» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


PJESE PJESE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PJESE PJESE

Mesazh nga liljana kristuli prej Sat 31 Jan 2015, 15:22

PJESĖ PJESĖ
 

Ėshtė njė nga ato ditė jo tė zakonta, ditė qė shėnon fillim tė shumė ditėve tė tjera. Sot u diplomua edhe Albani. Njė muaj mė parė Manjola. Tani duhet tė mendojnė pėr tė filluar punė. Unė nuk dua ta mendoj. Dua vetėm ti gėzohem kėsaj dite.
Jam duke pirė njė cigare dhe kafe turke nė ballkonin e shtėpisė time. Ndonjėherė mė teket ta pi njė turke. Kafen ma ka sjellė Zamira kur u kthye nga Tirana. Karshi kam detin qė pasqyron mbi xhamin e dritares ngjyrėn e tij tė  kuqėrremtė.
Dielli nė horizont, duket si kopsė e varur nė njė fije peri.
 

Mbaroj kafenė dhe pėrmbys filxhanin, zakon i vjetėr, por nuk ka kush ta lexojė. Mbi tavolinė kanė rėnė gjethet e Ederės, lules kacavjerrėse qė vesh gjithė murin anash meje.
E marr njėrėn nė dorė. Ėshtė kaq vjeshtake sa duket si kujtimi i njė gjetheje...
Shi nė atė moment, duke parė atė gjethe pa jetė, pata ndjesinė se pėr shumė vite, kisha kujtuar se jetoja. I kisha shtyrė vitet me vėshtirėsi, nė rrokullimėn e pėrditshme, me frikėn se nesėr ndoshta do tė jetė akoma mė e vėshtirė..
 

Jam nė Itali qė nė nėntėdhjetė e treshin. Punėn  e parė  e gjeta nė  Romė, Piazza Bologna, te signor Domeniko. Ai jetonte me tė kunatėn, lėneshė. Djali i vogėl dhe nusja, argjentinase, ishin transferuar prej disa javėsh nė  Argjentinė, ku kishin hapur njė farmaci. Djali tjetėr, banonte njė kat mė poshtė. Ata mė paguanin vitto e alloggio. Kjo do tė thotė se duhet tė kujdesesha  24 nė 24 orė pėr tė atin e tyre. Kisha tė lirė vetėm mbas ditėn e tė enjtes. Me siguronin tė ngrėnėn, dhe tė fjeturėn, pra rrogėn nuk e prekja.
Kjo mė interesonte sepse  fėmijėt dhe im shoq, ishin akoma nė Tiranė.
Mė kujtohet se kur mora rrogėn e parė, 800.000 lireta, i kam numėruar mbi 20 herė, pastaj i shpėrndava kartėmonedhat mbi krevat  e nuk ju gėzohesha dot. Mezi prisja tė vinte e enjtja, pėr tė  dalė e tė blija diēka pėr fėmijėt.
Pas 6 muajsh, gjeta njė vend tjetėr pune, nė Morlupo, gjithmonė vitto allogio, por paguanin mė shumė. Treni qė tė shpinte atje dukej si ata trenat qė shohim nė filmat far west. Do punoja nė shtėpinė e signorėve  And..... Signor Mauro e signora Ada.
Ada, ishte  mirė, ishte i shoqi qė vuante nga Alzajmer (Alzheimer).
Pėrveē meje qė duhet tė merresha vetėm me tė (dhe mė besoni nuk ishte e lehtė), dy herė nė javė vinte Kristina.
Ada, dilte me tė pėr tė bėrė pazarin. Mirjana, vinte ēdo ditė, nė orėn 8. Ajo pastronte dhe hekuroste.
Nė orėn 11 arrinte  Gjyzi qė gatuante.
Vila ishte njėkatėshe, dikur e pėrdornin vetėm nė verė. Ishin transferuar aty qė kur Mauro kishte dhėnė shenjat e para tė sėmundjes. Pėrpara vilės, ishte njė kopsht i vogėl gjithė trėndafila  kurse  nga mbrapa nėn kujdesin e pėrditshėm tė njė kopshtari  rriteshin  domate, kungulleshka  dhe sallatė jeshile.
Ada e kujtonte shpesh tė kaluarėn. Kishte qenė mėsuese (flitet pėr vitet 40) por pas martese nuk kishte punuar mė asnjė ditė. Tregonte pėr udhėtimet, festat gala e mbrėmjet qė organizonte...Tjetėr botė....Nuk kishte as patentė. Kishin pasur shofer deri sa i shoqi doli nė pension.
Edhe unė nuk kisha akoma patentė, por pėr arsye tė tjera.
Ja di shumė pėr faleminderit vajzės sė saj qė brenda javės  bėra dokumentet  pėr bashkim familjar.
 I telefonoi njė mikut tė familjes, qė njihte ambasadorin italian nė Tiranė.
 

Kur nė shtator tė po atij viti, erdhėn fėmijėt dhe im shoq, u vendosėm nė Anzio, sepse atje banonte edhe motra ime prej dy vjetėsh.
Fillimisht, nuk gjeta njė punė fikse, pastroja shtėpi, zyra, dyqane, shkallė, studio, lulishtet para pallateve, (kėtė punė e bėja  me Albanin) ku tė mundja, ndėrsa natėn i shėrbeja ndonjė tė sėmuri nė klinika private. Pėr gati njė vit punova me ambulancė, transportim tė sėmurėsh. Kur  pallatet nuk kishin ashensorė ose ishin tė ngushtė, unė dhe shoferi i hipnim o i zbrisnim tė sėmurėt me barelė nėpėrmjet  shkallėve.
Komshia, Luēia,  mė gjeti punė nė njė restorant.”Nonna Rosa”  nė Anzio.
Punova atje pėr tre vjet. Njė  eksperiencė pune qė mė vlejti. Mėsova tė gatuaj kuzhinėn Italiane.
 

***
Kanė kaluar shumė vite qė kur nuk punoj mė nė restorant por
dua tė tregoj kėtė ngjarje, sepse sa herė qė shkoj nė studio pėr tė zėvendėsuar njė kolegun tim pediatėr, kaloj detyrimisht nė tė njėjtėn rrugė .
Nė kėtė rrugė, nė njė natė tė errėt, jeta ime ndryshoi. Siē ndodh kur  je nė dilemė e hedh njė monedhe kokė a pil? Atė natė e hodha monedhėn, por  ajo humbi diku nėpėr natė.  Vendosa kė rrugė do marr, pa e parė nė kishte rėnė kok a pil...
 

***
Ishte verė dhe punonim deri vonė. Anzio ėshtė qytet bregdetar e verės ka shumė turistė. Shtėpinė e kisha afėr me  restorantin.
Duhet tė pėrshkoja vetėm rrugėn ”Via Roma“. Djathtas, duke ardhur nga qendra, gjatė gjithė  gjatėsisė sė saj, shtrihet muri ndarės i Vilės Albani. Nga ana tjetėr, ėshtė njė lulishte, po ashtu gjatė gjithė gjatėsisė.
Pra atė natė vere, kur po kthehesha nga puna, ishte ora 2 e natės, papritur u fikėn dritat e rrugės. Errėsirė totale, me ti futė gishtat nė sy.
E frikėsuar, mendova se po tė hidhesha nga ana e lulishtes ku isha duke ecur, djathtas, nga ishte muri, do ndjehesha mė e sigurt. Pėr dreq as edhe njė makinė e vetme qė tė ndriēonte qoftė edhe pėrkohėsisht  errėsirėn.
Sapo kalova rrugėn pėr tu hedhur pėrballė, para syve me vezulloi njė dritėzė qė mu duk si drita e njė cigareje qė dikush po e thithte.
Dikush ėshtė mbėshtetur tek muri, me vetėtiu nė tru. U tremba. Deri nė palcė.
Si gurėt e dinamos qė tė vėnė vertikalisht, bien njėri pas tjetrit  mbasi godet tė parin, ashtu dhe mua, tmerri me kaloi nga truri nė zemėr, nė stomak, nė  muskuj e kocka. Ndjeva qė mu lagėn mbathjet.
Dritat  e rrugės, ashtu si ishin shuar, papritur, u ndezėn.
Nuk kishte njeri. Nė mur ishte  e ngulur vetėm njė copė  plastike fosforeshente. Ėshtė aty edhe sot e kėsaj dite. Por as ditėn, as natėn, kur dritat janė tė ndezura nuk bie nė sy.
 

U ula mbi trotuar pėr tė mbledhur disi veten. Nuk kisha fuqi  tė shkoja nė shtėpi akoma e terrorizuar. Nuk ja vlente as t’ia tregoja tim shoqi atė qė ndodhi. Nuk do ta kuptonte. Nuk e vinte re kur ndjehesha keq.
 

Isha vetėm. E dija prej shumė kohėsh.
Ishte nė njė ditė tė zakonshme, normale, kur duke dashur tė gjeja mbėshtetje, mirėkuptim, hasa vetėm sytė e mi nė pasqyrėn e madhe tė dhomės.
Befas e kuptova se  kishte qenė gjithmonė kėshtu, vetėm se unė  nuk e kisha venė re.
Boshllėku nga mungesa e vėshtrimeve dhe fjalėve ishte kulmuar me trishtim.
Vetmia  kishte zėnė vend nė rrudhat e lėkurės, trishtimi po mi thellonte  akoma mė shumė.
Jeta ėshtė e pamėshirshme, mendova, tė plak shpejt por tė menēur tė bėn me vonesė.
Ndjeva dhimbje nė tė gjithė poret e lėkurės.
 

....Atė natė,  nė heshtjen e rrugės “ Via Roma”, nėn njė hėnė qė  mė pėrgjonte mes gjethesh, e kuptova se isha mė keq se sa tė jesh vetėm. Nuk isha mė unė.
Aty  ku punoja, ju duhej  pastruesja, pjatalarėsja, shėrbyesja. Nuk kishte rėndėsi se ēfarė dija tė bėja mė mirė: duhet tė bėja mirė punėn pėr tė cilėn do mė paguanin. Ato qė dija, doja, mendoja, shpresoja, nuk i interesonin  askujt. Nuk ju shkonte as nder mend se mund tė ekzistonin.
E kuptova shpejt, se njė kompleks inferioriteti o njė  kompleks, “dikur isha dikush” do ma vėshtirėsonte tė qenit.  Evitova ēdo gjė qė mund tė mė sillte ndėrmend tė shkuarėn. Kujtimet e dhimbshme, mė lėndonin zemrėn, tė bukurat aq mė shumė.
- Harroje veten, dėshirat, ėndrrat, shpresat. Je vetėm njė person qė ka nevojė tė punojė.
Pėr tu mbrojtur, pėr mos tė lėnduar veten, si njė koracė vesha njė  identitet  tė ri.
Njė identitet pa identitet.
Nėn njė tension tė pėrhershėm lodhjeje fizike e mendore, nuk  kisha  asnjė siguri. As atė siguri, qoftė edhe tė gėnjeshtėrt qė ma kishte dhėnė  toka mėmė.
Si nė njė vorbull, shihja vetėm nė njė drejtim, fundin, por nuk isha nė gjendje  tė shkėputesha prej saj.
Hoqa dorė  edhe nga tė menduarit. Nuk kisha kohė. Oraret e gjata tė punės, i bėnin netėt  shumė tė shkurtra pėr tu menduar. Duhet tė ripėrtėrija forcat, pėr njė tjetėr ditė tė gjatė pune.
Ditėn e jetoja nė orė tė ndara nga njė punė nė tjetrėn. Tė nesėrmen, nuk ekzistonte mė dita e mėparshme, asnjė mbresė, asnjė  pėrshtypje. E ky identitet, pa identitet, kishte frikė.
Frika se mund tė mos rezistoja, se mund tė isha e thyeshme e dobėt, frika pėr tė ardhmen e paqartė, nė njė vend tė huaj, ku duke ecur mes turmės e dija se nuk isha kurrkush, ku mė mungonte -mirėmėngjesi, si u gdhive?, - mė kishte bėrė tė pranoja jo vetėm orare masakruese, por edhe tė mbaja akoma nė kėmbė njė martesė tashmė tė pakuptimtė.
Pa dashje, i isha nėn shtruar njė realiteti, duke  menduar se ishte ashtu, se nuk kisha ē’tė bėja. Ditėt kalonin tė ngjashme me njėra tjetrėn, pa ngjyrė, drejtvizore, pa guxuar tė shpresoja nė njė ndryshim tė papritur.
Trishtimi monoton ishte bėrė pjesė e ditės. E ndjeja  qė po ma thithte limfėn e jetės. Gjalloja. Kisha pushuar sė jetuari ..
 

***
Atė natė e ulur mbi trotuar, mė erdhi turp nga vetja. Nuk qava. Lotėt e derdhur nė vite, e kishin gėrryer shpirtin, ma kishin bėrė mė tė thellė.
E hodha cigaren qė po me digjte gishtat, sa mė larg qė munda. Mora ngadalė rrugėn pėr nė shtėpi. Kisha mbėrritur nė udhėkryq. Duhet tė zgjidhja.
Asgjė nuk mund tė jetė “pėrgjithmonė”, ēdo gjė ka njė fund... Duhet vetėm ta kuptosh momentin kur “pėrgjithmonė” bėhet : Tani. Mjaft.
Nuk kishte mė rėndėsi, si kishin qenė zgjedhjet qė kam dashur o i kam bėrė edhe padashur nė tė kaluarėn. Ndoshta po tė nisja nga e para do kisha zgjedhur njėsoj.
O fare ndryshe. Tashmė kjo nuk kishte rėndėsi. Atė natė duhej tė  gjeja forcėn, tė ndryshoja, tė vendosja se ē’desha tė bėja me jetėn time.
Nuk kishte rėndėsi nė se monedha duke u vėrtitur tregonte kokė a pil...
Hapa derėn e shtėpisė. Kalova pėrmes korridorit dhe hyra nė dhomėn ku flinin fėmijėt.
Ju premtova nė heshtje njė jetė tė qetė. Ata duhet tė rriteshin me bindjen se familja ėshtė vendi me i bukur e mė i sigurt i botės. Familja tė jep dashuri, mirėkuptim, mbėshtetje. Unė dhe ata, ishim njė familje.
Ju premtova njė jetė mė tė mirė, atė tė shpresuarėn, kur morėm rrugėt e emigrimit.
Ju premtova tė  kujdesem pėr ata dhe pėr veten e tė mos e lejoja trishtimin tė na shėmtonte bukurinė e jetės.
Tė nesėrmen, shkova nė njė agjenci pėr tė kėrkuar shtėpi.
Nė shtator u regjistrova nė fakultet. Ishte viti 1997. Nė korrik tė 2000 mora laurėn italiane.
 

Mbaj akoma nė dorė gjethen vjeshtake. Nė vend tė saj, mbi degė, mbas  pak do dalė njė syth i ri qė do tė bėjė tė njėjtin cikėl, si paraardhėsja.
Asgjė e veēantė, interesante, emocionuese. Vazhdimėsi. Njė jetė si shumė tė tjera.
 

Ndėrsa laj filxhanin e kafesė, vendos tė shkruaj  pjesėza nga jeta.
Ashtu si e kam jetuar.
Pjesė pjesė.
Midis fantazisė dhe realitetit.
                                                                               2014
avatar
liljana kristuli
VIP

Shteti : tirana
Postime : 39
Kyējet nė forum : 4294
Regjistruar mė : 30/10/2013
Profesioni : mjeke

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi