» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Jeta dhe Vepra e Dėshmorit Xhemajli Berisha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jeta dhe Vepra e Dėshmorit Xhemajli Berisha

Mesazh nga Naki prej Thu 09 Apr 2015, 15:39

Hajrije Berisha
Liria i ka rrėnjėt nė gjak: se po tė jemi tė bashkuar ėshtė bėrė Shqipėria; armiku me i madh i njeriut tė lirė ėshtė skllavi qė e konsideron vetėn tė lumtur; ēlirimi i atdheut ėshtė obligim jo vetėm ndaj tė gjallėve, por edhe ndaj tė vdekurve; lirinė nuk e meritojnė qyqarėt, as frikacakėt; kush nuk derdhė njė pikė gjaku pėr tokė tė vet, kush nuk jep asnjė qindarkė pėr tė, ai s’ka tė drejtė as tė varroset nė tė. Janė kėto disa nga thėniet qė Xehmalji ua kishte ngulitur nė mendje dhe nė zemra mijėra nxėnėsve. Ai nuk kurseu as jetėn nė shėrbim tė ēėshtjes madhore, ēlirimin e trojeve etnike dhe bashkimin e tyre me shtetin amė. 
Xhemajli Berisha u lind mė 17 prill 1958 nė Brestovc tė Rahovecit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje dhe nė Arbanė (Dushanovė) tė Prizrenit, Shkollėn e Mesme, Akademinė Pedagogjike, po nė Prizren. Diplomoi mė 18 maj 1982 nė Universitetin e Kosovės, nė Fakultetin Ekonomik nė Prishtinė. 
Si student mori pjesė nė demonstratat e 11 marsit 1981 dhe nė turmėn e studentėve ku ishte i pari qė brohoriti parullėn “Kosova Republikė”. Po kėtė ditė, mė 26 mars, u arrestua dhe u mbajt njė natė nė burg. Xhemajliu, edhe pse studionte ekonominė, dėshira e tij ishte ta studionte historinė e letėrsisė shqipe. Ai ėshtė krijues i talentuar, ku nėpėrmjet shkrimeve shprehte shqetėsimet jetėsore nėpėr fletore shėnimesh, fletė ditari, sidomos nėpėrmjet poezisė. Xhema mbante edhe ditarin e tij jetėsor me shkrime autentike, autobiografike. 
Ja se si i pėrshkruan nė ditarin e tij ngjarjet e 11 marsit 1981: “…. Studentėt ishin ngritur nė grevė. Ju bashkuam edhe ne kėsaj rrėmuje. Filluam tė shprehim revoltėn me britma. Kushtet i kemi shumė tė vėshtira. Nė njė situatė tė tillė s’do mend se ėshtė e paevitueshme demonstrata. Morėm udhėtimin nga qyteti. Dėgjoheshin thirrje tė njėpasnjėshme: ‘Kėrkojmė Republikė’, ‘Rroftė klasa punėtore’ etj. Me kėto thirrje arritėm nė shesh tė qytetit, ku edhe u pėrleshėm me forcat policore. Demonstrata vazhdoi gjer nė ora 16:00…”. 
Xhemaljiu ishte militant i kauzės kombėtare, veprimtar i ilegales, nė pėrpjekje pėr ēlirimin kombėtar. Ishte i matur, i qetė dhe i vendosur, gjė qė e vėrtetoi edhe me qėndresėn e tij finale. Xhemaljiu ishte nga ata burra qė i japin rėndėsi dhe peshė fjalės, qė e mbajnė fjalėn, qė e ruajnė besėn dhe nderin duke mos pasur frikė as nga ballafaqimi me vdekjen. Rėndėsinė e fjalės sė shkruar ai e shpreh edhe nė ditarin e tij. Ja se ē’shkruan nė ditarin e tij mė datė 19 qershor 1981: “… Fjala ka fuqi dhe pushtet tė madh. E qitur nė letėr ajo ka pushtet tė pakrahasueshėm mbi imagjinatėn e njerėzve, ajo sundon nė kohė dhe hapėsirė. Vetėm mendimi i kapur nė rrjetėn e germave jeton, vepron dhe krijon. Ēdo gjė tjetėr e merr era dhe e zhduk. Nėpėr drejt e kulturės rrjedhin pikat e ngjyrės. Ėshtė e dobėt ajo pendė qė jetėn e veprės se vet e mat me ēastet kalimtare, ėshtė e dobėt ajo pendė qė nuk ėshtė e vetėdijshme se ēasti duhet t’ia shtojė ato detyra dhe pėrgjegjėsi qė ia shton njė shekulli i tėrė…”. 
Nė shtator 1982 u punėsua si mėsimdhėnės i lėndėve ekonomike nė Gjimnazin e Prizrenit. Gjatė vitit shkollor 1987/88 kaloi me punė nė Akademinė Pedagogjike si mėsimdhėnės i lėndėve profesionale ekonomike, nė tė cilėn edhe ai ishte nxėnės dikur. Veprimtaria edukativo-arsimore e Xhamajliut me nxėnės ishte nė nivelin me tė lartė profesional. Xhemajli Berisha ishte brumosur me tiparet mė tė ndritshme tė intelektualit guximtar qysh sa ishte nė shkollėn e mesme, e sidomos gjatė studimeve. Ai sfidonte pa kursim ēdo dukuri negative qe shfaqej nė shkollė apo fakultet, e sidomos tė profesorėt servilė e puthadorė tė pushtetit. 
Pikėrisht pse i donte nxėnėsit, pėrparimin e tyre dhe tė kombit, ai ishte i rreptė nė kėrkesa, por para se gjithash i rreptė ndaj vetvetes. E tmerronin intervenimet dhe tregtia me nota, familjarizmi dhe korrupsioni. Pėr kėto dukuri antipedagogjike e antikombėtare Xhemajliu ngriti zėrin edhe publikisht nė tė pėrditshmen e asaj kohe. “Rilindja”. Por, disa nga artikujt sfidues u penguan qė tė mos botohen, sepse pushtetet lokale ishin tė lidhur drejtpėrdrejt me pushtetin e klikės kolonizatore tė Beogradit. Prandaj atyre u pengonte ēdo pėrparim nė fushėn e arsimit dhe mu pėr kėtė nė secilėn shkollė kishin instaluar qen roje tė pushtetit, kolaboracionist tė pėrbetuar qė bėnin seleksionimin negative tė kuadrit arsimor. Xhemaljiun armiku e pėrcillte nė ēdo hap, e kishte nė shėnjestėr vetėm pse ai kurrė nuk rrėshqiti nė kėnetėn e pasioneve tė imta meskine, sepse ai nuk merrej me ēėshtjet qė kanė vlerė vetėm pėr njė ditė, njė orė apo njė ēast. Ai aspironte vetėm ēėshtjen madhore me vlerė tė pėrhershme e tė pėrjetshme, ardhmėrinė e gėzuar, ēlirimin dhe bashkimin kombėtar. 
Xhemajliu gjithnjė ishte nė mesin e tė rinjve dhe fjala e tij, vepra e tij revolucionare, i frymėzonte ata dhe i parapėrgatiste pėr beteja tė reja kundėr armikut. 
Mė 9 gusht 1985 Xhemalji Berisha shkon, pa dėshirėn e tij, si shumė shqiptar tė tjerė, nė armatėn okupatore jugosllave, nė Shkofja Lloke, nė Slloveni. Garnizonet e kėsaj ushtrie ishin kthyer nė laboratorė sprovash pėr tė rinjtė shqiptarė. Edhe Xhemajliu nė kėtė laborator-burg tė armatės, qėndroi pėr 12 muaj. Dosja e tij ishte e hapur. Sprovat pėrballoheshin burrėrisht. Ja se si e shkruan njė shoku nė korrespodencėn qė mban datėn 26 janar 1986: “…E kemi pėr detyrė qė pikėrisht nė pengesa e vėshtirėsi tė dalim ngadhėnjimtarė, e kemi pėr traditė qė nė tė pamundurėn ta gjejmė tė mundurėn, nė tė keqėn ta ngjallim tė mirėn, nė tė ultėn ta ngremė tė lartėn…”. 
Ishte njė kohė tmerri kur nėnave shqiptare u ktheheshin bijtė e vrarė nė arkivole tė mbyllura hermetikisht me arsyetimin banal: “I vetėvrarė”, ose : “vrasės”, siē ndodhi me vrasjen e studentit Aziz Kelmendi me 3 shtator 1987 nė Paraqin, vrasje kjo tejet mizore qė ia plagosi zemrėn Xhemajliut sepse Azizin e kishte shok tė idealit dhe fqinjin e parė nė Lagjen Arbana (dikur Dushanovė). 
Kėshtu me durimin e tij tė pashoq, pa lejuar qė nė ditarin e tij tė jetės tė kėtė ndonjė zbrazėsi, ndonjė ditė kotėsie, mendja e tij e ndritur nuk harronte asnjė ngjarje, asnjė takim a bisedė me shokėt e shumtė, polemikat, diskutimet e zjarrta nė grupin e tij militant tė OMLK-sė, dhe tė LPK-sė. 
Ngjarjet e nėntorit tė vitit 1988 dhe ato tė shkurtit 1989, tė protestave dhe grevave tė minatorėve tė “Trepēė”-s, Xhemaljiun, e gjejnė nė ballė tė pėrpjekjeve patriotike, pėrmes tė cilave, haptas kundėrshtoi ndryshimet kushtetuese tė Kosovės, tė cilat okupatori serbosllav, mė nė fund i sendėrtoi me dhunė, me zjarr e hekur. E tėrė veprimtaria patriotike e Xhemajliut, me vėmendje dhe nė vazhdimėsi, pėrcillej nga shėrbimi i sigurimit shtetėror serb. Mė 17. 11. 1988, kur tėrė Kosovėn e kishte pėrfshirė vala e protestave pėr pesė dite me radhė kundėr aplikimit tė ligjeve diskriminuese e raciste, Xhemaljiu ishte i vetmi pedagog, i cili u priu nxėnėsve dhe bashkė me ta udhėtuan kėmbė deri nė Therandė, pėr tė arritur nė orėt e vona tė natės nė Prishtinė duke kėnduar kėngė revolucionare e patriotike. Edhe me rastin e shpėrthimit tė grevės gjenerale mė 20 shkurt 1989 tė 1500 minatorėve tė Kosovės, Xhemajliu ditė e natė qėndronte pranė nxėnėsve tė tij, duke i mobilizuar shpirtėrisht kundėr diktaturės fashiste. Populli i sfidoi heroikisht armikun nė vetėmbrojtje tė ligjshme, kurse dhembjen pėr gjakun e qindra tė rėnėve nė fushėn e nderit, diti ta kthente ne forcė e guxim pėr beteja tė reja nė luftėn e gjatė pėr liri. 
Shumė intelektualė dritėdhėnės e udhėrrėfyes u arrestuan dhe u futėn nė kampet e izolimi, kazermat jugosllave u mbushen pėrplot me militante shqiptarė, kurse mė trimat dhe mė revolucionarėt u ekzekutuan nė mėnyrėn mė mizore. Serbia i njihte shumė mirė se cilėt ishin intelektualėt e vėrtet qė herėt a vonė do tė dinin t’i tregonin popullit rrugėn drejt ēlirimit dhe t’i prinin atij ne beteja. 
Pas grevės se minatorėve dhe demonstrative kundėr aprovimit me dhunė tė kushtetutės naciste tė diktatorit Sllobodan Millosheviq mė 27 dhe 28 mars 1989, policia sekrete serbe ishte tėrbuar dhe e kishte nė shėnjestėr ēdo atdhetar e liridashės tė Kosovės, por nė veēanti ata ishin mė revolucionarėt e militantė pararojė. 
Qysh mė 20 mars 2989 kordoni policor rrethon shtėpinė e Xhemajli Berishės dhe arreston dy vėllezėrit e tij, Skėnderin dhe Ruzhdiun dhe i dėrgojnė nė burgun hetues tė Prizreni. Tani ishte e qartė se UDB-ja e kishte syrin ta arrestonte Xhemajliun, qė ishte truri dhe promotori i lėvizjes Ēlirimtare tė Kosovės, pėr trevėn e Prizrenit dhe me gjerė. Nė momentin, kur me se tepėrmi i duhej Kosovės, Xhemajliu, arrestohet mė 3 prill 1989, ne akademinė Pedagogjike, ku punonte si mėsimdhėnės. UDB-ja, bashkė me ca tradhtare e arrestojnė mėsuesin e popullit, poetin militant, revolucionarin trim, dhe tė lidhur nė pranga e dėrgojnė nė burgun e Qarkut nė Prizren, mu aty ku disa vite mė parė kishte vuajtur dėnimin e rėndė patrioti i shquar Rexhep Malaj dhe patriotė tė tjerė. Po fillonte kėshtu njė sprovė tjetėr e rėndė, por Xhemajliu ishte kalitur me kohė pėr tė pėrballur ēdo situatė. 
Presioni i parė mbi tė ishte presioni psikologji, por kur nuk ia dolėn ta nėnshtrojnė e ta pėrkulin. Aty xhelatėt bashkė me tradhtarėt e trajtojnė mizorisht Xhemajliun trupi i kullonte gjak, por sa mė shumė qė egėrsoheshin xhelatėt e shfrynin mbi tė, aq mė i fortė tregohej para tyre. Ai nuk ishte nga ata qė sa herė i godisnin xhelatėt, tregonin shokėt. Torturat zgjaten tri ditė e tri net. Xhelatėt duke parė se Xhemajliu tani mė ishte i alivanosur dhe nuk shpresohej tė shpėtonte i gjallė nga torturat qė i kishin bėrė, bėjnė planin perfid tė mbulimit tė krimit. 
E hedhin trupin e tij tė pajetė nga dhoma e torturave, dhoma nr. 32, e katit tė tretė tė burgu, ishte ora tragjike 14 e 55 minuta, kur trupi i patriotit Xhemajli Berisha e skuqi me gjakun e tij tė kulluar tokėn e shenjt qė e lindi. 
Punėtorėt e sigurimit shtetėror e dėrgojnė Xhemajliun nė spital nė mėnyrė qė mjekėt ta konstatojnė vdekjen dhe ta cilėsojnė atė si “vetėvrasje”. Atė ditė ishte kujdestar mjeku Halil Berisha. Por, mjeku humanist e i guximshėm pa u hamendur ua pėrplasi nė fytyrė gėnjeshtrat duke thėnė, “Ju vetė e paskeni vrarė mizorisht dhe tani doni ta mbuloni krimin! Dilni jashtė! Kėto fjalė i kushtuan me jetė mjekut tė guximshėm, kėshtu me 3 qershor 1989 policia sekrete dhe spiunėt e helmojnė dhe e mbysin mjekun Halil Berisha. 
Mė 6 prill, pas tri ditė tortura, nga plagėt vdekjeprurės Xhemajli Berisha, hyn nė pavdekėsi. Xhemajliu, ishte parimor dhe i pathyeshėm. Nga tė gjitha keqtrajtimet fizike dhe psikike, u mbeti besnik qėndrimeve dhe veprimeve tė tija, pėr lirinė e Kosovės, por, ku mbeten ata qė ndihmuan nė vrasjen e tij. Emrat e tyre janė tė njohur sepse Xhemajliu i kishte shėnuar kėto emra, me qėllimin qė tradhtarėt tė marrin dėnimin e merituar. 
Unė motra e Xhemajliut e gjeta njė pusullė tė shkruar me stilolaps me inicialet e emrave tė udbashėve. Kjo pusullė qė ekziston edhe sot. 
Familja e Xhemajliut nėpėrmjet avokatit tė autorizuar ka ngritur kallėzimin penal mė 29 shtator 1989 kundėr katėr punėtorėve tė sigurimit shtetėror, nė mėnyrė qė tė ndriēohet rasti i vrasjes sė Xhemajliut. Por ende askush nuk ka dhėnė pėrgjegjėsi pėr vrasjen e Xhemajliut dhe shumė tė rinjve shqiptarė qė i mbytėn nė mėnyrėn me mizore. Xhemajliu, deri nė fund u mbeti besnik idealeve dhe shokėve, me tė cilėt zhvilloi, veprimtarinė e tij atdhetare, pa dhėnė asnjė fshehtėsi qė armiku e kėrkonte. E tėrė kjo qėndresė e tij, u kurorėzua me sakrificėn me tė shtrenjtė. 
Edhe shumė gjak u dashtė tė derdhet pėr lirinė e vendit. Amaneti i komandantit legjendar Adem Jashari dhe dėshmorėve tė tjerė tė lirisė na obligojnė tė punojmė pėr tė mirėn e vendit. 
Vepra e tyre duhet tė nderohet dhe respektohet denjėsisht. 
Lavdi dėshmorit Xhemajli Berisha dhe dėshmorėve tė tjerė tė lirisė! 
burimi: /www.epokaere.com/

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi