» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kosova duhet ta ketė pasė Hymnin vet qysh nė vitin 1935

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kosova duhet ta ketė pasė Hymnin vet qysh nė vitin 1935

Mesazh nga Dardania prej Thu 02 Apr 2015, 20:02

(Kjo letėr duhet tė jetė shkruar nė vitin 1965 nga Dr. Krist Maloki drejtuar Dr. Kazim Prodanit nė Turqi, dhe sipas kėsaj letre Kosova duhet ta ketė pasė Hymnin vet qysh nė vitin 1935.
Letra ėshtė marrė nga dorėshkrimet e Krist Malokit me lejen e gruas sė tij Mag. Freya Maloki nė Graz, qė e falenderojmė nė kėtė rast. Kjo letėr ėshtė botuar nė revistėn fetaro-kulturore Urtia viti VII/ 1/ 1998 (11), faqe 184-193, organ i studentėve tė teologjisė sė Ipeshkvisė sė Kosovės.)
Pėrgatiti: Albert Ramaj
Letėr e Krist Malokit derjtuar Kazim Prodanit nė vitin 1965
I ndrti Zoti Prodani,
Mė falni qė po U pėrgjigjem kaq vonė! Jam matur sa e sa herė qė t'U shkruaj gjatė e gjėrė qė tė merremi vesht pakės mė mirė; sepse, si pat thėnė qysh Aristoteli, dy njerės - qė s'janė rritur sė bashku brenda njė rrethi fare tė ngusht - nuk munt tė merren vesht fort bile nėr ēėshteje mė tė fella mendtare dhe shpirtėrore. Dhe fajin s'e kanė aqė fort problemet dhe kompleksiteti i tyre, se sa mendsija dhe qėndrimi shprirtėror i zotronjėsve tė tyre.
Sa kam patur rast nėr ca pak bashkfajlime me Ju qė t'U kuptonj, Juve, Zoti Prodani, jini njė tip i veēant politikan dhe zhurnalist shqiptėtar. Po kuptohemi! - Ka politkana e politikana nė botė, me qėllime e qėndrime tė ndryshme. Kėtu po qėndrohemi mė fort rreth politikanit nacjonal apor komėbtar. kėtu ka tri figura tė veēanta karakteristike.
Njėra drejtohet mė tepėr kah iderat dhe edealet e kohėrave tė kaluara romantike, tjetra nga idealet dhe iluzjonet e njė ardhmėnie fanije fantastike dhe fantazmogorike dhe e treta si pas kohės sė tanishme, si pas realitetit, nė kujtim tė definicjonit tė Bismarck-ut: "politika ėshtė mjeshtrija e shfrytzimi tė posibiliteteve reale ... tė rasteve tė volitshime!". Neve shqipėtarėt e vjetėr jemi qysh nga mendsija e jonė heroike dhe romantike politikanė tė kohės sė kaluar dhe qellimet t'ona finale apo (e palezueshme kjo fjalė mė duket se ėshtė theologjike, vėr A.R.) shtrihen kah ardhmėnija e Kombit t'onė si hije.
Dritat e mėngjezit; horizonti i yn ėshtė plot ngjyra e iluzjone, kurse realiteti fare i ngusht dhe i that. Dhe kėsodore na po pėsojm desiluzjone pas desiluzjonesh qysh se kemi filluar tė jemi politikanė dhe tė bėjm politikė kombėtare. Kėjo tragjedķ ka nisur qysh me Rringjalljen Shqipėtare, qysh me Baballarėt e Kombit dhe qysh me Lidhjen e Przrenit!
Dhe mė tepėr se tė gjithė shqiptarėt tjerė neve kosovarėt i kemi pėsuar desiluzjnet mė tė forta, sepse neve kemi qenė mė tė parėt dhe mė luftarakėt politikanė kombėtarė. Mirė po realiteti ka qenė kontra neve. Lidhėja e Prizrenit deri mė sot ėshtė paraqitur nga shkrimtarėt idealista dhe romantikė me ngjyra shumė tė shkėlqyera - apor ka mbetur fare zbetė! - porse kush i di pak a shumė prapaskenat e verteta, kush i di kumtesat nga goja vet e stėrgjyshėve prizrenas i kupton punėt politike kombėtare mė hollėsisht, mė afras dhe mė desiluzjonisht; kemi kėtu ca paralele edhe me Diten e Flamurit 1912 dhe me Kongresin e Lushnjės, por nejse... pėr njė herė tjetėr !
Realiteti mė i idhur per Kosovėn ėshtė fakti qė Shqipėrija e 1913-ės s'ka rrėfyer kurr donjė interes tė vėrtetė pėr `tė. Iknin kosovarėt nė tė katėr anėt e botės per ta shpėtaur kokėn vetėm jo kah Shqipėrija, dhe ata qė u lanė tė hynin brėnda u detyruan tė kalben nėr moēale e Terbufit (Materjalin dokumentar e kini nga dora e Lumo Skendos nė Kalendarin Kombjar!).
U bė lufta vėllavrasėse ndėrmjet nacjonalistave dhe komunistave, vullndetarėt kosovarė vajtne dhe luftuan gjėr nė Himarė... per t'u varė pastaj njėri pas tjetrit si tradhėtorė nėr ullishtat e Vllorės.
Mźtepėr: Shqipėrija dergoj tre divizjone partizanėsh shqipėtarė nė Kosovė per tė vrarė atje mė tepėr se 40 mij patriota kosovarė (Shif "Lidhja e Dytė e Prizrenit" nga Tahir Zajmi, 1964). Ju munt tė thoni, se me ēliriminn e Kosovės nepėr trupat italjane-shqipėtare 1941 u shpetuan kosovarėt politikisht dhe kulturisht etj., porse kosovarėt vet jan tė njė mentimi tjetėr: ata thonė edhe sot se shqiptarėt kan ardhur si karkalecat dhe kan lėnė prapa napoljona-letėr qė s'i hanė as qent! (Xhafer Deva me shokė mallkohen edhe sot dhe vetėm Ballistat gėzojn njėfarė sympathie!).

Realiteti i dytė i Kosovės ėshtė mosperfillėja dhe mosprotezhimi politik nga donjė shtet tjetėr jashta Jugosllavisė. Si pjesė e gjithė Kombit Shqiptar dhe Shqipėrisė ethnike dhe sidomos si apendiks i Shqipėrisė sė 1913-ės, Kosova sot nuk gjen respekt, as sympathķ dhe as perkrahėje nė botėn e jashtme. Dhe me qenė qė problemet minoritare kombėtare zgjidhen vetėm - internacjonalisht - nepėr konstelacjonet e fuqive tė mbėdhaja apor tė pushteteve dhunore, s'ka shpresė se interesat apor tė drejtat e Kosovės do tė merren donjė herė para sysh. "Organizata e Minoriteteve Ethnike Evropjane" ėshtė njė ent mė fort platonik moral se sa politik, dhe ėshtė formuar nėn hijen e Amerikės vetėm per t'i hedhur hi syve tė atyre popujve apor kombeve nacjonaliste qė u trathėtuan nė Jalltė (Yalta) nga Roosevelt-i dhe Churchilli. Donjė efekt politik internacjonal ajo "Organizatė" s'ka patur deri mė sot as kėtej dhe as andej, aqė mė pak kundrejt pushtonjėsit mė tė madh dhe mė barbar Rusisė!

Diskreditimi mė i madh qė iu bė dikur "Kombeve tė Bashkuara" rrodhi nga moszotėsija e tyre per t'i regulluar problemet minoritare, pėr tė cilat u bė gjithė ajo zhurmė dhe propagandė; Amerika po e pėson sot po at fat qysh se nuk qe e zonja t'ndėrhyjė nė revolten e Ungarisė mė 1956. Jugosllavija nė realitet mund tė jetė njė shtet e pushtet fare i dobėt, fare anemik me zorime tė shumėta tė perbrendshime, porse sadokudo nė botėn internacjonale ka kredit dhe ka mbėshtetėje. Prandaj edhe sikur t'u apė posibilkitet organeve tė "Organizatės" nė fjalė ta e vizitojn Kosovėn, me njė vizė apor dekllaratė politike internacjonale (gjoja formale tė sė drejtės internacjonale") i shėlyen dhe i anhilizon tė tėra pohimet e arganizatės platonike.

Por mua nuk ma merr mendja se mund tė lejohet ndonjė orrganizatė dhe tė ndėrhyjė apo "tė perzihet nėr ēėshtej tė brenshme" tė Jugosllavisė. Pos kėsaj "Organizata e Minoriteteve" nuk zotron donjė mandat avukati nė bazė tė sė drejtės internacjonale. Dhe sa zor do ta e kishte ajo organizatė dhe sikur ta e kishte at mandat e shofim neve kėtu fare afėr me poroblemin e Tirolit tė Jugut.

Jo vetėm moralisht e kulturisht, jo vetėm politikisht, e ekonomikėrisht e juridikisht, Italija dhe Austrija kan marrė mbi vehte angazhime tė prera mbi vehte per autonominė e njė popuullsije 200.00 vetash, njė popull me njė kompaktėsķ gjakut dhe njė kulturė mijėvjeēare origjinale dhe akcidentale... dhe me gjihtė atė, me gjithė ndėrhymjėn e UNO-s, tė Gjyqit tė Hagh-ės dhe Kėshillit Ministror tė Strassburg-ut (t'i lemė demostratat gjakatare dhe bombat e vendit vet!), gjėr mė sot s'e ka ndryshuar politikėn perfide dhe machialvel-iste Italija - faqe me nder - n'atė vend.

Njė realitet tjetėr i Kosovės ėshtė ay qė ndoshta gjysmėn e kosovarėve as qė kan ndjenja pėr jė bashkėsķ dhe lirķ kombėtare. Ndoshta qė desiljuzonet u a kan prishur ndjenjat, zakonet, idealet dhe qellimet e natyrshme kombėtare, sigurisht ėshtė qė sot pak kosovarė e kan mendjen te Shqipėrija.

Mė tė shumėt e tyre sot e quajn Shqipėrinė "Allbanija e vjetėr" dhe flasin per at vend sikur t'ishte nė Arabistan apor nė Afrikė. Si thotė letra e "Organizatės sė Minoritėveteve"? - "Kosovarėt emigranta mė parė duan tė kėthehen nė Jugosllavķ se nė Shqipėri?" - (njė gafė dipllomatike internacjonale dhe njė hajvanllėk juridik pėr tė cilin do tė heqim keq ne kosovarėt ndoshta edhe per 100 vjetė!). Por mė zi ėshtė qė kosovarėt vet nuk duan tė paraqiten si shqipėtar. Gjatė shetitjeve tė mija nėpėr Jugosllavi qysh nga vjeti 1954 e tėhu, vjet per vjet dhe vend per vend, mė ka ngjarė jo njė herė por me qinda herė qė kan dashurė tė mė paraqiten mė tepėr si turq se sa si shqipėtarė.

Bėnin nė fillim sikur flisnin tyrqisht dhe s'dinin shqip, gjėr se une ua kėthejsha vet tyrqisht dhe ata s'dinin tė flisnin mė gjatė. Kėshtu mė ka ngjarė jo vetėm ner vende t'jashtme por vet nė Kosovė, vet nė Prishtinė, nė Prizren, nė Gjakovė, nė Shkup etj. Ata njerėz shumė herė s'dinin asnjė fjalė serbisht apor sllavisht, shka mund t'Ua dishmojė zonja ime. Kemi hasur sidomos kosovarė nga tė Gjakovės dhe tė Pejės - sidomos tregėtarė dhe sportista - qė paraqiteshin para botės si "tyrq" (me gjithė qė s'dinin tyrqisht) dhe qė as u vinte mare kur neve i demaskonim si shqiptarė; njė student akademik i sporteit m'U gjegjė njėj ditė; "Asht ma interesant dhe ban ma tepėr efekt te vajzat!!!"

Ca miq t'onė qė e kan kaluar rrugėn e gjatė nga Podgorica nė Andrijevicė e pastaj nepėr Pejė, Gjakovė, Ferizoviē e Shkup kurrkund s'kam hasur ner "shqiptarė" por vetėm nėr "tyrq" apor "muhametanė"!!!... me gjithė qė ishin veshur me rroba shqipėtare apor e kishin dobarem peleshėn nė kokė.

Kėsodore munt t`'U a merr mendja Juve, Zoti Prodani, se si deperton emigrata dhe diaspora shqipėtare nėpėr tėrė Jugosllavinė. S'ka sot atje qytet sado tė vogėl, pazar sado tė varfėr dhe katund sado tė humbur, ku nuk gjėnden kosovarė, shumė herė me gjithė familje, shumė herė edhe tė martuarė me sllavjanka dhe me fėmij tė rritur nė gjuhė sllave.

Akademiku kosovar preferon zyrtar, spitalet dhe ndėrmarrjet shtetėrore jashta Kosovės, mėsuesi i normalės kosovare (Prishtinė, Tetovė etj.) kėrkon tė futet o nėr qytete o ner krahina sllave, ku paska "ma lezet jeta".

Qyteti mė tė mbėdhaja shqipėtare nė Jugosllavi sot jan padyshim Beligradi, Zagrebi, Sarajeva dhe Rijeka. Jemi takuar me kosovarė akademik, normalista, mjekė inxhenjera, sportista, drejtora e nėnpunėsa tė lartė tė ēdo dege dhe tė ēdo rydbe politike... pėr ca kohė ka qenė ministėr i Bosnjės njė farė Kola apor Kolja. Kemi nė policinė sekrete (UDBA) me qindra kosovarė - gjėr nė rangjet mė tė larta - qė "qėnkerkan mė tė zot dhe mė tė ēkathėt" se sllavėt. (Prandaj U shkrova qė ēdo i dyti kosovar ėshtė "spiun", nė mos agjent dhe shitur si Ejupi apor Efjalti!).

Lėreni pastaj kosovarėt tregtarė, fajdexhinj, senkserė dhe "esnafėr" qė e kan mbuluar Jugosllavinė me njė rrjet tregjesh tė zez dhe me allishverishe spekulacjoni orjental. Njė ditėzaj mė tha njėri: "Ne shqiptarėt jemi ba ermenėt e Jugosllavisė!". Sot floriri dhe xhevahiret rrokullohen nepėr Jugosllavi vetėm nepėr duart e jahudinjėve dhe tė shqiptarėve. I di dhe i njef tėrė bota, vihet njėri a tjetri si pas nevojės dhe sa per t'i hedhur hi syve botės nė gjyq, dėnodhet dhe gjobitet me gjysėm miljoni dinarė dhe lėshohet pastaj para kohės qė tė fitoj me miljona... dhe atje prapa skenės gjyqėtare e luajn synė donjė avokat i aprovuar dhe donjė shef i UDBA-s krahinore! (Po patet dėshirė, kėto tė tėra i kam me akte dhe dokumente!).

Porse ka edhe mė zi! Populli i fushave dhe malėsirave kosovare i ka lėnė zakonet dhe adetet e moēme shqipėtare dhe ka nisur ta gėzonjė jetėn o fare orjentale o fare moderne. Zakonet mė tė ndyra tė Baba Dovletit jan pėrhapur sot nė Kosovė, nė daē si kundrejt seksit femėror si edhe seksit tė perkundėrt. Nepėr spekullacjone tregėtrare qė munt tė bėhen sot nė Jugosllavi si me mjete ushqimore si edhe me punė fitojn bota grumbullojn pasurira qė s'dijn pastaj si t'i harxhojn.

Ka me qindra e me mija kosovarė nė Jugosllavi qė jan bėrė miljonarė dhe jan nė gjėndje tė bėjnė darsma dhe ziajfete qė kushtojn - si dikur nek agallarėt dhe bejlerėt - gjėr mė njė miljon dinarė dhe mė tepėr. Ka njerėz nė Kosovė - malėsorė - qė angazhojn pranė gruas sė vetė vajza tė reja fare - gjėr mė 9 vjeēe - si sherbėtore... Ky pisllėk shpirtėror ėshtė pėrhapur edhe nė jetėn pėrditėshme, nė jetėn praktike.

Kosovari dikur ka qenė i njohur per pastėritnė shėmbullore si nė trup, si nė veshje- mbathėje si edhe nė rendin shpėtijak, familjar dhe botor. Sot kosovari ėshtė demoralizuar fare. Mė ka ardhur turp kur kam kaluar me gruan t'ime nepėr Kosovė, jam tronditur gjėr nė funt tė shpirtit kur ajo ka hasur nėr gjithė ato pisllėqe... edhe ner familjarėt e mij. E kam kuptuar zyrtarin e lart serb nė Beligrad kur mė tha njėj ditė: "Nėve nuk na vjen mirė qė tė kalojn shumė turista nepėr Kosovė sepse turpėrohemi atje para botės!".

Dhe ēė ėshtė edhe mė zi: qė kosovarėt sot duan tė rrojnė "ēelepir"! Sado tė pasur te jenė, shtihet si fukarenjė dhe lypin e kėrkojn ndihma pas ndihmash ku e permėton rasti i volitshim. Une vet kam hequr dorė ta e vizitonj Kosovėn per tė tretėn herė brenda kėtyre vjetėve sepse s'di se nga tė ja marri para kerkesave materjale dhe financjare nga njerzit e mij, tė shumėt dhe tė angijshėm.

Mė thotė njė ditėzaj motra e ime (e njerkės!) qė e kam subvencjonuar tash e 30 vjetė pa as mė tė voglin kundėrēpagim: "Bota ka kujtue qi ke me mė prue dobarėm nji grusht įar!". Per ilakatė tjerė nuk po U dėftoj gjė se do tė duheshin vėllime. Mė kan detyrue dhe mė kan futur ca herė nė belį se kan arritur gjėr nė prak tė gjykatoreve.

Njė herė tjetėr jam gjetur aq pisk sa i jam ulur puthua nėr gjunj komisarit tė policsė dyke e ēfajsuar vehtėn me fjalėt: "Zoti komisar mė falni se une si shkencėtar austrjiak nuk marr vesht nga kėto dallavere orjentale!" Dhe komisari nė fjalė qe aqė zemėr-gjerė sa m'i gjegjė: "Zoti Profesor, neve U njofim Ju dhe po e lemė kėsajė here, porse njė herės tjetėr mos u nakatosnji nėr gjėra tė kėtilla".

Dhe gjėjen mė tė turėpshme kush ma bėri? Gjerarku i kulturėpolitikės sė Kosovės: Elhami Nimani! Kur u nisa me gruan t'ime per tė parėn herė si mysafir nė Belgrad, hymė nė marrėdhėnje dhe marrėveshje me autoritetitet akademike jugosllave per njė profesurė eventuale albanologjike nė Jugosllavķ (gruaja ime do ta e merrte docenturen gjermanistike!). U rregullaun pothua tėr konditat me pelqim tė tė dy palėve, sidomos kah mos-konfundimi i profesuerės me politikėn komuniste. Kur qe na del si Fanti Spathi nė Prishtinė Elhami Nimani dhe mė thotė "Zotni Maloku, Ju ose tė futeni nė partķ t'onė komuniste jugosllave ose s'keni vend kėtu!"

...Hajden pastaj dhe i beso shqiptarizmit tė kompatriotėve kosovarė! - Nuk u ēudita pra, kur mė tha njė ditėzaj njė kosovar intelektaul: "Na jemi mjaft mirė kėtu, bilem s'jemi konė kurr ma mirė se sot!" - Dhe njė tjetėr mė tha edhe mė keq: "Na leni rahat, ju nacjonalistat, na s'jemi as komunista e as revizjonista, na jemi vetėm kosovarė!". Ka edhe mė, por po i lemė kėto fjalė sot per sot.

Njė realitet tjetėr i porblemit kosovar ėshtė ay qė Kosova nuk pėson gjė tė madhe dhe tė rėndė nga Jugosllavija vet por vetėm nga serbėt. Jugosllavija si shtet konglomerat me mė tepėr se 18 popullsira tė ndryshme dhe si pushtet federalist ka interes tė ja ēojė mirė me tė tėra kombėsirat federale e minoritare.

Ndoshta mė zi se Kosova e pėson sot Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi. Porse edhe kroatėt dhe deri sllovenėt kan filluar tė ēojn krye kundra Beligradit dhe tė ēfaqin pakėnaqėsinė e tyre (shifni kritikat e Bakariqit gjatė Kongresit tė fundit tė Partisė tė Komunistave Jugosllavė, sa per veprimet dhe propagandat e emigracjonit kroat s'po bėjmė fjalė aspak!). Nė librin "Albania" tė Ballit e keni aty artikullin pėrkatės tė prof. Kelmendit, ku permendet specjalisti i ēėshtjeve boshnjake Dr. Baliq, njė i i njohur i im.

E kemi kėtu nė Graz organizaten qėndrore tė emigrantave boshnjakė dhe ui dimė mirė punėt e tyre. E ka pėsuar mė zi se neve kosovarėt dhe veprojn me ēdo mjet... por edhe ata pa asnjė sukses. Kroatėt dhe boshnjakėt nė emigracjon kan mjete dhe personalitete tė shumėta nė dispozicjon, sidomos nė Gjermanķ (ku une dėshtova me tentativat e mij rreth problemit kosovar!).

Mė keq se neve kosovarėt e kishin dikur makedonasit, porse atyre ja ndreqi Tito-ja aqė mirė hesapin sa s'e kishin pritur kurr mė mirė. Jo vetėm qė e fituan autonominė shtetėrore federale, po ata krijuan edhe gjuhėn e tyre tė lartė dhe literatyren e vetė fare autonome, shkollat dhe universitetet tė pamėvarura nga Belgradi etj. etj. Me gjithė atė makedonasit sot jan tė lumtur brenda Jugosllavisė porse armiqėt mė tė rreptė tė serbėve!!!

Dhe me dokumentacjon .......(njė fjali e palezueshme nė fund tė faqes V. tė kėsaj letre e pastaj vazhdon nė faqen tjetėr, vėr e A.R.) ... se brenda luftės sė dytė botėrore janė vrarė dhe mbytur mizorisht sė paku 1.300.000 serbė - mė tė shumtėn intelektualė nga dora vet e kroatėve, boshnjakėve, malazėve dhe makedonėve.

Serbėt vet ja u kan marrė hakun pas librimit tė Jugosllavisė nga trupat gjemrane dyke mbytur po aqė mizerisht se paku 80.000 kroatė, e me qinamija boshnjakė, me ndoshta 100.000 malazezė dhe sa e sa makedonas (kosovarėt, si duket, kan patur humbje mė tė vogla, munt t'kenė qenė 40.000 shpirtė; Mehmet Hoxha nė Belgrad mė rrėfej se nė njė kamp tė Vojvodinės qenkan grumbulluar afro 30.000 kosovarė per t'u "likviduar", porse me ndėrhyrjen e tijė dhe me ndermjetsinė e Titos qenkan lėnė tė gjallė dhe mė vonė liruarė!).

Sot shumė kosovarė e quajn Tito-o "burr i mirė"! (Kemi qenė njėj ditė nė Pula, ku ka shumė shqiptarė dhe ner 'ta edhe shumė prizrenas, dhe na dėftuan se aty para dy orėsh paska qenė Tito-ja dhe paska kaluar nepėr pazar tė gjytetit fare vetėm si civil dhe me bastun nė dorė dhe paska hyrė ner ca dyqane dyke blerė plaēka e tjera per familjen e vetė qė rronė aty afėr nė ishullin Brion; njėj dite tjetėr bilem i paska ikur tinas suitės sė vetė dhe paska shkuar me njė automobil privat gjėr nė Rovinj per tė shetitur po ashtu lirisht si nė Pula, ku kan pa njerėzit e mij qė rrojn atje!).

Kėjo do tė thotė se ndėrmjet pushtetit central jugosllav dhe pushtetit federalist serb ka ndryshime tė mėdhaja. Prandaj edhe kroatėt, sllovenėt, makedonasit dhe bilem emigrata politike kroate sot bėjn dallime tė forta ndėrmejt njėrit e tjetrit Beograd. Per tė zezėn t'onė kosovare, Kosova ka rėnė nėn pushtetit serb dhe serbėt gėzojn privilegje tė veēanta brenda gjithė Jugosllavisė, jo vetėm sepse janė kombi ma i madhi (afėr 9 miljon) por edhe pse kan qenė krijonjėsit e partisė komuniste dhe tė lėvizjės partizane; janė edhe mė trima, mė barbarė, mė fanatikė dhe vetmohonjės se tė tjerėt ("Kijau inat por faljau hakun!").

Pra - si pas mentimit t'im - neve kosovarėvet nuk bėjm mirė kur e drejtojm luftėn t'onė dhe prpagandėn t'onė kundra Jugosllavisė nė vend qė ta luftonim Serbinė, a mė mirė "serbo-mbėdhajt". Ky percaktim sot bėhet pothua nga tė gjitha nacjonet federalsite dhe minoritare tė Jugosllavisė - edhe nė emigracjon - dhe ne kosovarėt jemi mjaft nė rrezik ta e humbim atė sympathķ qė gėzojm nėr ma tė ma tė shumėtit e atyre nacjoneve (shifni shkrimet e Milovan Djilasit se si flasin nė favor t'onė! - shifni edhe shkrimet e emigratės kroate, p.sh. rivista "Republika Hrvatska" qė del nė Argjentinė!) Serbija vet ėshtė bėrė indirekt e zeza e jonė dyke na i bėrė per vehte gjeneracjonet mė tė reja, mė tė forta dhe mė inteligjente.

Po Kuptohmi! - Dyke humbur gjithė ata burra brenda luftės vėllasvrasėse apor civile dhe kundėr armiqėve tė huj (Nediq, Mihajloci, kroatė, boshnjakė, italjanė, gjermanė shqiptarė etj etj.). Nė Serbķ kanė mbetur shumė herė katunde, pazare dhe deri qytete tė tėra pa mashkuj tė riturė dhe djalosharė, kan mbeturė me femėra tė pamartuara apor tė veja, kan mbetur shtėpija, villa dhe konaqe pa njėri tė zotin e tyre... dhe kėtu kan ulur kryt dhe jan futur si zėvendės me qindra e me mija shqipėtarė kosovarė.

Kush i merr sot rrugėt nga Kosova e deri nė Belgrad - sidomos si neve me automobil tė vetin! - i konstaton kėto "humbje" sidomos ner gjytete tė Serbisė, ku e gėzojn jetėn shumica e kosovarėve intelektual nė anonymitet (Shėmbėllin mė tė mirė e kini nė njėrin nga mė tė lartit intelektual kosovar - qė do ta njifni personlaisht, pse ka marrė pjesė para ca kohe njė kongres orjentalistash nė Ankara) dhe i cili ėshtė bėrė zot i njė "villa" me njė grua tė bukurė e tė pasurė dhe me njė djal 10 vjetėsh qė s'flet asnjė fjalė shqip (kur e pyetėm sepse nuk flet shqip na u gjegjė "Tata ne mi je uēio!).

Nė hotelin Moskwa tė Beligradit, ku e kemi zakon tė marrim "logis" dhe ku ka rėnė edhe zonja Pina, ėshtė si portjer i parė njė kosovar; flet me neve nė ēdo gjuhė tė huajė, por kurr jo shqip dhe nuk ēfaqet si shqiptar me gjithė qė ay e kupton nga dokumentet e mija se jam kosovar shqiptar. Nė shkollat serbe sot japin mėsime mėsonjės dhe profesora shqiptarė, kurse nė Kosvovė na mungojn, nė universitetin e Shkupit, tė Beogradit etj. bėjn punė akademike sa e sa kosovarė tė cilėve bota s'u a di as emrin. Si pas statistikave zyrtare merret nepėr ment se nė tė tėrė Jugosllavinė sot ka sė paku 2000 gjėr mė 2500 kosovarė akademik dhe sė paku 5000 veta mė maturė tė plotė tė cilėve s'u shifet boja nė vend tė vet.

Porse edhe kėtu na ēfaqet njė realitet i idhur i Kosvoės. Pėr ēelepirllėkun e kosvarėve folme! Nė Jugosllavķ ėshtė zbatuar sistemi i sherbimit popullor mjekėsor, d.m.th. badijava edhe aty ku kerkohet ndihėma mjekėsore nė shtėpķ private. Mirė po si nė spital si nė shtėpķ private ėshtė zakoni qė tė shperblehet mjeku me donjė "peshqesh" privat., vetėm kosovarėt s'e kanė ashtu, ata perkundrazi kėrkojn nga mjekėt shqiptarė jo vetėm sherbime tė veēanta por edhe ilaēe specjale falas. Dhe kėshtu ja bėjnė edhe nėpunėsave, ixhenjerėve, avokatėve e edhe punėtorėve tė thjeshtė tė shtetit.

Dhe kėtu na paraqet edhe njė relaitet tjeter tragjik! Nė Kosovė ka shumė punė per tė bėrė (sot munt tė thohet me gjithė ment se Kosova ėshtė vendi mė i prapambetur i Jugosllavisė, dhe jo nga faji i "qeverisė" por mė tepėr nga ay i popullsisė!) . Nė Jugosllavi ka pėrgjithėsisht dy llojė punėsh dhe punimesh: 1.) puna bė bėhet nė sherbim zyrtar apor publik dhe 2.) puna qė bėhet me angazhement privat. Dhe kėtu duhen dalluar tri mėnyra ēpagimi apor rroge tė punės.

Puna e thejshtė shpėrblehet si pas tarifit zyrtar: njė orė punė afro 80-100 dinarė (njė lira tyrke apor dy paketa cingare apor 1/2 kile bukė). Puna me akord dy-tri-fish mė tpėr. Puna specjale-teknike 4-5 fish. Nė Jugosllavķ pergjithėsisht punon vetėm gjymėsa e popullsisė, porse ata qė punojn, punojn dy-fish dhe perfitojn nga puna e vetė dy-tri herė dhe mė tepėr se sa u paguhet nga shteti. Sepse punėtori i thjesht e fillon punėn e vetė mė ora 6 a 7 tė mėngjesit dhe e perfundon aty mė ora 2 pasdreke.

(Me kėt punė ay i fiton tė drejat e sigurimit socjal!) Mirė po pas sajė ay merr persiper angazhime ner fimra apor shtėpija private dhe shperblehet per ēdo orė gjėr mė 300 dinarė (4 lira tyrke, 6 paketa cingare etj.).

Kosovarėt - qė njihen nė tėrė Jigosllavinė si punėtorė tė mirė! - e kan ēpikur marifetin tė marrin persipėr angazhime me "qesim" (akord) dhe si specjalista. Dhe kėshtu fitojnė 4-5 herė mė tepėr se puntorėt tjerė jugosllavė qė akuzohen per "javashlluk" (fjalė fluturake sot nė tėrė Jugosllavinė!). Pėr tė patur njė dėftesė specjalizimi zyrtar nė dorė, sot organizohen nė Kosvoė kurse tė shpejta specjalistash. Dhe kėso dore kosovarėt munt tė futėn edhe nėr punėt e shtetit kudo nė Jugosllavķ pa kėrkuar leje tė veēantė.

Mirė po nė Kosovė s'u punon! Organizimi i punėve botore apor publike varet nga kompetenca e "komunės" (opshtina) dhe e "rrethit" (okrug). Dhe komunat dhe rrethet e Kosovės nuk kanė mjete tė mjafta finacjare. Me gjithė qė kosovarėt - privatisht - kan grumbulluar mjaft tė holla, per interesat publike dhe pėr "punėt e shtetit" nuk lėshojn gjė nga dora. Ēelepirllėku mė njėren anė dhe zakoni i vjetėr me i pritur tė tėra punėt publike dhe kulturale nga "shteti" e Baba Dovleti, nuk i jipet rast punėtorėve kosovarė tė bėjnė punė nė vent tė vet. Kėshtu i shef njeriu pra puntorėt kosovarė tė shpėrndamė nepėr tėrė Jugosllavinė. E kemi shembullin tragjik kėtu afėr. Graz-i ėshtė 35 km lark kufirit jugosllav, 15 km mė tutje gjėndet qyteti i vogėl Maribor.

Dhe aty kemi sot mė tepėr se 400 punėtorė kosovarė, lėrini ata punėtorė qė e kalojn kufirin fėshehurazi dhe na vinė kėtu n'Austri per tė kėrkuar punė (une si dragoman zyrtar i shqipės kam pastaj punė dhe telashe me 'ta!). Dhe nė Kosovė mbetet vendi prapa dhe s'ka punėtorė tė mjaftėm as per punė publike, as zyrtare dhe as private. Fati i lik e do pastaj qė populli kosovar nuk i lėnė "ēikat" (vajzat) tė hyjn nė punė. Si mė rrėfeu Fadil Hoxha me statistika sekrete nė dorė, nė Kosovė sot ėshtė nevoja per sė paku 300.000 gra punėtore nė tė gjitha degėt e rendit publik. Mirė po "ēikat" nuk po lejohen nga prindėrit as tė kalojn ner klasėt e fundit tė shkollave fillore, jo ma nė ato tė tetvjeēarės apor tė gjimnaseve.

Kur qesh me gruan t'ime nė Kosvė dhe kur i vizitonim klasėt paralele - shqipėtare dhe sllave - ato shqipėtaret ishin pothua tė zhbrazura dhe pa asnjė nxėnėse (vajzė) shqipėtare, kurse klasat sllave tė mbushura dėng. "Sot Kosova ka mbetė nė ēika" mė tha njė kosovar plak dyke bėrė aluzjon per djelmėt qė po ikin jasht dhe vajzat po mbetėn kėrcune dhe tė pamartuara. Dikur - si pas thėnjeve tė Fadil Hoxhės - Kosova ka pėsuar nga numri mė i madh i mėshkujve, sot femėrat e sipėrkalojn.

Mirė po njato femėra mungojn ner sa e sa pozita, zyre e organizata ku lypset sherbimi femėror (Mjerisht kemi hasur edhe ner shumė burra kosovarė qė endeshin posht e lart pa punė nga "turpi" i punės!). Dhe kėto tė gjitha e shkaktojn tragjedinė t'onė qė shumė katunde shqipėtare nė Jugosllavķ nuk i kanė shkollat e veta shqipe, qė shumė herė popullsija shqipėtare i dergon fėmijt ner shkolla sllave dhe qė analfabetizmi ner kosovarėt shqipėtarė sot ėshtė mė i lart se para luftės (kėto i ka lajmėruar qysh para njė viti statstika zyrtare jugosllave dhe une i kam botuar qysh kur nė DIELLI-n e Amerikės.

Nė kujtim tė kėsaj mjerije kosovare - si mė tha Mehmet Hoxha - Tito-ja i ka dhėnė Kosovės ndihma tė jasht-zakonshme dhe mė tė mėdhaja - relativisht! - se ēdo vend tjetėr jugosllav. Vjen pastaj edhe fakti qė popullsija shqipėtare e Jugosllavisė po shtohet vjet pėr vjet me teprica lindje-vėdekje gjėr mė 30 pro-mile, kurse e gjihtė popullsija tjetėr mesatarisht gjėr mė 14 a 15 pro-mile. Sot Kosova ėshtė vendi mė i denduri i Jugosllavisė: statistika zyrtare e gjithė shtetit 1964 e paraqet dėndesinė populore tė Kosmetit me 88,5 shpirtė per km2, kurse atė tė vendeve tjera me mė pak %, Serbķ 86,5, Bosnje 64,1 dhe Mali i Zi 34,2!).

Po ajo statistikė fletė edhe per popullsinė e pergjithėshme tė Kosmetit me 964,000 shpirtė, shka do tė thotė se nė Kosmet sot numuri i shqipėtarėve i afrohet tė 800.000-ve. Si pas do methodave statistikore (retrograde dhe numur -njeėse) sot munt tė thomi se nė tėrė Jugosllavinė gjėnden sė paku 1,2500.000 shqipėtarė (d.m.th. afro 450.000) tė padekllaruarė dhe tė fėshehurė nepėr tėrė jugosllavinė.

Ky, more Zoti Prodani, ėshtė bilani aproksimatif i popullsisė kosovare dhe tablloja tragjike e Kosvės s'onė. Do tė kisha pėr tė thėnė edhe shumė gjėra tjera, por s'dua tė bėhem piktor pesimist. Porse kėto tė gjitha jan bėrė edhe shkaku qė nuk shkruaj gjė mbi "Problemin Kosovar". Jo vetėm qė jam mė tepėr shkecėtar, por edhe si politikan realist nuk jam nė gjėndje tė shes patriotizėm dhe tė bėjė propagandė qė ėshtė nė kundershtim me ato qė parashof per kohėn e ardhshėme - si nė Kosovė, si nė Shqipėri si edhe ner rrethanat internacjonale.

Shumė herė e kam pyetur vehten: Si do t'u bėnte sikur t'u shlironte Kosova nga pushteti jugosllav? Shqipėrija vet nuk na do. Dhe donjė shtet tjatėr nuk ka interes per ne - kolonjalizmit tė herėshėm i ka shkuar vakti - dhe edhe sikur tė ēliroheshim kombet tjera jugosllave nga zgjedha serbe, ato i kan hallet e veta, sepse gjėnden mė keq se neve; lėre pastaj qė ato kombe ngadale janė dyke na shikuar si konkurenta punės dhe tė ekonomisė, nė mos tė politikės, dhe janė dyke e humburė sympathinė e herėshme per neve (Biseduem njėj ditė gjatė e gjėrė me profesorin Relja nė Borgo Erizzo (Arbėreshė) afėr Zadrės, dhe ay nė rrėfej se si populsija dalmatine-kroate e atij vendi nuk i lejonte intelektualėt dhe teknikėt e lartė arbėreshė tė kėthenin dhe tė bėnin sherbim nė vend tė vet!).

Prandaj - si mė bėhet mua!- edhe ēdo propagandė tepėruarė dhe ēdo politikė terroriste kundtrejt gjithė Jugosllavisė ēonė mė tepėr dam se fitim dhe u prishė puna Kosovarėve nė vent qė t'u ndihi. E di vet shumė mirė se gjymėsa e popullisė kosovore bėn pjesė edhe sot nė traditan mijvjeēare dhe nė shpirtsinė e Bajram Currit porse ajo gjymės nuk del nė shesh, nuk shihet, nuk njofet dhe nuk ēmohet nga bota... as nga bota shqipėtare.

Prandaj edhe e gjithė politika dhe propaganda e ime ėshtė ajo qė tė bashkohen tė gjithė kosovarėt kudo qofshin nė botė, tė kėthehen ner vendet e veta, ta forcojn shpirtsinė kosovare-shqipėtare dhe ta e presin rastin e volitshėm pėr t'u ba zot i plotfuqijshėm i vendit tė vet. Jugosllavija sipėrnacjonale dhe edhe Serbija vet e kanė kuptuar se me kohė nuk munt tė sundojn me sukses kundra vullndetit tė kombėsinave tė ndryshme (Kemi patur bisedime me intelektualė tė lartė serbė qė na e kanė ēfaqur kėtė filozofķ qysh para 8 a 10 vjetėsh! – Nė Jugosllavķ ekziston me tė vertetė lirija e fjalės dhe e shtypit, sė paku ner qytete tė mbėdhaja, dhe njeriu munt tė llafoset fare lirisht mbi ēdo themė, dhe une kam hasur ner serbė qė flitshin mbi "Problemin Kosovar" si t'ishin vet shqipėtarėt - si dikur kroati Shufflay apor serbi Tuceviq!).

Pėrkundrazi njėri a tjetri m'i ka ēfaqur qysh asokohe mendimet e Djilas-it ("Bisedime me Stalinin"!) qė problemi i Kosmetit si problem politiko-ethnik paraqet njė barrė tė rėndė per Jugosllavinė dhe se kėjo do tė kishte dashurė ta e bashkojė me Kosmetin me Shqipėrinė e 1913-ės sikur mos t'ishin zorimet gjeopolitike dhe strategjike (dhe ky problem do t'ishte zgjidhur mė sė mirė sikur t'u bashkonte e gjithė Shqipėrija ethnike me Jugosllavinė ... si republika e shtatėt fare autonome, si Serbija apor Kroacija vet!) ... ashtu si u bė me Makedoninė!).

Prandaj ma e merr mendja mua qė mė e mira e Kosovės - si pas realitetit tė sotshėm - do t'ishte qė tė kerkojm - nė bazė tė sė drejtės internacjonale dhe tė Statutit Federalist tė Jugosllavisė qė tė na jipet edhe neve autonomija e plotė, si i-u dha Malit tė Zi apor Makedonisė etj. Kėjo autonomķ ėshtė paraparė nė pregatitjen e Statutit nė fjalė qysh mė 1946 dhe vetėm nepėr prishjen e Shqipėrisė komuniste me Jugosllavinė mė 1948 (dhe natyrisht me intervencjonin e "serbėve tė mbėdhenjė" ėshtė shlyer nga planet e ndryshėm politikė, kulturalė dhe ekonomikė. Kam patur rast t'i hedhi njė sy planeve ekonomo-politike nė vitin 1955 qė parashifėshin njė industrializim tė gjėrė tė Kosovės, ngrehėje rrugėsh dhe ferojivash dhe ndertime pallatesh qeveritare, hotelesh moderne dhe shtėpijash kulturore etj.

(Asokohe kish filluar ndertimi i rrugės magjistrale nga Shkupi nepėr Kosovė dhe gjėr nė Dubrovnik; qysh nė ato kohė ishte ngrahur gjymėsa e Prishtinės moderne me njė stil dhe me dimensjone fare amerikane, qysh asokohe ishin planifikuar dhe instaluar vreshta dhe plantazhe pemėsh frutore si ato tė Kalifornisė, qysh atėherė kishte stacjone fare moderne ndėrtimi nė ēdo komunė etj.etj.

Sot shkon treni ferovjar nga Beligradi drejt per sė drejti nepėr Kosovė dhe gjėr nė Prizren: rrugė tė reja hekur-udhore nga tė tjera anė janė nė pregatitje e sipėr. Janė ngrehur hotele fare moderne nė Prizren dhe nė Prishtinė dhe jan dyke u ngrehur nėr tė gjitha qytetet tjera tė Kosovės.

Jugosllavija centraliste ka dekllaruar nė Washington dhe ėshtė detyruar botėrisht (shif "New York Teimes" para tri javėsh!) se ėshtė dyke ngrehur fabrika dhe ndėrmarrėje industiriale nė Kosovė nė bazė tė "statutit tė ndermarrėjeve me vet-administrim dhe fitim-pėrpjesėtim tė punėtorėve tė vendit". (Ju do tė mė pyetni se si kuptohet pastaj sepse janė dyke u shpėrngulur kosovarėt dhe dergohen dhunėtarisht ner vise tjera tė Jugosllavisė dhe sepse ēpronėzohen bujqit kosovarė dhe u merren tokat - si pas dekllaratės sė Kardelj-it nė Shkupshtinen e Beligradit.

Kėto gjėra kan njė istroķ tė gjatė dhe njė rėndėsi tranistore (eksperimentale) dhe nuk zbatohen? (nuk ėshtė e lezueshme njė fjalė nė fund tė faqės X tė kėsaj letre, por duket se ėshtė zbatohen, pastaj vazhdon nė faqen tjetėr, vėr e A.R.) pas njė sistemi absolut dhe tė pergjithshėm - lėrėni qa ato masa tė pushtetit centralsit janė provokuar nga ca vende tė Kosovės vet.

Argumenti a contra rio ėshtė qė pushteti central gjėr mė sot nuk i ka zbatuar nė Kosovė principet e pėrgjithėshme agrar-politike: u ka lejue bujqėrve qė tė zotronin toka mbi 10 hektarė dhe barinjėve kosovarė mbi mė tepėr se 100 kokė bakti (Ju munt tė mė besoni se karakteri i degjeneruar i ca kosovarėve dhe nakari i tyre shumė herė e kan shtyrė qeverinė centraliste tė marri masa restriktive kundrejt tė favorizuarve - tokat qė u ēpronėzuan nė kohėn e fundit - si pas Kardelj-it (me ēpėrblim!) ishin vetėn vetėm ato mė tė pjllshmet dhe mė tė fitimshmet, mė tė leverdijshmet!...

Kėto mentime, kujtime dhe kundrime tė permbėghelura brėnda njė autonomije - politike, kulturale dhe ekonoike do t'ishin - si pas konvikcjonit t'im - he pėr he njė zgjidhėje e kėnaqėshme per ne kosovarėt dhe per tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, kudo qofshin nė botė. Neve duhet tė jemi prudentė dhe konshjentė se me "Problemin e Kosovės" mėvaret dhe ėshtė i lidhur ngsuhtėsisht "Problemi i Verioepirit". Ju, Zoti Prodani, do ta dini se Senati Amerikan ja ka konceduar ligjorisht mandatin Greqisė mbi Shqipėrinė e Jugut apor "Epirin" (shif Kosta Chekrezi "Plani i tretė i coptimit tė Shqipėrisė"!)

Para 10 ditėsh ka folur dhe shkruar botėrisht senatari republikan (Illionis) nė favor tė grekėve dyke e dhėnė tė drejtė ta e ēkėputin "Epirin" nga thonjėt e komunistave tė Tiranės!!! Ner marrėveshjet e fundit ndėrmjet Bullgarisė, Tyrqisė, Greqisė dhe Jugosllavisė ėshtė ēekur ky problem dhe si duket Papandreu i ka siguruar Greqisė "dorė tė lirė"; Shqipėrija komuniste kerkoj me ēdo mjet tė sjellėte njė marrėveshtje me Greqinė, por Athina as s'i dha pergjigjėje. Dhe tani - prap si duket! - po bėhen pazarllėqe mbi platformen internacjonale dhe botėrore-gjysėmzyrtare nė Washington dhe nė New York, ku janė bėrė - si pa dashurė - nė tė njėjten kohė deklaratat (pro-jugosllave dhe pro-greke) e sipėrshėnuara!

(Nė paranthezėsa per problemin e Vario-Epirit ka ca vjetė qė i kam kerkuar bashkpunimin Stavro Skėndit per njė botim dokumentar nė bazė tė sė drejtės internacjonale. Mua mė duhet njė njeri qė e zotėron greqishten dhe i ka nė dispozicjon dokumentet perkatėse - si Stavri atje nė Amerikė. Lėnden juridike dhe historike munt ta e punonjam vet me methodat perkatėse shkencėtare.

E kam kekruar edhe bashkpunimin e Dr. Nuēi Kottės, i cili e ka shkruar thezėn e doktoraturės sė tijė mbi po mbi atė themė. E kam lajmėruar me kohė edhe Abas Ermenjit dhe i jam lutur qė tė ndėrhyjė pranė atyre tė dyve. Tani kur qesh nė Istambul vajta posaqėrisht te Stavro Skėndi dhe ja paraqita per tretėn a tė katėrten herė kerkesėn t'ime, por ay u fėsheh prapa ca frazave boshe dhe ca ēfajsimesh pro-forma, qė linin tė kuptohet se ay nuk do tė perzihet nė problemin nė fjalė. Zoti Abas Ermenji m'u gjegjė me fjalėt lakonike se "edhe s'i ka ardhur koha"!!!)...

I nderti Zoti Prodani, une do tė kisha per t'U thėnė edhe sa e sa tė tjera mbi kėto probleme por mė mirė po e lėmė ndoshta pėr njė herė tjetėr . Une mjerisht nuk kam zotėzķ zhurnalistike dhe ēdo paraqitėje e ime rreth problemev tė koklavitura nacjonle zgjatet dhe bėhet tėrkuzė deskriptive-analitike dhe objketive-shkencėtare.

Kur mė shkruat per tė parėn herė dhe mė kerkojshi bashkpunim nė gazetėn t'Uajė, u ula tė shkruaj per Ju mbi dy thema tė ndryshme: njėra ishte thema e gjuhės sė pėrbashkėt dhe merret me dallaveret dhe tertevertimet e atyne tė "Diellit" (Athanas Gegaj, Don Zef Oroshi, Mhill Marku etj.), thema tjetėr ėshtė ajo e "Bashkimit tė tė gjithė shqiparėve tė vėrtetė, kudo qofshin nė botė" (njė themė qė e kam paraqitur para njė viti nė numurėra tė "Diellit" dhe qė ka patur efekte tronditėse (njė kopje e ka Sermet Xhaxhulli atje nėk Ju!).

Kėt themė desha ta e paraqitjam per sė dyti nė lidhje me vitin 1965 si aniversar tė shėnuar dhe tė shumėllojshėm: ėshtė aniversari 65-vjetorit tė vdekjes sė Naimit, aniversar i 45-vjetorit tė Kongresit tė Lushnjės, 40-vjetori i vrasjes se Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit dhe 25-vjetori i vdekjes sė Gjergj Fishtės.

Mirė po mos-zotsija ime zhurnalistike nuk mė permenton tė shkruaj ashtu shkurtazi dhe nė mėnyrė sinthetike (pėr shka U kam zilķ, se Ju jeni njė nga tė vetmit zhurnalista shqiptarė qė e meritojn atė emėr!)... dhe dy artikujt e mij kan dalur mė tė gjatė se sa po U shkruaj sot... dhe gjitha s'kan marrė funt!!! Sa per kėto qė po U shkruaj sot Ju - po deshet - mund t'i shfrytėzoni si pas rastit apor nėvojės, pa e ēfaqur emrin t'im botėrisht; nėr rrethe miqėsore, patriotike dhe sidomos kosovare munt ta e paraqitni fjalė pėr fjalė dhe fare hapėt si mentimin e Kristo Malokut. Nė kėt drejtim i kam lajmėruar qysh me kohė edhe qarqet e interesuara shqiptėtare qė ma e kan kerkuar opinjinin e bashkpunimit t'im.

Siē thash edhe mė lartė une jam kosovar nacjonalist, kam qenė gjithė jetėn t'ime kosovar patriot, e kam fituar mė 1935 ēmimin e parė tė Hymnit Kosovar, kam qėndrim kosovar edhe para botės sė jashtme me shkrime dhe konferenca perkatėse, porse une jam edhe shkencėtar dhe kerkoj ta kuptoj "realitetin kosovar" me gjakftohtėsinė e njė shkencėtari gjemran. Aqė mė tepėr kur e di vet se vaktet e Baba Dovletit dhe tė patriotizmit romantik me "Bini Toskė e bini Gegė..." kan kaluar dhe se - karshi pushteteve dhunore internacjonale - nuk punon as heroizmi terroristik edhe mė vetflijues.

Shpėtimi i Kosovės dhe ringjallėja e Shpirtit Kosovar munt tė vijė vetėm nga brenda dhe nėpėr vepra tė verteta dhe tė perbashkėta kulturale tė tė gjithė kosovarėve kudo qofshin nė botė. Sot statistika zyrtare e Jugosllavisė 1964 flet per afro 950 shkolla shqipe nė Kosmet, si pas statistikės mesatare duhej t'ishin dy herė mė tepėr, duhej tė kishim sė paku 200 shkolla tė mesme, sė paku (numri i universiteteve nuk shifet sa ėshtė nė faqen e letrės XII, vetem se duhet te jetė evetualisht 2-3 sipas mendimit tim, vėr A.R.) universitete etjetj- duhej tė pėrmblidheshin tė gjithė intelektualėt kosovarė nė vend tė vet dhe rreth vatrės kosovare....

Mė falni, i nderti Zoti Prodani, qė U besdisa kaqė shumė. Pata nis t'U rrėfej per njė tentativė tė Tiranės me qellim tė mė afroj dhe tė mė bėjė per vehte, por mė mirė njė herė tjetėr! U ēfaqi mirėnjoftjen t'ime qė ma e dėrgoni gazetėn t'Uej dhe qė m'i keni premtuar botimet dokumentat tė N. Xhaxhulit. Me tė fala tė perzemerta, dhe miqėve tjerė, i Juaji

K. Maloki.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10679
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi