» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

9 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 9 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Gishtėza-Thėrrimėza....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gishtėza-Thėrrimėza....

Mesazh nga Dardania prej Fri 03 Apr 2015, 23:23

Ne bote ka njerez te mire,ka edhe te keqinj,ka edhe nga ata qe nuk duna t’ia dine fare per asnje. Midis ketyre njerezve,fati solli ne jete edhe Gishtez-therrimezen.
Ajo mbeti jetime dhe nje familje e mori,e ushqyen dhe pastaj e mbyten me pune: ajo pastronte,fshinte,lante,per cdo gje ajo pergjigjej.
Zonja e asaj shtepise kishte tre vajza. E madhja quhej Njesyckeza,e dyta Dysyckeza dhe e treta Trisyckeza.
Vajzat nuk dinin te benin gje tjeter vetem te rrinin te porta dhe te shikonin ne rruge,kurse Gishteze-therrimeza punonte per to: qepte rrobat e tyre,lante,fshinte dhe nuk degjonte kurre nje fjale te mire per punet qe bente.
Kur Gishteze-therrimezes i qelloi te dilte nje here ne fushe,ajo perqafoi lopen e saj balashe,iu ngjit pas qafes dhe filloi t’i tregonte per jeten e rende qe bente:
Ah moj lope,mua me rrahin,me qortojne,me lene pa ngrene,madje nuk me lene as te qaj. Per neser me kane ngarkuar te tjerr aq shume lesh sa as dy persona nuk e bejne dot!
Degjo ketu moj vajze e mbare, - ia kthen lopa, - hyr nga njeri vesh i imi dhe dil nga tjetri se gjithcka do te rregullohet.
Edhe ajo beri ashtu si i tha lopa. Gishteze-therrimeza hyri nga njeri vesh i lopes,doli nga veshi tjeter dhe menjehere cdo gje ishte bere gati: leshi ishte tjerre,lare e pastruar.
Vajza e mori dhe ia coi zonjes se shtepise. Ajo e pa qe cdo gje ishte bere shume mire,psheretiu,e vendosi ne senduk dhe e ngarkoi edhe me shume Gishteze-therrimezen me pune.
Vajza shkon perseri te lopa,e perqafon,e ledhaton,i hyn nga njeri vesh e i del nga tjetri dhe e merr punen e mbaruar e ia con zonjes se shtepise.
Atehere zonja e shtepise thirri Njesyckezen dhe i thote:
Pa shko e shiko nje here,kush e ndihmon jetimen me tjerrjen e leshit!
Shkoi Njesyckeza me Gishteze-therrimezen ne pyll por e harroi porosine e nenes. Qendroi u ngroh ne diell dhe u shtri per shtate pale qejfe ne bar. Kurse Gishteze-therrimeza i kendonte gjate gjithe kohes:
Fli moj sycke,fli!
Dhe syri i Njesyckezes fjeti. Nderkohe qe ajo fjeti,lopa e mbaroi te gjithe punen.
Keshtu zonja e shtepise nuk mori dot vesh gje,prandaj diten tjeter dergoi Dysyckezen dhe i tha te shkonte te shikonte se kush e ndihmonte jetimen.
Shkoi Dysyckeza pas jetimes,mirepo e harroi porosine qe i kishte dhene e ema,u ngroh ne diell dhe u shtri per shtate pale qejfe ne bar. Ndersa Gishteze-therrimeza i kendonte:
Fli moj sycke,fli edhe ti tjetra!
Dhe syte e Dysyckezes u mbyllen dhe fjeten. Nderkohe qe Dysyckeza flinte,lopa e mbaroi punen per vajzen dhe u kthyen ne shtepi.
Plaka u inatos dhe diten e trete dergoi vajzen e trete-Trisyckezen,kurse jetimes i dha akoma me shume pune per te bere.
Trisyckeza kerceu sa kerceu,u ngroh ne diell dhe u shtri ne bar per shtate pale qejfe. Gishteze-therrimeza fillon i kendon edhe asaj si i kendoi te tjerave:
Fli moj sycke,fli edhe ti tjetra!
Ajo vuri ne gjume dy syte e saj,por syrin e trete e harroi. Dy syckat e Trisyckezes u mbyllen,kurse i treti rrinte hapur dhe i shikonte te gjitha: se si Gishteze-therrimeza i hyri lopes nga njeri vesh dhe doli nga tjetri,dhe si pastaj e mblodhi punen te perfunduar.
Trisyckeza u kthye ne shtepi dhe ia tregoi te gjitha nenes se saj.
Plaka u gezua nga ky lajm dhe te nesermen i thote te shoqit qe ta there lopen balashe. Plaku e kundershton me te mire e me te keq por ishte e kot sepse nuk ia dilte dot me fjale!
Plaku mori thiken e mprehte dhe u be gati. Gishteze-therrimeza e mori vesh,vrapoi ne fushe,perqafoi lopen balashe dhe i thote:
Moj lope e mire,duan te te therin!
Nuk ka gje, - i thote lopa. – Ti mos ha nga mishi im,kurse kockat e mia mbeshtilli me nje shami dhe groposi ne kopesht. Dhe mos harro t’i ujisesh cdo dite.
Plaku e theri lopen dhe Gishteze-therrimeza beri ashtu sic i tha ajo: ndenji pa ngrene dhe mish nga i lopes nuk hengri. Kockat i groposi ne kopesht dhe i ujiste cdo dite.
Prej atyre kockave mbiu nje molle. Kokrrat e saj ishin plot leng,feshferinin gjethet e florinjta dhe perkuleshin deget e argjendta. Kujtdo qe i binte rruga andej ndalonte dhe veshtronte.
Pasi kaloi disa kohe,Njesyckeza,Dysyckeza dhe Trisyckeza dolen per te shetitur ne kopesht. Ate cast kaloi aty nje trim i bukur hipur mbi kale. Ai vuri re kokrrat plot leng te molles dhe filloi t’i ngacmonte vajzat duke i thene:
Ajo qe do te me sjelle nje kokerr molle te behet gruaja ime.
Te treja u leshuan me vrap per te marre nje kokerr molle,por mollet qe rrinin te varura,befas ngriheshin lart kur ato conin duart per t’i kapur.
Pastaj ato donin t’i rrezonin,por gjethet nuk i linin qe te shikonin se ku ishin kokrrat. U munduan e u perpoqen,por nuk i arriten dot kokrrat e molles.
Pastaj u afrua Gishteze-therrimeza dhe menjehere deget u ulen dhe kokrrat e molles i rane vete ne dore. Vajza ia dha mollen trimit dhe ai u martua menjehere me te.
Dhe qe nga ajo dite, Gishteze-therrimeza jetoi e lumtur dhe pa e bezdisur njeri.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10487
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi