» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

7 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 7 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


"Bariu ne Oborr te Mbretit"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Bariu ne Oborr te Mbretit"

Mesazh nga Dardania prej Fri 27 Mar 2015, 14:30

Nje djale po ruante dhente,nje nje qengj i ra nga gremine dhe i ngordhi. Kur shkoi ne shtepi,prinderit e rrahen mire sepse nuk e donin. Ai mori arratine ne mes te nates dhe u zhduk ne pyll. Aty gjeti nje si shtrat te vogel ne cepin e nje shkembi,e shtroi me gjethe te thata dhe u shtri per te fjetur gjume. Kur degjoi zerin e nje burri:
- Ej,ti me ke zene shtratin! Cfare ben ketu naten?
Djali i tha se kishte ikur nga shtepia dhe nuk kishte ku te rrinte. Burrit iu be qejfi qe ai e kishte shtruar vendin me gjethe te thata sepse atij nuk i kishte shkuar ne mendje. Gjate nates djali bente sikur flinte dhe pergjonte burrin cfare do bente. Dhe ai peshperiste me ze te ulet:
- Cfare t’i jap ketij djali qe ma ka shtruar shtratin kaq mire? T’i jap gushore,qe sa here ta lidhi te kete cfare ushqimi te doje...t’i jap nje kuti qe sa here ta hape te shfaqet nje monedhe apo t’i jap klarineten qe kush ta degjoje te filloje te kerceje?
Djalin e zuri gjumi ngadale dhe kur u ngrit ne mengjes kujtoi se kishte pare enderr. Por prane gjetheve te thata,ai gjeti gushoren,kutine dhe klarineten. 
Pasi eci shume arriti ne nje vend ku populli po behej gati per sfide sepse mbreti kishte thene qe kush do e fitonte garen,do i jepte te bijen per nuse. Djali provoi kutine dhe sa here qe e hapte,ajo nxirrte nga nje monedhe. Pasi nxorri shume monedha bleu kale,armature dhe shume sherbetore. Pastaj shkoi u prezantua si biri i mbretit te Portugalise. 
Ai i fitoi te gjitha sfidat dhe mbreti ishte i detyruar t’i jepte vajzen per nuse. Por kur shkoi ne pallat ai nuk sillej fare si princ. Hante me duar bente shaka me njerezit si nje i paedukate dhe mbreti filloi te dyshonte per te. Prandaj dergoi dike ne Portugali te pyeste dhe kur i derguari u kthye,i tha mbretit se princi i Portugalise nuk kishte levizur asnjehere nga pallati sepse kishte qene i semure.
Mbreti e mori djalin dhe e futi ne burg bashke me njezete te burgosur te tjere. Ata filluan te talleshin me djalin sepse donte te hiqej si nje princ. 
Kur roja solli kazanin me fasule,djali i dha nje shkelm dhe e derdhi te gjithe gjellen. Te burgosurit u nevrikosen por djali vuri gushoren dhe e shtroi buken per njezete vete. Roja gjente gjithmone kazanin me fasule te derdhur por te burgosurit ishin gjithmone e me mire. Keshtu shkoi te mbreti dhe i tha se cfare po ndodhte. Mbreti zbriti poshte dhe cfare se cfare 
po ndodhte. Djali i doli para dhe i tha se e bente ai te gjithe kete. Pastaj vuri gushoren dhe ia tregoi. Pasi mbreti hengri me te burgosurit,i tha djalit qe t’ia shiste gushoren dhe djali pranoi por me nje kusht. Qe te filnte nje nate me princeshen. Mbreti i tha se do ia plotesonte deshiren por do te flinte me dritare te hapura,me drita te ndezura dhe me tete roje ne dhome. Djali e pranoi kushtin e mbretit dhe keshtu bene. 
Pastaj te nesermen e kthyen ne burg dhe te burgosurit po talleshin me te,se mire qe ngelen pa ngrene por as me princeshen nuk mundi te fliste e ta prekte. 
Kur roja solli prape kazanin me fasule,ai i dha nje shkelm dhe e derdhi. Te burgosurit u nevrikosen shume por ai nxorri kutine dhe mblidhte monedha. Keshtu ata e blenin ushqimin dhe hanin akoma me mire se me pare. 
Roja e gjente perseri cdo dite gjellen te derdhur dhe shkon te mbreti. Kur mbreti zbret poshte dhe e pyet,djali i thote se ishte ai qe e bente kete gje dhe i tregoi per kutine qe nxirrte monedha. Mbreti i kerkoi ta blente dhe djali i vuri perseri te njejtin kusht. 
Keshtu djali fjeti perseri nje nate me princeshen,por pa e prekur e pa i folur me goje. 
Te nesermen u kthye ne qeli dhe te gjithe filluan te qeshnin me te. E duke i thene:
- Tani me te vertete qe ngelem pa buke.
- Ngelem pa buke por mund te kercejme, - tha djali.
Dhe keshtu nxorri klarineten dhe filloi t’i binte. Te gjithe te burgosurit filluan te kercenin te gjitha llojet e valleve. Muzika degjohej edhe larte ku rrinte mbreti me oborrtaret e tij. 
Te gjithe oborrtaret,rojet,ushtaret e kuzhinieret filluan me te kercyer me njeri-tjetrin.
Mbreti u nevrikos dhe filloi te bertiste: “mjaft”,”mjaft”. Por asnje nuk mund te ndalonte sepse notat magjike te klarinetes i benin te kercenin pa vetedije.
Mbreti zbriti me vrap ne bodrum ku ishin te burgosurit dhe djali pushoi me t’i rene klarinetes. Kur e pa te gjithe kete,mbreti i kerkoi t’ia blinte veglen muzikore. Djali ishte dakor por kete here duhet te flinte me vajzen dhe te fliste me te. Mbreti ra dakort me kete kusht dhe shkoi te vajza dhe i tha:
- Te urdheroj qe te flesesh me ate djalin dhe te pergjigjesh vetem me “jo”.
Kur ndodheshin ne shtrat,djali i tha princeshes:
- Nuse,duhet ta leme hapur dritaren me gjithe kete ftohte qe po ben?
- Jo, - i tha vajza sepse ashtu e kishte urdheruar i ati.
Dhe ai urdheroi rojet qe te mbyllnin dritaret. Keshtu vazhdoi me pyetje deri sa nxorri jashte rojet dhe ngelen vetem ne erresire. 
Kur zbardhi dita,mbreti shkoi ne dhomen e vajzes dhe ajo i tha:
- Une bera si me urdherove,tani ky djale eshte burri im i ligjshem. Na fal.
Deshi apo s’deshi,mbreti dha urdher qe te behej nje dasem dhe djali u be trashegimtari i gjithe asaj pasurie qe kishte mbreti. 


"NASTRADINI"













firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10682
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi