» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

7 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 7 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


"Vajza prej Bore"....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Vajza prej Bore"....

Mesazh nga Dardania prej Fri 27 Mar 2015, 16:20

Ishte nje dite e ftohte dimri dhe jashte ishte mbuluar cdo gje nga debora.
Violeta dhe Poni iu luten nenes se tyre te dilnin jashte dhe te luanin me bore.
Femijet jetonin ne qytet dhe nuk kishin ndonje shesh te madh per te luajtur,kishin vete kopeshtin perballe shtepise qe ndahej me rrugen nga nje gardh.
Ne kopesht rritej nje dardhe,tre kumbulla si dhe disa trendafila prane dritares. 
Pasi femijet u luten disa here,e ema i dha leje qe te dilnin jashte per te luajtur. I veshi me xhaketa te trasha e te ngrohta,me dorashka,i puthi ne balle dhe ata dolen jashte.
Femijet dolen me vrap dhe arriten ne nje pirg te madh bore. Violeta u shfaq atje si nje imazh,kurse Poni i vogel rrokullisej neper bore.
Pasi luajten duke e zbardhur njeri-tjetrin nga koka deri te kembet,Violeta tha:
Eja te bejme nje njeri prej bore,nje vajze te vogel qe te jete motra jone. Te vrapoje e te luaje me ne gjithe dimrin. A nuk do jete bukur?
Do te jete shume bukur, - i tha vellai i vogel.
Keshtu femijet nisen punen qe te benin vajzen prej bore qe do te vraponte bashke me ta ne kopesht. Ishte kenaqesi te shikoje ata femije qe punonin me duart e tyre te vogla. Violeta i tregonte Ponit se cfare te bente,dhe me gishterinjte e saj te shkathet i jepte forme vajzes prej bore. Sa me shume bore i vinin,aq me shume rritej vajza.
Nena,e cila i shikonte nga dritarja mbeti e shtangur dhe habitej nga puna e tyre.
Femijet punonin dhe flisnin me njeri-tjetrin. Violeta tha:
Do ta duash shume motren tone te vogel ti Poni?
Do ta dua dhe do t’i jap shume qumesht te ngrohte, - i tha Poni.
Oh,jo Poni! – e keshilloi Violeta. – Qumeshti i ngrohte nuk do i bente mire motres tone prej bore,ajo do vetem gjera te ftohta.
Nuk kaloi shume kohe dhe Violeta i thirri Ponit,i cili kishte shkuar nga ana tjeter e kopeshtit. Kur Poni e shikon vajzen prej bore,ajo kishte marre nje pamje te bukur dhe te embel. Ata nga 
gezimi e puthen te dy ne faqet e saj te ftohta dhe qeshnin.
Ate cast fryjti nje ere e ftohte,e ema mbylli dritaren dhe mendoi t’i fuste femijet brenda. Ndersa degjonte biseden e femijeve ajo mendonte se cfare mrekullie do te ishte po te vinin zanat dhe te luanin me femijet e saj. Femijet nuk e dinin se cfare mendonte nena e tyre por ata shikon vajzen prej bore qe behej gjithmone e me e bukur.
Violeta punonte kurse Poni i conte bore motres se tij te madhe.
Nuk kaloi shume dhe e ema nxorri koken perseri ne dritare. Kur pa jashte,bashke me femijet e saj pa dhe nje vajze me fustan te bardhe e cila vraponte ne kopesht. Ajo mendoi se mund te ishte vajza e ndonje komshiu dhe doli per ta ftuar qe te hynte brenda. Dielli kishte perenduar dhe bente shume ftohte. I thirri Violetes te afrohej dhe i peshperiti ne vesh:
Si e quajne kete vajzen? Ketu afer nesh e ka shtepine?
Jo,eshte motra jone prej bore qe sapo e mbaruam, - u pergjigj Violeta.
Violeta dhe Poni veshtronin te gezuar dhe luanin me vajzen ne kopesht,kurse e ema e tyre ishte gjithmone e me shume e tronditur nga ajo qe i tha Violeta. 
Ajo e pyeti perseri Violeten qe t’i tregonte te verteten por vajza i tha po te njejten gje,pastaj i tha edhe Poni qe ajo ishte motra e tyre prej bore.
Pikerisht ne ate cast vjen dhe babai i Violetes dhe Ponit. Sapo shikon vajzen,i thote gruas:
E kujt eshte kjo vajze? E ema e saj duhet te jete e cmendur qe e ka lene te dale jashte me nje fustan te holle ne mes te ketij ftohti te madh!
Nuk di asgje me shume se ti, - i pergjigjet gruaja. – Femijet thone se eshte vajza qe bene prej bore ne kopesht.
Pasi tha keto fjale,hodhi syte te vendi ku po benin vajzen prej bore dhe atje nuk kishte asnjeri,vetem disa gjurme te vogla. Dhe aty filloi te dyshonte edhe ajo.
Femijet po i tregonin te atit se ajo ishte motra e tyre e vogel prej bore,por i ati i tha:
Keto jane budallalliqe! Kjo vajze nuk mund te qendroje me ketu jashte grua,merre fute brenda dhe jepi qumesht te ngrohte e pastaj te clodhet pak.
Femijet i thane me ze te ulet dhe lutes se ishte e vertete ajo qe i thane dhe s’duhet ta merrte brenda qe te ngrohej. I ati u nxeh dhe tha:
Si mos ta marr brenda?! Ju nuk jeni ne vete! Mos doni qe te vdese ketu kjo vajze?!
Keshtu burri zemermire e mori vajzen prej bore dhe e afroi prane oxhakut qe te ngrohej. Vajza hodhi shikimin nga dritarja dhe degjonte fishkellimat e eres se ftohte,te ciles i dukej sikur e therriste qe te dilte jashte. Por ajo rrinte para oxhakut duke u shuar pak e nga pak.
Nena e femijeve shkoi per te marre shallin kurse i ati i tyre u nis per te kerkuar te komshinjte se e kujt ishte ajo vajze e vogel dhe e bukur,e cila ishte veshur aq holle ne mes te dimrit. Por sa u be gati te zbriste shkallet,degjoi zerin e Violetes dhe Ponit te cilet bertiten te trembur.
Kur i ati hyri ne dhome ku ishte vajza prej bore,atje nuk kishte ngelur me asgje,vetem pak uje ne dysheme nga shkrirja e saj. Sebashku me femijet,filluan te qanin edhe prinderit sepse e kuptuan cila ishte e verteta por tashme ishte shume vone...sepse vajza prej debore ishte zhdukur dhe ata nuk do e shikonin me kurre.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10682
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi