» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Vrasja e Isa Boletinit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vrasja e Isa Boletinit

Mesazh nga Naki prej Fri 20 Mar 2015, 22:22

Vrasja mizore e Isa Boletinit mė 23 janar 1916 nė Podgoricė tė Malit tė Zi (15)
“Nuk kam ardhė ta kėrkoj Mitrovicėn, por ēdo pllamė toke qė ashtė shqiptare”! / ISA BOLETINI, mė 1913, Eduart Greit nė Londėr. 
Prof. Dr. Hakif Bajrami
Mė 23 tetor 1915 shqiptarėt e Nahisė, Gjilanit (Pasjan - Llashicė), do tė organizohen dhe ngritėn nė sulme kundėr forcave serbe nė arrati kah Shkupi dhe Tetova. Kėshtu rrugėt Shkup - Tetovė dhe Kaēanik - Tetovė do t’i kontrollojnė shqiptarėt pa ndihmėn e bullgarėve kundėr ushtrisė serbe nė arrati. Ndėrsa mė 4. XI. 1915 shqiptarėt dhe ushtria bullgare do tė shpėrthejnė kah Zhegra pėr tė marshuar kah Vitia dhe Ferizaj, pėr ta marrė drejtimin kah Prizreni. (AS. Veliki rat, kraj 1915, F. Rat na Kosovskom vilajetu protiv arbanasa i bugra”). 
Kryengritja shqiptare nė tėrė Kosovėn mė 9 nėntor 1915
Shqiptarėt pas tėrheqjes sė ushtrisė serbe do tė ngritėn fuqishėm kundėr elementeve kriminale serbe qė kishin bėrė mizori pėr tre vjet me radhė. Nė Kosovė do tė ftohen Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini.  Por, duke e vėrejtur se shqiptarėt do tė riorganizohen, mafia malazeze dhe serbe do t’i organizojnė Isa Boletinit sulm nė Shtabin e Malit Zi dhe do ta likuidojnė. Pėr kėtė likuidim nuk do tė dinė pėr dy muaj Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Par tėrheqjes sė forcave serbe nga tė gjitha qytetet e Vilajetit tė Kosovės pėr tė kaluar nėpėr Malėsinė e Madhe drejt detit, ku mbeturinat e asaj ushtria xhelatė i prisnin francezėt dhe anglezėt, shqiptarėt do tė mendojnė se ka ardhur momenti historik pėr ta dėbuar Serbinė pėrgjithmonė nga trojet shqiptare. Njė orientim i tillė do tė zgjasė gjatė tetorit-dhjetorit 1915, atėherė kur edhe Kral Petri dhe Qeveria nga Merdari do tė orientohen pėr Prizren drejt Durrėsit. Sulme ndaj reparteve tė fundit serbe nė tėrheqje do tė ngjajnė nė vijat strategjike: Tullar - Prishtinė; Perpellac - Merdar - Prishtinė - Prizren. Sulmi mė i fuqishėm do tė ndodhė nė vijėn strategjike Mitrovicė - Istog - Pejė - Deēan - Gjakovė - Prizren - Kukės. Sidomos kreshnikėt e Junikut do t’i dėshmojnė aftėsitė e tyre mė 20. XI. 1915, kur austriakėt do t’i afrohen vijės strategjike Pazari i Ri-Ribar. Sulmet mė tė rėndėsishme u ndėrmorėn nga pusitė dhe ēetat e vogla, por efektive. Ēka ėshtė me rėndėsi, kreshnikėt shqiptarė, asnjė njeri me origjinė sllave, nuk e kanė privuar nga jeta e qė nuk kishte armė nė dorė, ose qė nuk ėshtė ekspozuar nė krime ndaj civilėve shqiptarė si e kishin zakon oficerėt dhe ushtarėt serbo-malazezė. Nė kėtė rrethanė nė armė do tė ngritėn shqiptarėt e Istogut, Runikut dhe Pejės deri nė Rozhajė. Vala kryengritėse do tė pėrhapet nga kreshnikėt e Gjakovės, Hasit dhe Prizrenit mė 27 Xi 1915. Kėshtu njė divizion i Moravės i thirrjes sė dytė do tė paaftėsohet nė tėrėsi. Nikolla Pashiqi pas njė viti do t’i drejtohet Esat Pashės dhe Ahmet Zogollit se shqiptarėt nė tėrheqje nė ēdo pėllėmbė tė tokave shqiptare na kanė sulmuar pa paralajmėrim. Nė lidhje me kėtė situatė, dokumentet e kohės vėrtetojnė se mė 3 XII 1915 kryengritja shqiptare ishte nė kulm sidomos nė trevat e Deēanit, Pejės dhe Plavės. Atėbotė llogaritej se 1800 kryengritės tė armatosur edhe me sėpata dhe kmesa ishin dalė nė front sepse u mungonte armatimi. (B. H. v. cit. f. 192).
Isa Boletini nė kėtė kohė ishte azilant nė Podgoricė, sepse francezėt e dėshironin njė fat tė tillė pėr heroin shqiptar. Isa Boletini do tė vritėt mė 23 janar 1916 nė prag tė Shtabit Madhor tė ushtrisė malazeze me urdhėr tė Kral Nikollės, Kral Petrit dhe agjentėve francezė e rusė. Nuk kanė munguar edhe orvatjet e Esat Pashės dhe Ahmet Zogollit sipas adjutantit tė Nikollė Pashiqit. (AJ. “Pashiqeve hartije 1915-1917: Kako istrebit a. narod putem deprotiranja u Tursku). 
Tė pėrfundojmė se askush nuk mund t’i kuptonte sjelljet e Esat Pashės, Ahmet Zogut, Prenk B. Dodės. Jo vetėm kėta sot ishin me njė qėndrim, nesėr e ndryshonin, sot ishin me njė “gospodar”, tė nesėrmen ishin me njė senjorė ose “hazretleri”. Po kjo politikė ėshtė dukuri normale kur tė merret shembulli i Italisė, e cila e filloi luftėn nė Bllokun me Gjermaninė dhe Austro-Hungarinė dhe pėr interesa mė 26 prill 1915 nė Londėr u kthye kundėr aleatėve tė deridjeshėm. Me kėtė nuk dua ta arsyetoi tradhtinė, por dua tė them qė kujdesi ndaj tradhtarėve duhet tė llogaritet nė ēdo ēast tė historisė. 
Pse u vra Isa BOLETINI 
Nė prag tė mbarimit tė vitit 1915 nė Peterburg, Beograd dhe Cetinė kishte filluar tė qarkullojė njė karikaturė ku Isa Boletni shihet duke e prerė me sharrė njė pasha tė Stambollit, i cli nuk kishte lejuar qė Shqipėria tė shpallet e pavarur. Nė karikaturėn vijuese Isa Boletini shihet duke u pėrgatitur pėr t’i prerė me sharrė: N. Iganitivein, sepse i kishte shfarosė 714 fshatra shqiptare tė sanxhakut tė Nishit mė 1877-8, nė saje tė tradhtisė prostitucionale tė Jilldyzit tė Stambollit. Isa Boletini shihet duke u pėrgatitė ta pres me sharrė Knjaz Nikollen e Malit Zi se i kishte okupuar viset mė tė mira shqiptare: Tivarin, Ulqinin, Plavėn, Gusinė, Istogun, Pejėn, Deēanin dhe gjysmėn e Gjakovės nga viti 1881 e deri mė 1912. Isa Boletini shihet nė karikaturė duke e prerė me sharrė Vlladan Gjorgjeviqin (autorin e librit pamflet: Arnauti i velike sille-), se po pėrhapte rrena dhe shpifje nėpėr Evropė, se “shqiptarėt kanė bisht”. Prandaj, Isa BOLETINI kėrcėnohet se “Vlladanit Shumadisė do t’ia ngjes bishtin nė lule tė ballit me koburen qė e baj nė brez qe 30 vjet”. 
Isa Boletini shihet duke e prerė me sharrė Nikolla Pashiqin se kishte bėrė krime mbi muhaxhirėt shqiptarė, se i kishte okupuar dy vilajetet mė tė mira tė trojeve shqiptare: atė tė Kosovės dhe Manastirit. Isa Boletini shihet duke u kėrcėnuar me dy koburet e tij ēdo armiku qė ishte ekspozuar si armik i Shqipėrisė. Nė kėtė propagandė qėndron prapavija e vrasjes sė Isa Boletinit nė Podgoricė, gjithnjė nė shenjė hakmarrje ndaj parisė politike shqiptare, mė 23 janar 1916. (Karikaturat nga CPB. Janė tė botuara-HB). 
 Isa Boletini, propagandohej nė fund tė vitit 1915 shtypin e disa shteteve tė Ballkanit dhe nėpėr zyrat e disa fuqive evropiane kinse kishte deklaruar se: “Nuk kam sharrė tani pėr tani: pėr sulltanin e Stambollit pėr kral Petrin e Shumadisė, pėr kral Nikollėn e Cerna Gorės, sepse janė kah shkojnė nė varr”. 
Beogradi nuk do t’ia falė Isa Boletinit, me veshjen karakteristike kombėtare, qė e shoqėroi Ismail Qemailin nėpėr Evropė, me ēka tregonte se ėshtė pėrfaqėsues i Vilajetit tė Kosovės, tė cilin Serbia e kishte okupuar. Madje hapur Isa Boletini do tė theksoi nė Romė, Vjenė, Paris dhe Londėr se Kosova ėshtė dhe do tė mbetet pjesė e Shqipėrisė. Beogradi dhe Cetina nuk do ta falin kurrė Isa Boetinin sepse i ndenji me kreshnikėt e tij tė Kosovės, deri nė ēastet e fundit Mbretit Wid, edhe atėherė kur tė gjithė pėrfaqėsuesit e Evropės ishin larguar nga Durrėsi. Beogradi, Cetina dhe Peterburgu nuk do ta falin Isa Boletinin pse nuk doli nė pėrkrahje tė tradhtarit Esad Pasha, i cili pretendonte tė kthehet nė krye tė fronit shqiptar mė 1915.
Nė bazė tė dokumenteve tė shumta nė arkiva, konkludoi se Isa Boletini e vranė agjenturat serbe, sepse e konsideronin se ishte organizator i vrasjes sė Konsullit Lluka Marinkoviq mė 1890 nė Prishtinė; sepse ishte krah i forte i Hazhi Zekės nė Besa Besėn e Pejės 1899-1902; sepse mė 18 tetor 1912 nė Merdar ishte likuiduar njė brigade serbe. Isa Boletini ne vranė agjenturat ruse, sepse konsideronin se ėshtė organizator i vrasjes Shēerbinit nė Mitrovicė mė 1903; sepse ishte luftėtar i denjė pėr krijimin e shtetit shqiptar nė trojet e veta, ndėrsa Rusia cariste planifikonte qė Shqipėri mos tė ketė fare. Isa Boletinin e vranė qarqet malazeze nė pabesi sepse nė Hotelin “Kavurr” nė Milano i kishte deklaruar troē Ballugjiqit se: “Derisa tė jam gjallė, kėmba e Kral Nikollės nė Shkodėr nuk do tė shkelė”. 
Mbetet enigmatike ēėshtja pse u vra Isa Boletini mė 23 janar 1916 kur nė tė njėjtėn ditė lirohen nga burgu i Cetinės, si i marrė peng: Prenk Bib Doda, Seid Pasha, gjeneral Aqif Pasha ish-ministėr Feizi Alizoti dhe Luigj Gurakuqi ish-ministėr. Nė tė njėjtėn ditė kėto personalitet lėshojnė njė proklamatė me titull: “E ēmueshmja besniki vėllazėnore shqyptarė”, duke e pėrkrahur okupimin Austro-Hungarez!.(FUND)
Burimet dhe literatura:
Bardhosh Gaēe, Ata qė e shpallėn Pavarėsinė Kombėtare, Tiranė 1997;
Arkivi i Jugosllavisė, koleksionet “Isa Boletini” dhe “Pajazit Boletinit”;
Arkivi i Jugosllavisė, Fondi CPB. Koleksioni “Arēibad Rajs”, korrespodent lufte 1912-1918. Me pėrkatėsi shtetėrore ishte zviceran, por ishte dhėndėr i serbėve deri mė 1928, kur la njė testament pėr serbėt. Testamenti ishte i mbyllur deri mė 1977. Ėshtė botuar. Aty flitet pėr personalitetin e Isa BOLETINIT;
Vrasja e Isa Boletinit, si qėllim daton nga viti 1890 kur pashai osman deklaroi: “Isa Boletini ėshtė autoritet. Ju serbėt jeni nė besė tė Isa Boletinit, sepse ai nuk ėshtė personalitet dhe i bėnė padrejtėsi askujt. Por sjelljet e muhaxhirėve qė janė tė revoltuar, pse i keni pėrzėnė nga Sanxhaku i tyre (i Nishit), vetėm Isa Boletini mund t’i frenojė. Janė 21 ditarė lufte 1877/78. Ata ditarė flasin pėr tmerret qė kishin pėsuar shqiptarėt nė atė dimėr fatal. Isa Boletini me familje i kishte strehuar me mija familje nėpėr Vilajet, prandaj ai konsiderohej si mesi i tyre!
Dragisha Vasiq, Dva meseca u Jugosllovenskom Sibiru, Beograd, pa datė botimi;
Arkivi i Luftės, Vjenė , koleksioni “Personalitete shqiptare 1912-1918”;
Bogumil Hrabak, 83 dokumente nga Arkivat e Vjenės pėr “ēėshtjen shqiptare 1914-1915”;
Arkivi Politik, Vjenė, “Personalitet shqiptare dhe Ėidi’ 1912-1915; (dok. Nga R. Shvanke). 
Arkivi DASIP B. “Albanski Osek 1912-1918”;
Arkivi VII B. P. 4 dhe P. 3. Isa Boletini “Arnaut ili Arnautash”?;
Fatmira Musa, Osa Boletini, Tiranė. ?;
Fehmi Pushkolli, Gjeneral Isa Boletini, Prishtinė. 1993;
Tahir Abdyli, Isa Boletini, Prishtinė. 1992;
Deklaratė, e ish-oficerit rezervė tė “JAN” Beograd 1977;
Deklaratė e Shefqet Hoxhės mė 1972;
Deklaratė e Mustafė Stubllės, Pėr Luftėn Ballkanike dhe Isa Boletinin mė 1972;
Kujtime tė Qamil Luzhės, Pėr Barjram Currin dhe K. Kosovės mė 1973;
Kujtime tė Ramiz Binishit, Pėr Bajram Currin dhe Hasan Prishtinėn mė 1974;
Kujtime tė Shyqri Hoxhės, Pėr Hasan Prishtinė dhe Mulla Ahmet Shtimen mė 1972;
Kujtime tė Metė Podievės, Pėr Isa Boletinin mė 1973;
Kujtime tė Sylė Hys Popovės, Pėr Isa Boletinin mė 1973. 

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17497
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi