» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

8 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 8 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


"Anija Fluturake"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Anija Fluturake"

Mesazh nga Dardania prej Wed 01 Apr 2015, 22:52

Na ishin nje here dy pleq qe kishin tre djem. Dy te medhenjte i mbanin per te mencur kurse te voglin per budalla. Te medhenjte i mbanin te veshur mire kurse i vogli kishte vetem nje kemishe te grisur. Dhe per te ngrene i jepnin vetem disa copa buke te zeze.
Nje here u perhap lajmi ne fshat se kush i ndertonte nje anije mbretit qe te lundronte ne det dhe te fluturonte ne qiell,ai do i jepte vajzen per grua.
Vellezerit e medhenj vendosen te provonin fatin dhe i moren leje prinderve. E ema i beri gati per te ngrene,i veshi mire dhe i dha leje qe te shkonin.
Ata shkuan ne nje pyll te dendur me pisha dhe filluan t’i prisnin. Pasi bene nje mal te madh me trungje po rrinin dhe nuk dinin si te vazhdonin me tej. Biseduan pak dhe pastaj filluan te ziheshin,aq shume sa u kapen prej flokesh. Aty i doli nje plak dhe i pyeti se cfare kishin qe po ziheshin,por ata e ofenduan plakun me fjale te renda. Plaku u largua qe aty dhe ata filluan te ziheshin perseri me njeri-tjetrin. E pane qe s’mund te benin dot asgje dhe u kthyen ne shtepi duarbosh.
Pas tyre mori leje edhe budallai qe te nisej te provonte fatin. I ati dhe e ema u munduan t’ia ndryshonin mendjen po edhe po mos t’i jepnin leje ai e kishte vendosur te nisej.
Keshtu e ema i jep vetem nje buke te zeze dhe budallai niset per udhetim. 
Arrin ne te njejtin pyll ku kishin qene dhe vellezerit,aty gjen nje pishe aq te gjate sa me majen e saj arrinte te kapte rete. Folloi ta priste dhe e rrezoi ne toke. Pastaj po rrinte sepse nuk dinte cfare te bente. Pastaj vjen plaku qe i kishte dale edhe dy vellezerve te tjere dhe e pyet se cfare po bente,djali i tregoi per lajmin qe kishte nxjerre mbreti dhe i tha se donte te ndertonte nje anije te tille. Edhe plaku i tha:
Po a di ti te ndertosh nje anije te tille?
Une nuk di,por meqenese ti je i vjeter dhe ke pare gjera me shume,mbase me jep ndonje keshille dhe me ndihmon. – i tha budallai.
Plaku e pa se ai nuk ishte i pasjellshem si dy te paret dhe keshtu i dha disa keshilla. Pasi punuan,plaku i tha te uleshin dhe te hanin pak buke por djali i tha se ai kishte vetem nje buke te zeze te cilen plaku nuk mund ta hante dot sepse ishte e forte. Plaku e mori buken ne dore,e shtrengoi mire dhe tha:
Nuk qenka dhe aq e forte kjo buke.
Dhe ia dha djalit perseri. Kur budallai e mori ne dore,buka ishte e bardhe dhe e bute.
Pastaj u ngriten dhe filluan punen nga e para. Plaku tregonte kurse budallai punonte. 
Kur anija ishte gati,plaku i tha te hipte dhe te niste udhetimin e tij te gjate. Dhe vazhdoi:
Por mos harro: merr cdonjeri qe te shohesh ne rruge.
Budallai u pershendet me plakun dhe nisi udhetimin. Rruges takoi kembeshpejtin,symprehtin,hamesin dhe nje njeri qe me cdo shkarpe mund te nxirrte nje ushtar. Fluturuan sa fluturuan dhe me ne fund arriten ne pallatin e mbretit.
Mbreti e pa anijen qe po fluturonte dhe i tha ushtareve te shikonin se bijte e cilit mbreti ishin ata qe kishin ardhur. Ushtaret shkuan dhe kur u kthyen i thane mbretit:
Atje nuk kishte princer por ishin te gjithe njerez te thjeshte.
Mbreti s’mund t’ia jepte vajzen nje djali te thjeshte dhe keshtu i tha budallait:
Nese do te marresh vajzen time per grua duhet te shkosh te mbushesh uje te vdekur dhe te gjalle e te ma sjellesh ketu para se une te mbaroj dreken.
Djali nuk do ia arrinte kurre ta permbushte kete detyre,por kembeshpejti i tha:
Une per kete pune jam ketu,e bej rrugen sa hap e mbyll syte.
Shkoi kembeshpejti,mbushi uje te vdekur dhe te gjalle edhe para se te kthehej mendoi: “Kam kohe te fle pak gjume dhe te kthehem para se mbreti te mbaroje dreken.” Dhe keshtu u shtri per te fjetur pak. Ne anije prisnin por ai nuk dukej te kthehej. Symprehti e pa qe ai po flinte gjume,mori pushken dhe i gjuajti pemes ku ishte mbeshtetur kembeshpejti. Gjethet i rane ne koke dhe ai u zgjua. Edhe keshtu erdhi ne anije per pak sekonda.
Pastaj ia cuan mbretit dhe mbreti per ta provuar vrau nje gjel,dhe kur i hodhi ujin e gjalle,gjeli filloi te levizte perseri. 
Por ai perseri nuk pranoi t’ia jepte vajzen dhe i tha se do i conte dymbedhjete dema dhe dhjete furra me buke,edhe nese budallai dhe shoket e tij nuk do i hanin per nje nate,atehere ai nuk do te martohej me princeshen. Budallai nuk hante dot asnje buke e jo te hante gjithe ate ushqim. Por Hamesi qe kishte gjithmone uri,filloi me te ngrene dhe e mbaroi te gjithe ushqimin per pak minuta.
Dhe kur e mori vesh mbreti nuk donte veten. Pastaj dha urdher qe mos te afroheshin ne pallat,perndryshe do i vriste. Dhe nxorri ushtrine e rrethoi pallatin.
Kete here budallai s’kishte cfare te bente me te vertete dhe u dorezua,por njeriu i shkarpave buzeqeshi dhe i tha djalit:
Po une per cfare jam ketu?
Te gjithe mblodhen me miliona shkarpa dhe te nesermen ne mengjes u be nje ushtri aq e madhe,sa ushtria e mbretit dukej si milingona para tyre. Ata i mposhten te gjithe dhe keshtu budallai hyri ne pallat. Mbretin e deboi nga ai vend dhe i tha te mos kthehej me kurre,kurse me vajzen e tij u martua sepse ajo nuk ishte e keqe si i ati,dhe jetuan te lumtur ne pallat.
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10838
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi