» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


"Varka Magjike"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Varka Magjike"

Mesazh nga Dardania prej Sat 28 Mar 2015, 18:23

Na ishte nje here nje femije i mire e i mbare qe quhej Vang. Nje dite pa nje plak qe donte te kalonte lumin dhe i tha qe mos te levizte se do e kalonte ai ne krahe,por plaku e pa qe ishte nje djale i vogel dhe nuk pranoi. Sa beri tre hapa,plaku humbi ekuilibrin dhe ra ne uje. Vangu hyri ne uje dhe e shpetoi. Plaku kishte nje kuti,dhe per ta falenderuar,i dha nje varke prej letre e cila behej prej verteti dhe shume e madhe. Pastaj plaku buzeqeshi dhe u zhduk.
Pas dhjete ditesh e dhjete netesh stuhi,lumi doli nga shtrati dhe u permbyt gjithcka. Vangu nxorri varken dhe hipi te emen e tij dhe macen. Gjate lundrimit,macja mjaulliu dhe Vangu gjeti nje milingone,pastaj nje blete e me pas nje fazan. Te cilen sapo u ngjiten ne varke filluan te punonin e te ndihmonin te emen e tij.
Pasi lundruan dhe pak,gjeten nje burre qe ishte kapur pas nje peme qe mos ta merrte uji. Vangu e pyeti nese ishte njeri i mire apo i keq dhe ai u betua se ishte nje njeri i mire. E mori edhe e shpetoi dhe ate. Por ai sa hipi ne varke ia futi gjumit per shtate pale qejfe dhe u ngrit vetem per te ngrene buke. Nuk ndihmoi per asgje. Ate e quanin Zhang.
Pasi uji u largua,shtepia e Vangut ishte shkaterruar keq dhe kur Zhangu e pa qe kishte shume pune,ai tha se do drejtonte punimet. Te gjithe punonin kurse ai bertiste duke dhene urdhera.
Ne fakt Zhangu ishte nje njeri i keq qe mendonte vetem per vete dhe s’donte t’ia dinte per asnje. Ai zbuloi sekretin e varkes magjike dhe nuk dinte se si t’ia merrte.
Nje dite kur macja,milingona,bleta dhe fazani nuk ndodheshin aty,ai i tha Vangut:
Pse nuk ia shet varken perandorit dhe te marresh shume florinj? Permbytjet si keto nje here ne dhjete mije vjet ndodhin,eshte e kote ta mbash.
Pas shume fjalesh,Vangu u bind dhe ia dha varken Zhangut. Ai premtoi se do shkonte te perandori dhe do kthehej me shume florinj.
Kaloi nje jave,kaloi nje muaj por Zhangu nuk u kthye ashtu sic premtoi. Atehere Vangu u nis per ta kerkuar. Kur arriti ne vend,Vangu degjoi qe po kalonte perandori dhe ne krahun e tij te djathte ishte keshillari i tij. Dhe kur e pa mire,keshilltari ishte Zhangu. Vangu doli para dhe tha:
Ma kthe varken time magjike!
Kur Zhangu e pa,urdheroi rojet qe ta kapnin e ta rrihnin me shkop. E rrahen aq keq sa nuk mund te rrinte dot ne kembe.
Macja,milingona,bleta dhe fazani pasi mbaruan pune me shtepine,u nisen per ta kerkuar. E kerkuan per tre dite e tre nete deri sa e gjeten. Kur e pane ate e kishte gjetur i njejti plak qe i kishte dhene dhe varken megjike. Fazani shkoi te merrte disa barishte kurse bleta gjeti pak mjalte te vecante. Bima dhe mjalti e sheruan shume shpejte djalin.
Pasi Vangu u sherua,lajmetari tha se vajza e perandorit ishte semure dhe kush do e shpetonte do te merrte cfare shperblimi te donte.
Atehere plaku e keshilloi Vangun te vishej si mjek,fazanin e shnderroi ne nje djale te ri,macen ne nje vajze,kurse bleten dhe milingonen ne dy vogelushe. Dhe i tha se nese do te kishin nevoje per ndihme mjaftonte te therrisnin tre here nga lindja: “o plaku tetedhjetevjecar!”.
Ne pallat kishin shkuar shume mjeke dhe specialiste por asnjeri nuk kishte mundur ta sheronte vajzen e perandorit.
Kur arriti Vangu me shoket e tij,sapo i treguan se per cfare kishin ardhur rojet i hapen rrugen dhe i lejuan te hynin brenda.
Kur dolen para perandorit,Zhangu qe ishte ne krahe te tij e njohu Vangun edhe pse ishte i maskuar dhe i tha perandorit ne vesh:
Ai nuk eshte mjek por ka ardhur per te vjedhur pasurine tende.
Por para se perandori te fliste,Vangu doli dhe i tha qe ta lejonte ta provonte nje here,nese nuk do e sheronte atehere t’ia priste koken.
Perandori ishte shume ne merak per vajzen dhe e lejoi qe te shkonte per ta sheruar. Kur e pa vajzen te shtrire dhe me shume ushqime ne dhome,Vangu e kuptoi qe ajo e kishte semundjen nga ushqimi i tepert dhe ngaqe rrinte gjithe diten mbyllur.
I dha nje ilac te perzier me barishte dhe mjalte dhe pastaj e nxirrte jashte per shetitje,brenda pak diteve vajza erdhi ne vete. Perandori i tha Vangut se cfare donte per shperblim dhe ai i tha se donte vetem varken e tij magjike. Dhe perandori i tha:
Nese me jep nje prove qe eshte e jotja do ta jap.
Vangu dhe miqte e tij u kthyen nga lindja dhe thirren tre here: “O plaku tetedhjetevjecar!”. Plaku u shfaq dhe i tha se ia kishte dhene ai varken. Djali fazan drejtoi gishtin nga Zhangu e tha: - Ti je nje njeri shume i keq,meriton te behesh nje ujk!
Dhe ne pak sekonda ai u kthye ne nje ujk edhe doli me vrap nga pallati.
Vogelushja milingone drejtoi gishtin nga perandori dhe tha:
Ti nuk meriton te jesh perandor! Mendon vetem per vete,te hash,te pish e te argetohesh. Ti duhet te behesh nje derr!
Dhe ne vend te perandorit,ne fron qendronte nje derr.
Keshtu Vangu dhe miqte e tij u kthyen ne shtepi dhe jetuan pergjithmone te lumtur.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10484
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi