» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kallami Magjik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kallami Magjik

Mesazh nga Dardania prej Thu 02 Apr 2015, 13:08

Dikur ne kohet e vjetra na jetonte nje burre dhe nje grua,ata kishin nje vajze shume te bukur. Kur njerezit e shikonin,gezoheshin sepse ajo ishte shume e sjellshme me te gjithe. Te gjithe i ndihmonte me sa mundesi te kishte.
Por nje dite ndodhi nje fatkeqesi,e ema e vajzes vdiq.
Kaloi disa kohe dhe babai i vajzes u martua perseri me nje grua te ve. E veja solli me vete edhe te bijen,keshtu ne familje u bene kater persona.
Jeta e jetimes nuk ishte e gezuar sepse u rrit pa mamane,por kur erdhi njerka u be edhe me keq. Njerka te bijen e ledhatonte dhe e merrte me te mira,kurse thjeshtren e ofendonte dhe e shante; e kishte marre inat qe diten e pare.
Jetimja ngrihej shume shpejte ne mengjes dhe bente te gjitha punet e shtepise. Mbushte uje,lante,pastronte,milte lopen,sillte dru. Kurse njerka e lige thoshte gjate gjithe kohes:
- Ik moj duarthare! Oh c’me gjeti mua me kete dembele!
Nje dite i ati hapi nje arke qe kishte mbetur nga gruaja e pare. Atje kishte nje jelek te zbukuruar,unaze floriri e shume gjera te tjera te cmueshme. I ati i vajzes tha:
- Keto do i ndajme pergjysem qe t’i kene vajzat per paje.
Por njerka e lige dhe e bija ziliqare thuren nje plan sepse nuk donin qe ajo pasuri te ndahej pergjysem. Njerka mendoi se me gjithe ato te mira,e bija mund te merrte nje burre te pasur.
Kaloi pak kohe qe nga ajo dite dhe vajzat u bene gati per te shkuar ne pyll te mblidhnin fruta. Babai i shikon vajzat te gezuara dhe thote me te qeshur:
- E bejme keshtu! Cila nga ju do te sjelle me shume fruta nga pylli,asaj do t’i jap me shume pasuri nga arka.
Vajzat shkojne ne pyll per te mbledhur fruta dhe kur po erresohej u takuan ne nje lendine. Hodhi syte e bija e njerkes dhe shporta e vajzes se plakut ishte mbushur plot e perplot,kurse shporta e saj ishte pothuajse e zbrazet.
Dhe kur po kalonin permes kenetes,vajza e njerkes ia rrembeu se motres shporten me fruta nga duart,aty poshte ishte nje grope e thelle dhe ajo e shtyu.
- Me ndihmo moj moter se po mbytem! – Filloi te lutej vajza.
- Posi moj,te ndihmoj! Akoma nuk je mbytur! – ia kthen motra e keqe. – Nga ajo grope nuk del dot me,kurse mua do me ngeli e gjithe pasuria.
Doli ne krahun tjeter te kenetes dhe shkoi me vrap ne shtepi.
Rruges i hodhi nje e nga nje ne shporten e saj te gjiha frutat,kurse shporten e motres e fshehu.
Njerka i doli perpara te bijes dhe filloi ta merrte me te mira,dhe tha:
- Pa shiko o plak,sa fruta ka mbledhur vajza ime!
- Po perse nuk u kthyet sebashku? – e pyet i ati.
- Ne u ndame, - u pergjigj vazja e njerkes, - i thirra sa i thirra por nuk m’u pergjigj njeri,dhe une mendova se mos e kishte mbushur shporten para meje dhe do ishte kthyer ne shtepi.
- E ku te tregohet ajo me e shpejte, - vazhdonte njerka. – Do ta kete zene gjumi diku andej ne pyll dhe nuk te ka degjuar kur i ke thirrur.
Kaloi mbremja dhe nata. Te nesermne plaku u ngrit dhe tha se do shkonte ta kerkonte se mund t’i kishte ndodhur ndonje gje e keqe.
Thirri komshinjte dhe bashke me ta shkoi edhe bija e njerkes qe i tregoi rrugen.
- Ja,ketu u ndame dhe me nuk u pame, - tha vajza e njerkes.
Vera po mbaronte dhe po fillonte ftohti. Nje dite na kalon nga ato ane nje plak shtegtar. Hipi mbi trarin permes kenetes dhe ja,ne vendin ku ishte mbytur vajza ishte rritur nje kallam. Plaku e preu kallamin,e vuri ne buze dhe filloi t’i binte,por cfare te degjonte: kallami filloi te luante e te kendonte dhe nje histori te hidhur po tregonte:
Bjeri kallamit o gjysh bjeri
Bjeri kallamit o shpirt njeriu bjeri
Ne ishim dy motra por jo motra
Mua me moren me qafe
Per frutat e bukura
Dhe per pasurine e sime meje
Ne keneten e qelbur me mbyten!
Dhe ne mbremje vone,plaku arriti ne fshat.
Pasi arriti shkoi e trokiti ne shtepine e fundit dhe u lut qe te kalonte naten aty. Ishte pikerisht shtepia e jetimes qe kishte humbur.
Pasi hengren darken,plaku filloi te fliste dhe tha:
- Jo shume larg nga fshati juaj une preva nje kallam,por sa i cuditshem qe paska qene: vete kendon dhe vete tregon! Merre o i zoti i shtepise dhe fryji nje here ti!
Sapo i zoti i shtepise i fryjti kallamit,ai filloi ta therriste baba dhe tregoi te gjithe historine. Plakut iu nderrua cehrja e fytyres. Ia zgjati kallamin vajzes se njerkes dhe i tha:
- Pa merre dhe bjeri nje here ti!
Sapo filloi vajza,ajo filloi ta quante moter vrasese dhe tregoi te gjithe historine si ia kishte marre shporten me fruta dhe e kishte mbytur ne kenete.
Babai vrapoi te therriste deshmitaret. Vajzen vrasese dhe te emen e keqe i lidhen edhe i mbanin ne ruajtje.
Pastaj bashke me plakun shkuan te keneta ku kishte marre kallamin. Kerkuan sa kerkuan dhe e gjeten vajzen. Ajo ishte akoma gjalle,papritur hapi syte dhe tha:
- Oh sa shume paskam fjetur dhe sa endrra te keqija paskam pare!
Pastaj i ati e kuptoi sa e keqe ishte njerka dhe vajza e saj,por nga gezimi qe vajza e tij ishte akoma gjalle,e fali njerken dhe vajzen e saj edhe i tha te zhdukeshin nga ai vend e mos te ktheheshin me kurre.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10844
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi