» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Mbretėria e Ngurosur....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mbretėria e Ngurosur....

Mesazh nga Dardania prej Wed 08 Apr 2015, 19:31

Ne nje mbreteri te larget jetonte nje ushtar. Ai kishte sherbyer per nje kohe te gjate dhe ne menyre shembullore,e njihte mire detyren e tij dhe ishte gjithmone i gatshem dhe i rregullt. Atij i kishte mbetur edhe nje vit per te sherbyer por per fatin e tij te keq,komanda e larte dhe e ulet e mori me sy te keq: gjithmone e ndeshkonin dhe e rrihnin me shkop.
Jeta per ushtarin u be shume e veshtire dhe nje dite ai vendosi te ikte.
Hodhi canten ne shpine,vuri pushken ne sup dhe shkoi te pershendetej me shoket. Ata e pyeten se ku kishte ndermend te shkonte dhe pastaj i thane:
- Po sikur te kerkoj komandanti i batalionit?
- Mos me pyesni,o vellezer! – ia kthen ushtari. – Ma shtrengoni edhe me mire canten dhe me mbani mend per mire.
Dhe keshtu ushtari trim u nis dhe u largua nga mbreteria e tij.
Eci sa eci dhe ne fund arriti ne nje mbreteri tjeter. Atje pa nje roje dhe e pyeti:
- A di ndonje vend ku mund te ndalem dhe te pushoj?
Roja i tha kapterit,kapteri i tha oficerit,oficeri i tha gjeneralit dhe gjenerali i tha vete mbretit. Mbreti dha urdher qe t’ia sillnin ushtarin para syve qe te fliste me te.
Ushtari u paraqit ashtu sic duhej,me uniforme dhe mori qendrimin e ngriu ne vend.
- Me thuaj hapur se nga vjen dhe ku po shkon! – e pyeti mbreti.
- Madheria juaj,mos me denoni per ato qe do them! – ia ktheu ushtari.
Dhe pasi i tregoi gjithcka mbretit,i kerkoi ta merrte ne pune.
- Mire,- i tha mbreti, - do te ruash kopeshtin tim. Atje nuk shkojne punet mire tani,nuk e di se kush vjen dhe i thyen pemet e mia te dashura. Prandaj perpiqu ta ruash sepse une do te te paguaj mire per kete sherbim.
Ushtari e pranoi detyren dhe filloi te beje roje ne kopesht.
Sherben nje vit,sherben dy dhe gjithcka shkonte me se miri. Kur po mbaronte edhe viti i trete,ai doli te kontrollonte kopshtin,por kur hodhi syte mire: gjysma e pemeve ishin thyer.
“Cfare eshte kjo keshtu?! – tha me vete. Kur ta shohe mbreti do jape urdher te me presin koken!”
Mori pushken ne dore,u mbeshtet pas nje peme dhe u mendua gjate.
Befas u degjuan krisma dhe zhurma. Ushtari trim hodhi syte dhe pa qe ne kopesht kishte ardhur nje shpend i madh dhe i tmerrshem qe po thyente pemet. Ushtari e qelloi me arme,nuk mundi ta vriste por e plagosi ne krahun e djathte. Nga krahu rane tre pende,kurse shpendi ia
mbathi me sa fuqi kishte. ndersa ushtari e ndoqi nga mbrapa. Shpendi i hidhte shpejte kembet,arriti te nje grope dhe i humbi ushtarit nga syte.
Ushtari pa i trembur,u fut pas tij ne grope dhe ra ne nje gremine shume,shume te thelle. U vra aq shume sa qendroi shtrire pa ndjenja nje dite e nje nate.
Pastaj erdhi ne vete dhe kur hodhi syte rreth e qark,pa se nen toke kishte drite.
“Nese ketu ka drite,do te thote se ka edhe njerez! ” – mendoi ushtari.
Ec e ec dhe perpara i doli nje qytet i madh. Te porta qytetit ishte nje postbllok dhe po rrinte nje roje. Ushtari filloi t’i fliste por ai nuk i kthente pergjigje dhe as nuk levizte. E preku ne dore dhe pa qe roja ishte krejtesisht i ngurosur!
Ushtari vazhdoi rrugen dhe brenda kishte plot njerez,disa ne kembe e disa ulur,por qe te gjithe ishin bere gur. Filloi te ecte ne rruget e qytetit por gjithandej ishte e njejta pamje: nuk kishte fryme njeriu te gjalle,gjithcka ishte kthyer ne gur!
Arriti me ne fund te pallati,hyn brenda dhe c’te shohe: dhomat kishin mobilje shume te shtrenjta,ngado kishte tryeza te shtruara me te gjitha llojet e gjellave e pijeve,por kudo mbreteronte nje heshtje e thelle.
Ushtari hengri e piu dhe pastaj u ul te clodhej pak. Nuk zgjati shume dhe iu be sikur u afrua dikush te ballkoni. Ai mori pushken dhe po rrinte te dera.
Ne pallat hyri nje vajze e bukur e ndjekur nga dadot e saj. Ajo e pershendeti me embelsi:
- Tungjatjeta o ushtar! A nuk me thua cfare po ben ketu?
Ushtari filloi t’i tregonte te gjithe historine:
- Punoja te nje mbret dhe ruaja kopeshtin e tij. Nje shpendi madh ishte mesuar qe vinte atje te prishte pemet. Une e plagosa ne krahe dhe e ndoqa,pastaj u gjenda ketu.
- Ai shpend eshte motra ime, - ia kthen bija e mbretit. – ajo ben shume te keqija dhe ka sjelle fatkeqesi edhe ne mbreterine time,ma ka bere gure te gjithe popullin. Tani me degjo: merre kete liber dhe mbaje forte te mos ike nga dora,perndryshe nuk shpeton i gjalle. Ti vazhdo te lexosh cfaredo qe te ndodhe. Nese qendron tre nete atehere une do te martohem me ty.
Ushtari pranoi dhe sapo u erresua ai filloi te lexonte librin.
Befas u degjua nje zhurme e frikshme: ne pallat erdhi nje ushtri e tere,ishin edhe komandantet e ushtarit. Ata filluan ta shanin e kercenonin me vdekje,por ushatri nuk ia vuri veshin,nuk e leshoi librin nga dora dhe vazhdoi te lexonte. Keshtu kaloi nata e pare.
Nate dyte ishte akoma me e frikshme dhe e treta ishte e tmerrshme. Ushtaret rrinin jashte dhe thoshin qe kishin ardhur per ta vrare,por ne te vertete qellimi i tyre ishte qe t’i hiqnin librin nga dora,por ushtari e mbajti veten.
Keshtu zbardhi dita e trete dhe cdo gje e tmerrshme u zhduk!
Dhe menjehere mbreteria mori jete,neper rruge e neper shtepi filluan te leviznin njerezit. Ne pallat arriti princesha me gjithe gjeneralet e saj dhe filluan ta falenderonin ushtarin dhe e quajten sundimtarin e tyre.
Te nesermen ai u martua me vajzen e bukur te mbretit dhe jetuan te dy te lumtur.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10676
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi