» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Emertimi i shqiptarėve ndėr shekuj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Emertimi i shqiptarėve ndėr shekuj

Mesazh nga Naki prej Mon 23 Mar 2015, 15:09

Nga Shaban Demiraj

1. Njė ndėr problemet, qė kanė tėrhequr vėmendjen e studiuesve tė historisė sė popullit shqiptar, ėshtė dhe ai qė ka tė bėjė me ndryshimet, qė ka pėsuar emėrtimi i tij nė rrymė tė shekujve. Duke marrė parasysh rėndėsinė dhe vėshtirsitė e kėtij problemi, vendosa qė t’i kushtoj atij njė studim tė posaēėm me karakter gjuhėsor historik.
Siē dihet, nė periudhėn e dokumentuar shqiptarėt mė parė e kanė quajtur veten arbėneshė /arbėreshė dhe gjatė shekujve tė fundit shqiptarė. Kurse tė huajt gjatė kėsaj periudhe i kanė quajtur dhe vazhdojnė t’i quajnė me trajta fjalėsh qė lidhen me emrin e tyre mė tė hershėm. Kėshtu trajta latine arbanenses apo albanenses, trajta italiane albanese, trajta greke arvanitis, trajta sllave arbanas, apo Raban dhe rabėnėski (shih § 15), trajta turke arnaut 1 etj. e kanė burimin tek emėrtimi mė i hershėm i vetė vendbanimit tė shqiptarėve Arban / Alban, tė cilit i ėshtė shtuar prapashtesa karakteristike, me tė cilėn formoheshin emrat e banorėve tė njė vendi nė gjuhėn e huaj pėrkatėse. Tė krahasohen p.sh. latinisht arban-ens-is, italisht alban-ese, frengjisht alban-ais, anglisht Alban-ian, greqisht arvan-it-is2, sllavisht arban-as etj.
Ēka u vu nė dukje shkurt kėtu mė sipėr vlen edhe pėr emėrtimin e vendbanimit tė shqiptarėve, qė nga vetė ata dikur quhej Dheu i arbėnit / i Arbėrit3 dhe sot Shqipni/ Shqipėri, kurse nga tė huajt janė pėrdorur trajta qė lidhen me emrin Arban / Alban. Tė krahasohen pėr shembull italisht Albania, frengjisht Albanie, anglisht Albania, greqisht Arvania, turqisht Arnautllik, serbo-kroatisht Allbanija (po dikur Raban /-r-/ nė tė folmet jugore, ku kjo dukuri ėshtė pėrftuar, kur /-n-/ ėshtė ndodhur midis dy zanoresh. Nė kėtė rast rotacizmi dėshmon edhe pėr shtrirjen e kėsaj fjale nė tė folmet jugore tė shqipes nė njė kohė relativisht tė hershme, gjithsesi para shekullit X tė erės sonė15. Kjo fjalė trirrokėshe me theksin mbi rrokjen e parė duhet tė jetė relativisht mjaft e vjetėr; ajo duhet tė jetė shfaqur nė njė kohė kur nė gjuhėn "mėmė" tė shqipes mbizotėronte theksimi nistor i emrave; khs. fjalėt e trashėguara émėn(ė)/ émėr(ė), dimėn(ė)/dimėr(ė) etj; khs. edhe huazimin nga greqishtja e vjetėr mokėn(ė)/ mokėr(ė) (shih Demiraj: 1996,37 v).
Lidhur me fjalėn Arbėn/ Arbėr mbetet pėr t’u sqaruar nėse ajo nė zanafillė ka qenė njė fjalė e parme apo e prejardhur dhe cili ka qenė kuptimi i saj zanafillės. Gjithashtu duhet sqaruar se ku e ka burimin kjo fjalė dhe si ėshtė shtrirė nė mbarė truallin shqiptar.
7. Nė pėrgjithėsi, ėshtė pranuar qė emri Arbėn(ė)/ Arbėr(ė) e ka burimin tek emri i fisit ilir Alban-oi16, qė Ptolemeu i Aleksandrisė nė shekullin II tė erės sonė e pėrmend si njė fis qė banonte diku nė viset e Shqipėrisė sė mesme, afėr Durrėsit (shih Ēabej : 1976,65). Ptolemeu, nė veprėn e tij, libri III,12, ku bėn fjalė pėr provincėn romake tė Maqedonisė17, shkruan:Nė tokėn e albanėve (Albanoi) Albanopolis18.
Por pas Ptolemeut emri i albanėve nuk del nė burimet historike deri nė shekullin XI, kur pėrmendet nga Mihal Ataliati dhe Ana Komnena (shih § 18). Megjithatė, lidhja e emrit Arbėn(ė)/ Arbėr(ė) me etnonimin Albanoi ėshtė plotėsisht e mundshme si historikisht dhe gjuhėsisht. Fisi i Albanoi-ve banonte nė vise qė pėrfshihen nė Dheun e Arbėnit. Gjithashtu etnonimi Arban - me theksin mbi rrokjen nistore, nė bazė tė rregullsive tė evolucionit tė sistemit fonologjik tė gjuhės shqipe do tė pėrfundonte fare natyrshėm nė Arbėn(ė)/ Arbėr(ė) me reduktimin e zanoreve tė patheksuara nė /-ė-/ dhe me ndėrrimin e rregullt /-n-/ > /-r-/ nė tė folmen jugore.
8. Gjithashtu nė pėrgjithėsi ėshtė pohuar qė etnonimi Arban- a Alban - ka qenė njė fjalė e prejardhur e formuar me prapashtesėn -ano- . Kėshtu p.sh ka menduar Krahe-ja (1925,42). Mendimin e Krahe-s e kanė miratuar edhe A.Mayer-i (1959,4), Domi (1974,163), Ēabej (1976, 68) etj. Ēabej (po aty, faqe.67) pohon se Arbėn(ė) "i dėshmuar kėshtu si emėr vendi u pėrdor me kohė edhe pėr popullin,kalim kuptimor mjaft i shpeshtė nė gjuhėn shqipe". Dhe pak mė poshtė shton: "Morfologjikisht arbėn(ė) paraqitet si njė shumės me -ėn -ėr (mė e moēmja -ėnė - ėrė ), i krahasueshėm si i tillė me kategorinė e pasur Bishtna, Fundėna, Karpėn, Lisna, Ndėrfandna, Shtiqėn, qė jepen nė LP VIII, 84, SHS 97....,19". Njė shpjegim i tillė nuk duket bindės.
Pas gjithė gjasash, -an tek Alban (apo Arban) ka qenė njė prapashtesė,e cila shėrbente pėr tė formuar emra,qė tregonin banorin e njė vendi, ashtu siē duket se mendon Domi (1974,164). Pra, Alb-an apo mė saktė Arb-an, ka pasur nė zanafillė kuptimin "banor i Albės, apo mė saktė i Arbės". Ky shpjegim duket se pajtohet mė mirė edhe me Alban-oi tė Ptolemeut, me mbaresėn e shumėsit -oi (shih shėnimin 16) dhe me kuptimin albanė-t (= fisi i albanėve). Sipas kėtij shpjegimi, tek Arb-ėn/Arb-ėr ruhet prapashtesa e vjetėr (an) e shqipes (a mė saktė e gjuhės "nėnė" tė kėsaj)20. Nė bazė tė kėtij shpjegimi, emri arbėn(ė)/ arbėr(ė) nga emėr banori me kohė ėshtė shndėrruar nė etnonim, duke shėnjuar kėshtu fisin e Arbėnit/ Arbėrit. Njė "lėvizje" e tillė kuptimore duhet tė jetė relativisht e hershme. Mė pas, ky emėr ėshtė pėrdorur edhe pėr tė shėnuar trevat, ku banonte fisi (a populli) i Arbėnit/Arbrit. Edhe kjo "lėvizje" kuptimore duhet tė jetė mjaft e vjetėr, pas gjithė jasash, para shfaqjes sė fjalės sė prejardhur arbėn-esh/ arbėr-esh. Por nuk pėrjashtohet mundėsia qė prapashtesa -esh t`i jetė shtuar emrit Arb-ėn/ Arb-ėr si njė mjet,mbikarakterizues nė njė kohė kur ky e ruante ende edhe kuptimin e banorit.
9. Edhe pėrsa i takon temės burimore, nga e cila ėshtė formuar emri Arb-ėn(ė)/ Arb-ėr(ė), paraqiten disa vėshtirėsi, qė nuk janė kapėrcyer ende plotėsisht. Kėto vėshtirėsi kanė tė bėjnė me trajtėn parėsore dhe me burimin e kėsaj teme. Po tė mbėshtetemi nė trajtėn e pėrdorur nga vetė shqiptarėt (shih § 14), atėherė si trajtė parėsore del ajo me /-r-/: Arb- dhe jo ajo me /-l-/, Alb-, qė del nė dokumentet latine krahas asaj me -/-r-/ (shih § 19). Edhe trajtat sllave Arėban-as dhe Raban (shih § 15) dėshmojnė se sllavėt e Ballkanit nė kontaktet me stėrgjyshėrit e shqiptarėve tė sotėm kėtė temė e kanė dėgjuar me /-r-/. Edhe te fqinjėt tanė jugorė, grekėt,nė dokumentet historike, dėshmohet trajta me /-r-/: Arvan-on (shih § 18). Por, nė rast se kjo temė lidhet historikisht me Alban-oi dhe Alban-o-polis tė Ptolemeut (shih § 7), atėherė tema me /-l-/ del e dokumentuar mė herėt. E duke qenė se kėto emėrtime tė Ptolemeut i referohen njė treve, qė pėrkon me zonėn, prej nga janė pėrhapur toponimi Arbėn dhe etnonimi arbėn-esh (shih § 13), mbetet pėr tė shqyrtuar se cila ka qenė trajta burimore e kėtyre emėrtimeve, ajo me /-r-/ apo ajo me /-l-/.
10. Nė kėto rrethana ėshtė shumė e vėshtirė tė jepet njė mendim i argumentuar bindshėm pėr trajtėn burimore tė emrit nė shqyrtim. Kjo vėshtirėsi shtohet edhe mė shumė nga fakti qė si nė shqipen e dokumentuar ashtu edhe nė greqishten e vjetėr grupet nistore alb-, arb- (nė greqishten pas shekullit II para erės sonė alv-, arv-, - shih shėn.2) kanė qenė tė pazakonshme. Megjithatė, po tė mbahet parasysh fakti i vėnė nė dukje pak mė sipėr (§ 9) mbi trajtėn e dokumentuar tė kėtij emri nė tė gjitha tė folmet e shqipes si edhe fakti qė nė kėtė gjuhė vihet re aty-kėtu ndėrrimi /-r-/ ~ /-l-/21, atėherė mund tė anohet mė fort nga mendimi qė kjo fjalė qysh herėt duhet tė ketė kumbuar me grupin nistor arb-, natyrisht pa e pėrjashtuar fare mundėsinė qė nė njė fazė edhe mė tė hershme ky grup nistor tė ketė kumbuar alb-.
Njė tjetėr vėshtirėsi ka tė bėjė me tingullin e tretė tė kėtij grupi nistor: a ka qenė ai /-b-/ qysh nė krye tė herės, apo grupi bashkėtingėllor /-rb-/ ėshtė zhvilluar nga /-rv-/, siē mendon Ēabej (1976,68 v.), i cili nė tė mirė tė mendimit tė tij pėrmend rastin e fjalės latine corvus, qė nė shqipe ka dhėnė korb. Mirėpo nė kėtė rast nuk ėshtė e sigurt nėse ndėrrimi /-rv-/ > /-rb-/ ėshtė bėrė brendapėrbrenda shqipes, apo ishte kryer qysh nė vetė latinishten ballkanike. Tė kihet parasysh se edhe nė rumanishte kjo fjalė del me trajtėn fonetike korb22.
11. Nė mungesė tė njė sigurie tė plotė pėr trajtėn fonetike burimore tė fjalės nė shqyrtim, ėshtė e vėshtirė tė jepet njė mendim i argumentuar edhe pėr kuptimin, qė ajo mund tė ketė pasur nė krye tė herės. Ēabej (1976,68;62),duke u nisur nga njė trajtė e rindėrtuar arv-, e afron kėtė me latinishten arvum "arė, tokė e punuar, fushė", me umbrishten arvam-en "in arvam", me greqishten arovra "arė,tokė buke"etj. Nė tė mirė tė kėtij shpjegimi ai pėrmend me rezervė edhe shprehjen mal e arbėn tė anėve tė Kurbinit (me kuptimin "mal e fushė"). Nė kėtė mėnyrė Ēabej nuk pajtohet me supozimet e disa dijetarėve tė tjerė, qė temėn e kėsaj fjale e merrnin pėr njė temė paraindoevopiane alb-, tė cilėn disa e kanė interpretuar me kuptimin "mal" (shih Ēabej: 1976,62).
Nga kėto dy palė mendime,ai i Ēabejt do tė dilte mė i mbėshtetur, nė rast se shprehja mal e arbėn e anėve tė Kurbinit do tė ishte me tė vėrtetė shumė e vjetėr, ēka ėshtė e pasigurt. Ka mė shumė tė ngjarė qė kjo shprehje tė ketė lindur nė njė kohė, kur emri arbėn pėrdorej nė ato anė me kuptim mė tė ngushtė, pėr tė emėrtuar fushėn "midis grykave tė Matit e Erzenit e gjer nė Tiranė..."(shih Ēabej; po aty).
12. Pra, vėshtirėsitė pėr sqarimin diakronik tė temės arb- a alb mbeten ende tė pakapėrcyera e kjo nuk ėshtė e papritur, po tė kihet parashysh vjetėrsia e kėsaj fjale, e cila do tė jetė pėrdorur qysh herėt si njė emėrtim gjeografik. Dhe ėshtė njė gjė e njohur qė sqarimi diakronik i emėrtimeve gjeografike tė lashta, nė pėrgjithėsi, nuk i kapėrcen caqet e hipotezave. Sidoqoftė, nga sa u vu nė dukje mė sipėr (§ § 7-9), mund tė pohohet se emri Arbėn(ė) /Arbėr(ė) ėshtė pėrdorur qysh nė kohė tė lashta dhe ka qenė nė zanafillė njė fjalė e prejardhur e formuar nga tema e hershme Arb-, e cila mund tė jetė zhvilluar nga njė trajtė mė e hershme arv- a alb-, por pėr kėtė tė fundit nuk mund tė thuhet asgjė me siguri. Gjithashtu, nė gjendjen e sotme tė dijes nuk mund tė argumentohet bindshėm nėse emri i fisit Alban-oi ishte me tė vėrtetė njė emėr ilir, siē e kanė menduar disa dijetarė,ndėr tė cilėt edhe Krahe-ja (1925,12), apo ishte njė emėr prej burimi para-indoevropian, siē e kanė menduar disa dijetarė tė tjerė23, ndėr tė cilėt edhe Bariēi (1955, 31), sipas tė cilit fisi ilir nė fjalė e ka marrė kėtė emėr prej popullsisė sė mėparshme jo-indoevropiane24. Gjithsesi, ajo qė ka mė shumė rėndėsi nė kėtė rast, ėshtė tė saktėsohet nėse ky emėr ka kaluar brez pas brezi nėpėr gojėn e stėrgjyshėrve tė shqiptarėve duke iu nėnshtruar kėshtu rregullsive tė evolucionit tė sistemit fonologjik tė gjuhės sė tyre. E kjo vėrejtje vlen edhe pėr hipotezėn, sipas tė cilės stėrgjyshėrit e shqiptarėve, (me origjinė trakase apo dako-mize), tė shpėrngulur nga viset mė lindore tė Ballkanit, e kanė marrė kėtė emėr nga popullsia e mėparshme ilire. Kjo hipotezė nuk ka ndonjė mbėshtetje historike ose gjuhėsore dhe, me sa duket, ėshtė sajuar nga kundėrshtarėt e prejardhjes ilire tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre pėr tė shtuar numrin e "argumenteve" nė tė mirė tė tezės sė tyre pėr prejardhjen trake apo dako-mize tė shqiptarėve.
13. Nga fjala Arbėn/ Arbėr ėshtė formuar prej kohėsh edhe ndajfolja arbėn-isht/ arbėr-isht nė kuptimin e fjalės sė sotme shqip (shih pėr kėtė § 29). Kėshtu, pra, pėrveē emrit/ mbiemrit (i) arbėnesh/ (i) arbėresh kemi edhe ndajfoljen arbėn-isht/ arbėr-isht, e cila shėnjonte gjuhėn, qė fliste (i) arbėneshi/ (i) arbėreshi. Tė dyja kėto fjalė, ashtu si edhe Arbėn/Arbėr nė njė periudhė tė caktuar, qysh shumė shekuj para shpėrnguljeve tė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe Itali (shih § 17), ishin pėrgjithėsuar ndėr ata qė flisnin arbėnisht/ arbėrisht. Pėrhapja e kėtyre fjalėve pėrtej kufijve tė fisit tė vjetėr tė arbanėve a albanėve (shih pėr kėta § 7) meriton gjithashtu tė bėhet objekt diskutimi, pėr tė sqaruar se ē’faktorė do tė kenė ndikuar nė kėtė rast dhe kur mund tė jetė kryer njė pėrhapje e tillė.
Faktorėt, qė do tė kenė ndikuar nė pėrhapjen e emrit Arbėn/ /Arbėr dhe tė fjalėve tė prejardhura prej tij nė veri dhe nė jug tė trevave tė Shqipėrisė sė Mesme,ku banonte nė lashtėsi fisi i Arbanėve a Albanėve (shih § 7), mbeten tė paqartė. Njė ndėr kėta faktorė mund tė ketė qenė, ndofta, edhe pozicioni gjeografik i fisit tė Arbanėve dhe marrėdhėniet e tij me banorėt e trevave tė tjera, ku popullsia fliste tė njėjtėn gjuhė me atė tė atij fisi (shih edhe § § 17 dhe 20-21).
14. Pėr pėrhapjen relativisht tė hershme tė fjalėve Arbėn, (i)arbėnesh dhe arbėnisht nė veri tė trevave tė Shqipėrisė sė Mesme dėshmojnė, ndėr tė tjera: Pėrdorimi i rregullt i kėtyre fjalėve jo vetėm tek Budi (1566-1622) prej Mati dhe tek Bardhi (1606-1643) prej Zadrime, por edhe tek Buzuku (1555) prej trevave mė veriore25 si edhe tek Bogdani (1625-1689)26 prej Kukėsi. Kėtu po japim disa shembuj prej tyre me fjalėt (i) arbėnesh dhe arbėnisht; pėr fjalėn Arbėn(ė) (shih § 9-10): Budi:...mbė gjuhu-t arbėneshe (DC 2), pėr ndihmė tė gjuhusė arbėneshe (SC, Parathėnia), prifti i lėtinė e i arbėneshė, e tė popullit arbėneshė (SC 17, 40), e ndimė tė priftėnet e tė popullit arbėneshė (RR 40)etj.
Bardhi mbė gjuhėt t arbėneshe;...qė kanė zakon e banjėnė t arbėneshėtė...;...e shumė fjalė me i vum arbėnisht...etj.(nga Parathėnia e Fjalorit).
Bogdani: e gjuhės arbėneshe, t arbėneshėtė, i arbėneshi, ende arbėnisht me u veshumė, etj.(nga Parathėnia e veprės).
15. Pėr pėrhapjen e hershme tė fjalėve nė shqyrim nė viset veriore tė trevave shqiptare dėshmojnė edhe dy dokumente sllave tė shekullit XII. Kėtu ėshtė fjala nė radhė tė parė, pėr dokumentin Nr.113 tė veprės Acta et Diplomata, I, 37, ku riprodhohet njė pohim i Stefan Nemanjės, Zhupanit tė madh tė Serbisė, nė vitin 1198: "Dhe shtiva nė dorė nga krahina bregdetare tokėn e Zetės me qytetet dhe nga Arėbanasė (=Arbėnia) Pilotėn" (Pultin). Nė tė njėjtėn faqe riprodhohet njė paragraf nga jeta e Simeonit (=Stefan Nemanjės), ku bėhet i njėjti pohim, por ku Arbanasė ėshtė dhėnė me trajtėn popullore sllave tė kėtij emri gjeografik Raban ( ra-, parakupton qė nga kontaktet e sllavėve me shqiptarėt ka hyrė nė gjuhėn e tyre emri Arbėnė, qė ata pastaj ia kanė pėrshtatur sistemit fonologjik tė gjuhės sė tyre pas shekullit IX. Trajta pa metatezė, me sa duket, ėshtė ruajtur tek trajta zyrtare e shekullit XII: Arėbanasė.
16. Ka edhe tė tjera dėshmi, qė tregojnė se viset e skajit verior tė trevave shqiptare konsideroheshin si pjesė e dheut tė Arbėnit. Ėshtė fjala pėr njė dokument tė fundit tė shekullit XIII ku flitet pėr njė ndodhi nė njė fshat afėr Raguzės dhe ku njė dėshmitar thotė: "Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca" (=Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn albanesca (=arbėneshe)"28. Gjithashtu edhe A.Von Harff-i nė fund tė shekullit XV, kur pėrmend Ulqinin. thotė se ai ishte njė qytet i vogėl e i bukur nėn sundimin e venecianėve dhe ndodhet nė "Albanyen"29.
Tė kihet parasysh edhe trajta Albanenses e Guillelmus Adae e vitit 133230.
17. Edhe nė vise nė jug tė trevave tė Shqipėrisė sė Mesme fjalėt Arbėnė dhe (i) arbėneshė duhet tė jenė pėrhapur mjaft herėt. Pėr kėtė dėshmojnė trajtat me rotacizėm Arbėr(ė) dhe (i) arbėreshė, qė kanė qenė aq tė pėrdorura dhe janė ende tė gjalla sidomos nė prapatokėn (hinter-landin) e Vlorės. Nga Arbėr ėshtė formuar edhe emri i prejardhur Arbėria31. Tė kihet parasysh se trajtat Arbėr, (i) arbėresh dhe arbėrisht me rotacizėm ndeshen edhe tek arbėreshėt e Italisė, tė cilėt nė pjesėn mė tė madhe janė shpėrngulur nga viset jugore tė Shqipėrisė dhe nga disa katunde arbėreshe tė Greqisė (kryesisht tė Peloponezit), mė tė shumtėn gjatė shekujve XV-XVI, por edhe mė pas 32. Gjithashtu fjalėt (i)arbėreshė dhe arbėrisht dėshmohen edhe pėr arbėreshėt e Greqisė33, tė cilėt janė shpėrngulur atje gjithashtu nga viset jugore tė Shqipėrisė jo mė vonė se shekulli XIV 34.
18. Fakti qė nė tė folmet jugore fjalėt nė shqyrtim dalin me rotacizėm, dėshmon qartė se ato janė pėrhapur nė viset nė jug tė trevave tė Shqipėrisė sė Mesme qysh nė atė kohė, kur nė ato tė folme vepronte ende dukuria e rotacizmit, d.m.th. para shekullit X tė erės sonė (shih shėnimin 15).
Por fakti tjetėr qė nė dokumente greke tė shekujve XI-XII emri Arbanon (mė saktė Arvanon) del pa rotacizėm, mund tė ngjallė dyshime pėr vjetėrsinė e pėrhapjes sė kėsaj fjale nė trevat jugore tė shqipes. Tė kihet parasysh edhe trajta arvan-itis "shqiptar", qė pėrdoret nė greqishten popullore. Nė dokumentet greke emri Arbanon (mė saktė Arvanon), pas njė ndėrprerje tė gjatė qė nga koha e Ptolemeut (shih § 7), pėrmendet pėr herė tė parė nė shekullin XI nga Mihal Ataliati (1040) dhe Ana Komnena (1081) pėr tė emėrtuar treva tė Shqipėrisė sė Mesme35. Pėrdorimi i trajtave Arvanon dhe arvanit-is (pa rotacizėm) mund t’i detyrohet ndikimit tė njė tradite greke-bizantine mė tė hershme. Por pėr kėtė ėshtė vėshtirė tė jepet njė mendim i prerė, sepse nuk duhet pėrjashtuar mundėsia qė kėto fjalė tek grekėt tė kenė hyrė nė pėrdorim edhe nėpėrmjet kontakteve me fqinjėt e tyre tė drejtpėrdrejtė nė viset jugore tė Shqipėrisė nė njė kohė kur nė tė folmet jugore nuk kishte nisur ende procesi i rotacizmit. Gjithėsesi, tė dyja kėto mundėsi do tė dėshmonin pėr vjetėrsinė e pėrdorimit tė emrit tė hershėm tė shqiptarėve nė botėn greke-bizantine. Pėr kėtė dėshmom edhe fakti i vėnė nė dukje nga Ducellier (1968,358) se nė burimet bizantine tė shekullit XI shqiptarėt "shfaqen si njė popull i njohur dhe mjaft miqėsor" dhe kjo parakuptn praninė e tyre mė tė hershme nė trojet e tyre (shih pėr kėtė edhe § § 17,20-21).
19.Edhe nė vendet e Evropės Perėndimore emėrtimet e vjetra tė dheut tė Arbėnit, tė popullit dhe tė gjuhės arbėneshe janė pėrhapur relativisht herėt. Ndėr dokumentet nė gjuhėn latine emri mė i hershėm i Shqipėrisė dhe ai i banorėve tė saj dalin me rrokjen nistore -al dhe ar-. Kėshtu nė njė dokument tė vitit 1166 bėhet fjalė pėr njė peshkop,i cili njė herė quhet "cum episcopis Lazaro Albanensi" dhe njė herė tjetėr "Lazarus episcopus Arbanensis"36. Njė gjė e tillė ndodh edhe nė dokumente mė tė hershme dhe tė mėvonshme. P.sh, sipas njė dėshmie tė Gjon Kastriotit, nė shekullin VII ėshtė themeluar nė Krujė "Episcopatus Albaniae"37. Nė njė dokument tė vitit 1250 gjejmė trajtėn Arbaniam, ndėrsa nė njė tjetėr dokument tė vitit 1271 gjejmė trajtėn Albanie38.
Ndėrsa mė parė emri Albania nė dokumentet latine dhe greke (si te Ptolemeu) ėshtė pėrdorur me kuptimin e ngushtė, qė kishte dikur, kur ky emėr shėnjonte njė trevė tė Shqipėrisė sė Mesme (shih § 7), tė paktėn qysh nga fillimet e mijėvjeēarit tė dytė ai ėshtė pėrdorur me njė kuptim mė tė gjerė, duke pėrfshirė edhe viset nė veri dhe nė jug tė atyre trevave (shih § § 20-21).
20. Pėr pėrdorimin relativisht tė hershėm tė emrit Arbėn/ Arbėr me njė kuptim, qė pėrfshinte njė hapėsirė gjeografike mė tė gjerė, dėshmon edhe fakti i vėnė nė dukje nė Acta et Diplomata, fq.III, ku pohohet: "Nė burimet bizantine tė shekullit XI "Alvanon / Arvanon shėnjon krahinat malore, qė gjenden ndėrmjet Shkodrės, Durrėsit, Ohrit dhe Prizrenit....". Nė bazė tė kėtyre burimeve del se njė shtrirje e tillė e kėtij emri duhet tė jetė mė e hershme se shekulli XI.
Pėr njė shtrirje mjaft tė hershme tė emrit Arbėn/Arbėr edhe nė trevat mė nė jug tė katėrkėndėshit tė porsapėrmedur, dėshmon, siē u vu nė dukje edhe nė § 6, rotacizmi /-n-/ > /-r-/ nė tė folmet jugore, qė ėshtė njė dukuri e vjetėr (para-sllave) e dialektit jugor tė shqipes. Pėr mė tepėr, emrat Arbėr dhe arbėresh mbijetojnė sot pikėrisht nė disa treva tė Shqipėrisė jug-perėndimore, kurse nė trevat e Shqipėrisė veriore kėta emra sot nuk pėrdoren mė39.
21. Shtrirja dhe pėrgjithėsimi i emrit Arbėn/Arbėr nė tė gjitha trevat, ku flitej arbėnisht/arbėrisht, dėshmon pėr njė vetėdijshmėri tė tė gjithė atyre qė flisnin kėtė gjuhė se i pėrkisnin njė etnosi tė vetėm. Siē pohon A.Buda (1986, 146), "Kjo ishte njė dukuri qė nuk kishte tė bėnte me pushtime, por me krijimin e njė bashkėsie ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore tė pėrbėrė nga trevat historike tė shqiptarėve. Fakti se me emrin e njėjtė etnik Arbėn shqiptatėt enėrtohen nė mėnyrė tė njėjtė si nga burimet mesjetare tė hershme greko-bizantine(shekulli XI e kėndej), nga burimet perėndimore tė sė njėjtės periudhė, si edhe nga ato serbe e bullgare nė lindje (shekujt XII-XIII), pavarėsisht nėse ishte fjala pėr trevat mė jugore apo mė veriore e lindore shqiptare, tregon tashmė pėr konsolidimin e tipareve tė kėsaj bashkėsie etnike nė etapėn e saj mė tė lartė, si " kombėsi ", proēes i pasqyruar pikėrisht nė kėtė emėrtim tė pėrbashkėt".
Por pyetjes se pėrse etnonimi Arbėn/Arbėr (dhe jo ndonjė etnonim tjetėr) erdhi e u pėrgjithėsua si emėr i pėrbashkėt pėr tė gjithė tė parėt e shqiptarėve tė sotėm, vėshtirė se mund t’i jepet njė pėrgjigje e argumentuar bindshėm (shih edhe § 13).
22. Nė kėtė rast, lind vetiu pyetja: A ka pasur njė emėr etnik tė pėrbashkėt mė tė hershėm pėr tė gjithė ata qė banonim nė ato treva, tė cilat nė Mesjetė njiheshin me termin Dheu i Arbėnit a i Arbėrit. Kėsaj pyetjeje, natyrisht , nė kushtet e sotme tė hulumtimeve gjuhėsore dhe historike, ėshtė e vėshtirė t’i jepet njė pėrgjigje e prerė. Megjithatė, nė mungesė tė dhėnash pėr atė periudhė tė hershme, qė po e quajmė konvencionalisht para-arbėreshe, mund tė anohet mė fort nga supozimi qė stėrgjyshėrit tanė nė atė periudhė tė mos kenė pasur nė pėrdorim midis tyre njė emėr etnik tė pėrbashkėt, megjithėse kanė folur tė njėjtėn gjuhė, natyrisht me dallimet dialektore tė asaj periudhe. Ky supozim gjen njėfarė mbėshtetje nė atė qė u vu nė dukje nė § 3, dhe pikėrisht nė faktin qė edhe sot e gjithė ditėn shqiptarėt e viseve tė ndryshme zakonisht i paraqiten njėri-tjetrit duke vėnė nė dukje krahinėn,qytetin a fshatin e lindjes a tė banimit.Por, ndėrkaq, me vėrejtjen e mėsipėrme nuk sqarohet dot pyetja se si mund t’i kenė quajtur tė huajt stėrgjyshėrit e shqiptarėve tė krahinave tė ndryshme nė atė periudhė para-arbėreshe. Kėtu ėshtė fjala, nė radhė tė parė, pėr fqinjėt tanė jugorė, veriorė e lindorė si edhe pėr ata tė Gadishullit Apenin. Ka mundėsi qė edhe ata t’i kenė emėrtuar stėrgjyshėrit tanė tė asaj periudhe sipas emrit qė kishin nė pėrdorim banorėt e trevave, me tė cilėt ishin nė kontakt.Por kjo ēėshtje do tė meritonte hulumtime tė mėtejshme, qė do tė pėrfshinin sidomos gjysmėn e parė tė mijėvjeēarit tė parė tė erės sonė, kur mendohet se ėshtė kryer procesi i shndėrrimit tė shkallshkallshėm tė gjuhės "mėmė" nė gjuhėn shqipe a arbėreshe dhe bashkė me kėtė edhe formimi i etnosit arbėnesh/arbėresh nėpėrmjet evolucionit tė shkallėshkallshėm tė stėrgjyshėrve tė tij (shih pėr kėtė edhe § 21).
23. Gjithsesi nė njė periudhė tė caktuar tė historisė sė stėrgjyshėrve tanė erdhi e u pėrgjithėsua emri etnik arbėn-esh/arbėr-esh (shih § § 16-17). Por, siē dihet gjatė kėtyre, shekujve tė fundit ky emėr erdh e u zėvėndėsua nga emri shqip-tar, i formuar nga fjala e parme shqip, prej sė cilės ėshtė formuar mė vonė edhe fjala tjetėr Shqip-ėni/Shqip-ėri. Nė kėtė mėnyrė fjalėt e mėparshme Arbėn(i)/Arbėr(i), arbėn-esh/arbėr-esh dhe arbėn-isht/arbėr-isht dalėngadalė dolėn nga pėrdorimi i pėrgjithshėm, duke mbetur nė pėrdorim vetėm tek arbėreshėt e Italisė e pjesėrisht edhe tek ata tė Greqisė (shih § 17) si dhe nė disa vise kryesisht tė Shqipėrisė jug-perėndimore (shih shėnimin 31).
Nė kėtė rast ēėshtja kryesore, qė mbetet pėr tė sqaruar, ėshtė tė shpjegohet se ē’rrethana e kanė bėrė tė mundur njė zėvendėsim tė fjalėve tė mėparshme me fjalė tė tjera, qė ndryshojnė prej tė parave edhe pėr nga tipi i ndėrtimit. Gjithashtu duhet sqaruar se kur ka nisur dhe kur ka marrė fund kjo dukuri disi e papritur.
24. Por mė parė le tė ndalemi pak nė vetė mėnyrėn e formimit tė emrit etnik shqip-tar, duke e krahasuar atė me mėnyrėn e formimmit tė emrit arbėn-esh/arbėr-esh. Kėtu bie nė sy njė ndryshim i madh si nė prapashtesat ashtu edhe nė temat, tė cilave u janė shtuar ato. Ndėrsa tek arbėn-esh/arbėr-esh kemi prapashtesėn -esh, pėr tė cilėn shih § 4 , shqiptar ėshtė formuar me prapashtesėn -tar, e cila ėshtė bėrė mjaft prodhimtare gjatė kėtyre katėr shekujve tė fundit40. Ajo u shtohet rregullisht temave emėrore pėr tė formuar emra tė prejardhur41 e nė disa raste edhe mbiemra42.
Por tek shqip-tar ajo i ėshtė shtuar temės shqip, qė burimisht ėshtė pėrdorur me vlerė ndajfoljore (shih § 26) dhe nė kėtė rast emri (edhe mbiemri) shqiptar ka kuptimin "njė njeri qė flet shqip". Emri shqip-tar, pėr nga formimi, ndryshon rrėnjėsisht edhe nga emrat etnikė tė popujve tė tjerė, qė pėrdoren ndėr ne; p.sh tė krahasohet ky emėr me emrat e tipit grek, turk, rus etj. (pa asnjė prapashtesė) dhe me emrat e tipit ital-ian, gjerm-an, prusi-an, franc-ez, holland-ez, kin-ez etj.43.
25. Fjala e prejardhur shqip-tar ndeshet njė herė tė vetme tek Kuvendi i Arbėnit i vitit 1705; "...a dinė mirė gjuhėn e shqipėtarėvet...(f.76). Por edhe kėtu pėrdoret mė shumė fjala mė e vjetėr arbėnesh, me sa duket, nėn ndikimin e traditės sė shkrimtarėvė veriorė.
Edhe Thunmanni nė veprėn e tij tė vitit 1774, f.243, e pėrmėnd emrin shiptar: "Albanėt e quajnė veten skipatar, por burimin e kėsaj fjale ata nuk e dinė".
Kėto dy burime mjaftojnė pėr tė vėrtetuar se nė shekullin XVIII emri shqiptar ishte nė pėrdorim tė gjallė si nė Shqipėrinė e Veriut ashtu edhe nė atė tė Jugut, ēka parakupton qė kjo fjalė tė jetė krijuar tė paktėn, njė a dy shekuj mė parė44. Gjithsesi, etnonimi shqip-tar ėshtė krijuar relativisht vonė ( shih edhe § § 30-33).
26. Siē u vunė nė dukje tek § 24, emri i prejardhur shqip-tar ėshtė krijuar duke i shtuar prapashtesėn -tar ndajfoljes shqip. Nė pėrdorim ndajfoljor fjala e parme shqip ka zėvėndėsuar fjalėn e prejardhur arbėn-isht/arbėr-isht45, qė ėshtė formuar rregullisht nga emri Arbėn/Arbėr me prapashtesėn -isht, ashtu si gegėni-sht, toskėri-sht, ēamėri-sht, itali-sht, frėngji-sht, spanj-isht etj. Por, ndėrsa tema ndajfoljore shqip shėrben nė disa togfjalėsha edhe si mbiemėr, ndajfolja arbėn-isht/arbėr-isht nuk shėrben edhe si mbiemėr; nė kėtė funksion shėrbente fjala e prejardhur (i) arbėnesh/arbėresh P .sh. tė krahasohet togfjalėshi i sotėm gjuha shqipe me gjuha e arbėneshe tė Budit, Bardhit e Bogdanit (shih § 14)46. Por pėrdorimi i fjalės shqip si mbiemėr ėshtė historikisht dytėsor dhe i kufizuar me njė numėr tė caktuar emrash si :gjuha shqipe, fjala shqipe, libėr shqip, shkolla shqipe e ndonjė tjetėr rast i kėtij lloji, si letėrsia shqipe. Pėr mė tepėr kjo fjalė me funksion mbiemror ėshtė pėrdorur mė parė nė formė tė ngurosur, siē na dėshmojnė, ndėr tė tjera, titulli i gramatikės sė Sami Frashėrit (1886): Shkronjėtore e gjuhės shqip, dhe ai i alfabetares sė Stambollit (1879): Alfabetare e guhėsė shqip.
27. Ndajfolja shqip dokumentohet pėr herė tė parė tek autorėt e vjetėr tė Veriut, por edhe tek ata kjo ndeshet rrallė. Kėshtu tek Buzuku ajo ndeshet vetėm njė herė nė f.XXV : ...qė vjen me thashunė shqip.... kurse tek Budi e gjejmė tė pėrdorur katėr herė: Shqip tė mundėnj me rrėfyem/ndonjė kankė tė re...(DC 220). O pėr ma tė madhe devocione e ngushėllim tė popullit shqip tė na thotė mbė kėtė arėsye....;....ndo shqip tue ia thanė, t’i thoetė se...;... ani mbasi tė kietė dhanė tė rrėfyemtė, qė quhetė...o shqip o pėr letėrė t a die...(RR 74, 85, 96)47.
E gjejmė tė pėrdorur njė herė tė vetme edhe nė parathėnien e veprės sė Bogdanit : ...tue pasunė bam ende aj njė gramatikė fort tė godiēime latin e shqip, si dhe nė vjershėn e Luka Bogdanit kushtuar Pjetėr Bogdanit dhe botuar nė veprėn e kėtij: Shqip, latin e taljani gėrqisht ende dalmati, jevreisht e arapi, armenisht ende siri.
Por nė Fjalorin e Bardhit (1635) fjala shqip nuk ėshtė pėrdorur asnjė herė, megjithėse rasti pėr ta pėrdorur, nuk ka munguar (shih shėnimin 45). Kurse tek Kuvendi i Arbėnit (1705), ku gjejmė tė pėrdorur Arbėni, Arbėnisė (f.10, 76) nė vend tė ndajfoljes arbėnisht pėrdoret fjala shqip48.
Fjala shqip nuk ndeshet as tek arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė, tė cilėt pėrdorin ndajfoljen arbėrisht (shih § § 17,23 dhe 26).
Nga ana tjetėr, do shėnuar se fjalėn shqip e gjejmė nė Divanin e Nezim Frakullės (1685-1780) : Kėtė divan e zura shqip (shih Myderizi 1954,64). E kjo ėshtė njė tjetėr dėshmi pėr pėrdorimin relativisht tė hershėm tė kėsaj fjale edhe nė viset jugore tė truallit shqiptar.
28. Duke qenė se pėrdorimi ndajfoljor i fjalės shqip nė vend tė arbėrisht nuk ka qenė nė pėrputhje me formimin ndajfoljor tė kėtij tipi, lind vetiu pyetja se cili ka qenė kuptimi zanafillės i kėsaj fjale dhe si e ka marrė ajo kuptimin, qė ka bėrė tė mundur zėvendėsimin e ndajfoljes arbėnisht/arbėrisht.Gjithashtu edhe etimologjia e kėsaj fjale mbetet pėr t’u diskutuar.
Me sa duket, fjala shqip nė zanafillė ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartė, hapur,troē, dhe vetėm mė pas ka marrė kuptimin e ndajfoljes arbėn-isht/ arbėr-isht,tė cilėn dalėngandalė edhe e ka nxjerrė jashtė pėrdorimit. Rrethanat, nė tė cilat ndajfolja shqip e ka marrė kuptimin e sotėm, nuk janė tė qarta. Sidoqoftė, nė kėtė rast do tė ketė ndodhur diēka e ngjashme (por jo e njėjtė) me atė qė ka ndodhur me fjalėn gjermane deutsch, tė pėrdorur si mbiemėr, si emėr dhe si ndajfolje. Kjo fjalė e vjetėr gjermanike nė gotishte del me trajtėn thiuda dhe me kuptimin "popull, fis". Kurse aty midis shekujve VIII-X nė gjermanishte ajo del me trajtėn diutisk dhe me kuptimin "popullor". E pėrdorur bashkė me emrin gjuhė ajo ka marrė mė nė fund kuptimin e gjuhės gjermane, si gjuhė popullore nė kundėrshtim mė gjuhėn latine(shih edhe § 2).
Kėshtu mund tė supozohet qė nė shprehje tė tipit Ma tha hqip(= hapur troē, qartė), foli shqip(=qartė,hapur)49etj., fjala nė shqyrtim ka marrė dalėngadalė kuptimin e fjalės arbėn-isht/ arbėr-isht, tė cilėn mė nė fund e ka zėvendėsuar plotėsisht gjatė kėtyre shekujve tė fundit. Por ky proces zėvendėsimi,me sa duket, do tė ketė nisur qysh nė periudhėn parashkrimore, pėr ēka na dėshmojnė veprat e autorėve tė vjetėr tė Veriut.
29. Pėr burimin e fjalės shqip janė shprehur mendime tė ndryshme. Sipas njė mendimi mjaft tė pėrhapur ndėr disa autorė shqiptarė50, kjo fjalė ėshtė lidhur me emrin e shpendit tė shqipes, shqiponjės, d.m.th.si gjuha e shqipes, e shqiponjės. Njė shpjegim i tillė nuk del i argumentuar. Tė kihet parasysh edhe fakti se nė veprat e autorėve tė vjetėr tė Veriut,tek tė cilėt ndeshet ndajfolja shqip, emri i shpendit shkruhet me /-y-/ : shqype. P.sh tek Buzuku:....aty tė mbėlidhenė edhe shqypetė (f.LXXXII (=92)/bis .....e faqenė e shqypesė (f.L XXXII(=102)/bis); tek Bogdani:.... as dheu si s(h)qype nalt qėndron e ri (Pjesa I, I /IV/4).Tė kihet parasysh edhe Bardhi(f.59): miluus,nibbio= shqypeja (shih pėr kėtė edhe Ēabej: 1975,V,70).
Nuk i qėndron kritikės as shpjegimi i Meyer-it (1891,411), i cili fjalėn shqip e trajton tek folja shqip-onj "kuptoj" dhe kėtė e merr si huazim nga latinishtja excipio "ndjej, dėgjoj". Kėtė shpjegim e kundėrshton me tė drejtė Ēabej (1975,V,70). Pėr mė tepėr, folja shqipoj "them shkoqur, shqip"ėshtė njė fjalė e prejardhur nga shqip dhe s’duhet tė jetė as e vjetėr, as e pėrhapur nė mbarė truallin shqiptar. Pra burimi i fjalės shqip mbetet i errėt e kjo rrethanė mund tė merret edhe si njė dėshmi pėr vjetėrsinė e saj.
Gjithsesi, njė gjė ėshtė e sigurt dhe pikėrisht dokumentimi mė i hershėm i ndajfoljes shqip (shih § 27) nė krahasim me atė tė fjalės sė prejardhur shqip-tar. E njė fakt i tillė duhet mbajtur parasysh, kur diskutohet ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i) arbėn-esh/ (i) arbėr_esh me emrin shqiptar, qė ėshtė njė krijim relativisht i vonė (shih § 25).
30. Pėr zėvendėsimin e etnonimit mė tė vjetėr (i) arbėnesh/ (i) arbėresh me emrin shqiptar tė gjithė studiuesit e pranojnė se njė dukuri e tillė ka ndodhur gjatė shekujve tė fundit. Madje, disa prej tyre e kanė lidhur njė zėvendėsim tė tillė me pėrhapjen e islamizmit nė Shqipėri gjatė sundimit turk. Kėshtu p.sh e ka shpjeguar kėtė dukuri O.Myderrizi (1965,164), i cili e lidh zėvendėsimin e emrit tė mėparshėm i arbėneshė/ arbėreshė me emrin shqiptar, sepse: "Emri i vjetėr nuk tregonte vetėm kombėsinė, po edhe besimin. Me ndėrrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndėrrimit tė tij. Emri i ri shqiptar, qė u adoptua si emėr kombėtar, bazohej nė gjuhėn, nė njė nga elementėt kryesorė tė kombėsisė. Ky emėr mund tė jetė pėrdorur si emėr kombėtar nga myslimanėt e parė shqiptarė qė nė shekullin XVI, po kėta, mbasi ishin tė pakėt, shumicės nuk ia imponuan dot".
Kurse A.Buda (1986, I,149), pasi bėn fjalė pėr luftėn e gjatė tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė kundėr pushtuesve osmanė dhe pėr kontradiktat klasore tė papajtueshme midis masave popullore dhe pushtuesve, pohon: "Kjo ndeshje ballore e gjatė dhe masive e masave popullore me "tė huajt" shpjegon njė dukuri nė dukje tė habitshme etnogjenetike: ėshtė pikėrisht mbas kėsaj periudhe lufte qė ne vėrejmė tė kalojė nė radhė tė dytė emėrtimi i lashtė etnik arbėn dhe tė zėvendėsohet dora-dorės mė njė emėr gjithashtu me rrėnjė tė lashtė shqiptar, me tė cilin kjo kombėsi e veēon veten nga pushtuesit e huaj, si njė kombėsi e veēantė unitare, e ndryshme nė radhė tė parė me gjuhėn e saj tė dalluar, tė pėrbashkėt e tė kuptueshme shqipe".
Pėr E.Ēabejnė (1976, 65), "Zhdukja e zėvendėsimi i tij (i emrit tė mėparshėm- SH.D) me emrin shqiptar mbase ka lidhje me zbėrthimet etnike qė u kryen me ardhjen e osmanėve". Autori nuk e zbėrthen mė tej shjegimin e tij.
Njė shpjegim tė ngjashėm gjejmė edhe tek R.Ismajli (1987,102): "Emrat shqiptar dhe Shqipėri...janė krijuar pas ndryshimeve mė tė thella sociale, politike e konfesionale". Mė poshtė (f.103) ky autor shton: "Emri shqiptar u stabilizuara plotėsisht si I vetmi emėr vetėm nė kushtet e krijimit tė vetėdijes pėr kombin, nė rrethanat politike tė lėvizjes sė madhe tė Rilindjes".
31. Njė mendim tė ngjashėm me atė tė O.Myderrizit pėr ēėshtjen nė shqyrtim (shih § 30) ka shprehur edhe E.Sedaj (1996,108), i cili, pasi pohon se nė njė nga vjershat e bejtexhiut Sheh Mala (1865-1928) pėrdoret emri turk pėr shqiptar dhe se shqiptatėt e islamizuar gėzonin tė drejta, qė nuk i gėzonin shqiptarėt e krishterė, arrin nė pėrfundimin se ky ka qenė faktori kryesor pėr braktisjen e etnonimit arbėresh. Por do shėnuar se nė bazė tė njė arsyetimi tė tillė pritej qė shqiptarėt e islamizuar nė pėrgjithėsi (dhe jo vetėm disa njerėz tė ndikuar prej kulturės turke, siē ishin, ndėr tė tjerė, bejtexhinjtė) ta quanin veten turq. Ose, tė paktėn do tė pritej qė emri shqiptar tė ishte pėrdorur vetėm nga pjesa e islamizuar e popullsisė shqiptare, ose tė ishte pėrdorur nga turqit pėr tė emėrtuar kėtė pjesė tė shqiptarėve, ēka nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės historike. Mbrojtėsit e tezės nė shqyrtim duhej tė dokumentonin, tė paktėn, qė turqit i emėrtonin shqiptarėt e krishterė arnautė(|v| tė asaj gjuhe, qė ėshtė vėrtetuar jo mė vonė se shek. II para erės sonė (shih Rix: 1976, 83).
3. Trajta Arbėn-ķ Arbėr-ķ ėshtė e re.
4. Por do pasur parasysh se emrat Shqipėni | Shqipėri, Albania etj., sot pėrdoren zakonisht pėr tė emėrtuar hapėsirėn tokėsore tė shtetit shqiptar tė formuar mė 1912, duke mos pėrfshirė edhe ato troje ku flitet shqip jashtė kufijve tė kėtij shteti.
5. Pėr mė shumė hollėsira rreth kolonive greke nė lashtėsi shih Kagan-Ozment-Turner: 1987, 42.
6. Nė krye tė herės (nė shekullin VIII) kjo fjalė ėshtė pėrdorur pėr tė emėrtuar gjuhėn popullore tė fiseve gjermane, pėr ta dalluar kėshtu nga gjuha latine. Fjala deutch e ka burimin tek fjala gotike thiuda |la-|, karakteristike pėr gjuhėt sllave, ėshtė kritikuar me tė drejtė nga Ēabej (1976,68).Etnonimi ēam mbahet si i zhvilluar nga emri i lumit Thyamis, sot Kallama (shih pėr kėtė Ēabej : (1987,82- me literaturėn).
10. Arbnesh ėshtė edhe emri i njė katundi afėr Zarės, i themeluar midis vjetėve 1726-1733 nga banorė shqiptarė tė ikur prej fshatrash midis Ulqinit dhe Tivarit.
11. Ai shkruan se prapashtesa -enses, qė dėshmohet tek emrat etnikė ilirė (si: Delminenses|-i-| nuk ka ndodhur (shih pėr kėtė Demiraj: 1996,135)
13. Njė rėnie e tillė duhej supozuar edhe pėr mendimin e Krahes (shih shėnimin 11).
14. P.sh. nė vargun : Si ra Arbėri ndė lip ? (Kėnga e sprasme e Balės, II, vargu 65).
15. Dukuria e rotaēizmit nė tė folmet jugore ėshtė shfaqur vetėm nė fjalėt e trashėguara i.e. (si emėnė - emėrė, venė-verė etj) nė huazimet nga greqishtja e vjetėr (si mokėnė-mokėrė)
Burimi/Alba Soul/

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18604
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi