» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Rexhep Mala : Mė torturonin udbashėt Shqiptarė e Serbė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rexhep Mala : Mė torturonin udbashėt Shqiptarė e Serbė

Mesazh nga Dardania prej Fri 27 Mar 2015, 13:58

Rexhep Malaj herėn e parė ėshtė burgosur nė vitin 1968, pėr organizimin e demonstratave tė atij viti nė Gjilan, sė bashku me Irfan Shaqirin, Ilmi Ramadanin, Xhavit Dėrmakun dhe Ahmet Hotin. Herėn e dytė ėshtė burgosur nė vitin 1973, pėr kalimin ilegal tė kufirit Kosovė-Shqipėri, sė bashku me Sami Dėrmakun dhe Isa Kastratin. Herėn e tretė ėshtė burgosur nė vitin 1974, po ashtu pėr kalimin ilegal tė kufirit Jugosllavi-Austri. Ndėrsa, herėn e katėrt ėshtė burgosur nė vitin 1975 sė bashku me Adem Demaēin, Skėnder Kastratin, Isa Kastratin, Osman Dumoshin, Sami Dėrmakun, Ilmi Ramadanin, Selatin Novosellėn, Ilaz Pirevėn, Irfan Shaqirin, Xhavit Dėrmakun, Nijazi Korēėn, Hetem Bajramin, Hasan Dėrmakun, Fatmir Salihun, Sherif Masuricėn, Zijadin Spahiun, Nazim Shurdhanin dhe Ahmet Hotin.

Gestapoja do t'ia kishte zili UDB-sė

Mė tepėr se njė muaj mė merrnin nė pyetje dy herė nė ditė, para dite dhe nė mbrėmje, pos tė dielave, qė me gėzim i prisja pėr pushim. Tė torturohet njeriu njė kohė tė gjatė dy herė nė ditė kjo zor tė shihet e tė dėgjohet. As nė gestaponė hitleriane nuk i kanė torturuar kaq gjatė. Pastaj ėshtė fakt se mua nuk mė kanė torturuar aq sa kam dėgjuar se i kanė torturuar tė tjerėt mė parė. Nė kėtė kohė me torturat intensive nga dy herė nė ditė, ēdonjėri prej tyre po t’ua kishte lėnė nė dispozicion tė zgjedhtė torturat apo plumbin, pa hamendje do tė zgjedhtė kėtė tė dytin. Kėshtu do tė shpėtonin nga torturat dhe tė dilnin faqebardhė, sepse nga torturimi i parreshtur kishte njerėz qė do tė thyheshin pėrkundėr qėndresės kėmbėngulėse. Tėrė kohėn sa mė mbanin nė kthinat e UDB-sė, 8-12 orė nė ditė, kurrė s’mė linin tė ulesha nė karrige e as tė mbėshtetesha pėr muri. Mė ulnin nė karrigė vetėm atėherė kur ma fusnin lapsin me zor nė dorė dhe mė urdhėronin qė tė shkruaj pėr gjėrat qė s’i kisha parė as nė ėndėrr. Kur mė ulnin nė karrige mė rrinin njė para, njė prapa shpine dhe dy anash. “Shkruaj”, - mė bėrtisnin, dhe posa pėrgjigjesha- s’kam ēka tė shkruaj

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10679
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rexhep Mala : Mė torturonin udbashėt Shqiptarė e Serbė

Mesazh nga Dardania prej Fri 27 Mar 2015, 13:59

Kėtyre duhet t’ua ēajmė kokėn


Fytyra m’u pat enjtur dhe e bėrė mavi nga tė rėnat. Buzėt i kisha tė ēara dhe nga ēdo e rėnė shpėrthente gjaku. Duart dhe kėmbėt tė enjtura sa s’bėhet mė, s’mund t’i mbathja as kėpucėt dot, e nė UDB shkoja me papuēe. Kur kėrkoja qė tė mė shihte dhe tė mė kontrollonte mjeku, refuzonin si tė tmerruar. Kur mė torturonin e linin derėn pakėz ēelė. Nė fillim nuk e dija pse, por mė vonė e kuptova. Donin qė torturimin ta dėgjonin edhe tė burgosurit tjerė nė lokalet e UDB-sė. Na torturonin me radhė. Kėshtu, gjersa torturohej njėri, tė tjerėt merreshin nė pyetje nga ndonjė udbash, kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakėz tė ēelura qė tė dėgjonin tė rėnat e shuplakave, tė grushtave e kėrbaēėve dhe britma e atij qė torturohej. Tė gjithė hetuesit dhe policėt e tjerė, gjashtė-shtatė vetė, ishin nė dhomėn ku torturohej i burgosuri, dhe tė gjithė me radhė ose bashkarisht merrnin pjesė nė torturim. Tė burgosurve tjerė u mbetej qė tė dėgjonin dhe tė prisnin secili radhėn e tij. Nuk kishte gjė mė prekėse e mė trishtuese se sa kur dėgjoheshin gjėmėt e shokėve. Dhe kėshtu shkonin prej njė tė burgosuri te tjetri duke shfryrė ndjenjat shtazarake dhe gjithė mllefin e tyre personal mbi ne.

Mė binin duarve aq sa duart nuk qėndronin mė, dhe pėr tė mos mė lėnė tė pushoja ma mbanin dorėn vetė dhe mė goditnin pareshtur. Kur lodheshin duke m’i mbajtur duart, atėherė nga mllefi mė godisnin ku mundnin nėpėr trup. Posa lodhej njėri, e zėvendėsonte tjetri menjėherė. Mė kapnin me tė dy duart pėr flokėsh dhe ma pėrplasnin kokėn pėr muri. Nė kėto momente torturuesit e nxitnin njėri-tjetrin. Shtazaraku bėhej gjoja human dhe i thoshte atij qė mė pėrplaste kokėn pėr muri: “Mos kokėn, ki kujdes po e lėndon !”, kuptohej me sy ia bėnte tė mė binte edhe mė shumė. Dhe ky pėrgjigjej: “Pse kujdes ? Kėtyre duhet t’ua ēajmė kokėn”, dhe mė pėrplaste edhe mė tepėr. Mė kapnin pėr organe gjenitale dhe mė bėrtisnin nė fytyrė: “Kemi me tė tredhė” dhe mė shtrėngonin deri nė alivanosje. Ujin e mbanin ēdo herė gati, qė kur tė mė binte tė fikėt tė mė hidhnin ujė trupit dhe fytyrės, dhe menjėherė do tė vazhdonin punėn. Mė fyenin me sharjet mė tė ndyra, mė ofendonin, mė pėrqeshnin, mė pėshtynin. Ishin kėto poshtėrime tė rėnda, por e dija se duhej t’i duroja dhe nė veten time mbushesha me urrejtje tė shumėfishuar pėr kėtė regjim fashist e terrorist. Dhe kam tė drejtė tė tregoj pėr trajtimin shtazarak tė policisė fashiste jugosllave ndaj meje, ta ējerrė maskėn false tė shoqėrisė “demokratike” e “humane” qė e propagandojnė me aq bujė e qė nė realitet s’ekziston kurrfarė nuance demokratike nė kėtė sistem tė dėshtuar qė mbėshtet kryesisht dhunėn policore.

Ē’linin mangut hetuesit, e plotėsonin gardianėt



Edhe disa gardianė tė burgut famėkeq tė Prishtinės ishin tė zgjedhur dhe tė ushtruar pėr trajtim brutal tė tė burgosurve politikė. Nė orėt e vona tė njė nate, kur mė kthyen nga torturimet, nuk isha nė gjendje t’i kapja me duar batanijet dhe i thashė gardianit qė mė ēoi nė qeli. Ishte njė djalė i ri si unė, qė tė m’i hidhte “ēebet” nė duar, sepse vetė s’kisha mundėsi t’i kapja, sepse gishtat m’i kishin shtypur ndėr tortura. –“Merri vetė !”- m’u pėrgjigj ai. Duke mbledhur forcat e fundit mezi i tėrhoqa batanijet dhe i futa nė disa qeli. Shumė tė dresuar kėta qen roje ! Tė mjerėt ! Nuk kuptojnė ēfarė lodrash tė pėrgjakshme tė tė huajit qė janė. Meqė bėnte ftohtė i madh, pata arritur ta vjedh njė copė batanije tė vjetėr, duke shfrytėzuar rastin kur gardiani u detyrua ta ngriste receptorin e telefonit. Ishte rrezik tė mė shihte, por nevoja mė shtyri tė rrezikoja. Mirėpo, pasi ēdo herė nuk isha nė qeli, pra kur isha nė UDB, apo nė nevojtore, gardianėt hynin nė qeli dhe bėnin bastisje detale. Unė mundohesha qė ta fshihja gjysmėn e batanijes nė dyshek por njėri e kishte zbuluar “fajin” tim dhe mė kishte denoncuar nė UDB. Kėshtu qė, kur mė kthyen nė qeli, ma mori me brutalitet dhe duke u ējerrė mė tha: “Ty s’tė takon batanija, bile edhe kėto qė t’i kam dhėnė i ke tepėr”.

Pas torturave - dy ditė pushim nė javė



Pas mė tepėr se njė muaji filluan tė mė merrnin nė pyetje dhe tė mė torturonin vetėm mbrėmjeve, pos ndonjė pėrjashtimi, intensiteti i torturave ishte i njėjtė, pos qė tė shtunave nuk mė mirrnin fare. Tash i kisha nga dy ditė nė javė pushim. Kishte tė burgosur qė s’kishin mundur t’u qėndronin torturave dhe ishin thyer. Kishin pranuar tė deponojnė gjėra ēfarė u kishin thėnė hetuesit, dhe kishin nėnshkruar deklarata shpifėse dhe vetakuzuese. Deponimet e tyre me dorėshkrimin dhe nėnshkrimin e tyre m’i sillnin dhe m’i tregonin, bile edhe m’i jepnin t’i shihja nga afėr. Duke hasur nė pathyeshmėrinė time, as me deponimet e nėnshkruara nga vet tė burgosurit, ata pėrdornin edhe kartėn e fundit: ballafaqimin. Mendonin se po tė mė thoshte ndonjė nga tė burgosurit ( tė cilėt edhe i njihja), se kisha bėrė kėtė apo atė punė, se kishte kryer punė bashkė me mua kėtė apo atė punė, se kishte kryer bashkė me mua kėtė apo atė detyrė, se i kisha dhėnė pėr tė lexuar ndonjė libėr apo gazetė tė ndaluar etj., unė do tė thyhesha dhe do t’i pranoja deklaratat e cituara nga udbashėt dhe pėrdhunshėm tė nėnshkruara nga tė torturuarit. Mė ballafaquan me njė tė burgosur. Me atė rast salla qe e mbushur me udbashė pėr t’i pėrcjellė reagimet e mia. Kur i hodha poshtė deponimet e tė burgosurit, u tėrbuan fare. Thashė se do tė mė shqyejnė, aq keq mė mbėrthyen dhe mė goditėn duke mė bėrtitur: “More gomar, more **\'\'\'\'\'\', nė sy tė dėshmoi para tė gjithė neve dhe thua se nuk ėshtė e vėrtetė. Vetė ai kėrkoi tė ballafaqohet me ty, ne e sollėm dhe ti tani na nxjerr bisht !”. Por, unė isha kėmbėngulės dhe vazhdova nė timen, se s’ishte e vėrtetė ēfarė thoshte deponuesi i kėtyre dėshmive tė rrejshme. Si ujq tė uritur m’u lėshuan, kush me kėrbaē e kush me grushta e shqelma. Nuk besoja se do tė shpėtoja i gjallė. Isha i pėrgjakur dhe i tėri i dėrmuar. Atė natė mė patėn ēuar pėr krahėsh nė qeli, edhe pse isha nė gjendje disi tė ecja edhe vetė. Pastaj ma sollėn tė burgosurin pėr t’u ballafaquar dhe pėr tė mė thėnė se kisha bėrė kėtė apo atė punė mė tė, se unė njihesha me filan personin, etj. I hodha poshtė me indinjatė edhe shpifjet e pėrdhunshme edhe tė kėtij tė burgosuri, sepse e dija mirė se ai dėshmitar i shkretė ka kaluar nėpėr tė gjitha kėto qė po kaloja edhe unė, prandaj ėshtė detyruar ndėr tortura qė tė akuzoj veten dhe mua.

Bile, njė fjalė qė ai e pėrmendte vėrtetė e kisha dėgjuar, por edhe kėtė e mohova me kėmbėngulje. Egėrsimi dhe tėrbimi i hetuesve barbarė s’kishte kufi, kėshtu qė mė torturuan mė shumė se asnjėherė mė parė. Mė thoshin: - “A tė tha nė sy se ti njihesh me filan personin ?” Unė pėrgjigjesha: - “ Kjo qė po e thuani ju dhe ai nuk ėshtė e vėrtetė...” Ai duke mė rėnė: -“ Pėr ty tė gjithė po gėnjejnė, a ?” Unė: -“ Ai dhe shumė tė tjerė janė tė detyruar tė thonė gjėra qė ju ua diktoni…” S’mund tė merret me mend tėrbimi i tyre.

Buzėqeshja me zor


Nė kėto situata edhe pse tė vėshtira sa s’bėhet, pėr mua ishte njė kėnaqėsi e veēantė kur i shihja tė tėrbuar nga inati duke shkumbuar si qentė e qartur. Shpesh mė ndodhte edhe tė buzėqeshja, ani pse boll me zor buzėt i kisha krejtėsisht tė ēara. Ēdo buzėqeshje, natyrisht, mė kushtonte shumė shtrenjtė, por mjaftohesha me tėrbimin e tyre. Kishin kaluar gadi tre muaj hetime dhe tortura intensive gadi pėr ēdo ditė. Por pas ballafaqimeve intensiteti i torturave filloi tė bjerė. Tani mė merrnin nė pyetje dy ose tri herė nė javė. Edhe torturat ishin mė tė paktat. Pas njė kohe, kur kishin kaluar afėrsisht katėr muaj, filluan tė mė merrnin nė pyetje vetėm njėherė nė javė. Mė vonė edhe kėtė e rralluan, por nganjėherė mė thėrrisnin pėr nėnshkrimin e procesverbaleve tė hetimeve, edhe pse kėto ishin kryesisht mohuese. Gjatė kėsaj procedure tė nėnshkrimit provuan pėr tė fundit herė tė mė mashtrojnė nė lidhje me disa persona, por as kėtu nuk u pėrkula dhe qėndrova nė deklaratėn time tė dhėnė mė parė. Pėr disa ēėshtje edhe pse nuk kishin tė bėnin fare me mua, mora pėrgjegjėsinė mbi vete, vetėm e vetėm t’i shpėtoja disa persona, pėr tė cilėt interesohej UDB-a dhe mezi priste t’i burgoste.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10679
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi