» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Konferenca e Berlinit dhe Ēėshtja Shqiptare nė Arenėn Ndėrkombėtare (qershor-gusht 1880)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Konferenca e Berlinit dhe Ēėshtja Shqiptare nė Arenėn Ndėrkombėtare (qershor-gusht 1880)

Mesazh nga Dardania prej Thu 02 Apr 2015, 20:12

Zyrtarisht Konferenca e Berlinit, nė tė cilėn morėn pjesė ambasadorėt e gjashtė Fuqive tė Mėdha, nėn kryesinė e ministrit tė Jashtėm tė Gjermanisė, princit Bylov (Bülov), u mblodh pėr t’u dhėnė fund ēėshtjeve tė Traktatit tė Berlinit, qė kishin mbetur pas dy vjetėsh ende tė pazgjidhura. Nė tė vėrtetė, dy qenė ēėshtjet e rėndėsishme tė pazgjidhura dhe qė tė dyja ishin pasojė e qėndresės shqiptare: kufiri turko-grek dhe kufiri turko-malazez. Megjithatė, edhe pse shqiptarėt e kishin mbajtur nė tension dy vjet me radhė diplomacinė ndėrkombėtare, Fuqitė e Mėdha vijuan tė mos i pėrfillnin aspiratat e tyre kombėtare. Shqiptarėt nuk u lejuan as nė Konferencėn e Berlinit qė tė parashtronin dhe tė mbronin interesat e tyre jetikė. I vetmi mjet pėr ta ēuar zėrin e tyre nė Konferencėn e Berlinit qenė protestat dhe memorandumet. Pėr kėtė qėllim, nė tė katėr anėt e vendit u organizuan pėrsėri nėn drejtimin e organeve tė Lidhjes sė Prizrenit mbledhje tė gjera popullore, nė tė cilat u shpreh edhe njėherė vendosmėria pėr tė mos lejuar asnjė copėtim tė trojeve shqiptare nė favor tė shteteve fqinje. Nga tė katėr anėt e vendit u hartuan, me njė pėrmbajtje tė tillė, njė varg protestash, tė cilat iu drejtuan telegrafisht Konferencės sė Berlinit. Rėndėsi tė veēantė patėn tri peticionet dėrguar veē e veē nė qershor nga Komitetet Ndėrkrahinore tė Lidhjes Shqiptare pėr vilajetin e Janinės, pėr atė tė Kosovės (i Prizrenit) dhe pėr vilajetin e Shkodrės. Nėnshkruesit e kėtyre akteve kėrkonin respektimin e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve nė fushėn e tėrėsisė territoriale, vinin nė dukje padrejtėsinė e pretendimeve territoriale greke dhe pasojat qė do tė kishin shqiptarėt nėse ato do tė pranoheshin. Nė peticione, me njė ton diplomatik, shprehej besimi se Fuqitė e Mėdha do t’i merrnin nė konsideratė tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, por theksohej njėkohėsisht, se ata ishin tė vendosur tė kundėrshtonin me armė copėtimin e trojeve tė tyre amtare. Por krahas kėtyre protestave tė rrepta, qarqet atdhetare rilindėse u pėrpoqėn t’u tėrhiqnin vėmendjen Fuqive tė Mėdha edhe ndaj problemit tė tė drejtave autonomiste tė Shqipėrisė. Kėtė radhė Porta e Lartė u ndodh mė ngushtė se herėt e tjera. Meqenėse Fuqitė e Mėdha nuk i pėrfillnin shqiptarėt, gjithė pėrgjegjėsinė e ēėshtjeve tė pazgjidhura tė Traktatit tė Berlinit ia ngarkonin Perandorisė Osmane. Si rrjedhim, presioni i tyre pėr t’u dhėnė fund kėtyre ēėshtjeve nė favor tė Greqisė e tė Malit tė Zi qe mė i fortė se kurrė. Por tani qė nė Shqipėri lėvizja autonomiste kishte marrė hov tė madh dhe autoriteti i Stambollit ishte dobėsuar shumė, Porta e Lartė mė shumė se kurdoherė e pati tė vėshtirė t’u impononte shqiptarėve vullnetin e Fuqive tė Mėdha. Ajo ishte e ndėrgjegjshme se ēdo ndėrhyrje e saj ushtarake pėr t’i detyruar shqiptarėt tė pranonin copėtimin e trojeve tė tyre do ta ndizte mė keq flakėn e luftės kundėrosmane nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, me gjithė presionin e Fuqive tė Mėdha, ajo vendosi tė kundėrshtonte nė kėtė Konferencė ēdo zgjidhje territoriale nė dėm tė shqiptarėve. Madje, pėr t’i qetėsuar nė kėtė drejtim, sulltani emėroi, nė pragun e Konferencės sė Berlinit, ministėr tė Jashtėm tė Perandorisė Osmane Abedin pashė Dinon, ish-anėtarin e Kryesisė sė Lidhjes sė Prizrenit. Konferenca e Berlinit i filloi punimet mė 16 qershor 1880. Pothuajse tė gjitha ēėshtjet qė trajtoi kishin tė bėnin me Shqipėrinė. Midis tyre, ajo qė pati mė shumė debate ishte ēėshtja e kufirit turko-grek. Prirja qė tregonin Fuqitė e Mėdha pėr ta zmadhuar Greqinė, me qėllim qė ta kishin si njė ledh kundėr ndikimit rus nė Ballkan, e nxiti Athinėn tė kėrkonte nė Epir mė shumė troje shqiptare se ato qė rekomandoheshin nė Protokollin nr. 13 tė Kongresit tė Berlinit, jo deri nė lumin Kalamas, por deri nė jug tė Sarandės, duke pėrfshirė edhe qytetin antik tė Butrintit. Por Fuqitė e Mėdha kėrkuan ta kėnaqnin Greqinė nė sektorė tė tjerė, pasi, sipas tyre, prania e shumė shqiptarėve nė Mbretėrinė Greke do ta dobėsonte fuqinė e saj. Perandoria Osmane kundėrshtoi si njėrėn, si tjetrėn zgjidhje. Pėrfaqėsuesi i saj la tė kuptojė edhe njėherė se Porta e Lartė ishte e prirur pėr tė bėrė lėshime vetėm nė Thesalinė greke, por jo nė Epirin shqiptar. Pėrfundimisht, Konferenca e Berlinit nuk bėri nė kėtė ēėshtje asnjė hap pėrpara. Ajo miratoi propozimin e Francės pėr ta kthyer nga “rekomandim” nė “vendim” vijėn kufitare Kalamas-Selemvria, pėr tė cilin flitej nė Protokollin nr. 13. Megjithatė vendimi ishte pėrsėri i cunguar, pasi nuk parashikonte asnjė mjet pėr ta detyruar Perandorinė Osmane qė ta ēonte deri nė fund zbatimin e tij. Konferenca e Berlinit nuk e trajtoi drejtpėrdrejt ēėshtjen e kufirit turko-malazez, pasi kjo, sipas pikėpamjes sė Fuqive tė Mėdha, kishte gjetur zgjidhje dy javė mė parė. Por gjatė ditėve qė konferenca vazhdonte punimet e saj, ambasadorėt e tyre nė Stamboll ia propozuan variantin e ri Portės sė Lartė, duke ia lėnė asaj nė dorė qė tė zgjidhte pėr t’i dorėzuar Malit tė Zi ose krahinėn e Hotit e tė Grudės, ose qytetin e Ulqinit me rrethinat e tij. Edhe pse Konferenca e Berlinit nuk i pėrfilli interesat kombėtarė tė Shqipėrisė, lufta e masave shqiptare nėn udhėheqjen e Lidhjes sė Prizrenit pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale dhe pėr tė fituar tė drejtat e saj autonomiste, tashmė kishte filluar tė bėnte jehonė edhe nė disa nga kancelaritė e Fuqive tė Mėdha. Kush mė shumė e kush mė pak, ato filluan tė bindeshin se lėvizja shqiptare nuk ishte, siē kishin pohuar deri atėherė, njė makinacion i Stambollit, se ajo ishte shprehje e protestės sė njė populli qė kishte aspiratat e veta kombėtare dhe se faktori shqiptar nuk duhej lėnė pas dore nė qoftė se dėshironin qė vendimet e tyre tė mėtejshme tė viheshin me tė vėrtetė nė jetė. Megjithatė, qėndrimi qė mbajtėn ndaj faktorit shqiptar nuk qe i njėjtė. Nė secilėn prej tyre ndikuan interesat e veēantė politikė dhe ekonomikė qė ato kishin nė Evropėn Juglindore. Qėndrimi mė i papajtueshėm pėr ēėshtjen shqiptare u duk midis Rusisė cariste dhe Britanisė sė Madhe. Rusia vijonte tė mos e pranonte idenė e njė shteti autonom shqiptar, pėr ta lėnė gjithnjė tė hapur rrugėn e pėrmbushjes sė aspiratave pushtuese qė ushqenin shtetet sllave tė Ballkanit. Anglia udhėhiqej nga parime tė kundėrta. Ajo donte, si edhe mė parė, forcimin e Perandorisė Osmane, tė cilėn, pėrveēse e kishte kthyer nė njė gjysmėkoloni tė saj, vijonte ta shihte si njė ledh tė rėndėsishėm pėr tė penguar ekspansionin rus nė Evropėn Juglindore. Pėr kėtė arsye, qeveria britanike ishte e prirur qė t’u jepeshin shqiptarėve disa tė drejta autonomiste, me qėllim qė ta ēlironte Perandorinė Osmane nga telashet qė i vinin prej tyre, tė cilat ēonin nė dobėsimin e saj. Njė qėndrim tė ndėrmjetėm mbajti Austro-Hungaria, e pasuar nga Gjermania. Edhe Vjena udhėhiqej nga synimi pėr tė penguar ekspansionin rus nė Ballkan, por tani kishte filluar tė shqetėsohej edhe nga pavarėsia qė po fitonte Lėvizja Kombėtare Shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė nga fryma antiaustriake, qė kishte shkaktuar nė Shqipėri vendosja e garnizoneve tė saj ushtarake nė hyrje tė Kosovės, deri nė afėrsi tė Mitrovicės. Pėr kėtė qėllim, Vjena nuk ishte pėr shtrirjen e tė drejtave kombėtare nė mbarė viset shqiptare, por vetėm nė Shqipėrinė Veriore me popullsi tė dendur katolike, tė cilėn ajo shpresonte ta mbante nėn kontrollin e saj nėpėrmjet kultusprotektoratit. Gjatė ditėve tė Konferencės sė Berlinit ngadhėnjeu pikėpamja e Vjenės. Mė 26 qershor 1880 ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, sė bashku me variantin e zėvendėsimit tė krahinės sė Hotit e tė Grudės me qytetin e me rrethinat e Ulqinit, e kėshilluan Portėn e Lartė qė tė shqyrtonte mundėsinė pėr t’i dhėnė tė drejtėn e vetėqeverisjes administrative vetėm vilajetit tė Shkodrės. Por disa diplomatė tė huaj, tė cilėt e ndiqnin nga afėr gjendjen e Shqipėrisė, dyshonin se me kėtė zgjidhje Perandoria Osmane pėrsėri nuk do tė kishte qetėsi tė brendshme. Sikurse i raportonte qeverisė sė vet nė korrik tė vitit 1880 ambasadori anglez nė Stamboll, Goshen, dhėnia e autonomisė administrative vetėm pėr vilajetin e Shkodrės, nuk i shėrbente Perandorisė Osmane, as politikės britanike nė Ballkan. “Kombėsia shqiptare, - shkruante ai, - ėshtė njė element qė nuk duhet lėnė pa pėrfillur nė ēdo kombinim politik nė tė ardhmen. Edhe nė qoftė se ėshtė e parakohshme, unė do tė rekomandoja qė formimi i njė province shqiptare tė bashkuar, tė mbahej tė paktėn gjithnjė parasysh”. Sipas diplomatit britanik, ishte nė interes tė Anglisė qė Shqipėria tė bėhej e fortė dhe ajo mund tė bėhej e tillė vetėm nėse bashkoheshin tė gjitha viset shqiptare nė njė provincė tė vetme autonome. “Ky popull, - nėnvizonte Gosheni, - qė nė pjesėn mė tė madhe ėshtė mysliman, do tė bėhet burim vėshtirėsish nga mė tė mėdhatė pėr vendet sllave e greke” tė Gadishullit Ballkanik. Qeveria britanike e Gladstonit e pėrvetėsoi tezėn e ambasadorit tė vet, por Fuqitė e tjera tė Mėdha qėndruan nė pikėpamjen e Vjenės, e cila vijoi tė ngulte kėmbė pėr t’i dhėnė autonominė administrative vetėm vilajetit tė Shkodrės, madje as krejt territoreve tė tij, por kryesisht malėsive katolike qė bėnin pjesė nė kėtė vilajet. Megjithatė, ēėshtja shqiptare tashmė kishte fituar tė drejtėn e qytetarisė nė arenėn ndėrkombėtare dhe nuk mund tė injorohej si mė parė nga Fuqitė e Mėdha. Kjo u duk qartė nė mbledhjet qė zhvilloi gjatė verės sė vitit 1880 Komisioni Evropian pėr Rumelinė Lindore, i krijuar nga Fuqitė e Mėdha pėr tė shqyrtuar, nė mbėshtetje tė nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit, projektin e reformave administrative qė kishte pėrgatitur Porta e Lartė pėr tė zbatuar nė vilajetet e saj tė Gadishullit Ballkanik. Me kėtė rast pėrfaqėsuesi britanik Ficmoris (Fitzmaurice) i paraqiti komisionit njė projekt, me anėn e tė cilit kėrkonte jo bashkimin e menjėhershėm tė trojeve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, por organizimin e tyre nė katėr sanxhakė me qendėr nė Shkodėr, nė Prizren, nė Elbasan dhe nė Janinė, si hap tė parė pėr bashkimin e tyre nė tė ardhmen nė njė shtet tė vetėm shqiptar. Por projekti britanik ndeshi pėrsėri nė kundėrshtimin e fuqive tė tjera. Madje Komisioni Evropian, me pėrjashtim tė pėrfaqėsuesit rus, miratoi mė 23 gusht 1880 projektin e hartuar bashkėrisht nga pėrfaqėsuesit e Francės dhe tė Austro-Hungarisė, i cili shėnonte njė hap prapa nė krahasim me idenė e formuluar dy muaj mė parė, pasi tani i sugjerohej Portės sė Lartė tė jepte autonominė administrative jo pėr krejt vilajetin e Shkodrės, por vetėm pėr malėsitė patriarkale tė Veriut. Megjithatė, me kėmbėnguljen e pėrfaqėsuesit britanik, nė deklaratėn e Komisionit Evropian pėr Rumelinė Lindore u vu si shtesė shėnimi se Fuqitė e Mėdha “nuk do tė kishin asnjė kundėrshtim”, nė rast se Porta e Lartė do ta shihte me vend qė t’i bashkonte krahinat shqiptare nė njė vilajet tė vetėm. Por Porta e Lartė nuk pranoi asnjė nga kėto sugjerime.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10679
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi