, nė ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes kombėtare dhe nė zhvillimin e lėvizjes kombėtare.
Proceset e reja, qė u shfaqėn nė jetėn politike e kulturore tė Shqipėrisė nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XIX, shėnuan fillimin e epokės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, e cila zė njė periudhė tė tėrė historike, shtrihet nga vitet 30-40 tė atij shekulli dhe deri nė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912.
Rilindja Shqiptare pėrbėn njė lėvizje tė gjithanshme kombėtare, me njė pėrmbajtje tė re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqėrore dhe organizative. Ajo synonte tė zgjidhte detyrat qė i takonin revolucionit kombėtar, tė ēlironte vendin nga sundimtarėt e huaj osmanė, tė bashkonte trojet shqiptare nė njė shtet tė vetėm e tė pavarur, t’u hapte rrugėn zhvillimit e pėrparimit ekonomiko-shoqėror, politik e kulturor tė Shqipėrisė.
Rilindja ishte e lidhur me njė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit tė kombit shqiptar, me konsolidimin e tij, qė ēoi nė lindjen e njė lėvizjeje tė re nga pėrmbajtja dhe objektivat e saj, tė nacionalizmit, qė ishte njė lėvizje karakteristike pėr historinė moderne tė tė gjithė popujve, e cila, si nė ēdo vend edhe nė Shqipėri, kishte si synim tė formonte shtetin kombėtar, qė do tė pėrmbushte aspiratat politike, shoqėrore, ekonomike e kulturore tė popullit shqiptar. Ashtu si te popujt e tjerė, edhe te shqiptarėt nacionalizmi u karakterizua nga ndjenja e pėrbashkėsisė, e komunitetit ndėrmjet shqiptarėve, si pjesėtarė tė tė njėjtit komb. Kjo lėvizje ishte e lidhur me ndryshimet dhe me pėrparimet qė u bėnė nė shek. XIX nė fushėn kulturore, ekonomike, ideore e politike.
Gjuha dhe kultura materiale e shpirtėrore e shqiptarėve, tė formuara gjatė shekujve tė parė tė historisė sė tyre e tė konsoliduara veēanėrisht nė shekujt e mesjetės, mbetėn njė faktor i rėndėsishėm, qė shprehte njėsinė etnike tė popullit shqiptar, qė shtrihej nė njė territor kompakt, dikur mė tė gjerė, por tashmė i rrudhur gjatė dyndjeve tė popujve nė Ballkan. Ky territor pėrputhej pėrafėrsisht me truallin e banuar nė lashtėsi nga paraardhėsit e tyre, ilirėt e Jugut. Epoka e Rilindjes solli pėrparime tė mėdha nė kulturėn e shqiptarėve e nė radhė tė parė nė lėvrimin e gjuhės shqipe, e cila ishte dėshmi e bashkėsisė sė shqiptarėve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore qė bashkonte gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine e feje. Nė gjuhėn shqipe u theksuan prirjet pėr afrimin e varianteve letrare tė dy dialekteve (tė veriut e tė jugut) dhe u hodhėn themelet e gjuhės letrare shqipe. Konsolidimi i shqiptarėve si komb i bashkuar shtroi si kėrkesė tė domosdoshme lėvrimin e mėtejshėm tė gjuhės shqipe, kapėrcimin e prapambetjes nė shkrimin e shqipes, tė trashėguar nga shekujt e sundimit osman, qė u shpreh nė pėrpjekjet pėr vendosjen e njė alfabeti tė njėjtė dhe nė zhvillimin gjatė shek. XIX tė njė letėrsie tė gjerė artistike, didaktike e publicistike. Gjatė Rilindjes u hodhėn themelet e letėrsisė dhe tė kulturės sė sotme shqiptare nė tėrėsi. Nė fundin e atij shekulli kultura e re kombėtare nuk ishte mė aspiratė, por pėrbėnte, me breza tė tėrė shkrimtarėsh, mendimtarėsh, publicistėsh e dijetarėsh tė fushave tė ndryshme, njė realitet, i cili kishte provuar katėrcipėrisht identitetin e pėrveēėm kulturor tė popullit shqiptar, si edhe vitalitetin e forcėn e tij krijuese kulturore.
Pėrveē kėsaj, mbi bazėn e kulturės popullore, me variantet e nėnvariantet e shumta, morėn shtrirje tė gjerė mbarėshqiptare elemente tė rėndėsishme tė fushės materiale e shpirtėrore, tė mėnyrės sė jetesės, tė veshjeve, tė veglave tė prodhimit, tė ndėrtimeve, tė krijimtarisė artistike (tė folklorit etj.), tė cilat u bėnė pronė e pėrbashkėt e gjithė popullit.
Nė zhvillimin e mėtejshėm tė kombit dhe tė nacionalizmit shqiptar, si nė ēdo vend tjetėr, ndikuan edhe ndryshimet qė ndodhėn nė jetėn ekonomike tė Shqipėrisė qysh nė shek. XVIII e sidomos nė shek. XIX. Nė kėtė periudhė, kur zhvillohet procesi i shthurjes sė mėtejshme tė feudalizmit dhe i lindjes sė ekonomisė sė tregut, kur forcohen lidhjet e komunikacionit, ato ekonomike e tregtare ndėrmjet qytetit e fshatit dhe ndėrmjet qyteteve, si edhe ato ndėrkrahinore, kur formohet njė treg i pėrbashkėt kombėtar dhe zgjerohen lidhjet tregtare tė Shqipėrisė me shtetet evropiane, vendin e ndjenjave tė izolimit e tė partikularizmit tė ngushtė, krahinor e provincial, e zunė ndjenjat e interesave tė pėrbashkėt tė tė gjithė kombit e tė territoreve tė banuara prej tij. U rrit roli i qyteteve, jo vetėm si qendra tė administratės osmane, por edhe si qendra tė jetės ekonomike e politike tė Shqipėrisė.
Kėto zhvillime, qė ndodhėn gjatė Rilindjes, sollėn forcimin e ndėrgjegjes kombėtare te shqiptarėt, qė u shpreh me vetėdijen e tyre tė pėrbashkėt pėr pėrkatėsinė nė tė njėjtėn etni, nė tė njėjtin komb, komb qė jetonte nė njė territor tė pėrbashkėt, qė kishte prejardhje, gjuhė, zakone, formim shpirtėror, kulturė e histori tė njėjtė dhe qė dallohej nga tė tjerėt. Kėto elemente kishin fituar qėndrueshmėri si rrjedhim i qėndresės shekullore tė popullit shqiptar pėr t’i mbrojtur nga pushtuesit e huaj e sidomos nga ata osmanė; ato u ruajtėn e u trashėguan nga shqiptarėt edhe nė epokėn e Rilindjes.
Gjatė Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombėtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo mė tė krahinave tė veēanta, por tė tė gjithė Shqipėrisė dhe tė tė gjithė shqiptarėve. Thelbin e saj e pėrbėnte lufta kundėr shtypjes kombėtare, jo vetėm me mjete materiale, tė armatosura, por nė radhė tė parė me ato intelektuale, me idetė qė argumentonin tė drejtėn e natyrshme njerėzore tė popullit shqiptar pėr tė qenė i lirė e i pavarur kombėtarisht. Ashtu si te popujt e tjerė, kjo do tė arrihej vetėm me formimin e njė shteti kombėtar e tė veēantė shqiptar. Kėto ide, tė pėrhapura gjerėsisht nė rrethet e kulturuara brenda e jashtė vendit nėpėrmjet librave e shtypit, u futėn dora-dorės edhe nė mendjet e njerėzve tė thjeshtė, ndihmuan nė formimin te populli shqiptar tė ndėrgjegjes sė pėrbashkėt kombėtare, e cila mishėronte vullnetin e gjithė kombit.
Rilindja ishte njė lėvizje e gjerė, qė tėrhoqi nė jetėn politike tė gjitha forcat shoqėrore tė popullit shqiptar dhe qė kishte rrėnjė tė thella historike. Ajo u zhvillua nė njė truall tė pėrgatitur nga kryengritjet popullore, qė nuk u ndėrprenė gjatė katėr shekujve tė robėrisė osmane dhe qė drejtoheshin kundėr kėsaj robėrie. Gjatė kėtyre lėvizjeve ishte formuar te shqiptarėt ndjenja e kombėsisė, e identitetit dhe e individualitetit tė tyre tė veēantė pėrballė sundimtarėve tė huaj. Por kėto lėvizje, edhe pse kishin karakter ēlirimtar, mbetėn prej fillimit deri nė fund lėvizje tė veēuara e tė palidhura ndėrmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet pėr bashkimin e tyre, pėr t’i kanalizuar ato nė hullinė e lėvizjes kombėtare. Megjithatė, lėvizje organizativisht tė veēuara e pa lidhje me njėra-tjetrėn pati edhe gjatė Rilindjes. Ato dėshmonin se ndėrgjegjja kombėtare nuk kishte arritur ende kudo pjekurinė nė shkallėn e duhur. Konsolidimi i ndėrgjegjes kombėtare kaloi pėrmes njė rruge tė vėshtirė, duke kapėrcyer prirjet e lokalizmit, tė separatizmit patriarkal feudal, tė trashėguara nga e kaluara. Tė zhvilluara nė rrethanat e reja, qė u krijuan nė shek. XIX, kėto kryengritje tė shtresave tė ndryshme tė popullsisė morėn tipare tė reja, filluan tė karakterizohen nga ndjenja e bashkėsisė sė interesave tė tė gjithė shqiptarėve kundėr sundimtarėve osmanė. Ato u shkrinė dora-dorės nė lėvizjen e pėrgjithshme kombėtare dhe u bėnė pjesė e saj.
Rilindja solli elemente tė reja edhe nė organizimin e drejtimin e lėvizjes ēlirimtare shqiptare, duke e ngritur atė nė njė shkallė mė tė lartė. Nga kuvendet e besėlidhjet krahinore e ndėrkrahinore, qė drejtonin veprimet e pėrbashkėta luftarake nė shkallė tė gjerė, u kalua nė formimin e organizatave udhėheqėse mbarėshqiptare, qė drejtonin lėvizjen nė shkallė kombėtare, siē qenė Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejės (1899-1900) gjatė shek. XIX, si dhe komitetet kombėtare nė fazėn e fundit tė Rilindjes. Themelimi i organizatave tė tilla udhėheqėse diktohej si nga shtrirja e njėkohshme e lėvizjes nė mbarė trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i pėrgjithshėm kombėtar i objektivave tė saj gjatė Rilindjes.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18604
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Naim Frashėri

Mesazh nga Naki prej Fri 28 Sep 2007, 18:30

Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė

Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.
Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.
Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė "Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė.
Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18604
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike

Mesazh nga jam_buli prej Wed 26 Dec 2007, 18:58

Letersia Kombetare shqipetare dhe fillet e saj


Letersise jonė kombetare daton qė nga vepra e Marin Barletit "Historia e Skėnderbeut" qe nga viti 1508 dhe ne kete menyre vazhdon me disa krijues dhe humanistė tjerė .
Libri i parė Shqip deri mė tani konsiderohet "Meshari" i vitit 1555 nga autori i saj Gjon Buzuku.

Letersia jone kombetare kaloi neper disa faza duke filluar nga ajo e Vjeter e deri te ajo bashkekohore respektivisht moderne.

Letėrsinė e Vjetėr e pėrfaqėsojnė te shumten vepra fetare,por qė ne vete shprehnin qėndresė te fuqiahme kundėr sundimit osman te kohes. Nder autorėt mė tė denjė te kesaj etape te letersise sone ishin Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani si dhe Lekė Matrėnga e Jul Variboba arbereshe te Ilalisė.

Letersia e Bejtexhinjve lindi pikerisht ne shekullin XVIII dhe XIX, e cila ishte e ndikuar nga letėrsia orientale, por nė veprat e poetėve mė tė shquar kishte edhe tema laike si bie fjala nga autoret e atyre shkrimeve qe ishin
Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj.


Letėrsia e re Kombėtare tespektivisht Letersia e Rilindjes Kombetare zė fillet e saja dhe fillon se zhvilluar nga mesi i shek. XIX me lėvizjen e gjerė pėr clirimin nga sundimi i huaj dhe prandaj edhe quhet Letėrsia e Rilindjes Kombėtare.

Drejtim iluminist i zhvillimit te kesaj faze te letersise e dallon kete nga etapat tjera , ne vazhdimsine e saj gjegjsisht nė periudhėn e fundit te zhvillimit te saj do te ket' edhe vepra realiste ne te cilat dot mbisundojnė romantizmi i bashkėkohės me romantizmin europian. Pra, ishte njė letėrsi me frymė demokratike dhe popullore ku tema themelore ishte dashuria per atdheun, evolimi i tė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirim kombėtar e shoqėror.

Te arbėreshėt e Italisė u shquan Jeronim De Rada me poemėn e tij "Kėngėt e Milosaos" (1836) si dhe nje njė varg veprash tė mėdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemėn "Kėnga e Sprasme e Balės", per te vazhduar me tutje me Franēesk Anton Santori, Zef Serembe etj.

Poeti i madh Kombėtar i kėsaj periudhe ishte padyshim Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsia" (1886), i romanit "Historia e Skėnderbeut"nė vargje dhe i shumė krijimeve tė tjera patriotike, lirike dhe filozofike.

Figura tė tjera tė shquara janė poeti lirik dhe satirikAndon Zako Ēajupi ("Baba Tomori", 1902), pastaj poetėt Ndre Mjeda, Aleksandėr Stavre Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.


Pas shpalljes sė Pavarsisė ne vitin 1912 Letėrsia Kombetare Shqiptare zhvilloi mė tutje frymėn atdhetare tė Rilindjes Kombėtare dhe nė vitet 1920-1930 thellohet realizmi, akteri demokratik, problematika shoqėrore e keshtu me radhė. Pėrfaqėsues i shquar i rrymės demokratike ishte Fan Noli, figurė politike por edhe poetike, publicist dhe pėrkthyes.
Liriku me i njohur i kohės ishte Lasgush Poradeci. Nga ana tjetėr njė figurė qendrore e letėrsisė dhe e publiēistikės ishte edhe At Gjergj Fishta. Ketu bejne pjese edhe prozatorėt dhe romancierėt si; Ndoc Nikaj, Foqion Postoli , Haki Stėrmilli etj.

Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes sė masave mė tė varfėra dhe me theks tė fortė tė revoltės shoqėrore e shėnoi padyshim krijimtaria nė poezi dhe nė prozė e Migjenit "Vargjet e lira", 1935.
Faik Konica ndėrkohė ishte njė kritik letrar me veprimtari shumė tė zgjeruar publiēistike qė ndikoi jo pak nė kėtė letėrsi.

Njė etapė me cilėsi e re nė Letėrsinė Shqiptare zė fill nė vitet e Luftės ANĒ dhe mori zhvillim tė plotė pas clirimit si letėrsi e realizmit socialist. Nė shtypin ilegal, si shprehje e qėndresės antifashiste, u lėvrua njė letėrsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombėtar" (1944) e Shefqet Musarajt ėshtė krijimi mė i shquar i kėsaj kohe.

Pas clirimit pothuajse e tėrė letėrsia kombetare kontrollohej nga censura e shtetit. Hapėsirat nė cilat shtrihej letėrsia e asaj kohe ishin tė ngushta dhe plot rrezik pėr autorėt. Shumė prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Petro Marko e tė tjerė u dėnuan nga Partia nė fuqi. Shkrimtarė tė tjerė si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot tė tjerė shkruanin tė vertetat e tyre tė fshehura pas njė sensi tė dyzuar.

Mirepo edhe gjatė periudhės sė Socializmit lindi dhe u zhvillua njė letėrsi e mirėfilltė e cila edhe pse nėn ēensurė, krijoi dhe u konfirmua. Nė vitet e fundit tė agonisė socialiste edhe letėrsia filloi tė shfaqej mė hapur dhe tė mbante njė qėndrim kritik herė hapur e herė tė nėnkuptuar.
Brezi i ri i shkrimtarėve solli njė frymė tė re realiste sidomos nė poezi. Liria nė shkrim solli njė dyndje veprash letrare, por vetėm pak prej tyre ishin tė njė niveli tė pėlqyeshėm. Peshėn mė tė madhe e mbajtėn akoma shkrimtarėt e periudhės sė Pas Luftės. U botuan tė plota veprat e rilindėsve, te Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj.

U botuan veprat e ndaluara dhe tė dėnuara gjatė sundimit komunist tė shkrimtarėve Petro Marko, Pjetėr Arbnori, Fatos Lubonja, Kasėm Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, e shumė tė tjerė.

___________
me respekt
jam_buli
avatar
jam_buli

Shteti : afer atdheut dhe ne sherbim te tij
Postime : 42
Kyējet nė forum : 10917
Regjistruar mė : 25/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi