» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Fotografia Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Naki prej Sun 23 Sep 2007, 14:21

Trashegimia lene nga Dinastia Marubi eshte nder me te njohurat ne fushen e fotografise evropiane ne gjysmen e dyte te shek.XIX dhe gjysmen e pare te shek.XX.
vazhdoni me fotografin shqipetare


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu 07 Feb 2008, 10:12, edituar 1 herė gjithsej

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17497
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Mon 04 Feb 2008, 09:10

Ku jan fotot Naki??/

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MARUBĖT DHE FOTOGRAFIA SHKODRANE

Mesazh nga Dode Progni prej Thu 01 Jul 2010, 20:59

MARUBĖT DHE FOTOGRAFIA SHKODRANE


Zhvillimi i fotografis nė Shkodėr ėshtė i lidhur me familjen Marubi,me Matinė,Kelin dhe Gegė Marubin. Matija ėshtė i pari nga familja qė mėson mjeshtėrinė e atėhershme tė tė fotografuarit nga njė fotograf amator,Pjetėr Marubi. Ai pėrpiqet t’i mėsojė Matisė gjithė tė fshehtat e zanatit. Mė vonė e dėrgon pėr tė mėsuar edhe nė Trieste dhe me t’u kthyer i lėshon nė dorė gjithė punėn,qė pėrfshinte fotografimin dhe pėrpunimin laboratorik. Kurse vetė Pjetėr Marubi mbeti pėrgjithnjė ai amatori i pėrjetshėm qė nuk e ktheu mjeshtrinė, zanatin nė para. Natyrėn e tij do te ketė mė pas edhe Matija,Keli dhe Gegė Marubi. Ata do tė shohin gjithnjė fotografinė si njė vepėr pėr tė mirė publike,si njė art,si njė dokument tė rrjedhės sė kohės,historisė. Nė vitin 1881 vdes Mati Marubi dhe vendin e tij nė studio e zė i vėllai,Keli qė bėn po rrugėn e Triestes pėr tė thelluar njohuritė nė mjeshtrinė e fotografisė. Ai tregon njė pasion dhe interesim tė gjėrė pėr tė rejat nė fotografim dhe sidomos nė pėrdorimin e aparateve mė tė rinj. Kel Marubi do tė sjell me mjaft sakrifica njė aparat polifotografik nga Triesteja,njė aparat shumėfishimi qė ishte tepėr i pėrdorshėm nė atė kohė pėr fotografitė e tipit “medaljon”. Keli bėn ndryshime rrėnjėsore nė studion e vjetėr. E kthen atė nė njė mjedis tė vėrtetė artistik,dhe kjo pėrkon me idetė e tij qė fotografia duhet tė jetė sa mė e pėrpiktė, sa mė afėr natyrės,njeriut dhe natyrės dhe njėherėsh vepėr arti. Nė fotografitė e tij natyra dhe njeriu do tė jenė pranė e pranė nė atė intimitet qė i lidh vetė jeta.. Mali,pylli,pėrroi dhe lendina e blertė nė sfonde tė pikturuar ēvendoseshin sipas deshirės sė atij qė fotografohej. Ato nuk ishin peisazhe banale,shprehje sentimentalizmi,si psh liqene me mjelma,po piktura tė vėrteta realiste tė natyrės sonė tė Veriut ku ashpėrsia,madhėshtia dhe bukuria shkonin krah pėr krah. Kel Marubi do tė kthejė studion e tij nė njė muze tė vogėl etnografik ku rreshtohen kostumet e veriut dhe tė jugut,me njė arsenal tė vėrtetė armėsh nga ato tė punuara nė vend. Fotografi Kel Marubi ishte pėr ēdo gjė shqiptarė,qė nga kostumet dhe armėt dhe gjerė te pozimi,mėnyra e tė qėndruarit para aparatit. Ai ndiqte mėnyrėn e ashtuquajtur “Rembrand”,me hije dhe dritė tė theksuar,njė mėnyrė fotografimi qė tė jepte dorė pėr dhėnjen e kontrastit tė fortė dhe pėr nxjerrjen nė pah tė atyre vlerave psikologjike dhe tipareve tė veēanta tė kombit tonė. Nė atė kohė ishte nė modė metoda “franceze” e fotografimit,me shumė dritė,me njė trajtim tė lirshėm dhe gazmor. Edhe kėtė lloj fotografimi e futi nė konturet e jetės shqiptare,i dha natyrėn tonė,e shprehu me atė harenė e gazin qė ishte karakteristikė pėr Shkodrėn. Nė vitin 1910 Keli do tė fillojė fotografimin me ngjyra mbi xham diapozitiv autokrom tė vėnė nė jetė nga vėllezėrit Lymierė qė,pas shpikjes sė bujshme tė kinematografisė,po arrinin rezultate mahnitėse nė fushėn e fotografisė me ngjyra. Por, pėr diapozitivat e tyre,Keli kishte edhe njė verjtje tė drejtė pėr njė farė pėrmirėsimi qė duhej bėrė, Fotografitė i rezistonin jo gjatė kohės dhe kjo ishte e meta e diapozitivave autokrome tė Lymierėve,gjė qė u pėrmirėsua mė vonė. Studiuesi Francez Zh.Zhirar nė njė bisedė me Gegė Marubin do ta pėrgėzonte atė pėr kėtė konstatim e sugjerim aq tė hershėm tė Kelit dhe do t’i jipte tė drejtė atij. Pėr Kelin teknika dhe aparati,nė shumicėn e rasteve, zinin njė vend tė dytė. Kryesorja pėr atė ishtė puna me atė qė fotografonte. Kjo fillonte qė nga njė trajtim i kujdesėshėm psikologjik i tij,te makjazhi,nė se do tė ishte i nevojshėm,dhe te vendosja pėrpara aparatit. Kontakti i par i njerėzve me Kel Marubin ishte kontakti me njė artist. Kėtė atmosferė e krijoje porsa shkelje nė pragun e studios sė tij. Po ajo qė tė bėnte mė shumė pėrshtypjeishte ishte etiketa profesionale e Kel Marubit,grishja e tij pėr t’i dhėnė pozės maksimumin e “shpirtit”,maksimumin e vėrtetėsisė. Nė kėtė etiketė profesionale nė tė vėrtetė nuk kishte asgjė artificiale sepse ajo ishte e natyres sė Kel Marubit,ishte e shpirtit tė tij artistik. Shumė nga kėto cilėsi do t’i shohim mė vonė te i biri i tij,Gega. Nė fondin e madhe tė Kel Marubit tė tėrheq vemendjen njė fotogarfi tepėr e herėshme e tij. Tė bėn tė ēuditėsh ajo fotografi qė do tė kėrkonte mjete tė avancuar teknike. “Nuk ka pėrdorur prozhektor kėtu - thotė Gegė Marubi – sepse nuk kishte. Nė vend tė tij ka pėrdorur mjell tė imtė gruri rerth kontureve tė pėrsonit.Keli ishte praktik i madh.” Kel Marubi e ēoi pėrpara studion e tij dhe fotografinė nė Shkodėr me durim tė madh,me pėrpjekje dhe me luftė,duke kontribuar pėr zhvillimin e fotografisė shqiptare nė pėrgjithėsi: Ai luftoi kundėr vėshtirėsive ekonomike,luftoi kundėr fanatikėve dhe regjimit turk qė shikonin tek kel Marubi diēka mė shumė se njė fotograf qė punon vetėm pėr tė jetuar. Dhe kishin tė drejtė. Fotografi ynė punėn e tij e vuri gjithnjė nė sherbim tė ēeshtjes kombėtare dhe kontributi i tij nė kėtė fushė ėshtė i njohur. Studioja e tij isht kurdoherė ēerdhe e lėvizjes kombėtare shqiptare. Dhe ai, njė nga ithtarėt e saj nė zė pėr rrethin e Shkodrės. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė ideja e tij qė ka pėr fotografinė si njė element tepėr tė rėndėsishėm pėr transferimin e vlerave nga njė epokė nė njė tjetėr,nga njė brez nė njė tjetėr. 150.000 negativat e fondit Marubi janė njė dėshmi pėr kėtė.. Dėshmi ėshtė edhe ai regjistėr aq karakteristik qė titullohet: “ Njerėz nė za,sende tė kujdesėshme”. Njeriu i parė i shėnuar nė atė regjistėr ėshtė Dedė Gjo Luli; po ai u pasua nga dhjetėra tė tjerė qė fotografoheshin me armėt e tyre tė luftės pėr liri e pavarėsi,e kėta u pasuan me fotografi tė marra nga vende dhe ngjarje tė shėnuara historike; tė gjitha kėto fotografi do tė merrnin mė pas vlera tė mėdha tė paēmueshme. Fondi Marubi ėshtė aq sistematik dhe aq i plotė vetėm sepse u nis dhe u grumbullua mbi parimin patriotik dhe jo tregėtar. Nga fondi shohim se ėshtė i interesuar K.Marubi pėr jetėn dhe fenomenet shoqėrore tė kohės. Syrit tė tij nuk do t’i shpėtojė as termeti i 1905-sės,po as greva e parė e punėtorve kėpucarė e vitit 1902. Syri i tij ka ndjekur me dekada veē kėsaj arkitekturėn e kohės, monumentet e lashtėsisė,florėn dhe faunėn e zonės,ēdo gjė qė mundė tė rrokte objektivi i aparatit tė tij. Mjeshtrinė e Kelit do ta ēonte mė tej i biri, Gegė Marubi. Ky kthehėt nga Franca nė vitin 1927,ku studioi dy vjet nė “Shkollėn Teknike tė fotografisė dhe kinematografisė” E fillon punėn po me atė zjarr dhe entusiazėm si i ati,po me atė sistematikė dhe dėshirė pėr tė futur tė renė dhe tė pėrparuarėn nė fotografi. Kthimi i tij nga Franca ndjell klientė tė shumtė,po edhe pėr Gegėn tregėtia dhe arti janė dy gjera tė veēanta. Nė Francė fiton nga ana teorike, se praktikėn e vėrtetė e kishte bėrė me tė jatin. Praktika shqiptare e Kel Marubit nuk binte mė poshtė se ajo qė kishte parė Gega nė Francė. Edhe ai bėn disa ndryshime nė studio,me t’u kthyer. Vendos prozhektorin krahas dritės natyrore pėr tė dhėnė reflekse tė njė drite tė dytė,po kėtė nuk e pėrdor gjithnjė. Letra e varakut, tė cilėn ai e vendoste me mjeshtėri,e plotėsonte reflektimin nė fotografitė e lehta. E tėrheq natyra,po e tėrheq mė shumė portreti. Qė nė portretet e tij tė para bije nė sy delikatesa,eleganca,lirizmi,qė nė tė vėrtetė ishin cilėsi tė shpirtit artistik tė Gegė Marubit. Emri i tij ndihet brenda vendit dhe jashtė vendit. Merr fletė ndėri me 1936,nė panairin e Barit dhe medalje ari nė panairin e Selanikut,me 1938. Bien nė sy dhe tė lėnė mbresa tė forta etydet e tij fotografike panoramike tė asaj kohe. Sidomos njė panoramė e Shkodrės e trajtuar nė procese infra – kuqe. Kėtė lloj fotografimi Gegė Marubi e nisi nė vitin 1938. Tė njė viti pėrpara janė pėrpjekjet e tij pėr fotografinė me reliev,pėr arritjen e sėcilės ai pėrdorte dy negativė. Po nė vitin 1937,ai hap njė ekspozitė me fotografi tė veta me material lymier – krom ,lymier me ngjyra dhe me kontraste tė forta drite,pėr natėn. Po kėshtu ai i futet punės pėr fotografitė e solarizuara,ku ndėrrohet sfondi dhe bijen nė sy veēanarisht konturet.Krahas kėrkimeve nė fushėn e fotografisė,ai,si i ati, nuk harron funksionin e saj historik dhe vlerat e saj pėr tė ardhmen. E ruan dhe e plotėson arkivin me vlera tė reja.,ėshtė sistematik dhe i kujdesėshėm ashtu si i ati,pėrpiqet tė ketė nė qendėr tė vėmendjes sė tij gjithė jetėn e qytetit dhe tė rretheve tė Shkodrės. Fototeka aq e pasur e qytetit tė Shkodrės me 250.000 negativa ėshtė frut i punės shumėvjeēare tė familjes Marubi dhe tė fotografėve tė tjerė shkodranė. Si nė njė libėr historie (fotografia e parė e Marubėve datohet me 1865),nė tė mundė tė “lexosh” pėr pėrpjekjet qė ka bėrė populli ynė gjatė mė shumė se njė shekulli,pėr ēlirim kombėtar e shoqėror,ruajtjen e pasurimin e kulturės kombėtare e prosperitetin e vendit.

Burimi: Skender Drini, “Shkenca dhe jeta”,Nr.2,1981

Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 7546
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fotografia Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content Today at 21:15


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi