» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės

Mesazh nga Dardania prej Wed 08 Apr 2015, 19:15

Nė mbledhjen e pėrbashkėt qė bėnė nė Shkodėr, mė 1 mars 1880, krerėt e Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit e tė Kastratit miratuan njė peticion drejtuar Fuqive tė Mėdha, nė tė cilin deklaronin se do tė rrėmbenin armėt pėr tė mbrojtur trojet e tyre, nė rast se Fuqitė e Mėdha do ta miratonin projektin “Korti”.
Mė 11 prill 1880 Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės, formoi Shtabin Ushtarak tė vilajetit me detyrė qė tė merrte masat e duhura pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės. Nė krye tė Shtabit Ushtarak u vu kolonel Hodo Sokoli me anėtarėve si Selim Ēoba, Filip Ēeka, Shaban Bushati, Zef Simoni, Selim Gjyrezi etj., dhe krerė malėsorė si Dedė Gjoni dhe Ismail Marku nga Hoti, Ismail Martini dhe Bazo Kurti nga Gruda, Nikė Gila dhe Nikė Leka nga Kelmendi, Shaban Elezi dhe Gjon Deda nga Kastrati etj.
Mė 18 prill 1880, ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha miratuan propozimin italian, qė njihet me emrin “vija Korti”, pėr t’i dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Plavės e Gucisė, viset e Hotit e tė Grudės. Dorėzimi i kėtyre viseve u vendos tė bėhej pas 4 ditėsh, mė 22 prill 1880.
Mė 19 prill 1880 Hodo bej Sokoli dhe pas tij 1 500 veta deklaruan se nuk do ta njihnin as atė, as Stambollin. Po atė ditė u nisėn pėr nė vijėn e kufirit vullnetarėt e parė qytetarė, rreth 1 500 veta, tė cilėt u bashkuan me mijėra vullnetarė malėsorė qė kishin vrapuar nga malėsitė e Veriut.
Nė mbrėmjen e 21 prillit u nisėn nga Shkodra, duke lundruar nė liqen, disa dhjetėra anije me vullnetarė shkodranė, rreth 3 mijė veta, tė cilėt, sė bashku me Shtabin Ushtarak dhe komandantin e tij Hodo Sokolin, u vendosėn nė Tuz. Nė 22 prill 1880, sipas Protokollit tė Stambollit, trupat turke u larguan nga kalaja e Tuzit dhe nga pikat e tjera qė i takonin Malit tė Zi. Forcat shqiptare i zunė kėto pika para se tė afroheshin ushtritė malazeze. Gjatė gjithė vijės mbrojtėse qenė rreshtuar rreth 8 mijė vullnetarė shqiptarė, nė gatishmėri pėr tė kundėrshtuar pėrparimin e ushtrive malazeze.
Pak mė vonė, ushtritė malazeze, me rreth 10 mijė veta, arritėn tek Ura e Rzhanicės, pika mė e pėrparuar e kufirit tė vjetėr. Aty u ndeshėn me pararojat e ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare, tė pėrbėra nga disa qindra qytetarė e malėsorė, tė cilėt u bėnė thirrje tė ndaleshin, pasi banorėt e kėtyre vendeve nuk i njihnin vendimet e Fuqive tė Mėdha. Ushtritė malazeze nuk u bindėn, por kėrkuan tė marshonin pėr tė marrė nė dorėzim kalanė e Tuzit. Atėherė pararojat shqiptare hapėn zjarr kundėr pararojave malazeze. Kėshtu, tek Ura e Rzhanicės filloi mė 22 prill pėrleshja e armatosur ndėrmjet tyre.
Sapo shpėrthyen krismat e para, forcat vullnetare tė Malėsisė sė Madhe, nėn drejtimin e Ismail Markut e Baca Kurtit, u hodhėn nė sulm tė furishėm kundėr forcave kryesore malazeze qė ndodheshin nė Helm, nė breg tė Selishtit. Tė dyja palėt luftuan me vendosmėri pėr disa orė rresht. Mė nė fund ushtritė malazeze u thyen dhe u tėrhoqėn pėr nė Podgoricė, duke lėnė disa tė vrarė e tė plagosur.
Duke parashikuar njė sulm tė ri nga ana malazeze,Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės vendosi t’i mbante forcat luftarake nė kufi dhe tė siguronte armė martina pėr vullnetarėt shqiptarė tė pajisur pjesėrisht me huta dhe pjesėrisht me jataganė. Pėr kėtė qėllim u ftuan krahinat e vilajetit qė tė shtonin ndihmat financiare. Mbi shtresat e pasura tė Shkodrės u shpall njė tatim i jashtėzakonshėm nė tė holla e nė drithė. Nė kėto rrethana Preng pashė Bibė Doda, duke parė se me qėndrimin e vet tė lėkundur po cilėsohej nga opinioni publik si bashkėpunėtor i Cetinės, pranoi ftesėn e Komitetit Ndėrkrahinor pėr tė mobilizuar mirditorėt dhe pėr t’i sjellė nė Tuz.
Menjėherė pas disfatės qė pėsoi mė 22 prill 1880, knjaz Nikolla protestoi pranė Fuqive tė Mėdha dhe kėto mė 24 prill i drejtuan qeverisė osmane njė notė kolektive, me tė cilėn e shtrėngonin qė t’i dėbonte forcat shqiptare nga kufiri pėr t’u hapur rrugėn forcave malazeze.
Nė fillim tė muajit maj, pas ardhjes sė forcave mirditore, nė vijėn kufitare numri i vullnetarėve u rrit nė rreth 9 mijė veta, pėrveē 7 mijė tė tjerėve qė qėndronin nė gatishmėri nė shtėpitė e tyre pėr t’u nisur nė luftė sapo tė lėshohej kushtrimi. Sipas njoftimeve qė kishte Shtabi Ushtarak, pėrtej kufirit qėndronin rreth 20 batalione malazeze me afėrsisht 9 mijė veta tė armatosur me martina dhe tė pajisura me topa e artileri.
Shtabi i Shkodrės dhe Shtabi i Kosovės i propozojnė Komitetit Kombėtar tė Lidhjes pėr sulm, mirpo Komiteti nuk e refuzonė lėtė me mendimin qė presioni, qė ushtronte pėrqendrimi i forcave kufitare nė Hot e Grudė, ishte i mjaftueshėm pėr t’i detyruar Fuqitė e Mėdha tė rishikonin Protokollin e Stambollit
Pasi pranuan nė parim tė hiqnin dorė edhe nga Protokolli i Stambollit, Fuqitė e Mėdha miratuan mė 15 qershor 1880 propozimin e Anglisė e tė Austro-Hungarisė pėr t’i dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Hotit e tė Grudės, qytetin bregdetar tė Ulqinit sė bashku me rrethinat e tij.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10838
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi