» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Luftėrat e popullit shqiptarė nė trojet etnike tė Nishit dhe tė Toplicės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Luftėrat e popullit shqiptarė nė trojet etnike tė Nishit dhe tė Toplicės

Mesazh nga Naki prej Fri 12 Dec 2014, 20:20

Shkruan: Reshat AVDIU *  Korrik, Preshevė  2014. 

LUFTĖRAT E POPULLIT SHQIPTARĖ NĖ TROJET ETNIKE TĖ
NISHIT DHE TĖ TOPLICĖS-PĖR TU ARSIMUAR DHE RREZISTUAR PLANEVE ĒFAROSĖSE NGA PRINCIPATA E MILLAN OBRENOVIQIT DHE NAĒERTANIA E GARASHANIT 1844.

Gjatė viteve tė 70 tė shekullit tė XIX, Perandoria Osmane, pėrsėri do tė hynte nė njė krizė edhe mė tė thellė se ajo e viteve 1853-1856, gjatė Betejės sė Sevastopullit tė Krimes. Zaten nga ajo kohė Perandoria Osmane, do tė fillonte tė qėndronte nė kėmbė tė qelqta, ishte bėrė fare e qartė siē do tė deklaronte atėbotė K. Marksi se:“Pėrpjekja e qeverisė turke pėr tė hyrė nė rrugėn e qytetėrimit pėsoi njė dėshtim tė vajtueshėm”.
Borxhet nga kapitali i jashtėm pėr vitin 1875, ndaj Portės sė Lartė, e kalonin limitin prej 5.3 miliard franga ari, nga kjo shumė ajo i kishte marrė jo mė shumė se 3 miliard franga ari edhe kėto mjete kreditore nga kapitali perėndimor, ishin harxhuar pothuajse pėr qėllime joproduktive ekonomike. Nga kjo shumė kreditore, Porta e Lartė ishte detyruar qė 37%, t’i paguante dhe ē’lyente kamatat e huave vjetore, nė pamundėsi qė t’i paguante edhe mė tutje kėto kamata tė larta kreditore,nė tetor tė vitit 1875 do tė deklaronte zyrtarisht falimentimin e saj. Pėr tė dalė nga kjo gjendje e vėshtirė krize, Porta e Lartė, qe e detyruar t’i linte peng tė ardhurat e saja  doganore, pastaj do t’i linte si peng, shumė; truste, kartele dhe monopole  tjera qė i mbante dhe i zotėronte gjer atėherė.
Kriza Lindore mes viteve 1865-1875, mė sė tepėrmi ishte nxitur dhe potencuar, me vrasjen e konsullit francez dhe atij gjerman nė Selanikun e Shqipėrisė Natyrale . Gjatė majit tė vitit 1876, kjo zėnkė dhe vrasje ishte bėrė pėr shkaqe konvertimi fetar, sepse njė e krishtere e paska pranuar kinse fenė islame. Me tė arritur kjo e konvertuar me tren nė Selanik, pėr t’u takuar nė rezidencėn e tij, me valiun e vendit. Nja 150 njerėz tė krishterė i kishte tubuar konsulli; i SHBA-ve, pėr ta sulmuar vajzėn, asaj do t’ia grisnin ferexhenė me tė cilėn ajo e kishte mbuluar fytyrėn e saj dhe me dhunė, do ta mbyllnin nė shtėpinė e njė krishteri selanikas. Kjo sjellje e konsullit Amerikan i kishte irrituar pamasė, banorėt e Selanikut tė besimit islam, kjo skenė e turpshme ishte kryer nė prani tė tyre dhe publikisht. Nė kėtė mėnyrė, kishte shpėrthyer konflikti ndėrfetar me ē’rast ishin vrarė konsujt diplomatik, vrasja e tyre, do t’i irritonte edhe mė tepėr qeveritė e Fuqive tė Madha tė botės krishtere dhe se me kėtė incident ndoshta edhe tė qėllimshėm, Kriza Lindore e 1875 edhe mė tepėr do tė acarohej.
Fuqitė e Madha Perėndimore, qė ishin atėbotė kredidhėnėse, kishin filluar ta intensifikonin,gjithnjė e mė tepėr diktatin e tyre ekonomik dhe politikė, mbi pushtetin e kalbėzuar tė Perandorisė Osmane. Prodhimit primitiv perandorak, do t’i shtohej edhe barra e kapitalit tė huaj, kėshtu qė taksat e larta doganore tė importit nė krahasim me ato tė eksportit,e kishin dėmtuar nė rend tė parė: zejtarin, tregtarin dhe njė sėrė tė veprimtarive tė ultė manufakturale tė feudalizmit tė vonė, nėpėr shumė troje etnike tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore tė Nishit dhe nė ato tė Toplicės dhe mė gjerė.  Kjo  gjendje e  vajtueshme  qė  sundonte  atėbotė nė: Nish,Toplicė, Vidin, Pirot, Prokupje, Kurshumli, Leskovēe, Vrajė etj. mė sė tepėrmi i kishte goditur edhe vet qarqet borgjeze shqiptare.
Kjo pakėnaqėsi, e masave tė gjėra tė vegjėlisė popullore shqiptare me ato tė borgjezisė klasore, do tė shprehej gjatė vitit 1879. Ndėrsa  Vaso Pashė-Shkodrani nė librin e tij me titull: “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt”. Nė kėtė vepėr ai, e paraqiti gjendjen e vajtueshme qė ishte grumbulluar ndėr popullatėn shqiptare nė Shqipėrinė Natyrale dhe gjithandej  nėpėr trojet shqiptare tė Nishit dhe tė Toplicės. “Tregtia kishte pushuar pėr mungesė rrugėsh dhe sigurie, ndėrsa bujqėsia pėsoi fiasko tė madhe, nga ana e myltezimėve (taksave), industria mbeti pa punė pėr mungesė inkurajimi”. Me kėto fjalė Pashko Vasa, do ta karakterizonte situatėn e rėnd qė ishte krijuar ndėr popullatėn shqiptare qė administrohej atėbotė nga Perandoria Osmane.
Gjendja ekonomike, ishte bėrė edhe mė e vėshtirė pėr shkak tė mungesė sė pėrgjithshme tė parave, kjo mungesė kishte ardhur si rezultat, i ndėrprerjes pėr njė kohė relativisht tė gjatė tė mos pagesės nga ana e haznave (arkave) shtetėrore. Pas shpalljes nga Porta e Lartė,tė bankrotimit gjegjėsisht falimentimit. Nė kėso rrethanash tė krijuara nga vet Porta, kjo e fundit i kishte detyruar tregtarėt nė perandorinė e saj, qė pėr pagesa tė veēanta tė aplikohej huaja. Kėto hua sipas Pashko Vasės, “gjėja vullnetare u bėnė me kohė njė institucion i qėndrueshėm i shtetit osman”.
Prapė, sipas  Pashko Vasės njė barrė tjetėr edhe mė e rėnd pėr popullatėn shqiptare vazhdonte tė ishte shėrbimi ushtarak, “i cili ka qenė i rėnd pėr vitet e fundit pėr arsye tė luftėrave tė vazhdueshme, i ka rreshtur shqiptarėt… dhe i ka larguar nga punėt e tokės krahėt mė tė fortė” Porse edhe kėta nizam tė dhėnė pėr Portėn e Lartė, do tė ishin si tė thuash tė kotė dhe nuk pritej ndonjė garanci optimale ndaj kombit shqiptar nė pėrgjithėsi nėn hegjemonizmin dhe kolonializmin feudal turk, mbi ruajtjen e tėrėsisė sė tokave shqiptare si nė Shqipėrinė jugore, veriore, lindore,  dhe perėndimore. Shqiptarėt dita-ditės, do tė mbusheshin me zemėrim karshi Portės, qė ua kishte lėnė duart e lira agjenturave tė huaja, tė cilat nėn   maskėn e  shkollave  fetare tė  krishtera  ortodokse,  bėnin  njė  luftė propaganduese mjaft aktive midis shqiptarėve nė favoret djallėzore  tė vendeve fqinje me orientime tė krishtera. Dhe se veprimtaria e tillė djallėzore mbi shkombėtarizimin, ishte lehtėsuar dhe mundėsuar nga vet Porta e Lartė e Stambollit, ajo vazhdonte ta ruante ndarjen e vjetėr administrative fetare dhe ndarjen e krahinave shqiptare nė vilajete dhe sanxhaqe. Porta, do ta njihte gjuhėn e kombėsive joshqiptare si gjuhė tė dytė zyrtare krahas turqishtes, kėshtu qė nga viti 1871 nė Janinė do tė fillonte tė dilte gazeta zyrtare nė turqisht dhe greqisht, ndėrsa nė Prizren gjatė atij viti do tė botohej e njėjta gazetė zyrtare turqisht dhe serbisht. Ndėrsa shqiptarėt si komb ne vete qė ishin Porta e Lartė, i identifikonte ata me besimin fetar islam qė e kishin dhe do t’i paraqiste ata si turq. Porse shqiptarėt islam, si nėpėr trojet etnike tė Shqipėrisė Etnike, pastaj nėpėr trojet shqiptare tė vjetra tė Nishit,Toplicės,Pirotit,Tėrnit, Prokupjes, Leskocės, Vrajės etj. Filluan pėrpjekjet e tyre pėr hapjen e shkollave fetare nė gjuhėn shqipe, zaten kėto  vilajete dhe sanxhaqe tė formuara nga Porta e Lartė, siē e kemi cekė mė lart nė pjesėn dėrmuese ishin tė banuara me etnos shqiptarė tė besimit islam. Dėshira e tyre e madhe pėr t’u arsimuar edhe se ajo mbahej nė gjuhėn turke, shihet nga njė shkrim nė “Diturinė Islame” nga historiani ynė i mirėnjohur mbi problematikėn e shqiptarėve pėr t’u shkolluar nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore, Dr. Sabit Uka ja se siē shprehet ai:“Burimet mbi tė cilat mbėshteten kėto pak tė dhėna janė tė provincės osmane, serbe, shqiptare dhe gjermane. Ndėr burimet mė tė vjetra janė ato osmane, qė i kishte shėnuar udhėpėrshkruesi i mirėnjohur turk Evlia Ēelebiu, si shkolla tė mesme ruzhdije qė i kishte pėrshkruar ai ishin nė Vrajė, Leskovēe, Nish dhe Ak Pallangė etj. (Zaten vetėm se nė Nish, nė kryeqendrėn urbane tė trojeve etnike tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore deri para viteve 1877-1878, do tė ishin 13 xhamia dhe 6 mesxhide, ndėrsa vetėm se nė saxhakun e tij ishin mbi 48 xhamia dhe se pranė ē’do xhamie shqiptare, ishte nga njė shkollė mejtep. Njė numėr i tyre ishin si shkolla tė mesme ruzhdije, ndėrsa nė kryeqendrėn e Pashallėkut tė Beogradit, deri para dėbimit pėrfundimtar tė shqiptarėve mė 1867, ishin 157 xhamia, kurse nė tėrė Pashallėkun e Beogradit, do tė ishin mbi 275 xhamia. Dhe se pranė ēdo xhamie siē thamė edhe mė lart ekzistonte    nga   njė   shkollė   fillore   iptidaie   dhe   nga   njė   paralele parashkollore sibiane pastaj nėpėr xhamit ma tė mėdha nė Pashallėkun e Beogradit ishte e domosdoshme edhe nga njė shkollė rushdie e mesme.
Gjer para Kryengritjes sė Parė Serbe mė 1804. Nė Orashac, ku do tė vendosej tė bėhej kryengritja e Shumadisė dhe atė nė pjesėn qendrore tė Pashallėkut tė Beogradit, me nė krye Karagjorgje Petroviqin e Selaēkės. Ai qė nė rininė e tij tė hershme kishte qenė hajdut, kurse nė prag tė kryengritjes ishte fshatar i pasur. Porse potenca e gjithė kėsaj ėshtė diku tjetėr se gjer para kėsaj kryengritje tė vegjėlisė tė popujve nė Pashallėkun e Beogradit, pothuajse tė gjithė serbėt si minoritet nėn Perandorinė Osmane, ishin konvertuar nė islam. “Rusia qė nga fillimi i Kryengritės sė Parė Serbe, me lutjen dhe kėrkesė e eprorėve serbė u dha kryengritėsve ndihma nė tė holla dhe ndėrhyri te Porta pėr pėrmbushjen e kėrkesave tė tyre” Ndėrsa gjer nga fundi i Kryengritjes sė Dytė Serbe mė 1812, gjegjėsisht me formimin kėshillin drejtues serb mė 1805, kur tė deleguarit serbė u kthyen ne Serbi nga Rusia si; Prota Nenadoviqi dhe Bozho Grujoviqi e sollėn me vete Jakovin dhe e vendosėn nė Kėshillin serb qė e kishte pėr detyrė qė nė njė afat sa ma tė shkurt tė fillohej pėrmes Jakovit, rikthimi dhe propagandimi i fesė ortodokse sllavo-ruso-serbe. Deri sa serbėt si kolektivitet ishin shortuar nė islam qė nga mesjeta e kėtej edhe ata shkonin nėpėr kėto faltore tė shumta islame dhe nėpėr shkollat ekzistuese pran kėtyre xhamive nė Pashallėkun e Beogradit. Pastaj, nuk ishte kurrfarė risie,kur myftiu i Beogradit,Jusuf Haxhi-Spahiqi,shpeshherė deklaronte se ne kemi qenė serb tė islamizuar nga turqit.
Nga tė dhėnat e Evlia Ēelebiut, qė bėjnė fjalė pėr banorėt e Sanxhakut tė Nishit ai i vė nė spikamė vetėm se disa qendra urbane dhe sipas tė gjitha gjasave edhe ekzistencėn e disa shkollave nėpėr kėto qendra urbane tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Kurse nga ana tjetėr me interes tė veēantė janė disa tė dhėna mjaft interesante qė i paraqesin; Dr. Hasan Kaleshi dhe Dr. Hans Jurgen, pastaj tė dhėna mjaft tė dobishme janė edhe ato tė Dr. Jashar Rexhepagiqit. Ndėrsa, nga provenienca serbe me interes tė veēantė shkencor sipas Dr. Sabit Ukės, pėr shkollat: iptidaie, sibiane dhe pėr ato tė mesmet ruzhdie po i cekim disa burime tė pakta  nga historiografia arkivale serbe, qė i kishte shėnuar atėbotė publicisti M. Dj. Miliēeviqi ku thotė mes tjerash: “Shqiptarėt nuk kanė shkolla tė veta nė gjuhėn shqipe, porse shqiptarėt e besimit islam mėsojnė nėpėr shkollat turke, kurse shqiptarėt e besimit ortodoks mėsojnė nėpėr shkollat serbe, ndėrsa ata tė besimit katolik mėsojnė nė shkollat katolike. Kėtu ėshtė fjala pėr shkollat dhe nxėnėsit shqiptar gjithandej nėpėr trojet etnike tė Nishit, Toplicės, Ak Pallangės, Pirotit, Tėrnit, Kurshumlisė, Prokupjes, Leskovēės, Masuricės Vrajės, Bujanocės, Preshevės etj. Miliēeviqi mė tutje thotė se shqiptarėt e kėtyre viseve shqiptare e ēmojnė shumė fenė dhe gjuhėn e tyre, bile-bile pėr gjuhėn e tyre thonė se e ka ruajtur qenien dhe kombin shqiptar dhe e ēmojnė si gjuhė tė shenjtė”. Mė pastaj, autori vazhdon: “Tė gjithė shqiptarėt e besojnė Zotin, duke theksuar se Zoti e krijoi ēdo gjė nė natyrė, pastaj edhe vetė botėn. Shqiptarėt nga natyra janė tė zgjuar dhe gjithnjė e potencojnė se ēdo komb duhet tė respektohet dhe nderohet, pastaj askujt nuk duhet t’i bėhet dhe shkaktohet ndonjė gjė e keqe dhe ndonjė e pa mirė. Shqiptarėt, i takojnė tri konfesioneve fetare si tė besimit islam qė janė me shumicė pastaj tė besimit ortodoks dhe atij katolikė. Shqiptarėt, mbi tė gjitha e vlerėsojnė traditėn dhe zakonet e tyre, pastaj traditėn dhe ngjarjet e ndryshme historike kombėtare i pėrcjellin me lahutė, kėtė instrument ata e ēmojnė shumė. Prandaj, ēdo gjė qė shpie mbi  mbrojtjen dhe ruajtjen e traditės kombėtare shqiptare, thonė se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”
Ėshtė edhe njė burim tjetėr arkival i proveniencės serbe nė cilin thuhet: “Shqiptarėt e ēmojnė shumė fenė, por mbi tė gjitha ata e ēmojnė dhe e vlerėsojnė kombin e tyre shqiptar". Tė gjithė popujt nė botė duhet tė mėsojnė dhe tė marrin shembull nga kombi shqiptarė mbi tolerancėn dhe respektimin e ēdo sekti fetar qė ndodhen nė mesin ton, tė kėtij populli tė stėrlashtė nė hapėsirė dhe kohė dhe me njė kulturė civile qysh nga antikiteti iliro-dardan. Shembulli mė i freskėt ėshtė britma tmerruese, e njė vashe shqiptare e besimit krishterė nga malėsia e mbi Shkodrės, ajo ishte nxėnė nė befasi nė rrugė nga dy ushtarė turq. Ata kishin filluar ta  abuzonin moralisht malėsoren shqiptare, ajo kishte filluar tė thėrriste dhe kėrkonte ndihmė nė gjuhėn shqipe, atypari rastėsisht po kalonte njė burrė  shqiptar duke u kthyer nga lutjet e pesė vakteve nė xhami, kur e sheh atė skenė abuzive e nxjerrė nga brezi koburen dhe i vret dy ushtarėt turq.
Pėr ta pasur njė orientim, tė pėrciptė, mbi shtrirjen demografike tė shqiptarėve nė trojet etnike tė Nishit dhe tė Toplicės nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore, kėtu po i paraqesim trevat mė tė rėndėsishme, ku deri para viteve 1877-1878, kishte banor shqiptarė. Dhe se trevat e Nishit dhe tė Toplicės, nė brendinė e tyre i ngėrthenin kėto rrethe: Tė Prokupjes, Kurshumlisė, Bllacės pastaj tė Leskovēės me rrethinė ku dalloheshin regjionet: E Veternicės, Pusta-Rekės me ato tė Jabllanicės. Kurse rrethi i Vrajės, dallohej me trevat e saja, jo edhe aq tė mėdha siē ishin: Gėrdelica, Polanica, Surdulica, Masurica e tjera. Derisa rrethi i Nishit pati shumė banor shqiptarė, ndėrkaq nė rrethin e Pirotit dhe nė atė tė Bella-Pallangės nuk kishte shumė shqiptarė. porse elementi shqiptarė dominohej me shumicė nė viset e gjėra tė Toplicės. Dhe m’u pėr kėtė  nė gjuhėn turke dhe nė atė serbe quhej “Arnautllėk” dhe se Pusta-Reka, me njė pjesė tė Jabllanicės sė Epėrme, e qė serbisht gjuhej: “Pustareči Arnautlk”.
Shumė kush me emėrtimin Toplicė e Nishit i pėrfshinė tėrė trevat etnike tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, siē u vėrejt edhe mė lartė, se shumė treva tjera, ku kishte shqiptarė me termin Toplicė e Nishit, do tė mbeteshin pa u pėrfshirė nė shtrirjen demografike shqiptare. Sepse etnos me pėrkatėsi shqiptare kishte edhe nėpėr tė gjitha qendrat urbane tė lartė pėrmendura, natyrisht nė disa vendbanime kishte mė pakė e disa tjera kishte mė shumė shqiptarė. Nga vetė fakti se nė trevat e pėrmendura shtrihej dhe jetonte fisi iliro-dardan, ēka na e bėnė tė mundur tė supozojmė se nga cila kohė  e antikitetit dhe nga mesjeta e hershme, janė vėrejtur shqiptarėt nė kėto treva. “Rastėsisht pėrmenden shqiptarėt nė shekullin XIII nė Kurshumli”.
 Pastaj nė shekullin e XV, janė vėrejtur  toponime me shprehje shqipe si: Arbanashka, fshati dhe mali Albanas, fshati Arbanasci (fshati dhe lumi Arbanas). Ndėrsa nė shekullin e XII, Pjetėr Budi i famshėm e patė hapur nė Prokupje, pėrveēse tjerash edhe shkolla shqipe.
Nėpėr shumė fshatra shqiptare nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore, ishte organizuar mėsimi fillor, kėtė e dėshmon njė burim osman ku thuhet se :”Mėsimi fetar nėpėr mejtepe, zakonisht organizohej pranė xhamive dhe mesxhideve, por ndodhte shpeshherė qė shqiptarėt ku ishin mė tė organizuar do tė ndėrtonin nėpėr fshatrat e tyre shkolla pėrkatėsisht mejtepe. Nė bazė tė disa burimeve tregimtare dhe tė atyre historiografike vėrehet se mėsimi fillestar dhe ai i mesėm fetar zhvillohej mbi parimet kuranore, duke e kultivuar dhe zhvilluar tek nxėnėsit dhe tė rriturit tjerė tolerancė fetare ndaj konfesioneve tjera besimtare dhe mos pėrbuzjen e feve tjera nga ana e shqiptarėve tė besimit islam. Ndalohej me mėsime kuranore  si pėr tė vegjlit ashtu edhe pėr tė rriturit shpifjet, gėnjeshtrat, plaēkitjet, korrupsioni, kamata, mundimi i shtazėve etj. Kėto tė dhėna na i jep Dr. Jashar Rexhepagiqi nė artikullin e tij me titull” “ Zhvillimi i arsimit dha i sistemit shkollor i shqiptarėve nė Jugosllavinė e vitit 1918.
Vendbanimet etnike shqiptare nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore, tė cilat gjer nga vitet 1877-1878, ishin mė tepėr se 700 sosh dhe se nėpėr to kishte shkolla tė shumta sibiane iptidaie dhe ruzhdie. Kėto shkolla fetare gravitonin sipas Dr.S.Ukės, si nė: Kojēiq, Resincė, Pllanė e Madhe, Pllanė e Vogėl,Sfarqė e Madhe,Breznicė,Plakiq, Suvidoll,Gėrgur i Epėrm, Tėrnavė,Bullain,Bllacė,Dragushė,Konjushė,Jashanicė,Sylishė,Bardhovė, Konxhel, Rudar, Kastrat, Obėrtincė, Qyqallė, Statovc, Starasellė,Kutllovc, Toēan, Xhigol, Magash, Tėrmkoll, Novosellė, Tmavė, Kodėr, Podrime, Zhinipotok. Pastaj shkolla fetare kishte edhe nėpėr fshatrat: Bregovinė, Kacabaē, Mojkovc, Retkocer, ky fshat sipas gojėdhėnave i kishte rreth 250 shtėpi. Pastaj mejtepe kishte nė Bėrjanė tė Epėrme dhe nė Pukovc, ky i fundit ishte fshat tejet i madh shqiptarė. Pastaj mejtepe dhe ndėrtesa tė xhamive kishte edhe nė regjionin nė mes Sijarinės,Tupallės dhe Gėrbavcit dhe se mė vonė nė afėrsi tė kėsaj xhamie ishte ndėrtuar shkolla, qė quhej “shkolla e xhamisė”-kjo shkollė edhe sot e kėsaj dite ende ekziston. Pastaj  shkolla fillore mejtepe (iptidaie-v. a.), kishte edhe nėpėr kėto fshatra: Beoqinė e Epėrme, Reēicė, Pallashnik, Alabanė qė do tė thotė nė Albanė. Derisa  nė Arbanashkė nuk dimė se a kishte shkolla fillore fetare, ndėrsa nė Vllasinė, Surdulicė, Llugojnicė, Gurgurovc kishte shkolla fillore fetare. Pastaj,  shkolla  fillore  iptidaie  sipas  Dr. S. Ukės, kishte edhe nėpėr kėto vendbanime tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, si nė: “Zllatė, Jashanicė, Jellashnicė (Allashnicė), po ashtu mejtepe kishte edhe nė Dragidell, Teqe, Gegėl, Magash, Gllasovik, Stullcė, Bojnik etj”.
Shkolla fillore iptidaie, kishte pastaj edhe nėpėr qendrat urbane nė Arnautllėkun e Nishit. Atėbotė pėrmendej se vetėm nė Nish, kishte 13 xhamia dhe 6 mesxhide, nė qoftė se nisemi nga supozimi se pran ēdo xhamie ekzistonte nga njė mejtep, prandaj aty duhej tė ishin 19 mejtepe. “Ndėrkaq, Evlia Ēelebiu nė Nish pėrmend 22 mejtepe”.
 Kjo do tė thotė se pėr 150 vjet mė vonė mė 1878, ėshtė dashur tė kishte mė tepėr se 22 mejtepe? Mirėpo, nė dy burimet pėrafėrsisht tė njėjta gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė XIX, ėshtė shėnuar se nė: “Nish ishin 9 shkolla fillore fetare mejtepe. Sipas kėtyre burimeve arkivale osmane vėrehet se ėshtė shtuar numri i shkollave tė mesme ruzhdie. Nė Pirot Evlia Ēelebiu, kishte shėnuar se aty kishin qenė 7 shkolla fillore. Ndėrkaq Leskovēėn  dhe Vrajėn Evlia Ēelebiu nuk e pėrmend fare? Sipas burimeve historiografike  vėrehet se nė Prokupje, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, kishin qenė 4 mejtepe, ndėrsa nė Leskovēe po ashtu ishin 4 shkolla fillore iptidaie, kurse nė Vrajė ishin 5 mejtepe , nė Kurshumli kishte qenė njė mejtep. Pastaj nė kėto shėnime pėrmendet edhe njė mejtep nė Tėrn (Znepole tė Bullgarisė se ky territor gjer para viteve 1877-1878 ishte nė kuadėr tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore-v. a.) , ku deri para vitit 1878 kishte shumė shqiptarė.
Pra, sipas kėtyre dy burimeve, qė kanė tė bėjnė me shėnimet e Sallmanės regjistrim ky i vitit 1873/74, kėtu pėr Sanxhakun e Nishit thuhet se kishin qenė rreth 40 shkolla fillore iptidaie. Ndėrsa rreth 150 vjet mė parė vetėm se Nish, sipas Evlia Ēelebisė kishin qenė 22 mejtepe. Sipas Dr. S. Ukės, kjo nuk do tė duhej tė jetė reale dhe e saktė, aq mė parė
kur dihet se nė Sanxhakun e Nishit, nga Pashallėku i Beogradit dhe nga tė 6 nahijet e saja; “gjatė viteve 1804-1867 patėn ardhur dhe ishin vendosur njė numėr jo edhe i vogėl i shqiptarėve”.
Kjo do tė thotė se nuk ka arsye pse tė zvogėlohej numri i mejtepeve deri nė atė shkallė?! Nga kjo del se shėnimet arkivale serbe AS, MUD; tė lartė cituara nuk janė komplete dhe gjithė pėrfshirėse.
Shkollat e mesme-ruzhdie fetare gjysmė laike dhe medresetė nėpėr trojet etnike tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, kishin filluar tė rriteshin e jo tė zvogėloheshin siē e paraqesin shėnimet e proveniencės serbe. Sipas  disa shėnimeve tjera osmane tė Hati-Sherifit tė Gjylhanesė ku thuhet mes tjerash se: ”Pas aprovimit tė Hati-Sherifit tė Gjylhanesė mė 1839 reformat nė fjalė dhanė rezultate pozitive nė arsim”.
Atėbotė fillojnė me tė madhe  sidomos nėpėr qendrat urbane tė hapeshin shkolla tė mesme dhe tė ulėta, tė quajtura ruzhdie si dhe shkolla tė mesme dhe tė larta iptidaie. Edhe medresetė tė cilat ishin hapur mė herėt, ku atėbotė do ta shtonin edhe mė tepėr numrin e shkollave shqipe nė provincat etnike tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, pastaj nėpėr ato troje vėrehen edhe shkolla normale. Sipas shėnimeve tė Sallmanės tė vitit 1874 vetėm se nė Nish vėrehen: “Njė shkollė ruzhdie dhe dy medrese, ndėrsa nė Pirot nuk kishte shkolla tė mesme. Nė Vrajė ishin dy medrese, nė Prokupje njė shkollė e mesme ruzhdie dhe njė medrese, kurse nė Kurshumli ishte njė medrese”.
Tyrbe dhe teqe nėpėr qytetet e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, janė vėrejtur disa sosh; shembull nė Nish Evlia Ēelebiu thotė dhe i pėrmend tri teqe, ndėrsa nė Pirot njė tyrbe etj. Kurse nė shėnimet e shek. XIX, nė Leskovcė janė vėrejtur 10 teqe, kurse nė Vrajė 6 teqe, ( ndėrsa si krye bektashian,i tė gjitha teqeve tė Vrajės ishte Baba Beka i Vrajės-v. a.),  ndėrsa nė AAK Pallangė ishin 2 teqe, kjo qė do tė thotė se nėpėr tri qytete tė Shqipėrisė sė Vjetėr tė Nishit dhe tė Toplicės, kishte mė tepėr teqe sesa xhamia, d.m.th. kishte mė tepėr pėrfaqėsues shqiptarė shiitė me tarikate tė ndryshme sesa pėrfaqėsues sunit. Nė Pirot janė vėrejtur tri teqe, ndėrsa nė  Nish  pėrmenden  tė  kenė  qenė dy tyrbe, kurse  nė  Prokupje  pėrmenden 4 tyrbe. “Duhet vėnė nė pah se edhe pėrfaqėsuesit e shiitėve, kanė qenė dashamir tė mėdhenj tė arsimit”.
Nė tė gjitha qytetet e zėna ngoje dhe nėpėr fshatrat ka mbizotėruar gjuha shqipe
 Vetėm se nė Pirot, ėshtė pėrdorur gjuha turko-osmane, por vetėm si gjuhė e ēarshisė, gjuha turke ishte prezent nė Nish dhe Vrajė. Kurse nė Prokupje dhe Kurshumli pjesa myslimane pėrbėhej tėrėsisht nga shqiptarėt, nė Prokupje ishin vetėm 4 familje turke dhe disa familje ēerkeze, ndėrsa nė Kurshumli thuhet se ishin vetėm 2-3 persona serb, tė tjerėt qė tė gjithė ishin shqiptarė. Nė Leskocė ka dominuar gjuha shqipe ngase rrethina e kėtij regjioni ishte i banuar me shqiptarė e jo me turq.
S’do mend se tė gjitha shkollat e lartpėrmendura nuk ishin vetėm se tė shqiptarėve, sidomos kjo vlen pėr Pirotin dhe Nishin, ku nė mesin e  shqiptarėve kishte edhe nxėnės: turq, ēerkez dhe tatar. Kėta tė fundit vijnė dhe vendosen nėpėr qytete dhe fshatrat e Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore pas  luftėrave ruso-ēerkeze  1833-1859  dhe Luftės sė  Krimes 1853-1856.
Kurse  pjesa tjetėr  e  ēerkezėve  dhe tatarėve,  vendosen  nė  Sanxhakun e Nishit dhe nė Kosovė gjatė vitit 1864. Pastaj duhet theksuar fakti se shkollat fetare, si bie fjala pėr medresetė e ndryshme dhe shkollat gjysmė laike tė quajtura ruzhdie, kėto shkolla ishin me klasė tė ulėta tė shkollės sė mesme. Kurse shkollat iptidaie, ishin shkolla tė mesme me klasė tė larta, kėto shkolla fillojnė tė hapen dhe funksionojnė qysh nga viti 1830, nėpėr qytete dhe nėpėr disa fshatra tė mėdha. Aty, pėrveēse ēėshtjes fetare tė traditės islame nga Kur’ani, qė ishte nė gjuhėn arabe, mėsoheshin edhe shumė lėndė tjera tė pėrgjithshme si: matematika, gjeografia, filozofia, retorika (oratoria-v.a.), higjiena, medicina, astronomia, mėsimi i shkencės juridike pastaj pėrveē se gjuhės arabe, mėsohej edhe gjuha turke dhe ajo persiane etj. Sado qė disa lėndė mėsoheshin pėrmendsh, prapė se prapė shkollat  e mesme ishin mjaft tė  dobishme,  porse kėto shkolla nuk  mund t’i ndiqte masa e gjerė popullore, por njė numėr shumė i vogėl i nxėnėsve.
Nė bazė tė disa tė dhėnave tregimtare dhe historiografike, nėpėr shkollat fetare dhe mejtepet tjera, ekzistonin kushtet higjieno-pedagogjike teje tė vėshtira, sepse ndaj nxėnėsve zbatoheshin masa ndėshkuese shumė tė rrepta dhe jo humane, pastaj nga ana tjetėr nėpėr dhomat e mėsimit.
Xhamia e Islam Agė-Gjakovalisė nė Nish. Kėtė xhami dhe 48 xhamit tjera nė Arnaullėkun e Nishit dhe nė atė tė Timokut, i kanė ndėrtuar shqiptarėt dhe turqit, pasi qė kėta tė fundit nė shekullin e XIV, i kishin pushtuar tokat etnike tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore. Pikėrisht gjatė kėsaj kohe shqiptarėt tė krishterė tė kėtyre trojeve, gradualisht kishin filluar tė kalonin nga krishterimi nė islamizėm. Krahas faltoreve krishtere kishin filluar t’i ngritin edhe faltoret islame turke. Ndėrsa, faltorja e mbetur e Nishit dhe faltoret tjera nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore, ishin ngritur nė periudhėn ndoshta mė tė rėndė tė sundimit osman. Kurse turqit mongol-senxhuk, kishin ngecur nė robėrimin dhe pushtimin e mėtutjeshme tė tokave dhe shteteve tė reja. M’u pėr kėtė ngecje turqit ishin dobėsuar shumė ekonomikisht dhe ushtarakisht edhe xhamia shqiptare e Islam Agė-Gjakovalisė,  dhe xhamitė tjera nė Pashallėkun e Beogradit, qė ishin jo mė pak se 270 sosh, ishin tė ndėrtuara nga materiali shumė i dobėt nga qerpiēėt. Pėr kėtė arsye, disa dekada mė vonė, kishte lindur nevoja qė kėto faltore islame tė rindėrtoheshin.
Sipas shėnimeve arkivale serbe AS, MUD; nga Miodrag Medari dhe dėshmive autentike tė shqiptarėve tė dikurshėm autokton tė Nishit, thonė se mbi themelet ekzistuese dhe nė vendin e njėjtė tė tokės shqiptare tė Nishit mė 1870, xhamia e mbetur e Islam Agė-Gjakovalisė, ishte rinovuar dhe adaptuar plotėsisht me material tė fortė dhe tė qėndrueshėm. Imam i fundit pėr vitet 1877-1878, kishte qenė shqiptari nga Gjakova Islam Aga dhe m’u pėr kėtė edhe xhamia e Nishit, ashtu ishte emėrtuar, ku edhe sot gjendet nė qendėr tė Naissusit nė kėtė anė tė Dardanisė sė dikurshme lindore. Nė atarin e vakėfit tė kėsaj xhamie shqiptare, shihen disa ngrehina ndėrtimtare serbe, kėto janė tė ngritura, mbi atarin e varrezave tė qytetarėve autokton tė Nishit. Kjo xhami shqiptare edhe sot e kėsaj dite shėrben pėr kryerjen e ritualeve fetare islame, tė cilėn piromanėt vandal serb shumė herė e dogjėn dhe e shkrumbuan nė hi e pluhur. Ashtu siē vepruan edhe me 13 xhamitė tjera ekzistuese tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore tė Naissusit iliro-dardan, vendlindjes tė Shėn Konstandinit tė Madh, i cili kishte jetuar dhe e kishte sunduar Dardaninė Lindore, qė nga vitet 306-337 tė e. s. i cili mbret dardan mes viteve 340 dhe 400 tė e. s. do ta ngrittė dhe themelonte gjatė sundimit romak Konstandinopolin Stambollin e sotėm. kishte dysheme me dėrrasa, por vetėm se tokė, dritaret ishin tė vogla dhe zakonisht mungonin edhe bankat shkollore.
Duhet theksuar se institucionet arsimore shqiptare,si ato fetare dhe ato gjysmė laike, qė ishin konstatuar nė viset shqiptare tė Sanxhakun e Nishit, ato ishin tė pakta . Aq mė parė kur dihet se aty gjer para viteve 1877-1878 patėn jetuar rreth 200.000 banorė shqiptarė, qė i popullonin mė se 600 vendbanime etnike shqiptare, qofshin kėto vendbanime nėpėr fshatra apo nėpėr qendrat urbane.
Nė lidhje me gjendjen e jomyslimanėve nė Arnautllėkun e Nishit dhe  nė atė tė  Toplicės nuk  ka  shėnime  arkivale adekuate. Thuhet se  nė Nish deri para vitit 1878 u vėrejtėn disa shqiptarė katolik qė ishin nė lidhje  me  dioqezėn e  Prizrenit. Kurse  pėr  shqiptarėt ortodoks  thuhet se janė asimiluar nė serb, pėr arsye se ishin shumė tė pakėt nė numėr dhe tė shpėrndarė nėpėr meset tė dominuar nga serbet e Karpateve,kėshtu ndodhi edhe me disa shqiptarė tė besimit islam, qė patėn mbetur pas vitit 1878, tė shpėrndarė nėpėr mjediset serbe dhe si tė tillė ishin asimiluar.
Duhet tė themi se nė mesin e popullatės shqiptare ekzistonin tre konfesione fetare, qė e mundėsuan kėtė popull tė stėrlashtė gjatė historisė, qė ta pasurojė kulturėn e tij fetare dhe atė tė pėrgjithshmen-kombėtare. Vet ekzistimi dhe prania tek ne shqiptarėt e tė tria konfesioneve fetare, me tė vėrtetė i kontribuoi rritjes sė autoritetit tė popullit ton. Aq mė parė kur dihet se tek shqiptarėt gjithnjė u manifestua toleranca e madhe fetare. Prandaj, ēdo porosi fetare pėr ēdo individ shqiptarė, i njėrit apo i tjetrit konfesion, e ka pėr detyrė patriotike qė edhe mė tutje ta ruaj dhe kultivoj kėtė visar tė tolerancės fetare dhe tė jetė syēelė qė tė mos bijė nė ndonjė grackė eventuale ngado qė ajo tentohet tė vij, se na e prishė harmoninė ndėrfetare dhe kombėtare, qė pėr kėtė traditė shumė tė ēmuar na e kanė lakmi edhe popujt mė tė zhvilluar to botės. Pastaj sipas Dr. Jashar  Rexhepagiqit i cili thotė: “Ai popull qė e ēmon lartė, kombin dhe fenė, ėshtė komplet, ai e ēmon vetveten dhe e mundėson qė tė ēmohet dhe nderohet edhe nga tė tjerėt dhe anasjelltas, do tė ishim tė zhveshur nga tė mirat madhėshtore dhe hyjnore, nė kėtė botė dhe nė botėn e amshueshme, nga kombi dhe feja nė qoftė se nuk i ēmojnė tė tjerėt ”.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi