» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kujtime nga Burgu-Rexhep Mala

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kujtime nga Burgu-Rexhep Mala

Mesazh nga Dardania prej Fri 27 Mar 2015, 13:55

Kujtime nga burgu



Rashė nė sy qė nga bankat e shkollės fillore si liridashės, sepse e doja popullin tim, historinė e tij tė lavdishme, sepse e doja Kosovėn time dhe simpatizoja me gjithė shpirt Shqipėrinė. Dhe, mjaftoi kjo qė tė mė fusnin nė burg. ”Mė mirė ta kemi nėn dry sesa tė jetė nėn vėzhgim tonė pė gjatė gjithė kohės”, kėshtu sigurisht funksiononte logjika e sėmurė e UDB-sė. Tani e ndjė pėr detyrė qė ta njoftoj opinionin e vendit dhe atė botėror mbi arrestimin tim, torturat ēnjerėzore qė janė kryer mbi mua me muaj tė tėrė, gjykimin dhe vuajtjen e dėnimit. Po pėrpiqem qė me aftėsitė e mia modeste t`i pėrshkruaj tė gjitha ndjesitė e mia. Bindja e plotė dhe besimi i patundur se e vėrteta dhe drejtėsia herėt apo vonė do tė triumfojnė, si shumė tė burgosur tė tjerė politikė shqiptarė edhe mua mė bėnė mė tė fortė, mė tė qėndrueshėm, mė tė papėrkulur, para presionit tė policisė fashiste jugosllave dhe vėshtirėsive tė shumta qė mė pėrcollėn nė burgje. Nuk jam as i pari dhe as i fundit qė u dėnova pa asnjė faj. Pėr ne shqiptarėt nė Jugosllavi kjo ėshtė gjė e rėndomtė. Prandaj, edhe pse nė burg, dhe nė kushte shumė tė vėshtira, i pėrcjellė hap pas hapi nga gardianėt e burgjeve, pėr fatin dhe pėrjetimet e mia si dhe tė shumė tė burgosurve tė tjerė politikė shqiptarė nė Jugosllavi, duke ngritur edhe nė kėto kushte zėrin e protestės kundėr kėtij terrori e gjenocidi qė po ushtrojnė fashistėt e Beogradit kundėr popullit tonė.


Arrestimi


Ishte dimėr i ftohtė, kur njė mėngjes herėt, policėt, si lukuni ujqish, kishin rrethuar shtėpinė time. Ishin tė armatosur me pushkė e automatikė. Kishin zėnė pozicione luftarake, tė gatshėm pėr tė shtėnė nė ne, nė lėvizjen mė tė vogėl. Qė tė gjithė qemė nė gjumė, kur pa pritur filluan tė kėrcasin nė dyerė, u mėshonin sa mundnin atyre me duar dhe me shqelma. Nuk prisnin as tė vishemi. Posa u ēelėn dyert, u vėrsulėn si bisha tė ēartura dhe me armė tė gatshme na shpėrndanė nėpėr dhoma. Filloi njė bastisje sa rrėnuese aq edhe e poshtėr. Ishin shumė dhe nuk mund t’i pėrcillnim se mos na vidhnin gjė edhe pse ishim tė varfėr. Rrotulluan dhe pėrmbysėn ēdo gjė qė patėn pėrpara. Ēirreshin si egėrsira tė uritura. Donin tė fusnin tmerr e panik te njerėzit e shtėpisė, por dėshtuan sepse anėtarėt e familjes sime e morėn kėtė si gjė tė rėndomtė. Familja ishte mėsuar me arrestime qė nga gjyshi e stėrgjyshi. Pėr ne nuk ishte hera e parė tė arrestohej njė anėtar i familjes. Udbashėt me vegla e aparate gjurmonin, si qentė edhe nė shportėn e bėrllogut se mos gjenin gjė. Pas disa orėsh rrotullimi e pėrmbysjeje, si duket, e panė se po lodhen kot, prandaj m’i vunė kllapat qė nė dhomė. Njerėzit e shtėpisė mė pėrcollėn me grushtin lart. Tamam si pėrcillet luftėtari i lirisė pėr nė luftė. Paj, edhe unė nė luftė shkoja, nė luftė me bisha qė kanė pamje njeriu. Mė futėn nė njė makinė tė policisė, para dhe prapa sė cilės kishte makina tjera pėrplot policė tė armatosur.



Paraloja


Para dyerve tė UDB-sė mė nxorėn nga makina dhe tė rrethuar nga tė gjitha anėt mė futėn brenda. Mė ēuan nė njė zyrė, mu aty ku do t’i zhvillonin hetimet ndaj meje. Aty mė bėnė njė bastisje detale: mė zhveshėn lakuriq, tė poshtrit ! Thuajse nuk mė kishin bastisur kur m’i vunė kllapat nė shtėpi. Tėrė ditėn mė mbajtėn nė atė dhomė. Gjer nė orėt e vona tė natės. Askush s’mė pyeste gjė. Njė polic filloi ta luante rolin e njeriut tė mirė duke mė kėshilluar : “Trego ēfarė tė dish dhe puna do tė mbarojė me kaq, sepse kėta do tė tė rrahin dhe do tė tė torturojnė. Mos e shkatėrro shėndetin se je i ri. Nėse m’i thua mua tė gjitha ato qė i di, unė do tė lėshoj qė sonte tė shkosh nė shtėpi...” I thashė se nuk dija sgjė, madje as pėr ēka mė kishin arrestuar. Ai nuk mė ngacmoi mė. Njė polic, qė tė nesėrmen do tė mėsoja se ishte hetuesi im kryesor, kur hyri brenda mė pyeti: “Ti je Kushtrim Guri, a” ? Po, i thashė. Duke u zgėrdhirė si qen mė tha:”Nėna nė shtėpi e bėnė miellin bukė, e ne atė bukė e bėjmė miell ! Mbaje mend kėtė !” Qeshi me fjalėt e veta si i marrė dhe iku. M’u kujtuan fytyrat e Gestapos hitleriane qė kisha parė nė filma. Kurrė farė dallimi nuk kishin prej tyre kriminelėt e UDB-sė. Siē mėsova mė vonė, ky ishte gjakpirėsi A.S. kaq biseduan me mua ditėn e parė. Policėt ndėrroheshin vazhdimisht, gjersa mė nė fund, rreth orės 23, mė dėrguan nė burg.



Nė burg



U kryen formalitetet rreth pranimit tim dhe nėpėr korridorin e ngushtė tė burgut mė dėrguan nė birucė, siē i thonė ndryshe qelisė. Aty s’kishte asgjė tjetėr veē njė teneqeje me ujė dhe njė qypi qė quhej ‘kibėll’ e qė shėrbente nė vend tė njė WC-je. Gardiani mė ēoi nė qoshe tė korridorit, ku ishin dy dyshekė tė vegjėl tė shqyer e tė ndyrė sa s’bėhet. Vetėm emri dyshek u kishte mbetur. Ishin edhe tė pėrgjakur, sigurisht nga ndonjė i burgosur i torturuar. Kishte edhe dy batanie tė grisura, tė pluhurosura dhe tė fėlliqura. Edhe kėto ishin tė gjakosura. ”Merri !”- urdhėroi gardiani. Ē’t’i bėsh, me duhej t’i merrja. Nė atė dimėr tė madh mė mirė me to se pa hiē gjė. Posa hyra brenda nė qeli u pėrplas dera pas meje, ndėrsa shuli kėrciti me kėrcėllimė. -Kėshtu kėrcitkan shulat e dyerve tė burgjeve jugosllave ! -mendova me vete. Mė duhej tė mėsohesha edhe me kėtė, qė tani e tutje pėr shumė vjet do tė ishte pjesė e jetės sime.

Policia jugosllave, si ēdo polici fashiste e antipopullore, ndjek e persekuton ēdo patriot e revolucionar. Nga pamundėsia pėr t’i zbuluar atdhetarėt qė luftojnė e veprojnė natė e ditė, kudo nė Kosovė, UDB-ja arreston njerėz tė pafajshėm liridashės, i torturon me metodat mė shtazarake pėr t’i detyruar qė t’i pranojė gjėrat, tė cilat as nė ėndėrr s’i kishin parė, e pastaj i hedh nė gjyq dhe u shqipton atyre dėnime tė rėnda. Ndiqen sidomos simpatizantėt e Lėvizjes, nga frika se sot apo nesėr mund tė inkuadrohen aktivisht nė tė. Dikush mund tė pyes se si policia mund t’i dijė simpatizantėt e Lėvizjes. Fare thjesht. Serbomėdhenjtė janė tė vetėdijshėm se populli ynė ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr gjendjen ku e ka katandisur politika e tyre fashiste. Populli shqiptar ėshtė i pakėnaqur me pozitėn e tij prej popullit tė shtypur nė Jugosllavi. Ai nė kėto kushte nuk sheh tjetėr rrugė veē asaj tė qėndresės, nėpėrmjet sė cilės duhet t’i realizojė aspiratat e veta historike. Prandaj s’ėshtė e vėshtirė tė gjesh bazėn e dyshimit serbomadh ndaj popullit tonė nė pėrgjithėsi. Kėshtu qė nga bangat e shkollės fillore ndiqet dhe pėrcillet puna dhe sjelljet e ēdo shqiptari nė Jugosllavi. Pastaj mjafton qė njė pjesėtar i farefisit tė ketė qenė nė burg qė edhe ti saora tė figurosh nė dosjen policore si kandidat potencial pėr ndjekje nga UDB-a jugosllave. Meqė bastisjet e shqiptarėve janė gjėra fare tė rėndomta, mjaftojnė tė gjejnė ndonjė libėr tė ndaluar, e kėso kėtu ka shumė…ndonjė broshurė, fletushkė apo gazetė ilegale, ku flitet pėr problemet jetike tė popullit, ose ndonjė trakt apo afishe tė shpėrndarė nga Lėvizja, apo fotografi tė nxjerra nga gazetat qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė dhe tė fusin nė burg, tė tė torturojnė e mundojnė, qė tė tregosh atė qė tė ka dhėnė apo qė e ka shpėrndarė dhe, bashkė mė tė tė hedhin nė gjyq dhe tė dėnojnė me vitet tė tėra. Gjėrat pėr tė cilat njeriu nė botėn e civilizuar as qė guxon tė mirret nė pyetje. Ndodhė kėshtu, sepse drejtėsia dhe humanizmi ka kohė qė e kanė humbur, veēanėrisht ndaj shqipėtarėve, kuptimin e tyre nė Jugosllavi.

Qelia ku mė futėn ishte e vogėl sa s’bėhet, aq sa nuk mund t’i shtrija kėmbėt sa duhet. Tavani ishte i ulėt, saqė kur ngrihesha e prekja edhe me dorė. Gjatėsia e mureve nuk ishte e rregullt, sepse burgu ishte nė formė rrethi. Tri tė katėrtat e rrethit ishin burg, ndėrsa pjesa tjetėr pėrbėnte ndėrtesėn e UDB-sė, njė ndėrtesė trikatėshe, mbi njėqind metra e gjatė. As lartėsia e mureve tė burgut nuk ishte e njėjtė, pasi qė nuk kishte kulm, por njė pllakė tė pjerrtė plumbi e betoni. Dritarja ishte shumė e vogėl. Nga jashtė kishte njė xham tjetėr tė trashė e tė errėt, tė larguar nga muri pėr 25-30 cm. Nga fundi i kėsaj plase mund tė shihja pakėz qiellin, por kurrė diellin. Kuptohet mes dy dritareve ishin grilat e hekurta. Me hekur e beton ishin edhe muret e tavani. Bėnte ftohtė sa s’ka. Qelia kundėrmonte erė qelbėsire. Aty kishte buba tė vogla dhe tė mėdha aq shumė sa kurrė s’mund t’i zhdukje. U mbėshtolla disi me tė dy batanijet, por tė ftohtit mė kishte hyrė nė palcė. Edhe pse isha pa ngrėnė dy ditė dhe bėnte shumė ftohtė, lodhja bėri punėn e saj dhe shpejt mė zuri gjumi. Tė nesėrmen herėt dėgjova njė cingėrimė tė zgjatur zileje, qė ishte shenjė pėr t’u zgjuar. Pak mė vonė kėrciti dryri i derės sime dhe rrapėllima e shulit. Me tė bėrtitura dhe ngėrmime, njė gardian mė urdhėroi qė dyshekėt t’i paloja nė qoshe, duke m’u ngėrmuar se gjatė ditės ėshtė rreptėsisht e ndaluar ēdo ulje apo mbėshtetje nė dyshek, ndėrsa “ēebet”, sipas rregullit, m’i qiti nė korridor.



[size]


Nga 19 veprimtarė tė pėrfshirė nė Procesin gjyqėsor tė Prishtinės, nė vitin 1975, drejtpėrdrejt nė shkrimin dhe shpėrndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave antijugosllave, ishin tė pėrfshirė vetėm Rexhep Mala dhe Ilmi Ramadani. Gjatė hetimeve tė tmerrshme, as Rexhepi as Ilmiu, nuk do tė pranojnė as edhe njė fjalė tė vetme me ēka do tė dėnoheshin edhe 17 tė arrestuarit e tjerė nė krye me Adem Demaēin. Po ashtu, as gjatė procesit gjyqėsor Rexhep Malaj nuk do tė pranojė se i ka kryer aktivitetet pėr ēka po gjykoheshin 19 veta. Nė burgun e Idrizovės, nė Maqedoni, nė vitin 1977 e pyesin shokėt Rexhep Malajn: “Pse Rexhep nuk e ke pranuar se ti dhe Ilmiu i keni kryer ato veprime dhe tė liroheshin 17 tė burgosurit e tjerė nga ky proces i montuar politik”. Rexhepi pėrgjigjet: “Kam qenė i bindur se si e pranova se unė dhe Ilmi Ramadani jemi kryes tė veprave pėr tė cilat dėnoheshim, kurse 17 tė tjerėt nuk kanė tė bėjnė asgjė me kėto aktivitete, pra Adem Demaēi dhe shokėt e tjerė, ata do tė gjykoheshin patjetėr. Por do tė pėrfundojė Rexhepi, -sikur edhe gjysmėn e Kosovės ta kishin burgosur dhe ta kishin qitur nė bankėn e zez, nuk do tė kisha shkelur fjalėn e dhėnė pėr ruajtjen e sekretit”.

Pra gjatė ditės duhej tė ulesha vetėm nė dėrrasat e kalbura tė qelisė, qė ishin tė ftohta sa s’bėhet, pasi qė nėn to kishte beton. Dritarja nuk mbyllej sa duhej dhe binte nga veriu. Mund tė merret me mend se ē’tė ftohtė bėnte. Nė mur ishte e varur njė letėr. Ky ishte “rendi shtėpiak” i burgut, ku ishin edhe “tė drejtat” qė i takonin tė burgosurit. Ēfarė ironie ! Mė vonė do tė provoja me mijėra herė se ky ishte vetėm njė formalitet cinik, sepse nė praktikė i burgosuri nuk kishte kurrfarė tė drejtash, sidomos i burgosuri politik, i cili ishte nėn mbikėqyrjen e policisė politike, pa lejėn e sė cilės nuk i jepej as ujė. Pas pak ma sollėn mėngjesin. Po ēfarė mėngjesi se ! Vetėm ujė tė nxehtė, tė turbullt nga kafeja. S’kishte kurfarė shije, s’kishte as sheqer. E shijova, por u detyrova ta derdh nė qyp kibėll. Bukė nė mėngjes nuk jepnin. Vetėm nė drekė tė sillnin njė gjysmė buke dhe ti haje kur tė duash gjatė 24 orėve ! Pastaj mė nxorėn gjer te WC-ja. Duhej pastruar qypin dhe duhej marrė ujė pėr 24 orė. Aty kishte edhe lavabo ku mund tė pastroheshin duart. Gjatė kohės, gjersa laja qypin dhe mbushja ujė, derėn ma mbyllėn me shul, sikur qė mbyllej edhe qelia. Nuk vonoi dhe mė morėn e mė ēuan nė UDB. Hetimet ndaj meje edhe formalisht filluan. Kisha dėgjuar se nė UDB mė parė fillojnė me lutjet dhe premtimet bashkė, me kėrkesat pėr bashkėpunim, dhe vetėm pasi nuk do t’i arrijnė qėllimit do tė fillojnė me kėrcėnimet dhe torturat. Prandaj rrija pak mė shlirė. Mendoja q ėt’i shoh se si i bėjnė kėto paraloja para torturave. Por filloi krejtėsisht ndryshe.

Fillojnė hetimet


Isha ulur nė njė karrige pranė derės. Nė dhomė ishte njė polic. Hyri hetuesi kryesor me dy-tre policė prapa. Meqė unė nuk ngrihesha nė kėmbė kur hynin dhe dilnin policėt, nuk u ngrita as para kėtyre. Hetuesi kryesor Asllan Sllamniku erdhi pranė meje dhe sikur tė ishim miq mė goditi lehtas me grusht nė shpatullėn e djathtė. Mendova : ē’bėnė ky njeri kėshtu ? Mos don tė bėhet thuajse shok i imi, por tė menduarit ma ndali njė shuplakė mbrapsht, ne e quajmė “magjupisht”. Ishte e rėndė qė sytė xixa mė nxorėn. Meqė reagova nė kėtė tė rėnė, mė mbėrtheu pėr flokėsh dhe, duke mos mė lėnė tė ngrihesha nga karriga, filloi tė mė sjellė me dorėn qė e kishte tė lirė. Ndėrsa policėt tjerė rrinin gati hyn bren. Nuk po ēohesh nė kėmbė, kur po hyj unė brenda a ? Dije se kėtu nuk je te shtėpia, por nė UDB ! Duhet tė ngrihesh nė kėmbė pėr ēdo kė kur hyn brenda ! - mė tha i poshtri dhe mė urdhėroi tė ulesha e tė ngrihesha. Ia filluan pra, me kėrcėnime e me tė rėna qė unė tė flisja nga frika, dhe ata tė kryenin shpejt punė me mua:Ishin kėto tė rėnat e para, sikur njė racion para drekės sė majme. Mė vonė do tė shihja se kėto s’ishin asgjė nga ato qė do tė vinin mė pas. Ēdo pyetjeje i pėrgjigjesha me : nuk di, jo, s’kam parė, s’kam dėgjuar, se kam bėrė as atė as kėtė, etj. Mė mbajtėn gjer nė ora 14 e 30 minuta dhe mė ēuan nė burg. Edhe kur mė merrnin nė burg pėr hetime(lexo: torturime) dhe kur mė kthenin nė qeli m’i vėnin prangat, edhe pse burgu, siē thashė ishte i ngjitur me UDB-nė. Nė qeli mė priste fasulja e ftohtė (fasule e i thėnqin se ishte e tėra me ujė me vetėm disa kokrra) dhe buka. Kishte 48 orė qė s’kisha ngrėnė fare dhe e hėngra tėrė bukėn qė ma kishin sjellė, edhe pse ishte pėr 24 orė. S’vonoi as njė orė pas drekės dhe mė morėn prapė nė UDB. Tani kishin ardhur 4-5 hetues. Nė pėrgjigjjen time tė parė ‘nuk di’, kėrciti grushti nė barkun tim, mė ranė me shqelm, filloi njėri tė mė bjerė duarve e pastaj trupit. Pasi u lodh, punėn e tij e vazhdoi tjetri. Nga tė rėnat fytyrės, m’u ēanė buzėt dhe mė shpėrtheu gjaku pėr hunde dhe pėr goje. Nuk mė linin as tė merrja frymė. Mė ēuan shpejt e shpejt nė lokalet tė mė pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe mė kthyen prapė. Mė rrėzuan nė dysheme, mė urdhėruan tė zbathaj kėpucėt dhe ēorapat.

[/size]

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10676
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kujtime nga Burgu-Rexhep Mala

Mesazh nga Dardania prej Fri 27 Mar 2015, 13:56

Nė fallak


Ta shohim tash nė fallak se si do tė pėrdridhet- tha hetuesi. Menjėherė e kuptova. E dija se ē’ėshtė fallaku. Kėtė metodė e kishin pėrdorur qė nė kohėt e lashta dhe inkuizicionet e kishės. Filluan tė ėm binin nė shputat e kėmbėve sa mundnin. Njėri mė mbante pėr krahėsh e tjetri kishte hipur mbi mua dhe godiste me tėrė fuqinė e tij shputave tė kėmbėve tė mia. Kjo ishte edhe pėr ata njė puėn e vėshtirė fizike, edhe pse e bėnin me ėndje tė posaēme. Lodheshin dhe shkumbėzonin si kuajt. Po ata kishin njė pėrparėsi, sepse sa lodhej njėri, menjėherė e zėvendėsonte tjetri, dhe kėshtu me radhė. Nė dy mėnyra mė goditnin shputave. Ndonjėri mė binte vetėm nė njėrėn kėmbė nga 15-20 ‘kėrbaēė’ e pastaj po aq me tjetrėn, e prapė kėmbės tjetėr dhe kėshtu gjersa lodheshin. Ndonjė tjetėr mė binte me radhė herė nė njėrėn e herė nė tjetrėn gjersa lodhej. Kjo e dyta mė dukej mė e lehtė. Kėtė gjė sigurisht se e dinin edhe ata, prandaj mė goditnin herė nė njė mėnyrė e herė nė njė tjetėr. S’mbaj mend tė ketė ndodhur qė dy veta radhazi tė mė kenė goditur nė njė mėnyrė. Kohė pas kohe, e sidomos kur e ndienin veten tė lodhur mė urdhėronin tė ngrihesha dhe tė shėtisja nėpėr dhomė. Ishin kėto mundime tė mėdha tė ecėsh me shputa tė enjtura e tė goditura pa mėshirė sikur tė ishin cunga me mish njeriu. Kur nuk ngrihesha, mė ngritnin me shqelma e me kėrbaē. Dhe prapė fallak. Prapė shėtitje nėpėr dhomė, tė rėna duarve me "pendrek", tė rėna tė forta me tė dy duart nė veshė pėrnjėherė, nga tė cilat edhe sot mė dhembin veshėt. Tė vetmin pushim e kisha kur pushonin edhe vet xhelatėt. Dhe kėshtu vazhdimisht gjer nė orėt e vona tė mbrėmjes.

- Kėrkonin t’i identifikoja njerėzit qė nuk i njihja fare dhe tė thoja se ai ėshtė person qė ka shpėrndarė trakte apo qė mė ka dhėnė material propagandistic pėr tė lexuar. Kėrkonin t’i pranoja aksionet qė s’i kisha kryer dhe as q ėkisha lidhje me to. Kėrkonin tė pranoja se kam lexuar kėtė apo atė libėr tė ndaluar, kėtė broshurė, fletushkė, gazetė ilegale apo trakt e afishe tė shpėrndarė.

- Nė ndėrkohė, nga bisedat e hetuesve nė mes vedi, kuptova se kishte edhe tė burgosur tė tjerė me mua.

Kėmbėt mė dhembnin si drita e syrit



 Nė qeli mė priste pjata me makarona tė ftohta dhe pa pikė yndyre. Kuptohet, bukė nuk kishte. Pjesėn e bukės qė e kisha pėr 24 orė e kisha ngrėnė nė drekė. Makaronat nuk haheshin, s’do t’i kishin ngrėnė as derrat e uritur, aq shumė kundėrmonin. Drita ishte fikur, s’kishte kohė tė mendohesha mė duhej tė pushoja. Tėrė trupin e kisha tė dėrmuar nga grushtat dhe kėrbaēi. Kėmbėt mė dhembnin si drita e syrit. Ishin enjtur aq shumė sa as kėpucėt nuk mbatheshin dot. Nuk di se si kam ardhur deri tek qelia. Kam ardhur vetė apo mė kanė tėrhequr nga krahėt. Isha krejt i dėrmuar, vetėm mendjen e kisha tė kthjellėt dhe e dija se si po veprojnė me mua, por krejt kjo ishte vetėm fillimi. Fundi ishte akoma larg. Shumė larg. Kisha dėgjuar se pak njerėz kishin mundur t’u qėndronin torturave tė kėtyre pėrbindshave me pamje njeriu. Isha i vetėdijshėm pėr pafajėsinė time, por i dhashė vetes pėr detyrė tė qėndroja gjer nė fund, tė mos tradhėtoja, tė mos kallėzoja askėnd dhe me asnjė ēmim tė mos pranoja akuzat e tyre.

- Duhej t’u jepja shembull edhe tė tjerėve qė do tė vinin pas.

Nė kthinat e hetuesisė vdisnin patriotėt



Filluan kėshtu torturat shatzarake tė policisė fashiste jugosllave. Kėta nuk ishin hetues, po bisha, qė s’kishin kufi nė shfrenimin e instikteve shtazarake, ishin tė uritur pėr mish njeriu ; tė etur pėr tė pirė gjak. Ėshtė fakt se kishte hetues qė i thonin vetes “shqiptar”. Ishin kėta tradhėtarėt mė tė fėlliqur tė popullit tonė, tė cilėt kryenin punėt mė ėt poshtra. Hetimet i udhėheqte njė shovenist serb, i specializuar pėr torturat mė ēnjerėzore dhe vetėm formalisht ishin vėnė hetuesit “shqiptar”. E pse jo ! Kjo u duhej pėr propagandėn e tyre tė ndyer se , gjoja, nė UDB punojnė shqiptarėt dhe, nėse do tė akuzoheshin pėrpara opinionit botėror pėr terror e represalje ndaj shqiptarėve, prapė tė fajėsoheshin shqiptarėt, se ata punuekan nė UDB. Nė kthinat e kėsaj UDB-je kishin vdekur, siē vdesin edhe sot, shumė patriotė shqiptarė nga torturat. Por, specialistėt e rryer pėr krimet monstruoze, gjithmonė do tė kujdesen dhe do tė gjejnė mjekė qė do tė nėnshkruajnė se nga ajo apo nga kjo sėmundje ka vdekur i burgosuri. Mjeku patriot shqiptar, Ali Sokoli-specialist i sėmundjeve tė mushkėrive, ishte ndėr ata mjekė tė rrallė qė qysh atėherė mundi t’u bėjė ballė presioneve dhe me guxim t’u kundėrvihet kėrcėnimeve tė UDB-sė, e pėr tė mos nėnshkruar se patrioti i pavdekshėm, Fazli Greiēevci, vdiq nga mushkėritė e sėmura ! Edhe pse UDB-ja do tė gjente mjek tjetėr pėr tė dhėnė diagnozė tė tillė, populli do tė mėsojė shumė shpejt pėr torturat shtazarake dhe qėndrimin heroik tė Fazli Greiēevcit, por edhe pėr qėndrimin burrėror tė Ali Sokolit.

firma.................................................................................................................................................................................
Kjo ėshtė Jeta....Nuk Rritesh pa u Lėnduar....Nuk Mėson pa u Rrėzuar....Nuk Arrin Suksese pa Dėshtuar....
avatar
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2129
Kyējet nė forum : 10676
Regjistruar mė : 08/11/2010
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi